Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Racizmi - problem shqiptar?

    Tė nderuar miq:
    Jam suedez shqipfolės, pėrkthyes i gjuhės shqipe nė Suedi. (Ne jemi vetėm dy suedezė tė cilėt zotėrojnė kėtė zanat, dhe kemi mjaft pėr tė bėrė me mbi 40.000 shqiptarė qė banojnė kėtu). Forumi Shqiptar ėshtė njė befasi e kėndshme. Kam lexuar deri tani vetėm njė pjesė shumė tė vogėl tė teksteve tė diskutimit dhe kam gjetur shumė gjėra qė mė pėlqejnė, dhe disa qė nuk mė pėlqejnė aspak.
    Njė anėtar nga Nju Jorku (nuk dua tļa pėrmend emrin) i cilėson grekėt si "raca mė e ulėt nė botė". Kjo mė bėn tė reagoj ashpėr. Cilėsime tė tilla janė shembuj racizmi fund e krye. Kundėr racizmit ka filluar lufta nė botėn e qytetėruar nė shekullin 19-tė, kur u liruan skllevėrit zekakė, dhe kjo luftė ka vazhduar me luftėn kundėr ideollogjisė raciste tė Adolf Hitlerit, i cili shkaktoi vdekjen e 6 milion cifutėve.
    Nė luftėn kundėr racizmit ka gjetur vdekjen humanisti i madh Martin Luther King dhe shumė tė tjerė.
    Dihet se Greqia ka ndjekur njė politike thellėsisht antishqiptare dhe se ky shtet nė realitet nuk pranon tė drejtat e minoriteteve brenda territorit tė vet. Kjo nuk na lejon tė bėjmė cilėsime sikur grekėt janė njė racė e ulėt. Kėto cfaqje nuk kanė aspak tė bėjnė me racėn apo ngyrėn e lėkurės, janė pasojat e ndikimit shoqėror qė nga mosha e re. Grekėt pra kanė "trashėguar" nė shoqėri kėto qendrime negative ndaj shqiptarėve dhe turqėve etj.
    Suedezėt para 350 vitesh ishin ndėr luftėtarėt mė mizor nė Evropė. Ushtarėt suedez kryenin masakra nė Gjermani, grabitnin sende me vlerė tė cilat ende gjenden nė kishat dhe kėshjellat tona. Por suedezėt janė pėrmirėsuar, janė tė njohur sot pėr humanizėm. Askush nuk fillon tė na shajė si "njė racė mė e ulėt".
    Kush flet pėr grekėt se "janė raca mė e ulėt" apo pėr serbėt se "e kanė brutalitetin nė gjenet" fatkeqsisht vazhdon rrugėn e Hitlerit dhe tė Øpolitikanėve tė tjerė, tė cilėt me demagogji perfide kanė helmuar shpirtin e njerėzve tė cilėt pėrvec kėsaj kanė njė nivel tė mirė ideopolitik e moral. Kjo ėshtė shumė tragjike. Shpifje tė tilla duhet tė futen nė njė pus plehrash bashkė pėr tu zhdukur bashkė me fjalėt e "intelektualit" serb i cili njė herė pohoi se shqiptarėt qenkan me bisht!!
    Krimet e bėra nė vendet ballkanike dihen dhe duhet tė dėnohen nė rast se pėrsėriten. Por mos bėni shoqėri me Hitlerin, Goebbelsin dhe akademikėt serbė! Shqiptari humanist kupton se racizmi ėshtė njė plagė qė duhet tė mbyllet, me mirėkuptim dhe tolerancė. Dhe kėtė nuk mund tė kėrkojmė vetėm nga tė tjerėt - ne duhet tė jemi vetė demokratė dhe antiracistė.
    Veriori nga Suedia
    Ullmar Qvick

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Zoti Ullmar!

    Nė rradhė tė parė dua t'ju uroj mirėseardhjen nė Forumin Shqiptarė (FSH). Mė behet shumė qjefi dhe gėzohem shumė kur shoh njerėz joshqiptarė ta flasin kaq mirė gjuhėn Shqipe! Ėshtė njė nder i madh pėr ne.

    Fatkeqėsisht ajo qė thua ti ėshtė disi e vėrtetė. Shqiptarėt janė paksa rracistė kur vjen puna me Grekėt dhe me Serbėt. Por ama vlen pėr t'u pėrmėndur fakti se ėshtė gjithashtu edhe njė fatkeqėsi e madhe qė Grekėt dhe Serbėt nuk e lėnė tė zhvillohet Shqipėrinė ashtu siē duhet tė zhvillohet. Kjo fjalia e fundit mund tė tė tingulloj paksa "e ēuditshme" por ėshtė e vėrtetė. Tė lutem mė beso.

    Ka shumė gjėra qė Grekėt dhe Serbėt ja kanė "vjedhur" Shqiptarėve, dhe toka e tyre ėshtė njė nga tė parat. Mė pas ata kanė vrarė shumė prej tyre, dhe historia flet vet pėr ktė gjė. Dhe sė fundi, nėse duhet sjell vėrtetė Drejtėsi nė Ballkan duhet qė Kosova, dhe Ēamėria tė jenė tė pavarura respektivisht nga Serbėt dhe Grekėt. Ėshtė njė kėrkesė pavėnd kjo e fundit?! Jo sepse ėshtė njė kėrkesė pėr Drejtėsi dhe pėr Liri. Serbėt kan vrarė njerėz tė pafajshėm Shqiptarė qė kur erdhėn nė Ballkan nė shek. e VII-XII, dhe ata veēse duan tokė. Grekėt po ashtu, e patėn pushtuar Ēamėrinė me kohė qė tė shpėrngulnin aty Grekėt e ardhur nga zhvendosja e qytetit tė Smyrnias (Izmiri i sotēėm, lufta e 1920-ės), dhe gjatė viteve 1950 Oficeri UltraNacionalist Grek "Nerva" vrau dhe dogji tė gjallė mijra Shqiptarė tė Ēamėrisė. Tani Greqia kėrkon edhe Voiro Epirin e cila ėshtė kėrkesa mė absurde qė mund tė bėj njė shtet anėtarė i BEsė.

    Nga tė gjitha faktet qė thashė mė sipėr, a tė duket sikur Grekėt dhe Serbėt kanė dhėmbshuri pėr Shqiptarėt? A kanė vepruar ndonjė herė Shqiptarėt nė atė mynyrė qė kanė bėrė Serbėt dhe Grekėt. Jo! Pra ka njė disfavor tė madh ndaj relatave midis Greko-Serbėve me Shqiptarėt. Por megjithatė gjėrat do tė shkojnė, dhe po shkojnė pėr mė mirė.

    Ullmar, duhet qė Serbėt dhe Grekėt tė kuptojnė se Shqiptarėt duhet tė kenė lirinė qė meritojnė nė Ballkan, dhe at'herė Ballkani do tė ketė vėrtetė Drejtėsi. Nga ana tjetėr Shqiptarėt duhet tė punojnė mė shumė pėr tė ndrequr Institucionet e Drejtėsisė, si nė Shqipėri, Kosovė, por edhe Maqedoni. Vetėm nė ktė mynyrė mund tė sjellim jetė tė qetė dhe paqėsore nė Ballkan.

    Ullmar, pata shkruar njė shkrim mė parė, dhe kam qjef qė ta lexoni. Mund tė klikosh kėtu qė ta lexosh. Hedh pak dritė nga prejardhja e vėrtetė e Zotėrve Grek, qė nė fakt janė Iliro-Pellazgjė, dmth baballarėt e Shqiptarėve. Tė siguroj se kam dashur tė them veēse tė vėrtetėn, dhe se nuk jam rracist, por kėrkoj veēse Drejtėsi dhe Pėrparim nė Ballkan. Ajo do tė harrihet veēse kur tė dimė tė vėrtetėn, dhe kur ta nderojmė atė si tė tillė.

    Ju uroj njė lexim tė mbarė tė forumit, dhe ju ftoj qė tė merrni mė shumė pjesė.

    Pėrshėndetje nga Qyteti i Ėngjujve
    sinqerisht
    drini.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 02-05-2003 mė 21:33

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    Zoti Drini:
    Ju falėnderoj shumė pėr njė pėrgjigje me frymė pozitive. Kėtu vetėm disa sqarime.
    Mentaliteti i mbrapsht vėrtet ka qenė njė armė nė duart e forcave grabitqare fqinje, tė cilat pėr mė shumė se njė shekull janė pėrpjekur tė zaptojnė trojet shqiptare. Ėshtė fakt i hidhur se disa qarqe greke dhe serbe sot e kėsaj ditė mbajnė tė gjalla gėnjeshtra dhe trillime nė lidhje me shqiptarėt, duke mohuar tė drejtat e shqiptarėve tė jetojnė nė tokėn e tyre tė stėrlashtė.
    Pėr kėtė s'ka diskutim. Por duke iu "pėrgjigjur" mentalitetit tė mbrapsht racist me mendime dhe fjalė raciste nuk do tė jetė nė dobi tė shqiptarėve. Pėrkundrazi, duhet tė demaskojnė nė forumet pėrkatėse kėto trillime dhe duhet kėrkuar kulturė dhe edukatė nė marrėdhėniet midis popujve ballkanik!
    Besoj se forcimi i shoqėrise shqiptare do tė krijojė kushte mė tė mira pėr respektimin e tė drejtave tė shqiptarėve. Shqiptarėt, pra duhet tė bashkohen nė punė pėr atdheun e tyre. Dhe nė kėtė aspekt, fatkeqsisht, ka shumė pėr tė bėrė.
    Por kjo ėshtė njė temė tjetėr. Mjaft pėr sot!
    Veriori
    Ullmar Qvick

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    hey ullmar;me duket e kishe fjalen per mua ti.e respektoj faktin [nqs se eshte i vertete] se ti je suedez dhe flet shqip.suedia eshte popull me tradite dhe mik.ty zoteri une te kuptoj plotesisht ,por fakti eshte se ti nuk je shqiptar dhe nuk e din rracizmin qe greket shprehin ndaj nesh.dmth ajo qe bej une eshte thjesht nje kunderpergjigje e drejte.shqiptaret ne pergjithesi nuk jane popull rracist ,por perkundrazi ,ata jane popull i dashur dhe mikeprites.megjithate ne mirepresim dhe respektojme vetem miqte tane dhe ata qe nuk flasin keq per ne dhe na respektojne ne si popull.pastaj ti nga suedia duhet ta dish se greku ja ka friken shqiptarit ,prandaj nuk kerkon qe ai te zmadhohet si shtet.kemi nje shprehje ne nga shqiperia e mesme qe thote ;nje shqiptar =tre grek.shpresoj te mirekuptohemi ne te ardhmen.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    Tungjatjeta Olsen dhe falemnderit pėr njė pėrgjigje me frymė pozitive ndaj meje. Vėrtet, reagova kundėr shprehjes qė paske pėrdorur kundėr grekėve. Nuk pajtohem me mendimin tėnd se goditja kėrkon kundėrgoditje, d.m.th. nėse dikush na poshtėron zgjidhja mė e mirė pėr sedrėn tonė dhe nė pėrgjithėsi ėshtė tė bėjmė tė njėjtėn gjė me kundėrshtarin tonė.
    Pėr poshtėrsitė qė kanė bėrė grekėt kundėr shqiptarėve jam nė dijeni tė plotė. E di fatin e shqiptarėve tė Camėrisė, e di cfarė diskriminimi ėshtė bėrė jo vetėm kundėr shqiptarėve por edhe kundėr turqve dhe maqedonasve qė jetojnė nė Greqi.
    Shumė kuptimplotė ėshtė njė film grek, nė tė cilin po ndjekim fatin e disa tė rinjve nga pakica greke nė Shqipėri, tė cilėt nė vitin 1991 kaluan kufirin pėr nė Greqi pėr tė gjetur "parajsen". Cka ndodhi? "Vėllezerit" e tyre i trajtuan si qen, me pėrbuzje, duke i share "shqiptarė tė mallkuar". Protestat e tyre (jemi grekė si ju!) nuk u muarėn parasysh fare. Filmi mbaroi me njė pamje nga Kakavia - u kthyen nė Shqipėri kėta djem, sepse mė mirė skamje dhe uri nė Shqipėri se njė jetė qeni midis "vėllezėrve"nė Greqi!
    Kėtu nevojitet njė ndryshim mentaliteti, dhe me njė pėrsėritje tė fyerjeve nuk do tė ndreqet puna! Pėr kėtė jam plotėsisht i sigurt. Prapė, ilaci mė i mirė ėshtė i vėshtirė pėr tė gjetur: Pėrparimi i shqiptarėve, bashkėpunimi i shqiptarėve pėr tė ndertuar njė shoqėri vėrtet demokratike, do tė jetė njė bazė pėr respekt. Dhe grekėt do tė mėsojnė. Shiko cka kanė mėsuar nė Qipro! Tė dy palėt - grekė dhe turq - duan tani ribashkim dhe bashkėpunim, vetėm disa politikanė jo. Dhe grekėt - nė Greqi dhe nė Qipro - kanė votuar nė favor tė Turqisė nė Festivalin e fundit tė kėngės evropiane....
    Urrejtja midis popujve duhet tė ndalet. Por jo me pėrulje, Olsen, shqiptarėt nuk duhet tė pranojnė epėrsinė e grekėve apo serbėve etj. Jo, assesi! Nė atė pikė jemi dakord, Olsen. Vetėm me respekt reciprok, me barazi midis popujve, zgjidhen ngadalė problemet. Dhe shqiptarėt me mikpritjen dhe bujarinė e tyre tradicionale kanė shumė pėr ti dhėnė botės - vetėm tu ofrohen mundėsitė! Nė atė drejtim duhet tė punojmė.
    Veriori aka Ullmar nė Suedi
    Ullmar Qvick

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    hey ullmar;nqs se ti je vertete suedez dhe studiues i gjuhes shqipe ,atehere si eshte e mundur qe ti din kaq shume rreth shqiperise dhe gjithe shqiptareve ne pergjithesi?ceshtjen e qipros mund ta krahasosh vetem me maqedonine dhe shqiptaret qe jetojne atje.ne ne shqiperi nuk jetojme bashke me greket ashtu sic jetojne greket dhe turqit ne qipro.pastaj problemi ketu eshte me mentalitetin qe kane greket jo vetem ndaj nesh por edhe maqedoneve.greku eshte shume popull rracist,100 here me teper se ne shqiptaret.politika qe e udheheq vendin e verteton nje fakt te tille.po jap si shembull vetem emigracionin dhe menyra sesi emigrantet trajtohen ne nje vend si greqia qe eshte pjese e bashkimit europian.a nuk eshte e cuditshme fakti qe greqia nuk eshte ndershkuar asnjehere ose vetem e palajmeruar nga be per politiken qe ndjek ,politike e cila eshte kundra vlerave evropiane.pastaj i gjithe bashkimi evroian eshte organizate qe ka ndjenja rraciste brenda saj,a e kam te drejte?dmth problemi ketu fillon me te gjithe europen ne pergjithesi dhe politiken qe ajo ndjek kundrejt vendeve te vogla si shqiperia etj.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Racizmi - problem shqiptar?

    Tungjatjeta Olsen:
    Me tekstin tėnd tė fundit po pajtohem plotėsisht. Edhe dyshimi a je vėrtet suedez dhe jo shqiptar, ėshtė njė fare nderimi. Olsen, duhet interesim pa masė, dhe vite studimesh, pėr tė arritur nė nivelin e njohjes ku jam sot. Sapo mbarova pėrkthimin shqip-suedisht tė veprės letrare tė Shefki Osekut "Njė llojė drite tjetėr". Kam botuar nė pėrkthim shumė vepra letrare shqipe gjatė kėtyre 33 viteve tė fundit. Olsen, jam sot gati 69 vjec, interesimin pėr shqiptarėt e mora nė rini, duke dėgjuar muzikėn popullore shqiptare nga Radio-Tirana.
    Pastaj disa komente. Ti paske prekur njė fakt me rėndėsi: Evropa bėn analiza, zbulon shkelje kundėr tė drejtave tė njeriut dhe sa e sa tė meta tė tjera nė lidhje me Turqinė dhe anėtarėsimin e saj nė Bashkimin Evropean, por kjo Evropė paska mbyllur sytė nė lidhje me politikėn greke kundėr pakicave etnike dhe nuk kritikon qendrimet e forta ultranacionaliste nė Greqi.
    D.m.th. Greqia matet me njė metėr, Turqia me njė tjetėr. Dhe kur ka ankesa nga ana e shqiptarėve ndaj sjelljeve tė grekėve, a merren parasysh? Jo, Evropa ka njė besim qesharak tek Greqia!
    Kėtu besoj se feja luan njė rol me rėndėsi. As perfiditeti fetar grek, lidhjet me Serbinė e Millosheviqit, nuk ėshtė trajtuar si duhet nga Evropa - se paku duhet kuptuar se kush flen me qenin ngrihet me pleshta!
    Dua tė pėrfundoj me disa fjalė nga libri qė pėrmenda, fjalė qė gjenden nė parathėnien qė shkrova suedisht dhe shqip:
    "Populli shqiptar ka qenė viktimė e mohuar, e amputuar, e masakruar, e pambrojtur dhe e dėbuar apo e asimiluar gjatė kėtyre 120 viteve tė fundit." Dhe mė tej: "Kur para njėqind vitesh Fuqitė e Mėdha e gjymtonin kombin shqiptar duke i vėnė kufinjtė - trojet shqiptare, pėrpos njė pjesė qė iu la Shqipėrisė sė gjymtuar, pa tė drejtė u degdisen nėn Malin e Zi, Serbinė, Maqedoninė si dhe Greqinė - dhe shi ky fakt prore ka hedhė hije nė jetėn politike dhe shoqėrore tė Ballkanit."
    Dhe mė nė fund: "Akoma nuk janė plotėsuar parakushtet qė kjo plagė tė shėrohet. Njė nga kėto parakushte tė rėndėsishme ėshtė drejtėsia si dhe marrėdhėniet e barazisė mes tė gjithė popujve dhe kombeve tė Ballkanit. Tek atėherė mund tė zhduket urrejtja, racizmi, diskriminimi dhe mosbesimi. Atėbotė edhe kufinjtė do tė humbisnin rėndėsinė e vet. Por, pėr fat tė keq, pėr tė arritur deri atje - rruga ėshtė goxha e gjatė."
    Tė punojmė nė atė drejtim, Olsen. Dhe duhet tė harrojmė racat - mė mirė tė gjykojmė tė gjithė njerėzit vetėm si njerėz....
    Me kaq do tė pėrfundoj kėtė diskutim.
    Ullmar Qvick aka Veriori nė Suedi
    Ullmar Qvick

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juliano1
    Anėtarėsuar
    03-09-2002
    Postime
    142
    Personalishte nuk i kam perzemer Greket. Gje qe nuk me pengon te dashuroje nje vajze Greke. Bashkohem me mendimin se ne jemi "raciste" ndaj disa popujve ( por jo ne kuptimin e vertet te saj ).

    Jo se e kemi ne gjak, po historia ka luajtur rolin e saj

    Fjala demokrate eshte e gjere dhe e pa mate (por e rendesishme eshte t'a provosh te jesh demokrate)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga juliano1 : 05-06-2003 mė 06:43
    .....................................
    .....................................
    ------------------------------
    --------------------------------

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    18
    pershendetje te gjithve bashkohem me mendimin e julianos qe shqiptearet jane raciste por mos harro se sinqeritetin dhe dashurine qe gjejne ciftet shqiptare nuk e kane te europes

    dhe dicka vajzat greke e dredhin bishtin sa cel e mbyll syte

    me respect nga xhilda

  10. #10
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Toni222us
    Anėtarėsuar
    16-12-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    68
    Cdo popull eshte racist nese e krahason popullin e vet me nje popull tjeter.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •