Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda

    Emri:  zef-deda.jpg

Shikime: 267

Madhësia:  28.5 KB

    Ndërron jetë aktori i mirënjohur Zef Deda.

    Zef Deda vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

    Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40 vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël.

    Ai mbetet ikonë e artit shqiptar.

    Kronikë/ Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda

    Emri:  IMG_7179.jpg

Shikime: 192

Madhësia:  48.4 KB

    Video

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda

    Lamtumirë Zef Deda! I përjetshëm qoftë kujtimi yt! I pashuar do mbetet ylli që ndeze në artin tonë komik

    Nga Albert Vataj

    Prej sot, Zef Deda do t’i mungojë Shkodrës, Teatrit Migjeni, skenës së humorit, miqve dhe kolëgëve, por më së shumti ai do ti mungojë familjes, të afërmve, të cilët ndahen me më të shtrenjtin e tyre.

    “Me hidhërim të thellë njoftojmë se u nda nga ne, aktori i shquar, “ Mjeshtri i Madh” Zef Deda. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!” shkruan në faqen e saj në Facebook, Teatri Migjeni, aty ku ai nisi rrugëtimin e tij të ëndrrës për t’u bërë ai që vërtetë u bë, një nga komedianët më të mirë të traditës sonë të artit komik, i cilësuar edhe si “Charlie Chaplini” i Shqipërisë. Ai u lindi në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe u shua po në qytetin e tij të lindjes, në qytetin që e pati sinonim të jetës dhe veprimtarisë së tij si artist. Mori rrugën e amshimit, sot më 24 nëntor 2023, duke lënë pas jo vetëm trishtim dhe dhimbje, jo vetëm pikëllim dhe lot, por edhe kujtime të bukura dhe një galeri të pasur rolesh dhe karakteresh, tipash dhe personazhesh, të cilëve për 40 vite të jetës në skenë ai u mëkoi shpirtin.

    Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike, ai arrin të realizojë qindra figura artistike me një vërtetësi dhe sinqeritet, sikur ata dilnin nga shpirti i tij. Kjo marrëdhënie që ai pati me skenën bëri që Zef Deda të ishte edhe “Kunati i shokut Xhemal”, “Kola i dritave”, Kushrini nga Amerika” po aq sa Charlie Chaplini.

    Zef Deda nuk mund të ikte pa lënë në thesaret e tij interpretuese edhe monumentet e tij të fundit, komeditë, “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, role të cilat ai i dha atë më të çmuarën që kishte, talentin dhe pasionin e tij për skenën, kontributin dhe vlerësimin që ai kishte si obligim për Shkodrën, për Teatrin Migjeni dhe artin komik.

    Ai, me një virtuozitet të pashembullt interpretues, dhe një thellësi depërtuese përjetimi dhe përçimi të karakterit dhe personalitetit të personazhit, e ngriti lart lojën aktoriale, e përsosi komunikimin artistik, i trajtoi me përgjegjësi profesionale dhe i mëkoi ndjesi të thella të gjitha rolet që i besuan, ishte dhe mbeti deri në fund një mik i pashoq dhe një koleg që solli risi në marrëdhënie dhe dashuri në komunikim.

    Kjo e bëri të madhin Zef Deda, Zefin e zemrave të të gjithëve, zërin e dashur të çdo kumimi shpirti, sepse ai para se të ishte një aktor i madh, ai ishte një njeri i mirë, mik i të gjithëve, buzëqeshja që shkrepi hare dhe gjallëri në çdo kontakt dhe komunikim.
    Rrugëtimi i tij i gjatë në skenë u shkëput për një periudhë 6-vjeçare, për shkak të emigrimit jashtë atdheut. Por ai do të ishte sërish aty, te buka e vjetër, te kafja e këndshme, te zyra e debateve artistike, te salla e provave. Rikthehet në vitin 1996 për të rifilluar sërish aty ku e kishte lënë dhe për të vazhduar deri në të fikur të frymës, sot më 24 nëntor 2023, për të tronditur gjithkënd që mori vesh për lajmin e ndarjes nga jeta, për të gjithë ata që e njohën, punuan me të, atyre që e adhuruan.

    Zef Deda mori udhën e përjetësisë në këtë ditë fundnëntori, për të mos mundur të marrë me vete veç trupit, trupit që do të prehet në Shkodrën e tij të dashur, në dheun ku prehen prej vitesh miqtë dhe kolegët e tij të Teatrit Migjeni.

    Ai nuk do të jetë më në përditshmërinë e thjeshtë shkodrane, ai Zefi i amëlt te kafja e lagjes, as edhe te takimet me kolegët e Migjenit. Do t’i mungojë familjes, siç do të jetë një ikje e trisht për skenën, për gjithçka që ai ishte dhe mbeti.

    Ngushëllime familjes dhe më të shtrenjtëve, ngushëllime miqve dhe kolegëve. Paçi paqe në shpirtin tuaj të bardhë, siç pati ai dritë e mirësi në të gjallët që sot la, në frymën që sot dorëzoi.

    U shpërbleftë me dritën e Parajsës, shkodrani i vlerave të epërme të qytetarisë dhe kontributit, artisti i madh i Teatrit Migjeni, prindi i përkushtuar dhe gjyshi i mrekullueshëm, njeriu i mirë dhe miku që do të na mungojë!
    Lamtumirë, Zef Deda!

    Emri:  foto1-3.jpg

Shikime: 179

Madhësia:  41.5 KB
    Zef Deda, ose i gjithanshmi. Diletanti qe erdhi nga skena amatore dhe e “privatizoi” teatrin Migjeni me Kunatin e Shokut Xhemal — with Julian Deda and Zef Deda.

    Emri:  foto2-3.jpg

Shikime: 177

Madhësia:  33.0 KB

    Emri:  foto3-2.jpg

Shikime: 180

Madhësia:  30.7 KB

    Emri:  foto4-2-292x420.jpg

Shikime: 168

Madhësia:  29.7 KB

    Emri:  foto6-2.jpg

Shikime: 163

Madhësia:  54.7 KB

    Emri:  foto5-2.jpg

Shikime: 174

Madhësia:  36.2 KB

    Emri:  foto8-1-1024x653.jpg

Shikime: 173

Madhësia:  72.6 KB

    Emri:  foto9-1-1127x1536.jpg

Shikime: 178

Madhësia:  32.7 KB


    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-11-2023 më 21:40

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda

    “Me dhimbje të thellë”, Jul Deda reagon pas ndarjes nga jeta të babait të tij

    Emri:  JULI.jpg

Shikime: 161

Madhësia:  29.9 KB

    Aktori i njohur i humorit, Jul Deda ka humbur babanë.

    Kolosi shkodran i humorit, Zef Deda ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

    Juli përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të tij dhe ka bërë të ditur edhe detajet e ceremonisë mortore.

    Jul Deda: Me dhimbje te thelle, ju njoftoj per ndarjen nga jeta te babait tim, Zef Deda. Homazhet do behen neser (e Shtune, 25 Nentor) ne hollin e Teatrit “Migjeni”, qe ishte edhe shtepia e tij e dyte, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, ne oren 13:00, kortezhi niset per meshen e drites, me pas percjellja per ne banesen e fundit, ne varrezat e Rrmajit.

    Emri:  Screenshot 2023-11-24 at 8.29.26 PM.jpg

Shikime: 173

Madhësia:  50.6 KB

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-11-2023 më 21:31

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda

    Osman Mula: Zefi nuk e luajti aktorin e madh në jetën e përditshme, por ishte aktor i vërtetë në skenë

    Regjisori i njohur Osman Mula në një lidhje për News 24, kujtoi aktorin e madh shkodran Zef Deda, i cili u nda nga jeta ditën e sotme. “Lajmin e mora vesh para tre minutave. Më erdhi si bombë. E ndjeva veten keq, pasi Zefin e kam pas shokun më të ngushtë që i vogël që kur kam filluar klasën e parë. Kur na shihnin në Shkodër, thoshin ku është Zefi është edhe Osmani, ku është Osmani është edhe Zefi.

    Është një njeri me zemër të madhe. Shumë shpejt u pa tek ai që jetën do ta kishte në skenë. Imitonte shumë bukur që i vogël. Ishte shumë i këndshëm. Zefi ishte i sëmurë kohët e fundit. Unë isha në Shkodër para tre javëve për festivalin Luleborë dhe pyeta për Zefin dhe më thanë nuk është mirë dhe më thanë mos shko në këtë gjendje. Do ta kisha pasur shumë të vështirë. Nuk ka shkuar kurrë në Shkodër pa e parë Zefin. Zefi ka kenë një djalosh që e donte teatrin.

    Zefi nuk ka kenë në estradë se ishte aktor i madh. Zefi nuk e luajti aktorin e madh në jetën e përditshme, por ishte aktor i vërtetë në skenë. Për të folur për Zefin na duhen vite. Zefi ka studiuar klarinetë, por nuk e donte këtë. Donte të kapte 70 profesione. E shihte një person me biçikletë dhe ishte i gatshëm ta analizonte me detaje. Të gjitha këta kategori të njerëzve i sillte para shoqërisë dhe shoqëria shqiptare ia pranoi”, tha ai.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda

    Juli i bën dedikimin emocionues për ditëlindje Zef Dedës: Je më i miri babush

    Emri:  Zef-Deda.jpg

Shikime: 174

Madhësia:  37.5 KB

    Aktori i njohur i humorit, Zef Deda feston sot 71-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të rëndësishme për të nuk mund të mungonte një urim nga djali i tij, Juli. Ky i fundit i ka dedikuar të atit disa fjalë prekëse ku shkruan se mbetet njeriu më i mirë për të.

    “Kujdes, mos u genjeni nga kjo fytyre, ne pamje te pare e qete. Brenda saj fshihet nje uragan me energji, me pozitivitet dhe me deshire per ta jetuar jeten ne maksimumin e saj.

    Keshtu ka qene gjithmone dhe vazhdon te jete dhe sot, tamam si nje 71 vjeçar qe i ka nderruar vendin numrave. Je i mire shume Babush, per mua je me i miri. Edhe 100 vite te tjera te uroj, shendet te plote dhe shijoje jeten, sepse e meriton! Te du fort artist!”

    Emri:  Screenshot 2023-11-24 at 8.42.45 PM.jpg

Shikime: 172

Madhësia:  39.2 KB

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda

    “Sot shkova te dera e shtëpisë, por kishte ndërruar jetë”, aktori Edmond Halili mes lotësh: Nuk bën nëna më Zef Deda!

    Aktori i njohur, Edmond Halili mes lotësh ka treguar se si e ka mësuar lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Zef Deda, pikërisht sapo kishte shkuar në derën e shtëpisë së tij.

    Halili tha për News24 se kishte shkuar ta takonte, por nuk e gjeti dot gjallë Zefin, i cili ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.

    “Sot jam nisur në mëngjes te dera e shtëpisë. Sa shkova te dera e shtëpisë, doli një infermiere dhe e pyeta se si ishte dhe tha; më vjen keq, Zefi ndërroi jetë.

    Është një dhimbje e madhe për ne, për familjen e tij dhe për humorin shqiptar. Jam takuar me të, kemi bërë show në Pallatin e Kongreseve. Pinim kafe dhe nga një gotë raki. Me Zefin kam shumë kujtime, kemi qenë në një lagje, kemi dhënë shfaqje të mëdha. Jam me lot në sy, nuk mund të flasë më shumë (qan). Zefi ka qenë i mrekullueshëm, nuk bën nëna më Zef”, tha Balili.

    (BalkanWeb)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda

    Partnerja në skenë, Drande Xhaj, rrëfen mes lotësh tregon takimin e fundit me Zef Dedën: Do të na mungojë si njeri dhe artist

    Emri:  drande-xhaj.jpg

Shikime: 168

Madhësia:  32.9 KB

    Aktorja e njohur shkodrane, Drande Xhaj, partnerja në skenë e Zef Dedës, mes lotësh ka treguar takimin e fundit me aktorin, i cili ndërroi jetë sot pasi një beteje me një sëmundje të rëndë.

    Në një lidhje telefonike për News24, aktorja tregoi se ishte takuar me Zefin para dy netësh, ku kishte shkuar ta takonte bashkë me kolegë të tjerë.

    “Para dy netësh shkuam dhe ta shihnin. Me Milotin dhe Kulçin. Kemi shkuar për të, jemi interesuar për shëndetin e Zefit. Nuk e kishte kohën Zefi që të ikte tani.

    Video

    Ishte i ri për t’u larguar nga jeta. Na ka lënë një dhimbje të tmerrshme, por ishte Chaplini shqiptar. Është aktori fenomen. E kemi dashur si pjesë e familjes. Na mungon jo vetëm si artist, por dhe si njeri. Kam qenë partnere në skenë e Zef Dedës. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm.”, tha ajo.

    (BalkanWeb)

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda

    Intervista e fundit e Zef Dedës në News24: Unë “Mjeshtri i madh” me rrogën e vogël

    Emri:  zef-deda.jpg

Shikime: 171

Madhësia:  22.3 KB

    Për Zef Dedën qenka e vështirë të shkruash në kohën e shkuar. Ai është tek aty çdo batutë me humor të hollë shkodran. Në intervistën dhënë për “Vila24” Zef Deda nuk i kurseu batutat për paradoksin shqiptar, raportet me kuletën kur thotë: Mjeshtër i madh, me rrogë të vogël.
    Sensi i tij i humorit të hollë shkodran ka ngacmuar me finesë aspekte shoqërore.

    Zefi kujton fëmijërinë kur thotë se ka qenë i imët e i shkathët e nëna e tij kujdesej t’ia ushqente shpirtin me art, ndërsa i ati i kishte lënë të vegjël.

    Me dashuri edhe pse jo pa humor fliste me të shoqen që e shoqëronte kudo si për të jetuar çdo çast pranë njëri-tjetrit. Zefi kujtoi ditën kur i kërkoi dorën bashkëshortes së tij, Rozës, ndërsa e gjithë biseda u pasua nga mimika komike hidh e prit me Rozën.

    Video

    Nuk mundej Zefi të mos bënte humor të zi duke sjellë në kujtesë edhe gjyshen e tij e cila dukej se kishte qenë burim i gjithë gjenialitetit të tij në komedi. Në sallën ku regjistruam këtë intervistë për fat ishte edhe një piano. Zefi dhuroi spektakël duke kënduar këngë e parodi nga shfaqet e tij që kanë mbushur plot sallat ndër vite.
    Do i kthehem shpesh këtij regjistrimin për ta takuar Zefin më gjithë gjithë energjinë dhe mirësinë që diti të na e falë pa kushte! Qeshju parajsës, gjeni!

    (BalkanWeb)

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda

    Shuarja e Charlie Chaplinit shqiptar! “Ishte drita e një epoke”, drejtoresha e Teatrit Migjeni tregon amanetin e Zef Dedës

    Emri:  rita-gjeka.jpg

Shikime: 155

Madhësia:  23.3 KB

    Rita Gjeka, drejtoresha e teatrit Migjeni në Shkodër ka reaguar në lidhje me lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Zef Deda.

    Në një lidhje telefonike për News24, Gjeka ta se Deda ishte një drita e një epoke të ndritur për teatrin Migjeni.

    “Edhe pse diferenca në moshë me Zefin nuk është e madhe, e kam pasur idhull. Ai ka qenë një aktor jo vetëm i madh, por fenomeni Zef Deda. Ka lënë një epokë. Ne kemi jetuar atë epokë dhe ai ka qenë drita. Ai e donte shumë estradën dhe ndenja që ai kishte, e kishte që të ngrihej sa më shumë. Amaneti që ka lënë, do të bëhet realitet. Edhe në drejtimin e teatrit e ka marrë Kuliçi. Do të plotësohet amaneti i Zefit. Iku në një moshë krejt të re. Edhe në rini ka pasur disa probleme me këmbët. Por i kapërcente me humorin e tij. Tani e këputu sëmundja e keqe. Nuk kam shkuar ta takojë, pasi kisha qejf që ta mbaja mend Zefin ashtu siç më parë. Zefin e ka dashur gjithë populli, të gjithë e kanë vlerësuar. Edhe opozita dhe pozita, mendoj se është shpërblyer. E ka marrë dhe pensionin e veçantë, të paktën nuk ngeli fukara. Ka pasur të ardhurat e veta, edhe pse kishte dy djemtë të mrekullueshëm. Shokun Xhemal, atë e veçoj si rol.”, tha ajo.

    Video

    Balkanweb

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda

    Ndarja nga jeta e Zef Dedës, Cekja i Beratit i prekur: Humbje e madhe për artin!

    Emri:  sejfulla-myftari-cekja.jpg

Shikime: 167

Madhësia:  35.0 KB

    Mes pikëllimit Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit, tregoi njohjen e tij të hershme me aktorin Zef Deda, i cili u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare.

    Në një lidhje telefonike për Neës24, Cekja tha se në takimin e fundit kishte kujtuar shfaqjet e tyre që kishin luajtur bashkë.

    “Me Zefin kam punuar. E kam pasur shok dhe mik. Është humbje e madhe për artin. Nuk kam fjalë, s’di ça të them më. Që nga vitit 73 që punoja me Zefin. Kujtuam ato që kemi luajtur bashkë. Kemi pasur hyrje-dalje. Aktor i mrekullueshëm, njeri i shkëlqyer.”, tha ai.

    Video

    Balkanweb

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e AjeNa
    Anëtarësuar
    14-08-2023
    Postime
    56

    Për: Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda

    U preht ne paqe!
    I madh vertete!
    Por te medhenjet jetojne nepermjet artit te tyre gjithmone!
    Ky i tille ishte!

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda

    Kunati i shokut Xhemal - 1986


  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda

    Zef Deda & Gjosho Vasia


  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda

    Kthimi me familjen nga Gjermania ne 1996


  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda

    Humor jashte shtetit


  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda

    Dashuria - 1989


  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda


  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda

    “Veç Zoti e di sa më mungon”/ Juli publikon performancën e fundit të Zef Dedës


Tema të Ngjashme

  1. Ndërron jetë aktori Guljem Radoja
    Nga Albo në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-05-2021, 14:16
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-04-2020, 15:07
  3. Ndërron jetë aktori Xhevdet Feri
    Nga Neteorm në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-01-2020, 13:18
  4. Nderron jete aktori Vasillaq Vangjeli
    Nga Jack Watson në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 27-09-2011, 08:33
  5. Nderron jete aktori Agim Qirjaqi.
    Nga drague në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-04-2010, 15:30

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •