Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 53
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK: Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj

    15 fletë-arreste për inceneratorin/ SPAK ndalet në Bashkinë e Tiranës

    Emri:  Projekti-i-inceneratorit-te-Tiranes-u-propozua-nga-Erion-Veliaj-thote-SPAK-1024x576-1.jpg

Shikime: 992

Madhësia:  21.9 KB

    Për një nga aferat më të mëdha të korrupsionit, siç është ajo e inceneratorit të Tiranës, SPAK nuk ka guxuar të trokasë në derën e Bashkisë së Tiranës edhe pse shuma e paguar nga buxheti për një projekt që nuk ekziston është mbi 100 milion euro.

    Mbrëmjen e të premtes, pak orë pasi socialistët mbaruan Kongresin në polici janë dorëzuar 15 fletë-arresti për aferën e inceneratorit, por ndër emrat për t’u arrestuar, vetëm 2 janë pjesë e bashkisë së Tiranës, Taulant Tushe dhe Namik Simixhiu.

    Këta kanë qenë përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës në komisionin që dha me konçension landfillin për ngritjen e inceneratorit, që siç dihet nuk u ndërtua kurrë.

    Emri:  ne-takim-moren-pjese.jpg

Shikime: 1021

Madhësia:  16.8 KB

    Më lart janë emrat e anëtarëve të Komisionit, të gjithë të arrestuar, pasi procedura që ndoqën për dhënien e koncensionit ishte skandaloze. Komisioni shkeli haptazi ligjin dhe futi në paligjshmëri më vonë qeverinë, që miratoi vendimet e komisionit.

    Si punoi komisioni nën udhëzimet e Klodian Zotos

    Duke qenë se dokumentat hartoheshin në fshehtësi nga Klodian Zoto dhe meqënëse skema e inceneratorëve kishte marrë miratimin e shefave të mëdhenj, anëtarët e komisionit nuk e vinin ujin në zjarr as për një verifikim minimal të vendimeve që merrnin.

    Prandaj nuk bënë asnjë verifikim në QKB, nëse ekzistonte apo jo kompania që do të fitonte koncensionin, ndërsa miratonin procedurën.

    Në emailin që i nis Klodian Zotos pasi komisioni ka diskutuar për planin e biznesit që ai vetë kishte hartuar, punonjësja e Ministrisë së Mjedisit Alba Thoma (e arrestuar) i shkruan “Bravo” duke e uruar për suksesin.

    Pasi miratuan studimin financiar sipas udhëzimeve të Klodian Zotos, anëtarët e komisionit i kërkuan me shkrim Lefter Kokës të niste procedurat për t’i dhënë kompanisë Integrated Energy B.V sh.p.k një bonus prej 8 pikësh.

    Megjithëse kompania nuk ekzistonte në QKB.

    Por Lefter Koka shpërndau menjeherë shkresën në ministritë e tjera për t’i dhënë bonusin kompanisë që nuk ekzistonte, sepse sa më shpejt të nxitonin me procedurat, aq më shpejt do dilnin paratë nga buxheti.

    Në dosjen e SPAK, për inceneratorin e Tiranës shkruhet se: Në këtë datë që është propozuar dhënia e bonusit, shoqëria Integrated Energy B.V sh.p.k nuk rezultonte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

    Ky është një nga momentet për të cilat, Ermonela Felaj që në atë kohë ishte Ministre për Shtetin e thotë me krenari se ka firmosur kundër. Sepse Integrated Energy BV sh.p.k u themelua ne 30 gusht te vitit 2017. Plot 9 muaj pasi vendimit te qeverise qe i jepte asaj bonusin e pikeve.

    “Fatkeqësisht, pavarësisht kërkimit disa herë, qoftë me emër kompanie, qoftë me emër aksioneri, nuk kemi mundur të gjejmë shoqërinë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, shkruajti Felaj në përgjigjen e saj për Lefter Kokën.

    Nëse procedura do kthehej mbrapsht do të merrte shumë kohë për t’u korrigjuar. Ndaj Felajt i kthyen një përgjigje sa për të larë gojën.

    Për të mos u bërë pjesë e skemës, Felaj ia la për të firmosur bonusin e Klodian Zotos drejtoreshës së saj të kabinetit, Rovena Vodës. Dihet se Vodaj më pas u promovua si zv.Ministre e Brendshme dhe përfundoi në burg për një çështje korrupsioni.

    Procedurën nuk e ktheu mbrapsht as Këshilli i Ministrave. Edi Rama firmosi bonusin për Klodian Zoton, megjithëse kompania u regjistrua në QKB rreth 9 muaj më vonë.

    Duket se kjo është pjesa e dosjes për të cilën ka ndërhyrë SPAK këtë të premte. Por me fletë-arrestet e firmosura ka mbetur jashtë një pjesë e mirë e lidhjeve të Klodian Zotos me zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.

    Emri:  shkresa-per-inceneratorin.jpg

Shikime: 1011

Madhësia:  44.2 KB
    Shkresa e Veliajt për financimin e inceneratorit mbetet jashtë hetimit të SPAK

    Dihet se Erjon Veliaj mori përsipër financimin e inceneratorit të Tiranës, megjithëse nuk ishte kompetencë e tij. Nën trysninë e Arben Ahmetajt, Veliaj u detyrua të firmosë një dokument që e bëri menjëherë kandidat për SPAK.

    Bëhet fjalë për dokumentin e marsit të vitit 2017 përmes të cilit ai e futi Bashkinë e Tiranës në një angazhim financiar me vlerë rreth 91 milion euro, pa pyetur më parë Këshillin Bashkiak.

    Por për çdo qindarkë që lëviz nga buxheti i bashkisë, vendimi duhet marrë nga Këshilli Bashkiak, jo nga kryetari. Veliaj e mori miratimin e Këshillit Bashkiak por në Shtator, ndërkohë që kontrata ishte nënshkruar në Gusht.

    është e qartë se hetimi i SPAK ka prekur vetëm procedurat që janë hartuar nga komisioni për dhënien me konçension, duke lënë jashtë financimin dhe menaxhimin e inceneratorit nga bashkia e Tiranës.

    Emri:  Screenshot 2023-12-11 at 3.52.41 PM.jpg

Shikime: 1031

Madhësia:  22.7 KB

    Komunikimi i drejtorit të Veliajt, Taulant Tushe me Klodian Zoton

    Një dokument që tërheq vëmëndjen në zbulimet e SPAK në laptopin e Klodian Mërtirit është edhe komunikimi që ai ka pasur me drejtorin e arrestuar të Bashkisë, Taulant Tusha.

    “Më datë 17:5:2018 në orën 16:30 shtetësja Jonida Halili i ka përcjellë email shtetasit Taulant Tusha me titull “landfill” dhe ky email i është përcjellë nga Taulant Tusha shtetasit Klodian Zoto më datë 21:05:2018 ora 10.12. Bashkalidhur është një dokument tabelor me emërtimin “Plani i financimit të landfillit të Sharrës” thuhej në dosjen e SPAK për Arben Ahmetajn.

    Po ashtu, kompromentuese është dalja në skenë e Floran Pustinës, një nga miqtë e Erjon Veliajt dhe ish-zëvëndësit të tij në bashki, Arbian Maznikut.

    Pustina bëhet pjesë e skemës së procedurave të inceneratorit si përfaqësues i kompanisë ligjore Tashko-Pustina, por në dosjen e SPAK ka paqartësi për rolin e tij. Aty thuhet:

    Më datë 21:09:2017, ora 09:28 i dërgon i ka shkruar adresës: floranpustina@tashkopustina.com: Klodi, Flonia Pls. check.

    Më datë 21.09.2017 Klodian Zoto i përcjell email Alqi Bllakos me titull “Vendim i K.Bashkiak”.

    Bashkalidhur është vendimi i Këshillit Bashkiak Tiranë, me kryetar Aldrin Dalipi, draft me nr 8 datë 2017 ku parashtrohet se me propozimin e Ministrisë së Mjedisit, Këshilli Bashkiak Vendosi:

    Të miratoje angazhimet e Bashkisë Tiranë konform Aneksit IX të kontratës së koncensionit se datës 31.08.2017 lidhur mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë koncensionare Energy Integrated BV SPV sh.p.k. me objekt “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike” dhe në tërësi të japë pëlqimin e Bashkisë Tiranë si një prej njësive vendore të Qarkut Tiranë, përfituese të projektit.
    Të autorizojë kryetarin e bashkise të firmosë formën e angazhimit mbi angazhimet e njësive të qeverisjes vendore të qarkut Tirane, konform kontratës së koncensionit firmosur nga Ministri i Mjedisit.

    Ngarkohet drejtoria e përgjithshme e për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi dhe angazhimeve të Bashkisë Tiranë.

    Ky vendim hyn në fuqi sipas përcaktimeve të pikës të nenit të ligjit nr. 139/2015 për “Vetëqeverisjen vendore”.

    Kjo është një shkresë draft.”


    Komunikimi i drejtpërdrejtë i miqve të ngushtë të Erjon Veliajt me fituesin e koncensionit Klodian Zoton e implikon rëndë drejtuesin e Bashkisë së Tiranës, njësoj si Lefter Koka në ministrinë e mjedisit dhe Arben Ahmetajt në rolin e ministrit të financave.

    Por prokurorët e SPAK e kanë lënë me kaq, të paktën për tani. Nga Kongresi i Partisë Socialiste në të njëjtën ditë u erdhën mesazhet e forta se “nuk duhet të ndihen dhe jo më pastaj të bëhen një pushtet që ndihet i pakontrolluar”.

    “Kjo është Republika e Shqipërisë dhe jo Republika e Prokurorëve dhe gjykatëse. Janë një pushtet i pavarur nga parlamenti dhe qeveria, por nuk janë i vetmi pushtet i pavarur i kësaj republike” ishte mesazhi i kryeministrit Rama, që u ka vënë prokurorëve të SPAK kufirin se deri ku mund t’i shkojnë hetimeve. Dhe siç duket këta e kanë marrë mesazhin.


    Lapsi

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK: Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj

    Superskandali/ Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës

    Emri:  skema-e-vjedhjes-se-inceneratoreve.jpg

Shikime: 980

Madhësia:  23.9 KB

    Data e publikimit: 04/07/2022

    Një skemë e pastër, e cila konsiston në ngritjen e shoqërive fantazëm, për të justifikuar milionat që buxheti i shtetit i ka kaluar inceneratorit të Tiranës është zbardhur pas një pune hetuese 6 mujore. Në bazë të saj qëndron një parim i thjeshtë. Nëse inceneratori i Tiranës financohet vetëm me para publike, pronarët e tij, të lidhur ngushtë me qeverinë që edhe pse janë në kërkim vazhdon e i paguan ende me afro 80 mijë USD në ditë, duhet të gjenin një mënyrë që, milionat që u derdheshin nga buxheti, ti raportonin si punë të kryera, duke përdorur për këtë qëllim kompani inekzistente, të cilat gjoja u shisnin betonin, hekurin, bitumin etj. Këto kompani fantazëm regjistroheshin në emra njerëzish të panjohur, shpesh mbi 80 vjeçarë, ose me porofesione si kamarier, berber, bujk, që nuk kishin bërë kurrë biznes në jetën e tyre.

    Emri:  incenerator-sot.jpg

Shikime: 996

Madhësia:  29.8 KB

    Inceneratori i Tiranes pamje me dron e dates 6 korrik

    Një celulë me financierë e ngritur nga LSI- rezultatet, dokumentat, faturat tatimore dhe konkluzionet e së cilës Lapsi.al i ka verifikauar një për një- ka punuar prej muajsh për ta zbardhur këtë skemë. Prej saj rezulton se janë të paktën 24 kompani fiktive që kanë shërbyer si mbulese për vjedhjen e parave publike që disbursoheshin nga thesari. Për të kuptuar funksionimin e saj duhet ditur që sipas kontratës me qeverinë inceneratorit të Tiranës do ti duheshin 128 milionë euro për tu ndërtuar.

    Deri në momentin që flasim nga thesari drejt tre të këkruarve, Zoto, Mërtiri, Gugallja janë disbursuar afro 60 milionë euro. Por rezulton se pothuajse gjysma, 30 milionë euro, janë punë që i kanë kryer këto kompani fantazmë. Po si përvetësoheshin këto 30 milionë euro? Për këtë është vënë në funksionim një skemë e menduar nga mjeshtra të mashtrimit financiar. Ata ngrinin fillimisht dhe regjistronin kompaninë fantazëm. Ajo bënte sikur kryente aktivitet blerjeje. Për ilustrim ne po marrim si shembull njërën prej tyre të quajtur “AM CO&CO”, e regjistruar në Mëzez, me gjoja pronarë Arben Përlala dhe Mrika Përlala (poshte).

    Emri:  amco-1.jpg

Shikime: 980

Madhësia:  17.6 KB

    Po të shohësh bilancin e kësaj kompanie fantazëm del se ajo ka bërë blerje afërsisht në masën 18 milionë USD. Dhe po në të njëjtën kohë ajo ka bërë shitje tek inceneratori i Tiranës në masën 19.5 milionë USD tek inceneratori i Tiranës. Pra po të ndjekësh nga pas vetëm shifrat operacioni duket si normal, po po të thelloshesh pak skandali bëhet më i madh, sepse “AM CO&CO” nuk ka në aktivitetin e saj blerje që do i shërbenin një firme që ndërton inceneratorin. Ajo blerjet i ka bërë në kompani që iportonin, për shembull, fruta nga jashtë, apo që prodhon ujë në Shqipëri. Natyrisht kompania fanjtazëm nuk e blen realisht as shishet e ujit as ananasin, ajo vetëm lëshon fatura……………………….Dhe në kompjuterin e tatimeve ajo rezulton si një kompani me xhiro të madhe. Kështu që kur ajo i shtet beton apo inerte inceneratorit të Tiranës, në sipërfaqe gjithçka duket normale.

    Por 19. 5 milionë eurot që ajo i ka bërë shitje fiktive inceneratorit të Tiranës shërbejnë vetëm për të justifikuar se puna për të cilën inceneratori është paguar nga buxheti i shtetit është kryer dhe u mundëson pronarëve të tij tashmë të arratisur që paranë publike ta transferojnë në llogaritë e tyre në parajsa fiskale.

    Natyrisht kjo vjedhje ditën për diell, nuk mund të realizohet kurrë pa bashkëpunimin e ndërgjegjshëm të tatimeve të cilëve nuk mund ti shpëtojë dot anomalia e një kompanie që blen kivi dhe shet beton dhe pa mbylljen e qëllimshme të syve nga drejtoria e mbikqyrjes së koncesioneve në ministrinë e Financave. Pra është e qartë se kjo është një skemë e ideuar e mirëmenduar dhe e mbikqyrr nga lart.

    Por duke hetuar aferën e vjedhjeve me djegësin e Tiranës dhe aktivitetin e 24 kompanive që bënin të njëjtën punë si “AM CO&CO” celula e financiare e LSI-së, gjetjet e së cilës i ka bërë publike sot Monika Kryemadhi, ka zbuluar edhe një skandal më të madh. Këto kompani, që figurojnë në tabelën këtu poshtë, rezulton se nuk janë përdorur vetëm nga bosët në arrati të inceneratorëve.

    Emri:  skeme-e-evazionit-fiskal.jpg

Shikime: 984

Madhësia:  54.9 KB

    Nga të dhënat e tatimeve del se ato janë përdorur edhe nga oligarkë të tjerë që fitojnë garat publike të rrugëve duke ofruar 99.9% të vlerës dhe pastaj kanë nevojë të fryjnë kostot e punimeve duke bërë blerje fiktive si ato që i ofronte inceneratorit të Tiranës “AM CO&CO”. Gjithashtu rezulton se ‘shitjet’ fiktive që këto firma fantazëm i kanë bërë të mëdhenjve, i kanë shërbyer këtyre të fundit për të bërë evazion fiskal ër të fryrë kostot në mënyrë që të paguajnë më pak tatime dhe për të rimbursuar TVSH. Kur prezantoi të hënën në mëngjes gjetjet e investigimit, Monika Kryemadhi bëri të ditur se do ti denoncojë ato në SPAK. Sipas të gjitha gjasave Prokuroria e Posaçme e kapur nga pushteti s’ do të bëjë asgjë më shumë sesa tatimorët me sy të mbyllur. Por nëse rastësisht ndodh e kundërta, kjo është një nga ato afera që rrëzojnë shteti. Sepse ajo dëshmon se si me bashkëpunimin e plotë të qeverisë është ngritur në këmbë një skemë e pastër e grabitjes të parave publike.

    ©LAPSI.AL

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK: Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj

    Inceneratori i Tiranës, Berisha: SPAK po bën padrejtësi, amnistoi Veliajn dhe Ramën

    Emri:  1683291956_saliberisha.jpg

Shikime: 993

Madhësia:  39.3 KB

    Arrestimet e Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës, Sali Berisha i quan një krim monstruoz të drejtësisë. Kreu i Rithemelimit pohoi se dosja e fundit e SPAK është mburojë për Edi Ramën dhe Erion Veliajn, që sipas tij janë të përfshirë në atë që e quan aferën e shekullit.

    “Aq sa mund të ndash blozën e zezë nga tymi, mund të ndash Erion Veliajn dhe Edi Ramën nga vjedhja e shekullit. Dosja e amnistisë e Erion Veliajt nga treshja famëzezë Kraja-Prençi-Gjoka është një krim monstruoz në historinë e drejtësisë shqiptare”, u shpreh Berisha.

    Në këtë konferencë për shtyp, shoqërohej nga anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit, Belind Këlliçi, i cili deklaroi se ekzistojnë një sërë dokumentesh që e faktojnë përfshirjen e kryebashkiakut të Tiranës në këtë çështje, por shton se SPAK nuk i ka konsideruar si prova.

    “Dosja hetimore e përgatitur për Arben Ahmetaj, ka informacione më të detajuara që rëndojnë akuzën penale ndaj Erion Veliajt, por mungojnë në dosjen e inceneratorit të Tiranës”,-tha Këlliçi


    Koha Jone

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK: Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj

    Inceneratori i Tiranës/ “Kostoja e ndërtimit u fry me 25 mln euro”, Bushkolaj: Ja si përfitoi babai i Alqi Bllakos makinerinë mbi 100 mijë euro për fabrikën e tij

    Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka zbuluar detaje lidhur me dosjen e SPAK për inceneratorin e Tiranës, ku rreth kësaj të fundit pati zhvillime të reja gjatë ditëve të kaluara.

    Bushkolaj u shpreh se për pjesën më të madhe të të akuzuarve rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, përveç Alqi Bllakos që akuzohet edhe për korrupsion ku një episod që lidhet me të zbulon se babai i tij mori një makineri në fabrikën e tij në Korçë që u pagua nga ato para me vlerë mbi 100 mijë euro.

    Ai zbuloi më tej se në kompjuterin e Klodian Zotos janë gjendur komunikime me shumë zyrtarë, të cilët kanë thënë se autorizimin për komunikimet e ka dhënë Alqi Bllako.

    Video

    Sipas tij nga hetimet e SPAK ka rezultuar se ka pasur një fryrje masive në kosto në ndërtimin e objektit të inceneratorit me vlerë rreth 25 milionë euro, por edhe në tarifën e caktuar për trajtimin e mbetjeve e cila ishte vendosur në 29 euro për ton.

    Ai u shpreh se SPAK pretendon se kostoja për ton duhet të ishte të paktën 17 euro.

    “Për pjesën më të madhe është akuza e shpërdorimit të detyrës, përveç Alqi Bllakos që akuzohet edhe për korrupsion ku një episod që lidhet me të zbulon se babai i tij mori një makineri në fabrikën e tij në Korçë që u pagua nga ato para me vlerë mbi 100 mijë euro.

    Në kompjuterin e Zotos janë gjendur komunikime me shumë zyrtarë, të cilët kanë thënë se autorizimin për komunikimet e ka dhënë Alqi Bllako.

    Është përdorur një kompani e regjistruar në Holandë për koncesionin, në kundërshtim me ligjin. Vetëm në ditën kur u nënshkrua marrëveshja në 2017 mes Ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë u bë regjistrimi i kompanisë në Shqipëri, e cila më vonë rezultoi se i përkiste Zotos.

    Studimi i fizibilitetit është bërë nga Zoto dhe Mërtiri dhe kompanitë e tyre. Vetëm ndërtimi i objektit ka një fryrje në kosto prej 20-25 milionë eurosh. Sipas SPAK 25 milionë eurov vijnë vetëm nga jko tarifë. Tarifa finale 29 euro për ton është fryrë me të paktën 11 euro për ton sipas SPAK. SPAK pretendon se kostoja për ton duhet të ishte të paktën 17 euro.

    Nga kompania janë investuar vetëm 30 milionë euro dhe aty nuk ka incenerim. Bëhet vetëm ndarja e mbetjeve. Fitimet priteshin të ishin marramendëse për shkak të bashkive që do çonin mbetjet aty. Fitim tjetër do kishte kompania nga shitja e energjisë elektrike, SPAK nge akuzë edhe për fitim të munguar, këto janë për Zoton dhe Mërtirin”, u shpreh ai mes të tjerash.

    Balkanweb

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    BIRN: Si u transferuan jashtë vendit miliardat e "inceneratorit" të Tiranës nga pushtetarët

    Si u transferuan jashtë vendit miliardat e “inceneratorit” të Tiranës

    Sipas Prokurorisë së Posaçme, biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, nëpërmjet mashtrimit dhe faturave fiktive, thithën më shumë se 40 milionë euro në mënyrë të paligjshme nga llogaritë e kompanisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, pjesë e të cilave u transferuan jashtë vendit.

    Nga Besar Likmeta

    Emri:  cash-flow-inceneratorit.jpg

Shikime: 1067

Madhësia:  19.9 KB
    Skema e lëvizjes së parasë në projektin e inceneratorit të Tiranës

    Më 7 dhjetor 2017, tre muaj pas themelimit, kompania fituese e kontratës së koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV (IEBV SPV) nënshkroi një marrëveshje nënkontraktimi me një prej kompanive themeluese të saj, Integrated Technology Services, (ITS) me një vlerë 1.5 miliardë lekë dhe një afat 12 mujor.

    Kontrata, një kopje e së cilës është sekuestruar vite më vonë nga SPAK, është lidhur midis ish-administratorit të IEBV, Giusseppe Ciaffaglione, dhe administratorit të ITS, Klodian Zoto, dhe kishte për qëllim realizimin nga kjo e fundit të punimeve civile për mbylljen e landfillit të Sharrës, rivitalizimin e zonës dhe projektimin dhe ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve dhe të infrastrukturës së nevojshme.

    Megjithatë, sipas ish-administratorit të IEBV, Giusseppe Ciaffaglione, kompania nënkontraktore nuk e zbatoi kurrë kontratën; madje, në përgjigje të një letër porosie, ai i tha prokurorëve në vitin 2023 se firma e hedhur në marrëveshje nuk ishte e tij.

    “Ai deklaron se nuk është nënshkruar nga ai kjo kontratë, të cilën po e shikonte për herë të parë”, citon Prokuroria e Posaçme.

    “Po ashtu, ai deklaron se nuk ka dijeni që shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k, të ketë furnizuar apo sjellë ndonjëherë materiale për punime te kantieri i Inceneratorit të Tiranës”, shton organi i akuzës.

    Pesë vjet pas nënshkrimit të kontratës të koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) lëshoi të premten dy masa sigurie “arrest me burg” ndaj biznesmenëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale: mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, të kryera në bashkëpunim.

    Sipas të dhënave të përfshira në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë të lëshuar ndaj dy të pandehurve nga gjyqtarja Irena Gjoka, Mërtiri dhe Zoto janë në qendër të një skeme mashtrimi financiar, e realizuar në bashkëpunim me zyrtarë të lartë publikë nga Ministria e Mjedisit dhe Bashkia e Tiranës dhe Agjencia për Trajtimit të Koncesioneve, e cila i ka kushtuar taksapaguesve dhjetëra miliona euro – të paguara në formën e tarifës së depozitimit të mbetjeve nga bashkitë e qarkut Tiranë në Sharrë.

    Vendimi i GJKKO-së përmban në total 15 masa sigurie dhe përfshin zyrtarë qendrorë dhe vendorë – me në krye ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetin socialist Alqi Bllako, drejtorin e bashkisë Tiranë Taulant Tusha, dhe të akuzuar të tjerë pjesë të komisioneve që miratuan kontratën koncesionare.

    Mërtiri dhe Zoto janë dënuar më herët për akuza të ngjashme në lidhje me kontratat koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit. Ata janë aktualisht në arrati dhe dyshohet se fshihen jashtë vendit. Dy biznesmenët nuk ishin të arritshëm për koment.

    Fatura fiktive

    Kontratat koncesionare për ndërtimin e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, me kosto deri në sekuestrimin e tyre prej 150 milionë eurosh, përbëjnë skandalin më të madh korruptiv në historinë e Shqipërisë moderne.

    Sipas Prokurorisë, nga aktet e administruara në lidhje me të ardhurat që ka deklaruar në organet tatimore, shoqëria koncesionare “Integrated Energy BV SPV”, deri në momentin e vendosjes së masë së sigurimit “sekuestro preventive”, rezulton të ketë përfituar rreth 6 miliardë lekë (60 milionë euro) të ardhura nga bashkitë e qarkut Tiranë nëpërmjet tarifës së depozitimit të mbetjeve për incenerim në venddepozitimin e Sharrës.

    IEBV ka deklaruar gjithashtu rreth 2.88 miliardë lekë (28 milionë euro) blerje nga kompania nënkontaktore “Integrated Technology Services”, ITS, me administrator Klodian Zoto, i cili sipas SPAK është gjithashtu aksioner në hije i kompanisë koncesionare.

    Ndërkohë, nga analizimi i llogarive bankare që shoqëria koncesionare disponon në bankën Credins dhe në bankën Raiffeisen, në monedhën vendase, por edhe atë të huaj, sipas SPAK rezulton se ITS ka përfituar nga shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, vlerën monetare prej 3 miliardë lekësh dhe 6,7 milionë eurosh, shumë kjo më e madhe se faturat e lëshuara.

    Sipas Prokurorisë, firma e administratorit italian të IEBV, Giusseppe Ciaffaglione, në kontratën e dhjetorit 2017 me shoqërinë “Integrated Technology Services” është e falsifikuar.

    “Në bazë të aktit të ekspertimit grafik të nënshkrimit, nr. 10200, datë 27.10.2023, ka rezultuar se në dokumentin objekt ekspertimi ‘Kontratë', datë 07.12.2017, mes shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, me administrator shtetasin italian Giusseppe Ciaffaglione dhe shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, me administrator shtetasin Klodian Zoto, nënshkrimi, aty ku gjendet shenja e vulës, nuk duhet të jetë nënshkrimi i shtetasit Giusseppe Ciaffaglione”, shprehet SPAK.

    Ciaffaglione ka deklaruar se ka qenë i punësuar deri në vitin 2017 te shoqëria italiane “Energy Recuperator SPA”, e cila është kontraktuar për ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit. Më pas, në gusht të vitit 2017, i ka mbaruar kontrata me shoqërinë italiane dhe ka lidhur kontratë me shoqërinë shqiptare të shtetasit Klodian Zoto, të cilin ia ka prezantuar Mirel Mërtiri. Po ashtu, ai deklaron se të gjitha detyrimet për pagesat për qiratë, strehimin dhe nevojat e tij ia ka mbuluar shtetasi Klodian Zoto, nëpërmjet kompanive të tij “ITS” dhe “Zoto Consulting”.

    “Ai deklaron se pavarësisht se ka figuruar si administrator tek Inceneratori i Tiranës, angazhimi i tij kryesor, fizik dhe material, ka qenë tek Inceneratori i Fierit”, thekson SPAK, duke cituar shtetasin italian.

    Ciaffaglione i ka thënë prokurorëve se pavarësisht se ai ishte administratori i kompanisë koncesionare, me anën ekonomike janë marrë punonjëse të lidhura me shtetasin Klodian Zoto, të cilat i jepnin “formularë të paplotësuar, kuponë për të kryer transferta në bankë etj, dhe që ai i nënshkruante pa ditur as shumën e transfertave dhe as përfituesit e këtyre transfertave.”

    “Ai deklaron se gjatë punës së tij si administrator i shoqërisë koncesionare ‘Integrated Energy BV SPV' sh.p.k, ka vënë re dokumentacione që mbanin nënshkrimin e tij, por që në të vërtetë nuk ishin nënshkruar nga ai. Për këto konstatime ka pyetur shtetasin Klodian Zoto, i cili i ka thënë që nuk ka arsye pse të shqetësohet.”

    Përveç miliardave të përfituara nëpërmjet kontratës që dyshohet si e falsifikuar, ITS ka përfituar gjithashtu të ardhura në sajë të faturave nga subjekte fiktive, të cilat janë paraqitur si punime të kryera për shoqërinë “Integrated Energy BV SPV”, me një vlerë totale prej 409 milionë lekësh.

    “Nga aktet e administruara rezulton se këto vlera monetare të siguruar në sajë të mashtrimit nëpërmjet paraqitjes së faturave të falsifikuara, janë tërhequr një pjesë e madhe e vlerave monetare në cash dhe janë transferuar në mënyra të ndryshme jashtë vendit nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri”, shkruhet në vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë.

    Po ashtu, rezulton se shtetasi Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë përgatitur preventiva të falsifikuar duke fryrë treguesit në kostot e ndërtimit, të përfshira dhe në studimin e fizibilitetit për fitimin e kontratës koncesionare të inceneratorit.

    “Në rrethanat e mësipërme, rezulton se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, aksonerët “de facto” të shoqërisë koncesionare ‘Integrated Energy BV SPV' sh.p.k, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘mashtrim' me pasoja të rënda, në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim.”

    Pronarë “de facto”

    Ministria e Mjedisit e ka lidhur kontratën për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës më 31 gusht 2017 me kompaninë “Integrated Energy BV SPV”, e cila u regjistrua në Holandë nga bashkimi i tre shoqërive: “Integrated Technology Services” me përfaqësues Klodian Zoto, “Energy Recuperator SPA”, me përfaqësues Ernesto Granelli, dhe “Paul Wurth Spa” me përfaqësues Thomas Ealter Hansmman.

    Kompania e Granellit është blerë nga “Paul Wurth SPA”, ndërsa kjo e fundit ia ka shitur aksionet e saj tek Integrated Energy BV, kompanisë shqiptare ITS. Sipas deklarimit të shtetasit Thomas Hansmann, administratori i shoqërisë “Paul Wurth Italia SPA”, kompania e tij i ka shitur aksionet te shoqëria holandeze “Integrated Energy BV” në dhjetor 2017, pasi projekti i ndërtimit të inceneratorit në Tiranë hasi në probleme.

    “Ai deklaron se Inceneratori i Tiranës nuk është ndërtuar asnjëherë pasi kishin dalë probleme me lejen e ndërtimit nga autoritetet shqiptare, si dhe kishte probleme për sigurimin e financimit dhe pas një apo dy vitesh shoqëria e tij ka vendosur të dalin nga të qenit aksionerë duke ia shitur të gjitha kuotat e aksioneve aksionerit tjetër shqiptar themelues te shoqëria holandeze ‘Integrated Energy BV',” thekson Prokuroria.

    Nga të dhënat e nxjerra nga kompjuteri i sekuestruar shtetasit Klodian Zoto, është konstatuar një marrëveshje e panënshkruar, ku në përmbajtje përshkruhet se shoqëritë italiane “Energy Recuperator SPA” dhe “Paul Wurth Italia SPA” ishin të detyruara që t'i shisnin aksionet që ato zotëronin te shoqëria holandeze “Integrated Energy BV”, te shoqëria shqiptare e shtetasit Klodian Zoto “Integrated Technology Services” sh.p.k, në momentin që do t'i kërkohej nga kjo shoqëri. Sipas Prokurorisë, kjo marrëveshje i përket kohës para se të kryhej regjistrimi i shoqërisë “Integrated Energy BV” në Holandë.

    “Në këto rrethana rezulton se shoqëritë italiane janë përfshirë si aksionerë të shoqërisë holandeze “Integrated Energy BV” vetëm për të plotësuar kriteret teknike, por “de facto” si përfituese reale e koncesionit ka qenë shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, ‘Integrated Technology Services” sh.p.k'”, shkruan Prokuroria.

    Sipas Prokurorisë, të dhënat e përftuara nga sekuestrimi i kompjuterit të shtetit Klodian Zoto gjithashtu tregojnë se ai dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët dhe kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendime në lidhje me shoqërinë hollandeze, përfshirë hapjen e llogarive bankare në emër të shtetasit Mirel Mërtiri në Zvicër dhe Bullgari.

    Sipas fakteve të mbledhura nga SPAK nga komunikimet elektronike midis të dy biznesmenëve, rezulton se ata qëndrojnë pas një grupi kompanish, përfshirë “Albtek” sh.p.k, “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, “Integrated Technology Services” sh.p.k, “Artemis Farm” sh.p.k, “CGC” sh.p.k, “Miklo Construksion” sh.p.k, “Consulting SE Partners” sh.p.k dhe “Zoto Consulting” sh.p.k.

    Komunikimet dhe mosmarrëveshjet midis partnerëve sugjerojnë se Mërtiri kishte rolin operativ në menaxhimin e grupit, ndërsa Zoto atë të drejtuesit financiar.


    BIRN

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: BIRN: Si u transferuan jashtë vendit miliardat e "inceneratorit" të Tiranës nga pushtetarët

    Inceneratori i Tiranës: Si u vunë zyrtarët publikë në shërbim të aferës koncesionare

    Hetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se një rrjet i gjerë zyrtarësh publikë nga institucione qendrore dhe lokale u vunë në dispozicion të interesave të biznesit që ka kushtuar deri më sot rreth 100 milionë euro – por akuzat kufizohen kryesisht te shpërdorimi i detyrës.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Në fund të vitit 2014, një specialist i sapodalë në pension i menaxhimit të mbetjeve merr një ofertë për t'u bërë këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit. Por në të njëjtën kohë, ish- sekretari i Përgjithshëm, Alqi Bllako e çon të punojë për llogari të kompanisë “Integrated Technology Services” me aksioner Klodian Zoton.

    Vladimir Bezhani ka dëshmuar në Prokurori se meqë pozicioni i tij si këshilltar i ministrit nuk paguhej, Bllako i kishte thënë se për të marrë pagën do ta punësonte te kompania e Zotos.

    Investimi u kthye shpejt mbrapsht dhe në procedurat e koncesionit të inceneratorit të Tiranës, Bezhani luajti një rol të rëndësishëm për ta furnizuar kompaninë e Zotos me të dhëna mbi sasinë e mbetjeve që prodhonte Bashkia e Tiranës si dhe studime të mëparshme të kryera për menaxhimin e mbetjeve në kryeqytet.

    Kjo do të ishte vetëm “maja e ajsbergut” në shkrirjen e funksionit publik me interesat private në aferën e inceneratorit të Tiranës – ku një sërë zyrtarësh të qeverisë qendrore dhe asaj lokale dyshohet se u vunë në dispozicion të projektit koncesionar të përfaqësuar nga dy biznesmenët në arrati, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

    Gjashtë vjet pas miratimit të kontratës, gropa financiare është e stërmadhe me gati 100 milionë euro të shpenzuara përmes buxhetit të shtetit, tarifës së depozitimit të mbetjeve dhe tarifës së operatorëve privatë për depozitimin e dherave, ndërkohë që inceneratori i premtuar nuk u ndërtua asnjëherë.

    Pavarësisht dëmeve, akuzat u kufizuan te shpërdorimi i detyrës për ish-ministrin Lefter Koka dhe 11 zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë së Tiranës, Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, ATRAKO.

    Ish-deputeti Alqi Bllako akuzohet për korrupsion, ndërsa Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto për veprat penale të mashtrimit me pasoja të rënda dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

    Hetimet e Prokurorisë së Posaçme për aferën e inceneratorit të Tiranës zgjatën tre vjet dhe identifikuan shtatë shkelje të mëdha ligjore në procedurat e dhënies së bonusit nga Këshilli i Ministrave, përgatitja e dokumenteve të koncesionit, studimi i fizibilitetit me të dhëna fiktive e deri te fshehja e pronësisë përmes një kompanie guackë në Holandë dhe paraqitja e të dhënave të rreme në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

    Ndërkohë, përfaqësues të opozitës e akuzuan Prokurorinë se kishte amnistuar nga hetimi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama.

    “Ashtu siç e kisha paralajmëruar, ndodhi amnistria e vjedhjes së shekullit, akti më kriminal në historinë e drejtësisë shqiptare,” deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për shtyp.

    Shkeljet ligjore

    Emri:  Koka-Rama-111.jpg

Shikime: 1002

Madhësia:  48.5 KB
    Kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe zyrtarë të tjerë të PS në inaugurimin e impiantit të Elbasanit. Foto: Facebook.

    Në njoftimin e shpërndarë nga Prokuroria e Posaçme, shkelja e parë e identifikuar është dhënie e një bonusi prej 8 pikësh nga Këshilli i Ministrave për propozimin e pakërkuar të kompanisë “Integrated Energy” B.V e regjistruar në Holandë.

    Sipas SPAK, anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, i përbërë nga shtetasit Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, sekretarin e përgjithshëm, Alqi Bllako, drejtoreshën juridike Alba Thoma dhe përgjegjësin e prokurimeve në Ministrinë e Mjedisit, Bledar Karoli, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin duke propozuar dhënien e bonusit, pa hartuar një raport përmbledhës.

    “…kur është bërë propozimi për dhënien e bonusit, komisioni i dhënies së koncesionit ende nuk kishte sqaruar kostot e projektit,” thuhet në njoftim.

    Zyrtarët e tre institucioneve në komision akuzohen se u kanë dhënë ndihmë biznesmenëve kontroversë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që të siguronin këtë koncesion.

    Nga hetimi ka rezultuar se shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”, në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k në pronësi të shtetasit Klodian Zoto, ka qenë në dijeni të rrethanave konkuruese që përpara se të shpallej procedura e dhënies së koncesionit.

    Prokuroria vëren se kjo ka ndodhur falë ndihmës së dhënë nga vetë ish-ministri Mjedisit, Lefter Koka dhe vartësit e tij, Alqi Bllako, Alba Thoma e Bledar Karoli, si dhe nga anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit. Shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” është pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte në Ministrinë e Mjedisit para dhe gjatë procedurës koncesionare, me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie.

    Ndërkohë, dokumentet standarte të koncesionit nuk rezultojnë të jenë hartuar dhe miratuar nga anëtarët e komisionit, por nga vetë kompania e Zotos.

    “Rezulton se Dokumentet Standarte të Procedurës së Koncesionit janë hartuar nga punonjësit e shtetasit Klodian Zoto…, i cili ua ka dërguar më pas punonjësve të Ministrisë së Mjedisit, shtetasve Alba Thoma dhe Bledar Karoli,” deklaroi SPAK.

    Ish-ministri Koka akuzohet se ka miratuar vazhdimin e procedurës së dhënies së koncesionit, pa patur dokumentacion shoqërues të hartimit të dokumenteve standarte të koncesionit nga ana e komisionit.

    Anëtarët e komisionit akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin edhe në lidhje me studimin e fizibilitetit, duke i marrë kostot nga studimi i fizibilitetit të shoqërisë propozuese “Integrated Energy BV”, pa kryer asnjë verifikim në lidhje me vërtetësinë e tyre.

    Nga hetimi janë gjetur të dhëna fiktive të vendosura në studimin e fizibilitetit, të cilët kanë rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve nga njësisë e qeverisjeve vendore, në 29 Euro për ton. Po ashtu, komisioni nuk ka marrë në konsideratë të gjitha të ardhurat reale që do të përfitonte shoqëria koncesionare.

    Komisioni i dhënies së koncesionit nuk ka bërë përfshirjen e të ardhurave që do të përfitonte shoqëria koncesionare nga palët e treta për depozitimin e mbetjeve inerte, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.

    “Këto të ardhura, të cilat nuk janë përfshirë, ndikojnë negativisht në buxhetin e shtetit, pasi nëse do të ishin përllogaritur, atëherë vlera e tarifës që do të duhej të paguanin Njësitë e Qeverisjes Vendore, do të ishte më e ulët,” deklaroi SPAK.

    Fshehja e pronësisë

    Emri:  20210730_195001_300721_5_01-1_R7eE0wy.jpg

Shikime: 992

Madhësia:  36.9 KB
    Një punonjës policie duke hapur derën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Foto: LSA

    SPAK thotë se ka vërtetuar që Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV”, pavarësisht se janë përpjekur ta fshehin pronësinë përmes kompanisë së regjistruar në Holandë dhe deklarimit të aksionerëve fiktivë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

    Nga hetimi kanë rezultuar prova se Zoto dhe Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare, ndonëse ishin ata personat vendimarrës të kompanisë në Tiranë dhe kompanisë mëmë në Holandë, e regjistruar fillimisht si “Integrated Energy B.V” dhe më pas e ndryshoi emrin në “GeoGenix BV”.

    SPAK ka dokumentuar gjithashtu se Zoto dhe Mërtiri kanë përfituar përmes faturave të falsifikuara shumën prej 409 milionë lekësh -çka ka sjellë edhe akuzën e pastrimit të parave.

    Ata akuzohen gjithashtu se kanë përgatitur preventiva të falsifikuara, duke fryrë treguesit në kostot e ndërtimit, të përfshira dhe në studimin e fizibilitetit të paraqitur nga ana e tyre.

    Në këtë aferë rezulton të jenë përfshirë edhe punonjës të Qendrës Kombëtare të Biznesit, të Regjistrit të Pronarëve Përfitues, shtetasit Jetmir Llapaj dhe Silena Tola. Ata akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin “Për regjistrin e pronarëve përfitues” duke pranuar deklarimin e pronarëve fundorë, pa kërkuar asnjë dokument justifikues që provonte ndryshimin e aksionerëve.

    Përveç Zotos, zyrtari i vetëm i akuzuar për korrupsion në këtë çështje është ish-deputeti socialist, Alqi Bllako.

    Bllako akuzohet se në mënyrë indirekte, ka përfituar në mënyrë të parregullt një pajisje për biznesin e prodhimit të birrës së të atit me vlerë 119, 755 Euro. Kjo pajisje rezulton të jetë blerë pas kërkesës së bërë nga vetë Bllako, me porosi të Zotos, bërë nëpërmjet shoqërisë së bashkëshortes së tij, Ilza Zoto,“Artemis Farm” sh.p.k. Po ashtu, Bllako akuzohet se i ka propozuar Zotos punësimin fiktivisht në shoqërinë e këtij të fundit të Vladimir Bezhanit gjatë kohës që ky i fundit ishte këshilltar i jashtëm i Ministrit të Mjedisit.

    BIRN

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK: Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj

    Gjykata lë në fuqi masat ndaj të akuzuarve për aferën e inceneratorit të Tiranës

    Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit me burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion në atë që njihet si afera e inceneratorit të Tiranës. Njësoj u vendos edhe për 11 të akuzuar të tjerë të përfshirë në këtë aferë, megjithatë gjykata zbuti masën nga burg në arrest shtëpie për Jetmir Llapaj punonjës i QKB-së.

    Nga Vladimir Karaj

    Emri:  WhatsApp-Image-2023-12-11-at-17.05.59_b7aa0119.jpg

Shikime: 1012

Madhësia:  34.9 KB
    Avokatë të të akuzuarve pas seancës në Gjykatën e Posaçme. FotoSA

    Pas disa orë shqyrtimi dhe pasi dëgjoi palët Gjykata e Posaçme la të hënën në fuqi masën e arrestit me burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion në atë që njihet si afera e inceneratorit të Tiranës.

    Masë sigurimi me burg në mungesë u vendos edhe për dy biznesmenët në arrati, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të akuzuar për “mashtrim” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Masë sigurimi me burg u dha edhe për Erjon Murataj, anëtar i Komisioni Prokurimit për Inceneratorin e Tiranës, i cili është shpallur në kërkim për akuzën “shpërdorim detyre”. Në burg u la edhe drejtori i infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës Taulant Tusha, ish-zyrtari i Ministrisë së Energjisë Bledar Karoli dhe Namik Simixhiu, një nga anëtarët e Komisioni të Prokurimit të tre të akuzuar për shpërdorim detyre.

    Për 7 të akuzuar të tjerë u caktua masa e sigurimit “arrest shtëpie”. Në këtë grup u përfshinë Jetmir Llapaj punonjës i Qendrës Kombëtare të Biznesit, Pëllumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, Alba Thoma, ish-Drejtoresha Juridike e Ministrisë së Mjedisit, Valbona Ballgjini, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, Sidita Temali, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, Etleva Kondi, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, Silena Tola, punonjëse e Qendrës Kombëtare të Biznesit, të akuzuar për “shpërdorim detyre”.

    Të akuzuarit i kanë mohuar akuzat. Ish-ministri Lefter Koka i dënuar tashmë në dy proceset e mëparshme në lidhje me inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit ka pretenduar se po sulmohej nga rivalët politikë.

    Ky është procesi i tretë penal për atë që njihet si afera e koncesionit të inceneratorëve, që ka kushtuar miliona euro. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme për aferën e inceneratorit të Tiranës zgjatën tre vjet dhe identifikuan shtatë shkelje të mëdha ligjore në procedurat e dhënies së bonusit nga Këshilli i Ministrave, përgatitja e dokumenteve të koncesionit, studimi i fizibilitetit me të dhëna fiktive e deri te fshehja e pronësisë përmes një kompanie guackë në Holandë dhe paraqitja e të dhënave të rreme në Qendrën Kombëtare të Biznesit.


    BIRN

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK: Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj

    Ferruni: Inceneratori i Tiranës nuk ka ekzistuar kurrë, që në vitin 2017 kam thënë se është një aferë

    Emri:  auto_yhjmnyuhjny1702396920.jpg

Shikime: 986

Madhësia:  34.1 KB

    Eksperti i mjedisit Lavdosh Ferruni i ftuar në edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në Syri Tv ka treguar me detaje sesi inceneratori i Tiranës nuk ka qënë ekzistent që në fillim.

    Ai tregon se konceptimi i një inceneratori nuk ka qënë në plan, por ajo çka kanë dashur të bëjnë përmes këtij inceneratori inekzistent është rritja e kostos së landfillit.

    “Po të ishte ndaluar që në inceneratorin në Elbasan këto milionat nuk do kishin ikur, do ishte bërë një zgjidhje. Është diskutuar pafund për çështjen e procedurave, shkeljeve, tvsh-ve etj dhe unë kam pasur gjithmonë shqetësimin se ky ekonomisti i parë më i thjeshti që sa ka mbaruar shkollën gjëja e parë kur atij i vjen një studim që ai duhet të japë një mendim e të firmosi duhet të shoh se përpara ka një incenerator, ka një kapacitet prej 200 ton në ditë.

    Meqë nuk ka eksperiencë në Shqipëri të shohin sa është çmimi i inceneratorit me kapacitet 200 ton në ditë për të gjeneruar energji elektrike. Nëse i referohesh çmimit ndërkombetar, siç kam bërë unë dhe unë menjëherë krijova përshtypjen që këtu kemi të bëjmë me një aferë, që në 2017-tën. Nëse i referohesh çmimit ndërkombëtar del se ky çmim i inceneratorit është 4-5 herë më i shtrenjtë sesa ky që është vënë në studimin e fizibilitetit. Konkluzioni është që në fillimin e fizibilitetit kemitë bëjmë me një aferë, nuk kemi një incenerator. Nuk është se ne kishim inceneratorin në plan por dikush mashtroi dhe tani nuk e kemi.

    Nuk e kishim që në fillim që kur kemi bërë letrat, ky është problem shumë i madh. Ata që e kanë konceptuar nuk e kanë pasur fare në plan. Është montuar diçka aty për të rritur koston e landfillit. Është një situatë e vënë përpara një përgjegjësie jashtëzakonisht të madhe në shtetin shqiptar.”

    Syri

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK: Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj

    Berisha publikon korrespondencën që fajëson Veliajn: Po bën gati arratisjen, mos pranoni kërkesën e tij për azil

    Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të pazakontë sot gjatë konferencës së shtypit, duke iu drejtuar shteteve të tjera që të mos pranojnë kërkesën për azil politik nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili po demaskohet dita-dita ditës si ideatori dhe përfituesi i miliona eurove nga afera e inceneratorëve, aferë nën hetim nga SPAK dhe për të cilën kanë nisur arrestimet e bashkëpunëtorëve më të afërt të Veliajt në bashkinë e Tiranës.

    "U bëj thirrje vendeve partnere dhe vendeve të tjera që të refuzojnë çdo kërkesë për azil të këtij megahajduti në vjedhjen më të madhe të shqiptarëve ose në vjedhjen e shekullit," tha Berisha.

    Gjatë konferencës për shtyp, kreu i opozitës nënvizoi.

    "Këtu do u lexoj vetëm një korrespondencë të tij, sepse u bë përpjekje e madhe për ta paraqitur djegësin si një aferë të Lefter Kokës. Këtu unë do t'ju lexoj në faqen 31 të vendimit për Arben Ahmetajn, prokuroria ka administruar një komunikim shkresor mes Ministrisë së Financave, Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë së Tiranës.

    Në shkresën me numër 34881/1, datë 6.10.2017, të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përcjellë ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, një kthim-përgjigje ku thuhet: Bashkia e Tiranës ka detyrim buxhetor që derivojnë nga kontrata e koncesionit për ndërtimin e landfillit. Sipas kësaj kontrate, Bashkia e Tiranës duhet t’i paguajë koncesionarit një shumë të barabartë prej 29 eurosh për ton.

    Në shkresën numër 292/1, datë 13.10.2017, Ministria e Mjedisit i përcjell informacion Ministrisë së Financave: Nga përmbajtja e kësaj kontrate, nuk ëshët përcaktuar në asnjë dispozitë që Ministria e Mjedisit të ketë marrë përsipër pagesën e ndonjë tarife apo detyrimi financiar ndaj koncesionarit. Por janë njësitë vendore të Tiranës që duhet të paguajnë për koncesionarin, pagesën për depozitimin e mbetjeve.

    Pra, çdo gjë, fakton se djegësi i Tiranës është djegësi Veliaj, natyrisht nuk ndodhte kurrë pa firmën, bonusin e Edi Ramës.

    Natyrisht, nuk mund të ndodhte kurrë pa firmën, bonusin e Edi Ramës. Pra, është djegësi Rama-Veliaj.

    Së fundmi, Erion Veliaj që mbrëmë ka kaluar nga studio në studio me presione të tmerrshme ndaj medieve, sipas disa burimeve po bën gati valixhet t’ia mbathë.

    Ndaj u bëj thirrje vendeve partnere dhe vendeve të tjera që të refuzojnë çdo kërkesë për azil të këtij megahajduti në vjedhjen më të madhe të shqiptarëve ose në vjedhjen e shekullit."

    Emri:  auto_11702382947.jpg

Shikime: 1020

Madhësia:  62.8 KB

    Emri:  auto_21702382946.jpg

Shikime: 990

Madhësia:  45.3 KB

    Emri:  auto_31702382946.jpg

Shikime: 1020

Madhësia:  36.3 KB

    Emri:  auto_51702382945.jpg

Shikime: 1051

Madhësia:  53.9 KB

    Emri:  auto_41702382945.jpg

Shikime: 1011

Madhësia:  20.8 KB


    Video


    Syri

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Sali Berisha: Janë vjedhur 130 milion euro për djegësin e plehrave të Tiranës, që nuk ekziston fare!

    Berisha: Veliaj sabotoi njësinë e zbatimit të projektit të inceneratorit! Lefteri ia bëri vetes si hajdut me qira!

    Emri:  auto_92396d7e-2dbf-4a03-814f-4d82fd1f26f31702470884.jpg

Shikime: 1099

Madhësia:  27.6 KB

    Në thelbin e aferës së inceneratorit të Tiranës qendron fakti se ai nuk ekziston, pavarësisht nga miliona euro që janë derdhur për të dhe lumenj shkresash që janë përgatitur. Këtij fakti i mëshoi sot Kryetari i PD-së, Sali Berishës, gjatë konferencës së sotshme për shtyp posaçërisht për këtë vjedhje qeveritare.

    "E drejtë, çdo njeri pasi dëgjon këto shifra, pyet: Ku janë veprat e ndërtuara?- tha Berisha dhe u përgjigj: - Asnjë nuk ekziston!

    Po pse nuk ekzistojnë?! - Sepse garant i mbikëqyrjes së tyre me firmë dhe me vulë ka qenë vetëm Erion Veliaj. Ai është zotuar para ministrit Gjiknurit dhe më pas Balluku, se do kontrollojë me njësinë e tij çdo situacion, madje se do japë asistencën e nevojshme kompanisë. Imagjinoni pra. Dhe se do merret edhe me problemet e shpronësimit dhe të tjera.

    Prisni një moment, kompania është e ministrisë. Kontraktor për kompaninë është ministria, nuk është Veliaj, po ndërmarrja është e Veliajt.

    Kurse Lefteri akuzon e thotë ma ka bërë Berisha. Jo Lefter, ia ke bërë vetes se të kanë marrë me qira! Rri aty dhe mos u ndje!

    Po pse kjo situatë? Pse ato nuk ekzistojnë pas gjashtë vitesh? Sepse Erion Veliaj bllokoi njësinë e zbatimit të projektit, e bllokoi me qëllim, siç kemi faktuar me shkresat e publikuara, ku i bëhet thirrje Erion Veliaj të sjellë përfaqësuesit e tij në mbledhje, pasi prej më shumë se dy vitesh, Erion Veliaj saboton mbledhjet e njësisë së zbatimit të projektit vetëm që të mos konstatohet mungesa e ndërtimit të objekteve.

    Pra, ju e patë të nderuar qytetarë, që në 6 vite, janë zhdukur 130 milionë euro.

    Në projektin 30-vjeçar, specialistët, ekspertë të pavarur, por edhe të PD, gjejnë se kjo aferë megakorruptive do të gjeneronte për pronarët e saj nga pagesat që merrte nga shteti dhe privatët, nga shitjet e materialeve që grumbullonte, do inkasonte të paktën 1 miliard euro.

    Kjo është përgjigjia jonë për të gjithë ata që shtrojnë pyetjen se si u vodhën paratë.

    Tani kam një sqarim, me të drejtë qytetarët, mediat, kanë denoncuar me dhjetëra e dhjetëra pagesa të shpërndara që të gjitha me miratimin, me urdhrin e Erion Veliajt, për të cilin kemi informuar këtu se SKAPi ka të dhëna, por i ka kyçur apo zhdukur, pagesa për mediat, pagesa për reklama, pagesa nga më të ndryshmet, sikundër janë krijuar me dhjetëra kompani për të varrosur të vërtetën e vjedhjes së 130 milionë eurove.

    Imagjinoni, kur gjykatësja shkruan se u transportuan jashtë me çanta dore. Imagjinoni, a ka marrëzi më të madhe? Të transportosh 130 milionë euro me çanta dore, vargu i çantave shkon nga Tirana në Vjenë ose nga Tirana në Paris!

    Kjo është historia se si u vodhën, si u zhdukën, si maskohen dhe si mbrohen nga skapistët, me të cilët në daljet e ardhshme do paraqesim të gjithë implikimin kriminal të tyre në këtë aferë."

    Video

    Syri

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2023, 22:47
  2. Kush do ta ndërtojë kullën 100 milion euro në mes të Tiranës?
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2022, 21:21
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2022, 08:53
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2021, 01:07
  5. Pasuria e Thaçit 1,5 milion euro, e Krasniqit mbi një milion
    Nga gimche në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 02-01-2012, 13:18

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •