Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,080
    Postimet në Bllog
    22

    Sondazhi: Korrupsioni dhe keqqeverisja e vendit i shtyjnë shqiptarët drejt emigrimit

    Një sondazh kombëtar i kryer nga Instituti për Studime Ndërkombëtare në Shqipëri (AIIS) zbulon se më shumë se gjysma e shqiptarëve duan të emigrojnë në 5 vitet e ardhshme.

    Nga Nensi Bogdani

    Emri:  AIIS-dhe-Hanns-Seidel-Stiftung-prezantuan-gjetjet-e-sondazhit-kombetar-mbi-migracionin_Foto_Nens.jpg

Shikime: 154

Madhësia:  81.4 KB
    AIIS dhe Hanns Seidel Stiftung prezantuan gjetjet e sondazhit kombetar mbi migracionin_Foto_Nensi Bogdani

    Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare prezantoi ditën e martë në një tryezë të rrumbullakët gjetjet e sondazhit kombëtar mbi perceptimet, tendencat dhe pritshmëritë e shqiptarëve në lidhje me migracionin.

    Albert Rakipi, drejtor i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare, e quajti valën aktuale të emigracionit si një kërcënim i sigurisë në vetvete, duke e krahasuar më dy valët e mëparshme të viteve '90 dhe '97, që ishin thjesht simptoma të një shteti të dobët.

    “Për të parën herë, migracioni po kthehet në një kërcënim të sigurisë në vetvete. Vetëm përgjatë dekadës së fundit 400 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi”, tha Rakipi gjatë fjalës së tij.

    Studimi me titullin: “Migracioni, shpopullimi dhe destabiliteti: kriza e heshtur”, i kryer në bashkëpunim me fondacionin Hanns Seidel Stiftung, gjatë muajit Prill përfshiu 1200 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe hedh dritë mbi dëshirat, aspiratat dhe planet e tyre në lidhje me emigrimin.

    Gjetjet e studimit tregojnë një dëshirë të madhe të shqiptarëvë për t'u larguar nga vendi nëse do u jepej mundësia.

    “70% e të intervistuarve kanë deklaruar se do emigronin nga Shqipëria nëse do e kishin mundësinë, teksa 28% e tyre kanë menduar ta lënë përgjithmonë vendin”, tregojnë gjetjet e studimit.

    Sipas autorit të sondazhit, Andi Balla, shifra më shqetësuese është pikërisht ajo pjesë e popullsisë të cilët kanë shumë gjasa të largohen nga vendi brenda një viti.

    “19% e atyre që kanë shprehur dëshirën për t'u larguar kanë shumë gjasa të largohen realisht brenda 12 muajve”, theksoi Balla.

    Sondazhi zbuloi se prej arsyeve kryesore që i shtyn qytetarët shqiptarë të largohen nga Shqipëria drejt një destinacioni tjetër renditet “kërkimi për një jetë më të mirë”.

    “49% e të intervistuarve janë shprehur se kërkojnë një jetë më të mirë, teksa arsyeja tjetër është ajo e të ardhurave financiare dhe e punësimit”, citojnë gjetjet e raportit.

    Sondazhi gjithashtu tregon se 54% e të intervistuarve e shohin veten jashtë Shqipërisë në pesë vitet e ardhshme.

    “Sigurisht kjo është disi jo realiste dhe e pamundur, por kjo tregon prirjen e popullsisë për t'u larguar”, tha Andi Balla.

    Të intervistuarit kanë listuar si probleme kryesore të shoqërisë aktuale papunësinë, korrupsionin, keqqeverisjen dhe mungesën e mundësive në vend, teksa 58% e tyre janë të mendimit se e ardhmja e Shqipërisë po shkon në drejtim të gabuar.

    BIRN

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Për: Sondazhi: Korrupsioni dhe keqqeverisja e vendit i shtyjnë shqiptarët drejt emigrimit

    Fakti me interesant i ketij studimi eshte financimi gjerman. Kemi kolegje private dhe universitete ne cdo lagje te Tiranes. Mijera te diplomuar brenda dhe jashte vendit. Kur vjen puna per studimin e ikjes se shqiptareve dhe ikjes se trurit ne pergjithesi, gjithe keta docentet e vendit dhe Kuvendit bejne shurdhaqorret dhe i vetmi institut qe studjon fenomenin e ikjes ne Shqiperi, dje, sot dhe neser eshte Hanns Seidel Stiftung.

    Ja sa per cfare behet fjale. Universitetet vendase merren me ceshtje "me serioze" sesa arratisja ne mase e shqiptareve. Vetem te huajve u ka shkuar ne mendje qe ta studjojne kete fenomen.

Tema të Ngjashme

  1. Sondazhi: Çfarë presin shqiptarët nga viti 2022?
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-01-2022, 12:11
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-01-2021, 20:38
  3. Sondazhi, korrupsioni po rritet
    Nga Xinxerfilli në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 06-05-2010, 04:02
  4. Kush do t’i shpëtojë shqiptarët nga korrupsioni??
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 07-12-2004, 09:41
  5. Korrupsioni dhe shqiptaret
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 09-01-2004, 13:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •