Naim e Sami Flamuri

VARRI I MOTRES SKËNDERBEUT, MARA KASTRIOTIT, ÇËRNOJEVIQET DHE SHQIPTARËT NË MËSJET

Për ata që nuk e dinë rrëfejmë se Gjon Bdek Buzuku, përpiluesi i librit parë Shqip shtypur me 1555 Mesharit kishtar të liturgjive, ishte nga Ulqini. Gjon Buz-Uku do të thotë “ai që jeton buzë Ulqinit ”, pra buzë UKut-ujit, por mund të jetë edhe Buz-Uku, Buz-Ulku, Buz-Ujku, si ndodh jo rrallë në fjalë formimet Shqipe. Nuk është rastësi që një ndër shtypshkronjat e para në Ballkanin juglindor e themeluar në vitin 1494 nga nipi i Skënderbeut, Gjuragjë Çernojeviq ajo e Obodit, ka gjasa që edhe “Meshari”, u botua mu aty. Dihet se edhe lumi Buna, që përmendëm më parë, emrin e vjetër e ka “Bujana”, pra vetë emri e qartëson rrjedhën e saj, kurse në fjalorin e pelegrinit Gjerman Arnold fon Harfi më 1497 fjala “ujë”, në të folmen e Ulqinit shqiptohet “oj”, pra Bojana.

BUJANË f. Vend i thellë në lumë; pellg i madh me ujë të ndenjur. U fut në bujanë.

Të tjera sendërtime ua lëmë linguistëve të mirëfilltë që ta ftillojnë më thellë këtë temë. Por për ne, qëndron fakti se ulku është ujku që Çabej e zbërthen aq mirë e qartë. Por edhe Ballshajt fisnikë nuk ia kanë vënë kot ulkun në shqyt, në flamuj e të stemës tyre mbretërore. Kuptohet se nuk bëhet fjalë për ujqit që bredhin nëpër male, por ajo simbolizon dhe metaforën “UJQIT DETARË”.

Lupi di mare Dulcignotti- me që vendi kishte detarë të shkëlqyeshëm tashmë janë të njohur në literaturën botërore.

Kam nderin ta shpalosi për të herën e parë faktin se në vitin 1464 duka Gulio Antonio, e ripopulloi komunen e Silvi në rajonin e Abruzzos me Ulqinak, (Dulcignotti) që me vehte sollen edhe kultin e Shën Leonit IX që ishte papë 1049-1054 (Luan-martirit) dhe u bënë pjesë e rëndesishme e luftës kunder Osmanve. Edhe mbreti mesjetar i Shqiptarëve, që e pati selinë e fronit në Ulqin, Gjergj Stres Ballsha, Vjeta Zotit A.D.1385-1403 pas Krishtit, u varros në Ulqin. Në mesin e vitit 1405 Sinjoria(Venediku) arriti të pushtojë tre qytetet e Principates së Ballshajve, Ulqinin, Tivarin, e Buduen(Budva sot).

Vijmë tani tek një tjetër histori që do e rrëfej unë, Naimi, biri i Flamurit, se fati ma kishte ruajtur mua si rrëfimin ashtu edhe përjetimin e këtij zbulimi. Por ne kemi shkruar që në krye mbi misterin e binjakëve. Vërtet zbulimi ishte i imi, por yshtja, tërheqja, ngasja e ngahrendja drejt atij vendi ka qenë e dyhershme, nga të dy. Ndërsa gëzimi dhe emocioni, ai ka qenë i përbashkët.

-"Më falë Sami që po shkruaj tani edhe për ty, por po e shkruaj në formën e një letre që po ta drejtoj me të njoftue. Nese kjo nuk i përgjigjet përfytyrimit tand, lajmsi, lajmëtari, njëlloj si në kanunin e Lekës, nuk ka faj... "

"Ndodhi kështu.

Në fund të qytetit, aty te fanari sotshëm i kalasë, ndodhet kisha e Shën Mrisë e aty gjendet edhe varri që ka përmbi një pllakë ku shkruhen të gdhendura këto fjalë: HIJACET- ZORZI BALSCHA ET SUI ERD

-KËTU SHTRIHET GJERGJ BALLSHA DHE PASARDHËSIT E TIJ. "

Dihet se Skënderbeu, kryezoti i Shqiptarëve, kishte lidhje të ngushta me Ballshajt dhe Ulqinin, që nga koha kur ati i tij, Gjoni, kishte martuar aty vajzën e vet, Jellën, me Gjergj Ballshën i cili e kishte kullën e vet po aty. Asgjë nuk është rastësi, fal’ Perëndisë. Që të jemi, koherent me kohën dhe frymëzimin hyjnor, duhet të shtoj se fati i madh deshi që ta kryej zbulimine varrit të motrës tjetër të Skënderbeut gjatë një vizite kërkimore jo të rastësishme. Të kujtohet vëlla Sami se sa herë ishim rrekur ta zbulonim këtë varr a të mblidhnim nga të thanat e ndër të dhanat fakte për këtë zonjë. Pra, i kishim rënë në erë me kohë e ai varr duhet të ishte aty ku ajo kishte jetuar, por vetëm kaq. Dinim se ajo ishte martuar në Mal të Zi. Quhej Mara Kastriota (Kastrioti) dhe ishte e madhja ndër motrat e Skënderbeut. Sipas dijenisë, ajo ishte martuar me kryezotin e Zetës (Malit të Zi), Stefanica Çernojeviçin (Gjuraziun) që mori pjesë në ‘Kuvendin e Lezhës’ më A.D.1444, si fisnik që ishte. Shtjefni apo Stefanica nga e ëma poashtu kishte gjak nga familja fisnike Shqiptare, ngase ajo vinte nga fisi i Kojë Zaharis(Zakaria). Varrin e saj dhe të të shoqit e gjeta të ruajtur fare mirë aty buzë liqenit të Shkodrës, në ishullin Kom, afër kështjellës së tyre në Zhabjak. Mbahej për mrekulli, në një manastir të vogël. Ndoshta e ruante vetë Zoti, se nuk vura re dorë të kujdesjes njerëzore. Ishte bërë me rrasa mermeri të skalitura, të stolisur me rozeta që vinin varg njëra pas tjetrës. Rozetat mbulonin trupin e gjatë të saj, ndërsa në pllakën e ‘Zojës Marë’ shquhet edhe mbishkrimi i gdhendur në sllavishte të vjetër:
KJO PLLAJË ASHT E GOSPJA MARA
Por kush na ishte Ivan Çrnojeviqi? Ivani qe i biri i Stefan Çernojeviqit(Shtjefën Gjuraziut) dhe i motrës së Skënderbeut, Mara Kastriotit. Ai kishte edhe dy vëllezer tjerë Andrin i njohur me nofkën "Arvanit trimi, guximtari "shif habin quhet trimi Arvanit, pra guximtari”trimi Shqiptar” nuk thuhet për te as Serb e as Crnagor, këte e shkruan Fallmerayer, Jakob Philipp; Bayerische Akademie der Wissenschaften (München); Historische Klasse (1860). Das albanesische Element in Griechenland 2 2 (in German). München: Verl. der K. Akad. p. 45. përmendet edhe një djalë me emer Bozhidar(Dhurat e Zotit), po këte e thotë edhe sipas Petroviq-Njegosh, ku shtonë ndermjet tjerash ; që Stefani dërgoi ushtarë nën komandën e Bozhidar për të ndihmuar Skënderbeun në luftën e tij kundër Osmanëve, por Lekë Dukagjini me pjesmarrjen e fisit Zaharia i zunë pritë dhe i vranë, në pabesi Leka Dukagjini, i vrau së bashku me Zahari Amnisferë, një princ i nderuar në Arbani dhe aleat i Skënder Begut, pra i bënë pusi në një vend të caktuar dhe i vranë kështu të dy kjo shkaktoj rremeti e pikëllim për Kastriotin e gjithë ushtrinë e tij, si dhe për Stefanin e ngratë.

Zeta që ato sundonin në ato kohë njihej si territor Shqiptar. Një fakt interesant që vet emri Zeta, ka domethënje vetëm në gjuhen Shqipe, ku Malsoret ende sot për fjalen n'Xetë thonë ”ZET” njihet si vendi më i nxeht në Malë të Zi. Në gjuhen Sllave, ky emer nuk korrespondon me asgjë sepse në gjuhen e tyre ata i thonë;”Vruće”.

Me 1404 shohim të përmenden Çernojeviqet po me emrin Gjurashi apo Gjura i Zi(Gjergj iZi) që Sllavet e përkthyen “djalë i të ziut”, dhe bëhet Çernojeviq.
Shumë studjues Çernojeviqët mundohen t´i nxjerrin si Vllehë mbase diçka tjeter mirëpo, duke njohur rrethinën ku kanë jetuar e vepruar si dhe miqësinë dhe bashkëpunimin e madh që kanë pasur me Skënderbeun e Lekë Dukagjinin, Kojë Zaharin shumë lehtë mund të vihej në përfundim se ata nuk ishin tjetër veç Shqiptar.

Ivani,(shq.Gjon) që edhe ai fitoj llagapin beg u njoh si Ivanbeg në histori, nipi i Skënderbeut, sundoi prej vitit 1465-1490, i cili për grua kishte vajzën e Gjergj Aranitit dhe veten e quante Zotërues të Zetës, mirëpo më shumë njihet si themelues i Malit të Zi të sotëm (Stara Crna Gora) dhe ndërtimit të qytetit të Cetinës apo në gjuhën Shqipe;

”ÇETINË bot. Pishë e zezë, borigë. Çetinë e zez harmoç. Pyll çetine. Mal me çetinë shif habin Cetina ende sot ka pishën borigë.

Mbas dëbimit të Ivan Beut, nga rezidenca e vet në Zhabjakun, buz liqenit të Shkodrës ai vendosi të ndertoi manastirin mu tek Cetinja(Çetina) qe e themeloj me 1482 duke përmbushur betimin e dhënë disa vjet më heret në Loreto : që pasi të rikthente tokat e pushtuara do ia kushtoj Virigjireshës së Loretos. Vlenë të permendet që nuk kishte të bënte fare me fanaticizmin e kishes orthodokse(sot që trubetojn serbomdhenjet). Zeta qoftë nga ana kishtare qoftë dhe racore ishte një vend për të cilin bëhej debat. Ajo ishte në varsi të arqipeshkvit të Tivarit dhe aty bënte pjesë, pra në Patrikanen e Romës. Por aty gjithashtu kishte dhe një mitropolit ortodoks të Zetes.
Diçka që mendoj se ia vlen të përmendej lidhur me Çernojeviqët, apo Shqip Gjurazinjët, qëndron dhe ajo që djali i Ivanit; Gjuragjit! që do njihet si Skënderbeg është themelues i shtypshkronjës së parë të këtyre anëve asaj të Obodit të vitit 1494. Kurse djali tjetër i Ivanit, Stanisha Çernojeviq (1457-1528) me konvertimin në Islam e mori emrin e dajës së tij famë lartë Skenderbeg që poashtu fitoi titullin e Sanxhak Beut, ku edhe u bë sundues i Sanxhakut Malazez,(Karagag)prej 1514-1528. Thuhet se sipas gojëdhënash që edhe Mahmud Pasha i Bushatllinjve e ka prejardhjen prej Skenderbeg Çernojeviqit.

Më 1499 përfundimisht Çernojeviqët zbresin nga skena historike dhe për një periudhë kohore 200 vjeçare, të shtrirë mes Lumit Çernojeviq dhe Grykës së Kotorrit, stagnon si shtet (Mali i Zi) dhe nuk përmendet më në histori. Për këte familje tashmë fare pak dihet për ta(vallë u shua dega tyre, mbesin pikpyetjet dhe hamedsohet që ky fis u Islamizua dhe u shëndrruan në fisin beglerë, Kryeziu të Pejes! pra Kryezinjt e sotëm në Kosovë). Sa për Malazezët, ata janë më Shqiptar se vetë Shqiptarët nga teritori saj sepse shtriheshin në shtetin e mbretit Ilir Agroni. Për këtë, Serbët nuk e duan mbretërinë e Dukles -sepse ishte para Serbëve. Përmendin për ta përvetësuar mbretin Gjon Dioklen i cili eshtrat e tija i ka tek kisha e Shën Gjon Çuditbërsi nê Elbasan. Serbet e bënë ate si princ të sajin, dhe ia shtuan nofken Vlladimir që në gjuhen Sllave dmth. “ai që sundon me paqe”, por harrojnë të përmendin axhën(ungjin) e tij mbret i Dukles që pati sukses jo vetëm të çlirojë Duklen, por të mundë edhe të gjithë ata të cilët ishin në besëlidhje me Grekët, kundër të nipit, si vetë Grekët, Maqedonët, Hercegovinën dhe Serbët, që ai i përkiste në (fe)besim patrikanës së Ohrit e quhej Strazimir(strajcë miri), kështu quheshin priftërinjt e besimit Shqiptarë-bogumilët,(të dashurit e Perëndisë) përndryshe nga papa njiheshin si albigjinët-albanët. Pra neve kishim fenë tonë e dokeve tona, këtë e cekin një mori shkenctarësh deri te vetë Mark Milani vojvoda i fisit të Kuçit i cili thotë se Shqiptarët kanë fenë ortodokse katolike dhe zakonet e vjetra Shqiptare-besimin vet i cili për arsye ngjashmërie në shekullin 18 u konvetrtua në Islam, pasi dy kishat Greke e Serbe që filluan, tani të kenë edhe kishat e veta, dhe iu ndaluan Shqiptarëve përdorimin e Shqipës në kisha. Kështu me përvetsimin e tokave Shqiptare të cilat iu dhuruan Knjaz Nikollës të Malit Zi, nga fuqit e mëdha të kohes. Asimilimi dhe shkombtarizimi i Shqiptarve bëhet realitet i cili dhe sot qëndron mbi kokat e Shqiptarve sikure shpata e Dimokleut.