Gjithmonë është thënë dhe me të drejtë se ``më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.
Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur. Studentët protestues të dhjetorit ’90 kishin aspirata dhe ideale të larta kombëtare, të cilat mbeten shkolla më e mirë e demokracisë. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.`` POR…Interesant është fakti se menjëherë pas kësaj ngjarjese Ramiz Alia si drejtues i PPSH që udhëhoqi për 45 vjet rresht vëndin, për të shpëtuar drejtuesit shumë vjeçarë të kësaj Partie dhe bashkëpuntorët e tyre, i frikësuar nga pushkatimi makabër i Causheskut me gruan e tij në Rumani në 1989, dhe i gjendur para presionit të botës demokratike dhe kërkesave të OSBE për të demokratizuar vëndin , arriti të realizojë një kalim jo vetëm të butë të ndrrimit të sistemeve, por edhe realizoi me sukses një plan djallëzor sigurisht i orientuar nga rekomandimet e Katovicës të dorëzimit të pushtetit, duke vendosur njerëzit e partisë në krye, arriti të krijojë një Pluralizëm fiktiv me 5 Parti, ku katër nga të cilët emëroi drejtues të tyre ata që ishin ose ish sigurimsa ose bashkëpuntorë të sigurimit në periudha të ndryshme kohore. Këta njerëz Ramiz Alia i përzgjodhi sigurisht pas konsultimeve me aparatin e kalbur burokratitk dhe sigurimin e shtetit.
Më këtë lëvizje, Ramiz Alia sidomos edhe pas një takimi në shtator të `90 me `kuadro të rëndësishëm dhe intelektualë` (duke përjashtuar kuadrot e ndershëm pa parti, të burgosurit për agjitacion e propagandë, etj) që pretendonin se `jepnin edhe jetën për PPSH`, neutralizoi Lëvizjen studentore të dhjetorit `90.
Praktikisht lëvizja Studentore me këtë goditje u çorganizua dhe dështoi, sepse u mendua që kërkesat e tyre do të plotësoheshin pas vendosjes së ploralizmit partiak dhe sistemit demokratik. Fakt është se asnjë nga pjestarët e lëvizjes studentore nuk mori pjesë në drejtimin e tre pushteteve që krijoi shteti demokratik në Shqipëri, por të gjithëë, ose u larguan ose ngelën njerëz të thjeshtë edhe sot e kësaj dite. Pushtetin e morën ish drejtuesit komunistë me ish-bashkëpuntorët e Sigurimit.
Pavarësisht ndryshimit të detyruar të sistemit nga diktatura gjakatare në një pseudo-demokraci perëndimore, ndryshimi i sistemit shkaktoi disa probleme kryesore negative të mëdha, pasojat e të cilës egzistojnë edhe sot, probleme të cilat i krjoi më dashje vetë ideuesit e kësaj pseudo-demokracie perëndimore në Shqipërinë e varfër të asaj kohe;
-Emigrimin masiv për shkak të izolimit shumë vjeçar, nga ku në fillim ikën, shumë të varfër për jetesë e punë më të mirë, por edhe ish të dënuarit, ish spiunët, e ish sigurimsat që kishin bërë dëme,
-Prishja e llahtarshme e 500 uzinave dhe Fabrikave të ndërtuara me mund në Shqipëri me pretekstin e çekut të bardhë??!!! Kjo e shkaktuar nga vetë ish drejtuesit e PPSH nëpërmjet linjës së disa drejtuesve të rinj të PD të sapo formuar por të lidhur me rregjimin e kaluar, të cilët ose pa eksperiencë por më tepër duke ditur shkakun e ndryshimit brënda pak kohe të kalimit nga diktatura në demokraci, - zbatuan rekomandimet e Katovices per `kalimin nga sistemi socialist në atë kapitalist. Disa nga ato rekomandime kishin të bënin me zotërimin në sistemin capitalist të pronave dhe fabrikave, dhe ekonomisë dhe financave nga ana e komunistëve dhe miqve të tyre, dhe së dyti për të diskretituar kapitalizmin në sytë e masave për të thënë se `kapitalizmi qënka më i keq se socializmi` njëlloj sikurse u deklaronte Diktatori në një nga plëniumet famëkeqe se ..`sistemi capitalist është i keq sepse shfrytëzoka masat?!`` .
Shkatërrimi që ndodhi në Shqipëri gjatë periudhës nga 8 dhjetori 1990 deri në fitoren e Partsisë Demokratike në 22 Mars 1992, ishte pjesë e strategjisë dinake që ndoqi PPSH për të krijuar atë përshtypje në popull që …``kapitalizmi pra sistemi i demokracisë perëndimore është i keq por socializmi është më i mirë pavarësisht gabimeve???!!!
Shkatërrimi i vlerave në Shqipëri nuk ndodhi në ish vëndet e lindjes dhe të europës qëndrore që bënin pjesë në ish-bllokun komunist, dhe kjo të përforcon dyshimin se këtu ishte dora e vetë drejtuesve konservatorë të PPSH por edhe e vëndeve fqinjë të cilat kishin interesave politike dhe ekonomike në Shqipëri. Rezultati?
Shqipëria po kalon periudhën më të gjatë të tranzicionit politico-social-ekonomik për tu bërë anëtare e denjë dhe e integruar në BE. Thënia metaforike në parlamentin shqiptar e njërit nga drejtuesit e PD se në Shqipëri janë …``1 milion spiunë``, tregon se shumica e spiunëve dhe bashkëpuntorëve të ish sigurimit të shtetit kishin hyrë në të pesë partitë kryesore dhe mbanin poste drejtuese, madje deri në ditët e sotme së bashku me miqtë e tyre.
- Reforma në Drejtësi. Shqipëria me gjithë përpjekjet, sistemi i drejtësisë nuk është i barabartë për të gjithë. Disa ish drejtues të Shqipërisë i bëjnë karshillëk drejtësisë duke e sfiduar atë gjë që po lëkund edhe vetë rezultatet e reformës në drejtësi.
- Emigracioni vazhdon për kësaj rradhe por nëse në fillimet e demokracisë, emigracioni ishte nga varfëria dhe nga ish-at që donin ti shmangeshin drejtësisë, sot emigracioni vazhdon me ritme më të ngadalta më tepër nga dëshira për pasurim të shpejtë (drogë, prostitucion), për shkollim cilësor, ose për siguri jetesë në shëndetësi ose për gjakmarrje, etj. Sidoqoftë ka dhe imigracion.
- Korrupsioni kryesisht në tendera dhe Projekte publike dhe private, si dhe mitmarrja, janë në ritme të larta pavarësisht përpjekjeve për të frenuar këtë fenomen i cili po ndodh për shkak të shkatërrimit të zinxhirit professional, profesionalizmit dhe meritokracisë, dhe vendosjes në vënd të tyre të militantëve, jo-profesionistë, e pseudo -intelektuale me diploma të paguara, dhe mungesës së kategorizimit të pagave dhe në përgjithësi të mungesës së reformës të sistemit të pagesave të punonjësve në public dhe privat në Shiqipëri me qëllim afrimin e sistemit të pagës me atë të BE.
- Sistemi i Siguracioneve. Shqipëria është vëndi më paradoksal në raport me Siguracionet publike ap Private. Skandaloze mbeten Siguracionet Shëndetësore të cilat paguhen nga të gjithë madje edhe pensionistët, por kur ke nevojë Fondi i Siguracioneve publike nuk përgjigjet dhe është difektoz në dhënien . Po kështu edhe për siguracionet privat shëndetësore të cilat sigurojnë njerzit deri në 60 vjec. Pagesat dhe interesat nuk depozitohen. Po kështu për sguracionet e makinave. Asnjë Siguracion privat nuk depoziton pagesat e të siguruarit në bankë por i harxhon dhe i përdor sipas qejfit, dhe as promovon atta më të rregulltit. Me pak fjalë Populli nuk ka besim tek Siguracionet e ccdo lloji sepse në shumicën e rasteve janë fiktive.
Pavarësisht ndihmës dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatin e madh SHBA dhe me përpjekjet e BE, Shqipëria ka ecur përpara por jo aq sa duhet dhe këtu, edhe pas 33 vitesh, nga dy ose tre ish-drejtues politikë që po sfidojnë drejtësinë por edhe nga dora e ish bashkëpuntorëve të sigurimit e miqve të tyre, të lidhur sigurisht edhe me qarqe politike jo dashamirëse ndaj Shqipërisë.
Kjo ka penguar dhe po pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ka krjuar pakënaqësi të vazhdueshme nga konfliktet politike shumë të rënda të drejtuara gjithashtu nga këta individë me të kaluar të dyshimtë, duke ngadalësuar ecjen përpara për shkak edhe të korrupsionit të klasës politike të djeshme e të sotme dhe të mos zbatimit si duhet të ligjit.
priftipirro2017@gmail.com
Krijoni Kontakt