Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    SPAK hap dosje të re hetimore ndaj ish-ministrit të shëndetësisë e mikut të Edi Ramës, Ilir Beqja

    Hetim i ri në SPAK, kontrollohet shtëpia e ish-ministrit Ilir Beqaj

    Banesa e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj u kontrolluan nga Byroja Kombëtare e Hetimit pas një hetimi të dytë që lidhet me Agjencinë e Koodinimit të Ndihmës, SASPAC. Beqaj konfirmoi kontrollin në banesë, por pretendoi se vendimi i gjykatës fliste për një person tjetër.

    Nga Vladimir Karaj

    Emri:  20220912_195617_120922045-5_40LJm0n.jpg

Shikime: 815

Madhësia:  40.7 KB
    Ish-ministri i Shendetësisë, Ilir Beqaj gjatë një mbledhjeje në Kuvend, | Foto: LSA

    Shtëpia e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe disa bashkëpunëtorëve të tij u kontrolluan të enjten nga Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, të cilat kanë sekuestruar mes të tjerash dokumente, kompjuterë dhe celularë.

    Kontrollin në banesë e konfirmoi për gazetarët vetë Beqaj, i cili u paraqit në SPAK për shkak të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij sa i përket hetimeve për aferën e sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

    “Unë prej vitesh përballem me këto çështje. U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty,” tha Beqaj për gazetarët jashtë dyerve të SPAK.

    Avokati i Beqes, Ermal Yzeiraj po ashtu konfirmoi kontrollin për mediat dhe shtoi se ishin sekuestruar dokumente, kompjuterë dhe telefonat celularë. Avokati po ashtu konfirmoi se hetimi ishte për një çështje të ndryshme nga ajo e koncesionit të sterilizimit dhe se hetimet kishin përfshirë edhe punonjës të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur sipas shkurtimit në anglisht SASPAC. Avokati shtoi se Beqaj ishte i hapur për hetimin, ndërsa shtoi se ishte Prokuroria ajo që duhej të provonte akuzat.

    Yzeiraj po ashtu konfirmoi se ndaj personave nën hetim kishte pasur përgjime ambientale dhe telefonike, pa saktësuar nëse Beqaj ishte përgjuar. Ai tha se ndaj Beqajt nuk kishte akuza të reja.

    Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017. Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta caktuar atë me masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat për sa i përket aferës së sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK hap dosje të re hetimore ndaj ish-ministrit të shëndetësisë e mikut të Edi Ramës, Ilir Beq

    “Bëje 20 që të mbyllim ca gjëra. Ikën Iliri e duhet të firmosë ca letra…”, dalin përgjimet e sekserëve të Beqajt

    Emri:  Screenshot-2023-12-30-113205.png

Shikime: 786

Madhësia:  388.4 KB

    Pas raportimit ekskluziv një ditë më parë për aferën e re ku dyshohet si i përfshirë Ilir Beqaj, Lapsi.al mëson detaje të tjera nga dosja e re hetimore ndaj ish-ministrit dhe e njerëzve të tij të afërt te SASPAC, të cilët dyshohen për shpërdorim detyre e korrupsion. SPAK ka zbuluar se personi nën hetim, Ermal Kurtulaj, i punësuar si koordinotator i projektit “Eusair Facility Point” gjatë ushtrimit të detyrës ka kryer veprime të kundraligjshme duke u përfshirë në veprime korruptive për qëllime përfitimi.

    Në një komunikim telefonik me shtetasin Genci Shurdho, Kurtulaj i ka kërkuar atij të faturojë një pagesë prej 35,200 euro për një shërbim që dyshohet se nuk është kryer.

    “Po më duhet një përgjigje tashi shpejt që ta di se duhet, ikën Iliri (Beqaj) dhe duhet të firmos ca letra prandaj po them”, i thotë Ermal Kurtulaj personit Genci Shurdho në një bisedë të përgjuar.

    Emri:  DDBFF418-E622-4E7D-9262-D9D62DAE0F36.jpg

Shikime: 790

Madhësia:  79.4 KB

    Prej kësaj bisede thotë SPAK të krijohet dyshimi se fatura do të jetë thjesht fiktive për të justifikuar shpenzimin e shumës 35,200 euro. Por shtetasi Genci Shurdho nuk ka mundur t’ja lëshojë këtë faturë, të cilën Ermal Kurtulaj e ka siguruar në kompaninë “Nine Services Int” Sh.p.k me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin Elton Marini.

    Sic rezulton më pas në biseda të tjera të përgjuara gjatë periudhës gusht-shtator 2023, Ermal Kurtulaj i thotë se i duhen edhe fatura të tjera. Në 20 nëntor 2023 është lëshuar një tjetër faturë me vlerë 16,600 euro nga kompania e shtetasit Elton Marini.

    Pjesë e skemës sipas dosjes së SPAK që ka parë Lapsi.al është edhe personi fizik Bledar Leka, i cili ka lëshuar një faturë me vlerë 20,000 euro për llogari të “Eusair Facility Point” dhe është kapur në përgjime me vartësin e sekserin e Ilir Beqes, Ermal Kurtulaj.

    “Bëje içik atë faturën sot. Do ta çoj niptin me foto dhe te kontrata dhe ca përshkrimesh, si do e shkruajmë etj”, thuhet në një bisedë të përgjuar mes tyre. Po kështu në një tjetër bisedë të përgjuar nga SPAK, Ermal Kurtulaj pyet shtetasin Bledar Leka: “Atë tënden nga 15 po ta bëjmë 20, e bën dot ti apo jo? … e pastaj hë se duam ta bëjmë 20 që të kena mundësinë për me mbyll ca gjona të tjera me atë meqënëse ti je pa TVSH apo jo?”

    Emri:  A51FEA76-2B50-4CB4-A30B-EDAC8774E016.jpg

Shikime: 799

Madhësia:  92.0 KB

    Në vijim të bisedave për fatura të tjera fiktive për punime/shërbime të pakryera thotë SPAK, Ermal Kurtulaj i kërkon në nëntor një tjetër faturë shtetasit Bledar Leka. “Ke hapësirë për të bo i gjo nja 900 euro shërbim konsulence pagesë kesh”, pyet Kurtulaj në një tjetër bisedë të përgjuar.

    Sekseri Ermal Kurtulaj i cili dyshohet se vepron për llogari të Ilir Beqajt sipas dosjes së SPAK, rezulton edhe si drejtues e i punësuar i një shoqate me emrin “Good Health”, përmes së cilës kryen lëvizje parash për shërbime të pakryera. Punonjësja e SASPAC, Mira Topçiu, në këtë rast si person fizik, i faturon kolegut të saj në po këtë agjenci, fatura për shërbime konsulence me vlerë disa mijë euro.

    Siç rezulton nga veprimet e kryera ndërmjet subjekteve, por edhe në komunikimet që kryhen ndërmjet Mira Topçiut, Bjona Ziaj, Dhurata Thanasi dhe Ermal Kurtulaj, ata kërkojnë sigurimin e faturave me qëllim përfitimin e shumave nga këto subjekte thuhet në dosjen e SPAK. Bëhet fjalë për një event të datës 1 nëntor 2023, ku Mira Topçiu komunikon me Bjona Ziun të cilës i kërkon të lëshojë një faturë.

    “Nga personi jot fizik më duhet komplet për cështje pune se spo dime se si do e rregullojmë ngaqë do paguajmë këtë eventin e vizibilitetit nga programi ynë i Kosovës. Hëme duhet një person që të më lëshojë nji faturë. Domethënë nji person që do na bëjë qeranë neve, na ka ca lekë borxh”, thotë Mira Topçiu në bisedën e përgjuar nga SPAK.

    Emri:  CF388818-FD1C-4401-803D-1481D0F324F1.jpg

Shikime: 793

Madhësia:  84.7 KB

    Dosja voluminoze vijon me përgjime të tjera për një seri faturash të tjera që dyshohen si fiktive për qëllime përfitimi. Personi kyç në këtë aferë të re për llogari të Ilir Beqajt është vartësi i tij Ermal Kurtulaj. Sic ka provuar SPAK, Kurtulaj është njohje e vjetër e Ilir Beqajt dhe njeri i besuar i tij, aq sa edhe makina me të cilën Beqaj udhëton figuron në emer të vartësit të tij. Po kështu sipas përgjimeve rezulton se Ermal Kurtulaj sillet e vepron si administrator i kompanisë që zotëron restorant “Gzona”, ku Beqaj ishte para disa vitesh aksioner bashkë me bashkëshorten e tij e ku vijon të çojë para për dreka e darka përmes agjencisë që drejtonte.

    Nëse akuzat e SPAK do të provohen dhe personat nën hetim do të merren të pandehur ky është një rast unikal, ku Ilir Beqaj ndonëse ishte nën hetim për aferën e sterilizimit, vijonte të shpërdoronte detyrën e të vidhte para në agjencinë SASPAC. Nuk thonë kot që vesi del me shpirtin.

    ©LAPSI.al

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK hap dosje të re hetimore ndaj ish-ministrit të shëndetësisë e mikut të Edi Ramës, Ilir Beq

    Hetimet për Ilir Beqajn, si përdorej restoranti i Ermal Mamaqit në skemën e pastrimit të parave

    Emri:  -640-0-screenshot-29-1704303267.jpg

Shikime: 776

Madhësia:  50.9 KB

    Në dosjen e prokurorisë ndaj Ilir Beqaj në skenë del edhe emri i aktorit të humorit Ermal Mamaqi. Emri i Mamaqit del si ortaku i një restoranti në Tiranë të quajtur “Me Nam” i cili pret fatura fiktive për llogari të Ermal Kurtulaj me qëllim pastrimin e parave.

    Ermal Kurtulaj komunikonte me administratoren Dhurata Thanasi, takim ky që ka qenë në mbikëqyrje të BKH-së.

    Subjekti tregtar "Dhurata Thanasi Person Fizik me emrin tregtar "Luga e Arte", me fushe veprimtarie "Tregtim me pakice te produkteve ush1imore tipike shqiptare, me adrese TIRANE Rr: Muharrem Butak, Pallati Rinia.- Date 14.11.2023, 08:41:17, me pershkrimin "Shërbim Kateringu" ne vlerën 259000 leke.

    Ne datë 14.11.2023 shtetasi Ermal Kurtulaj ka patur komunikimin (identifikuar ne aplikacionin True Caller si Dhurata Thanasi Luga), komunikim me te cilin shtetasi Ermal Kurtulaj i kërkon kësaj që të futet ne aplikacionin BKT Smart dhe t’i çojë ne WhatsApp Ermalit te dhënat e llogarisë ku do te behet transferta.

    Me date 30.11.2023, Ermal Kurtulaj komunikon me Dhuratën dhe duke qene se paratë i kane kaluar ne llogari i kërkon asaj te takohen, ku ajo i komunikon se i ka tërhequr dhe nga takimi i filmuar nga rezulton se prej saj i është dhënë shuma e parave.

    Nga komunikimet është mësuar se këta dy shtetas janë takuar te bar "M." te rruga e "Kosovarëve". Ne date 1.12.2023, jane marre pamjet filmike te subjektit "Bar MASHA", ndodhur në rrugën e "Kosovarëve", Komuna e Parisit, për datën 30.11.2023 ku nga pamjet filmike është evidentuar se shtetasi Ermal Kurtual ka mbërritur aty në ora 12:27 me mjetin tip LandRover me targa AB720JO dhe është ne pronësi te vëllait te tij, Sabjan Xhemal Kurtulaj.

    Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se shtetasi Ermal Kurtulaj takohet nẽ date 30.11.201223, ora 12:32 me një grua (duhet te jete shtetasja Dhurata Thanasi) në trotuarin ngjitur me Bar "M."

    Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se në orën 12:32:13 shtetasi Ermal Kurtulaj merr nga shtetasja Dhurata Thanasi një send (ne dukje si letër apo para) te cilat i merr me dorën e djathte dhe i kalon te dora e tij e majte dhe me pas i fut ne xhepin e majte te pantollonave.

    Me shkresën nr. 16358 prot., dt. 04.12.2023 ishte kërkuar informacion pranë bankës BKT me qellim verifikimin e lëvizjeve nga llogaria bankare e shtetases Dhurata Thanasi si tregtar person fizik, "Dhurata THANASI" dhe nga shkresa e ardhur rezulton se ajo ka kryer tërheqje ne datën 30.11.2023.

    Këto fatura rezultojnë të jenë lëshuar nga shtetasi Fisnik Fili, por në fakt i përkasin restorantit “GZONA” dhe këto veprime janë kryer për qëllim që të fshihet lidhja mes Gzonës dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë Drejtuesi i SASPACU-t që monitoron këto projekte.

    ORA NEWS

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK hap dosje të re hetimore ndaj ish-ministrit të shëndetësisë e mikut të Edi Ramës, Ilir Beq

    Beqaj në SPAK pranon lidhjen me sekserin e tij: Ermal Kurtulajn e kam mik të vjetër

    Emri:  488A7545-743E-46DF-862F-0F4C80700BD1.jpeg

Shikime: 739

Madhësia:  50.2 KB

    Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”, ka shkuar pasditen e së premtes në SPAK.

    Pas daljes nga ambientet e SPAK, ai është shprehur se ka kërkuar që t’i kthehet laptopi. Po ashtu, ai thekson se ka katër javë që ka kërkuar veç të tjerash të gjithë raportet e KLSH, “mbi të cilat është ndërtuar pretendimi i shkeljeve të ndryshme dhe ende nuk më janë vënë në dispozicion”.

    Beqja ka folur edhe për Ermal Kurtulajn, si edhe i kujt është restoranti “Gzona”.

    “Nuk e kam apeluar kontrollin e banesës, apo të sendeve që më janë marrë. Kam kërkuar që të nesërmen, që të paktën laptopin ku kam të gjithë materialet e sterilizimit të ma japin sa më shpejt me qëllim që të vijoj komunikimin me SPAK për çështjen e sterilizimit. Siç jam i hapur për të zbatuar gjithçka që kërkon drejtësia, por siç kërkoj edhe nga drejtësia që minimalisht të jetë korrekte me mua. Kam katër javë që kemi kërkuar veç të tjerash të gjithë raportet e KLSH, mbi të cilat është ndërtuar pretendimi i shkeljeve të ndryshme dhe ende nuk më janë vënë në dispozicion”, tha Beqja.

    “Ermal Kurtulajn e njoh prej më shumë se 15 vitesh. E kam njohje të hershme. Që nga maj 2022 ka punuar jo në SASPAC, por në një projekt që ndiqej edhe nga SASPAC”, shtoi ai më tej lidhur me miqësinë me atë që cilësohet nga SPAK si sekseri i tij.

    I pyetur nëse e di se i kujt është “Gzona”, Beqaj u përgjigj:

    “Është një pyetje që më duket e pavend. Nga shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare-ekonomike me familjen time. Bashkëshortja ime është larguar në shkurt 2020, pra para 4 vitesh dhe nga gjithë puna që ka bërë në investimin “Gzona” ka marrë mbrapsht 1.5 mln lekë të vjetër”, tha ai.

    Lapsi

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK hap dosje të re hetimore ndaj ish-ministrit të shëndetësisë e mikut të Edi Ramës, Ilir Beq

    Hetimi i SPAK: Si i përlau fondet e BE-së restoranti i lidhur me Ilir Beqjen

    Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

    Nga Besar Likmeta

    Emri:  20231201_184552_011223_5_013-3_HNHJuCZ.jpg

Shikime: 743

Madhësia:  37.8 KB
    Ish-ministri i Shëndetesise, Ilir Beqaj duke dale nga ambientet e SPAK | Foto: LSA

    Gzona është një restorant i vendosur në rrugicën pedonale brenda sarajeve të familjes Toptani në qendër të Tiranës – e rijetëzuar si një hapësirë tregtare për zejet e artizanatit dhe kulinarisë.

    I drejtuar nga një shef kuzhine që mori famë prej shfaqjes së tij në emisionin ‘Masterchef', restoranti premton një evolucion të traditës, me pjata të tilla si byreku me qepë-domate, tru viçi me lulelakër në qymyr si dhe njoki panxhari me djathë mishavinë.

    Restoranti frekuentohet nga njerëzit më të pushtetshëm në kryeqytet, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, si dhe nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian – përfshirë ish-ambasadorin Luigi Soreca dhe shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

    Megjithatë, prokurorët shqiptarë dyshojnë se pas listës së shquar të klientëve dhe artit të kuzhinës, restoranti fsheh një skemë korruptive me fatura fiktive për të keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian.

    Në qendër të kësaj skeme dyshohet se qëndron Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë që drejtonte deri në dhjetor Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, dhe Ermal Kurtulaj, koordinator i programit ‘USAIR Facility Point' të financuar nga Bashkimi Evropian.

    Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmorri më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani.

    Kontrollin në banesë e konfirmoi për gazetarët vetë Beqaj, i cili u paraqit në SPAK në të njëjtën ditë për shkak të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij sa i përket hetimeve për aferën e sterilizimit të pajisjeve mjekësore – një çështje paralele ku ish-ministri dyshohet për shpërdorim detyre.

    “Unë prej vitesh përballem me këto çështje. U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty,” tha Beqaj për gazetarët jashtë dyerve të SPAK.

    Avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj po ashtu konfirmoi kontrollin për mediat dhe shtoi se ishin sekuestruar dokumente, kompjuterë dhe telefonat celularë dhe konfirmoi se veprimet hetimore lidheshin me rolin e ish-ministrit si drejtues i SASPAC.

    Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017. Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për t'i caktuar atij masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat mbi aferën e sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni i tij si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

    Kurtulaj nuk ishte i arritshëm për koment.

    Interesa pasurore të fshehura

    Emri:  PHOTO-2024-01-08-15-55-45.jpg

Shikime: 745

Madhësia:  58.5 KB
    Restorant Gzona tek ‘Kalaja e Tiranës' | Foto nga : Nensi Bogdani

    Restoranti Gzona është në pronësi të kompanisë “Albanian Food and Hospitality Lab”, e themeluar në janar të vitit 2019 nga bashkëshortja e ish-ministrit të Shëndetësisë, Adriana Beqaj dhe Arti Malaj.

    Në mars 2019, Adriana Beqaj i fali 35% të aksioneve ortakut të saj Malaj dhe në janar 2020 i shiti atij edhe 15% të aksioneve të mbetura. Në vitin 2022, kompania u shit tek Eduard Curraj, administrator i një distributori të madh farmaceutik, Delta Pharma.

    Megjithëse Adriana Beqaj i dhuroi dhe i shiti aksionet e saj në kompaninë “Albanian Food and Hospitality Lab” në janar 2020, bazuar në përgjimet telefonike të realizuara nga Prokuroria në dhjetor 2023, ngrihen dyshime se ish-ministri Beqaj vazhdon të ketë interesa pasurore në restorantin Gzona. Në këto përgjigjime, Beqaj përdor telefonin e shoferit të tij, Arben Dani për te komunikuar me vartësin e tij, Ermal Kurtulaj në mënyrë që të lidhet me administratorin e restorantit, Gazmend Prenga.

    Ermal Kurtulaj ka njohje të hershme me Ilir Beqajn që datojnë në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+, duke vazhduar më pas në vitin 2015 në FSDKSH, ku drejtues i Këshillit Mbikeqyrës ka qenë vetë shtetasi Ilir Beqaj dhe më pas me krijimin e agjencisë SASPAC, si i punësuar në projektin Eusair Facility Point.

    Po ashtu, rezulton se shtetasi Ilir Beqaj përdor në mënyrë të vazhdueshme një automjet luksoz të modelit Audi A8, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, i cili rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Ermal Kurtulaj, duke u ngritur dyshime se mjeti mund të jetë pasuri e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë.

    Nga këqyrja në sistemin E-Gjoba, prokuroria vëren se ky mjet ka marrë 3 gjoba ku i pranishëm ka qenë Arben Dani, nga të cilat e fundit rezulton të jetë marrë me 12 dhjetor në momentin kur mjetin e ka patur në përdorim Ilir Beqaj dhe është parkuar përpara SPAK. Ish-ministri paraqitet çdo javë në Prokurori për shak të masës detyrim paraqitje si pjesë e hetimit të sterilizimit.

    I pyetur për Ermal Kurtualajn, ish- ministri deklaroi të premten se e njeh prej shumë vitesh dhe prej punës në SASPAC.

    “Ermal Kurtulajn e njoh prej 15 vitesh,” tha ai. “Që nga maji i 2022 ka punuar në një projekt që ndiqej edhe nga SASPAC-u,” shtoi Beqaj.

    Nga përgjimi i komunikimeve të kryera nga Prokuroria ka rezultuar se Ermal Kurtulaj rezulton i përfshirë në punët e restorantit Gzona. Ai interesohet vazhdimisht për mbarëvajtjen e këtij restoranti, duke vepruar si epror ndaj administratorit të restorantit, Gazmend Prenga dhe në ditët e fundit të dhjetorit, ka disa komunikime ndërmjet tyre në lidhje me rakordimet ndërmjet investimeve të kryera mbi këtë restorant përgjatë vitit dhe me faturat e lëshuara për atë.

    “Nga komunikimet e kryera dyshohet se personi nën hetim, Ermal Kurtulaj vepron në këtë restorant për llogari të shtetasit Ilir Beqaj, dyshime të cilat ngrihen nga mënyra se si komunikohet dhe veprohet nga ana e këtyre subjekteve, duke shmangur çdo përfshirje të këtij shtetasi (Ilir Beqaj) si me administratorin ashtu me ortakët dhe duke i mbajtur komunikimet dhe rakordimet e takimeve nëpërmjet shtetasit Ermal Kurtalaj,” shprehet prokurorja Elida Kaçkini në kërkesën “Për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve” drejtuar Gjykatës së Posaçme.

    Në dalje nga SPAK të premten, Ilir Beqaj mohoi të kishte akoma interesa financiare mbi restorantin.

    “Lokali Gzona nga shkurti i vitit 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare me familjen time,” tha ai. “Bashkëshortja ime është larguar para 4 vitesh dhe nga e gjithë puna, ka marrë 1.5 milionë lekë të vjetra,” shtoi Beqaj.

    Gzona me fondet e BE-së

    Emri:  PHOTO-2024-01-08-15-55-46.jpg

Shikime: 751

Madhësia:  42.7 KB
    Restoranti Gzona në Tiranë | Foto: Nensi Bogdani

    Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, u themelua nga Këshilli i Ministrave në tetor të vitit 2021, ndërsa kryeministri Edi Rama emëroi në krye të Agjencisë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

    Roli i kësaj agjencie është që të koordinojë veprimtarinë dhe programet kombëtare dhe rajonale të asistencës financiare të Bashkimit Evropian, si dhe të monitorojë zbatimin e tyre. Një ndër programet që SASPAC menaxhon dhe monitoron është programi ‘USAIR Facility Point', i cili është një projekt strategjik i 9 (nëntë) partnerëve në tetë vende, me qëllim mbështetjen e proceseve të zbatuara në kuadër të bashkëpunimit makro -rajonal të rajonit Adriatiko-Jonian.

    Koordinator i këtij projekti është emëruar shtetasi Ermal Kurtulaj, i cili konsiderohet si lehtësues që mbështet Koordinatorin Shtetëror të SASPAC, Ilir Beqaj në përmbushjen e detyrave të tij.

    Sipas SPAK, rreth orës 4 pasdreke më 16 gusht 2023, shoqëria tregtare ‘Landways International' ka lëshuar një faturë me përshkrimin ; kontratë shërbimi' dhe vlerë 149,809.21 euro kundrejt programit EUSAIR të drejtuar nga Kurtulaj. Disa minuta përpara, restoranti Gzona i ka lëshuar kësaj kompani një faturë me vlerë 4,18 milionë lekë dhe përshkrim shërbime kateringu.

    Fakti që faturat janë lëshuar pak minuta pas njëra-tjetrës, krijon dyshimin e arsyeshëm “që paraprakisht palët kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe që shuma përbën përfitim material, korrupsion që shoqëria tregtare Landëays ka paguar ndaj Gzonës, për shërbimin që ajo ka përfituar për të kryer nga Eussair-i.”

    Prokuroria ngre pikëpyetje se një rast i ngjashëm i restorantit është regjistruar me shoqatën ‘Foreign Investors Association of Albania' (FIAA). Sipas faturave rezulton projekti Eusair ka lëshuar faturë shitje ndaj FIAA me 17 gusht 2023, ora 15:40:55, në vlerën 22,000 Euro dhe kjo shoqatë ka lëshuar 25 minuta më vonë, faturën me vlerë 350,000 lekë kundrejt restorantit “Gzona”.

    Për të transferuar fondet e projektit USAIR drejt restorantit ‘Gzona' duke humbur gjurmët janë përdorur dhe fatura të lëshura nga biznese të tjera kulinare. Nisur nga komunikimi i përgjuar me 11 nëntor midis Ermal Kurtulajt dhe administratorit të restorantit Me'NAM diskutohet transferimin i një vlere prej 325 mijë lekësh nëpërmjet faturave fiktive.

    “Këto fatura… i përkasin restorantit “Gzona” dhe këto veprime janë kryer për qëllime që të fshihet lidhja me Gzonës dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë drejtori i SASPAC-ut që monitoron këto projekte,” thekson prokuroria.

    Fatura fiktive dhe konflikt interesi

    Sipas Prokurorisë së Posaçme, koordinatori i ‘USAIR Facility Point', Ermal Kurtulaj dyshohet si personi kyç në skemën korruptive për keqpërdorimin e fondeve të BE-së nëpërmjet faturave fiktive. Sipas SPAK, ai është përfshirë në veprime korruptive nëpërmjet kërkimit dhe pranimit të lëshimit të faturave fiktive nga subjekte të ndryshme tregtare dhe OJF, duke vendosur vlera fiktive në faturime me qëllim përftimin personal.

    Nga përgjimet telefonike, Prokuroria shprehet se Kurtalaj ka kërkuar dhe siguruar dy fatura fiktive me vlerë 51,800 euro edhe nga shoqëria “Nine Services Int”, që ka si objekt të aktivitetit të saj “Shërbime dhe konsulencë në aktivitete sportive” – në veçanti në sportin e futbollit.

    Kurtulaj është përgjuar duke kërkuar dhe siguruar fatura fiktive nga disa shoqëri tregtare në fushën e kulinarisë dhe hotelerisë si dhe fatura konsulence nga persona fizikë me vlerë dhjetra mijëra euro. Në një rast, Kurtulaj është vëzhguar nga prokuroria duke marrë atë që në dukje kuptohet si ryshfet nga administratorja e një prej bizneseve që lëshonte fatura fiktive.

    Sipas Prokurorisë, nga të dhënat e administruara deri në këtë fazë të procedimit, shtetasi Ermal Kurtulaj rezulton se përfshihet edhe veprime të tjera më punonjës të Agjencisë, konkretisht me shtetasen Mira Topçiu, nëpunëse financiare pranë SASPAC, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kryejnë po ashtu veprime me të njëjtën natyrë, ku në të paktën një rast rezulton dukshëm marrja e përfitimit për një shërbim të prokuruar si qira salle dhe shërbim kateringu.

    Përveç këtij fakti, rezulton se të dy këta persona kanë të regjistruar në emër të tyre OJF dhe person fizik, të cilat kryejnë veprime me njëri-tjetrin po në funksion të veprimtarisë së tyre shtetërore, duke qenë kështu edhe në konflikt interesi.

    Mira Topçiu nuk ishte e arritshme për koment.


    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-12-2022, 13:12
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2022, 14:37
  3. Suksese në jetë Ilir Beqja, nesër në Parlament flasim ndryshe
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 17-11-2016, 12:21
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-01-2016, 13:27
  5. Gjykata Kushtetuese: T'i hiqet mandati i deputetit socialistit Ilir Beqja
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 17-06-2011, 16:23

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •