‘Masa antiligjore ndaj Sali Berishës’/ Gjykata e Lartë cakton datën për seancën e liderit të opozitës
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 prill për zhvillimin e seancës gjyqësore për kërkesën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, për liri nga masa e “arrestit në shtëpi”.
Në orën 13:30 të kësaj date, një Kolegj Penal me relator gjyqtarin Sokol Binaj do të shqyrtojë në Dhomë Këshillimi rekursin e bërë nga ish-kryeministri.
Në Gjykatën e Lartë, Berisha kërkon shfuqizimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij në “arrest në shtëpi”.
Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi kërkesën e Berishës për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, në funksion të mandatit të tij të deputetit.
Syri
Krijoni Kontakt