Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Albanistan: Parlamenti në flakë miraton buxhetin e Ramës. Nuk dihet sa deputetë votuan!

    Socialistët ngritën kartonat mes tymit dhe flakëve për të miratuar atë që ata e quajnë buxheti më i madh në histori, ndërsa opozita e bëri të pamundur seancën parlamentare duke denoncuar një buxhet që vazhdon të grabisë para për koncesionet që tashmë drejtësia i ka vulosur si vjedhje. Në nisje të seancës së 20 nëntorit, e cila zgjati pak minuta, deputetët e opozitës të rrethuar nga garda ashtu sikurse qe paralajmëruar në një foto të shpërndarë dy ditë më parë, ndezën tymuese sapo kryeministri Edi Rama hyri në sallën e Kuvendit. Ndërkohë nga ndezja e flakadanëve, një tavolina ku ulet zakonisht Lulzim Basha, u përfshi nga flakët.

    Emri:  Screenshot_20231120_122411_Samsung-Internet.jpg

Shikime: 223

Madhësia:  15.1 KB

    Duke nxituar të mbyllë seancën kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla miratoi në parim projektbuxhetin e 2024, por duke bërë një gafë në raportimin e shifrave të votimit.

    Nikolla hapi votimin për prezencën në Kuvend dhe deklaroi se në sallë ishin të pranishëm 73 deputetë të maxhorancës. Edhe ligji për akcisën u votua në parim me 73 vota pro, por projektligjet e tjera në mënyrë të habitshme u shtuan me 10 vota plus. Numri i deputetëve që rezultuan të ngrinin kartonin jeshil sipas Nikollës u shpall me 83 vota pro. Per ta bere me konfuze situaten e numrit te atyre qe votuan sherbeu nje njoftim zyrtar i parlamentit. Pas lajmit të botuar në media, zyra e shtypit te Kuvendit me ane të një njoftimi të shkurtër të shpërndarë me whatsap ka sqaruar se: “Të nderuar kolegë, të gjitha aktet ligjore në seancën e sotme plenare u votuan me 73 vota pro”.

    Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se votimi i buxhetit është antikushtetues nga një shumicë e frikësuar prej aksionit opozitar.

    “Kjo shumicë vazhdon të shkelë të drejtat kushtetuese të opozitës për komisione hetimore parlamentare. Aksioni opozitar do të vazhdojë pa ndalim për të rikthyer demokracinë në vend”, tha zoti Berisha.

    Kacafytja publike vazhdoi edhe pas mbylljes së seancës blitz. Në një reagim në “X” (ish Twitter), kryeministri Ramaq reagoi ashpër ndaj deputetëve të opozitës.

    “I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”.

    I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të grupit të opozitës, Gazment Bardhi i cili e etiketoi kryeministrin si “frikacak të kapur në flagrancë me aferat korruptive”. Ai shtoi se Rama “kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive”.

    Deputetët e opozitës prej disa javësh tentojnë të bllokojnë zhvillimin normal të komisioneve dhe seancave plenare, si protestë për rrëzimin antikushtetues nga ana e mazhorancës të kërkesave të tyre për ngritjen e 7 komisioneve hetimore për konçensionet në shëndetësi, konfliktin e interesit, çarterin e Ramës, çeshtjen McGonigal, si dhe rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.

    ©Lapsi.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Parlamenti në flakë miraton buxhetin e Ramës. Nuk dihet sa deputetë votuan!

    ‘Parlamenti të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës’/ Reagon Ambasada e SHBA dhe Britanike

    Emri:  auto_-900-0-1699009614xsalianjiii-kuvend-tymuese-3401700582990.jpg

Shikime: 171

Madhësia:  42.2 KB

    Komuniteti ndërkombëtar ka reaguar me shqetësim për situatën e paprecedentë të krijuar në Parlamentin e Shqipërisë. Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe u kanë bërë thirrje palëve që të zgjidhin krizën përmes dialogut si dhe të garantojnë rolin mbikëqyrës të Parlamentit.

    Në një reagim për Zërin e Amerikës, ambasada e SHBA –së në Tiranë, thekson se mosfunksionimi i Parlamentit gjatë këtyre muajve nuk është në interes të vendit.


    AMBASADA E SHBA

    E shqetësuar për zhvillimet e fundit në parlamentin e Shqipërisë. Një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t'u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar. Mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë.

    Ndaj krizës që ka përfshirë Kuvendin e Shqipërisë ka reaguar edhe ambasada britanike e cila u bëri thirrje paleve që të punojnë së bashku me qëllim që të garantojnë rolin mbikëqyrës të Parlamentit.


    AMBASADA BRITANIKE

    ‘Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve’, shkruhet në mesazhin e ambasadës britanike.

    Të hënën, mazhoranca socialiste miratoi në parim projekt buxhetin e vitit 2024, një seancë e cila zgjati më pak se 5 minuta. Gjatë këtyre muajve, mazhoranca socialiste ka shkelur disa herë kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit duke refuzuar kërkesat e opozitës për ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare.

    Po kështu shumica në Kuvend, ka refuzuar ndryshimin e përbërjes së anëtarëve të komisionit të reformës elektorale dhe në kundërshtim me rregulloren ka ndërhyrë edhe në çështjen e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

    Një situatë e tillë ka sjellë tensione të forta në seancat plenare dhe në komisionet parlamentare të cilat në kundërshtim me ligjin kanë operuar online. Po kështu është keqpërdorur nga mazhoranca edhe Garda e Republikës, dhjetëra efektivë të së cilës kanë mbushur sallën e Kuvendit apo korridoret e kryesisë së Parlamentit. Opozita ka akuzuar mazhorancën dhe shefin e saj Edi Rama se po dhunon të drejtat kushtetuese të opozitës, një situatë e paprecedent në 32 vjet pluralizëm politik në Shqipëri.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Berisha kërcënon Paulin Sterkajn: Deputetë si ty dihet ku kanë përfunduar!
    Nga benseven11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-07-2015, 18:12
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2012, 22:51
  3. Kundër shtrirjes së autoritetit në veri të Mitrovicës votuan -17 deputetë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 11-06-2011, 16:04
  4. SERBI, Parlamenti miraton një rezolutë për Kosovën
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-03-2004, 15:18
  5. Serbi: Parlamenti miraton qeverine e koalicionit
    Nga leci në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-03-2004, 03:27

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •