Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,048
    Postimet në Bllog
    18

    Përse populli shqiptar me të ardhurat më të ulëta në Evropë paguan çmime më të larta se evropianët?

    Nga qumështi, këpucët, alkooli e pajisjet elektroshtëpiake, produktet që familjet shqiptare i blejnë më shtrenjtë se ato europiane

    Emri:  familje.jpg

Shikime: 91

Madhësia:  37.8 KB

    Ndonëse kanë të ardhurat më të ulëta në Europë, ka shumë produkte që familjet shqiptare detyrohen që t’i blejnë më shtrenjtë sesa në vende të tjera europiane.

    Eurostat publikon indeksin e çmimeve të konsumit, me referencë mesataren e Bashkimit Europian (BE=100) për produktet kryesore të shportës për vendet e BE-së dhe Ballkanit perëndimor (të dhënat për Kosovën mungojnë). Të dhënat e fundit të përditësuara i përkasin vitit 2022.

    Pijet alkoolike janë produkti që shqiptarët e blejnë më shtrenjtë se Europa, me 25% më shumë se mesatarja europiane. Alkooli më i shtrenjtë në Europë është në Irlandë, me 60% më shumë se mesatarja Europiane dhe më i liri në Maqedoninë e Veriut dhe Turqi, 33.7% përkatësisht sa 26.4% e mesatares europiane.

    Pajisjet elektroshtëpiake janë gjithashtu të shtrenjta, teksa kushtojnë 22% më shumë sesa mesatarja europiane, e katërta në Europë, pas Islandës (131%), Maltës (128%). Norvegjisë (124.6%). Më të lirat në Europë, pajisjet elektroshtëpiake i gjen në Poloni (85% e mesatares europiane).

    Shqipëria është një vend bujqësor, por qumështin dhe djathin nuk i ka më aq të lira. Rënia e numrit të krerëve, rritja e kostove dhe problemet me ekonominë e shkallës, për shkak të fermave të vogla kanë bërë që familjet shqiptare ti blejnë këto produkte 11.8% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane, duke u renditur e 14. Më të shtrenjtat këto produkte janë në Islandë (1675) dhe më të lirat në Poloni (74.6%).

    Krahas qumështit dhe vajrat e yndyrnat janë më të shtrenjta se mesatarja europiane (106.8%).

    Për të blerë një palë këpucë, që në Europë kushtojnë mesatarisht 100 euro, në Shqipëri duhen 105.5 euro. Këpucët më të shtrenjta janë në Zvicër (120.8%) dhe më të lirat në Turqi (36.3% e mesatares europiane).

    Çmimet janë të shtrenjta, por të ardhurat mbeten të ulëta. Të dhënat e fundit të përditësuara të Eurostat (ky është përditësimi i dytë) tregojnë se vendi vijoi që të ishte i fundit në Europë, si për të ardhurat për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, ashtu dhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse, me këtë të fundit që është një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.

    Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ishin sa 34% e mesatares së Bashkimit Europian, e fundit në Europë (të dhënat për Kosovën nuk raportohen). Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat të ardhurat sipas fuqisë blerëse, apo mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, së bashku më Bosnjë Hercegovinën, me 41% të mesatares europiane.

    Emri:  Screenshot 2024-01-02 at 11.49.31 AM.jpg

Shikime: 41

Madhësia:  55.7 KB


    Revista Monitor

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Jetmiraaa (02-01-2024)

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2023, 13:23
  2. A paguan njeri tatim mbi te ardhurat personale ne Shqiperi?
    Nga Andi1888 në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-01-2017, 18:03
  3. Rritja ekonomike në Shqipëri më e larta në Evropë
    Nga ClaY_MorE në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 21:14
  4. Çmime të larta të ndërtimeve në Tiranë
    Nga DYDRINAS në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-05-2007, 07:51
  5. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-09-2002, 11:44

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •