Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Shën Lefteri, Peshkop i Ilirisë - 15 dhjetor

    Njoftimet e Sinaksaristëve nuk sinkronizohen. Ka shumë mundësi që Elefteri të ketë lindur brenda shekullit të dytë në Romë, nga krahinari i krishterë i saj dhe nga Anthija (ose Evanthia), e të njëjtit besim, e cila kur mbeti vejushë para kohe, ia besoi episkopit për ta mësuar. Ai vlerësoi më vonë virtytet dhe urtësinë e tij dhe e bëri dhjak në moshën 15-vjeçare, 17 (ose 18) vjeç presviter dhe 20 vjeç episkop i Ilirisë ( nuk kishte akoma rregulla në lidhje me moshën e të hirotonisurve).

    Pagëzoi turma dhe bënte mrekullira, kështu që perandori dërgoi një oficer me ushtarë për ta arrestuar. Por ai sapo mësyu në kishë u çarmatos dhe u gozhdua nga hijeshia e hyjshme dhe elokuenca predikuese e tij dhe besoi. Ndërkaq e çoi tek mbreti ashtu siç iu lut shenjti. Rrugës oficeri u pagëzua. Në kryeqytet Elefteri mbeti i pathyer, pavarësisht nga premtimet djallëzore te monarkut, i cili fillimisht ishte befasuar nga fizionomia e tij.

    E shtrinë në një krevat të skuqur dhe më pas në një zgarë me flakë edhe pse spektatorët e simpatizuan pasi mbeti i padëmtuar. E skuqën në një kazan me dhjamë, dyllë dhe zift. Krahinari Koremon mendoi një dënim të dyfishtë: Një furrë bronzi, të veshur me gozhdë…Shenjti u lut dhe Koremoni, si të zgjohej nga gjumi, pyeti se ç’faj kishte bërë Elefteri! Mbreti u habit, por nuk e konvertoi, dhe e hodhi në po atë furrë të tij, pasi Koremoni kërkoi ndërmjetimet e hieromartirit. Meqenëse doli i paprekur i prenë kokën, ndërsa hodhën brenda klerikun guximtar, veçse nxehtësia ra dhe gozhdët u epën si qirinj të zbutur! E burgosën të pangrënë, por e ushqente një pëllumb, derisa e lidhën në një karrocë me kuaj të egër. Por shpejt një engjëll e zgjidhi dhe e hipi mbi të. Arriti në mal, ku egërsirat i silleshin si kafshë shtëpiake. Më vonë ndoqi me dëshirën e tij ushtarët dhe pagëzoi shumë nga ata dhe pesëqind të tjerë derisa mbërriti në Romë. Atje më kot e hodhën tek luanët. Ndaj i prenë kokën. Anthija u godit me shpatë gjithashtu, ndërsa puthte trupin …

    Hierarkut i luten shtatzënat për t’u çliruar, d.m.th. që të lindin lehtë (Elefter = i lirë).

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Shën Lefteri, Peshkop i Ilirisë - 15 dhjetor

    Martiri i shenjtë Lefteri

    Parathënie

    Një nga shembujt më të shkëlqyer në grupin e shenjtorëve dëshmorë është dhe martiri i shenjtë Lefter. Që në moshë të vogël, në fëmijëri, ai tregoi me jetën e tij të ndritur se ç'diamant i vërtetë ishte.
    Për këtë arsye dhe kryeprifti i Romës ku ai jetonte, e hirotonisi në moshë shumë të vogël në dhjak dhe shumë shpejt i mori dhe dy gradat e tjera të priftërisë.
    Atëherë nuk ekzistonin akoma kufizime të moshës në hirotonisje, si sot, dhe çdonjëri mund të hirotonisej në moshë relativisht të re, gjithnjë sipas gjykimit të kryëpriftit. U duk me të vërtetë diamant i ndritur, shenjt me veprimtari të mrekullueshme dhe ishte aq e dukshme ndihma e Perëndisë gjatë periudhës së torturave të tij, sa që shumë nga populli dhe paria besuan me gadishmëri të menjëhershme tek thirrja e Krishtërimit.
    Shumë mjete dhe tortura u gjetën për të shuar dëshirën e mirë e të guximshme të martirit Lefter. Por si mund të shuante zjarri i gjërave të mira materiale të kësaj toke, zjarrin e dashurisë së Krishtit që digjte shpirtin e martirit të shenjtë?
    Si mundet që shpirti që ndjeu ëmbëlsinë e ardhjes së Krishtit dhe që priste me padurimim që nuk shprehet me fjalë, momentin që do të shijojë gëzimin e Parajsës, të mposhtet nga egërsirat, luanët apo torturat e tjera që duroi shenjti? Jeta e martirit të shenjtë Lefter, i dashur lexues, është veçanërisht tërheqëse dhe një shembull i qartë dhe i përsosur që shfaqet në sytë tanë. Ajo që na mbetet ne, është ta imitojmë në jetën tonë.


    Prift dhe kryeprift i të Larti

    Martiri i shenjtë Lefter, lindi në Romë rreth gjysmës së dytë të shekullit II pas Krishtit.
    Prindërit e tij ishin të pasur, bujarë, por dhe shumë shpresëtarë. Nëna e tij, Anthia, ishte mësuar në besimin e krishterë nga nxënësit e apostull Pavlit. Babai i vet që kishte pozitë në qytet jetoi pak kohë pas lindjes së Lefterit. E ëma, sa u rrit, e dha tek kryeprifti i Romës, Aniqiti, për ta përgatitur në besim.
    Kryeprifti, duke parë karakterin e të riut, marrëdhëniet shoqërore dhe cilësitë e tjera të tij, mendoi ta bënte klerik.
    Kur u bë 15 vjeç e hirotonisi dhjak, në moshën 17 vjeç prift dhe 20 vjeç e bëri episkop të Ilirisë. Lefteri ishte i ditur dhe tërhiqte mjaft në mësimet mbi besimin e drejtë. Nga shenjti u pagëzuan shumë, bile dhe grekë.
    Atë kohë mbretëronte Antonini Pios, që ishte luftues i Krishtërimit. Ai kërkonte me çdo mënyrë ta vriste se konsideronte shkak kryesor dhe të parin në përhapjen e Krishtërimit Lefterin dhe pastaj të tjerët. Dërgoi pra një udhëheqës që quhej Filiqi që të kapte shenjtin.
    Filiqi shkoi me shumë ushtarë dhe rrethoi kishën ku predikonte shenjti.
    U fut me një shikim të egër për të kapur Lefterin. Por, duke dëgjuar zërin e ëmbël të tij dhe predikimin, u mrekullua dhe nga ndjekës u bë nxënës. Mohoi pasurinë e të afërmit, ra në këmbët e shenjtit dhe besoi tek Krishti. Shenjti i bëri katekizëm dhe e mësoi në besim. Pastaj e këshilloi ta çonte tek mbreti siç e kish marrë urdhrin, që të mos humbiste kurorën e martirit. U nisën pra për të vajtur tek mbreti. Në rrugë gjetën një burim dhe Filiqi kërkoi që të pagëzohej. Shenjti me të vërtetë e rilindi me pagëzimin hyjnor.


    Te Perandori. Tortura

    Arritën në Romë dhe Filiqi u bashkua me të krishterët e tjerë, ndërsa shenjti vajti tek perandori.
    Sa e pa mbreti aq të ri, e simpatizoi dhe i tha:
    "Pse, Lefter, le besimin e të parëve të tu dhe shpresëtarinë e Perëndive dhe beson në një njeri që vdiq me një vdekje poshtëruese?"
    Shenjti heshtte. Nuk e gjykoi të vlefshme t'u përgjigjej këtyre fjalëve pa mend.
    Atëherë tirani filloi përsëri t'i thotë shenjtit fjalë të mira dhe t'i premtonte dhurata e çmime nëse do të flijonte tek idhujt. Dhe shenjti iu përgjigj:
    "Si të pranoj t'u falem perëndive të tilla të pashpirt? Dhe për ju, që i faleni, më vjen keq. Perëndia ju nderoi me logjikën dhe ju u bëtë më të pamend edhe se drutë e gurët, që ju kujtoni se janë perëndi. Latë Perëndinë e vërtetë që na krijoi dhe u faleni idhujve.
    Por unë adhuroj Zotin tim, Krishtin. Atë respektoj dhe e pohoj si Perëndi timin. Çmimet që më premton dhe torturat me të cilat më kërcënon, besoj se janë lodra. Unë mohova botën dhe u kryqëzova si Pavli.
    E konsideroj, pra vdekjen, lavdi dhe gëzim".
    Perandori u zemërua dhe urdhëroi të digjnin një krevat të hekurt dhe mbi të, të vinin shenjtin e ta linin derisa të digjej. Shumë, duke parë egërsinë e mbretit, e qortuan duke i thënë: Pse të humbasë një njeri fisnik, me lavdi dhe i urtë, si të ishte një keqbërës i pandershëm? Perëndia nga lart i lehtësonte dhimbjet dhe e freskonte.
    Kur zemërimi i mbretit kaloi, urdhëroi ta nxirrnin të shenjtin duke kujtuar se do të kishte vdekur.
    Shenjti u ngrit më këmbë pa pësuar gjë dhe psali:
    "I lartësuar je, o Perëndia im, mbreti im, dhe i bekuar emri Yt në jetë të jetëve" (Ps.144).
    Dhe i tha tiranit: "Më shiko tani, o mbret, që kujtove se u bëra shkrumb. Shih se nuk më preku fare zjarri. Kuptoje pra fuqinë e Perëndisë tim, të vetmit Perëndi të vërtetë dhe dobësinë e idhujve të tu".
    Mbreti i konsideroi këto fjalë të shenjtit si ofenduese dhe dha urdhër ta vinin përsëri në sgarë dhe t'i hidhnin që lart vaj që të ndizej më lehtë.
    Por sa u shtri shenjti atje, zjarri u shua dhe sgara u bë e ftohtë. Antonini, egërsirë nga orgjia e tij, jep urdhër për tjetër torturë: ta hidhnin në një kazan lyre, dylli dhe sere dhe ta zienin martirin.
    Kur kazani u ngroh, tirani tha:
    "Lefter, ndodhesh midis jetës dhe vdekjes. Interesohu për të mirën tënde. Unë duke çmuar bujarinë tënde, mirësinë tënde dhe bukurinë tënde nuk dua të humbasësh jetën për një zemërim."
    Shenjti i thoshte se ishte e pamundur ta shkëpuste nga besimi i tij. E hodhën si përfundim në kazan.
    Por zjarri u bë vesë nga Hiri i Shenjtë dhe martiri i pacenuar, lavdëronte Zotin.


    Kthimi i pushtetarëve dhe fundi martirik

    Tirani rrinte i pikëlluar pa ditur ç'të bënte. Atëherë i pari i qytetit, Karemoni, që ishte i zgjuar për të bërë të këqija, e ngushëlloi duke i thënë:
    "Unë, mbreti im, do të të çliroj nga mundimet. Do ta bëj Lefterin, ose të zbatojë urdhrin tënd, ose të zhduket".
    Dhe dha urdhër e sollën një kazan shumë të madh që kishte brenda hekura si gozhdë. Ndezën zjarr dhe u përgatitën të hidhnin shenjtin.
    I pari i qytetit e njihte besimin e Krishtit nga Filiqi, por meqenëse ishte mik i mbretit, për lavdinë njerëzore nuk mund ta linte fenë e idhujve.
    Shenjti lutej tek Zoti të ndriçonte ndjekësit e tij dhe t'u jepte shpëtimin e shpirtit. Dhe thoshte:
    "Të falenderoj, o Zot Jisu Krisht, që më forcove dhe më bëre të denjë të marr kaq shumë të mira, që të pësoj kaq shumë për emrin Tënd të shenjtë.
    Shpëtoje dhe shpirtin tim tani nga duart e armiqve që të mësojnë se Ti je i vetmi Zot. Bëji të denjë ata të urrejnë idhujt dhe të vijnë tek e vërteta."
    Zoti e dëgjoi lutjen e shenjtit dhe ndriçoi qeveritarin. Dhe si të mos ishte ai që përgatiti dënimin e martirit, iu afrua mbretit dhe i tha: "C'të keqe ka bërë i miri Lefter që ti vendose një vdekje të tillë për të?"
    Mbreti i mbushur me habi i tha: "Unë të nderova më shumë se çdo arhond tjetër dhe të bëra qeveritar. Të fala dhe shumë pasuri dhe ti përsëri je paredashës dhe more para nga Lefteri dhe prandaj e përkrah. Më thuaj të të jap unë dhe të tjera."
    Karemoni u ndriçua nga Shpirti i Shenjtë dhe tha: "Nderi le të jetë i atij dhe paratë që të çojnë në ferr, le t'i djegë zjarri. Me dashjen tënde bëhesh i verbër dhe nuk shikon dobësinë e perëndive të tu, që nuk mund të shpëtojnë asnjë, ashtu si Krishti shpëtoi shumë herë shërbëtorët e vet".
    Perandori u bë egërsirë nga inati dhe dha urdhër ta hidhnin qeveritarin në kazanin, të cilin e kishte përgatitur vetë.
    Sa e pa zjarrin, Karemoni i tha shenjtit: "Lutju, o shenjt, Zotit të vërtetë për mua dhe më jep fuqi siç i dhe fuqi komandantit të ushtrisë së Filiqit."
    Hyri në kazan dhe me ndihmën e Perëndisë ngeli i padëmtuar dhe falenderonte Zotin. Atëherë mbreti dha urdhër dhe i prenë kokën.


    Në zjarr, në burg dhe tortura të reja

    Pastaj e hodhën shenjtin në zjarr, por menjëherë zjarri u shua dhe hekurat u përthyen mbrapsh nga ana e tyre.
    Ata që ndodheshin atje, duke parë mrekullinë, thoshin:
    "I madh është Perëndia i të krishterëve".
    Tirani mendoi ta linte të vdiste nga uria në burg. Por Perëndia kujdesej dhe i dërgonte për të ngrënë me një pëllumb për sa ditë ishte i burgosur.
    Antonini duke parë se nuk po realizonte asgjë, urdhëroi të lidhnin dy kuaj të egër bashkë dhe pas tyre të lidhnin shenjtin, që ta lëviznin mbi gurë dhe shkëmbinj me vrull për ta vrarë.
    Por ishte i kotë dhe ky plan, sepse Zoti nuk hezitoi të dërgonte ndihmën e tij.
    Një engjëll i Zotit erdhi dhe i bëri të butë kuajt e egër. E liroi shenjtin nga prangat, e vuri tek dërrasat që tërhiqnin kuajt dhe e çoi në një mal që ishte atje afër.
    Aty u bë një tjetër mrekulli. Në kohën kur shenjti himnonte Perëndinë, u mblodhën arinj, luanë dhe kafshë të tjera të egra të malit që e rrethuan shenjtin.
    Për këto, perandori u informua nga disa gjuetarë. Dërgoi, pra, ushtarë që t'i sillnin Lefterin. Egërsirat sapo i panë iu sulën dhe do t'i bënin copa, nëse shenjti nuk do t'i urdhëronte të iknin në shpellat e tyre.
    Pastaj ndoqi ushtarët dhe gjithë rrugës i predikonte dhe i mësonte të ktheheshin tek besimi i drejtë. Atëherë, shumë nga ushtarët besuan.


    Tek luanët. Prerja e kokës së shenjtit

    Kur arritën në Romë, mbreti bëri festë, që të mblidheshin shumë njërez e të shikonin vdekjen e shenjtit.
    Urdhëroi dhe e hodhën martirin tek egërsirat. Por gjërat nuk erdhën siç i llogariste tirani. Një luaneshë e egër që lanë, u turr mbi të, por sa iu afrua, uli kokën dhe i lëpiu këmbët.
    Perandori kujtoi se nga që kafsha ishte femër, nuk kishte fuqi të sulmonte dhe dha urdhër të sillnin një luan mashkull të egër. Por dhe kjo kafshë e egër u bë më e butë se femra. E puthte dhe e përqafonte shenjtin. I demoralizuar, tirani dha urdhër t'i prisnin kokën martirit, meqenëse nuk gjente mënyrë tjetër që ta vriste.
    Kështu e dorëzoi tek Zoti shpirtin e tij të shenjtë, Shën Lefteri. Nëna e tij, Anthia, përqafoi trupin e birit të saj dhe e lumturonte, sepse pësoi kaq shumë për Zotin. Atëherë xhelatët e vranë pa mëshirë dhe atë. Sa besimtarë u gjendën aty nga Vlora, morën trupat e shenjtë dhe i varrosën me nderime.
    Kjo është jeta dhe martirizimi i hieromartirit Lefter, që Kisha jonë e kremton më 15 dhjetor.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22
    KREMTOHET SHËN LEFTERI NË VLORË

    “Qyteti i shën Lefterit”, kështu quhet shpeshherë Vlora, por ky shenjtor në këtë qytet nuk ka akoma “shtëpinë” e vet, vendin ku besimtarët t’i luten e t’i jenë mirënjohës për famën dhe bekimet që i ka dhënë qytetit të tyre.

