Mes fjalimeve tė shumta tė socialistėve nė asamblenė e tyre pak ditė mė parė, njė nga folėsit vuri nė dukje, si mburrje pėr qeverinė, se borxhi publik ka rėnė sė fundmi nė raport me produktin e brendshėm bruto. Kjo ėshtė e ngjashme me barsoletat me njė shqiptar, njė gjerman dhe njė amerikan.

Nga Gjergj Erebara

Emri:  Edi-Rama-ne-kongresin-e-PS-e.jpg

Shikime: 77

Madhėsia:  19.2 KB
Edi Rama nė kongresin e PS-sė | Foto: LSA

Dy gjėra, nė dukje pa lidhje, mė ranė nė sy sė fundmi. E para, njė agjenci pronash tė patundshme reklamon nė rrjetin social instagram prona tė ndryshme me ēmime pabesueshmėrisht tė ulėta. P.sh: apartament nė qendėr tė Tiranės pėr vetėm 27 mijė euro ose vilė nė bregdet pėr vetėm 72 mijė euro. Duhen pak sekonda pėrqendrim pėr tė kuptuar se ēfarė ka ndodhur. Dhe ajo qė ka ndodhur ėshtė qė ēmimet e pronave tė patundshme nė Shqipėri kanė arritur nė nivele tė tilla tė pabesueshme sa njė agjenci pronash tė patundshme ka vendosur t'i heqė ēmimeve tė reklamuara nė euro njė zero. Pra, apartamenti qė dikush ka nxjerrė nė shitje pėr 270 mijė euro, reklamohet me “euro tė reja”. Dukshėm ēunat e Londrės e realizuan edhe kėtė arritje. Monedha evropiane e ulur tuē nė Tiranė, e zhvlerėsuar dhjetė herė.

Paralelisht me kėtė, por jo doemos pa lidhje, nė njė miting tė cilėn Partia Socialiste e deklaroi si “Asamble e zgjeruar” nė njė vend qė nuk ka zgjedhje as brenda dhe as jashtė partisė, njė prej folėsve deklaroi si sukses se borxhi publik i Shqipėrisė ėshtė ulur nė raport me Prodhimin e Brendshėm Bruto dhe se kjo, doemos, e deklaruar nė “asamble”, supozohet se ėshtė meritė e qeverisė.

Le ta nisim me faktet:

Borxhi publik i Shqipėrisė nė vitin 2013 ishte 885 miliardė lekė. Prodhimi i Brendshėm Bruto mė 2013: 1.35 trilionė. Borxhi si pėrqindje e PBB-sė: 65.5 pėr qind.

Borxhi publik mė 2021: 1.38 trilionė. PBB mė 2021: 1.77 trilionė. Borxhi si pėrqindje e PBB-sė: 78.1%.

Borxhi i pritshėm nė fund tė vitit 2023: 1.47 trilionė. PBB mė 2023: 2.31 trilionė. Borxhi si pėrqindje e PBB-sė: 63.6% tė PBB-sė.

Nė ekonomi thuhet me raste se shifrat nuk gėnjejnė dhe kėto kėtu kėshtu ngjajnė: Borxhi si pėrqindje e PBB-sė mė 2013 ishte 65.5% ndėrsa mė 2023 pritet tė jetė 63.6%. Vetėm se nė ekonomi thuhet edhe kjo tjetra: me tė vėrtetė shifrat nuk gėnjejnė, por varet shumė nėse po sheh shifrat e duhura.

Tė duhet tė kthehesh ca nė librat e fillesave tė ekonomiksit pėr tė kuptuar se si ndodhi, nė dukje, kaq lehtė, qė borxhi i brendshėm bruto si pėrqindje e PBB-sė, ra nė mėnyrė dramatike, nga 73.1 nė 63.6% brenda dy vitesh. Le tė kthehemi pra te fillesa e tė gjithė ekonomiksit, libri Pasuria e Kombeve nga Adam Smith.

Nė kapitullin e katėrt tė vėllimit tė parė tė librit qė themeloi ekonomiksin si shkencėn qė ne njohim sot, Smith shpjegon se monedhat e Lashtėsisė dhe Mesjetės Evropiane kishin nė terminologjinė e tyre bazė, peshėn fizike tė metalit qė mbartnin. Njė paund, njėsia peshė e njohur si sot si afėrsisht 0.43 kg, ishte edhe monedha me tė njėjtin emėr, e cila, nė origjinė, mbartte kaq peshė metal tė vlefshėm. Vetėm se, me kalimin e kohės, shpjegon Smith, princėrit e kėqinj, tė cilėt kishin monopolin e prodhimit tė parasė, tėrhiqnin nga tregu monedha me peshė 0.43 kg dhe i shkrinin, pastaj i shtypnin sėrish, kėsaj here, jo mė me peshė 0.43 kg por mė tė ulėt, ndėrkohė qė emėrtimi sipėr vijonte tė ishte paund.

Shkruan Smith: “besoj qė, nė ēdo vend nė botė, kopracia dhe paudhėsia e princėrve dhe sovranėve ka bėrė qė, pėrmes abuzimit tė besimit tė nėnshtetasve tė vet, shkallė shkallė ka pakėsuar sasinė reale tė metalit qė kanė pėrmbajtur nė origjinė monedhat e tyre.”

Dhe Smith vijon mė tutje: “Pėrmes kėtyre operacioneve, princėrit dhe shtetet sovrave qė i kryen ato ishin nė gjendje, nė dukje, tė paguanin borxhet dhe tė realizonin ndėrveprimet me sasi mė tė mėdha argjendi se sa do tė kėrkohej ndryshe. Me tė vėrtetė kjo ishte vetėm nė dukje; sepse kreditorėt e tyre me tė vėrtetė u mashtruan dhe iu zhvat ajo tė cilėt atyre i detyrohej. Tė gjithė huamarrėsit e tjerė patėn tė njėjtin privilegj dhe mundėn tė paguajnė shumėn nominale tė borxhit nė njė monedhė tė re dhe tė zhvlerėsuar pasi e kishin marrė hua atė nė monedhėn e vjetėr.”

Princėrit e Evropės e kishin kollaj. Ata mblidhnin nė formėn e taksave, fjala vjen, monedha argjendi me peshė 5 gramė dhe pastėrti 900 pėr mijė, i shkrinin dhe, kur i rishtypnin, i shtonin metale tė pavlera duke ulur pastėrtinė. Ndėrsa qytetari shikonte tė njėjtėn monedhė, vlera e sė cilės, shėnonte fjala vjen, njė frang, vlera reale e asaj qė kishte nė dorė ishte mė pak se njė frang dhe fuqia e saj blerėse, gjithashtu.

Smith po flet pėr njė koncept qė nė kohėn tonė quhet inflacion: fakti qė me njė para nominalisht njėsoj si mė parė, sot blihen mė pak mallra. Fjala vjen, mė 2013 blihej njė litėr naftė 160 lekė ndėrsa sot blihet 198 lekė.

Ne nė fakt nuk jetojmė nė epokėn e monedhės metalike. Ne jetojmė nė epokėn e parasė fiat. Dhe, mes viteve 2021 dhe 2023, pra nė mė pak se dy vjet, sipas matjeve tė INSTAT, (njė institucion i cili, i politizuar si ēdo institucion nė vend, nuk jep garanci pėr saktėsi,) paraja me tė cilėn ne paguajmė borxhin e qeverisė ėshtė pakėsuar nė vlerė me 11.3%. Me pak fjalė, ēmimet e mallrave dhe shėrbimeve sot kushtojnė 11.3% mė shtrenjtė se sa mė 2021. Dhe fakti ėshtė qė, kur ēmimet rriten, Prodhimi i Brendshėm Bruto nė vlerėn e vet nominale, rritet gjithashtu. Dhe fakti i dytė ėshtė qė, nėse shohim rėnien e borxhit publik nga 78.1% mė 2021 nė 63.6% mė 2023, ndėrkohė qė ēmimet janė rritur me 11.3%, kjo do tė thotė se ēmimet e rritura kanė sjellė reduktim tė borxhit publik.

Pėr mė tepėr, ēmimet e rritura janė diēka kalimtare. Ndėrsa ēmimet rriten, tė tė njėjtėn mėnyrė, pak a shumė, rriten edhe pagat. Por ajo qė ėshtė e pėrhershme ėshtė vlera e parasė. Shqiptarėt kanė nė banka afėrsisht 1.22 trilionė lekė depozita, ose, kursime. Dhe me kėto para, shqiptarėt mund tė blejnė sot 11.3% mė pak mallra dhe shėrbime nga sa mund tė blinin mė 2021.

Natyrisht qė ėshtė idiotėsi tė thuash, apo tė sugjerosh, se fajin pėr inflacionin e lartė tė dy viteve tė fundit e ka qeveria shqiptare. Inflacioni u shkaktua, sipas analizave ekonomike ndėrkombėtare, nga njė kombinim i disa faktorėve: i pari ishte ndėrhyrja e tepruar nė mbėshtetje tė shtresave nė nevojė nga qeveritė e vendeve tė zhvilluara gjatė pandemisė COVID-19; faktori tjetėr ishte komplikimi i sistemit tė tregtisė ndėrkombėtare; fillimisht nga trazirat nė zinxhirin e furnizimit tė shkaktuar nga COVID-19 dhe mė vonė, nga konflikti i ri ndėrkombėtar qė po vendos, nga njėra anė, botėn demokratike me SHBA-nė nė krye dhe nga ana tjetėr, botėn autokratike me aksin Moskė-Pekin si qendėr, dukshėm sė fundmi me mbėshtetjen e Iranit dhe Arabisė Saudite. Ky konflikt ėshtė duke ngritur barriera pėr tregtinė e lirė, gjė qė doemos shoqėrohet me rritje ēmimesh.

Kjo e gjitha ėshtė njė ngjarje qė zhvillohet jashtė nesh dhe pėr tė cilėn ne vėshtirė se kemi ndikim. Por gjithashtu, tė deklarosh si produkt tė qeverisė “uljen e borxhit publik nė raport me PBB-nė”, siē u bėnė asamblenė socialiste, ėshtė njėsoj sikur tė pretendosh se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka shpikur rrotėn.

Socialistėt gjithsesi munden me shumė tė drejtė tė mburren me anomalinė e parė: deklarimin e ēmimeve tė pronave tė patundshme me “euro tė reja”. T'i heqėsh njė zero monedhės evropiane pėr tė zbutur vizualisht ēmimet anomalisht tė larta tė pronave tė patundshme, ēmime qė dukshėm janė rritur si pasojė e korrupsionit dhe krimit tė organizuar, kjo me tė vėrtetė ėshtė njė risi nė historinė e botės.

Me pak fjalė: ėshtė njėsoj e vėrtetė tė thuash: Borxhi publik i Shqipėrisė u reduktua, si pėrqindje e PBB-sė, nga 78 nė 63 pėr qind. Dhe po kaq e vėrtetė ėshtė kjo tjetra: shqiptarėt janė sot 11.3% mė tė varfėr se sa ishin dy vjet mė parė. Kursimet e tyre, nė raport me shportėn e inflacionit, blejnė sot mė shumė se njė tė dhjetėn mė pak se sa nė fund tė vitit 2021. Ndėrsa nė raport me ēmimin e pronave tė patundshme, kursimet e shqiptarėve vlejnė sot dukshėm sa gjysma e asaj qė vlenin vetėm pak vite mė parė. Tė dyja, ulja e borxhit dhe zhvlerėsimi i kursimeve, janė meritė e pamohueshme e socialistėve.

BIRN