Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    12 qershor 1999 - Kujtohet 25 vjetori i ndërhyrjes së NATOs për ndaljen e gjenocidit serb në Kosovë

    'Më ndryshoi jetën', ushtari i KFOR-it kujton hyrjen në Kosovë para 25 vitesh: Jam mirënjohës për…

    Emri:  auto_ushtari1718188302.jpg

Shikime: 874

Madhësia:  37.3 KB

    Kenneth Andresen, një prej ushtarëve të KFOR-it, ka kujtuar pritjen që iu bë përpara 25 vitesh nga populli i Kosovës, më 12 qershor të vitit 1999.

    Me anë të një postimi në “X”, ai shkruan se ky moment i ndryshoi jetën, teksa gjithashtu është mirënjohës për miqtë dhe kolegët nga Kosova.

    “Sot, 25 vjet më parë: më 12 qershor 1999, KFOR-i mbërriti në Kosovë dhe u prit nga mijëra njerëz përgjatë rrugëve. Unë shërbeva si oficer shtypi me KFOR-in nga korriku 1999 deri në janar 2000. Kjo ndryshoi jetën time. Jam mirënjohës për të gjithë miqtë dhe kolegët në/nga Kosova!”, shkroi Andreseni në “X”.



    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 12 qershor 1999 - Kujtohet 25 vjetori i ndërhyrjes së NATOs për ndaljen e gjenocidit serb në Ko

    25-vjetori i çlirimit të Kosovës, Albin Kurti: BE është synimi ynë politik dhe NATO destinacioni ushtarak

    Emri:  auto_senacakurti1718183770.jpg

Shikime: 364

Madhësia:  18.1 KB

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se 25-vjetori i çlirimit të vendit, është ditë e veçantë.

    Në seancën speciale që pombahet në Kuvendin e Kosovës, ai tha se është e rëndësishme të përqendrohemi në të tashmen për të reflektuar mbi rrugën që kemi kaluar deri këtu.

    Kurti shtoi se 12 qershori i vitit 1999 është fiksuar si dita e çlirimit të Kosovës sepse atë ditë dhjetëra e mijëra ushtarë të NATO-s kaluan kufirin dhe u futën si trupa këmbësorie në territorin e Kosovës.

    “Kjo erdhi pas fushatës 78 ditore të bombardimeve të NATO-s mbi Serbi në përpjekje për ta ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin që shteti serb po e kryente mbi shqiptarët në Kosovë”, tha Kurti.

    Kryeministri shtoi se 25 vjet pas çlirimit, duam marrëdhënie të mirë me fqinjët, me njohje e pa sulme.

    “Të bashkohemi fizikisht e shpirtërisht si sot në Kuvend e sheshet e qyteteve, për të shënuar një ngjarje historike që e ka sjell të tashmen dhe e ka përcaktuar të ardhmen. Sikur atëherë edhe tani Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë. Kosova ka shkuar në vazhdimësi duke forcuar aleancat e saja me vendet partnere. BE është familja jonë e synuar politike, kurse NATO është destinacioni ynë ushtarak”, tha Kurti.

    Kurti theksoi se pikërisht se kemi vuajtur dhe kemi humbur, tash duam që Kosova e të gjithë qytetarëve ta gëzojnë, shumica shqiptare me pakicat.

    “Duam marrëdhënie të mira fqinjësore, e njohje, pa sulme. Kurrë më të lirë e të pavarur nuk kemi qenë”, ka thënë ai.


    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 12 qershor 1999 - Kujtohet 25 vjetori i ndërhyrjes së NATOs për ndaljen e gjenocidit serb në Ko

    Kosova sot në 25-Vjetorin e Çlirimit, parakalimi i Forcës së Sigurisë dhe Policisë

    Emri:  auto_347268371_639725154846590_6892708088797040964_n1718171445.jpg

Shikime: 377

Madhësia:  52.3 KB

    Prishtinë - Sot shënohet 25-vjetori, Dita e çlirimit të Kosovës. Ky përvjetor po shënohet me aktivitetet e shumta.

    Për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në orën 12:00 bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

    “1500 do të jetë numri i pjesëtarëve të FSK-së që do të parakalojnë në shesh me rastin e përvjetorit të Ditës së Çlirimit”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

    Në këtë parakalim marrin pjesë krerët e shtetit, deputet e ministria, si dhe personalitete të ftuar.

    Veteranët britanikë që shërbyen në kuadër të KFOR-it vizitojnë Kosovën

    Një grup ushtarësh të dikurshëm britanikë, të cilët shërbyen në Kosovë si pjesë e kontingjentit të KFOR-it, janë kthyer në Kosovë pas një çerek shekulli, në vendin që kishin ndihmuar të çlirohet.

    Vizita e tyre, e cila u mundësua me ndihmën dhe koordinimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka shërbyer si një udhëtim emocional përgjatë vendndodhjeve ku ata qëndruan në atë kohë pas përfundimit të konfliktit.

    “Faleminderit shumë Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për pritjen tonë të ushtrisë britanike dhe veteranëve britanikë. Ne ndoqëm rrugën e marrë nga NATO, 25 vjet më parë nëpër ura dhe tunele dhe drejt Prishtinës, duke takuar miq të vjetër (dhe të rinj) gjatë rrugës”, thuhet në njoftimin e Mbrojtja e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

    Kthimi i këtyre ushtarëve të dikurshëm nëpër vendet ku kanë shërbyer ka qenë një kujtesë e gjallë e ndikimit dhe kontributit të tyre në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Ky rikthim ka simbolizuar lidhjet e forta dhe partneritetin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

    Emri:  auto_441718171541.jpg

Shikime: 354

Madhësia:  59.6 KB

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 12 qershor 1999 - Kujtohet 25 vjetori i ndërhyrjes së NATOs për ndaljen e gjenocidit serb në Ko

    '38 mijë ushtarë folën në gjuhën globale të lirisë', Osmani: Kemi paguar çmim të shtrenjtë për lirinë

    Emri:  auto_osmani1718183870.jpg

Shikime: 370

Madhësia:  18.0 KB

    Presidentja Vjosa Osmani, në fjalimin e saj përpara Kuvendit, me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të vendit, ripërsëriti edhe njëherë falënderimet ndaj NATO dhe anëtarëve të saj që bën të mundur lirinë e Kosovës.

    Teksa nderoi heronjtë dhe kontributorët e kësaj dite historike, Osmani shtoi se Kosova, sot është një realitet i pakthyeshëm me objektiv të qartë për t’u anëtarësuar në NATO e BE.

    “NATO ishte dritë shprese, një shans për drejtësi, liri. Thirrjet e popullit tonë, dëbimi dhe spastrim etnik ishin thirrje për drejtësi. Prandaj në qershor 1999 muret e tiranisë u shembën.

    Atë ditë 38 mijë ushtarë komunikuan me gjuhën globale të lirisë. Atë ditë Evropa lindi në një Prishtinë të lirë. Do të kujtojmë rezistencën e presidentit Rugova për liri e pavarësi dhe aleancat e fuqishme që krijoi. Do ta kujtojmë heroizmin e komandantit Adem Jashari që u shndërruan në gurthemelin e lirisë.

    Do nderojmë kujtimin e të gjithë dëshmorëve. Mijëra familje nuk kanë ku të vendosin lule pasi varret janë të zbrazëta. Sot qëndrojmë në tokën e lirë duke kujtuar historinë e lavdishme. Prania e aleatëve, dëshmi e botës ndaj drejtësisë dhe dinjitetit.

    Liria nuk është dhuratë, ne kemi paguar një çmim të lartë për të. NATO në 1999 na dha mbështetje, prandaj ne sot synojmë anëtarësimin në këtë organizatë me ushtrinë tonë e cila është e gatshme”, tha Osmani.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 12 qershor 1999 - Kujtohet 25 vjetori i ndërhyrjes së NATOs për ndaljen e gjenocidit serb në Ko

    25-vjetori i çlirimit të Kosovës, zbulohet busti i Tony Blair në Ferizaj

    Emri:  Tony-Blair1.jpg

Shikime: 367

Madhësia:  33.0 KB

    Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, sot në Ferizaj është zbuluar shtatorja kushtuar ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair. Zbulimi u bë në një ceremoni ku ishte edhe një numër i madh i qytetarëve.

    Shtatorja në fjalë u zbulua nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, shkruajnë mediat e Kosovës.

    Blair nuk mundi të jetë i pranishëm në këtë ceremoni, por ambasadori britanik citohet të ketë thënë se është i nderuar për këtë shtatore që i është kushtuar atij.

    Emri:  Tony-Blair2.jpg

Shikime: 361

Madhësia:  48.9 KB

    Balkanweb

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 12 qershor 1999 - Kujtohet 25 vjetori i ndërhyrjes së NATOs për ndaljen e gjenocidit serb në Ko

    Çerek shekulli nga çlirimi, si e përkujtoi Kosova këtë ditë të rëndësishme (VIDEO)

    12 Qershor, 2024 20:01

    Emri:  clirimi-i-Kosoves1.jpg

Shikime: 361

Madhësia:  45.0 KB

    Kosova po shënon të mërkurën 25 vjetorin e çlirimit. Më 12 qershor të vitit 1999 trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja hynë në Kosovë prej nga po largoheshin trupat serbe dhe që atëherë kjo kremtohet si dita e lirisë së Kosovës. NATO-ja vlerësohet se ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm jo vetëm në ruajtjen e një mjedisi të sigurt por edhe rindërtimin e Kosovës, e cila doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e rreth 5 mijë të zhdukur.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha gjatë seancës solemne të parlamentit se prania e aletatëve dhe paqëruajtësve në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të botës ndaj drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor. Ajo theksoi se mirëmbajtja e aleancave dhe partneritetve është vendimtare për mirëmbajtjen e lirisë së fituar.

    “NATO-ja në Kosovë ishte dritë shprese, ishte një shancë për drejtësi, një shancë për liri. Thirrjet e popullit tonë, persekutimi i pamëshirshëm dhe jetët e panumërta të humbura nga masakrat e tmerrshme, dëbimi me dhunë dhe spastrimi etnik ishin thirrje për drejtësi që nuk mund të shpërfilleshin më nga ndërgjegja ndërkombëtare. Prandaj në qershor ‘99 muret e tiranisë u shembën, duke hapur rrugën jo vetëm për një Kosovë të lirë por edhe të pavarur e demokratike”, tha presidentja Osmani.

    Kryeministri Albin Kurti ndërkaq tha se Kosova po e shënon 25 vjetorin e çlirimit duke qëndruar bashkë me aleatët njësoj si në ditët e para të çlirimit. “Sikur atëherë edhe tani Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë, ashtu siç Rusia qëndron prapa shumë veprimeve të Serbisë. Kurse shteti ynë Kosova dhe populli i saj bashkë me Shqipërinë, në vazhdimësi ka shkuar duke i forcuar lidhjet dhe aleancën e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Britaninë e Madhe, me Gjermaninë dhe Turqinë, me Francën dhe Italinë dhe me vendet e tjera partnere perëndimore. Bashkimi Evropian është familja jonë e synuar politike, kurse NATO-ja është destinimi ynë ushtarak”, tha kryeministri Kurti.

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se kauza e Kosovës nuk ka përfunduar ndërsa shprehu mbështetjen e palëkundur siç tha në rrugën e saj drejt integrimit euro atlantik.



    “Shteti shqiptar e ndjen detyrë dhe mision të mbështesë çdo përpjekje të qeverisë së Kosovës, të institucioneve të saj për të faktorizuar Republikën e Kosovës si shtet qe respekton të drejtat dhe liritë e njeriut, i qëndron frymës euroatlantike, që mban dhe trashëgon miqësitë që na janë gjendur në ditët tona më të errëta, duke besuar, duke dëgjuar, duke ndjekur e këshilluar nga partnerët strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian”, tha zoti Begaj.

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha në një mesazh urimi në rrjetet sociale se Shtetet e Bashkuara janë krenare me arritjet e Kosovës duke nënvizuar se populli i Kosovës.

    “Ajo që keni arritur është e jashtëzakonshme. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë partneri juaj ndërsa shënoni këtë moment të rëndësishëm historik. Dua të theksoj se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Kosovës është po aq i fortë dhe i qëndrueshëm si gjithmonë. Ne qëndrojmë me popullin e Kosovës kundër autoritarizmit, kundër çdo përpjekjeje për të shtypur brutalisht dhe për të ndarë shoqërinë në vija etnike ose fetare”, tha ambasadori Hovenier.



    Ndonëse roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësohet thelbësor në çlirimin e vendit, Kosova po e shënon sot një çerekshekulli nga ajo ditë në një periudhë të asaj që duket si një zbehje në marrëdhënien e qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Mospajtimet kryesore lidhen me mos hedhjen e hapave nga qeveria e Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që e la Kosovën jashtë agjendës së takimit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës muajin e kaluar, ku pritej të votohej për anëtarësimin e saj në këtë organizatë.

    Ekspertët thonë se diplomacia perëndimore është e zhgënjyer me qeverinë e Kosovës ndërsa tërheqin vërejtjen se mbështetja e aleatëve ndërkombëtarë mbetet thelbësore në rrugën e Kosovës drejt integrimit të plotë euroatlantik.

    Kosova mbetet e fundit në rajon në proceset integruese ndërsa përparimi i saj në këtë drejtim është i lidhur ngushtë edhe me zbatimin e marrëveshjes së vitit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Por tensionet e vazhdueshme me Serbinë, posaçërisht rreth zhvillimeve në veri të vendit, duket sikur e kanë zhvendosur vëmendjen nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje drejt menaxhimit të krizave.

    Nga 50 mijë trupa të NATO-s sa u vendosën 25 vjet më parë në Kosovë, numri i tyre është zvogëluar vit pas viti. Por, vitin e kaluar NATO-ja vendosi trupa shtesë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, të cilat kanë bërë që Kosova të përballet me një nga krizat më të thella në marrëdhëniet e saj me aleatët perëndimorë.

    25 vjet pas luftës, Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës e cila u shpall në vitin 2008 me mbështetjen e vendeve kryesore perëndimore. Të dyja vendet janë pajtuar në Bruksel dhe Ohër mbi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, por tensionet mbeten të larta duke shtuar shqetësimin e diplomacisë perëndimore për mundësinë e ripërtëritjes së konflikteve në rajon.

    Zëri i Amerikës

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 12 qershor 1999 - Kujtohet 25 vjetori i ndërhyrjes së NATOs për ndaljen e gjenocidit serb në Ko

    NATO për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës: Puna jonë mbetet sigurimi i paqes dhe liria e lëvizjes pa dallim


    Emri:  Kosova-NATO1.jpg

Shikime: 365

Madhësia:  46.0 KB

    Kosova ka përkujtuar datën 12 qershor, duke festuar 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit, që simbolizon hyrjen e trupave paqeruajtëse të NATO-s në territorin e saj. Ky moment historik ka pasuar fushatën ajrore të kryer nga Aleanca Veri-Atlantike kundër forcave ushtarake dhe policore serbe, një përpjekje e vendosur për të ndaluar vuajtjet e popullsisë shqiptare në Kosovë.

    Në shenjë të këtij jubileu, NATO ka bërë një postim në faqen e saj zyrtare, duke kujtuar edhe njëherë ndërhyrjen e saj, gjë që ishte një moment historik për lirinë e popullit shqiptar. “Sot shënohen 25 vjet nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë. Misioni ynë mbetet i fokusuar në ruajtjen e një mjedis të sigurt dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin e OKB-së”, thuhet në njoftim.

    Hyrja e trupave ndërkombëtare bëri të mundur kthimin e mbi 800 000 refugjatëve dhe të zhvendosurve brenda territorit të Kosovës në shtëpitë e tyre, të cilët ishin detyruar të braktisnin vatrat e tyre në kohën e konfliktit dhe ishin strehuar në kampe emergjence në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.



    Përveç kësaj, tërheqja e forcave ushtarake dhe policore serbe çoi në largimin e një numri të konsiderueshëm të serbëve nga territori i Kosovës.

    Ndërhyrja e NATO-s u pa si momenti i fundit pas përpjekjeve të shumta diplomatike dhe Konferencave Ndërkombëtare, si ajo e Rambujesë dhe e Parisit, ku përpjeket për një marrëveshjeje paqeje u refuzuan nga Serbia, duke mos ndaluar dhunën në Kosovë.

    Konflikti gjatë viteve 1989-1999 shënoi humbjen e jetës të mbi 13 mijë njerëzve dhe zhdukjen e më tepër se 6 mijë të tjerëve. Më tej u zbuluan edhe varreza masive në Serbi, që tregonin barbarinë e trupave serbe në Kosovë.

    (Balkanweb)

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 12 qershor 1999 - Kujtohet 25 vjetori i ndërhyrjes së NATOs për ndaljen e gjenocidit serb në Ko

    Haradinaj: Vendimi për themelimin e Ushtrisë, trashëgimi e brezit të UÇK-së

    Emri:  Haradinaj1.jpg

Shikime: 365

Madhësia:  48.8 KB

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të angazhohet për anëtarësim në NATO.

    Haradinaj e quan trashëgimi të brezit të UÇK-së vendimin për themelimin e Ushtrisë.

    “Vendimin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës e konsideroj trashëgimi të brezit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tani duhet të angazhohemi për anëtarësim në NATO. Djemtë e vajzat më të mirë janë në Ushtrinë dhe Policinë tonë. Më bëtë krenar!”, ka thënë Haradinaj.

    Emri:  Screenshot 2024-06-13 at 3.52.38 PM.jpg

Shikime: 366

Madhësia:  72.4 KB


    Balkanweb

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 12 qershor 1999 - Kujtohet 25 vjetori i ndërhyrjes së NATOs për ndaljen e gjenocidit serb në Ko

    Tony Blair para deputetëve: Nuk pendohem kurrë për mbështetjen ndaj pavarësisë së Kosovës

    Emri:  tony-blair-kuvend-780x439-1.jpg

Shikime: 370

Madhësia:  33.8 KB

    Ish-kryeministri britanik, Tony Blair u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Blair, i cili ka luajtur rol udhëheqës gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi përparimet e forcave okupatore serbe dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, tha se nuk pendohet kurrë për vendimin që kishin marrë 25 vite më parë.

    “Është nderë për mua të jem sot këtu dhe nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm për mirëpritjen e ngrohtë.25 vite më parë u arrit marrëveshja për çlirimin e territorit të Kosovës, dhe Kosova më fund ishte e lirë dhe populli ishin të lirë të jetojnë, shpresojnë e të besojnë sërish në një të ardhme të lirë… Ne ndihmuam dhe nuk pendohem kurrë”, tha Blair, transmeton Telegrafi.
    Blair tutje shtoi se sot kujtojmë ata që dhanë jetën për liri, kujtojmë guximin dhe sakrificën e tyre dhe shprehim mirënjohje të thellë për ta dhe familjet e tyre.

    “Si kryeministër asokohe më kthehen shumë kujtime të negociatave me liderët botërorë dhe për kompleksitetin e vendimit në atë kohë lufte”, tha Blair.

    Blair u bëri thirrje vendeve që se kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë. Ai theksoi se rinia është e ardhmja e Kosovës.

    “E di që Kosova ende ballafaqohet me sfida, por rinia që keni e që është shumë e zgjuar është e ardhmja e Kosovës”, tha Blair.

    Telegrafi

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 12 qershor 1999 - Kujtohet 25 vjetori i ndërhyrjes së NATOs për ndaljen e gjenocidit serb në Ko

    25-vjetori i çlirimit të Kosovës, Rama: Rugova, njeriu që ka shënjuar historinë e shqiptarëve

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-06-10-at-12.52.31.jpg

Shikime: 368

Madhësia:  27.5 KB

    Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Prishtinë në kuadër të 25-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. 10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhe tërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s.

    Në fjalën e tij Rama u shpreh se Rugova ishte politikani më atipik shqiptar, ndërsa duke cituar shkrimtarin Ismail Kadare, e quajti Rugovën si politikan pa pallat e pa komb.

    “Të nderuar familjarë të presidentit Rugova. Të nderuar miq, faleminderit për ftesën dhe mundësinë për të ndarë me ju opinionin mbi njeriun që e ka shënjuar historinë e shqiptarëve në një gjurmë sa të rrallë e të domosdoshme. Ibrahim Rrugova, një shqiptar i dalë nga brinjët malore të historisë sonë, një intelektual i nxjerrë nga koleksioni i portreteve të periudhës romaktike, politikan i rrahur me vajin e uthullën e kohës patriarkale.

    Një figurë që është e vështirë për ta përmbledhur pa i hyrë në hak. Ai mbetet më atipiku i politikanëve shqiptarë, i papërsëritshëm, i pa imitueshëm dhe i pashpjegueshëm për mënyrën sesi arriti që i imponoi njerëzve rrugën e ujit të rrjedhshëm, që duket se rri në vend duke formuar shtratin e vetë. E dërgoi popullin vetë drejt një të ardhme të mirë. Në 24 maj 1992 në zgjedhje ai u vetë shpall president i Kosovës, pati guximin e gjeniut për faktin se nuk rrezikoi jetën, por rrezikoi diçka më të rëndësishme, atë që jeta krijon e lë pas emrin dhe personalitetin.

    Ibrahim Rrugovën shumë e tallën, e nënvlerësuan dhe të tjerët e ndoqën me një lloj keqardhje. Ndërmori një hap një errësirë. “Nuk mund të merren me letërsi kur shoh në rrugë të vdesin njerëzit e mi”, shkruan Rrugova. Siç thotë Kadareja i cili i vetëm, i dha popullit të vetë një forcë të panjohur dhe të papërdorur ndonjëherë në këtë pjesë të botës ku jetojmë. Duke vënë një bast të pamundur të durimit në një mjedis social si ai shqiptarëve, ku durimi është mall i rrallë ku në atë kohë ishte bërë sinonimi i nënshtrimit. Presidenti i shpresës mes çdo shtypje të shpresës kishte jetuar mes librave, në rrethana teje të vështira për Kosovën”, tha Rama.

    Koha Jone

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-10-2016, 02:42
  2. Nacionalizmi Shqiptar Në Kosovë Pas Vitit 1999
    Nga NANDA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-03-2011, 11:30
  3. Mos e harroni 12 qershorin 1999! Trupat e NATO-s ne Kosove.
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2009, 06:03
  4. Ditari im i luftës në Kosovë gjatë vitit 1999
    Nga Hajrush në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2007, 20:01
  5. Kreu i NATOs: "E kaluara nuk kthehet më në Kosovë!"
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-08-2003, 10:40

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •