#Naim #Flamuri: mėma nėna e ama #NĀNA E #SKĖNDERBEUT


Thoni, T’I BESOJMĖ PROPAGANDĖS PANSLLAVE!? Ata kanė 300 vjet qė duan t’ia veshin Skenderbeut nānėn serbe, bullgare, greke, etjera sendėrtime.

ARGUMENTET E SHKOQITUN MIRĖ JANĖ!

Fillon me Frang Bardhin “Apologjia e Skėnderbeut”, botuar latinisht nė Venedik, mė 1636.
Georgius Castriotes Epirensis fortissimus ac invincitivimus’’
Titulli i saj i plotė ėshtė: “Gjergj Kastrioti Epirotas, i quajtur zakonisht Skėnderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshėm i Epirotve/Shqiptarėve, u kthehet bashkatdhetarėve dhe atdheut tė tij”,- prej Frang Bardhit. Vepra nė tė vėrtetė ėshtė njė apologji (mbrojtje) qė i bėn autori Skėnderbeut, si bir dhe hero i popullit Shqiptar, prandaj edhe ėshtė quajtur Apologjia e Skėnderbeut.

Kėtė vepėr autori e ka shkruar pėr 15 ditė, nė kulmin e zemėrimit, nė rrugė e sipėr, kur po kthehej nė Shqipėri pėr tė hedhur poshtė mendimet e pathemelta tė njė peshkopi Boshnjak, qė i mohonte Skėnderbeut prejardhjen Shqiptare. Mė 1636, Boshnjaku Tomko Marnaviēi kishte botuar njė libėrth ku pretendonte se Skėnderbeu nuk ishte me origjinė Shqiptare, por Boshnjake, madje nga familja e Marnaviēėve. Kjo rrethanė i jep veprės njė frymė tė mprehtė polemike dhe njė stil energjik. Kėtė falsifikim Bardhi e quan tė “kobshėm” dhe ai iu vu punės pėr kėtė vepėr, se, po tė heshtte, i dukej sikur do tė tradhtonte veten dhe atdheun…e pra KOBI VAZHDON MĖ 2017.....thjeshtė provokues,
emra si MUĒO MILO NANO etetjer si ai....pseudo historian, analist qe ne saj te provokimeve mundohen te bejnė fam ne kurriz tė gjakut tyre, duke fute hamedsime te turlifarta.

Dokumenti i rrallė i vitit 1551 ku thuhet se nėna e Skėnderbeut (Vojsava) ishte Arbėrore Shqipo nga familja fisnike e Muzakajve!

Ky libėr ėshtė shkruar nė vitin 1551 nga fisniku Andrea Angelo Comneno qė jetonte nė Durrės. Libri ėshtė i shkruar nė Italishten mesjetare dhe titullohet "Geanologia d'imperatori Romani..." ose nė Shqip "Gjenealogjia e perandorėve Romakė...".

Nė kėtė libėr arkivor flitet shumė pėr fisnikėt arbėrorė gjatė mesjetės. Nė njė nga faqet e librit shkruhet:

"Coi de Musachia ha generato Voissava ch'hebbe Iuuam Castriotto signor di Croia et del conta do detto Emathia."

Qė nė Shqip pėrkthehet si:
"Nga shtėpia e Muzakajve rrjedh (vjen) Voisava (Vojsava), gruaja e Gjon Kastriotit, zotit tė Krujės dhe kontit tė vendit tė Emathisė (Matit)."

Pra, nė kėtė dokument del qartė qė nėna e Skėnderbeut, Voisava (Vojsava), ishte Shqiptare nga familja e Muzakajve!
Libri ruhet nė arkivat e Firences nė Itali dhe ėshtė i papėrkthyer nė Shqip.

POLLOGU NGA VJEN NĀNA E SKĖNDERBEUT ENDE MBAS 500 vjetėve ėshtė 100% me POPULLSI SHQIPTARE?

Gjergj Kastrioti u lind nga e ama nāna Shqiptare me fe askohe orthodokse Vojsavė (Vaissa- vajza) Triballa, e bija e Gėrgur Triballės nga Gradeci – Pollog, princ i Pollogut i shpallur nė kishėn e Leshės (Leshkė/Leshok), Tetovė, nė dinastinė e Topiajve, dhe baba katholik Shqiptar, Gjon Kastrioti, i biri i Pal Kastriotit me preardhje nga njė familje fisnike e Matit-Dibrės, princ i zonės pėrreth Krujės e Dibrės, intresante Dibra e Pollogu para islamizimit ishin gjith' orthdoks Shqiptar, disa nga katundet ato pikrisht te fisit Voisaves Rekes epėrme qė ruajten Shqipen deri ne fillim te shekullit 20, kurse tirqt e bardha me kesulen e vjeter arberore ende e mbajnė.

Ishte edhe njė lidhje edhe mė e veēantė qė kishte Skėnderbeu me kėtė qendėr dhe banorėt e saj. Sipas burimeve del se Skėnderbeu-Gjergj Kastrioti kishte dajallarėt e vet nė Gradec, sepse e ėma, e shoqja e Gjon Kastriotit, Vojsava, ishte bijė e kėsaj qendre QYTEZĖ E POLLOGUT Draodakum, e quajtur nga burimet kishtare GRADEC. Mbeturinat e murit qė rrethonin qytezėn antike Draodakum ekzistojnė edhe sot. Nė shumė burime historike, Gradeci njihej nė juridiksionin e Tetovės. Tani, administrativisht, ėshtė nėn juridiksionin e Gostivarit. Ndodhet nė kilometrin e trembėdhjetė tė rrugės prej rreth 25 km, Gostivar-Tetovė. Gradeci, fshat i ish-komunės se Negotinės sė Pollogut ish-komuna e Gostivarit tani komuna e Vrapēishtit (rrethi i Gostivarit), popullsia rreth 7.000 banorė. Banorėt e kėtij fshati janė Shqiptarė, vendas autoktonė me histori tė gjatė. Nė tė kaluarėn ky fshat ka ekzistuar me emrin e vjetėr – Draodacum, pastaj Gradec, siē njihet dhe sot.

Fshati shtrihet rrėzė malit Sharr, pėrpara ka fushėn e pjellshme tė Pollogut. Sipas disa statistikave nė atarin (rrethin) e kėtij fshati pėrfshihet pjesa mė e madhe e fushės se Pollogut, i cili kufizohet nė jug me f. Sanakos, nė perėndim me malet e Sharrit, nė veri me f. Pirok e nė lindje ėshtė fushė, kufizohet me fushėn e f. Tenovė dhe f. Cegran. Jo me kot dhe ministri i parė nė qeverinė Shqiptare tė Ismail bej Vlorės ishte gjenerali Mehmet Deralla nga Gradeci, pra vetė hija e gjakut tė Skėnderbeut.

Nāna e Gjergjit, qė gjithmonė ėshtė paraqitur si (Voisava)Vojsava e qė nė latinishten dhe sllavishten e vjetėr mund tė deshifrohet dhe lexohet edhe si Vjosava. Nė ēfarėdo varianti tė lexohet, VAISA, VEISA, del tėrthorazi emėr Shqiptar, kurse vetė lulja nė MALET E POLLOGUT quhet sot VAISSA, ajo e vajzės…e kuqja. Sllavofonet e as sllavisht shkruesit askund ne emertimet e bijave te veta nuk vendosin emer vajzes Voisave, as ateheree as sot nuk e perdorin emrin Voisava.

Tė dhėna burimore pėr Voisavėn(Vojsaves) janė tė pėrmbledhura nė disa burime kryesore:

1. Andrea Angelo Comneno 1551. Li "Geanologia d'imperatori Romani..." ose nė shqip "Gjenealogjia e perandorėve Romakė...".

2. Gjon Muzaka, nė Gjenealogjinė e tij, nė tri vende e pėrmend nėnėn e Skėnderbeut.

3. Burimi i tretė ėshtė Marin Barleti, i cili, duke informuar pėr prindėrit e Skėnderbeut, thotė se nėna e tij ishte Vojsava.

Gjon Muzaka, nė mėnyrė tė thukėt, ēon drejt mendimit se ajo rrjedh nga njė familje shumė fisnike e lartė bujare, kurse Marin Barleti shėnon se nėna e Skėnderbeut ka qenė bija e njė ndėr mė tė njohurit e tė parėve tribaldianė, i cili ishte sundimtar i Pollogut. Voisava(Vojisava) ishte vajza e Princit Arbėror tė Pollogut, Gergur Triballa dhe nga nėna ishte e fisit Muzaka, kushėrira e Kontit Uran Muzaka nga Reka e Epėrme.

Duke pėrdorur metodėn e historisė komparative pėr krahasimin e historisė politike tė Pollogut dhe rajoneve fqinje, nė dekadat e fundit tė sh.14, me lajmet e dhėna burimore, kemi sot mundėsi ta identifikojmė babanė e Voisavės(Vojsaves)e qė ka qenė sundimtar i Pollogut. Ēfarė gjuhe fliste i ati i Vojsavės me popullsinė vendase, gjuhė e liturgjisė kishtare (sllavo-greke) apo gjuhė e popullit SHQIPTAR, apo si Voisa mėson SHQIP nga GJONI, i jati i SKĖNDERBEUT (apo kishte google (translator) pėrkthyes)?

Nė bazė tė burimeve ka vėrtetuar se Tribalda / Shqip Triballet (fis Ilirė gjithashtu) ėshtė mbiemėr personal i Vjosavės dhe nuk ka tė bėjė me atė se ajo i ka takuar fisit tė Tribalėve, nuk ka as IQ as OVSKi pas, pra fis i cili ka qenė Thrrakas dhe nuk ėshtė shtrirė nė Pollog.

Pra, sipas mbiemrit qė ka pėrdorur nėna e Skėnderbeut, Vjosava Triballi, ose Tribalta, del se ajo ka qenė me origjinė Shqiptare, sepse mbiemri i saj mund tė shpjegohet vetėm nėpėrmes gjuhės Shqipe e ēka mė shumė treva e trojet e trulli i VOISĖS JANĖ AKOMA ENDE DHE SOT TĖ KULLUETA ME POPULLSI PURO SHQIPO.

Mbret i Pollogut ka qenė Gėrguri, pėrplot aherit, edhe sot vetėm me shqiptarė, por tė ndryshuar fenė, sot gjithė muhamedanė, krejtėsisht Treva e POLLOGUT TĖ VOISAVĖS, kurse ata qė ruajtėn fenė orthodokse, u sllavofonizuan. Gėrgur nga Grigor o Gregory…lidhet llagapet nė SHQIP, Ger- Guri ose Guraz Guri, Gurit Guri, Gjergj Guri, emra e mbiemra qė edhe sot pėrdoren tek Shqiptarėt, madje nė Pollogun e sotshem kemi fshatin Gerguricė, emėrtim nga Gerguri i jati Voisaves, nenkuptohet banuar plotsishtė nga Shqiptaret.

Kjo temė ka qenė dhe ėshtė gjithnjė nė vėmendje, por pas pėrkthimit tė librit tė Oliver Shmitt u ba edhe mė aktuale. Shmitt (tash ene Muchos MILO etj.) po edhe shumė historianė tė tjerė qė merren me kėtė periudhė, vazhdojnė t’i hulumtojnė dhe analizojnė vetėm burimet latine dhe gjurmimet e njėanshme nga gjuha sllave, dhe po t’i analizojnė edhe burimet osmane qė flasin pėr Skėnderbeun do tė shohin dhe do tė binden se origjina e tij, babait tė tij, gjyshit e stėrgjyshit janė anas dmth vendas autoktonė, nėnkuptohet krishterė (katoliko-orthodoksė) Shqiptarė, po edhe origjina e nėnės sė tij dhe gjyshit nga nėna, janė po ashtu vendas.

Po mbarojmė me trashigiminė nga gojėdhėnat e Matit marr nga studiuesi Flamur Bala; "ne Martanesh gojėdhānat thonė se nań Vojsava u varros nė kish tė shėn Llezhdrit ( shėn Aleksandrit ) nė fund tė "arjeve te Balajve" nė fshatin Val ( Bala ) ! I kanė kėnduar dhe kėnge pėr tė cilėn mė ėshtė dashur 15 vjet me mbledh ! Eshte e ēuditshme .... ka dhe shum ... !
Gjithashtu rruga quhej “ udha e Vadhezit “ ; Vodha / vjosa / vojsava /vasha!

Kurse per Vodh, kemi nė Krajen e mbi Shkodres qė u thonė Voosa (shqiptim eshte disesi ndermjetzanoreve e-y) VÖIS. Kurse ne Gegnishte thuhet Vodha/Volla. Pėrsa i pėrket zanores ( nr 8 e Shqipes ) , Ö — ėshtė e pėrdorimit gojėfolėsve Mat, Kruj, Tetove etj ! VÖJSA - VÖJ !!