A ėshtė ēmendur Ilir Meta?
Nga Armand Shkullaku
Peisazhi mediatik i ditėve tė fundit ėshtė pėrmbytur nga titujt e komentet e njė ēėshtje, e cila pėr nga hapėsira qė ka pushtuar, duket kapitale pėr fatet e vendit: A ėshtė ēmendur apo jo Ilir Meta? Nėse ndjek debatet, analizat e lajmet frenetike pėr “fenomenin Meta”, krijohet pėrshtypja se nė kėtė vend, ku gjithēka shkon mė sė miri dhe tė gjithė gėzojnė shėndet mendor tė plotė, rreziku qė mund tė ēekulibrojė shoqėrinė vjen nga marrėzia e njė individi.
Dilema nėse ėshtė ēmendur ose jo Ilir Meta, nuk shtrohet sot pėr herė tė parė. Ajo vjen si nevojė pėr tė mbuluar ēmendurinė e vėrtetė, pėrballė sė cilės shoqėria ka mbetur si e mpirė dhe pa fuqi reagimi. Pėrpara zgjedhjeve tė vitit 2021, “lajthitja” e presidentit Meta ishte pėrsėri kryefjala e propagandės pėr tė zhurmuar ēmendurinė e mazhorancės nė raport me ligjin dhe kushtetutėn. Pėrballė akteve tė ēmendura tė pushtetit, problemi nuk duhet tė ishin ato vetė, por reagimi atipik i presidentit.
A mund tė sillej si njė president skandinav Ilir Meta, kur mazhoranca rrėmbente tė shtunėn pėr diell anėtaren e Gjykatės Kushtetuese dhe ēonte tė betohej tek njė noter te ura e Lanės? Si mund tė sillej presidenti kur dekretet e tij, jo qė nuk zbatoheshin, por as botoheshin nė fletoren zyrtare? Ē’duhet tė bėnte ai, kur njė marrėveshje politike grisej dhe ligji zgjedhor qepej me porosi nga Rama, nė kundėrshtim me rekomandimet e ODHIR dhe Komisionit tė Venecias? A duhej ta ngrinte ai zėrin, kur prova dhe dėshmi tė shumta faktonin masakrėn zgjedhore qė po pėrgatitej nga regjimi, ndėrsa ky i fundit hartonte kėrkesėn pėr shkarkimin e Presidentit?
Nė tė gjithė cirkun propagandistik tė psikanalizės pėr Ilir Metėn, ka patur dhe ka vetėm njė qėllim. Reagimet e tij, tė forta dhe shpesh tė ēartura, tė mos trajtoheshin si pasojė e ēmendurisė sė frikshme tė pushtetit, por si anomali e njė individi qė shpėrthen pa shkak. Herė duke e trajtuar si tė sėmurė e paranojak, herė si personazh estrade e herė si tė ēekuilibruar nga frika e drejtėsisė, sjellja e Metės ėshtė ēuar nė ekstrem pėr ta bėrė tė gėlltitet si normale ēmendurinė e pushtetit.
Abuzimi me pushtetin, skandalet dhe vjedhjet masive, shkeljet e Kushtetutės dhe tė drejtave tė opozitės, pėrdorimi i mediave dhe drejtėsisė sė re, kriminalizimi i ekonomisė dhe batėrdia zgjedhore, pėr nga pėrmasat e tyre, do tė luanin mendsh ēdo njeri e ēdo shoqėri normale.
Mazhoranca vendos se kush duhet tė jetė opozita e vendit. Mbi gjysėm milion shqiptarė privohen nga e drejta pėr tė qenė tė pėrfaqėsuar nga ata qė kanė zgjedhur me votė. Parlamenti vendoset mbi Gjykatėn Kushtetuese dhe tė drejtat po kushtetuese qė i takojnė pakicės. Zyrtarėt mė tė lartė kapen duke vjedhur dhe askush nuk merr pėrgjegjėsi tė paktėn morale. Drejtėsia e re shkon deri tek ish kryeministri pėr akte tė pėrpara 15 viteve dhe nuk guxon tė marrė nė pyetje e t’i pėrmendi emrin njė kryetari bashkie qė lejon t’i kalojnė dhjetra milionė euro kompanisė sė drejtorėve tė tij. Muratorė, elektriēistė, qoftexhinj e bukėpjekės pėrdoren pėr tė zhvatur paratė publike dhe ata qė janė pėrgjegjės pėr administrimin e kėsaj paraje publike, pa u skuqur e pa u zverdhur, lajnė duart duke thėnė se nuk ėshtė punė e tyre kush ha dardha e mollė pas shpine.
A ka ēmenduri mė tė madhe se kjo?
Ilir Meta ka mbi shpinė plot mėkate tė abuzimit me pushtetin kur ka patur mandatin ta ushtrojė atė. Veprimet e tij janė edhe kostot qė po paguan ai pėrsonalisht dhe forca politike qė ai drejton. Ato mėkate qė herė aminstoheshin nga Sali Berisha e herė nga Edi Rama, kur iu duheshin numrat e LSI, mbeten nė hipotekėn e Ilir Metės. Por nuk janė kurrsesi alibija pėr katastrofėn qė ka prodhuar Rilindja. Aq mė tepėr bėhet qesharake, kur kjo katastrofė tentohet tė mbulohet nga ēmenduria e Ilir Metės.
Ilir Meta mund edhe tė jetė ēmendur, por kjo nuk na shpėton nga ēmenduria e njė regjimi qė nuk ka asnjė kufi pėr ta ndalur. Mė mirė njė i marrė qė bėrtet, se sa qindra mijė tė tjerė qė pranojnė tė drejtohen nga marrėzia e njė pushteti. Me gisht nuk duhet treguar Ilir Meta, por ata qė e kanė kthyer vendin nė ēmendinė prej nga ku duan tė ikin tė gjithė.
LAPSI
Krijoni Kontakt