Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-04-2011
    Postime
    6

    Ka apo nuk ka islamofobi në Kosovë?

    Me këtë titull është publikuar pjesa e parë e shkrimi tim në gazetën "Bota Sot" 27.07.'23, kurse vazhdimi i tekstit nuk është publikuar, me arsyetimin se shkrimi qenka shumë kritik ndaj bashkëpunëtorëve të tyre, prandaj po e vazhdoj këtu, edhe për arsyen tjetër pasi që në Decan, sikurse lajmëronte web faqja me islamofobike "drini.us" se. "Sot në Decan ndodhi ndarja definitive nga feja islame, lëvizja antiislamike vazhdon në komuna të tjera të Kosovës" (20.10 2023). Ata të cilët e kanë përcjellë debatin lidhur me këtë lëvizje të mbrapshtë besoj se kanë vrejtë që islamofobët anti-islamista ishin ata të cilët me shkrimet e tyre i dhanë përkrahje dhe publicitet duke ushqyer edhe më shumë islamofobinë në Kosovë.

    Anti-islamizmi nuk është përkushtim për atdhedashuri, por angazhim kundër Islamit dhe kundër shqiptarëve të besimit islam në Kosovë. Islamofobët shqipfolësa, sidomos ata që flasin për "Islamin Politik", duhet të kuptojnë dhe të pajtohën me faktin se atdhedashuria është pjesë e besimit islam.

    A e dinë islamofobët tanë mjerana pse ish-presidenti Bush kishte deklaluar: "SHBA ka shpëtuar prej shfarosjes popullin mysliman në Kosovë"? Prandaj, ky popull shqiptar (shumica e të cilit i përketë besimit islam) që ka luftuar për liri ka të drejtë të jetoj dinjitetshëm, të zhvillohet e të emoncipohet (e jo të deislamizohet sikurse po kërkojnë disa shqiptarë islamofob të sëmurë) në Kosovën tonë të lirë. Dhe kjo nuk është islamizim i Kosovës, por e drejtë e shqiptarëve të besimit islam, dhe jo vetëm, për të jetuar të lirë dhe për të jetësuar islamin (si fe) aqë sa kanë aftësi dhe mundësi dhe aq sa iu lejon Kushtetuta e vendit tonë.
    Ky popull që ka jetuar dhe ka vuajtur nën sundimin komunist nuk ka luftuar për të deislamizuar Kosovën, as për tu arabizuar, as për tu turqizuar, sikurse që po propagandojnë disa shpifarak bashibozuk islamofobë, por për tu zhvilluar dhe emoncipuar si shqiptar kombtarisht, dhe si besimtar islam fetarisht. Kjo na forcon kombtarisht për të ecur drejtë bashkimit.
    Zoti Mëshirues ka dashtë që Islami ti këtë rrënjet e thella në tokëm shqiptare. Falënderimet i takojnë Atij.

    Natyrisht nga soji i të pafytyrëve (që po shtirën si patriotë), nuk presim që me shkrimet e tyre të na lavdërojnë fenë tonë, por duhet ta dinë se nuk kanë të drejtë të na e sulmojnë, të na përbuzin, të na ofendojnë me fjalë fyese e poshtëruese vetëm pse jemi shqiptarë pasues të islamit në Kosovën tonë të dashur. Kjo është e padrejtë, është antinjerëzore, antihumane dhe e papranueshme, është poshtërsi ekstreme e cila shqiptarët i nxitë për konflikte ndër fetare e vëllavrasje. A e din këtë Prokuroria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, të cilat, sikurse BIK-u, nuk po reagojnë?

    Dhe, ata të cilët mendojnë se janë besimtarë katolikë (e sidomos prifti Sopi) duhet ta dinë se Zoti Mëshirues na ka krijuar të gjithëve shqiptarë në tokën shqiptare ku duhet të jetojmë (e besojmë) të lirë me të drejta të barabarta të cilat na i garantojnë kushtetutar e dy shteteve tona. Të gjithë kleritët (së paku kur janë në pytje të drejtat fetare të besimtarëve të cilitdo besim qofshin), duhet të janë të parët në mbrojtjen e tyre, gjë që në praktik nuk po ndodhë. Kështu nuk mund të ruhet as nuk mund të mbrohet uniteti i popullit tonë, për të cilin dinë të flasin /pa/ sinqeritet.
    Duhet cekur se konvertime të reja nuk po kërkojnë hoxhallarët tonë (disa nga të cilët dinë të bërtasin në xhami, por nuk janë të aftë, as të interesuar për ta mbrojtur xhemati as veten nga sulmet tepër tepër provokuese dhe ofenduese të islamofobave sic janë etiketimet, "hoxhët turko arab", qinda hoxhë dhëmbë palarë e zhgjyrca", "hoxha është simbol i muslimanizmit që lufton vlerat e Kombit në Gadishullin ilirik", "hoxhallarët më shumë i do UDB-a se Zoti", "hoxhallarët e sotem më të zi se popi rus"! etj ofendime), por, sikurse thamë po kërkojnë klerikët katolikë (hileqar) së bashku me anti-islamistët të cilët po e përcajnë opullin shqiptar!

    Edhe unë i kritikoj ata hoxhallarë të cilët e meritojnë, por kur i lexojmë ofendimet të cila po ua bëjnë shqiptarët ant-islamista, krijohet bindje se janë të porositura nga serbët fashista, pasardhësit e armikut të shqiptarëve Vasa Cubriloviqi. Na e sulmojnë Kur'anin, na e sulmojnë Profetin, na e sulmojnë fenë, na i sulmojnë hoxhallarët, na i sulmojnë haxhilerët, na i sulmojnë xhamitë, na e sulmojnë e-zanin kur muezin thërret "ejani në namaz...ejani në shpëtim" (si qen lehje), na i sulmojnë popujt tonë vëllezër në fe, na i ofendojnë (e diskriminojnë) motrat tona myslimane me shami dhe i largojnë nga puna, vajzat me shami i përjashtojnë nga shkolla, kundërshtojnë lendën fetare në shkollat tona, kundërshtojnë mbajtjen e mësim-besimit në xhami, na quajn "turq", "arabë", "taleban", "aziatik" etj. ofendime të rënda, dhe thonë jemi shqiptar! Shqiptar po, por shqiptar tradhtar (njerëz) të shitur për interesa përsonale. Ky është shqiptarizmi i islamofobave mjerim.

    Dhe kjo nuk është "ngritje e alarmit për islamofobinë në Kosovë", sikurse shkruan prifti Sopi, por është një e vërtetë e cila po i shqetëson dhe brengosë qytetarët (sidomos besimtarët islam) në Kosovë... Prandaj, tema nuk "krijon ndarësi", por ndarësi po krijojnë armiqtë e Fesë Islame dhe të pasuesve të kësaj feje të Zotit. Prandaj jamë kundër tyre.

    Nëse z. Sopin e paska preokupuar kjo temë shumë e rëndësishme, sikurse që thotë, atëherë do të duhej ti mbronte viktimat e islamofobisë (besimtarët islam sepse edhe këta janë shqiptar), e jo t'iu del në mbrojtje agresorëve (islamofobave) duke e injoruar prezencën e islamofobisë në Kosovë. Ky është një shërbim i dobishëm për islamofobët, dhe jo kontribut për popullin Shqiptar për të cilin qenka brengosur z. Sopi. Atëherë kush po e bënë "Buallin mizë" kur janë në pyetje të drejtat e besimtarëve islam në Kosovë?
    Unë lidhur me këtë temë edhe më herët kamë bërë disa reagime në të cilat, sikurse e ceka më sipër, i kamë cekur me emër e mbiemër disa nga anti-islamistët më ekstremistë si përcarës të popullit shqiptar. Dhe, se ka islamofobi jo vetëm në Kosovë, këtë e tha edhe kryeministri Edi Rama duke deklaruar se "islamofobët janë idiotë". Kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte zotuar se do ta luftoj paragjykimin ndaj myslimanëve në Kosovë. Por kjo nuk ndodhi sepse asnjëri prej islamofobëve (armiqëve të islamit dhe të shqiptarëve mysliman) nuk është përgjigjë para drejtësisë. Kjo i ka trimëruar islamofobët prandaj propaganda e tyre anti-islame po vazhdon si zakonishtë dhe kjo është shqetësuese!
    Dhe kjo nuk është kurrëfar "alarmi për islamofobinë në Kosovë", sikurse shkruan prifti Sopi, por është kërkesë për drejtësi, është vetëmbrojtje e ligjshme. Pse po heshtë Prokuroria e Kosovës dhe BIK-u, kjo dëshmon mospërgjegjësin e tyre dhe kjo nuk dmth. se duhet të heshtin edhe viktimat e dyfishta të "islamofobëve idiota".

    "E kush mund të jetë më mizor se ai që në xhamitë e Allahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre..." (2:114).

    Prijësat tonë, sidomos ata fetarë dhe intelektualët, me sjellje dhe vepra të mira duhet të shërbejnë si shembull i mirë për njerëzit. Popullin, e sidomosë rininë tonë e cila është e ardhmja e kombit, e fesë dhe e vendit, duhet të edukohet në frymë të shendosh kombëtaro-fetare. Dhe kjo nuk mund të arrihet duke bërë propagandë kundër identitetit shekullor islam të shumicës shqiptare në Kosovë e Shqipëri...
    Islamofobët shqipfolësa mes të cilëve, sikurse e cekëm ka gazetarë, shkrimtarë, pastorë protestantë, priftërinjë katolikë të cilët nga urrejtja dhe paragjykimet që kanë për Fenë Islame, xhamitë e shqiptarëve, më keq se në kohën e komunizmit, po i përbuzin dhe po i quajn "tempuj të errësirës", kurse kishat katolike po i lavdërojnë! Njëri prej tyre (pastori F.Cakolli) shkruan se, "... sot vetëm Kishës së Krishterë në mes shqiptarëve i ndodh që të jetë edhe vlerë themelore fetare dhe kombëtare."

    Athua sipas priftit Sopi edhe kjo gënjeshtër dhe ky provokim i këtij pastori kryqëtar qenka "përkushtim për atdhedashuri", apo nxitje të mosdurimit fetarë? Por s'keni faj ju, keni gjet shesh, e po bëni përshesh. Por, Kishat pa besimtarë (sikurse në shtetet e Evropës) janë objekte të "vdekura", e që është edhe më keq, dikush nga ju po i /keq/përdor ato për konvertime dhe për të nxitur urrejtje dhe mosdurim fetar. Në emër të cilit zot i bëni këto sulme dhe këto provokime të cilat mund të qojnë në konflikte ndër fetare jo vetëm në Kosovë? Të shofim deri kurë do të vazhdon kështu. Islamofobë, mendoni pak, mundohuni ta kuptoni rolin që ka xhamia për edukimin e popullatës dhe të rinisë tonë. Në xhami ushqehet dhe ruhet identiteti kombëtaro-fetarë (islam) në tokën shqiptare. Obligimi i hoxhallarëve tonë është të japin më shumë kontribut në ngritjen e vetëdijes kombëtare. Për këtë mbajn përgjegjësi para Zotit dhe para popullit.

    "Me të vërtetë xhamitë janë për Allahun" (72:18).

    Cfarë idiotësie është kjo që i mohon vlerat e pärbashkëta shekullore të Kombit Shqiptarë? Si është e mundur të thuhet se Xhamitë Myslimane (Shqiptare) vendet më të dashura për Zotin Mëshirues, nuk paska vlera fetare dhe kombëtare? A e din ky ushtarë i Kryqëzatave të shekullit 21, dhe islamofobët e tjerë të cilët po lehin kundër xhamive shqiptare, në cilin objekt fetar është mbajtur Lidhja Shqiptare e Prizrenit? Në Xhamin Bajrakli, apo në ndonjë Kishë protestante të Pastorit anti-islamist i cili po nxitë urrejtje, intolerancë dhe përcarjen e popullit shqiptarë?
    Se islamofobët janë në një front të përbashkët kundër besimit islam, dëshmon edhe qëndrimi i anti-islamistit Haki Bunjaku, i cili duke e dëshmuar mjerimin e vet intelektual dhe urrejtjen ndaj Fesë Islame me mburrje thotë: "Xhamitë në Kosovë-dëshmi primitivizmi fundamental. Këto ngrehina të jokulturës punojnë (tinzisht) për ckombtarizim dhe për asimilim." (Bota sot 31.07.2017).

    Për cfarë jokulture flet ky islamofob shpifs i cili jo që asnjëherë nuk ka hyrë në Xhami (vendin me plot bekim), dhe as që ka lexuar për zhvillimin e kulturës islame gjatë shekujve, dhe si i "kulturuar" që na qenka e /keq/përdor demokracin për të vjellur helm kundër xhamive e me qëllim për ti armiqësuar dhe për ti përcarë shqiptarët?? Kjo na qenka kultur sipas H. Bunjakut!
    Sado që një shqiptar besimtar islam të është human e tolerant dhe ti përmbahet traditës tonë kombëtare, provokimeve, fyerjeve dhe ofendimet kaq të rënda të islamofobave si Bunjaku e pastor Cakolli (të cilit si po shihet i mungon edukata dhe ndjenja e përgjegjësisë), nuk mundë të durohen as të tolerohen.

    Athua F. Cakolli është konvertuar në fenë e Krishterë me qëllim për të luftuar kundër Islamit në Kosovë, apo cka dreqin është puna e këtij kryqëtari anti-islamist? Me cfarë të drejte, dhe për interesa të kujt po nxitë urrejtje dhe përcarje midis shqiptarëve jo vetëm në Kosovë?
    Një intelektuali, e sidomos një prijsi fetar nuk i ka hije të luaj rolin e Djallit për ti përcarë e armiqësuar njerëzit (shqiptarët e shumëvuajtur).
    Në cka po i përngjajnë këtij pastori anti-islamist dhe mjeranit H.Bunjaku, të gjithë ata qinda e mija shqiptarë të besimit islam, mes të cilëve ka shumë njerëz të moshave të ndryshme, njerëz të arsimuar, zyrtarë të lartë, deputet, studentë, nxënës... të cilët, pa e rrezikuar askënd, i luten Zotit Mëshirues në xhamitë shqiptare jo vetëm në Kosovë? Athua nuk po e dinë se cka dmth. ndjenja fetare e një njeriu besimtar mysliman dhe rëndësia e xhamive që kanë për ate? Dhe, a mund të ruhet kështu (duke nxitur përcarje) toleranca fetare, bashkëjetesa dhe uniteti i popullit tonë?

    Hiq pa fillozofuar, athua sipas priftit Sopi edhe kjo cmenduri e këtij pastori islamofobë qenka "përkushtim për atdhedashuri", apo përkushtim për protestanizëm dhe konvertime?
    A mund të mbrohen interesat e popullit tonë Shqiptar me njerëz të shitur (mercenarë) të cilët punojnë për interesa përsonale dhe interesat e të huajve në Kosovë?

    Një tjetër anti-islamist i këtij soji të prishtë si i cmendur thotë: "xhamitë fortesat e ushtrisë armike, kurse islamokët praktikantë janë ushtarët armiq", Islami fe "turko-arabe", se islamoizmi është antishqiptar", dhe sulme, shpifje, rrena, provokime, ofendime, fyerje të rënda dhe budallaki të tjera të cilat mund ti lexon secili shqiptarë për cdo ditë nëpër gazeta, portale, internet... Dhe, nëse nuk ndalen këto sulme armiqësore kundër fesë së Zotit, një ditë mund të ndodhë edhe më e keqja që po vlon. Ku na qon kjo budallaki e shqipfolësave anti-islamista? (Vijon)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-04-2011
    Postime
    6

    Për: Ka apo nuk ka islamofobi në Kosovë?

    Një tjetër anti-islamist i këtij soji të prishtë si i cmendur thotë: "xhamitë fortesat e ushtrisë armike, kurse islamokët praktikantë janë ushtarët armiq", Islami fe "turko-arabe", se islamoizmi është antishqiptar", dhe sulme, shpifje, rrena, provokime, ofendime, fyerje të rënda dhe budallaki të tjera të cilat mund ti lexon secili shqiptarë për cdo ditë nëpër gazeta, portale, internet... Dhe, nëse nuk ndalen këto sulme armiqësore kundër fesë së Zotit, një ditë mund të ndodhë edhe më e keqja që po vlon. Ku na qon kjo budallaki e shqipfolësave anti-islamista?

    vezhdimi i shkrimit

    Me k¨të rast mund të cekim edhe librin "Islami Religjion Agresiv"?!!, të autorit Ibrahim Kelmendi (këtij "Selman Ruzhdiu" të Kosovës), të cilin sikurse të ishte gjallë Homeini, do ta denonte me një fetva (vendim) për vdekje, Myftiu Tërnava është tolerant...
    Athua sipas z. Sopi cka është kjo, islamofobi, shqiptarofobi, apo ndoshta, sipas kryqëtarëve shqipfolësa agresiv, edhe kjo na qenka "përkushtim për atdhedashuri"? Për këtë duhet debatuar dhe duhet shtruar pytjen interesave të kujt po iu shërbejnë islamofobët të cilët po e /keq/përdorin demokracinë dhe figurat kombëtare për të nxitur mosdurim fetar dhe konflikte ndërshqiptare (jo vetëm) në Kosovë?

    Këta mjerana ngucakeqa me fjalë fyese shqiptarin e besimit islam në Kosovë e quajn njeri "të prapambetur", "taleban", "jeniqer", "arnaut" etj. etiketime dhe ofendime me të cilat dëshmojnë primitivizëm ekstrem. Këta islamofobë të pakultur që po kundërshtojnë ndërtimin e xhamive shqiptare në Kosovë harrojnë me qëllim se shumica e populli shqiptar e beson islamin dhe se si të tillë kanë nevojë dhe të drejtë për të pas xhamia, sikurse që kanë nevojë edhe shqiptarët (vëllazrit tonë) katolik e ortodoksë për kisha edhe pse as për ato ekzistuese nuk kanë besimtar.

    Xhamitë tona e dëshmojnë (dhe e ruajn) identitetin fetarë të kombit shqiptar. Kjo po iu pengon shumë shqipfolësave islamofoba, bile më shumë se sa srebëve fashista të Millosheviqit dhe Vuciqit të Serbisë, ushytarët e të cilëve gjatë luftës së fundit në Kosovë rrënoi me shumë se 200 xhamia.

    Kur Islamofobi ekstremist Gani Mehmetaj flet sikur të ishte zëdhënësi i Parlamentit Evropian, dhe në emër të Evropës i kërcënon dhe frikëson qytetarët e Republikës së Kosovës se "Me 1000 xhami (edhe pse zyrtarisht janë 830, ky gënjeshtar faqezi për të nxitur islamofobin dhe urrejtjen kundër xhamive i shtonë 170 tjera dhe thotë) nuk ka liberalizim të vizave as Bashkim Evropian".
    Sikurse GM. anti-islamistin, edhe islamofobët e tjerë i ka helmuar islamofobia asqë përvec xhamive asgjë tjetër nuk shohin në Kosovë. Sa të mjerë, aq të ultë. Nuk e dinë se xhamitë për Zotin janë vendet më të dashura, natyrisht nsëse ndërtohen me qëllim për të edukuar popullin që të ecë në rrugën e Tij, drejtë zhvillimit dhe shpëtimit.

    Se të gjithë shqiptarët anti-islamista janë kundër xhamive, e që dmth. janë edhe antkombëtarë, dëshmon edhe Reshat Sahitaj i cili shkruan: "Ndërtimi i xhamive është vdekje e ngadalshme e Kosovës"! Ky mjeran ndjellakeq, sikurse islamofobët e tjerë, që lehin pa arsye kundër xhamive shqiptare duhet ta din që Kosova jonë e dashur e cila nuk ka vdekur gjatë sundimit disa shekullor në Perandori Osmane, mesiguri nuk do të vdes tani kur është Rebublik e lire e udhëhequr (edhe pse jo si duhet) nga vetë Shqiptarët.
    Këtij armiku të islamit shqiptar, sikurse anti-islamistave tjerë, po i pengon ndërtimi i Xhamisë Qëndrore me parat e popullit Turk në Prishtinë, ankohet se: "Me 44 milionë euro do të ndërtoheshin 10 fabrika e do të punësoheshi mbi 5 mijë shqiptarë... Ndërtimi i xhamive nuk është ceshtje tolerance po ceshtje tradhtie", thotë ky far "eksperti" si i cmendur nga urrejtja ndaj xhamive të popullit shqiptarë në Kosovë!
    Nuk e kuptoj pse publikohen këso shkrime, edhe për faktin se nga 20 persona 19 janë myslimanë në Kosovë, kurse reagim im jo!

    Edhe z. Sahitaj, sikurse shqipfolësat e tjerë anti-islamistata, pasi nuk ka aftësi për të bërë dicka të mirë për popullin shqiptarë dhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës, bënë propagandë kundër xhamive të cilat janë në shërbim të popullit (besimtarëve) dhe njëherit dëshmi shekullore e prezencës së Islamit, jo vetëm, në Kosovë. Më cka merret z. Sahitaj, me letërsi apo me islamofobi?

    Xhamia Qendrore në Prishtinë, e cila po ndërtohet me parat e populli mik Turk, do t'iu shërbej të gjithë qytetarëve besimtarëve islam dhe pasardhësve tanë me shekuj në Kosovë.
    Mund të flitet për jopëlqimin e projektit të xhamisë dhe për sipërfaqën e vogël për një xhami aq tëe madhe në krahasim (psh. me Kishën Ortodokse Serbe politike e cila u ndërtua dhunshëm në oborrin e Universitetit të Prishtinës të cilit ia ka marrë hiq mq pak se 4 hektarë tokë!). Mos të flasim për Katedralen katolike (politike gjithashtu) të vëllezërve tanë.

    Këtij zotriu nuk i bëjnë përshtypje 40 milionë euro, parat e këtij populli më të varfër në Evropë, të cilat për cdo vit i hanë (haram) veteranët e rrejshëm, as rreth 40 milionë euro tjera të humbura nga mospagesa e rrymës (sipas KOSTT), para të këtij populli fukara, të cilat për cdo vit i vjedhin serbët e përkrahur nga popat e kishave ortodokse antishqiptare. Z. Sahitajt që po xhamitë (por jo kishat serbe ortodokse të popave fashista serb të cilët Kosovën edhe sot e konsideroj "Stara Serbij" ndoshta është në dijeni se Qeveria Kurti për 2 vjet i ka nda 100 milionë euro për rrymën në veri.

    Bëhet pytja? sa fabrika do ti ndërtonte me këta qinda miliona euro (jo të Turqisë, por të shqiptarëve fukara e të shumëvuajtur), dhe sa shqiptarë do ti punësonte ky "ekspert" mjeran ndjellakeq të cili po i pengojnë xhamitë në Kosovën e popullit mbi 90% shqiptar të besimit islam? Praandaj, heshtja qyqare ndaj qëndrimeve antishqiptare të Kishës Serbe Ortodokse (që është bërë shtet në shtet), janë tradhti kombëtare, e jo ndërtimi i xhamive shqiptare (myslimane) në Kosovë, sikurse propagandon dhe shpifë Sahitaj anti-islamisti.

    Cka është kjo sipas priftit Sopi, islamofobi, "shqiptarofobi", apo ndoshta "përkushtim për atdhedashuri"? Nëse nuk mund të bëni mirë për këte popull të shumëvuajtur, së paku mos bëni keq.
    Ju kujtohet deklarata e ish-presidentit të Shqipërisë, i cili në 2005 kishte shkuar në Angli, për t'ju treguar anglezve se "... të gjithë shqiptarët janë të krishterë dhe se Islami është një fe e re e mbivendosur". Cfarë mjerimë.
    Faik Konica, për shqiptarët pa hile e ka thënë të vërtetën: "Populli më mosbesues në botë", për cka ne sot nuk duhet të mburremi, por duhet të njxjerrim mësim nga e kaluara dhe të angazhohemi për rizgjim të islamit.
    Pse jo kur kreu i Kishës Katolike të Kosovës kishte shkuar për vizitë në Amerikën e largët për t'ju treguaq miqve tonë amerikan se "Besimi islam nuk është dicka që shqiptarët e kanë marrë vullnetarisht, por ka qenë dicka që ju është imponuar", e që i bie se shqiptarëve shumicë myslimane duhet ndihëmuar që të konvertohe në katolicizmin e klerikëve katolikë (hileqar).
    Bëhet pytja a mund të ruhet toleranca fetare dhe bashkëjetesa duke e sulmuar armiqësisht besimin e shumicës shqiptare myslimane në Kosovë e Shqipëri...?

    Athua sipas z. Sopi, edhe këto deklarata ishin përkushtim për atdhedashuri, apo propagandë armiqësore në dëm të islamit shqiptar pë interesa të katolicizmit në Kosovë?
    Sado që këtë mundoheni ta bëni në mënyrë perfide e hileqare, kjo është dicka e kuptueshme dhe më tepër se islamofobi. Mos e përcani popullin shqiptarë, kjo është punë djalli.
    Nuk duhet të befasohemi kur njëri prej islamofobëve, vetëm pse jemi shqiptar mysliman, me gjuhën e dhunës na nënqmon, na përbuzë e ofendon duke na quajtur "... krimbat e përandorisë"! Tjetri islamofobë monstrum me arrogancë fyen e ofendon dhe thotë se islamizmi është "pjellë e Muhamedit, shpif se "Islami është armik i kombit shqiptar dhe se bota islame e urren kombin shqiptar", se "muslimani shqiptar është armik", se "Problemi i botës me Islamin zgjidhet duke u bërë Meka "Hiroshima" dhe Medina "Nagasaki", sikurse deklaronte publikisht Kastriot Myftaraj, i cili bënte apel publikisht dhe ftonte për dhunë e terrorizëm: "O Shkodran! Shembni minaret nga ku pesë ditë bëhet atakim ndaj rendit kushtetues duke u thirrë ezani arabisht..." Këta janë njërëz të cilat paradite e urrejn vetën, pas dite tërë botën.
    Cka është kjo sipas priftit Sopi dhe patriotave shpirtëshitur anti-ishamista? Kërkes për unitet dhe atdhedashuri, apo nxitje për dhunë dhe luftë ndërfetare (vëllavrasje) në Shqipëri...? Cfarë shqiptarizmi i cmendur është ky? Ju ka pushtuar Djalli!

    Të je i lindur e rritur dhe të jeton në një vend ku e-zani është thirrë shekuj me radhë (sikur në tërë botën islame pa i penguar askuj që ka dy parë mend nëkry), dhe sot të të pengon, kjo dëshmon se je njeri më i keq se një komunistë i kohës së diktatorit Enver Hoxha.
    Dhe jo vetë kjo, por shqiptari i besimit (dhe jo vetëm ky por të gjith ata që ia duen të mirën popullit shqiptar) nuk mund (dhe nuk) duhet të heshtë kur lexojn shkrime të tilla, dhe qëndrime armiqësore si psh. edhe të pastorëve kryqëtar si soji i pastor Cakollit i cili thotë: "Kurani s'eshtë libër i shenjtë, se islamizmi është lëvizje nacionaliste arabe, e neve buk na duhet aspak." Dr. Pastor Cakolli, po të pyes a të bënë të lirë gënjeshtra dhe shpifja kundër Fesë Islame?
    Nëse juve shpirtëshiturve nuk ju duhet feja islame, të cilën e keni tradhtuar, islami i duhet këtij populli besnik i kësaj feje të zgjedhur nga Zoti ynë. Liria e besimit, e ndërgjegjës dhe e fesë, është e garantuar me ligj në Kosovë. Ku jeton ti zotni anti-islamist?

    Kur një shqiptar prijës fetar i krishterë protestant sulmon librin e shenjtë Kuranin, kur ofendon dhe provokon kaq rëndë shqiptarët (shumicë) të besimit islam, atëherë si duhet të reagojnë dhe ti përgjigjen sulmeve dhe provokimeve të këtij satani të kryqëzatave të shek 21? Ky soj i sëmurë nga urreejtja ndaj islamit, jo që po mundohën për ta prish harmonin ndër fetare, por edhe harmonin shqiptare!
    Athua sipas priftit Sopi edhe kjo cmenduri ekstreme kryqëtare qenka "Përkushtim për Atdhedashuri"? Demokracia nuk është (por burgu) për njerëz të shfrenuar të cilët për interesa përsonale nxisin ndarësi, urrejtje, armiqësi, intolerancë ndër shqiptarë.

    Shtrohet pytja si do ta ndiente veten z. Sopi, dhe besimtarët katolik sikur disa intelektualë të besimit islam pa të drejtë ta bënin objekt sulmi katolicizmin, Biblën, Jezusin, dhe kishat katolike në Kosovë? A nuk do të qonte kjo drejtë konflikteve fetare (religjioze) ndërshqiptare?
    Dhe, athua edhe pas të gjitha këtyre sulme barbare e qnjerëzore, mund të thuhet se në Kosovë nuk ka islamofobi, por paska shqiptarofobi? Kësaj i thuhet non sens.
    Të thuhet se në Serbinë e fashistit Vuciq ka shqiptarofobi (ku faktikisht ka shumë), kjo është një e vërtetë të cilës do ti besonte secili shqiptarë, por të thuhet se në Kosovë ka shqiptarofobi, kësaj jo që nuk i beson askush, por as ata të cilët e thonë, sepse vet e kanë shpifur më qëllim për të mshefur islamofobinë me të cilën ata po nxisin urrejtje kundër Islamit dhe shqiptarëve të këtij besimi.

    Kjo armiqësi nuk mund të mshifet duke thënë: "Përkushtimi për atdhedashuri po shndërrohet në islamofobi". Nuk besoj që ka shqiptar (me ment në kry) i cili nuk e do popullin dhe atdheun e vet, Prandaj, nuk e kuptoj pse z.Sopi mundohet për ti bindur dhe për ti siguruar (shqiptarët e besimit islam) se islamofobi faktike nuk ka në Kosovë, andaj nuk paraqet kurrnjë rrezik.
    Kosova dhe Shqipëri nga të huajtë njihen si shtete ku kapasë dhe ka tolerancë fetare, dhe këto vlera qmohen dhe respektohen, dhe kjo na bënë të ndihemi krenar dhe njëherit na obligon ta ruajm këtë traditë si pasuri kombëtare. Këtë e dinë klerikët dhe disa gazetar e publicistë islamofobë, por vazhdimisht bëjnë propagandë kundër besimit islam!

    Derisa ishte gjallë islamofobi Kastriot Myftaraj shpifte dhe mbillte frik në opinion publik duke thënë: "Në Kosovë ka 200 mijë mysliman shqiptarë me disponim për xhaihad" (16,01.2015), kurse unë (si i provokuar) në reagimin e cekur (për tu tallur me te), mes tjerash kamë shkruar: "... sikur të ishte e vërtetë se Kosova i paska 200 mijë shqiptarë me disponim për Xhihad, atëherë edhe Shqipëria duhet ti kishte 200 mijë të tjerë xhihadista, unë me këta 400 mijë xhihadista së pari do ti bashkoja të gjitha trojet shqiptare dhe pastaj do ta shpallja "Republikën Islame të Shqipërisë"", të parën (këtu ku jemi autokton) në zemër të Evropës..." Kurse ju islamofobët e kosovar të sojit të Myftarajt hiq mos i frigoni sepse toka shqiptare që na kanë lënë të parët tanë sot na takon neve të gjithëve.

    Nuk i gëzohem vdekjes së askujtë, por kësaj vdekje (të KM.) i jamë gëzuar sepse frikësohesha se mund ta vriste me atentat ndonjë shqiptarë mysliman fanatik ekstremist, i provokuar rëndë, tanimë i ndjeri terrorist Myftaraj. Se kjo nuk ndodhi u dëshmua se shqiptarët (myslimanë, edhe ata të mashtruarit) janë tolerantë. Për këtë arsye i jamë gëzuar vetëvrasjes së këtij anti-islamisti ekstremist të cilin e mbyti mbidoza e islamofobisë.
    Tani si i vdekur nuk ka mundësi për t'i terrorizuar psiqikisht shqiptarët e besimit islam të cilëve (së bashku me outorin e këti shkrimi) u kishte shkaktuar vite me radhë shumë dhimbje. Zoti më së miri ja jep hakun.

    Kush atëherë, sipas z. Sopi, po e ngre alarmin për islamofobinë, anti-islamistët agresiv arabo-turkofobë, apo viktimat e tyre (në rastin konkretë) shqiptarët e besimit islam të cilët janë të detyruar të vetëmbrohen nga sulmet agresive të egërsirave shqipfolës islamofobë?
    Marrë parasyshë të gjitha këto që i cekëm, më duket joserioze të thuhet se shqiptarët në Kosovë, pa dallim besimi, patjetër se duhet të shqetësohen dhe të brengosen shumë për shqiptarofobi. Po e përserisë, në Serbi ka shqiptarofobi, por në Kosovë, ku ka mundësi që të ketë ndonjë individ (dhe hoxhë) të cilëve iu mungojnë njohurit, kultura dhe ndjenjat kombëtare, por për këtë nuk është fajtorë Islami të cilin nuk e njofin.

    Duhet ditur se asnjë shqiptarë i besimit islam nuk ka kurrëfarë arsye, as të drejtë me qenë shqiptarofob. Zoti thotë: "Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise , për ta njohur njëri-tjetrin..." (49:13).
    Kush thotë se Islami nuk i njeh popujt (kombet) është islamofobë gënjeshtarë që nxitë urrejtje dhe përcarje.

    Prandaj, pretendimet për ti frikësuar shqiptarët (myslimanë) nga vetja, dhe njëherit për të shfajsuar islamofobët (katolik ekstremista, dhe jo vetëm këta) kundërshtarë të myslimanizmit shqiptar, kjo është shaka tepër me zaararë. Nuk shkon që edhe pasi je konvertuar (edhe pse nuk ke qenë kurrëfarë besimtari) ta sulmon fenë islame të cilën e beson populli shqiptarë. Kjo dmth. për kryq po kërkon konflikte mes vëllezërve e kjo qon (mos e dhasht Zoti) në luftë civile. Këtë po e kërkon edhe Serbia... Kthjelluni shqiptarë islamofob së bashku me të gjithë ekstremistët e tjerë që mendojnë se janë besimtar myslimanë. Jeni llumi i populli shqiptar sepse e /keq/përdorni shqiptarizmin për te nxitur urrejtje ndaj fesë islame.

    Shqiptari myslimanë e adhuron Zotin, dhe Atij i frikësohet. Prandaj, myslimani (qoftë ky hoxhë) e ka të ndaluar (haram) shqiptarofobinë.
    Vuajtjet e popullit Shqiptarë në të kaluarën, që po na i përkujton z. Sopi, dhe disa Sopa të tjerë anti-islamistë, ne të gjithë i dimë, i ndijm dhe nuk duhet ti harrojmë, por jo ti stërpërsërisim (për të nxitur urrejtje) sikurse po veprojnë disa shqiptarë mes të cilëve ish-mysliman të konvertuar në katolik për të nxitur urrejtje kundër popujve mysliman, sidomos kundër Turqisë, të parët e të cilëve këtyre (vëllazërve tonë në fe) ua lanë islamin amanet për ta ruajtur, pra edhe në Kosovë, nga ku 600 vjet me parë na e prunë këtë fe dhe na cliruan nga kthetrat e Serbisë së Car Llazarit, Serbisë e cila qysh atëherë i ndiqte dhe i detyronte me dhunë shqiptarët katolik të konvertoheshin në të krishterë ortodoks.

    Z.Sopi ankohet se "shpesh kemi qenë e zeza vetvetes", dhe kjo është e vërtetë, por në këtë rastë vet është në shërbim të së keqës (islamofobi), e ndoshta edhe vet është një islamofob që thirrët rrejshëm në atdhedashuri? Atdhedashuri nuk ushqehet duke nxitur urrejtje ndaj Fesë Islame.
    Krishterimit anija iu ka fundosur gjashtë shekuj më parë në Kosovë. Prandaj, lereni besimtarët katolikë (vëllezërit tonë të gjakut e të gjuhes) të lirë të vazhdojnë të jetojë, sikurse gjatë shekujve, në paqe e të barabartë me shqiptarët shumicë (90%) myslimanë në Kosovën demokratike laike. Njerëzit janë të lirë të zgjedhin fenë. Ose të konvertohen, por nuk kanë të drejtë të bëjnë propagandë armiqësore dhe të sulmojnë fenë islame dhe të kërkojnë konvertime të reja në një vebd si Kosova.

    Prifti Sopi këtë nuk mund ta mshefë në emër të atdhedashurisë. Kjo është mëkat.
    Po në vendet evropiane, edhe këtu në Suedi, ku islamofobët ekstremistë e djegi Kuranin, pse ka islamofobi? Athua edhe këtu "nëpërmjet "islamofobisë"" dikush paska për qëlli për ti nxitur suedezët ta duan më shumë islamin?
    Pasi qenka aq leht për ti mashtruar (manipuluar) besimtarët, nuk e di pse z.Sopi, dhe disa argat tjerë të katolicizmit, të cilët kërkojnë konvertime të reja, nuk po e shpikin një "katolikofobi" në Kosovë, për ti nxitur katolikët (2-3%) ta duan katolicizmin për inat të tjerëve (e që i bije 90% të shqiptarëve myslimanë), të cilëve po mundoheni t'ua impononi "fenë e vjetër" (katolicizmin), duke menduar (e manipuluar) se gjëja para Krisherizmit nuk paska ekzistuar populli shqiptar (Ilirët)!

    Z.Sopi, si prift duhet ta di se ajo që nxitë në urrejtje, nuk mundet të të bën besimtar të devotshëm, por të bënë njeri konfliktuozë e të gatshëm për sherre e konflikte, dhe se inati nuk është cilësi e besimtarit (islam) human, por është cilësi e djallit të mallkuar të cilit me këtë rast, më vjen keq që duhet ta thëm, prifi Sopi, lidhur me këtë temë i është bërë argat i dobët.

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Ka apo nuk ka islamofobi në Kosovë?

    Citim Postuar më parë nga nafi Lexo Postimin

    Prifti Sopi këtë nuk mund ta mshefë në emër të atdhedashurisë. Kjo është mëkat.
    Po në vendet evropiane, edhe këtu në Suedi, ku islamofobët ekstremistë e djegi Kuranin, pse ka islamofobi? Athua edhe këtu "nëpërmjet "islamofobisë"" dikush paska për qëlli për ti nxitur suedezët ta duan më shumë islamin?
    Pasi qenka aq leht për ti mashtruar (manipuluar) besimtarët, nuk e di pse z.Sopi, dhe disa argat tjerë të katolicizmit, të cilët kërkojnë konvertime të reja, nuk po e shpikin një "katolikofobi" në Kosovë, për ti nxitur katolikët (2-3%) ta duan katolicizmin për inat të tjerëve (e që i bije 90% të shqiptarëve myslimanë), të cilëve po mundoheni t'ua impononi "fenë e vjetër" (katolicizmin), duke menduar (e manipuluar) se gjëja para Krisherizmit nuk paska ekzistuar populli shqiptar (Ilirët)!

    Z.Sopi, si prift duhet ta di se ajo që nxitë në urrejtje, nuk mundet të të bën besimtar të devotshëm, por të bënë njeri konfliktuozë e të gatshëm për sherre e konflikte, dhe se inati nuk është cilësi e besimtarit (islam) human, por është cilësi e djallit të mallkuar të cilit me këtë rast, më vjen keq që duhet ta thëm, prifi Sopi, lidhur me këtë temë i është bërë argat i dobët.
    Nuk mundesh te predikosh nje fe , te ftosh ne konvertim besimtar te nje feje tjeter dhe te mos nxisesh ne urrejtje . Teorikisht eshte e pamundur. Pak rendesi ka se ciles fe i perket. Eshte realitet qe shifrat ndonjehere te desinformojne dhe 90% popullates muslimane eshte thjeshte statistike qe pak vertetesi ka ne te. Ne islam eshte kusht qe te jesh musliman te pakten duhet te deshmosh ''shehadetin''. Sa % te tille ke ne Kosove? 5% apo 10%? Nderkohe qe ata te krishtere ( aq sa jane) jane te krishtere praktikante gje qe eshte normale ne shoqeri ku shumica e popullsise i perket nje feje tjeter.

    Islamofobia fakteqsisht vjen me teper prej ish-muslimaneve se sa nga besimtaret e feve te tjera. Eshte per tu cuditur fakti qe kur dikush konvertohet ne islam , behet me paqesor. Nderkohe , ndodh komplet e kunderta me ish-muslimanet kur lene besimin e tyre per nje fe tjeter. Misioni i tyre ne jete eshte se si ti kundervihen islamit dhe me teper se kaq , jane agresive ndaj cdo besimtari praktikant musliman.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Tema të Ngjashme

  1. Kosovë apo Dardani?
    Nga Kreksi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 301
    Postimi i Fundit: 29-11-2023, 05:56
  2. Erdoganit akuzon per Islamofobi
    Nga Akili-A në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-03-2013, 18:32
  3. Fli Kosove
    Nga fisniku-student në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 05-02-2012, 19:12
  4. Kosove apo Dardani
    Nga Edvin83 në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-03-2008, 16:01
  5. Konflikti ne kosove
    Nga benseven11 në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 22:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •