Pas 111 vjetësh/ Flamuri dhe shtëpia, dy anët e panjohura të pavarësisë (video)

Emri:  pavaresia.jpg

Shikime: 122

Madhësia:  35.7 KB

Për shkak të mungesës së traditës shtetërore, gjurmëve që lë harresa e kohës dhe retushimit që i ka bërë historisë regjimi komunist, shumë anë të mënyrës se si u shpall pavarësia e Shqipërisë dhe të datës së 28 nëntorit 1912 ende dhe sot janë të panjohura për publikun e gjërë. Kështu, përgjatë viteve, është sfumuar tepër roli që luajti monarkia duale, ajo Austro Hungareze dhe ministri i saj i jashtëm, konti Berthold në pavërësinë e Shqipërisë. Ndërkohë që ky kontribut është zbehur kjo është bërë në favor të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, që trajtohet si ideatori i “mëvetësisë” së vendit. Në fakt, faktet tregojnë se plaku i Vlorës kur u nis nga Stambolli në drejtim të vendit të të parëve, nuk kishte në mendje pavarësinë, por thjeshtë autonominë në kuadër të perandorisë Otomane. Edhe në një nga intervistat e fundit që ai ka dhënë për shtypin perendimor, në 6 dhjetor të atij viti, ai flet sërisht vetëm për autonomi.

Këto dhe kuriozitete të tjera, si psh emri i anijes me të cilën Ismaili zbarkoi në brigjet e Jonit, ekzistenca e origjinalit me firmëtarët e pavarësisë janë mësuar në mënyrë të gabuar në shkollat tona. Në mendjen e brezave të tërë historia e datës 28 nëntor është ajo që ka ngulitur filmi i kinostudios “Nëntori i dytë” me Sandër Prosin në rolin e Ismail Qemalit. Por jo gjithmonë e vërteta është ajo që na kanë mësuar. Lapsi Videos ka përgatitur dy video me dy detaje që i kemi ditur gabim nga kjo ditë e shënuar. I pari ka të bëje me me keqkuptimin se pavarësia u shpall tek kjo shtëpi që e shohim vazhdimisht në foto.

Në kujtesën tonë kolektive muzeu i pavarësisë në Vlorë është fiksuar si shtëpia ku u shpall pavarësia.

Por kjo nuk është e vërtetë.

Miti është krijuar nga disa foto të fotografit Petro Korçari.

Por ajo i takon vitit 1913, pra përvjetorit të parë të pavarëisisë.
Mitin se pavarësia u shpall këtu e përforcoi edhe filmi i njohur “Nëntori i dytë”.

Në fakt e vërteta historike është e ndryshme. Atë e ka treguar për Lapsi Videos gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi autor i librit Pavaresia.



Detaji i dytë ka të bëjë me dilemën se kush e qëndisi flamurin që u ngrit në 28 nëntor në Vlorë.

Akoma dhe sot në 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, qarkullon fabula e Marigosë që ka qëndisur flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë.

Vajza për të cilën flitet është Marigo Posio dhe personazhi i saj njihet gjerësisht për shkak të filmit të vitit 1983 “Nëntori i dytë”.

Në film, Ismail Qemali i thotë Marigosë se sa herë do të përkujtohet dita e flamurit, do të kujtohet edhe emri i saj. Dhe kështu ka ndodhur vërtet.

Në Vlorë për nder të Marigosë ka edhe një bust.

Pra gjerësisht për publikun, Margioja njihet si personazhi që me duart e saj qëndisi e vetme flamurin e pavarësisë.

Megjithatë, përtej filmave të kinostudios “Shqipëria e re”, a ka në realitet një mënyrë për ta faktuar plotësisht se ai flamur ka qenë thurur nga shtizat e Marigosë?



Lapsi.al