Sot tek gazeta SOT
Është zhgënjyes fakti që edhe njerëz më arsimim të mirë të lartë të kenë mendime të tilla si ato që jepen në formën e konspiracionit nga disa `konspiracionistë të stisur` të cilët më tepër zhurmojnë për të lënë nam se sa tregojnë ndonjë ide konspirative të bazuar diku por të tjerrur me kujdes.
I gjithë kujdesi i konspiracionistëve tanë qëndron që të bardhën ta bëjnë të zezë dhe anasjelltas duke krijuar përshtypjen e të marrit, që shprehet tek një nga kryeveprat e Shekspirit: ç`është ajo gjë e bardhë që nxin aty poshtë?!!
Kështu dhe me konspiracionet e të nderuarit A. Cako i cili në rrethin katror të së djelës zhgënjeu dhe deformoi edhe njëherë Historinë e popullit tonë në luftën për çlirimin e Atdheut i cili u çlirua me 29 Nëntor të vitit 1944. Konspiracioni i tij se lufta e popullit shqiptar kundër okupatorit nuk ishte luftë clirimtare por një luftë civile ishte një retorikë e shëmtuar e cila dëmton shumë dhe tregon edhe njëherë se patriotizmi në Shqipëri nuk është veçse një model retorike vetëm kur je në pushtet, sepse sapo nuk je në krye,… patriotizmi kthehet në një shëmtirë të vërtetë antishqiptare, nga e cila përfitojnë vetëm politikat fqinje ekspansioniste sepse Shqipëria paraqitet si një vënd `lesh e li` ku njerzit ikin nga sytë këmbët nga vëndi i tyre si të jetë i pushtuar, ashtu dhe sikur të jetë nën diktaturë, apo në demokraci.
Përse e shkruaj këtë? sepse që nga koncepti i marrosur dhe i huazuar i z. Cako nga kontrapedalet idhnakë Poli Hoxha dheAgim Tufa se …`lufta nacional-çlirimtare ishte një luftë civile` kuptohet se kemi të bëjmë me një injorancë akademike dhe një marrëzi historike ku, humbësit dhe bashkëpuntorët e okupatorëve kërkojnë të marrin revanshim duke shtrembëruar të vërtetat historike.
Mund ti them z. Cako se Luftë Civile nuk ka kur vëndi është i pushtuar nga një fuqi e huaj ushtarake, por ndodh zakonisht kur shteti përkatës është akoma sovran, por përplasjet politiko-sociale e çojnë shtetin në luftë civile p.sh., 1997 në Shqipëri ishte luftë civile nga ku BE dhe SHBA dërguan më pas misione ushtarake, mjekësore, sociale për të qetësuar përplasjen politike.
Luftë civile ndodhi në Siri në 2011, e që vazhdon edhe sot ku në atë vënd kanë hyrë edhe trupa të huaja për të qetësuar gjëndjen, etj.
Për ta spjeguar më mirë se çfarë quhet Luftë Civile z. Cako dhe kontrapedalët idhnakë me titull Dr. si Poli Hoxha dhe Agron Tufa, po paraqes një postulat nga Enciclopedia Britanica e cila thotë:
``Lufta civile, është një konflikt i dhunshëm midis një shteti dhe një ose më shumë aktorëve joshtetërorë të organizuar në territorin e shtetit. Luftërat civile dallohen kështu nga konfliktet ndërshtetërore (në të cilat shtetet luftojnë shtete të tjera), konfliktet e dhunshme ose trazirat që nuk përfshijnë shtete (ndonjëherë të emërtuara konflikte ndërkomunale) dhe represioni shtetëror kundër individëve që nuk mund të konsiderohen një grup i organizuar ose koheziv, duke përfshirë gjenocidet, dhe dhunë e ngjashme nga aktorët joshtetërorë, si terrorizmi ose krimi i dhunshëm`` (Civil ëar | Definition, Causes, & Theories | Britannica).
E si mund të ishte Luftë civile , lufta kundër Okupatorit në Shqipëri të cilën Alfredua i marrosur nga konspiracionet mundohej ta kufizonte si luftë civile nga shtatori i 1943 e deri në fund? Marrëzi e klasit për Guiness.
Së dyti, z.Cako për tua marrë flamurin ish Drejtorit të institutit për Krimet kundër Komunizmit Agron Tufës dhe Doktori të Shkencave të Gënjeshtrës Poli Hoxha, nëpërmjet `rrethit katror`, por edhe disa pinjollëve të Ballit Kombëtar bashkëpuntorë të okupatorit, nuk e ndan Luftën nacional çlirimtare nga Diktatura. Pse? Sepse Lufta nacional çlirimtare u drejtua nga Fronti Nacional Çlirimtar dhe Komandant i Ushtrisë Nacional Çlirimtare ishte Spiro Moisiu dhe jo Enver Hoxha. Emri i Enver Hoxhës u bë i njohur në popull vetëm pas vitit 1945. Pra lufta nacional çlirimtare ishte luftë patriotike ku dëshmorët nuk ishte asnjë komunist, ata dëshmorë që sot nuk përmënden për turp të demokracisë liberale që ka Shqipëria sot. Asnjë vënd në botë nuk i mohon dëshmorët si Shqipëria dhe egzaktësiht siç bëjnë politiqenët shqiptarë dhe disa segment të medias së parapaguar për këtë qëllim.
Së treti Historia e vërtetë e komunizmit shqipar nuk është ashtu si e përkthen z. A.Cako. Nëse Alfredua do të kishte lexuar dy volume e ish-spiunit Agim Hamiti me titull `Odisea e një Dedektivi`, do të kuptonte se diktatori Enver Hoxha ishte aq i fuqishëm sa vrau e preu dhe mbi jetoi pa i hyrë `gjëmb në këmbë` për 40 vjet pikërisht se kishte kontratë me `Inteligjencë Servizin` Britanik, pra ishte spiun britanik ashtu sikurse dhe i biri ilir Hoxha i cili ishte jo vetëm drejtor i instituit 6 por edhe Drejtor i Sigurimit të Jashtëm (DSI). Prandaj diktatura u vendos me Enver Hoxhën sepse ai ishte letra nën mëngë e britnaikëve për të sabotuar Bllokun sovjetik të atëhershëm. Pse? Sepse Britania e Madhe duke pranuar Marëveshjen e Jaltës që Shqipëria do të rrinte nën diktatin sovjetik, pranoi të mbështeste Enver Hoxhën si drejtues të Shqipërisë Komuniste me qëllim që ta përdorte dhe… e përdori në 1961, kur u prish me BRSSS, e përdori kur iku nga Traktati i Varshavës, e përdori kur u prish me Kinën, e shfrytëzoi izolimin e Shqipërisë për ti treguar Botës se çfarë të këqiash i shkakton komunizmi një vëndi, por i la dorë të lirë të bënte çtë dontë në Shqipëri, i la dorë të lirë edhe në luftën për pushtet midis Mehmet Shehut të CIA-s amerikane dhe Ramiz Alisë i cili ishte kanakari i ilir Hoxhës dhe Nexhmije Hoxhës të inteligjencë Servisit britanik, u eliminua Mehmet Shehu. Vetëm pas 1989 CIA amerikane zëvëndësoi gradualisht dhe me marëveshje inteligjencë Servizin Britanik dhe mori nën kontroll Shqipërinë deri me sot e kësaj dite.
Së katërti, sigurisht jugosllavët ndihmuan në formimin e PKSH por `kumbari` i formimit të PKSH malazezi Miladin Popoviç ishte PRO Kosovës së lirë e të pavarur dhe pro një Shqipërie të madhe prandaj u vra nga serbët, se ndryshe , përse do ta vrisnin?
Mund të dalë pyetja përse partizanët shqiptare nuk lejuan flotën angleze të zbarkonte (kujtoni filmin Furtuna)? Kjo ndodhi sepse Marëveshje Jaltës i a kishte lënë Shqipërinë në dorë të rusëve, prandaj inteligjencë Servisi Britanik ndihmoi partizanët dhe Enver Hoxhën që të mirrnin pushtetin për ta patur si Kalë Troje në të Ardhmen, ashtu si ndodhi, që Shqipëria e vogël përçau kampin pro-sovjetik.
Së pesti, që ka lidhje dhe me injorancën e disa analistëve kosovarë që përpiqen të injorojnë luftën nacional cclirimtare shqiptare duke e quajtur ndihmën në cclirimin e Jugosllavisë si një fatkeqësi të Kosovës sepse sipas budallallëkut të tyre partizanët shqiptarë zbatuan porositë e Serbisë që Kosova të rrinte nën Serbinë`?!. Tjetër është se ``Italia dhe Gjermania bashkuan Shqipërinë etnike në ato pesë vite pushtim dhe çlirimi ishte në dëm të Kosovës``?!!
Këta kokrra injorantësh nuk e kuptojnë se Shqipëria nuk mund të vendoste për Kosovën sepse kur Kosova dhe pjesë të tjera i u dha Mbretërisë Serbo-Kroate u dha nga Perëndimorët . Po kështu pas çlirimit u organizua Konferenca e Bujanit ku Tito garantoi autonomi të Kosovës por edhe ai vetë u shpreh se në dorë e kanë anglo-amerikanët dhe rusët. U bënë përpjekje (si dhe sot me Procesin e Berlinit) për një Konfederatë ballkanike e cila nuk u realizua në atë kohë.
Vetë Tito në takim me Enver Hoxhën u shpreh se nuk mund ta bashkonte Kosovën me Shqipërinë për shkak të fuqive të mëdha, por i premtoi që Kosovën do ta bënte autonome, gjë që e realizoi nga fillimi i viteve 1970.
E gjithë kjo pasaktësi në konspiracionet e z. Cako mund të shprehet me frazën e famshme të Xh.B. Shaw: `` Truri i të marrosurit e tret filozofinë në marrëzi, shkencën në bestytni, dhe artin në pedanti. Po kështu dhe arsimi universitar``; ose më qartë shprehet nga citati i Shekspirit: ``Mos kini frikë nga madhështia. Disa lindin të mëdhenj, disa e arrijnë madhështinë dhe të tjerë i zë madhështia nën vete`` (Nata e 12 Shekspir).
Në përfundim mund të them se nuk duhet të shtrembërohet dhe as bëhet konspiracion me luftën nacional çlirimtare të Popullit shqiptar, i cili i rreshtuar krahs fuqive të mëdha fitoi mbi nazizmin dhe mbi kolaboracionistët që sot hiqen si viktima. Ajo luftë është nder i Kombit.
priftipirro2017@gmail.com
Krijoni Kontakt