    Festimet për këtë të kremte u bënë në Kishën e Shën Theodhorëve. Në pasditen e datës 14 dhjetor, shumë besimtarë u mblodhën në kishë dhe filluan lutjet duke marrë pjesë në Mbrëmësore. Mëngjesin e datës 15 përsëri kisha u mbush me besimtarë, të cilët kishin ardhur për t’iu lutur shenjtit dhe për të marrë prej tij fuqi dhe bekime.

    Për të nderuar këtë ditë dhe për t’u lutur bashkë me besimtarët shpresëtarë të Vlorës erdhi edhe Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati, i cili kreu Liturgjinë Hyjnore, i ndihmuar nga klerikët atë Kostandin Prifti, atë Ilia Qirjo, atë Sotiraq Prifti, atë Jani Konomi, atë Luka Gjergji dhe nga dhjakon Anastas Vrapi.

    Në përfundim të Liturgjisë, Mitropoliti u foli besimtarëve për jetën e shenjtorit. Ndër të tjera ai tha: “Kjo ditë është e shënuar për të gjithë Kishën Orthodhokse në mbarë botën, por në mënyrë të veçantë është e shënuar për Vlorën, asaj i takon së pari, pasi Hierodëshmori i Shenjtë që kremtojmë sot, shën Lefteri, ishte i pari Episkop i Vlorës.” Më pas Mitropoliti u foli besimtarëve për rëndësinë që ka ky shenjtor në Kishë dhe për përpjekjet që po bëhen për të ngritur në qytetin e Vlorës një katedrale që do të mbajë emrin e tij. Ai tha se: “Shën Lefteri, Episkopi i Vlorës është kaq i lashtë e i hershëm, dhe nuk janë shumë qytetet që kanë episkop të tillë. Në botë janë të rrallë që kanë një hierodëshmor që ka dhënë gjakun për grigjën, dëshminë e tij për Perëndinë.

    Prandaj mbi varret e shenjtorëve, mbi vendet ku ata predikonin, ngriheshin kisha që të lavdërohej Perëndia dhe shenjtorët. Por këtu mungon kisha e Shën Lefterit. ...Kryepiskopi ka shumë dëshirë që në Vlorë të ngrihet një kishëkatedrale që do të mbajë emrin e Shën Lefterit...”

    Atë Spiro Bulika

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Shen Elefteri i Vlores dhe nena e tij Anthia - 15 Dhjetor

    Shen Lefteri u lind ne Rome. Ai ngeli jetim nga i ati dhe nena e tij Anthia e coi tek peshkopi i Romes, Aniceti i cili e mesoi me Shkrimet e Shenjta. Ndonese ishte shume i ri ne moshe, ai u be peshkop i Ilirise per shkak te virtuteve te tij te shumta dhe per shkak te aftesive te tij per te kthyer shume njerez drejt Krishtit. Ai jetoi ne Vlore gjate kesaj kohe. Gjate nje persekutimi qe u be kunder te krishtereve nga perandori Hadrian (qe mbreteroi ne vitet 117-138), shenjti u arrestua nga tiranet. Pas shume torturave per shkak te besimit te tij ne Krishtin, ai u denua me vdekje dhe u ekzekua nga dy ushtare ne vitin 126. Kur nena e tij e cila e donte gjithashtu shume Krishtin, e perqafoi trupin e birit te saj, ajo u ekzekutua gjithashtu me prerje koke. Kisha Orthodhokse e nderon kujtimin e tij dhe te nenes se tij ne 15-Dhjetor. Ata tani jane ne gezimin e pafund ne mbreterine e qiellore te Zotit por njekohesisht jane gjithmone te pranishem me lutjet e tyre prane nesh.



    Lavderime:

    I stolisur me rroben prifteror dhe me rrekete e gjakut ti shkove menjehere prane Krishtit,
    o i bekuar Elefter i mencur, mundes i Satanit. Ndaj mos pusho se luturi per ata qe i nderojne mundimet
    e tua te bekuara per besimin.

    O i nderuar, ne te gjithe te lavderojme dhe te lutemi o Elefter, Hieromartir, embelsia e prifterinjve dhe lavderimi
    i kampioneve. Shpetoi nga gjithfare rreziqesh ata qe nxehtesisht e nderojne kujtimin tend, duke u lutur papushuar per te gjithe ne.


    Leximi nga letrat e apostujve (2 Timotheut 1:8-18)

    Prandaj mos ki turp të dëshmosh për Zotin tonë, as për mua, të burgosurin e Tij. Por vuaj edhe ti bashkë me mua për ungjillin, sipas fuqisë së Perëndisë, që na ka shpëtuar dhe na ka thirrur me një thirrje të shenjtë, jo sipas veprave tona, por sipas qëllimit të Vet dhe hirit që na është dhënë në Krishtin Jezus përpara fillimit të kohëve, por që tani është zbuluar nëpërmjet shfaqjes së Shpëtimtarit tonë Krishtit Jezus, i cili nga njëra anë, e shkatërroi vdekjen dhe, nga ana tjetër, nxori në dritë jetën dhe pavdekësinë nëpërmjet ungjillit.
    Për këtë ungjill unë u caktova predikues, apostull dhe mësues.
    Kjo është arsyeja përse po i vuaj këto gjëra, por nuk e kam për turp, sepse e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se Ai është në gjendje të ma ruajë atë që i kam besuar për atë ditë. Mbaj parasysh fjalët e shëndosha që ke dëgjuar prej meje, me besim dhe dashuri në Krishtin Jezus. Ruaje visarin e mirë nëpërmjet Frymës së Shenjtë që banon ndër ne.Ti e di që të gjithë ata që janë në Azi, më braktisën, midis të cilëve janë Figeli dhe Hermogjeni.
    Zoti pastë mëshirë për shtëpinë e Onesiforit, sepse shpeshherë ai më përtëriu dhe nuk pati turp prej prangave të mia.
    Por kur ishte në Romë, më kërkoi me zell të madh derisa më gjeti.
    E dhëntë Zoti që ai të gjejë mëshirë prej Zotit në atë ditë! Dhe sa shumë më ka shërbyer në Efes, ti e di fare mirë.



    Leximi nga Ungjilli (Marku 2:23-28, 3:1-5)

    Dhe ndodhi që një ditë të shtunë Ai po kalonte përmes të mbjellave dhe dishepujt e Tij, duke ecur, filluan të këpusnin kallëza gruri.
    Farizenjtë i thoshin Atij: "Shiko, përse bëjnë ata të shtunën atë që nuk është e ligjshme?"
    Ai u tha: "Asnjëherë nuk e paskeni lexuar çfarë bëri Davidi, kur ai dhe ata që ishin me të kishin nevojë dhe ishin të uritur;
    se si hyri në shtëpinë e Perëndisë në ditët e Abiatarit, kryepriftit, dhe hëngri bukët e përkushtimit, të cilat nuk ka të drejtë t’i hajë njeri tjetër veç priftërinjve dhe ua dha edhe atyre që ishin me të?"
    Dhe u tha: "E shtuna është bërë për njeriun dhe jo njeriu për të shtunën.
    Prandaj Biri i Njeriut është Zot edhe i të shtunës".

    Një herë tjetër Ai hyri në sinagogë, ku ishte një njeri që i qe tharë dora.
    Ata po e vështronin nëse Ai do ta shëronte atë në ditë të shtunë, që ta padisnin.
    Jezusi i tha njeriut që e kishte dorën të tharë: "Ngrihu e qëndro në mes!"
    Pastaj u tha atyre: "Çfarë pranon ligji të shtunave: të bësh mirë apo të bësh keq? Të shpëtosh jetë apo të vrasësh?" Por ata nuk bënë zë.I vështroi përreth me zemërim, dhe duke ndier një trishtim të madh për zemrën e tyre të ngurtë, i tha atij njeriu: "Shtrije dorën!" Ai e shtriu, e dora iu ripërtëri plotësisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 15-12-2009 më 07:30
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Postime
    5

    Shen Lefteri

    Shën Lefteri martir i shenjtë

    Parathënie

    Një nga shembujt më të famshëm brenda në grupin e martirëve të shenjtë është dhe martiri i shenjtë Lefter. Që në moshë të vogël, në fëmijëri, tregoi me jetën e tij të ndritur se ç'diamant i vërtetë ishte.
    Për këtë arsye dhe kryeprifti i Romës ku ai jetonte, e hirotonisi në një moshë shumë të vogël në dhjak dhe shumë shpejt i mori dhe dy gradat e tjera të priftërisë
    Atëherë nuk ekzistonin akoma kufizime të moshës në hirotonisje, si sot dhe çdonjëri mund të hirotonisej në moshë relativisht të re gjithnjë në gjykimin e kryepriftit. U duk me të vërtetë diamant i ndritur, shenjt me veprimtari mrekulluese dhe ishte aq e dukshme ndihma e Perëndisë gjate periudhes se torturave te tij, saqë shumë nga populli dhe paria besuan me gatishmëri të mirë tek thirrja e Krishtërimit.
    Shumë mjete dhe tortura u gjetën për të djegur dëshirën e mirë e të guximshme të martirit Lefter. Por si mund të shuante zjarrin e gjërave të mira materiale të kësaj toke, zjarrin e dashurisë së Krishtit që digjte shpirtin e martirit të shenjtë.?
    Si mundet që shpirti që ndjeu ëmbëlsinë e ardhjes së Krishtit dhe që pret me padurimim që nuk shprehet me fjalë, momentin që do shijojë gëzimin e Parajsës, të mundet nga egërsirat, luanët apo torturat e tjera që duroi shenjti?.
    Jeta e martirit të shenjtë Lefter është veçanërisht tërheqëse dhe një shembull i qartë dhe i përsosur që shfaqët tek sytë tane, i dashur lexues. Ajo që na mbetet ne, është ta imitojmë në jetën tonë, në vyrtyte dhe në besim dhe të lutemi për atë që përmend përleshorja: ...

    Prift dhe kryeprift i të Lartit.

    Martiri i shenjtë Lefter, lindi në Romë rreth gjysmës së dytë të shekullit II (pas Krishtit) .
    Prindërit e tij ishin të pasur, bujarë por dhe shumë shpresëtarë. Nëna e tij Anthia ishte mësuar në besimin e krishterë nga nxënësit e apostull Pavllit. Babai i vet që kishte pozitë në qytet jetoi pak kohë pas lindjes së Lefterit.
    E ëma sa u rrit, e dha tek kryeprifti i Romës, Aniqiti për ta përgatitur në besim.
    Kryeprifti, duke parë karakterin e të riut, marrëdhëniet shoqërore dhe cilësitë e tjera të tij, mendoi ta bënte klerik.
    Kur u bë 15 vjeç e hirotonisi dhjak, në moshën 17 vjeç prift dhe 20 vjeç e bëri episkop të Ilirisë. Lefteri ishte i ditur dhe tërhiqte mjaft në mësimet mbi besimin e drejtë. Nga shenjti u pagëzuan shumë, bile dhe greke.
    Atë kohë mbretëronte Antonini Pios, që ishte luftues i Krishtërimit dhe këerkonte me çdo mënyrë të vriste Lefterin që e konsideronte shkak të parë dhe të parin në përhapjen e Krishtërimit dhe pastaj të tjerët. Dërgoi pra një udhëheqës që quhej Filiqis që të kapte shenjtin.
    Filiqi shkoi me shumë ushtarë dhe rrethoi kishën ku predikonte shenjti.
    U fut me një shikim të egër për të kapur Lefterin. Por, duke dëgjuar zërin e ëmbël të tij dhe predikimin, u mrekullua dhe nga ndjekës u bë nxënës.
    Mohoi pasurinë e të afërmit, ra në këmbët e shenjtit dhe besoi tek Krishti. Shenjti i bëri katekizëm dhe e mësoi në besim. Pastaj e këshilloi ta çonte tek mbreti siç e kish marrë urdhrin, që të mos humbiste kurorën e martirit. U nisën pra për të vajtur tek mbreti. Në rrugë gjetën një burim dhe Filiqi kërkoi që të pagëzohej. Shenjti me të vërtetë e rilindi me pagëzimin hyjnor.

    Te Perandori. Tortura

    Arritën në Romë dhe Filiqi u bashkua me të krishterët e tjerë, ndërsa shenjti vajti tek perandori.
    Sa e pa mbreti aq të ri, e simpatizoi dhe i tha: "Pse Lefter le besimin e të parëve të tu dhe shprestarinë e Perëndive dhe beson në një njëri që vdiq me një vdekje poshtëruese? Shenjti heshtte. Nuk e gjykoi të vlefshme t'u përgjigjej këtyre fjalëve pa mend.
    Atëherë tirani filloi përsëri t'i thote shenjtit fjalë të mira dhe t'i premtonte dhurata dhe çmime nëse do të flijonte tek idhujt. Dhe shenjti iu përgjigj: "Si të pranoj tu falem perëndive të tilla të pashpirt? Dhe për ju, që i faleni, më vjen keq. Perëendia ju nderoi me llogjikën dhe ju u bëtë më të pamend dhe se drutë e gurët, që ju kujtoni se janë perëndi. Latë Perëndinë e vërtetë që na krijoi dhe u faleni idhujve.
    Por unë adhuroj Zotin tim, Krishtin. Atë respektoj dhe e pohoj si Perëndi timen. Çmimet që më premton dhe torturat me të cilat më kërcënon besoj se janë lodra. Unë mohova botën dhe u kryqëzova si Pavli.
    E konsideroj, pra vdekjen, lavdi dhe gëzim". Perandori u zemërua dhe urdhëroi të digjnin një krevat të hekurt dhe mbi të, të vinin shenjtin e ta linin derisa të digjej. Shumë, duke parë egërsinë e mbretit, e qortuan duke i thënë: Pse të humbasë një njëri fisnik, me lavdi dhe i urtë si të ishte një keqbërës i pandershëm? Perëndia nga lart i lehtësonte dhimbjet dhe e freskonte.
    Kur zemërimi i mbretit kaloi, urdhëroi ta nxirrnin të shenjtin duke kujtuar se do të kishte vdekur.
    Shenjti u ngrit në këmbë pa pësuar gjë dhe psali:
    "I lartësuar je o Perëndia im, mbreti im dhe i bekuar emri Yt në jetë të jetëve"(Ps144)
    Dhe i tha tiranit; "Më shiko tani o mbret, që kujtove se u bëra shkrumb. Shih se nuk më preku fare zjarri. Kuptoje pra fuqinë e Perëndisë time te vetmit Perëndi te vërtetë dhe dobësinë e idhujve të tu.
    Mbreti i konsideroi këto fjalë të shenjtit si ofenduese dhe dha urdhër ta vinin përsëri në skarë dhe t'i hidhnin që lart vaj që të ndizej më lehtë.
    Por sa u shtri shenjti atje, zjarri u shua dhe skara u bë e ftohtë. Antonini, egërsirë nga orgjia e tij jep urdhër për tjetër torturë: ta hidhnin në një kazan lyre, dylle dhe sere dhe ta zienin martirin.
    Kur kazani u ngroh, tirani tha:
    "Lefter, ndodhesh midis jetës dhe vdekjes. Interesohu për të mirën tënde. Unë duke çmuar bujarinë tënde, mirësinë tënde dhe bukurinë tënde nuk dua të humbasësh jetën për një zemërim." Shenjti i thoshte se ishte e pamundur ta shkëpuste nga besimi i tij. E hodhën si përfundim në kazan.
    Por zjarri u bë vesë nga Hiri i Shenjtë dhe martiri i pacënuar, lavdëronte Zotin.



    Kthimi i pushtetarëve dhe fundi martirik

    Tirani rrinte i pikëlluar pa ditur ç'të bënte. Atëherë i pari i qytetit, Koremon që ishte i zgjuar për të bërë të këqija, e ngushëlloi duke i thënë:
    "Unë, mbreti im, do të të çliroj nga mundimet. Do ta bëj Lefterin, ose të zbatojë urdhrin tënd, ose të zhduket.
    Dhe dha urdhër dhe sollën një kazan shumë të madh që kishte brenda hekura të gozhduar. Ndezën zjarr dhe u përgatiten të hidhnin shenjtin.
    I pari i qytetit e njihte besimin e Krishtit nga Filiqi, por meqënëse ishte mik i mbretit, për lavdinë njerëzore nuk mund ta linte fenë e idhujve.
    Shenjti, lutej tek Zoti të ndriçonte ndjekësit e tij dhe tu jepte shp’ëtimin e shpirtit. Dhe thoshte:
    "Të falenderoj o Zot Jisu Krisht, që më forcove dhe më bëre të denjë të marr kaq shumë të mira, që të pësoj kaq shumë për emrin Tënd të shenjtë.
    Shpëtoje dhe shpirtin tim tani nga duart e armiqve që të mësojnë se Ti je i vetmi Zot. Bëji të denjë ata të urrejnë udhujt dhe të vijnë tek e vërteta." Zoti e dëgjoi lutjen e shenjtit dhe ndriçoi qëveritarin.
    Dhe si të mos ishte ai që përgatiti dënimin e martirit, iu afrua mbretit dhe i tha ç'të keqë ka bërë i miri Lefter dhe ti vendose një vdekje të tillë për të?"
    Mbreti i mbushur me habi i tha: "Unë të nderova më shumë se çdo arhond tjetër dhe të bëra qeveritar. Të fala dhe shumë pasuri dhe ti përsëri je paredashës dhe more para nga Lefteri dhe prandaj e përkrah? Më thuaj të të jap unë dhe të tjera."
    Karemoni u ndriçua nga Shpirti i Shenjtë dhe tha: "Nderi, le të jetë i atij dhe paratë që të çojnë në ferr, le t'i djegë zjarri. Me dashjen tënde bëhesh i verbër dhe nuk shikon dobësinë e perëndive të tua, që nuk mund të shpëtojnë asnjë, sikundër Krishti shpëtoi shumë herë shërbëtorët e vet.
    Perandori u bë egërsirë nga inati dhe dha urdhër ta hidhnin qëveritarin në kazanin të cilin e kishin përgatitur vetë.
    Sa e pa zjarrin Karemoni i tha shenjtit: "Lutju, o shenjt, Zotit te vërtetë për mua dhe më jep fuqi sikundër i dhe fuqi komandantit të ushtrisë së Filiqit."
    Hyri në kazan dhe me ndihmën e Perëndisë ngeli i padëmtuar dhe falenderonte Zotin. Atëherë mbreti dha urdhër dhe i prenë kokën.

    Në zjarr, në burg dhe tortura të reja

    Pastaj e çuan shenjtin në zjarr, por menjëhere zjarri u shua dhe hekurat u përthyen mbrapsh nga ana e tyre.
    Të ndodhurit atje duke parë mrekullinë po thonin:
    "I madh është Perëndia i të krishterëve. Tirani mendoi ta linte të vdiste nga uria në burg.
    Por Perëndia kujdesej dhe i dërgonte për të ngrënë me një pëllumb për sa ditë ishte i burgosur.Antonini duke parë se nuk realizonte asgjë, urdhëroi të lidhnin dy kuaj të egër bashkë dhe pas tyre të lidhnin shenjtin që ta lëviznin mbi gurë dhe shkëmbinj me vrull për të vdekur.
    Por ishte i kotë dhe ky plan, sepse Zoti nuk hezitoi të dërgonte ndihmën e tij.
    Një ëngjëll i Zotit erdhi dhe i bëri të butë kuajt e egër. E liroi shenjtin nga prangat, e vuri tek dërrasat që transportonin kuajt dhe e çoi në një mal që ishte atje afër.
    Atje u bë një tjetër mrekulli. Në kohën kur shenjti himnonte Perëndinë, u mblodhën arinj, luanë dhe kafshë të tjera të egra të malit që e rrethuan shenjtin.
    Per këto, perandori u informua nga disa gjuetarë. Dërgoi, pra, ushtarë që t'i sillnin Lefterin. Egërsirat sapo i panë iu sulën dhe do t'i bënin copa nëse shenjti nuk do t'i urdhëronte të iknin në shpellat e tyre.
    Pastaj ndoqi ushtarët dhe gjithë rrugës i predikonte dhe i mësonte të ktheheshin tek besimi i drejtë. Atëherë, shumë nga ushtarët besuan.

    Tek luanët. Prerja e kokës së të shenjtit

    Kur arritën në Romë, mbreti bëri festë që të mblidheshin shumë njërez e të shikonin vdekjen e shenjtit.
    Urdhëroi dhe e hodhën martirin tek egërsirat. Por gjërat nuk erdhën siç i llogariste tirani. Një luaneshë e egër që lanë, u turr mbi të, por sa iu afrua, uli kokën dhe i lëpiu këmbët.
    Perandori kujtoi ngaqë kafsha ishte femër, nuk kishte fuqi të sulmonte dhe dha urdhër të sillnin një luan mashkull të egër. Por dhe kjo kafshë e egër u bë më e butë se femra. E puthte dhe e përqafonte shenjtin. I demoralizuar, tirani dha urdhër t'i prisnin kokën martirit, meqënëse nuk gjente mënyrë tjetër që ta vdiste.
    Kështu dorëzoi shpirtin e tij të shenjtë, Shën Lefteri, tek Zoti. Nëna e tij Anthia përqafoi trupin e birit të saj dhe e lumëronte, sepse pësoi kaq shumë për Zotin.
    Atëherë xhelatet e vranë pa mëshirë dhe atë. Sa besimtarë u gjenden aty nga Vlora, morën trupat e shenjtë dhe i varrosën me nderime. Kjo është jeta dhe martirizimi i ieromartirit Lefter, që Kisha jonë e kremton më 15 dhjetor.

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Si te gjithe shenjtoret e tjere, por qe ka lidhje me Ilirine dhe veçanerisht me Vloren, do te jete bekim i madh per kete qytet dhe gjithe shqiptaret, per jeten e tij ne dukje "e pabesueshme", sic na duken te gjithe jetet e shenjtoreve. Duke shpresuar ne ngritjen e nje Katedraleje me emrin e Shenjtit, ne Vlore, le te urojme te gjithe ata qe jane pagezuar Lefter ne kete jete, dhe Zoti le te prehe shpirtrat e atyre qe jane kane fjetur ne kete emer.
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    le te urojme te gjithe ata qe jane pagezuar Lefter ne kete jete, dhe Zoti le te prehe shpirtrat e atyre qe jane kane fjetur ne kete emer.
    Ti Ilia...me duket se po uron edhe Lefter Lefterin...?!

    Madje, dy here. Hm!


    P.S
    - peshkop i Vlores nuk dmth peshkop i Ilirise.
    - peshkop i Vlores, nuk dmth peshkop vlonjat.
    - peshkop ne Vlore nuk dmth peshkop Ilir.

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Po pse, nese vertet ka patur ndonje me kete emer, pse te mos lutemi per shpirtin e tij?

    - peshkop i Vlores nuk dmth peshkop i Ilirise.
    - peshkop i Vlores, nuk dmth peshkop vlonjat.
    - peshkop ne Vlore nuk dmth peshkop Ilir.
    Per keto qe ke thene ti Seminarist, s`e kam vrare shume mendjen, sepse nuk kisha qellim percaktimin e sakte, por vleresimin e martirizimit te Tij. Kam folur vetem per "bekimin" qe na vjen nga ky Shenjtor, me shpresen e ndertimit edhe te nje Katedraleje sipas deshires se Kryepiskopit, dhe nuk jam marre me origjinen e ketij Shenjti.Mendoj se rendesi paresore ka personi dhe jo kombesia e tij. P.sh. Kryepiskopi Anastas vertet eshte me origjine greke, por eshte me shqiptar se shume shqiptare, aq sa mua me pelqen ta quaj "shqiptar". Pse jo? Edhe per Shen Lefterin kam te njejtin mendim.

    Dhe bekimi shtrihet mbi te gjithe shqiptaret me pas. Personalisht nuk bej dot ndarje, te gjithe trashegimine e sotme shqiptare e konsideroj me paraardhes ilire duke perfshire edhe Epirin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 15-12-2010 më 11:03
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    s`e kam vrare shume mendjen
    Tamam, pikerisht ketu qendron dobesia, jo vetem ne rastin tend. Duhet vrare mendja qe mos te ngaterrohet realiteti i vertete me ate qe ne marrim per realitet, meqe se vrasim gjate mendjen.

    Bekimet e shenjtorit vijne edhe pa sajuar realitete tona te rreme.


    Ne postimin nr1 te temes, autori, qe se dime kush eshte, meqe nuk jepen referenca, thote se Lefteri ne moshen 20 vjecare u be peshkop i Ilirise. Le qe vete titulli i temes, Lefteri peshkop i Ilirise!

    Ja, le te na dale ndonje e te na shjegoje se cfare kuptimi ka ne fundshekullin 2 titulli peshkop i Ilirise, dhe cili qytet e mbante kete titull? Mos Vlora??????

    Ne dime, qe Ilirikumin e mbante si titull metropoliti i Sermit/Nishit deri ne shek.4 e me pas ai i Selanikut, nepermjet te cileve Papa i Romes administronte kishen katolike ne keto vise. Vlora se ka mbajtur KURRE nje titull te tille.
    Me vone, me vone...shume me vone, kete titull e mor Durresi dhe sot e ka, ose e perdor metropoliti i Tiranes.


    Keto jane GAFA te radhes te gazetaruceve, uroj jo te gazetes shqiptare!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 15-12-2010 më 16:23

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-12-2010
    Postime
    4
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Tamam, pikerisht ketu qendron dobesia, jo vetem ne rastin tend. Duhet vrare mendja qe mos te ngaterrohet realiteti i vertete me ate qe ne marrim per realitet, meqe se vrasim gjate mendjen.

    Bekimet e shenjtorit vijne edhe pa sajuar realitete tona te rreme.


    Ne postimin nr1 te temes, autori, qe se dime kush eshte, meqe nuk jepen referenca, thote se Lefteri ne moshen 20 vjecare u be peshkop i Ilirise. Le qe vete titulli i temes, Lefteri peshkop i Ilirise!

    Ja, le te na dale ndonje e te na shjegoje se cfare kuptimi ka ne fundshekullin 2 titulli peshkop i Ilirise, dhe cili qytet e mbante kete titull? Mos Vlora??????

    Ne dime, qe Ilirikumin e mbante si titull metropoliti i Sermit/Nishit deri ne shek.4 e me pas ai i Selanikut, nepermjet te cileve Papa i Romes administronte kishen katolike ne keto vise. Vlora se ka mbajtur KURRE nje titull te tille.
    Me vone, me vone...shume me vone, kete titull e mor Durresi dhe sot e ka, ose e perdor metropoliti i Tiranes.


    Keto jane GAFA te radhes te gazetaruceve, uroj jo te gazetes shqiptare!
    ja plotesish dakort me ty

    per me shume info http://twurl.nl/nm5rw3

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  3. Theofan (Fan) S. Noli
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-04-2006, 16:54
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2004, 15:23
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •