Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Përse duan t'i mbyllin gojën Sali Berishës e ta fusin në burg me çdo çmim?

    ‘Berisha ‘fiku’ SPAK-un’/ Çollaku: Ja çfarë ndodh kur shkruan te databaza e ‘Metamorfozës’ emra të qeverisë

    Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka publikuar një episod nga dosja ‘Metamorfoza’, kur ekipi hetimor që bëri kqyrjen e funksionarëve politikë, të drejtësië, deputetëve, kryebashkiakëve, e pushtetarëve shqiptarë për të cilët ata po kërkonin të dhëna se sa janë të përfshirë në këto biseda të SKY, Eccrochat, Matrix dhe një ndër emrat që u provua të testohej siç ka ndodhur me të gjithë politikanët, ishte dhe emri i Sali Berishës.

    Sipas Çollakut, në momentin që ata që futën emrin e zotit Berisha, serveri gati u dogj, ra automati, u bë një katrahurë e madhe dhe mbikqyrësit teknikë që po prisnin rezultatet thanë e kapëm peshkaqenin dhe prishën të dhënat që do dilnin.

    Emri:  -640-0-1702912040xsali-berisha-cover-801.jpg

Shikime: 157

Madhësia:  73.6 KB

    ‘Dhe kur del rezultati i të gjithë këti kërkimi në databazen e të dhënave me emrin Sali Berisha, ajo që ishte kryefjala ishte dhuna leksikore dhe sharjet e kryera nga kriminelët dhe banditët, ‘ky maskarai’, ‘ky i poshtri’, ‘ky na degjeroi’, ‘na denoncoi përditë’, pritnin një telefon një kod ca komunikime por ishin të gjitha komunikimet e kriminelëve dhe grupeve të bandave kundër tij se çfarë po na bën’, tha Çollaku.

    Çollaku: Po sjellë një episod të ‘Metamorfozës’, kur ekipi hetimor që bëri kqyrjen e funksionarëve politikë, të drejtësië, deputetëve, kryebashkiakëve, e pushtetarëve shqiptarë për të cilët ata po kërkonin të dhëna se sa janë të përfshirë në këto biseda të SKY, Eccrochat, Matrix dhe një ndër emrat që u provua të testohej siç ka ndodhur me të gjithë politikanët, ishte dhe emri i Sali Berishës. Në atë çast që ata që futën emrin e zotit Berisha, serveri gati u dogj, ra automati, u bë një katrahurë e madhe dhe mbikqyrësit teknikë që po prisnin rezultatet thanë e kapëm peshkaqenin dhe prishën të dhënat që do dilnin.

    Dhe kur del rezultati i të gjithë këti kërkimi në databazen e të dhënave me emrin Sali Berisha, ajo që ishte kryefjala ishte dhuna leksikore dhe sharjet e kryera nga kriminelët dhe banditët, ‘ky maskarai’, ‘ky i poshtri’, ‘ky na degjeroi’, ‘na denoncoi përditë’, pritnin një telefon një kod ca komunikime por ishin të gjitha komunikimet e kriminelëve dhe grupeve të bandave kundër tij se çfarë po na bën.

    Video

    Nuk e kishin këtë fat ministrat e zotit Rama, është e kundërta dhe natyrisht që do arrijnë dhe nuk do të surprizohen dhe përpjekjet titanike nuk do të mundësojnë asgjësimin dhe ky siklet i ka bërë ata...


    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përse duan t'i mbyllin gojën Sali Berishës e ta fusin në burg me çdo çmim?

    Belind Këlliçi zbulon dokumentin: Sali Berisha po arrestohet për firmën e Edi Ramës

    Emri:  auto_belindi1703267047.jpg

Shikime: 97

Madhësia:  23.8 KB

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zbuluar në studion e A2CNN një dokument që është pjesë e dosjes me mbi 200 faqe të SPAK për çështjen “Partizani”, e cila do të çojë në arrestimin e kryedemokratit Sali Berisha, por mban firmën e Edi Ramës.

    Ky dokument përmban vendimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit për bashkinë e Tiranës të vitit 2006 për transformimin e terrenit sportiv “Partizani” në terren ndërtimi, firmosur nga Edi Rama, asokohe kryetar i Bashkisë së kryeqytetit.

    “Një nga shkeljet e vetme në ato 200 e ca faqe që ka gjetur SPAK-u është ndryshimi i destinacionit të truallit, nga terren sportiv në terren ndërtimi. Këtë vendim nuk e ka marrë zoti Berisha por kryetari i atëhershëm i bashkisë, Edi Rama, i cili në këtë shkresë ka firmën. Në pikë j të saj është edhe vendimi për rrugën “Frosina Plaku” dhe terrenin sportiv Partizani. Ky dokument është dokument zyrtar i Edi Ramës si kryetar i Bashkisë Tiranës dhe mbi të gjitha kryetar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës. Është administruar si provë në dosje, tre herë përmendet kryetari i bashkisë së athershme dhe vendimi i vitit 2006 por kanë frikë t’i përmendin emrin Edi Ramës. Me firmë dhe me vulë dhe s’ka guxim Prokuroria e Posaçme ti përmend emrin Edi Ramës. Është e çuditshme se në të treja herët përmendet vendimi i Kryetarit të Bashkisë me titull, thua sikur nuk ka emër. Këtu ke të bësh me drejtësi me dy standarde. Kjo është një tentativë e përsëritur e organeve të reja të drejtësisë për të goditur opozitën.”

    Këlliçi më tej shtoi se SPAK është duke bërë goditje politike dhe Berisha do të arrestohet duke mos pasur asnjë akuzë që rëndon mbi të.

    “Për herë të parë në këtë vend po dënohet një lider politik për shkak se ka mbajtur premtimet e programit të tij elektoral me të cilat ka ardhur në pushtet. Në vitin 2005 zoti Berisha ka pasur një ndër pikat e programit të tij kthimin e pronave dhe kompensimin e familjeve pronare. Për mua një kambanë alarmi shumë e madhe si qytetar në radhë t parë është që ditën e martë do të arrestohet një ish-President, një ish-kryeministër, pak rëndësi ka e ka emrin Sali Berisha nesër mund të jetë Edi Rama, pa asnjë akuzë. Zoti Berisha sot që flasim nuk ka asnjë akuzë të ngritur mbi shpinën e tij. Sepse SPAK-u po bën një goditje politike. Zoti Berisha ka zero akuza dhe ka tre masa mbi kurriz. Nuk ka asnjë akuzë, sot Berisha po hetohet. Po gjykohet për një çështje, për të cilën akuzohet dhëndri i tij, që ka marrë pronën e familjes së tij, familjes Begeja.”

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-09-2023, 17:14
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2023, 00:24
  3. Këshilltarja për hakmarrje e Sali Berishës
    Nga Akili-A në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-07-2013, 00:25
  4. Pazari I Rradhes I Sali Berishes
    Nga RAPTILOID në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2011, 02:04
  5. Leter drejtuar Sali Berishës
    Nga Duaje Siveten në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-01-2008, 12:15

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •