Emri:  auto_Screenshot_51650523971.jpg

Shikime: 105

Madhėsia:  32.6 KB
Emri:  mk.png

Shikime: 46

Madhėsia:  14.2 KB
†Anastasi
Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė

Krishtlindje 2023

Durim plot shpresė

«.. le tė ecim pėrpara me durim nė betejėn qė na pret…» (Heb. 12:1)

Ja, Krishti lind, lavdėrojeni!

Krishtlindja, e kremtja kulmore e krishterė, nuk ėshtė thjesht njė rast pėr tė shkėmbyer urime dhe dhurata, pėr ngrohtėsi familjare, pėr tė dėfryer, dhe qė sjell ngazėllim shpirtėror nė jetėn shoqėrore. Ėshtė, mbi tė gjitha, njė burim i pashtershėm shprese sė shumanshme – pėr vlerėn e ēdo qenieje njerėzore, pėr rrugėtimin e njerėzimit, pėr domethėnien e jetės. Lindja e Krishtit shpall kremtueshmėrisht se “Perėndia e deshi aq shumė botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindur, qė kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme” (Jn. 3:16). Pra, nuk jemi tė vetėm nė peripecitė e kėsaj jete. Biri dhe Fjala e Perėndisė, nėpėrmjet Mishėrimit tė tij, mori tėrė natyrėn njerėzore, ashtu siē ėshtė, shpirtėrore dhe materiale, dhe i dha trajtė tė re. Ėshtė njė Ngjarje qė pėrbėn thelbin e zbulesės sė krishterė: “Perėndia u shfaq nė mish” (1 Tim. 3:16). Kjo shfaqje e dashurisė sė Perėndisė “nė mish” pėrbėn veēantinė unike tė besimit tė krishterė. Le ta theksojmė “pėrsėri dhe pėrsėri”: Perėndia, Krijuesi dhe Zoti i gjithėsisė nuk ėshtė njė energji, njė urtėsi apo njė fuqi e papėrcaktuar jopersonale. Ėshtė Perėndi personal, dhe si Person i zbulohet njeriut, ndėrsa ky i fundit ndodhet nė njė marrėdhėnie tė vazhdueshme me tė. Njė marrėdhėnie qė bėhet e prekshme pėr tėrė qenien njerėzore: “Perėndia ėshtė dashuri. Ai qė qėndron nė dashuri, qėndron nė Perėndinė dhe Perėndia qėndron nė tė” (1 Jn. 4:16). Ky Perėndi nuk e braktisi botėn, tė cilėn e vret egoizmi, urrejtja, padrejtėsia, dėshpėrimi. E kremtja e Krishtlindjes na fton tė sjellim ndėr mend se shpresa e pranisė sė Tij nė jetėn tonė pėrbėn burimin e durimit.

****


Vėshtirėsitė e panumėrta dhe udhėt pa krye qė shfaqen gjatė rrugėtimit tokėsor tė Shpėtimtarit pėrballohen gjithnjė me durim plot shpresė. Qė nė Lindjen e Tij, siē paraqitet nė ikonografinė orthodhokse, nė vėshtrimin e Nėnės sė Tėrėshenjtė, tė Josifit, tė barinjve dhe tė magėve, vihet re njė durim i paqtė e fort i pėrndritur. Madje, njė durim i heshtur vihet re edhe te vėshtrimi i kafshėve qė ndodheshin nė shpellėn e thjeshtė dhe merrnin pjesė nė peripecinė e Jisuit tė vogėl nė dhé tė huaj.

Durimi plot shpresė qė buron gjatė Krishtlindjes nuk ėshtė dobėsi, pėrkundrazi ėshtė njė fuqi mistike. Ai shndėrron edhe hidhėrimet dhe dobėsitė mė tė mėdha tė kėsaj jete, duke forcuar rezistencėn, shpirtin luftarak, qėndresėn cilėsore, pėrkrahjen e sė vėrtetės dhe tė drejtėsisė. Apostull Pavli, nga pėrvoja vetjake, na siguron: “… e dimė qė vuajtja sjell durimin, durimi sjell sprovėn dhe sprova sjell shpresėn. Shpresa nuk na turpėron” (Rom. 5:3-5). Nėpėrmjet durimit, njeriu shpirtėror i pėrdor mė mirė fuqitė e tij mendore dhe ndjesore. Durimi, bashkė me kėmbėnguljen e heshtur, hap shtigje kalimi pėr marrėdhėniet e ndryshme njerėzore pa rrugėdalje, pėr vėshtirėsitė shėndetėsore, varfėrinė dhe trazirat sociale. E udhėheq jetėn njerėzore drejt pjekurisė, se “duhet tė duroni deri nė fund, qė tė jeni tė pėrsosur, tė plotė dhe pa asnjė tė metė” (Jak. 1:4).

Shpresa mbėshtet durimin dhe durimi forcon shpresėn, dhe qė tė dyja marrin fuqi nga besimi. Pėrmendja e durimit nė Shkrimin e Shenjtė ėshtė e shumanshme dhe ndriēuese. Na ndihmon tė ecim pėrpara “duke ngazėllyer nė shpresė, duke duruar nė vuajtje dhe duke kėmbėngulur nė lutje” (Rom. 12:12). Ndėrsa sjellim ndėr mend shembullin e Zotit tonė dhe tė shenjtorėve qė i shkuan pas, “le tė ecim pėrpara me durim nė betejėn qė na pret, duke i mbajtur sytė te Jisui, qė ėshtė kreu i besimit tonė dhe ai qė na bėn tė pėrsosur” (Heb. 12:1-2). Me vėshtrimin e mbėrthyer mbi tė, pėrballojmė me kthjelltėsi dhe me fuqi tė gjitha sprovat qė ngrihen para nesh.

****


Ēdo epokė ka trazirat, konfliktet ushtarake, katastrofat, tragjeditė, skamjen, lėndimin shpirtėror, dėshpėrimin e vet. Epoka jonė po tronditet nga luftra tė tejzgjatura mizore, krejt tė paimagjinueshme, nė shumė skaje tė tokės, por edhe afėr nesh, nė Ukrainė dhe nė Palestinė. Kundėrshtitė dhe pėrēarjet po mundojnė edhe mjediset kishtare. Ēdo popull ka problemet e tij tė shumėllojta. Ēdo bashkėsi, ēdo njeri pėrjeton ēaste trishtimi tė thellė dhe dhimbjeje. Nė tė gjitha rastet, udhėrrėfyes i domosdoshėm mbetet durimi plot shpresė.

Le ta shtojmė pėrgjėrimin tonė pėr ndalimin e pėrplasjeve vrastare dhe tė krizave tė ndryshme shoqėrore, qė kudo nė tokė tė mbretėrojė paqja. Le tė mundohemi qė, “nėpėrmjet durimit dhe ngushėllimit, qė burojnė nga Shkrimet”, tė forcojmė mes nesh njėmendėsinė dhe bashkėpunimin harmonik, duke patur mė tepėr shpresė brenda nesh. “Perėndia i shpresės [na] mbushtė plot me gėzim dhe paqe nė besimin [tonė], nė mėnyrė qė me fuqinė e Shpirtit tė Shenjtė tė [jemi] plot me shpresė” (Rom. 15:13).

Ja, Krishti lind, lavdėrojeni! Durimi plot shpresė, nėpėrmjet hirit tė Perėndisė Triadik, le t’i mbushė zemrat tona me gėzim dhe paqe tė pėrndritur, veēanėrisht gjatė kėtyre tė kremteve tė dhjetorit dhe tė tė gjithė Vitit tė Ri 2024 qė po afron.

KOASH