Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,329
    Postimet në Bllog
    7

    Të falni, po. Harro, kurrë. A jeni dakord me këtë?

    Disa njerëzve nuk u pëlqen të falin dhe mbajnë atë për një kohë të gjatë, kjo do të ndikojë në jetën e tyre. Por disa njerëz thonë se të falësh është gjë e mençur, por mos harro kurrë atë që të kanë bërë. A jeni dakord me thënien e tyre?

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    Lulke (24-01-2024)

  3. #2
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,679

    Për: Të falni, po. Harro, kurrë. A jeni dakord me këtë?

    Nuk jam tip qe mbaj inate .sa per te fal …fal Por varet nga pesha e gabimit .😬
    Kur te lendon njehere prite se vjen dhe e dyta here…ti fal e i. Behet rruge .
    Pastaj te etiketojn Edhe si pa karakter kur ti tregon butesi .
    Kshuqe te falesh Eshte hyjnore Por varet ke te bjen ne hise me fat :
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,049
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Të falni, po. Harro, kurrë. A jeni dakord me këtë?

    Një besimtar i krishterë shkoi tek ati i tij shpirtëror, që ishte një prift orthodhoks, dhe i rrëfeu një padrejtësi që i kish bërë një person. Pasi prifti e dëgjoi me vëmendje gjithë ngjarjen, i tha: "Të duhet të gjesh forcën shpirtëror ta falësh atë person." Besimtari këmbëngulte që nuk mundej dot ta falte pasi padrejtësia e bërë ishte e pafalshme. Dha e mori prifti i shkretë, por besimtari këmbëngulte në të tijën. Duke parë që nuk po e bindte dot birin e tij shpirtëror, i tha:

    - Hajde të themi lutjen që na mësoi Zoti ynë Jisu Krisht së bashku:

    "Ati ynë që je në qiell, ardhtë mbretëria jote...
    ....
    dhe mos na i fal fajet tona ashtu sikundër edhe ne nuk ua falim fajtorëve tanë"


    - Atë, bëre një gabim. Lutja nuk është ashtu. Lutja është "dhe falnai fajet tona ashtu si edhe ne ua falim fajtorëve tanë!"

    - Jo biri im, sot do ta themi kështu.

    Në atë moment besimtari e kuptoi gabimin e tij. Sjellja e tij, pamundësia për të falur, e shtyu priftin t'i lutej Zotit në atë mënyrë. Nuk ishte prifti që e kish gabim. Ishte ai që e kish gabim. Që nga ai moment, e kuptoi gabimin e rëndë. Nëse unë nuk e fal një njeri që më ka bërë padrejtësi, as Zoti nuk do të më fali mua padrejtësitë që unë kam bërë kundër Tij në jetën time!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-01-2024 më 14:02

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,049
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Të falni, po. Harro, kurrë. A jeni dakord me këtë?

    Gjuha shqipe ka dy fjalë që përshkruajnë aktin e të kërkuarit falje.

    Fjala e vjetër origjinale e shqipes është "ndjej". E gjen të përdorur si në drejtim të Zotit, "Më ndje o Zot mëkatet e mia!" dhe në drejtim të njerëzve: "Më ndje për padrejtësinë që të bëra!".

    Fjala tjetër është "të fal". Në zhargonin e sotëm të shqipes, pas periudhës komuniste, kjo fjalë gjeti një përdorim më të gjerë. Në shqiptarët e diasporës, të përhapur në cepat e botës, folja "më ndje" vazhdon të ketë një përdorim primar dhe të gjerë. Kuptimi i vërtetë i fjalës "fal" është t'i dhurosh dikujt diçka pa kërkuar shpërblim në këmbim. I fala borxhin. I fala një send si kujtim nga unë. Gjatë periudhës 50 vjeçare të komunizmit, gjuha shqipe nuk i shpëtoi dot censurës e terrorit komunist. Dhe brezave të rinj të shqiptarëve nëpër shkolla iu mësua "falja" dhe jo "ndjesa", që kish një aplikim historik fetar. Kjo nuk mund të lejohej në një Shqipëri komuniste e ateiste.

    Dalim edhe tek dallimi mes:

    - "Të kërkoj ndjesë!" - "Më ndje!"

    - "Të kërkoj falje!" - "Më fal!"

    Kur dikush të drejtohet me fjalët "Të kërkoj ndjesë!" kjo nënkupton se burimi i ndjesës është zemra e personit. Ndjesia e ndjesës tek njeriu vjen vetëm kur zemra pendohet për një gabim të bërë. Dhe zemra, duke qenë qendra e jetës fizike e shpirtërore të njeriut, është edhe vendtakimi i njeriut me Krijuesin e vetë. Pendimi i zemrës sjell një transformim të brendshëm e të jashtëm tek njeriu i penduar. Ai jo vetëm nuk e bën më atë gabim, por ndryshon edhe sjelljen e botëkuptimin e tij si një siguri që nuk do ta bëjm më atë gabim në të ardhmen.

    Kur dikush të drejtohet me fjalët "Të kërkoj falje!" kjo nënkupton një kërkesë ndaj teje për të mos më ndëshkuar për gabimin që unë bëra. Ndëshkimi merr shumë forma. Por e rëndësishme është të kuptohet se falja nuk nënkupton detyrimisht pendim të zemrës. Dhe sot përdorët edhe si thjeshtë një normë shoqërore, manifestim i jashtëm i njeriut. Ashtu siç themi "Faleminderit" apo "S'ka gjë", themi edhe "Më fal!". Dhe e themi pa teklif, edhe për gabime të parëndësishme.

    Një tjetër obzervim nga tradita shqiptare është që kur njeriu ndahet nga jeta, shqiptarët i drejtohen të vdekurit si "i ndjeri" dhe i luten Zotit duke thënë "Perëndia ta ndjejë!" ose forma e shkurtuar "Ndjesë pastë!".

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-01-2024 më 14:52

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-05-2022, 05:20
  2. a jeni edhe ju pere kete gje
    Nga ismani në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-10-2009, 10:48
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 06:05
  4. Bisedat (OFEZAT) Fetare ne Forum. Jeni Dakord?
    Nga alproud në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 24-08-2008, 07:22
  5. A jeni dakord me SAT?
    Nga miri në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 18-03-2004, 06:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •