Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 53
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sali Berisha: Janë vjedhur 130 milion euro për djegësin e plehrave të Tiranës, që nuk ekziston

    Berisha: Veliaj i ka dhuruar kompanisë së vet 600 mijë m² tokë në Sharrë pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak!

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha,ka dalë sot në konferencë shtypi për abuzimet e reja të sapozbuluara, bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj me inceneratorin e Tiranës, abuzime që u publikuan dje nga Partia e Lirisë pas një investigimi 1-vjeçar dhe iu dërguan SPAK-ut.

    Berisha tha: "E kuptueshme që çdo njeri shtron pyetjen, se ku janë, kush i vodhi 130 milionë euro në 6 vite, në sipërmarrjen Veliaj-Rama? Si u zhdukën në një kohë kur në atë që unë e kam quajtur miniera e floririt Rama-Veliaj, nuk ekziston asnjëri nga 5 objektet e parashikuara për ndërtim në kontratë?

    Pasi ne provuam me dokumente se me firmë personale të Erion Veliajt, u certifikua i famshmi studim fizibiliteti që në fakt ishte studimi bazë i vjedhjes së shekullit. Studimi i fizibilitetit, i bërë nga një nga aksionerët e vegjël të sipërmarrjes Rama-Veliaj, famëzi Klodian Zoto. Por, i paraqitur me firmën e tij si sukses, si i vërtetë para ministrave Cani dhe Arben Ahmetaj, fiks nga Erion Veliaj.

    Pasi faktuam me firmën personale të Erion Veliajt se ky kreu një megamashtrim të madh publik për ndërmarrjen e tij, firmosi se Bashkia e Tiranës dhe bashkitë e rretheve, do paguajnë nga të ardhurat e tyre 91 milionë euro për sipërmarrjen e tij, duke mashtruar atë dhe paraqitur atë si vendim të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut dhe kjo nuk ishte kurrë e tillë.

    Dhe mashtrimi ka veëm një shpjegim, se ai nuk kishte 3 të 5-tat për ta kaluar, ndaj dhe mashtronte për ndërmarrjen e tij.

    Pasi faktuam se Edi Rama në kundërshtimin më flagrant, më të paimagjinueshëm, për të cilin do hyjë në Gines, firmosi bonusin 8 pikë për kompaninë, për të cilën u njoftua se nuk ekzistonte, firmosi me firmën e tij në një kohë kur ministri i Drejtësisë i deklaronte me shkrim se kjo nuk është kompetencë e qeverisë, por natyrisht kompetencë e sipërmarrjes Rama-Veliaj.

    Pasi rrëzuam me dokumente autentike përpjekjen e larove skapistë për ta paraqitur si strumbullar të vjedhjes së shekullit, hajdutin me qira, Lefter Koka, i cili ishte thjesht i marrë me qira, por sipërmarrja ishte e këtyre firmëtarëve, siç tregojnë të gjithë dokumentet.

    Tani jemi këtu para jush për të faktuar me dokumente se pse Edi Rama dhe Erion Veliaj janë hajdutët më kryesorë të 130 milionë eurove, të paguar nga taksapaguesit e Bashkisë së Tiranës dhe qarkut të Tiranës, por edhe bizneset e këtij qarku, në sipërmarrjen e Sharrës Rama-Veliaj.

    Së pari, Erion Veliaj pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak, i ka dhuruar kompanisë së vet, apo kompanisë Rama-Veliaj, 600 mijë metër katrorë tokë në Sharrë.

    Në qoftëse 400 mijë metër katrorë kanë ndjekur procedurën ligjore të shpronësimit, Rama dhe Veliaj kanë lumturuar veten në sipërmarrjen e tyre me 600 mijë metër katrorë tokë tjetër, për të cilën nuk ekziston asnjë procedurë ligjore e çfarëdolli shpronësimi.

    Zonja Kryemadhi deklaroi se këtyre 600 mijë metër katrorë tokë, i janë shtuar këto muajt e fundit edhe 150 mijë metër katrorë tokë të tjera.
    Imagjinoni, a mund të ketë sipërmarrje në botë që të pushtojë pa asnjë kontratë, pa asnjë tarifë, pa asnjë proces, 600 mijë metër katrorë dhe në dorën tjetër 150 mijë? Kjo ndodh vetëm kur sipërmarrja është Rama-Veliaj dhe në asnjë rast tjetër.

    Edhe me Bolinon e tij kur vodhën, Rama u detyrua të vjedhë me 1 euro, siç paraqita 4 vendimet me firmën personale të Edi Ramës."

    Emri:  auto_Fitimi_nga_inceneratori1702472479.jpg

Shikime: 865

Madhësia:  32.1 KB

    Emri:  auto_Kosto_e_operimit1702472481.jpg

Shikime: 868

Madhësia:  20.8 KB

    Emri:  auto_Fitimi_i_shoqerise1702472483.jpg

Shikime: 887

Madhësia:  40.7 KB

    Emri:  auto_Fryrja_e_kostove1702472485.jpg

Shikime: 883

Madhësia:  56.4 KB

    Emri:  auto_Kontrate_sipermarrje_secyrity1702472487.jpg

Shikime: 859

Madhësia:  35.9 KB


    Syri

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sali Berisha: Janë vjedhur 130 milion euro për djegësin e plehrave të Tiranës, që nuk ekziston

    Vjedhja 130 milionë euro. Berisha: Vetëm nga dherat dhe inertet, kompania Rama-Veliaj ka arkëtuar 50 milionë euro

    "Doni të mbuloni një sipërfaqe toke me dhe?! Duhet ta blini në Sharrë! Pra, dheu nuk është mbetje, por është mall! Kurse për Veliajn dhe Ramën, dheu është mbetje që duhet paguar dhe ta shesin përsëri!!! -Vjedhje e paimagjinueshme!"

    Me këto fjalë e shpjegoi shkoqur për qytetarët shqiptarë, lideri i opozitës, Sali Berisha, abuzimin e zbuluar së fundi në landfillin e Sharrës dhe të paditur rishtaz në SPAK nga opozita.

    "Si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e qytetit, Bashkia e Tiranës dhe Edi Rama bashkë, detyron me tre polici, Policinë e Shtetit, ndaj është Edi Rama, Policinë Bashkiake të veten dhe policinë private të famozit Agron Malaj, - tha Berisha. - Vetëm ky ipaguhet me 32 mijë euro në muaj për të garantuar detyrimin e çdo ton inertesh dhe dhe që krijohet nga veprimtaria ndërtuese private, të depozitohet kundrejt tarifave 8/10 euro në Sharrë.

    Kujdes, se këtu vjedhja është edhe më e thellë.
    Çfarë kanë bërë Erion Veliaj dhe Edi Rama?! - Vlerën e kontributit të sektorit privat në sipërmarrjen e tyre, nuk ia kanë zbritur sektorit publik, që duhej t’ia zbrisnin si kompensim për faturën që paguan vetë bashkia për punimet dhe që paguan sektori publik. Jo!

    Po tarifën?! - Nuk ekziston asnjë tarifë e përcaktuar në kontratë për dherat dhe inertet.

    Po fitimi me shitjen e dherave dhe inerteve?! - Nuk ekziston!

    Shkoni ju, doni të mbuloni një sipërfaqe toke me dhe, duhet ta blini në Sharrë. Pra, dheu nuk është mbetje, por është mall. Kurse për Veliajn dhe Ramën, dheu është mbetje që duhet paguar dhe ta shesin përsëri. Vjedhje e paimagjinueshme!

    Rritet në funksion të xhepit, sasia minimale e mbetjeve që duhet të depozitohen në Sharrë nga 550 ton në 700 ton në ditë. Po sa arrin kjo në vit? Nga 200 mijë arrin në 256 mijë ton në vit.

    Kjo fryrje, imagjinoni ju me peshoren e Erion Veliajt. Se vetë i peshon, vetë i taton, vetë i vjel, vetë i bën të gjitha.

    Rritja e sasive minimale është bashkëlidhur aneksit të kontratës të firmosur nga Erion Veliaj në mars të vitit 2018. Të gjitha këto së bashku, në një kohë kur nuk ekziston asnjë objekt i ndërtuar, sipas ekspertëve tanë janë 130 milionë euro të ardhura të arkëtuara nga kompania Rama-Veliaj dhe nga këto 50 milionë janë vetëm biznesi i dherave dhe inerteve."

    Syri

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sali Berisha: Janë vjedhur 130 milion euro për djegësin e plehrave të Tiranës, që nuk ekziston

    'Pse favorizuat me VKM një kompani fantazmë për inceneratorin?' - Rama i dredhon pyetjes dhe i skërmitet gazetares

    Emri:  auto_Screenshot_601702561179.jpg

Shikime: 847

Madhësia:  32.2 KB

    Kryeministri Edi Rama iu shmang sot me të gjitha energjitë, përgjigjes konkrete ndaj një pyetjeje të SYRI TV për aferën e inceneratorëve, prej nga ku po rezulton edhe nga hetimet e SPAK, se ai dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, janë ideatorët dhe përfituesit e skemës së vjedhjes së qindra milionë eurove.

    Në momentin kur gazetarja Ambrozia Meta këmbënguli për përgjigje, thjesht për një përgjigje teknike dhe jo politike pse ai favorizoi me Vendim Qeverie një kompani që nuk ekzistonte, si ajo e Klodian Zotos, por ai i dredhoi pyetjes dhe sulmoi median që gazetarja përfaqësonte, SYRI-n, që i ka denoncuar rregullisht abuzimet e rënda që janë bërë nga Kryeministri me fondet e Buxhetit të Shtetit për këtë koncension në veçanti.

    SYRI TV: Z. Kryeministër, do t'i kthehem çështjes së inceneratorëve. Në dhjetor të vitit 2016 ju keni firmosur një VKM me anë të cilës jepni miratimin për një bonus prej 8 pikësh për kompaninë “Integrated Energy” BW të Klodian Zotos për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën konkuruese për dhënien me koncension të landifillit dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Megjithëse jeni paralajmëruar nga ish-ministrja Felaj dhe ish-ministri Manjani se kjo kompani nuk ekziston pse favorizuat një kompani fantazëm që nuk ka qenë e regjistruar në QKB?

    Rama: Kjo pyetje ka të njëjtën përgjigje që i dhashë një kolegeje më parë dhe s’ka përgjigje tjetër. Nuk është pyetje për mua fare.

    SYRI TV: E keni firmosur ju VKM-në, apo nuk mbani përgjegjësi për firmën tuaj?

    Rama: Unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë dhe çdo firmë e imja është fryt i një procesi dhe i një mekanizmi dhe ai mekanizëm ka në përbërjen e vet përfaqësues nga institucione apo nga sfera të ndryshme që kanë kompetenca e tyre. Ky bashkim kompetencash sjell në një rezultat dhe kur ky rezultat merr edhe firmën time, kthehet në një Vendim dhe kështu bëhen të gjitha vendimet. Ju më bëni pyetje që nuk janë fare në sferën e kompetencës time dhe e përsëris unë nuk kam asnjë dëshirë të përfshihem në këto kalkulimet e natyrës mediatike, politike e joaritmetike që vijnë për arsye të ndryshme. Është e drejta e të gjithëve të bëjnë kalkulime...

    SYRI TV: Më falni po nuk janë kalkulime, por një vendim që ju e keni firmosur, jeni firmosur një VKM duke i dhënë bonus një kompanie që është krijuar disa muaj pas këtij vendimi. A mbani përgjegjësi për këtë gjë?

    Rama: Unë besoj se nuk kam nevojë për përkthyes kur flasim në gjuhën shqipe që unë e dëgjova!

    SYRI TV: Ju nuk po më ktheni përgjigje që i keni dhënë bonusin një kompanie fantazëm.

    Rama: Unë e dëgjova pyetjen dhe ju dhashë përgjigjjen time dhe përgjigjja ime është përgjgja ime dhe jo përgjigja që ju...

    SYRI TV: Ju jeni njoftuar nga ish-ministrja që kjo kompani nuk ekzistonte dhe nga ish-ministri Manjani që kjo kompani nuk ekzistonte.

    Rama: Qeveria është një mekanizëm, i cili funksionon në bazë të një zinxhiri me shumë hallka dhe nuk funksionon si një marrëdhënie mes një pronari ,që i çon gazetarit me mesazh, pyetjen që duhet të bëjë.

    SYRI TV: Me falni keni qenë i njoftuar në momentin që keni firmosur? Ju lutem mos bëni paralelizma të tillë. Ju lutem më thoni a jeni njoftuar nga ministrat tuaj kur keni firmosur këtë VKM se kjo kompani nuk ekzistonte?

    Rama: Unë po ju jap shpjegime...

    SYRI TV: Ju po bëni paralelizma në rastin e pronarit dhe gazetarit, ndërkohë që unë po ju bëj një pyetje shumë të thjeshtë.

    Rama: Unë po ju jap shpjegimin qetësisht dhe mitingun në konferencë shtypi, ju lutem mos e bëjmë...

    SYRI TV: E keni firmosur ju atë VKM z. Kryeministër apo jo?

    Rama: Po të shpjegoj me qetësi se si funksionon procesi i vendimmarrjes dhe paralelizmin e bëra pikërisht për këtë. Unë nuk marr njoftime individuale. Janë të gjitha pjesë e një procesi dhe i një mekanizmi vendimmarrje dhe në fund fare firma ime vendoset kur mekanizmi ka përfunduar punën dhe çështja X, Y, Z shtrohet në mbledhjen e qeverisë ku janë prezent të gjithë ministrat dhe mbasi shtrohet dhe merr miratimin e të gjithë ministrave. Në qeverinë time nuk merr miratime nëse nuk shehsohet më p♪7rpara dhe nuk ndodh në qeverinë time që unë të imponoj futjen e çfarëdo vendimi që vjen i pasheshuar...

    SYRI TV: Më fal, po ju si ua jepni kontratat një kompanie kur ajo nuk ekziston?

    Rama: Ka ndonjë pyetje tjetër se këto ekzistencat dhe mosekzistencat e kompanive nuk i vendos SYRI .net, i vendos tjetër kush. Nëse kam, nëse kam një pikëpyetje për çfarëdo qoftë trajtohen në rrugët që ka përcaktuar një shtet dhe një shoqëri demokratike. Unë ju përgjigjem me durim shumë të madh. Ju lutem shumë, nëse ka pyetje tjetër, jepuni mundësinë kolegëve.

    © SYRI.net

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sali Berisha: Janë vjedhur 130 milion euro për djegësin e plehrave të Tiranës, që nuk ekziston

    Pse nuk ka incenerator? Veliaj në “Real Story”: Sharra nuk është pronë e bashkisë

    Emri:  Capture-55.jpg

Shikime: 873

Madhësia:  34.4 KB

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se bashkia nuk është institucini që ndërton inceneratorë.

    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Veliaj u shpreh se Sharra nuk është pronë e Bashkisë së Tiranës.

    “Kjo është e vërtetë. Të pesta bashkitë janë klientë të një kontrate të bërë nga qeveria. Kontrata ka qenë për 30 vite, në 2023 duhet të fillonte ndërtimi i inceneratorit por me këto që ndodhën, u ndërprenë punimet. U mor në administrim nga shteti. Administratori shtetëror duhet të jetë gardiani i kontratës, duhet të vazhdojë me ndërtimin e inceneratorit edhe kur të jepet ky verdikt. Nuk është zgjidhje të mos bëjmë asnjë punë, të bëjmë punë, por me sa me pak probleme. Bashkia nuk është supervizori, është klienti. Sot administrator i kompanisë është nje ent shtetëror. Nuk e ndërton bashkia inceneratorin. Është pronë e shtetit. Nuk ka kaluar prona, ka qenë në administrim të Bashkisë.

    Zonja Jorida Tabaku në vitin 2012, në cilësinë e nënkryetares së Bashkisë i thotë drejtorit Shemsi Agës, në kuadër të përfundimit të projektit të zotit Olldashi-Basha, i thotë, në vijim të kësaj shkrese merrni masa dhe dorëzimin e objektit nga ana juaj, për Sharrën. Nuk e jep me Këshill Bashkiak, as kryesie partie, ia jep me shkresë. Nuk është pronë e Bashkisë”, theksoi ai.

    ABCNEWS

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sali Berisha: Janë vjedhur 130 milion euro për djegësin e plehrave të Tiranës, që nuk ekziston

    Berisha: Veliaj tentoi të fajësojë Ramën, por ai është strumbullari Nr. 1 i aferës së djegësit të Tiranës!

    "Si kanë vjedhur Rama dhe Veliaj në inceneratorin e Tiranës": Ky ishte fokusi i konferencës së sotme për shtyp të Kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

    Berisha tha: "Pavarësisht se grupi i strukturuar kriminal në SKAPin e partisë, e ka amnistuar Erion Veliajn, ky i fundit pranoi mbrëmë plotësisht fajësinë e tij, por në dallim nga ajo çka ju mund të prisnit, ky mbrëmë mori edhe guximin të bëjë përpjekjen e hapur për të fajësuar për djegësin e Tiranës, as më shumë dhe as më pak se Edi Ramën.

    Erion Veliaj, i cili guxoi të fliste për ndërgjegjen në një kohë kur fytyra i ishte bërë sterrë. Dhe thoshte ndërgjegja e pastër, se si mund të shkojë ndërgjegjja e pastër me fytyrën sterrë, atë e din ai. Po t’i bësh ‘face reading’, ai del tre herë fajtor.

    Pra, ndërgjegjen e kam të pastër dhe u tha qytetarëve se ata dy drejtorë që janë të burgosur, janë dy inxhinierë që kanë pasur si detyrë të thonë sa plehra prodhon bashkia.

    Erion Veliaj, tezën e myshteriut, apo të klientit, e ka fabrikuar së bashku me ish-oficerin e policisë sekrete shqiptare, Arben Krajën, kohë më parë dhe unë këtu para jush kam denoncuar asokohe myshteriun Erion Veliaj.

    E vërteta është se Erioni në djegësin e Tiranës, është absolutisht strumbullari numër 1 i tij.

    Ai sot e shet djegësin si aferë të Edi Ramës dhe Edi Rama pa diskutim ka përgjegjësi penale për firmën që ka firmosur për bonusin 8 pikë.

    Por në çdo hallkë tjetër, me dokumente zyrtare, ka vetëm një përgjegjës kryesor dhe emri i tij është Erion Veliaj.

    Erion Veliaj ka firmosur planin e fizibilitetit, me të cilin ka deklaruar leverdisshmërinë e djegësit të Tiranës ndërkohë që kusht themelor për fizibilitet dhe leverdisshmëri është që një PPP të kryejë shërbimin me kosto më të ulët sesa sektori publik.

    E kundërta ka ndodhur,

    Erion Veliaj ka përcaktuar një kosto dy herë më të lartë sesa ç’është kalkuluar ajo nga ekspertët e mirënjohur të KLSH. Pra, ka përcaktuar tarifën 29 euro në një kohë kur ajo duhej të ishte 14 euro.

    Erion Veliaj ka përdorur këtë plan me firmën e tij drejtuar Shkëlqim Canit, i cili për hir të së vërtetës, e ka kthyer si të papranueshëm dokumentin dhe kërkesën e Erion Veliajt

    Erion Veliaj, ky myshteri i Edi Ramës, pas ndryshimit të ministrit të Financave, ka përsëritur të njëjtën kërkesë te Arben Ahmetaj, me firmë, me shkresë, me vulë dhe ka marrë përgjigje nga Arben Ahmetaj se kjo nuk mund të pranohet.

    Ai ka insistuar disa herë te ministri i Financave, i cili ka qenë refuzues ndaj kërkesës së tij.

    Erion Veliaj ka caktuar Tushen dhe Simixhiun në komisionin e PPP-së. Institucion me dy përfaqësues. Ata i ka porositur të insistojnë në bonusin 8 pike. Por atyre, pavarësisht se ku janë, u njoh një meritë.

    Merita e tyre e padiskutueshme është se në procesverbalet e mbledhjeve, kanë deklaruar të kundërtën e asaj që ka deklaruar me shkrim Erion Veliaj.

    Ata kanë deklaruar se djegia e plehrave me këtë kosto nuk mund të përballohet nga Bashkia e Tiranës dhe kërkon financime nga qeveria.

    Në qoftë se Erion Veliaj merrte parasysh këshillën e këtyre inxhinierëve që ishin vetëm për sasinë e plehut, djegësi i Tiranës, ose ai të paktën, nuk firmoste garancinë që i çoi Lefter Kokës për financimin me 91 milionë nga bashkia, në një kohë kohë kur ishte totalisht e pamundur sipas inxhinierëve të tij, Tusha dhe Simixhiu.”

    Video


    Syri

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,203

    https://www.youtube.com/watch?v=A1BjVqDRJoI


    "Berisha shiti detin"! Shpërthen Spahiu: Kërkova arrestimin e tij për marrëveshjen me Greqinë!

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sali Berisha: Janë vjedhur 130 milion euro për djegësin e plehrave të Tiranës, që nuk ekziston

    VIDEO+FOTO/ Afera e inceneratorit, Tedi Blushi i dhuron Erion Veliajt një palë pranga



    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ‘dhuron’ live një palë pranga Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

    Tedi Blushi i ka dhënë prangat Erion Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

    ‘Dhurata që meriton për Vitin e Ri për aferën e inceneratorëve’, është shprehur Blushi. Sipas tij, prangat janë drejtësia për aferën e inceneratorit inekzistent të Tiranës dhe për qindra milionë euro të vjedhura përmes kësaj skeme kriminale.

    ‘Prangat janë simboli i ndëshkimit për keqmenaxhimin dhe vjedhjen e taksave tona në këto vite. Janë ndëshkimi për betonizimin dhe shkatërrimin e Tiranës. Prangat janë shpagimi për shtëpitë e shembura në shkelje të ligjit, për gjobat e padrejta, për braktisjen dhe lënien në harresë të qytetarëve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuara’, është shprehur Blushi.

    Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PL-së, prangat janë simboli i drejtësisë, me paanësi dhe jo me regji.

    Syri

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK: Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj

    Këlliçi: Dokumente dhe fakte të reja që vërtetojnë se si inceneratori fantazmë i Tiranës është në pronësi të Erion Veliajt

    DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË, BELIND KËLLIÇI

    Të nderuar qytetarë,

    Sot po ju paraqesim dokumenta dhe fakte të reja, të cilat vërtetojnë katërcipërisht se si Inceneratori fantazmë i Tiranës, vihet në dispozicion të pronarit real të saj, Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

    Në datën 15.04.2020 me nr.12619 prot., nëpërmjetkompanisë INTEGRATED ENERGY BV SPV dhe kryebashkiakut ERION VELIAJ, lidhet një kontratë hua-përdorje për 12 mjete të cilat do të përdoren nga Policia Bashkiake pas situatës së vështirë të krijuar me pandeminë Covid-19.

    Në kontratë palët shprehen se këto mjete janë në pronësi të kompanisë INTEGRATED ENERGY BV SPV sipas të dhënave të lejeve të qarkullimit të tyre sipas Aneksit numër 1 bashkëlidhur kësaj kontrate.

    Kjo kontratë është amenduar në datën 15.10.2020 dhe 15.10.2021 e në vijim.

    Ende sot këto mjete janë në përdorim të Policisë Bashkiake.

    Këto mjete i kushtojnë Integrated Energy BV SPV 80.000 euro çdo vit. Pra deri më sot, për dhunimin sistematik të shitësve ambulantë, për gjobvënien e përditshme ndaj qytetarëve të Tiranës, që kanë frikë të kthejnë kokën nga një anë, pasi të vjen gjoba nga Policia Bashkiake e Erion Veliajt, janë paguar mbi 300.000 euro, para të cilat buxheti i shtetit i jep për investimin dhe ndërtimin e Inceneratorit, që ende sot nuk ekziston.

    Ndërkohë në e-mailin që mban datën 6 prill, 2020, ora 22.41 minuta, Mirela Veli, Drejtoreshë në Bashkinë Tiranë, i drejtohet Administratores në letra të Inceneratorit të Tiranës, duke i nisur draft kontratën që ju treguam pak më parë.

    Ditën e nesërme, më datë 7 prill, 2020, ora 11.48, ky e-mail i përcillet Klodian Zotos, ku i kërkoheti nformacion nëse duhet të bëhet ndonjë koment, pasi nuk Administratori nuk e dinte për çfarë Klodian Zoto kishte rënë dakord kur kishte bërë biseda me Bashkinë Tiranë në lidhje me këtë çështje.

    Pyetja që i drejtojmë sot SPAK-ut, e nesër do ia përcjellim zyrtarisht është: Me kë komunikoi Klodian Zoto në Bashkinë Tiranë? Me “lalin” si në rastin e çerdhes 1 milionë dollarë që ia bëri dhuratë për zgjedhjet e 2019, apo me Veliajn i cili firmosi angazhimin financiar të Bashkisë Tiranë, pa pyetur as Këshillin Bashkiak dhe as shokët e qarkut, në vitin 2017, duke e futur Bashkinë Tiranë në një angazhim financiar qindra miliona eurosh për 30 vite me rradhë?

    Për këto fakte të reja dhe të tjera që do të nxjerrim lidhur me këtë çështje në ditët në vijim, pasi ku ka Veliaj firmë, ka dhe një drejtor që i përfiton këto para, do t’i drejtohemi sërish SPAK, por këtë herë me një kallëzim penal të drejtpërdrejtë për Erion Veliajn.

    Nëse Rama dhe Veliaj mendojnë se me burgosjen e Kryetarit të Opozitës, do të shuajnë zërin e saj, unë jam sot përpara jush për t’i kujtuar dhe njëherë ata, se zëri ynë është i fortë, Partia Demokratike është në këmbë dhe çdo ditë e më shumë ne do të vijojmë betejën tonë pa kthim, për largimin një orë e më parë të kësaj dyshe që ka shënuar rekorde botërore korrupsioni dhe kriminale.

    Faleminderit!


    Syri

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sali Berisha: Janë vjedhur 130 milion euro për djegësin e plehrave të Tiranës, që nuk ekziston

    SKANDALI/ Këlliçi: Personi që do financonte djegësin e Tiranës, i arrestuar në SHBA për mashtrim

    Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, denoncoi sot një tjetër skandal që lidhet me mega-aferën e djegësit të Tiranës.

    Ai tha se personit, të cilit i ishte kërkuar financim për inceneratorin e Tiranës, është arrestuar në SHBA për mashtrim financiar.

    DEKLARATA E PLOTË

    Të nderuar qytetarë!

    Më datë 21 mars të vitit 2023, kam bërë publike disa dokumente në lidhje me mungesën e fondeve për financimin e ndërtimit të inceneratorit të Tiranes.

    Kur u miratua kjo kontrate koncensionare, sipas propozuesve, përfitimi kryesor i shtetit ishte se kjo kompani zotëronte me kapitale të sajat 140 milionë euro, mjaftueshëm për të ndërtuar inceneratorin, të cilin shteti me fondet e tij nuk mundej dot ta realizonte këtë vepër.

    Me këtë argument u përzgjodh skema e PPP.

    Por çfarë thonë dokumentet e publikuara nga ne?

    Ne një dokument të datës 9 dhjetor të vitit 2022, kompania mëmë në Holandë ‘Geogenix BV’, i drejtohet Ethos Asset Management INC, me adrese San Diego Kalifornia, përfaqësuar nga Carlos Manuel da Silva Santos, të quajtur “Project summary”, ku specifikon se totali i investimit për ndërtimin e Inceneratorit në Landfillin e Sharrës është 141 milionë euro. Faza e pare është 28 milionë euro, nga të cilat janë financuar 22 milionë euro dhe nevojiten të financohen me borxh edhe 113 milionë euro të tjera.

    Kur kam bërë këtë denoncim, i jam drejtuar jo vetëm organeve ligjzbatuese, por edhe qeverisë shqiptare për të prishur këtë kontrate, pasi ishte e miratuar mbi fakte të rreme dhe dokumente te falsifikuara.

    Por çfarë ka ndodhur 8 muaj pas denoncimit tonë publik për këtë skemë mashtrimi?

    Ju do të shihni këtë publikim zyrtar të Departamentit të Drejtësisë Amerikane, konkretisht zyra e Prokurorit te SHBA-ve, Distrikti Jugor i Kalifornisë, në të cilin bëhet i ditur arrestimi me datë 13 nëntor 2023, i shtetasit Carlos Manuel da Silva Santos, me funksion CEO i kompanisë Ethos Asset Management Inc., me akuzën e mashtrimit financiar dhe krimeve të tjera në bashkëpunim.

    Hetuesit federalë, që kanë bërë ndjekjen dhe me pas arrestimin e këtij shtetasi, kanë deklaruar se ky individ, vetëm 29 vjeç, është personi që ka ngritur një skemë mashtrimi ndërkombëtare në bashkëpunim dhe me individë të tjerë. Kjo çështje ende vijon të jetë nën hetim në SHBA nga Agjencia e Homeland Security Investigations.

    Te nderuar qytetarë!

    Që ta shpjegojmë me fjalë fare të thjeshta.

    Kompania mëmë në Holandë e inceneratorit fantazme, “Geogenix”, tashmë në pronësi të ICARE Holding dhe Franco Tossi Mecanica, i janë drejtuar këtij 29-vjeçari, tashmë me akuza zyrtare federale për mashtrim ndërkombëtar në SHBA, për të përfituar 100 milionë euro financim për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

    Grupi i Ekspertëve pranë PD po vazhdon të analizojë shumë dokumente të reja për këtë çështje. Në ditët në vijim, ne do të bëjmë transparencë për fakte dhe dokumente të reja. SPAK nuk mundet më të fshihet dhe të bëjë sehir për këtë aferë. Askush nuk do të kishte guximin të hynte në marrëdhënie te tilla financiare, pa garancinë e pagesave mujore, të cilën mund ta jepte fillimisht Edi Rama, e ndërkohë sot e jep këtë garanci i vetëm, Erion Veliaj.

    Të mos harrojmë se vetëm para 1 muaji, në buxhetin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj miratoi 12 milionë euro pagesë për inceneratorin vetëm për vitin 2024.

    I bëj thirrje urgjente sot drejtuesit të SPAK z. Altin Dumani, të shfrytëzojë të gjitha marrëveshjet që ka me Agjencitë Ligjzbatuese në SHBA e më gjerë, të nisë disa letër-porosi në shtete si Çeki, Turqi dhe Qipro, në lidhje me këto fakte të reja, për hetimin e thelluar të kësaj skeme financiare piramidale, e cila tashme është e faktuar përtej çdo dyshimi, që i kalon kufijtë e Shqipërisë dhe kërkon të fusë në territorin shqiptar fonde, burimi i të cilave nuk dihet.

    Ju faleminderit!


    Syri

  10. #40
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Sali Berisha: Janë vjedhur 130 milion euro për djegësin e plehrave të Tiranës, që nuk ekziston

    Po si ka mundesi te jene vjedhur 130 milion leke..., kur gjithsej jane shpenzuar nja 100 milion.....?????
    Rendesi ka qe ajri i Tiranes eshte pastruar dhe eshte zhdukur ferri ne Sharre
    Ky ajer i pastruar sa ka kushtuar???? Pse nuk eshte ndertuar inceneratori, kjo eshte ne hetim, por mendoj se nuk ndikon...
    Gjithsesi pa mbaruar gjyqi nuk flasim dot..., nuk jane kaq te thjeshta keto pune, perndryshe do ishin mbyllur, le te mos harrojme "prezumimin e pafajesise". Ne jemi shtet demokratik
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 27-01-2024 më 16:10
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2023, 22:47
  2. Kush do ta ndërtojë kullën 100 milion euro në mes të Tiranës?
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2022, 21:21
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2022, 08:53
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2021, 01:07
  5. Pasuria e Thaçit 1,5 milion euro, e Krasniqit mbi një milion
    Nga gimche në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 02-01-2012, 13:18

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •