Shqiptari nga Gjermania: Prita 27 vite për pasaportën gjermane



Gjermania është në prag të një hapi të madh: Për herë të parë në historinë e saj, lejon pa kushtëzime shtetësinë e dyfishtë. Parlamenti Gjerman në Berlin ka filluar konsultimet për reformimin e ligjit të ri të shtetësisë gjermane.

Fehmi Kadolli, sipërmarrës shqiptar të Gjermani tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se jeton prej 30 vjetësh në Mynih dhe ka mundur të fitojë shtetësinë gjermane vetëm 3 vitet e fundit.

“Jetoj mbi 30 vjet në Mynih të Gjermanisë dhe kam vetëm 3 vjet që e kam marrë shtetësinë. Ka qenë një farë sfide. Si kosovarë na duhej të bënim dokumente shtesë, Bavaria s’e njihte shtetësinë e Kosovës, dhe kërkonin shumë dokumente shtesë. Na u desh të merreshim me ambasadën serbe, që ne si popull e kemi të vështirë”, tregoi ai.

Euronews