Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 35
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK i kërkon leje Parlamentit për arrest shtëpie ndaj Sali Berishës

    Lulzim Basha, sërish sot i shërbeu kryeministrit Rama

    Emri:  auto_YYYYYYYYYYY1702915943.jpg

Shikime: 1026

Madhësia:  28.1 KB

    Përmes ushtarit të tij, Enkelejd Alibeajt, ai u siguroi socialistëve një votë për t’i hequr imunitetin, ish-kryeministrit Sali Berisha.

    Sot në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Enkelejd Alibeaj u paraqit si përfaqësues i PD-së së vulës për të thënë se nuk ka asnjë dyjëzim në qëndrimin e tij dhe se është pro heqjes së imuntetit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

    "Sa herë ka një kërkesë dhënie imuniteti dhe heqje imuniteti, ne kemi qenë pro. Asnjë justifikim nuk duhet të ketë, asnjë pengesë nuk duhet të krijohet kur drejtësia e kërkon. PD ka përgatitur edhe një amendament për rregulloren e Kuvendit. Jam pro hapjes së rrugës së drejtësisë. Zero imunitet për askënd, mbështetje për SPAK-un", u shpreh Alibeaj.

    Kështu, Basha vërtetoi se është kthyer në marionetën e Ramës, i cili e përdor sa herë i duhet një votë në parlament apo si në këtë rast në mbledhjen e Këshillit të mandateve.

    Të njëjtën lëvizje, "petritët" e bënë dhe në seancën ku u miratuar projektbuxheti i vitit 2024.

    Pavarësisht se votuan kundër ata plotësuan kuorumin dhe më pas deklaruan se ishin në atë seancë për t’i thënë jo projektbuxhetit të qeverisë.

    Kjo është loja e pisët që Basha vijon të luajë në prapaskenë në shërbim të Ramës dhe kundër demokratëve.

    Sot në Këshillin e Mandateve u votua me 6 vota pro heqjes së imunitetit të Sali Berishës, duke ui hapur kështu rrugën SPAK për të kryer arrestimin e ish kryeministrit.

    Opozita zbriti sot në shesh për të protestuar kundër regjimit të qeverisë, që sipas saj ka kapur çdo pushtet.

    Ish kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për dosjen e ish kompleksit Partizani.

    SPAK ka kërkuar autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë për zëvendësim të masës së sigurisë për Berishën, nga detyrim me paraqitje në arrest me burg/ shtëpie.

    CNA

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK i kërkon leje Parlamentit për arrest shtëpie ndaj Sali Berishës

    Rama dhe Basha bashkojnë votat për arrestimin e kreut të opozitës, Sali Berisha

    Emri:  auto_Rama-Basha1702915936.jpg

Shikime: 1010

Madhësia:  27.4 KB

    Deputetët socialistë dhe Enklelejd Alibeaj votuan për arrestimin e kryetarit të opozitës, Sali Berisha.

    5 deputetë të Edi Ramës kanë votuar pro, ndërsa votë pro ka dhënë edhe deputeti i Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj.

    Në këtë mënyrë, Këshilli i Mandateve ka vendosur për heqjen e mandatit të kreut të PD-së, Sali Berisha.

    Ditën e enjte në 21 dhjetor, pritet që kërkesa e SPAK të votohet në parlament.


    Syri

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK i kërkon leje Parlamentit për arrest shtëpie ndaj Sali Berishës

    Ish prokurori i Krimeve të Rënda: Këshilli i Mandateve veproi me hile për rastin e mandatit të Berishës, nuk i kërkuan SPAK arsyen e kërkesës

    Emri:  auto_-640-0-eugen-beci-sali-berisha-2-9931702931060.jpg

Shikime: 983

Madhësia:  30.6 KB

    Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve miratoi sot me 6 vota pro dhe asnjë kundër që kërkesa e Prokurorisë së Posaçme t’i kalojë Parlamentit për heqjen e mandatit të deputetit Sali Berisha.

    Eugen Beci, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”,, se Këshilli i Mandateve veproi me hile, duke mos i kërkuar Prokurorisë së Posaçme arsyet e kërkesës për heqjen e mandatit të Berishës.

    “Ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Shqipërisë, siç tha edhe z. Alibeaj, është një kërkesë proceduriale rutinë. Gjykata Kushtetuese do të gjykojë më vonë kërkesën e 1/5 së deputetëve, ndaj Këshilli i Mandateve zhvilloi një procedurë rutinë.

    Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë gjithçka, edhe vendimin e sotëm e të Kuvendit, por nuk mund ta pezullonte sot.

    Prokuroria e Posaçme ka menduar që duhet të rëndohen kushtet ndaj një shtetasi. Sot u kërkua heqja e imunitetit të një deputeti. Në rastin më të afërt të tillë, atë të Saimir Tahirit, Këshilli i Mandateve i dha autorizim Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të caktonte detyrim për masë paraqitje, ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe kontrollit personal, pra kuptojmë që Kuvendi i Shqipërisë paska autorizim për të ndaluar daljen jashtë shtetit, dhe në analogji me ditën e sotme duket se është tejkaluar nga Prokuroria e Posaçme.

    Sot Këshilli i mandateve anashkaloi me hile, sepse, nëse i shkon Kuvendit dhe i thua dua që të lufizoj apo të heq imunitetin e një deputeti, ligji parashikon që ti duhet të shkosh me një relacion konkret dhe t’i thuash arsyet me prova ku ti e bazon këtë kërkesë dhe nuk mundet që të ecësh me hile proceduriale dhe të thuash se ne nuk kemi punë me fabulën, por kemi punë me këtë njeriun që i kam caktuar detyrim për t’u paraqitur dhe nuk është paraqitur. Nuk funksionon kështu, që të shkosh dhe të kërkosh heqjen e imunitetit dhe të mos thuash se çfarë ka bërë. Ligji e ka të përcaktuar qartë që kur i drejtohesh parlamentit për heqjen e imunitetit, duhet ta shoqërosh me një relacion me fakte”-tha Beci.

    Syri

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK i kërkon leje Parlamentit për arrest shtëpie ndaj Sali Berishës

    Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha

    Emri:  410924869_1012512186896550_232066179591063235_n.jpg

Shikime: 1014

Madhësia:  32.7 KB

    Siç është bërë tashmë e njohur, me datë 21 tetor 2023 prokurorët politik Arben Kraja, Enkeleida Millonaj dhe gjykatësja Irena Gjoka në një akt të pashembullt në 32 vite dhe në kundërshtim flagrant me kushtetutën njoftuan se kishin vendosur ndaj meje natyrisht me urdhër politik të Edi Ramës dhe pa miratimin e Parlamentit masat shtrënguese që vijojnë:

    1- Heqjen e lirisë të lëvizjes jashtë vendi

    2- Detyrimin për t’u parqitur dy herë në muaj në polici si person nën hetim.

    Në krye të herës deklaroj:

    Së pari, këto masa janë vendosur me urdhër të Edi Ramës bazuar kryekëput në shpifje trillime, fshehje dokumentash dhe manipulime të prokurorisë politike.

    Pas tre vitesh hetimesh shterruese të nisura nga një kallzim i rremë i Taulant Ballës për privatizimin e Klubit Sportiv Partizani ata edhe sot nuk paraqitën dot asnjë provë, fakt, dokument apo dëshmi që të provojnë qoftë dhe një shkelje të vetme të ligjeve nga Sali Berisha dhe zyrtarët që janë marrë me procesin e dosjes së këtij privatizimi.

    Në tre vite hetime shterruese prokurorët politik nuk kanë gjetur një vendim apo dokument të vetëm të firmosur nga Sali Berisha në 15 vite që kanë zgjatur proceset e njohjes dhe kthimit të pronës tek pronarët legjitim dhe as të privatizimit të objekteve të Klubit Partizani të ndërtuara mbi tokën e këtyre pronarëve.

    Ata në tre vite hetimi shterrues kanë pyetur dhjetra e dhjetra punonjës që janë marrë me dosjen e Klubit Partizani dhe pronar të territorit të këtij Klubi, por nuk kanë gjetur një person të vetëm që të deklarojë se ka patur ndërhyrjen më të vogël nga Sali Berisha në vendimet e tij të lidhura me privatizimin e objekteve të Klubit Sportiv Partizani.

    Gjithashtu në tre vite hetime prokurorët politik kanë pyetur dhjetra e dhjetra dëshmitarë, por nuk kanë guxuar kurrë të më pyesin një herë të vetme dhe kjo vetëm e vetëm se e dinë se piramida e tyre e mashtrimit do të shkrihej si bryma para diellit.

    Së dyti këto masa janë vendosur në shkelje flagrante të Kushtetutës, konkretisht të nenit 73 pika 2 e të cilit thotë se ‘ Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit dhe nenit 38 i cili garanton lirinë themelore të individit, lëvizjen e tij të lirë brenda dhe jashtë vendi dhe që në pikën 1 dhe 2 garanton se:

    Ky nen në pikën 1 shprehet:

    Kushdo ka të drejtë të zgjedhë vendbanimin si dhe të lëvizë lirisht në çdo pjesë të territorit të shtetit, dhe në pikën 2 thotë se:
    2-Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit’.

    Ky vendim antikushtetues tipik për regjimet totalitare është i pari i këtij lloji në 32 vite Parlamenti pluralist.

    Vendosjen e këtyre masave pa miratimin e parlamentit e kam denoncuar në mënyrë të përsëritur në media:

    Së pari si një shkelje të rënde të Kushtetutss, neneve ts saj ts cituara më sipër dhe si një shkruarje të ligjit themelor të shtetit nga prokuror dhe gjykatës të papërgjegjshëm, gjë të cilën nuk mund ta bëjë asnjë person, president, kryeministër apo kushdo tjetër.

    Këtë të drejtë e ka ekskluzive Parlamenti i Shqiperisë ose populli me referendum.

    Së dyti po në kontekstin e marrjes me urdhër të Edi Ramës nga gjykatës dhe prokurorët politik, të kompetencave, pushtetit të parlamentit, institucionit qendror të shtetit në një Republike Parlamentare shtoj se kushtetuta e vendit garanton, njeh si pushtet ekskluziv të parlamentit jashtë rasteve të flagrancës dhënien e autorizimit sistemit gjyqësor për heqjen e lirisë së deputetit.

    Në respekt të nenit 73 pika 2 të Kushtetutës në 32 vite pluralizëm nuk ka ndodh kurrë që të vendosen masa shtrënguese, heqje lirie ndaj ndonjë deputetit pa miratimin praprak të parlamentit. Imuniteti i deputetit nuk është i personit, por i parlamentit për mbrojtjen e funksinimit të tij.

    Me këtë rast shtoj se refuzimi im për të pranuar këtë urdhër të prokurorëve dhe gjykatëses që për të zbatuar urdhërin politik dalin mbi kushtetutën dhe mbi parlamentin nuk ka patur asgjë personale, absolutisht asgjë personale. Rikujtoj këtu se në tetor të vitit 2012 kur parlamenti votoi për lejimin e hetimit të personave me imunitet pa miratimin e tij paraprak, une kam insistuar për abrogimin e plotë të pikës 2 të nenit 73 të Kushtetutës, pra kam kërkuar që të mos ketë asnjë lloj mbrojtje parlamentare për personat me imunitet. Por ky propozim të cilin jam gati ta votoj edhe sot u refuzua në mënyrë kategorike nga Edi Rama. Ndaj dhe kur ky nen ekziston në kushtetuten e vendit unë besoj fort se ai është vetëm për t’u zbatuar dhe nuk kam pranuar dhe nuk pranoj kurrë në asnjë rrethanë të legjitimojë një vendim antikushtetues që de fakto shënon abrogimin e nenit 73 pika 2 të Kushtetutës jo nga parlamenti, por njerëz të quajtur të ligjit, në fakt mercenar pa ligj dhe moral që në papërgjegjshmëri të plotë pranonin të shkruanin, ndryshonin sipas urdhërit politik librin themelor të shtetit duke injoruar me vetdije të plotë faktin se cilido që merr përsipër një akt të tillë, i merr parlamentit pushtetin me pasoja kjo katastrofale puçiste për rendin kushtetues të vendit. Personalisht nuk kam refuzuar dhe nuk do refuzojë ndonjëherë thirrjen e Prokurorisë apo Gjykatës për t’u pyetur, përkundrazi jam paraqitur kur jam thirrur dhe do të paraqitem sa herë të thirrem. Kështu që me refuzimin e vendimit politik nuk kam mbrojtur Sali Berishën si individ sepse ndoshta personalisht unë kisha interes të zbatoj vendimin antikushtetues dhe të mos merrem me parlamentin monist në të cilin jam në betejë pa kthim, mosbindje civile për të drejtat kushtetuese të mohuara. Por unë me qëndrimet e mia zgjodha të mbroj kushtetutën dhe pushtetin që ajo bazuar në parimin themelor të ndarjes dhe balancës së pushteteve i jep parlamentit, pushtet të cilin në një akt të mirëfilltë puçist, krim të shëmtuar ia marrin me urdhër prokurorët politik Kraja, Millonaj, Gjoka me porosi të Edi Ramës.

    Pikërisht për marrjen në një akt puçist me urdhër të Edi Ramës të kompetencave të parlamentit nga prokuror dhe gjykatës politik, grupi parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuse për t’u shprehur për këtë konflikt që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

    Por ndërkohë me datë 12. 12. 2023 po këta prokurorë që kanë shkelur rëndë Kushtetutën dhe kanë marrë pushtetin parlamentit duke e ndjerë veten përsëri mbi Kushtetutë dhe Parlament në një akt të pashembullt në histori i kërkuan këtij të fundit jo vetëm të legalizojë vendimin e tyre antikushtetues të dates 21. 10. 2023 por e urdhërojnë atë që meqenëse unë nuk e zbatova të zëvendësojnë këtë vendim të paligjshëm për të njëjtat shkaqe që kanë marrë vendimin e parë me një vendim më të rëndë arrest me burg ose arrest shtëpie, njëlloj sikur Parlamenti të ishte një prokurori e një shkalle më të lartë apo thjesht një zyrë legalizimi i aktve të paligjshme të tyre dhe jo Institucioni Qendror i Republikës. Ata pasi kanë konsumuar një vepër të rëndë para Parlamentit të cilët nuk morën leje për masat shtrënguese ndaj meje që nuk mund t’i vendosnin kurrë ndaj një deputeti pa miratimin e tij, tani e poshtruan atë duke i imponuar jo vetëm të përligj dhe pranojë faktin e kryer, por të nënshtrohet dhe të pranojë rendimin e masave shtrërngues jo mbi bazën e dokumentave, fakteve, provave apo dëshmive fajsuese, por vetëm për shkak të refuzimit nga unë të vendimit antikushtetues dhe në mbrojtje të parlamentit nga akti puçist i Edi Ramës me prokurorët dhe gjykatësit e tij politik.

    Çdo njeri që njeh Kushtetutën, që njeh Parlamentin e ka të qartë se në kushte të respektimit te parimit të ndarjes dhe balancës së pushtetit kjo kurrë nuk mund të imagjinohej. Kjo kurrë nuk mund të pranohej nga një Parlament. Mirëpo ky është një realitet jo imagjinar por real. Kjo ndodhi vetëm e vetëm se sot prokuroret, gjykatësja speciale dhe parlamenti janë thjesht vegla të pushtetit të një njeriu, Edi Ramës që urdhëron parlamentin të pranojë kërkesa të tilla poshtëruese për të dhe të sillet para tyre thjesht si noter apo si zyrë e legalizimit të vendimeve të tyre antikushtetuse dhe madje edhe të vendosë sipas kërkesës së tyre masat që vetë Edi Rama i ka urdhëruar.

    Per të gjitha këto une nuk mora pjesë në mbledhjen e Komisionit të mandateve dhe nuk mund të përligjja mbledhjen e një komisioni të bazuar në një kërkesë të paligjshme, absolutisht poshtrues të puçistëve që për llogari të Edi Ramës i morën pushtetin Palamentit dhe i imponuan atij të legjitimojë aktin e tyre të paprecedent si hakmarrje politike për mbrojtjen që unë me qendrimet e mia i bëra Kushtetutes dhe Parlamentit.

    Vendimi i sotëm i komisionit Rama-Brava për të përligjur aktin antikushtetues të mercenarëve të Edi Ramës është një dëshmi tjetër e qartë e kontrollit total të Edi Ramës të çdo pushteti në Shqipëri

    Duke përfunduar Partia Demokrtatike ju bën thirrje demokrateve dhe demokratëve, mbarë qytetarëve të vendit të vazhdojmë betejën tonë pa kthim të mosbindjes civile deri në përmbysjen e regjimit të Edi Ramës të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

    Koha Jone

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK i kërkon leje Parlamentit për arrest shtëpie ndaj Sali Berishës

    Kuvendi dërgon në SPAK vendimin për Berishën

    Emri:  Berushga.jpg

Shikime: 986

Madhësia:  15.1 KB

    Vendimi i zbardhur dhe i firmosur i Kuvendit për heqjen e imunitetit të Sali Berishës i është dërguar sot Prokurorisë së Posaçme SPAK.

    Emri:  WhatsApp-Image-2023-12-21-at-12.36.47-1.jpg

Shikime: 993

Madhësia:  13.6 KB

    Me 75 vota pro dhe brenda 8 minutave Kuvendi ka votuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për deputetin Sali Berisha.

    Emri:  WhatsApp-Image-2023-12-21-at-12.36.47.jpg

Shikime: 1041

Madhësia:  15.6 KB

    Ish-kryeministri refuzoi të merrte fjalën gjatë nisjes së seancës plenare, ku iu kërkua të fliste mbi kërkesën e SPAK. Berisha kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të hiqej Garda e Republikës nga foltorja në mënyrë që ai të merrte fjalën.

    Me vendimin e parlamentit tani i hapet rruga gjykatës për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit.

    Euronews

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK i kërkon leje Parlamentit për arrest shtëpie ndaj Sali Berishës

    Berishës i hiqet imuniteti, Kuvendi i hap rrugë arrestimit të tij

    Emri:  Berisha-parlame-1536x1151.jpg

Shikime: 987

Madhësia:  48.7 KB

    Sali Berisha do të përballet me drejtësinë pa imunitetin e deputetit. Kuvendi votoi pro kërkesës së SPAK, i cili ka kërkuar një masë më të fortë, atë të arrestit me burg apo arrest shtëpie. Me 75 vota pro, u miratua në një situatë të pazakontë në sallën e seancave plenare, teksa opozita protestonte në sallë, por dhe jashtë Kuvendit. Zyrtarisht seanca plenare zgjati vetëm 8 minuta, ndërkohë që maxhoranca votoi njëzëri kërkesën e SPAK, që kërkonte heqjen e imunitetit për Berishën, i cili akuzohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

    ZHVILLIMET

    Një seancë plenare në kushte të pazakonta. Teksa opozita protestonte jashtë sallës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi nisjes e seancës, ndërsa në rend të ditës, e para çështje ishte imuniteti i Berishës. Teksa lexoi rregulloren, Nikolla ftoi Berishën për të marrë fjalën, por ky i fundit refuzoi.

    Kujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për të cilësuar antikushtetuese masat ndaj Berishës, ndërsa ajo ia kaloi procedurën e radhës Kuvendit. Sakaq, dje ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës së opozitës. Nën moton “O sot, o Kurrë”, Berisha theksoi se kjo protestë do të mbahet pasi qeveria Rama po ndërmerr vendime antikushtetuese, si dhe paralajmëroi se jo vetëm jashtë Parlamentit, por më datë 21 dhjetor do të vijojë edhe mosbindja civile e deputetëve brenda sallës se seancës plenare.

    Berisha paralajmëroi protesta edhe përpara SPAK, institucion, i cili sipas tij po amniston Ramën.

    Video

    Video

    RAPORTET
    Këshilli i Mandateve dorëzoi në Kuvend 2 raporte lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Konkretisht, u dorëzuan në Kuvend “Raporti rekomandues i deputetëve të shumicës parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin dhe Raporti rekomandues i deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestim/heqje lirie për Berishën nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”. Kujtojmë se pak ditë më parë, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ka votuar pro dhënies së autorizimit të SPAK për heqjen e lirisë së Sali Berishës në lidhje me çështjen “Partizani”.

    (BalkanWeb)

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kuvendi aprovon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës

    Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për pezullimin e masave ndaj Berishës

    Sipas Gjykatës Kushtetuese, të drejtën për të kërkuar interpetim e ka ish-kryeministri Sali Berisha pas përfundimit të shqyrtimit në shkallët e tjera të gjyqësorit, SPAK, Gjykata dhe Kuvendi, por jo grupi i deputetëve.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  Sali-Berisha-konference-.jpg

Shikime: 957

Madhësia:  21.0 KB
    Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë me gazetarët të premten, Foto: LSA

    Në prag të seancës kur Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Gjykata Kushtetuese nuk pranoi një kërkesë të disa deputetëve të opozitës për pezullimin e masave të sigurimit të caktuara nga Gjykata e Posaçme.

    Më 15 dhjetor, një grup prej jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit kërkuan në Gjykatën Kushtetuese intepretimin përfundimtar të nenit 73, pika 2 të Kushtetutës, duke parashtruar se ndaj Berishës janë vendosur masat shtrënguese “Detyrimi për paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, pa u kërkuar më parë autorizimi i Kuvendit, sipas përcaktimeve të pikës 2 të nenit 73 të Kushtetutës.

    Ata kanë pretenduar se në këto kushte, vendimet gjyqësore për caktimin e këtyre masave ndaj ish-kryeministrit Berisha kanë krijuar një mosmarrëveshje kompetencash midis organit të Kuvendit nga njëra anë, dhe organeve të SPAK-ut dhe GJKKO-së nga ana tjetër. Sipas grupit të deputetëve lind nevoja e interpretimit të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës. Ata petenduan se këto masa janë marrë në kundërshtim me Kushtetutën, për rrjedhojë kanë kërkuar pezullimin e tyre.

    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha gjatë një konference për shtyp se kërkesa nuk plotëson kriteret ligjore paraprake për pranimin e saj për shqyrtim në seancë plenare duke arsyetuar se, neni 124 i Kushtetutës parashikon se Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të saj.

    Po ashtu, është çmuar se bazuar në nenin 131, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, gjykata vendos për mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, e cila në rastin konkret pretendohet se është midis Kuvendit, nga njëra anë, dhe SPAK dhe GJKKO, nga ana tjetër.

    “Kushtetuta ka mirëpërcaktuar rastet kur grupeve të deputetëve u janë njohur të drejta si entitete dhe në këtë drejtim, një e pesta e deputetëve dhe Kuvendi janë subjekte kushtetuese të ndryshme që nuk mund të barazohen me njëri – tjetrin”, vlerëson shumica e trupës së gjyqtarëve Kushtetues.

    Për rrjedhojë, është çmuar se grupi i deputetëve, nuk legjitimohet t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, me argumentin se ai nuk është subjekt në konfliktin e parashtruar, pasi nuk i është marrë ndonjë kompetencë apo të jetë cenuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetencë.

    “Grupi i një të pestës së deputetëve, pavarësisht se është pjesë e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton që është subjekti kushtetues për të cilin bën fjalë neni 73, pika 2, i Kushtetutës, pra ai nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e Kuvendit,” arsyeton shumica dhe bazuar në këto arsye ka vendosur të mos e kalojë çështjen për shqyrtim në seancë plenare – prej nga mbeten pa u shqyrtuar në themelin e tyre pretendimet e deputetëve dhe kërkesa për pezullimin e masave të sigurimit personal të caktuara ndaj Berishës.

    Kryetarja Zaçaj pohoi se, të drejtën për kërkimin e interpretimit të vendimarrjes së Gjykatës së Posaçme e ka ish-kryeministri Berisha, pas përfundimit të gjykimit në gjithë shkallët e gjyqësorit. Sipas saj, në momentin aktual janë të legjitimuara të bëjnë kërkim në Gjykatën Kushtetuese palët e përfshira në konflikt – SPAK, Gjykata e Posaçme dhe Kuvendi.

    Këshilli i Mandateve i Kuvendit të Shqipërisë miratoi të hënën një kërkesë të SPAK për të lejuar caktimin e një mase arresti ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i akuzuar për korrupsion pasiv në atë që njihet si afera me pronat e Klubit Partizani, pasi Berisha nuk zbatoi masën e mëparshme për detyrim paraqitje. Kërkesa e SPAK për të autorizuar arrestin do të votohet në Kuvend në seancën e së enjtes.

    BIRN

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kuvendi aprovon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës

    Çfarë do të ndodhë me Rithemelimin pas masës së arrestit? Flet Sali Berisha



    Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Rithemelimit, ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një prononcim të shkurtër për mediat, ku foli në lidhje me organizimin e partisë pas zyrtarizimit të masës së sigurisë ndaj tij.

    Berisha tha se të shtunën pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar, ku do të diskutohen çështjet organizative të funksionimit të partisë.

    Ish-kryeministri tha se në parti do të caktohen disa koordinatorë, përfshirë dhe grupin e Gazmend Bardhit, të cilët do të kenë një rol të rëndësishëm në vendimarrjen e partisë.

    Berisha tha se vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndërrat e kryeministrit Rama për goditjen e opozitës. Ai nënvizoi se do i qëndroj përballë deri në gjunjëzimin e tij

    “Vendimet e kryesisë janë së pari një shumëfishim i të gjitha përpjekjeve për betejën pa kthim; o sot, o kurrë.

    Së dyti, kryesia vendos të thërrasë këshillin kombëtar ditën e shtunë. Pastaj u diskutua për disa çështje organizative në mënyrë që të ristrukturohet në një farë mënyre sektori i riorganizimit, duke mbetur z. Minarolli sekretar i organizimit për partinë, por duke krijuar edhe disa kordinatorë që do të merren me organizimin.

    U hodhën ide, dhe është e mundshme që të krijohet një grup koordinator qendror për Tiranën.

    Pyetje: Është diskutuar që në këtë riorganizim të thërritet edhe grupi i deputetëve të Gazment Bardhit?

    Sali Berisha: Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit janë deputetë të PD dhe në çdo hap të saj, kanë rolin e tyre dhe do ta kenë rolin.

    Pyetje: Kordinatorët që do të përcaktohen, do të koordinoheni me z. Bardhi për të gjetur emra të përbashkët?

    Sali Berisha: Natyrisht të gjitha do të bëhen në bashkëpunim, me të gjithë faktorët drejtues të partisë.

    Pyetje: Z. Berisha keni kaluar një ditë të gjatë…,

    Sali Berisha: Dita e gjatë, por siç e sheh energjia ëhstë e mjaftueshme për të vazhduar këtë ditë.

    Pyetje: A do e drejtoni ju PD edhe pse gjykata mund të marrë çdo vendim.

    Sali Berisha: Asnjë vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndërrat e Ramës, por do i qëndroj përballë deri në gjunjëzimin e tij. Ai është frikacak, zgjodhi këtë rrugë, por e garantoj që do të përfundojë aty ku e meriton”, tha Berisha.

    Euronews

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    266

    Heqja e Imunitetit të Berishës shënon edhe Fundin e një Tranzicioni të Shqipërisë

    Më në fund pas 33 vjet sundimi të paligjshmërisë në Shqipëri e cila ishte sipas Fatos Nanos një ``Han pa porta`` vjen një lajmi gëzuar: personi i cili drejtoi Shqipërinë dhe Opozitën për 33 vite më në fund i u hoqi muniteti, dhe kërkohet nga drejtësia shqiptare për shkelje të ligjeve, momentalisht për vendime të paligjshmë për privatizimin e klubit `Partizani`, dikur në kohën kur ai për të dytën herë u bë kryeminstër pikërisht me ndërhyrjen indirekte e fqinjit grek në zgjedhjet e vitit 2005.
    Shkaqet se përse në vitin 2005 fitoi Partia Demokratike pas tre muajsh hezitime të KQZ, kur shtator në mëyrë jo korrekte kaluan në koalicion e Berishës dy parti të majta Partia Agrare e Lefter Xhuvelit dhe PPDNJ e Vangjel Dules i cili njihet si një leve e politikës greke. Në këtë mënyrë PD e viteve 2005 e cila kishte krijuar dhe KOP, fitoi zyrtarisht zgjedhjet e fituara nominalisht nga PS e Fatos Nanos. Fjalët qarkulluan sepse Fatos Nano i atëhershëm nuk përmbushi dëshirat e grekëve për minoritetin grek në Shqipëri ndërsa Berisha u garantoi grekëve (sipas thashemeve politike) që minoritarët do të jenë më të privilegjuar. Për këtë qëllim erdhi dhe ish-kryetari i CIA-s amerikane Teneti cili ishte me origjinë nga Himara , me sa duke garantoi se PD dhe KOP-i do të përkrahnin çdo inisjative greke në Shqipëri për dobi të minoritetit.
    Duke lënë mënjanë shkeljet e ligjit të viteve para 2005 kur Fatos Nano nuk e akuzoi Berishën për ngjarjet e vitit 1997 për Firmat Piramidale dhe për grushtin e shtetit të vitit 1997 kur u vra Azem Hajdari, dhe kur u bë një protestë në korrik të 1998 kuri jati i Leka Zogut doli me armë në dorë dhe i veshur ushtarakisht në Tiranë për të kërkuar `të drejtat e mohuara` nga Referendumi me zgjedhje në Shqipëri në së duhej Monarki apo Republikë Parlamentare, të cilat populli votoi për Republikën- fitorja e Partisë Demokratike e vitit 2005 , hapi përsëri një vazhdë shkeljesh të rënda ligjore në të gjitha fushat eqeverisjes, ashtu sikur kishte bërë Presidenti Berisha gjatë viteve 1992-1997, me pretekstin e luftës kundër korrupsionit. Vazhda e paligjshmërive vazhdoi pa ndërprerje duke shkaktuar Gërdecin, prishjen e mbikalimit të `Zogut të Zi`, në të cilën megjithse gjykata i dha të drejtë Bashkisë së Tiranës, Qeveria e Berishës nuk pagoi dëmet dhe vazhdoi më shitjen e tokave të lira me `1 euro` duke favorizuar Fazlliç dhe miqtë e tij.
    Korrupsioni dhe shkelja e ligjeve vazhdoi edhe në zgjedhjet lokale në Bashkinë e Tiranës, Ku Berisha nëpërmjet makinacioneve, i a dha fitoren zotit Basha. Në të gjithë atë periudhë 8 vjeçare nuk u fol fare për kanabizimin e vëndit, sepse qeversja e PD nuk lejoi transparencën në mediat e lira e në Gazeta për të parë realitetin ku Shqipëria në heshtje ishte zhytur në kanabis duke u mbjellë në gjithë vëndin prej kohësh madje edhe në kohën e qeverisjes së Fatos Nanos, ku problem doli vetëm Laxarati, problemi cili u la i hapur edhe nga Berisha, duke krijuar përshtypjen se në Shqipëri kanabisi rritej vetëm në një zonë të caktuar ku po merreshin masa nga qeverisja e Berishës.
    Një nga skandalet e pa precedent ishte shkarkimi i Ministtrit të Shëndetësisë Prof. Dr. Maksim Cikuli dhe zëvëndësimi i tij me një `Elifi Matrak`z. Nard Noka i cili i dha dërrmën Sistemit Publik Shëndetësor Shqiptar, duke shkaktuar një rritje galopante të korrupsionit dhe të mitmarrjes në sistemin shëndetësor publik, korrupsion dhe mitmarrje nga e cila vuajnë edhe populli shqiptar edhe në ditët e qeverisjes së Partisë Socialiste, megjithë përpjekjet e saj të fundit për të çrrënjosur korrupsion dhe mitmarrjen në systemin public shëndetësor spitalor dhe kudo, gjëndja mbetet e njëtë dhe popullsia që paguan Siguracionet Shëndetësore çdo vit e për vite më rradhë, vazhdon të paguajë nën dorë për shërbimet mjekësore të cilat duhet ti merrte falas.
    Pavarësisht këtyre shkelje të ligjeve nga Berisha dhe miqtë e tij, këto shkelje vazhduan edhe gjatë qeverisjes së të majtës, sepse asnjëherë Berisha, nuk u paraqit para drejtësisë duke menduar se është mbi ligjet.
    Sot, me heqjen e imunitetit ish Kryeministrit Berisha, përfundon njëherë e mirë edhe sistemi i paligjshmërisë në Shqipëri, madje përfundon edhe njëherë e mirë periudha e gjatë e tranzicionit nga diktatura komuniste në Demokraci pas 33 vitesh. Pavarësisht gabimeve gjatë qeverisjes së Maxhorancës së majtë , pavarësisht emigracionit për shkak të rrogave të ulta, sot në Shqipëri Drejtësia më në fund është pushtet i e tretë i pavarur nga ndonjë pushtet tjetër, dhe shpresojmë që ligjet të respektohen si nga më i varfri dhe i pa pushtetshmi , ashtu dhe nga i pasuri dhe nga të pushtetshmit.
    Tranzicioni i vonuar dhe i detyruar nga drejtues dhe deputetë të të dy paleve Opozitarë dhe maxhoritarë të cilët në fakt ishin të përzgjdherurit e PPSH, sepse ishin ish bashkëpuntorë të Sigurimit, ish drejtues të partisë komunistë dhe miqtë e tyre gjatë 33 viteve të Demokracisë në Shqipëri, po merr fund me largimin nga pushteti dhe parlamenti i një nga drejtuesit më të papërgjegjshëm përsa i përket respektimit të ligjeve.
    Shpresojmë që Drejtësia të veprojë me vendosmëri ndaj çdo shkelësi të ligjit sidomos ndaj atyre të veshur më pushtet egzekutiv dhe partiak.

    priftipirro2017@gmail.com

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kuvendi aprovon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës

    Masa e arrestit për Berishën do të shqyrtohet të martën

    Pas dorëzimit të kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha nga SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi ta shqyrtojë atë të martën.

    Emri:  PHOTO-2023-10-23-12-41-14.jpg

Shikime: 960

Madhësia:  30.3 KB

    Një ditë pas marrjes së autorizimit nga Kuvendi, Prokuroria e Posaçme dorëzoi në gjykatë kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i akuzuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Përmes një njoftimi për shtyp, Gjykata e Posaçme deklaroi se seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohej të martën më 26 dhjetor.

    Berisha, 79 vjeç, është zyrtari më i lartë në tre dekada që përballet me një situatë të tillë ligjore. Hera e fundit që një ish-kryeministër është përballur me heqje imuniteti dhe arrestim ka qenë korriku i vitit 1993, kur mazhoranca e asaj kohe e Partisë Demokratike autorizoi arrestimin dhe përndjekjen e ish-kryeministrit socialist, Fatos Nano.

    Kërkesa për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Berishës erdhi pasi ky i fundit kundërshtoi si antikushtetuese masat e mëparshme të detyrimit për paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit, duke mos i zbatuar ato. Kodi i Procedurës Penale parashikon zëvendësimin e masës në raste të tilla.

    Në një konferencë për shtyp me gazetarët të premten, Berisha e krahasoi Prokurorinë e Posaçme me policinë famëkeqe të komunizmit, ish-Sigurimin e Shtetit, ndërsa akuzoi Gjykatën Kushtetuese për shkelje me vendimin e saj për të rrëzuar një kërkesë të 30 deputetëve të opozitës për pezullimin e masave ndaj tij.

    Berisha përsëriti sërish qëndrimin e tij mohues ndaj akuzave të SPAK, ndërsa deklaroi se “opozitat nuk janë mposhtur kurrë me burgje”.


    BIRN

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 24-06-2024, 14:12
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2024, 12:02
  3. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-12-2022, 13:25
  4. 30 alibitë e Sali Berishës për 21 janarin që sfidojnë SPAK
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2021, 14:25
  5. Akuzat e Opozites: Berisha bashkepunim me mafien ?
    Nga Noellag në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 24-12-2010, 07:07

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •