Si shkoi ari shqiptar në Zvicër. Dëshmitari tregon çfarë ndodhi në vitin '88. | Jeta ime

Dec 4, 2023 #dritaretv #aktualitet #politike
Nikoll Marku ishte drejtor në uzinën e Bakrit në Rubik, kur Shqipëria prodhonte ar. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, ai tregoi se që prej vitit 1935 kjo uzinë prodhonte bakër, ndërsa pas 1964 nisi të prodhojë ar, së pari në sasi të vogla e më tej në sasi më të mëdha. Zoti Marku vinte vulën për cilësinë e floririt të prodhuar në uzinë , që kishte një përmbajtje prej 99.95% ar. Në kohën e ndërrimit të sistemeve, Marku së bashku me përfaqësues të thesarit të shtetit, transportuan floririn e Shqipërisë në Zvicër për t’u ruajtur atje. Analizat e bëra nga Zvicra, treguan të njëjtat rezultate, ashtu sikurse ai i kishte raportuar në Uzinën e Bakrit në Rubik.