Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,958
    Postimet në Bllog
    18

    Filozofia e Rilindjes - Rrëno familjen dhe shtresën e mesme, pastaj zhbëje identitetin kombëtar!

    Filozofia e Rilindjes - Rrëno familjen dhe shtresën e mesme, pastaj zhbëje identitetin kombëtar!

    Nga Nga Enver Bytyçi

    Emri:  auto_auto_auto_auto_oto5691682337072169952277217036654381704456287.jpg

Shikime: 114

Madhësia:  33.5 KB

    Lajmi i fundit: - Vëllai vret vëllanë, pastaj dhe veten. Lajme të tjera të mëparshme: - Djali vret nënën! Burri vret gruan! Vëllai ther motrën! Plagosje të kushërinjve për pronën! Dhe të gjitha këto duken si përditshmëri e lajmeve në mediet shqiptare. Nëse një gazetar pyet kryeministrin apo anëtarët e kabinetit të tij, përgjigja është hazërxhevap: “Këto ndodhin kudo në botë”!

    Por ama në asnjë vend të botës nuk promovohen e anonçohen në medie lajme të tilla në përditshmëri. Përjashto rastet kur krimi konsiderohet masakër ose terror. Pse këtu në Shqipëri jepen edhe lajme kur dikush divorcohet, kur dikush grindet, e jo më kur ndodhin krime në familje?! Ka një strategji të studiuar dhe të ndërtuar me shumë kujdes, finesë dhe djallëzi: - Të krijohet përshtypja se familja është në krizë dhe njerëzit të gjenden para fatalitetit, të pamundur për të reaguar dhe për të mbajtur një familje të shëndoshë. Ndërkaq shteti kujdeset që të rritet varfëria, me qëllim rrënimin e mëtejshëm të familjes.

    Situata dramatizohet shumëfish nëpërmjet medieve që përhapin lajme të tilla. Ndërkohë kjo nxit emigracionin, i cili e godet përfundimisht familjen shqiptare. Edhe kaq sa shqiptarë kanë emigruar në dekadën e fundit janë të mjaftueshëm të dëmtojnë familjet shqiptare. Nga 12 qarqe në tetë prej tyre, sipas studimit të ditëve të fundit, jetojnë më shumë banorë të moshës së tretë, sesa të rinj. Qeveria e Rilindjes ndryshoi ekuilibrat e shoqërisë shqiptare në favor të armiqve të kombit tonë. Dhe formula e kësaj qeverie është të rrënojë familjen si qeliza bazë e shoqërisë sonë.

    Nga ana tjetër këtij qëllimi i shërbejnë edhe politikat e zhbërjes së shtresës së mesme. Edhe në këtë rast ka një strategji të qëllimshme. Një komb pa një shtresë në rritje me të ardhura të garantuara për jetën e familjes dhe kjo është shtresa e mesme, është i destinuar të dobësohet dhe të shkatërrohet. Në periudhën e Mbretërisë shqiptare kishte vajtur në fshatin tim të lindjes kryetari i Komunës së Kukësit dhe i kishte kërkuar gjyshit tim 3-4 djem për t’i dërguar për shkollim në internatin Kosova të Krumës në Has. Ndërkohë ai vuri një kusht: - Nuk i dua as të varfër, as të pasur shumë. I dua nga shtresa e mesme, thotë administratori i Mbretit. Gjyshi e pyet se pse duhen këta? Dhe ai përgjigjet: “I varfëri ta shet atdheun për një copë bukë, ndërsa e pasuri ta shet atdheun për më shumë pasuri”!

    A ka një filozofi të tillë qeverisja e Rilindjes? Ajo nuk ka as nuk do ta ketë këtë mision e këtë vizion! Qëllimi e përpjekjet e saj janë të përçajë, sepse kësisoj mund e sundon më lehtë këtë vend e këtë popull. Qeveria shqiptare punon që ta varfërojë qytetarin shqiptar, sepse në këtë mënyrë e manipulon dhe i imponohet më me sukses. Ka si destinacion ta shkatërrojë familjen, me qëllim që kjo strukturë e shoqërisë të mos ndikojë te anëtarët e saj për të përzgjedhur alternativën më të mirë të qeverisjes në zgjedhje. Lufta kundër shtresës së mesme është objektiv edhe i ligjit të tatimit për profesionet e lira, i cili hyri në fuqi më 1 janar 2024. Rrënimi i kësaj shtrese është interes politik i Rilindjes, sepse vetëm shtresa e mesme nuk manipulohet dhe nuk gënjehet me një thes miell në këmbim të votës.

    Gjithçka që ndodh me shtresën e mesme dhe me familjen lidhet me pushtetin, zgjedhjet, manipulimin dhe imponimin e vullnetit të një oligarkie të caktuar, ku bëjnë pjesë politikanët e mazhorancës dhe ata të shiturit nga opozita, pronarë mediesh dhe më të pasurit në biznes!

    Syri

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Arianitas (13-01-2024)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,529

    Për: Filozofia e Rilindjes - Rrëno familjen dhe shtresën e mesme, pastaj zhbëje identitetin kombëtar

    Shkrim koti. I bien legenit me kete shtresen e mesme se e kan degjuar nga Amerike dhe o burra kush ja fut me kot.

    Ne Shqiperi nuk egziston shtresa e mesme ose ajo kategori qe mundet te perfaqsoje diçka te tille. E para shtresa e mesme ne nje shoqeri perfaqson shumicen,gje qe nuk egziston ne Shqiperi. Shqiperia shumicen e popullsise e ka te varfer.

    Ne qofte se duhet ta ndajme shoqerine shqiptare "ne klasa" apo kategori do mjaftonin vetem dy kryesoret : Kategoria qe punon ne shtet dhe Kategoria qe ose nuk ka pune ose eshte e detyruar te punoje ne privat. Keto jane dy shtresat kryesore ne Shqiperi.


    Sa per analizen,ne Shqiperi kane 30 vjet qe nuk planifikojne asgje,çdo qeveri ecen vetem per inerci. Mjafton te kujtoni universitetet private e kohes te Saliut,ose luften e Rames kunder hashashit te Lazaratit dhe mund te vazhdohet pa fund nga plerat e Rames apo TAP-i i Berishes per ta kuptuar se nga kush jemi qeverisur dhe po qeveriseni. Njerez injorant qe mendojne se qeverisja eshte vetem pushtet.

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,958
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Filozofia e Rilindjes - Rrëno familjen dhe shtresën e mesme, pastaj zhbëje identitetin kombëtar

    Ne qofte se duhet ta ndajme shoqerine shqiptare "ne klasa" apo kategori do mjaftonin vetem dy kryesoret : Kategoria qe punon ne shtet dhe Kategoria qe ose nuk ka pune ose eshte e detyruar te punoje ne privat. Keto jane dy shtresat kryesore ne Shqiperi.
    Ku mendon se i gjen Qeveria e Qametit paratë për të paguar ata shqiptarë që i punëson në shtet në këmbim të votës? Paratë dalin nga taksapaguesit shqiptarë, shumica e të cilëve nuk punojnë në shtet, punojnë në privat. Dhe duke qenë se privati paguan gjithmonë më shumë dhe tërheq ajkën e fuqisë punëtore, Qametit në krye të Qeverisë i duhet të ngrejë taksat kësaj shtrese, që të mbajë nga pas ata të punësuarit në shtet. Shqipëria e ka një shtresë të mesme private, sado e vogël që mund të jetë. Po të mos ta kish, Qameti dhe njerëzit e tij nuk do t'iu ngrinin taksat.

    Albo

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,529

    Për: Filozofia e Rilindjes - Rrëno familjen dhe shtresën e mesme, pastaj zhbëje identitetin kombëtar

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ku mendon se i gjen Qeveria e Qametit paratë për të paguar ata shqiptarë që i punëson në shtet në këmbim të votës? Paratë dalin nga taksapaguesit shqiptarë, shumica e të cilëve nuk punojnë në shtet, punojnë në privat. Dhe duke qenë se privati paguan gjithmonë më shumë dhe tërheq ajkën e fuqisë punëtore, Qametit në krye të Qeverisë i duhet të ngrejë taksat kësaj shtrese, që të mbajë nga pas ata të punësuarit në shtet. Shqipëria e ka një shtresë të mesme private, sado e vogël që mund të jetë. Po të mos ta kish, Qameti dhe njerëzit e tij nuk do t'iu ngrinin taksat.

    Albo
    Nuk ka klase te mesme ne Shqiperi. Nuk ka klase apo kategori qe te jete shumica dhe te jete e pavarur. Po te kishte klase te mesme qeveria nuk do ti rriste taksat kesaj klase sepse do humte zgjedhjet,per kete Rama i takson dyfish sepse eshte nje klase qe nuk egziston.

    Prandaj kemi vetem dy klasa,klasa qe punon ne shtet dhe klasa qe punon ne privat,dhe te dyja klasat se bashku nuk varen nga shteti apo privati por varen thjeshte nga partia ose partite.

    Klasa e mesme eshte njesoj si Shteti egzistojne vetem si koncepte, si teori per injorancen... por ne realitet as Shteti dhe as klasa e mesme nuk egzistojne ne praktike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 09-01-2024 më 06:53

  6. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,469
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Filozofia e Rilindjes - Rrëno familjen dhe shtresën e mesme, pastaj zhbëje identitetin kombëtar

    Media e non-grat, sali penxherese, nuk ka pume tjeter, vec te shaje qeverine. por le ti kthehet vitit 1997 dhe te gjeje vrasesin e 3000 shqiptareve, e keqja eshte se vrasesit jane ende ne shtepi (edhe pse te izoluar)
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,958
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Filozofia e Rilindjes - Rrëno familjen dhe shtresën e mesme, pastaj zhbëje identitetin kombëtar

    Klasa e mesme eshte njesoj si Shteti egzistojne vetem si koncepte, si teori per injorancen... por ne realitet as Shteti dhe as klasa e mesme nuk egzistojne ne praktike.
    Ekziston një klasë e mesme në Shqipëri, që ka lindur nga dy "investitorët" e padukshëm:

    - korrupsioni i njerëzve në pushtet me fondet e BE dhe taksat e shqiptarëve.
    - paraja e krimit të organizuar e drogës që investohet në pallate e turizëm.

    Si pjesë e "reformës në drejtësi", amerikanët e ambasadës në Tiranë, i vunë një parakusht shtetit shqiptar: që të fitoni besimin e qytetarëve në këtë reformë, duhet që të verifikoni pasurinë e gjithë prokurorëve e gjyqtarëve të vendit. Kërkesë mëse e arsyeshme, apo jo? Problemi i vetëm me këtë kërkesë, ishte se të gjithë prokurorët dhe gjykatësit e vendit dolën të gjithë të pasur, me një pasuri që i rendiste në shtresën e mesme nga të ardhurat. Ambasadorëve të huaj u binin në sy në takimet e tyre me njerëzit e drejtësisë shqiptare, orërat disa mijëra dollarë, kostumet e shtrenjta, makinat lluksoze. Si është e mundur thoshin që një person që punon në shtet me një rrogë buxhetori të bëjë një jetë komode të tillë? Problemi i drejtësisë shqiptare, dhe arsyeja përse ky proces u zvarrit me vite të tëra, është se gati të gjithë njerëzit e punësuar në sistemin e drejtësisë ishin të korruptuar, ose nga njerëzit në krye të pushtetit, ose nga kriminelët e pasur që bien në rrjetën e drejtësisë e u duhej të blinin pafajësinë.

    Gjëja tjetër që ka ndodhur në Shqipëri këtë dekadën e fundit është që shtypi shqiptar falimentoi. Ka më shumë shfletues të faqeve të forumit shqiptar në një ditë se sa shfletime faqesh gazetash të shitura në Shqipëri. Por falimentimi i shtypit të shkruar, krijoi një fenomen të ri: shpërtheu biznesi i lajmeve vizive në televizionet e shumta të vendit. Ca televizionet, ca rrjetet sociale, ca telefoni në dorë, dhe shqiptarët lexojnë pak e shikojnë shumë TV sot. Të gjithë ato fytyrat që ti shikon në ekranet e televizioneve, si të punësuarit edhe analistët e përhershëm, janë po ashtu shtresë e mesme. Edhe pse këto televizione janë vënë në garë se kush rrëmben sa më shumë fonde të qeverisë për reklama e favore, në këmbim të mbylljes së syve e veshëve, biznesi nuk është shtetëror. Biznesi i televizioneve është i financuar gati totalisht nga paratë e krimit të organizuar shqiptar në Shqipëri e në botë. Siç do të thosh një ambasador i ri në Tiranë: "Nuk e prisja që vendi më i varfër në Evropë të kish kaq të zhvilluar industrinë e mediave vizive."

    Zhvillimi i turizmit në Shqipëri ka bërë që të rriten të ardhurat e taksave nga turizmi për shtetin shqiptar dhe për ekonominë shqiptare. Miliona turistë jo-shqiptarë po shpenzojnë jo vetëm kohë me pushime në Shqipëri, por po shpenzojnë edhe paratë e tyre në Shqipëri. Kryeministri piktor i vendit fërkon duart, pasi ka akoma më shumë mundësi përfitimi dhe korrupsioni. Korrupsioni nuk bëhet më vetëm me "konçensione" apo me "fondet për zhvillim të BE e SHBA", korrupsioni bëhet edhe me turizmin. Parkun kombëtar të Butrintit kërkon ta kthejë në rezort turistik. Po vazhdoi me të tilla ritme rritja e turizmit, kjo do të rrisi edhe përqindjen e të ardhurave të taksave nga turizmi për Ramën me shokë, do të rrisi edhe përqindjen e prodhimit bruto të ekonomisë shqiptare. Turistët duan të hanë, të pinë, të shijojnë rrezet e diellit dhe natyrën shqiptare. Pra turizmi është motori tjetër që bën të mundur shtimin e rradhëve të shtresës së mesme.

    Ku dolëm?

    1. Shtresa e mesme në Shqipëri ekziston, paçka se nuk është një përqindje e madhe e popullsisë.
    2. Shteti shqiptar ekziston, paçka se korrupsioni është kthyer në kulturë pune.

    Por atje ku ti ke të drejtë të jesh pesimist është se për sa kohë një piktor i dështuar që rronte me asistencë sociale në Paris 20 vjet më parë do të jetë në krye të vendit, babëzia e tij nuk do të ketë fund derisa t'i pëllcasi plënci ose derisa shqiptarët të zgjohen nga gjumi e ta përzënë me shkelma.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-01-2024 më 17:41

Tema të Ngjashme

  1. Shqiptari përplasë serbin në ring, pastaj feston me flamurin kombëtar
    Nga Akuamarini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2018, 05:59
  2. Qeveria e Rilindjes në alarm: Duan të na vrasin Kaubojsin e Rilindjes!
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-09-2016, 01:12
  3. A e mohon Islami identitetin kombetar
    Nga Marmara në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-10-2011, 07:56
  4. lexojeni pastaj flisni
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 10:13
  5. Si të fsheh identitetin (IP) në internet?
    Nga fotjon në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 22-10-2008, 18:45

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •