Miredita e bravo per punen e bere !
Pasi kerkova pa sukses gjithandej neper web per nje perthim te Postnuke ne shqip, une kisha filluar te perktheja vete. Per ata qe nuk e njohin ende, behet fjale per sistemin e perdorur nga kjo site qe lejon krijim e siteve shume te fuqishme e me funksione te avancuara ne menyre relativisht te thjeshte e krejt falas.
Falenderoj http://www.Alblinux.net qe me sinjalizoi kete site (Albasoul.com) si dhe faktin e perdorimit te Postnuke prej webmasterit.
Pra, pas kesaj hyrjeje te gjate, po vij te thelbi : ku mund te shkarkoj perkthimin shqip te Postnuke ? A ka nevoje per adaptim me versionin aktual - 0.723 (nese po, une mund ta bej vullnetarisht kete adaptim) ? Perse te mos e propozojme ne siten qendrore te Postnuke si dhe ne Sourceforge.net ? Perse te mos krijojme nje site te specializuar Postnuke Albania (ou Shqiperia) ku te gjithe webmasterat shqiptare qe deshirojne, te mundin te marrin falas edhe sistemin qendror, edhe moduket e blloqet e shumta qe egzistojne ? Pra te krijojme nje komunitet te webmasterave shqiptare perdorues te Postnuke ! Nese nje pjese apo te gjithe keta propozime jane te realizuara tashme prej tjeterkujt, faleminderit te me transmetoni kordinatat e tij !
Une e perdor rregullisht per nevojat e mia profesionale ne anglisht e frengjisht e do te deshiroja te ndaja njohurite e mia me te tjere bashkeatdhetare te pasionuar. Per ata qe duan te kene nje ide mbi funksionet e ketij CMS (Content Management System) mund te bejne nje vizite te http://www.Postnuke.com apo te http://www.hepatites.net
Faleminderit paraprakisht per pergjigjet tuaja
Perzemersisht
Krijoni Kontakt