Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,958
    Postimet në Bllog
    18

    Pas 27 vitesh, kompania italiane "Cotonella" zhvendos biznesin e saj nga Shqipëria në Uzbekistan

    Pas 27 vitesh, "Cotonella" marka italiane e veshjeve intime zhvendos prodhimin nga Shqipëria në Uzbekistan

    Emri:  cotonell.jpg

Shikime: 74

Madhësia:  39.4 KB

    Që nga viti 1996, Shkodra ka qenë qendra kryesore prodhuese dhe logjistike e prodhimit të veshjeve intime jashtë Italisë për kompaninë “Cotonella”, lider në tregun fqinj, që tashmë është një markë e njohur ndërkombëtare.

    Me rritjen e kostove të prodhimit në Shqipëri, nga nënçmimi i Euros dhe paga minimale, kompania italiane po tërheq një pjesë të prodhimit për t’u zhvendosur në Uzbekistan.

    Zotëruesi i kompanisë “Albania Tricot”, Gjergj Leqejza, që prodhon për “Cotonella”, pohoi se “për të qenë konkurrues në treg dhe si rezultat i rritjes së çmimit fason, ‘Cotonella’ spa ka vendosur të fillojë prodhimin në Uzbekistan”.

    Prodhimi në Shqipëri do të vijojë po do të jetë më i kufizuar, tha Leqejza, i cili lajmëroi tkurrje të aktivitetit dhe shkurtim të numrit të punonjësve gjatë këtij vitit që sapo ka nisur.

    Në vitin 1996, “Cotonella” zgjodhi Shqipërinë për të ndërtuar fabrikën e parë të prodhimit jashtë Italisë. Më pas në vitin 2008 fabrika e prodhimit në Shkodër në Shqipëri përuroi një laborator modern të prerjes së pëlhurave dhe bëhet një qendër ndërkombëtare logjistike për të gjithë “Cotonella”.

    Por teksa çmimet e prodhimit në Shqipëri ndryshuan nga rritja e pagës minimale dhe rënia e euros në një kohë që tregu italian shfaqi rënie të kërkesës për veshje intime nga kriza e inflacionit, drejtuesit e “Cotonella” vendosen të zhvendosnin prodhimin nga Shqipëria.

    Mediat në Uzbekistan kanë raportuar se në mes të këtij viti marka italiane e tekstilit “Cotonella” zgjedh Uzbekistanin për të lokalizuar produktet e saj. Drejtimi i kompanisë vendosi të hapë një fabrikë në rajonin Kashkadarya. “Cotonella” ka në plan të zhvendosë gradualisht prodhimin në Uzbekistan.

    Në fazën e parë pas fillimit të punës në fabrikë është planifikuar të prodhohen deri në 2 milionë copë trikotazh të gatshëm në vit, duke siguruar punë të përhershme deri në 80 persona.

    Më pas “Cotonella” synon të investojë rreth 5 milionë dollarë për të rritur prodhimin e produkteve në 8 milionë njësi në vit dhe synohen të hapen deri në 500 vende të reja pune të përhershme.

    E themeluar në vitin 1972, kompania italiane e veshjeve “Cotonella” është një nga markat kryesore të brendshmeve për femra, meshkuj dhe fëmijë. Kompania prodhon më shumë se 20 milionë produkte në vit, të cilat shiten në 24 vende evropiane.

    Sektori që punon me material porositësi po kalon një situatë të vështirë në vend për shkak të rritjes së kostove të prodhimit e të pagave dhe rënies së euros.

    Eksportet e tekstileve e këpucëve ranë me 5.8% për 11-mujorin 2023, ndërkohë që në nëntor u shënua tkurrja më e thellë që nga pandemia, me 19%.

    B.Hoxha


    Revista Monitor

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,958
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Pas 27 vitesh, kompania italiane "Cotonella" zhvendos biznesin e saj nga Shqipëria në Uzbekista

    Kur një model ekonomik dështon dhe rrezikon 75 mijë familje!

    Nga Jorida Tabaku-

    Largimi i investitorëve të huaj që lidhen me indsutrinë e fasonëve që është industria e dytë më e madhe eksportuese në Shqipëri me thuajse 30% të eksporteve tregon fatkeqësisht një të vërtetë të madhe, një vision të gabuar. I cili jo vetëm nuk ka shkëlqyer si model ekonomik që stimulon prodhimin, përthith investimet e huaja apo rrit mirëqënien por dhe po largon investimet e pakta.

    Ka qenë ky vizion që ka zvogëluar dhe zhbërë industrinë e fasonëve që është në rrezik jo veç prej zhvlerësimit të euros por edhe politikave të gabuara fiskale dhe ekonomike. Se kush e quan këtë forcim të lekut si arritje e bën ose për arrogancë ose për dritëshkurtësi.

    Rreziku i industrisë fasone vjen jo sepse një ekonomi e fortë ka prodhuar një Lek të fuqishëm, por sepse një qeveri e korruptuar ka mbyllur sytë përballë pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit që sot po depërtojnë edhe në turizëm edhe në lojërat e fatit.

    Në të kundërt, për t’iu përgjigjur shqetësimit të kompanive të fasonëve qeveria dështoi plotësisht të prodhojë qoftë edhe një masë të vetme në mbështetje të këtij sektori. Që prej 2013 kur erdhi në pushtet kjo qeveri socialiste, platforma e saj për biznesin kanë qenë taksat e larta që kanë penguar jo vetëm rritjen e fasonerisë por edhe rritjen e pagave, kjo pasi pagat nuk rriten me urdhërin e qeverisë por sepse kërkesa dhe oferta përputhet. Sot 75 000 familje mund të dalin në rrugë.

    Por kjo ngre dhe disa pyetje thelbësore për ekonominë tonë; Çfarë modeli po prodhojmë? A duhet sakrifikuar 75 mijë familje që ushqehen nga puna në fasoneri për eksperimentet sociale dhe ekonomike të pastrimit të parave? A po investojmë në arsim me idenë e një krahu pune të kualifikuar? Jo, dhe këtë e tregon jo veç buxheti dedikuar arsimit por dhe rezultatet e PISA në vite. A po investojmë në bujqësi? Përsëri jo dhe këtë e tregon jo vetëm buxheti për bujqësinë por dhe fakti që ky sektor ka të paktën 6 tremujorë në rënie.

    A po investojmë në teknologji informacioni, në tregun e krahut të kualifikuar të punës? A ka sot poliitka nxitje në këtë drejtim? A po ndërtojmë turizëm të qëndrueshëm që kontribuon në ekonomi që mbështet boneset e vogla familjare që ofrojnë më të mirën e më të bukërën e shqipërisë bashkë me traditën?

    Sot Shqipëria fateqësisht nuk konkuron në asnjë nga sektorët që duhet të konkurojë. Ne nuk mund të kufizohemi duke numëruar numrin e turistëve.

    Në të kundërt, duhet të prodhojmë dhe krijojmë një ekonomi që mbahet dhe është reziliente. Duhet të ofrojmë turizmin, bujqësinë, duhet të zgjerojmë tregun e të mbyllim hapësirën në të ardhura që kanë sot shqiptarët me këdo në rajon. Por më tepër ne duhet të investojmë në të ardhmen. Duhet të ofrojmë atë që sot kërkon koha. Me një model të vjetër, të korruptuar e që fatkeqësiht mbahet nga paratë e pista Shqipëria do të betet gjithmonë në vagonin e fundit kur mund të jetë lokomotiva e rajonit!


    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Aktuale edhe pas 100 vitesh:"SA E VARFËRË ËSHTË SOT SHQIPËRIA, DHE ... "
    Nga projekti21_dk në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 28-08-2021, 21:24
  2. Si thuhet? "Para ca vjetesh" apo "para ca vitesh"
    Nga xamono në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-09-2017, 19:14
  3. Maskat terrorizojnë dhe vjedhin biznesin "Neranxi"
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-02-2015, 00:50
  4. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-05-2014, 15:51
  5. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 12-12-2011, 18:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •