Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Bota e futbollit në zi, ndërron jetë legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer

    Emri:  416746065_397847835919264_7740633548389893527_n-1536x1000.jpg

Shikime: 85

Madhësia:  42.4 KB

    Legjenda Franz Beckenbauer ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare. Një nga njerëzit më të mëdhenj të të gjitha kohërave në botën e futbollit ka mbyllur sytë përgjithmonë, të dielën.

    “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, vdiq i qetë në gjumë dje, të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë që ju të jeni në gjendje të mbani zi në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet”, – njoftoi familja. “Ikona” gjermane ka dhënë një kontribut të çmuar, teksa vlen të thuhet se u bë Kampion bote si lojtar më 1974 dhe si trajner në 1990. I lindur në Munich, Beckenbauer ka luajtur 424 ndeshje në Bundesligë. Me kombëtaren e Gjermanisë, ai ka zhvilluar mbi 100 takime.

    Beckenbauer gëzoi një karrierë të gjatë në futboll si lojtar por edhe si menaxher pasi kaloi në sistemin e të rinjve të Bayern Munich në vitin 1964. Nuk mund të lihet pa përmendur fakti se mbajti veshur fanellën e ekipit bavarez, në qytetin ku lindi, për 13 vjet duke fituar trofe të panumërt, duke përfshirë dy Topa të Artë.

    Balkanweb

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,939

    Për: Bota e futbollit në zi, ndërron jetë legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer

    Franz Beckenbauer, një nga legjendat e futbollit gjerman dhe një ikonë e lojës së mbrojtjes, ka ndërruar jetë. Beckenbauer lindi më 11 shtator 1945 në Gjermani dhe luajti një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe suksesin e futbollit gjerman.

    Karriera e Beckenbauer në futboll ishte e shkëlqyer. Ai fitoi Kupën e Botës dy herë me kombëtaren gjermane, si lojtar në vitin 1974 dhe si trajner në vitin 1990. Gjithashtu, ai fitoi tre herë Ligën e Kampionëve me Bayern Munich, si lojtar në vitet 1974, 1975 dhe 1976. Beckenbauer u njoh për aftësitë e tij taktike dhe stilin e lojës inteligjent dhe elegante. Ai ishte një nga futbollistët e parë që u bë një mbrojtës kryesor i ekipit dhe një strateg i shkëlqyer në fushë.

    Pas karrierës së tij si futbollist, Beckenbauer vazhdoi të kontribuonte në botën e futbollit si trajner dhe drejtues. Ai ka qenë pjesë e FIFA-s dhe ka luajtur një rol kyç në organizimin e Kupës së Botës 2006 në Gjermani.

    Franz Beckenbauer, njohur edhe si "Der Kaiser" (Mbreti), ishte një legjendë e futbollit gjerman. Ai lindi më 11 shtator 1945 në Mynchen, Gjermani. Karriera e tij në futboll ishte e shkëlqyer dhe ai u bë një nga futbollistët më të njohur dhe më të respektuar në historinë e lojës.

    Si futbollist, Beckenbauer u bë një ikonë e futbollit gjerman dhe një simbol i lojës së mbrojtjes. Ai luajti si mesfushor qendror dhe mbrojtës qendror, duke shkëlqyer në të dyja pozitat. Beckenbauer ishte një lojtar shumë inteligjent dhe elegant, me aftësi teknike të shkëlqyera dhe vizion të gjerë në fushë. Ai ishte një inovator në futboll, ndryshonte rolin e mbrojtësit duke u përfshirë aktivisht në ofensivë dhe duke ndihmuar në organizimin e lojës.

    Në nivel klubor, Beckenbauer kaloi shumë vite me Bayern Munich, ku fitoi shtatë tituj të Bundesligës dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve. Ai u bë kapiteni i Bayern Munich dhe ishte një nga të paktët futbollistë që fitoi Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve në të njëjtën vit, në vitin 1974. Më pas, ai u transferua në klubin amerikan New York Cosmos, ku ai luajti deri në vitin 1983.

    Në kombëtaren gjermane, Beckenbauer ishte një pjesë e ekipit që fitoi Kupën e Botës në vitin 1974. Ai u bë kapiteni i kombëtares dhe ishte një ndër lojtarët kyç të suksesit të futbollit gjerman. Më pas, si trajner, ai udhëhoqi kombëtaren gjermane që fitoi Kupën e Botës në vitin 1990.

    Pas futbollit, Beckenbauer vazhdoi të ishte i angazhuar në botën e futbollit si drejtues dhe ambasador i sportit. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin e Kupës së Botës 2006, të mbajtur në Gjermani, dhe është një figura e shquar në FIFA.

    Beckenbauer është një nga futbollistët më të respektuar dhe më të ndjekur në historinë e futbollit. Trashëgimia e tij e jashtëzakonshme dhe kontributi në lojë do të vazhdojë të jetojë përgjithmonë. Ai është një ikonë e futbollit gjerman dhe një figurë që u frymëzoi shumë gjenerata futbollistësh.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Bota e futbollit në zi, ndërron jetë legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer

    DW: Ndahet nga jeta legjenda e futbollit Franz Beckenbauer. Ai dhe Pele kanë luajtur bashkë në ligën profesioniste të SHBA

    Emri:  Capture-43.jpg

Shikime: 37

Madhësia:  25.2 KB

    Botuar në radio gjermane DW-

    Futbollist i jashtëzakonshëm, personalitet i fortë në fushë dhe jashtë saj. Beckenbauer e ka influencuar dhe ndryshuar historinë e futbollit gjerman. Pikat kulmore të karrierës së tij.

    Franz Beckernbauer-i fanari i futbollit gjerman – ai ka qenë i tillë si lojtar dhe ashtu dhe mbeti edhe në pjesën e dytë të karrierës së tij si funksionar në qarqet e futbollit.

    Franz, grumbulluesi i titujve

    Emri:  f1.jpg

Shikime: 32

Madhësia:  25.0 KB

    Franz Beckenbauer duke marrë kupën në ndeshjen finale të Kampionati Evropian 1972 Franz Beckenbauer duke marrë kupën në ndeshjen finale të Kampionati Evropian 1972.

    Si lojtar ai ka qenë kampion i Gjermanisë, fitues i kupës, fitues i Kupës së Kampioneve të Evropës, fitues i Kupës Botërore, Kampion i Evropës, 72 herë kampion bote, në vitin 1974 ai konsiderohej si shpikësi i pozicionit libero, si njëri ndër futbollistët më të mirë që ka nxjerrë ndonjëherë Gjermania.

    Stacionet ekarrierës së tij si lojtar profesionist janë: FC Bajern, Nju Jork Cosmos, Hamburger SV dhe sërish Nju Jork

    Shpejtësi, mprehtësi në lojë, koordinim në fushë dhe lojë në pozicion. Lojtari Franz Beckenbauer ishte një mbrojtës me personalitet të fortë. Në fushë ai dukej elegant dhe superior: asnjëherë ai nuk të linte përshtypjen, se i duhej të mundohej shumë. Kaiser Franz, siç e quajnë atë, vlerësohet si një ndër liberot më të mëdhenj kohërave.

    Emri:  Capture-37.png

Shikime: 31

Madhësia:  249.5 KB

    Në moshën 18 vjeç Beckenbauer më 6 qershor 1964 feston debutimin e tij në ekipin e parë FC Bayern në ndeshjen e Bundesligës kundër FC St. Pauli. Si lojtar Beckenbauer qendroi 13 vjet në klubin e Mynihut. Më 1969 ai fiton për herë të parë Kampionatin Gjerman në këtë klub, fitorja e dytë kjo për Mynihun pas vitit 1932.

    Ndër më të mirët në botë

    Ishin vitet e Gjermanisë së ndarë. Kampionati Botëror i Futbollit u organizua në Gjermani. Ekipi vendas doli për herë të dytë kampion pas Botërorit më 1954. Forca e tij konsistonte në mbrojtje. Në portë ishte Sepp Maier dhe para saj Paul Breitner e Franz Beckenbauer, i cili me pozicionimin e tij perfekt në lojë ishte figura qendrore.

    Vitet e arta

    Emri:  Capture-38.png

Shikime: 31

Madhësia:  226.5 KB

    Dy herë futbollist i vitit në Europë! Me liberon Franz Beckenbauer nisën „vitet e arta shtatëdhjetë” të futbollit gjerman. Ar ashtu si dhe Ballon d´Or i Kaiserit që ai e mori dy herë pikërisht në vitet 1972 dhe 1976. Ndër të tjera ai në vitet shtatëdhjetë arriti majat në nivel botëror me ekipin kombëtar dhe me FC Bayern me Kupën e Europës-Hattrick dhe në Kampionatin Kombëtar në vitet 1974/75/76.

    Përkrah Pelesë

    Në krah të yllit brazilian të futbollit! Më 1977, sezoni i fundit i karrierës së Pelesë, Cosmos i Nju Jorkut fiton Kampionatin në SHBA. Beckenbauer dhe Pele kanë luajtur bashkë në ligën profesioniste të SHBA-së NASL deri në tetor 1977. Braziliani në etapën e fundit të karrierës së tij luajti dy vjet e katër muaj për Cosmos të Nju Jorkut, duke marrë pjesë në 108 ndeshje dhe duke shënuar 68 gola.

    Emri:  Capture-39.png

Shikime: 35

Madhësia:  133.5 KB

    Më 1977 Franz Beckenbauer papritur vendosi të kalojë tek Cosmos i Nju Jorkut në ligën profesioniste NASL. Ai qendroi 3 vjet në SHBA, ku ekipi u shpall tri herë kampion. Më 1980 ai u kthye në Bundesligë dhe për dy vjet luajti me kontratë për klubin e Hamburgut. Beckenbauer krahas Fritz Walter dhe Uwe Seeler shpallet i treti lojtar nderi i ekipit të kombëtares gjermane.

    Kampion bote si trainer

    Pas dështimit të kombëtares gjermane në Kampionatin Europian më 1984 Franz Beckenbauer angazhohet si trainer i ekipit kombëtar. Me titullin e fituar më 1990 ai arrin kulmin në karrierën e tij si trainer. Franz Beckenbauer, pas brazilianit Mario Zagallo, është i dyti trainer, që ka fituar më parë si lojtar në finalet e Kampionatit Botëror.

    Sërish në Mynih

    Franz Beckenbauer dhe Gerd Müller, fotografi nga ndeshja Bajern-Atletico Madrid nFranz Beckenbauer dhe Gerd Müller vitin 1974Franz Beckenbauer dhe Gerd Müller, fotografi nga ndeshja Bajern-Atletico Madrid nFranz Beckenbauer dhe Gerd Müller vitin 1974

    Emri:  Capture-40.png

Shikime: 31

Madhësia:  152.0 KB

    Lojtar, trainer, funksionar

    Një marrëdhënie gati 40 vjeçare! Pas përvojës si lojtar më 1991 Beckenbauer zgjidhet nënpresident i klubit FC Bayern dhe tre vjet më vonë emërohet president i klubit. Gjatë presidencës së tij Bayern i Mynihut bëhet ndër klubet më të sukseshme në Europë. Që nga 2009 ai është president nderi.

    Vendimi i duhur

    Emri:  Capture-41.png

Shikime: 32

Madhësia:  332.1 KB

    Bota mysafire tek miqtë! Nën këtë moto Botërori 2006 në Gjermani ishte një sukses. Personaliteti dhe imazhi i Beckenbauerit, i cili mori përsipër presidencën e Komitetit për Konkurrimin e Gjermanisë për Botërorin 2006, luajti një rol të rëndësishëm. Konkurrimi gjerman fitoi kundrejt Anglisë dhe favorites Afrikës së Jugut. Për herë të dytë pas 1974 Botërori u kthye në Gjermani.

    2006 nuk është vetëm viti i Botërorit, por edhe viti i dasmës së tretë të Kaiserit. Ai u martua në shtëpinë e tij në Oberndorf të Austrisë me Heidi Burmester. Të bujshme kanë qenë edhe martesat me Brigitte Wittmann dhe Sybille Weimer si dhe lidhja me fotografen Diane Sandmann. Ai ka pesë fëmijë.

    Në ndeshjen për ekipin e Hamburgut në vitin 1982 Franz Beckenbauer në aksion me topin duke e gjuatur ë fushëNë ndeshjen për ekipin e Hamburgut në vitin 1982 Franz Beckenbauer në aksion me topin duke e gjuatur ë fushë.

    Emri:  Capture-42.png

Shikime: 32

Madhësia:  156.9 KB

    Jo vetëm futboll! Pas karrierës së tij të suksesshme në fushën e futbollit Beckenbauer u bë edhe këngëtar, ikonë e reklamës, aktor, komentator, moderator në televizion. Ndër të tjera Beckenbauer luan edhe golf me rezultate të respektueshme. Më 1982 ai themeloi fondacionin Beckenbauer, që ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara dhe ata në nevojë

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,960
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Bota e futbollit në zi, ndërron jetë legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer

    Miku im Franz

    Emri:  auto_franz1704743352.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  37.1 KB

    Nga Alfred Draxler, BILD

    Ai ishte perandori. Ishte fanar ndriçues.

    Franz Beckenbauer arriti pasurinë e tij më të madhe në lojë. Dhe do mbahet mend përgjithmonë. Një shprehje e famshme për të thotë: “Kur Franz hidhet nga dritarja, ai fluturon lart”. Por një ditë qielli u hap sipër tij dhe gjithë fatkeqësia ra mbi të. Në fund të fundit, kjo është tragjedia e një jete të madhe! Tragjedia e një njeriu të madh!

    Franz Beckenbauer ishte miku im. Në kulmin e karrierës së tij, ne u ulëm në një makinë dhe u nisëm nga hoteli Adlon për në stadiumin Olimpik në Berlin. Ishte finalja e Kupës së Botës 2006.

    Jashtë rrugët ishin të mbushura me ngjyrat e flamurit gjerman, fytyrat e fansave ishin të gëzuara. Këndohej me zë të lartë. Ai pa nga dritarja dhe më tha: “Mendoj se nuk kemi bërë punë të keqe”. Jo keq- ky ishte niveli më i lartë i vetëlavdërimit që i kalonte ndonjëherë në buzë.

    Franz Beckenbauer ishte babai i ‘Përrallës së verës’ në vitin 2006

    Pas ribashkimit, ‘Përralla e tij verore’ ishte ngjarja më e madhe në historinë gjermane të pasluftës.

    Bota njohu një Gjermani të re. Një vend të qetë, të lumtur. Atë që politikanët nuk kishin arritur ta bënin në dekada, e arriti një futbollist nga Mynihu. Franz Beckenbauer, i lindur në një lagje punëtore në Giesing, katër muaj pas përfundimit të luftës. Babai i tij Franz punonte sekretar në postë. Nëna e tij, Antonie, të cilën më vonë e telefononte çdo ditë kudo që ishte në botë, e çoi në stacionin kryesor të trenit, ku erdhën me tren kampionët e botës të vitit 1954.

    Në mes të turmës, Franzi i vogël u zotua se do bëhej vetë një futbollist i madh. Ai u bë më i madhi.

    Ishte ai që i jepte topit trajektoren perfekte me goditjet e përsosura. Shpesh ishte i vetmi që largohej nga fusha me fanelën e pastër. Disa mendonin se stili i tij i lojës ishte arrogant. Të tjerë gjetën një fjalë më të përshtatshme: madhështor!

    Me Franz Beckenbauer, topi mësoi si të bindej!

    Në moshën 18-vjeçare, ai fitoi kontratën e parë me FC Bayern, paga bazë ishte 160 marka. Në moshën 19-vjeçare ishte futbollist i kombëtares, në moshën 23-vjeçare ishte kampion i Gjermanisë, në moshën 27-vjeçare ishte kampion i Europës dhe në moshën 29-vjeçare kampion bote. Në moshën 31-vjeçare, kishte fituar Kupën Europiane, që tashmë njihet si Liga e Kampioneve, për të tretën herë radhazi.

    Shiriti i kapitenit në pjesën e sipërme të krahut të tij ishte si një tatuazh!

    Më pas erdhi kurorëzimi kampion bote si trajner. Në vitin 1990 ishte shefi i ekipit në Itali. Ishte vetëm 44 vjeç. Në atë kohë u shkrep fotoja më e famshme e jetës së tij. Perandori duke ecur i vetëm nëpër fushën e stadiumit Olimpik në Romë me medaljen e artë në qafë.

    A mendoi ai në atë moment se në jetë do ketë vërtet vetëm lumturi dhe sukses?

    Ai ishte ylli i parë i popit në sportin gjerman dhe u shfaq shpesh në tapetin e kuq, duke u bërë ylli numër 1 i reklamave në Gjermani.

    Mijëra herë e kam parë duke u ndalur për të nënshkruar autografë kur të tjerët ecnin përpara. “Nuk duhet të harrosh kurrë se nga ke ardhur,” më tha njëherë.

    Me milionin që mori në ndeshjen e lamtumirës në Hamburg në vitin 1982, ai themeloi një fondacion që mbështeti njerëzit në nevojë deri në fund.

    Viti i tij fatal ishte viti 2015

    Franz e donte futbollin dhe gratë. Që në moshën 18-vjeçare kishte një fëmijë të jashtëligjshëm. Prandaj Federata Gjermane e Futbollit donte ta përjashtonte nga kombëtarja e të rinjve. Më pas u ra dakord që tani e tutje, ai duhej të flinte në një dhomë me trajnerin.

    Dhe kur më vonë gjatë martesës së tij u zbulua se ai kishte një fëmijë me një grua tjetër, ai tha në një emision televiziv me një buzëqeshje që e kishte vetëm ai: “Shiko, Zoti është i kënaqur me çdo banor të ri në tokë”. Dhe gjërat dukeshin mirë. Ai u martua me Heidin e tij gjatë “Përrallës verore”. Ata kanë dy fëmijë, Joel dhe Francesca.

    Por viti fatal i perandorit ishte 2015.

    Në korrik, djali i tij Stephen, më i madhi nga martesa e tij e parë, vdiq nga një tumor në tru. Ai ishte vetëm 46 vjeç. Babai i tij qëndroi me të deri në fund. Në varrim e pashë duke ecur me kokën lart dhe mendueshëm. A po mendonte për kuptimin e jetës atëherë?

    ‘Kaiseri’ u tërhoq nga sytë e publikut

    Më vonë ai tha: “Vdekja e Stephen ishte humbja më e madhe në jetën time. Unë kurrë nuk i kisha njohur problemet më parë”.

    Në tetor të vitit 2015, Spiegel doli me titullin: “Përralla e shkatërruar e verës”. Bëhej fjalë për shpërdorimin e 10 milionë frangave zvicerane. Edhe pse deri sot nuk është provuar asgjë, as fondet e errëta dhe as blerja e votave për Kupën e Botës, Beckenbauer u mbulua me dyshime dhe gjysmë të vërteta gjatë viteve në vazhdim.

    Një legjendë duhej të shkatërrohej.

    Një operacion i vështirë në zemër në vitin 2017

    Ai vuajti më shumë nga sa e kuptonte publiku. Thonë se kur sëmuret shpirti, trupi nis e bërtet. Në vjeshtën e vitit 2017, Beckenbauer iu nënshtrua një operacioni serioz në zemër. Vitin tjetër përsëri. Ai pati një atak në sy dhe nuk shihte më me syrin e djathtë. Më vonë iu vendos një legen artificial dhe së fundmi u tërhoq gjithnjë e më shumë nga publiku.

    A besonte në jetën pas vdekjes Franz Beckenbauer, i cili ishte deri në fund pjesë e kishës katolike? Pak para ditëlindjes së tij të 75-të, ai u tha gazetarëve të BILD: “Ne kemi një shpirt. Ai vjen nga diku. Dhe besoj se do të kthehet atje në një moment. Nuk e di se kur do jetë ai moment”.

    Dhe tregoi se lutet përditë: “Jam falenderues për jetën e bukur që më lejuan të bëja. Është e nevojshme që thuash faleminderit çdo ditë”.

    Sot ne themi: Faleminderit Franz! Faleminderit për gjithçka ke bërë për këtë vend!


    BILD/Syri

Tema të Ngjashme

  1. Shuhet legjenda e futbollit Pele
    Nga Albo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2023, 16:31
  2. Kush ishte legjenda e futbollit Fadil Vokrri, i cili vdiq sot
    Nga Akuamarini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2018, 06:28
  3. Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar Z. Panajot Pano
    Nga dordi1 në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 27-01-2013, 18:42
  4. Ndahet nga jeta Sokrates, legjenda e futbollit brazilian
    Nga MI CORAZON në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-12-2011, 18:37
  5. Loro Boriçi, legjenda e futbollit shqiptar
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 14:09

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •