Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Kryeministri Rama krijon një ministri të re për mikun e tij Blendi Gonxhen

    Kryeministri Rama krijon një ministri të re për Blendi Gonxhen

    Kryeministri Edi Rama njoftoi të hënën krijimin e një ministrie të re që do të shkrijë ministrinë e Kulturës me Ekonominë dhe në krye të saj emëroi Blendi Gonxhen, një bashkëpunëtor i tij i vjetër.
    NgaBlerina Gjoka

    Emri:  20230125_234824_250123_2_037-2_PJXPnSg.jpg

Shikime: 462

Madhësia:  37.5 KB
    Blendi Gonxhe duke folur pas marrjes së një çmimi gjatë ceremonisë së ndarjes se çmimeve për bizneset, CCIT Awards 2023, | Foto: LSA

    “Kam vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës”- shkruan Rama në platformën X (ish-twitter).

    Ai publikoi shkresën e dërguar presidentit të Republikës për të emëruar Gonxhen ministër të Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit duke e justifikuar vendimin me nevojën për një qasje të re në këto sektorë.

    Si pasojë e këtij ndryshimi në strukturë largohet nga kabineti qeveritar Elva Margariti, një arkitekte me profesion, e cila shërben si ministre e Kulturës prej janarit 2019.

    Gonxhe drejton aktualisht Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) nën varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

    I njohur si një nga studentët e dhjetorit '90, Gonxhe ka qenë një bashkëpunëtor i hershëm i Ramës në kohën kur ky i fundit u zgjodh kryetar i bashkisë Tiranë në vitin 2000. Pasi shërbeu si nënkryetar i bashkisë për 2 vite u rikthye në këtë bashki si drejtor i Rekreacionit nën drejtimin e Erjon Veliajt në 2015-ën.

    Kryeministri e cilëson Gonxhen një drejtues publik të spikatur në reformimin e institucionit që drejton nga 2018-a dhe me një orientim konstant ndaj inovacionit dhe pse vitin që shkoi Autoriteti i Konkurrencës konstatoi si të paligjshme një marrëveshje të firmosur nga ai me shoqatat e autoshkollave e cila dyfishonte çmimin e shërbimit të autoshkollës.

    Rama e ndryshoi qeverinë për herë të fundit në fillim të shtatorit duke bërë ndryshime në shtatë poste ministrore në fund të një fjalimi të gjatë përpara Asamblesë së Partisë Socialiste, pa shpjeguar motivet e riformatimit të kabinetit të tij.

    Ai vendosi të largojë nga kabineti i tij ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, atë të Bujqësisë, Frida Krifca dhe ministren e Arsimit, Evis Kushi. Me këto ndryshime ai zhvendosi ministren e Shëndetësisë Olgerta Manastirliu te Arsimi duke emëruar në vend të saj drejtoreshën e Administratës Publike Albana Koçiu dhe spostoi Delina Ibrahimi nga Financat në një ministri pa portofol duke emëruar Ervin Meten, një tjetër drejtor agjencie shtetërore në vend të saj.

    Ky është ndryshimi i katërt në qeveri prej kohës kur Rama mori një mandat të tretë qeverisës në vitin 2021.


    BIRN
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Rama krijon një ministri të re për mikun e tij Blendi Gonxhen

    Ministria e Kulturës në varësi të Ekonomisë, Zhupa: Zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu. Udhë të mbarë Elva Margariti

    Emri:  ina-zhupa.jpg

Shikime: 386

Madhësia:  18.0 KB

    Duke reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për shkrirjen e disa ministrive dhe krijimin e një të reje ku përfshihet ekonomia dhe kultura për deputetet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, tha se vendimi është zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu dhe koncesioneve si metodë pune.

    Si një nga kundërshtaret më të zëshme kundër koncesionit të Butrintit, deputetja Zhupa, tha se ministrja në ikje e Kulturës, Elva Margariti, do të qëndrojë edhe për kohë në bordin e këtij koncesioni derisa të dalë vendimi i rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese.

    Reagimi:

    Bashkimi i kulturës me ekonominë, zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu dhe koncesioneve si metodë pune.

    Shqipëria e trajtuar si plackë, ku nuk shpëton as kultura, shprehet qartësisht me këtë vendim.

    Udhë të mbarë Elva Margariti, nuk do na mungosh fare, të përdorën si vrasëse të kulturës dhe të hodhën poshtë duke të shkrirë edhe ministrinë. Je kurbani i rradhës.

    Tani vazhdo edhe ca ditë në bordin e koncesionit të Butrintit sa të dali vendimi i rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese dhe turpin ta lajnë me heqjen tënde.

    Do votoj me të dyja duart që të ikësh ti nga kultura.

    Gonxhja i Ramës do jetë edhe më keq se Margariti jam e bindur por përballë do na ketë hap pas hapi.


    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Rama krijon një ministri të re për mikun e tij Blendi Gonxhen

    Rama shkrin tre ministri në një dhe emëron në krye Blendi Gonxhen, largohet Elva Margariti

    Emri:  asfasfas.jpg

Shikime: 379

Madhësia:  22.3 KB

    Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të shkrijë tre ministri në një të vetme, përkatësisht atë Financave, Ekonomisë dhe Kulturës, duke krijuar ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me në krye Blendi Gonxhen.

    Me krijimin e kësaj ministrie, drejtuesja aktuale e Kulturës Elva Margariti largohet nga kabineti qeveritar, detyrë të cilën e mori në dhjetor 2018.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në rrjetin social X, ku shprehet:

    Lipset të kalohet sot në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilat për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë, duhet të dalin nga kufijtë e ngushtë tradicionalë të qeverisjes së vendit dhe të ndërveprojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën, sidomos në kushtet kur teknologjia digjitale ka hyrë si një fuqi e re e kohës në të gjitha fushat e jetës dhe kërkon drejtim strategjik, orientim qeverisës e koordinim ndërsektorial; kur kultura nuk mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit, mbi të cilat ajo ka një potencial të madh ndikues, e prej të cilave ajo mund të përfitojë shumë më tepër; kur vetë sektori i ekonomisë në tërësi kërkon një përmasë të re në frontin e qeverisjes. Për këtë nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, kam vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës. * Për drejtimin e kësaj ministrie të re do t’i propozoj sot Presidentit të Republikës, zotin Blendi Gonxhe, një drejtues publik që ka spikatur për reformimin dhe modernizimin mbresëlënës të institucionit, orientimin konstant ndaj inovacionit në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarët, shpejtësinë e integrimit të nënsektorit përkatës në kornizën e standarteve europiane.

    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Rama krijon një ministri të re për mikun e tij Blendi Gonxhen

    Ndryshimet/ Afrimi i Gonxhes pas 2 dekadash. Ikja e Margaritit dhe zvogëlimi i Metes

    Emri:  IMG-20240108-WA0014.jpg

Shikime: 381

Madhësia:  42.9 KB

    Ngritja e papritur e Blendi Gonxhes ka nxjerrë jashtë qeverisë, ministren e Kulturës që prej vitit 2019, Elva Margariti, dhe ka reduktuar ndjeshëm peshën e institucionit të drejtuar nga Ervin Mete, që tani do të jetë vetëm ministër i Financave.

    Kryeministri Rama ka njoftuar ndryshime në kabinetin qeveritar duke bërë me dije formimin e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me ministër Blendi Gonxhen, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Nëpërmjet një postimi në ‘X’ (ish-Twitter), kryeministri theksoi në fazën e re të zhvillimit ku ka hyrë vendi, duhet një koordinim ndërsektorial ku Kultura nuk mund të mbetet më një ministri e ndarë.

    Rama ka publikuar propozimin e dërguar për dekretim te Presidenti Bajram Begaj. Me këtë vendim, shkrihet ministria e Kulturës, me Elva Margaritin që largohet nga kabineti.

    “Lipset të kalohet sot në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilat për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë, duhet të dalin nga kufijtë e ngushtë tradicionalë të qeverisjes së vendit dhe të ndërveprojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën…” – e argumentoi Rama këtë lëvizje.

    Por ky vendim do i përgjysmojë ministrinë Ervin Metes, i cili në shtator, kur mori detyrën, ishte edhe ministëri i ekonomisë, ndërsa tashmë do të jetë vetëm i Financave. Gjithashtu me ndryshimin e fundit, Rama rikthen Inovacionin, sektori i cili gjatë mandatit 2013-2017 të qeverisë Rama ka qenë ministri më vete që drejtohej nga Milena Harito.

    Por gjithësesi, surpriza e kësaj lëvizjeje është afrimi i Blendi Gonxhes në rrethin e ngushtë të Ramës. Ish-studenti i tij në Akademinë e Arteve, pastaj numri 2 i institucioneve, kur Rama drejtoi Ministrinë e Kulturës në 1998 dhe Bashkinë e Tiranës në 2000, ai u nda nga shefi i tij në mënyrë jo fort të lumtur. Shkak u bë një nga skandalet më të mëdhenj të kësaj bashkie, në fillim të viteve 2000, kur në Tiranë shpërtheu diga e Liqenit që shkaktoi një përmbytje katastrofale. Kjo ngjarje u bë shkak që si Nano dhe Berisha, atë kohë shumë pranë, të kërkonin kokën e Ramës. Ky i fundit i hodhi si kompensim kokën e Gonxhes. Bashkëpunëtori i përhershëm u detyrua të dorëhiqej nga bashkia. Me një gur, sipas një stili që e ka çuar në perfeksion, Rama tentoi të vrasë dy zogj. Ai u dha në prapaskenë, jehonë zërave që kishin filluar ta krahasonin Gonxhen me personazhin e komedisë “Prefekti”, Mon Kukaleshi. Atë kohë sapo patën filluar zërat e parë me biznesin e lejeve të ndërtimit. Po ta përkthejmë sipas termave të filozofisë së sotme, Gonxhja akuzohej se kishte ngrënë kumbulla dhe dardha, pas shpinës së shefit. Ashtu si tani askush nuk e kapërdiu këtë fabul, por fakti është se i lënë në rrugë, i tradhtuar nga miqtë, po aq sa i frikësuar nga rikthimi i Berishës në pushtet në 2005, Gonxhe u detyrua të emigrojë në Greqi.

    Ai u rikthye tre vite më pas, por ndonëse dha disa sinjale publike pro Rama, nuk u afrua më nga ish-miku, që tashmë qe bërë shefi i opozitës. Ai do ta harronte edhe pas fitores së pushtetit deri sa Erion Veliaj në 2015 do t’i ofronte si lëmoshë drejtorinë e parqeve në Bashki, natyrisht jo pa bekimin e shefit. Vetëm pasi e rikaloi provën e besueshmërisë me përkujdesjen për barin dhe lulet, Blendi Gonxhe, u shpërblye me drejtorinë e madhe dhe fitimprurëse të patentave. Dhe tashmë, pas më shumë se dy dekadash ndarjeje, Rama e ka futur sërish në rrjetin e afërt duke e graduar ministër të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke nxjerrë jashtë loje Elva Margaritin dhe reduktuar pushtetin e Ervin Metes.

    LAPSI.AL

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-11-2024, 13:39
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2016, 23:07
  3. Nata e Bardhe: Kryeministri Rama kërcen Napolonin ne Kryeministri
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 04-12-2013, 21:48
  4. Blendi Fevziu: Përse humbi Edi Rama?
    Nga REALIST në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 03-07-2011, 05:44
  5. Qeveria e Kosovës krijon dy ministri të reja
    Nga zANë në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 29-09-2006, 19:26

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •