Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Albanistan: Vrasje me snajper në Vlorë, viktima po pinte cigare në ballkonin e shtëpisë

    Doli në ballkon për cigare, u qëllua me snajper në kokë. Si ndodhi atentati në Vlorë



    Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ekzekutmin mafioz të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati në qytetin e Vlorës. I riu u ekzekutua me snajper teksa ndodhej në ballkonin e banesës së tij në lagjen “Hajro Çakërri” të qytetit.

    Korrespondentja e Euronews Albania nga qyteti i Vlorës bëri me dije se 23-vjeçari doli në ballkon të konsumonte një cigare në momentin kur u qëllua me një plumb në kokë nga ana e autorëve.

    Të ndihmuar nga errësira autorët mundët të largoheshin me shpejtësi me një automjet tip BMW. Pas ngjarjes mjeti u gjet i djegur në lagjen “5 Maji” të qytetit, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën intensive për identifikimin dhe kapjen e ekzekutorëve.

    “Doli në ballkon për të konsumuar një cigare dhe u qëllua me snajper”, bëri me dije korrenspodentja e Euronews Albania nga Vlora, Greta Haskaj.

    Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, ndërsa i riu sapo ishte kthyer nga Belgjika.

    Dy vite më parë më 3 janar, xhaxhait të viktimës, Bernard Sinomatit i kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin që e kishte të parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ka ndodhur ekzekutimi i 22 vjeçarit.

    Bernard Sinomati është emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Ndërsa rezulton i dënuar në Belgjikë, ku nga burgu ka dalë në vitin 2021.

    Po ashtu mësohet se viktima Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit ish-anëtar i bandës së Gaxhait, e cila operonte në vitin 1997 në Vlorë dhe ishte kundërshtare e bandës së Zani Caushit.

    I njohur ndryshe me pseudonimin “Buzëderri”, i ati i viktimës, Sokol Sinomati ka qenë për rreth 16 vite në burg dhe është liruar në vitin 2014.


    Vrasja në Vlorë, policia: Është qëlluar me armë, viktima një 23-vjeçar

    Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake raportohet se viktimë ka mbetur shtetasi 23-vjeçar, Gëzim Sinomati.

    Ngjarja ka ndodhur në afërsi të poliklinikës së qytetit, në lagjen “Hajro Çakërri”, ndërkohë që policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit për kapjen e autorit ose autorëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes.

    Vlorë/Informacion paraprak

    Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

    Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

    Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

    Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

    Publikohet fotoja e 23-vjeçarit të vrarë me snajper në Vlorë

    Emri:  Gezim-Sinomati-5.jpg

Shikime: 161

Madhësia:  19.2 KB

    Personi që shihni në foton e mësipërme është 23-vjeçari Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në qytetin e Vlorës mbrëmjen e të dielës.

    Ekzekutimi me një plumb në kokë i tij riktheu dhe njëherë hijet e hakmarrjes mes bandave në qytetin bregdetar.

    22 vjecari kishte dalë për të pirë cigare në ballkonin e banesës në katin e tretë të një pallati pranë Poliklinikës kur u qëllua nga distanca vetëm një herë.

    Goditja rezultoi vdekjeprurëse për të riun. Gëzim Sinomataj, është djali i Sokol Sinomatajt, ish-anëtar i bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë, i njohur ndryshe me pseudonimin “Buzëderri”.

    Ai kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Vlorë nga Belgjika ku qëndron prej vitesh.

    Ekzekutori, besohet se përdori një armë snajper.

    Ngjarja ndodhi në orën 22:00 të mbrëmjes kur qyteti bregdetar nuk kishte energji elektrike.

    Në kushtet e errësirës, ekzekutori i 22 vjecarit që dyshohet se është ndihmuar edhe nga të paktën dy persona të tjerë e kanë pasur të lehtë të largohen pa tërhequr shumë vëmendje.

    Më shumë se një orë nga vrasja e Gëzim Sinomatajt, policia e Vlorës njoftoi se gjeti të djegur në lagjen “24 Maji” një makinë TIP BMV që besohet se u përdor për krimin.

    Kjo skemë është përdorur thuajse pas të gjitha ngjarjeve të rënda kriminale vitet e fundit, pasi flakët shkatërrojnë gjurmët.

    Duke përfituar nga errësira në zonën periferike, autorët kanë humbur gjurmët!

    Forcat RENEA, Forca Kombëtare të Sigurisë dhe Delta forcë shkuan në ndihmë të policisë së Vlorës për kontrolle e posblloqe në kërkim të vrasësve.

    Ekspertët e kriminalistikës mblodhën prova në vendngjarje, ndërsa për ekspertizë pritet të dërgohet edhe makina e djegur.

    Rreth 15 persona, kryesisht anëtarë dhe të njohur të familjes Sinomataj mësohet se janë marrë në pyetje në funksion të hetimit.

    Përplasja mes grupimeve kriminale është një ndër pistat kryesore, ndërsa nuk përjashtohet se objektiv i sulmit mund të ketë qenë xhaxhai i 22-vjecarit, Bernard Sinomati. Këtij të fundit i bënë atentat me tritol me 3 janar të vitit 2022.

    Euronews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Vrasje me snajper në Vlorë, viktima po pinte cigare në ballkonin e shtëpisë

    Blindohet Vlora, Sokol Sinomati merr leje nga burgu për të varrosur të birin

    Sokol Sinomati, babai i Gëzim Sinomatit, 23-vjeçarit të vrarë me snajper në qytetin e Vlorës, ka marrë leje nga burgu këtë të martë për të përcjellë në banesën e fundit të birin e ndjerë.

    Vrasja me snajper e 23-vjeçarit në Vlorë, ka sjellë në vëmendje edhe njëherë përplasjen e bandave të viteve 1997-2000.

    Sokol Sinomataj është një prej anëtarëve të grupit të Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si “Gaxhai”.

    Grupi kriminal i krijuar në vitet e errëta 97’ bëri krime nga më të ndryshmet, si vrasje, pengmarrjeve, edhe sulm ndaj komisaritatit. Pjesë e grupit ka qenë edhe Sokol Sinomataj, i njohur ndryshe me nofkën “Buzëderri”. Ky i fundit në vitin 2000 është dënuar për vrasjen e Luigj Xhafës, i cili në fakt rezultoi se u vra gabimisht, pas tentativës për të ekzekutuar Sokol Nuhon. Mbi të kanë rënduar disa akuza, pasi ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

    Më shumë se 100 forca policie janë angazhuar në Vlorë për ruajtjen e Sinomatit, i cili ka lënë ambientet e burgut dhe do të marrë pjesë në varrimin e të birit.

    Në qytetin e Vlorës në atë kohë, filluan të ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal tre grupe. Më konkretisht grupi i Xhelitajve në Lagjen “Çentrale”, grupi i Zanit në Lagjen “Çole” si dhe grupi i “Gaxhait”. Gazmir Braka i njohur si “Gaxhai”, së bashku me anëtarët e bandës Armando Sulejmani “Çipuri”, Sokol Sinomati “Buzderi”, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu ose (Kakami) si dhe disa persona të tjerë, tashmë të vdekur apo të paidentifikuar, në atë periudhë kishin rivalitet të hapur me Zani Çaushin.

    Sulmi i fundit ndaj familjes Sinomataj ishte 2 vite më parë, kur vëllait të Sokolit, Bernardit i vunë tritol në automjet. Ndërkohë, shokët e grupit, një pjesë e madhe janë vrarë, ndërsa edhe ata që jetojnë akoma kanë qenë shpesh pre e sulmeve me armë.

    Euronews

Tema të Ngjashme

  1. Albanistan: Vritet Arben Lleshi, vrasje me pagesë brenda burgut të Peqinit
    Nga Akuamarini në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-02-2024, 14:42
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-07-2016, 01:29
  3. Nëna mbyt dhe var në litar djalin që pinte drogë
    Nga Albo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 20-03-2015, 12:57
  4. Kryeministri do qëllohej me snajper...
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 16-09-2012, 15:45
  5. 5 viktima në 24 orë, vrasje makabre në Himarë e Berat
    Nga RaPSouL në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-05-2008, 05:50

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •