Studimi: Ndikimi i lartė i politikės tek media deformon politikat editoriale

Gjetjet e Monitorit tė Pronėsisė sė Medias nė Shqipėri 2023, njė studim i BIRN Albania dhe Regjistrit Global tė Medias, zbulojnė se mbi 98% e audiencės nė tregun e medias audiovizive kontrollohet nga pronarė me lidhje politike ose qė kanė marrė subvencione tė drejtpėrdrejta ose tė tėrthora nga shteti.

Nga BIRN

Emri:  Ambasadori-i-BE-Silvio-Gonzato-.jpg

Shikime: 88

Madhėsia:  37.2 KB
Ambasadori i BE-sė nė Tiranė, Silvio Gonzato gjatė prezantimit tė Monitorit tė Pronėsisė sė Medias. Foto: Nensi Bogdani/BIRN.


Tė martėn nė ‘Europe House' nė Tiranė, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisė Investigative, BIRN Albania dhe organizata Regjistri Global i Medias, GMR, prezantuan gjetjet e hulumtimit mbi transparencėn dhe pėrqėndrimin e pronėsisė sė medias nė Shqipėri pėr vitin 2023.

Monitori i Pronėsisė sė Medias publikohet pėr herė tė dytė nė Shqipėri dhe vjen nė formėn e njė databaze nė internet me njė set indikatorėsh pėr pluralizmin e medias, tė cilat sipas nivelit tė rrezikut vlerėsohen me risk tė lartė, mesatar dhe tė ulėt. Ky studimi u mundėsua me mbėshtetjen financiare tė Bashkimit Evropian.

“Liria e shprehjes dhe liria e medias marrin njė rol qendror nė procesin e zgjerimit tė BE-sė,” tha Silvio Gonzato, ambasadori i BE-sė nė Tiranė nė fjalėn e tij gjatė prezantimit tė studimit, ndėrsa theksoi se tė gjithė vendet qė aspirojnė tė bėhen anėtare duhet tė tregojnė angazhim pėr tė respektuar lirinė e shprehjes.

Sipas gjetjeve tė ekipit tė MOM Albania, audienca dhe tė ardhurat nė tregun mediatik nė Shqipėri vazhdojnė tė jenė nėn kontrollin e njė grupi tė vogėl kompanish me pronėsi familjare.

Katėr pronarėt mė tė mėdhenj tė stacioneve televizive pa pagesė kanė njė pjesė tė pėrbashkėt tė tregut prej 72.47%, e cila konsiderohet me risk tė lartė pėrqendrimi. Vetėm dy pronarėt kryesorė nė kėtė segment – familja Frangaj e grupit mediatik Klan dhe familja Hoxha e Top Medias – kanė njė zotėrim tė pėrbashkėt tė tregut prej 58.27%.

Ndėrkohė, pėrsa i pėrket shtypit tė shkruar, pronari mediatik lider i tregut, Irfan Hysenbelliu dhe familjarė tė tij, kontrollojnė tė vetėm gati gjysmėn e tregut me 48.55%.

Pėrqendrimi i lartė i tė ardhurave dhe audiencave nė tregun mediatik vjen pėr faktin se ligji shqiptar rregullon vetėm tregun audioviziv. Pėr mė tepėr, ky ligj nuk pėrcakton qartė limite mbi monopolizimin dhe pėrqendrimin e lartė tė tregut tė medias audiovizive.

Pėrqendrimi i lartė i audiencės dhe tė ardhurave nė tregun mediatik nė njė grusht biznesesh familjare e ka bėrė dhe mė tė lehtė ndikimin e grupeve politike dhe veēanėrisht tė qeverisė mbi mediat, nėpėrmjet subvencioneve tė tėrthorta pėr biznese tė lidhura me kompani mediatike dhe lidhjeve tė drejtpėrdrejta tė pronarėve tė medias me politikanė.

Sipas studimit, 98.34% e audiencės nė tregun e medias audiovizive kontrollohet nga pronarė me lidhje politike ose qė kanė marrė subvencione tė drejtpėrdrejta ose tė tėrthora nga shteti.

Qeveria shqiptare ka pėrdorur strategji tė shumėanshme shpėrblimesh dhe ndėshkimesh pėr tė ndikuar mbulimin mediatik, duke iu pėrmbajtur parimit tė “karrotės dhe shkopit”.

Ndėrsa disa media tė njohura marrin subvencione pėr prodhim programesh televizive dhe koncesione nė fusha tė tjera tė rregulluara nga shteti, media tė tjera janė pėrballur me gjoba, inspektime nga Tatimet apo masa tė tjera ndėshkuese.

Subvencionet dhe kontratat qeveritare nuk kufizohen vetėm nė media, por shtrihen edhe nė bizneset jomediatike tė pronarėve, duke ndėrthurur mė tej interesat ekonomike me vendimet editoriale.

Pushteti politik jo vetėm qė ushtron ndikim mbi pronarėt nė fushėn e medias, por gjithashtu ka ndikim tė rėndėsishėm nė krijimin e pėrmbajtjes sė lajmeve. Njė makineri e sofistikuar propagandistike, e financuar nga burimet publike, gjeneron pėrmbajtje tė parapėrgatitur qė shpėrndahet mė pas nėpėr stacione televizive dhe media online.

Nė njė lėvizje pėr tė konsoliduar kontrollin, nė shtator 2021 qeveria krijoi Agjencinė pėr Media dhe Informim, duke centralizuar mbikėqyrjen e tė gjitha zyrave qeveritare tė shtypit. Agjencia ėshtė krahasuar nga Instituti Ndėrkombėtar i Shtypit me njė ‘ministri propagande'.

Ndikimi i Partisė Socialiste nė pushtet shtrihet pėrtej mediave tradicionale nė platformat e mediave sociale, ku kryeministri ka kanalin e tij multimedial nė Facebook, tė quajtur ERTV, i cili shpeshherė ėshtė e vetmja media qė lejohet tė transmetojė nga eventet e qeverisė.

Nė kėtė sfond tė zymtė mediatik, edhe ata pak gazetarė dhe media qė i shmangen ndikimit politik duke raportuar nė mėnyrė tė pavarur, pėrballen shpesh me sulme nėnēmuese dhe fushata denigruese nga zyrtarėt mė tė lartė nė vend – nga qeveria, por edhe nga opozita.

Mediat e pavarura dhe gazetarėt janė shtylla tė rėndėsishme tė lirisė sė shprehjes nė njė shoqėri demokratike pėr tė mundėsuar mbajtjen pėrgjegjės tė personave me poste publike dhe pushtet politik.

Nė kushtet e pėrqendrimit tė pronėsisė, tė lidhjeve politike dhe ndikimit tė qeverisė, Shqipėria pėrballet me njė betejė tė vėshtirė pėr ruajtjen e integritetit gazetaresk pėrballė njė ndėrthurjeje komplekse interesash.

BIRN