Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    SPAK arreston Erzen Breçanin, "krahun e fortë" të Sali Berishës. Akuza? Pastrim parash të drogës.

    SPAK burgos Erzen Breçanin, “krahun e fortë” të Berishës

    Emri:  Erzen-Brecani-1-e1700577231562.jpg

Shikime: 641

Madhësia:  29.2 KB

    Erzen Breçani, ish-funksionar i policisë së shtetit prej më shumë se 20 vitesh u vu në pranga në stadiumin Air Albania. Breçani kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe, kur dy efektivë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të shoqëruar nga forcat speciale iu komunikuan arrestimin dhe i vunë prangat.

    Hetimi për të është bërë në bazë të çkodimit të bisedave në SKY, aplikacionit që përdorej kryesisht nga trafikantë të drogës. Në të njëjtën dosje janë prerë fletë-arrestet për 11 persona, nga të cilët janë arrestuar katër. Të tjerët ndodhen jashtë vendit.

    Kush është Erzen Breçani dhe militantizmi për Berishën

    Emri i Breçanit është i lidhur ngushtë jo vetëm me karrierën e tij në polici, por edhe si një nga njerëzit që i ka qëndruar besnik Sali Berishës në çdo kohë. Që nga opozita e vështirë e vitit 1997 e deri tani vonë me rikthimin në krye të demokratëve.

    Emri:  erzen-brecani.jpg

Shikime: 596

Madhësia:  51.4 KB
    Erzen Breçani, truprojë e Sali Berishës në 1997

    Një nga shfaqjet më të hershme janë arkivat e vitit 1997, kur Erzen Breçani shfaqet si truprojë i Sali Berishës gjatë një mitingu në Lushnje. Takimi i shkurtër asokohe zhvillohet mes krismave të automatikëve mes thirrjeve “E duam presidentin” siç tregon edhe video më poshtë.



    Në vitet që pasuan, Breçani ishte pjesë e RENEA-s dhe mori pjesë në disa prej operacioneve më të rrezikshme kundër bandave të Zani Çaushit, Gazmend Brakës, Nehat Kullës etj.

    Në vitet që pasuan, Breçani ishte pjesë e RENEA-s dhe mori pjesë në disa prej operacioneve më të rrezikshme kundër bandave të Zani Çaushit, Gazmend Brakës, Nehat Kullës etj.

    Emri:  Zani-Caushi.jpg

Shikime: 581

Madhësia:  31.9 KB
    Zani Çaushi

    Artan Didi ka qenë shef i komandos dhe janë kryer disa operacione të suksesshme. Në dalje të Vlorës për Zanin ngritëm një grackë. Një që është dëshmor i Atdheut mori iniciativë. Kemi kryer kontrolle te Zani, madje unë kam njohje personale me të. Në shtëpinë e tij gjetëm një sasi paresh. Por ne kryenim operacione të mirëfillta policore. Thirrëm të motrën, i thamë “Ja ku i ke paret”. Ky e mori vesh që i gjeti një tropojan paret dhe më çoi fjalë “Je djalë i ndershëm”. E arrestuam në dalje të Vlorës” ka treguar Breçani në një bisedë në Opinion.

    “Kam pas njohje personale, se në të RENEA-s i arrestonim, nuk i dhunonim dhe në një farë mënyre ngelnim miq me ta. Ky personi Zani Çaushi shpesh më çon të fala. Nehat Kullën e kemi arrestu tre herë. Emiljano Shullazin e kemi arrestu disa herë. Nuk kemi marrëdhënie të këqia. Por si për Fatmirin, si për Zanin, si për Nehatin, këta janë përdor nga shteti për të vra dhe aktivitetin kriminal e kanë përdor për hesap të tyre” vazhdoi Breçani.


    Operacionet ku ka marrë pjesë kanë qenë të shumta dhe të rrezikshme. Por si një nga efektivët më të vjetër, Breçani ka një seri kualifikimesh dhe vlerësimesh nga policia e shtetit.

    Gjithsesi ngjitja e tij në postet drejtuese të policisë së shtetit do të përshpejtohej në 8-vjeçarin e “Berishës II” pas vitit 2005.

    Nën qeverisjen e Berishës, policia e shtetit goditi disa nga bandat e fuqizuara përmes lidhjeve politike të qeverisjes së Fatos Nanos. Edhe në këtë fazë, Breçani personalisht ka marrë pjesë në disa operacione.

    Emri:  lul-berisha.jpg

Shikime: 577

Madhësia:  32.4 KB
    Lul Berisha pas arrestimit në Maqedoni

    Duke kujtuar shoqërimin e Lul Berishës, ai ka treguar: “E kam shoqëruar Lul Berishën, e shoqërova nga Maqedonia ku u kap dhe komunikova me të në makinë. Në pyetje e sipër i thashë je kriminel, ke vrarë. Jo tha nuk është e vërtetë. I thashë do të të sekuestrohet pasuria. Ai më tha që kam frikë vetëm Sali Berishën se ai të ekzekuton të merresh me të. S’bën kompromise”.

    Por drejtimi i policisë pas vitit 2005 ka qenë një periudhë me dritëhije. Si zv.drejtues i policisë së Tiranës, Breçani do të konfliktohej me opozitën e Partisë Socialiste në disa incidente. Në 21 janar të vitit 2011 u raportua se Breçani ishte në krye të dhunës së egër që ushtroi policia ndaj qytetarëve që u ndodhën në bulevard, pasi protesta kishte mbaruar.

    Në tetor të vitit 2012, kur ish-të përndjekurit zhvilluan një grevë urie tek Komuna e Parisit, një raport i Avokatit të Popullit skedoi se si Drejtoria e Policisë së Tiranës “mori në menaxhim” grevën e urisë. Nën mbikqyrjen e Breçannit, policia zgjeroi rrethimin dhe u ndaloi grevistëve komunikimin me jashtë. Më pas, u pengua furnizimi me ujë dhe me lëngje frutash, përfshirë pakot me sheqer, që ishin jetike për grevistët.

    Një tjetër incident ku u përfshi Breçani ishte ai i rrahjes së kameramanit të Top Channel, Gent Ballta që e denoncoi publikisht se e kishte goditur brenda në komisariat. Shkak i rrahjes ishte se kameramani kishte filmuar një grup tifozësh pas ndeshjes Tirana-Skënderbeu, që hidhnin parulla kundër kryeministrit Berisha.

    Emri:  erzen_brecani_24100-640x279-1.jpg

Shikime: 586

Madhësia:  40.6 KB

    Breçani u përplas me deputetët e PS edhe në ditën e zgjedhjeve, në 24 Qershor 2013, kur policia nuk veproi në tentativën e disa punonjësve të OSHEE-së për ndërrimin e një kutie votimi.

    “Unë jam gjeneral i policisë së shtetit, as i Saliut, as i kurrkujt!” u tha Breçani deputetëve të PS-së në atë kohë. Ndërsa Fatmir Xhafa ju përgjigj: “Ti je aksident në polici. Për fat mbaroi koha jote. E ke përdorur policinë e shtetit. Ti je ordiner”.

    Me të ardhur në pushtet, socialistët e shkarkuan Breçanin nga policia. Më pas ai i akuzoi se e kishin diskriminuar për shkak të origjinës nga Tropoja.

    Së fundmi, Breçani drejtoi një kompani security, por nuk i shkëputi asnjëherë lidhjet e ngushta me familjen Berisha. Pasi Gerti Shehu goditi me grusht Sali Berishën në protestën në formë marshimi, Breçani u pa personalisht teksa shoqëronte agresorin për në selinë e Partisë Demokratike.

    Emri:  640-0-1670333238xgert-shehu-374-e1700568168507.jpeg

Shikime: 604

Madhësia:  89.1 KB

    “Sali Berisha, pasi e kemi nxjerrë në trotuar nga turma, ka ardhur bodigardi i tij dhe ka thënë që doktori ka porositur që duhet ta dorëzojmë në polici dhe të mos preket më me dorë. Kam qenë duke ecur dhe duke biseduar me të në trotuar”, tregoi më vonë Breçani detajet nga ngjarja.

    Emri:  Brecani.jpg

Shikime: 597

Madhësia:  52.7 KB

    Lidhja që SPAK i bën Breçanit me trafikun e drogës

    Duket se lidhja që SPAK i bën Erzen Breçanit me trafikun e drogës janë paratë që i vinin nga i biri, Eralbi, i cili nuk është arrestuar pasi gjendet jashtë vendit. Sipas hetuesve, Eralb Breçani është kunat me Ervin Matën një emër i njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.

    Duket se Mata ka tërhequr kunatin në biznesin e kokainës dhe paratë që Eralb Breçani i sillte të atit e kanë inkriminuar edhe atë vetë. Detajet që tregojnë nëse Erzen Breçani ishte i ndërgjegjshëm se po pastronte paratë e kokainës që i sillte i biri, ende nuk janë të qarta.

    SPAK ka renditur disa episode kur janë kapur sasi të mëdha kokaine që vinte nga Brazili, Ekuadori dhe Kolumbia dhe që lidhen me grupin e Ervin Matës, ish i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, që u bë i njohur pas sherrit në ish-bllok me Ervis Martinajn. Episodet që e lidhin këtë grup me trafikun e kokainës janë si më poshtë:

    Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;
    Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;
    Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;
    Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani

    Emri:  Dedan-Gjoni-ne-e-majte-Jonida-Babameto-ne-te-djathte.jpg

Shikime: 584

Madhësia:  65.8 KB
    Dedan Gjoni në të majtë, Jonida Babameto në të djathtë

    Në të njëjtin operacion ku arrestoi Erzen Breçanin, SPAK ka urdhëruar edhe arrestimin e Dedan Gjonit shef i komisariatit nr.6 në Tiranë dhe Jonida Babametos, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Sipas hetuesve, ata kanë ndihmuar në tentativën e një vrasjeje të dyfishtë, por për këtë çështje detajet janë të pakta.


    Të arrestuar nga SPAK

    Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës

    Dedan Gjoni, Shef seksioni per hetimin e Krimeve në Komisariatin numër 6

    Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

    Bujar Germizi, emër i njohur i botës së krimit në Kukës


    Në kërkim (Nuk ndodhen në Shqipëri)

    Besmir Mustafi

    Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit

    Ervin Mata

    Besmir Murati

    Artan Sulejmani

    Albert Prenga

    Bajram Gerbova


    Lapsi.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston Erzen Breçanin, "krahun e fortë" të Sali Berishës. Akuza? Pastrim parash të drogë

    VOA: Grupi i goditur nga SPAK, i përfshirë në trafik droge nga Amerika Latine

    Emri:  Screenshot-2023-11-21-170139.jpg

Shikime: 548

Madhësia:  28.7 KB

    Grupi i goditur të hënën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohet se bënin pjesë dhe ish zyrtarë apo oficerë të policisë, rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri. Nga 11 persona për të cilët ishin lëshuar urdhëra arresti, u kapën vetëm 5 prej tyre, ndërsa të tjerët rezultojnë të jenë jashtë Shqipërie. Në pranga përfundoi ish zëvendës Drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani; drejtuesi aktual i Hetimit të Krimit në Komisariatin 6 në Tiranë Dedan Gjoni; Bujar Gërmizi, një personazh i cili dyshohet të ketë aktivitet të ndjeshëm në trafikun e drogës, si dhe Besmir Murati, i lidhur ngushtë me Gërmizin. Një tjetër oficere e policisë e cila punonte në drejtorinë e Kufirit Jonida Babameto, është lënë nën masën “detyrim paraqitje”. Mes personave në kërkim është Ervin Mata, një emër i njohur, i cili dhe më parë ka qenë i dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës.

    Ish zyrtari i policisë Breçani dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Djali i tij, Eralb Breçani është po ashtu mes personave të kërkuar. Nuk është ende i qartë roli i tyre dhe ngjaret konkrete në të cilat mund të jenë përfshirë. Ndërsa oficeri i policisë Gjoni, dyshohet se ka ndihmuar Gërmizin, i cili synonte vrasjen e dy vëllezërve shqiptarë që jetonin në Britanin e Madhe, për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Gjoni mendohet të ketë implikuar dhe oficeren e kufirit, Babameto, e cila ka ofruar informacione për hyrje daljet në Shqipëri të vëllezërve të cilit ishin vënë në shënjestër nga Gërmizi.

    Goditja e grupit u bë falë zbërthimit nga autoritetet policore europiane të aplikacionit SKY ETC, i cili përdorej nga grupet kriminale pasi ofronte komunikim të koduar. Në njoftimin e saj Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se hetimet janë zhvilluar “në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane dhe franceze”. Sipas Prokurorisë së Posaçme “gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë i mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal”, ku përmendet sekuestrimi i 446 kg kokainë në Hollandë, në janar të vitit 2023, i 69 kg kokainë në Brazil në një muaj më pas, sekuestrimi në Erëitte i 166 kg marijuanë, e nisur nga Spanja për në Gjermani, apo dhe i një sasie prej 250 kg kokainë, e nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

    Gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme, ndërsa është kërkuar sekuestrimi dhe i pasurive të cilat rezulojnë të jenë krijuar nga të ardhurat e siguruara nga aktivitetet kriminale. Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se “po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian”.

    VOA

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston Erzen Breçanin, "krahun e fortë" të Sali Berishës. Akuza? Pastrim parash të drogë

    Përgjimet e SKY/ Ana e errët e Erzen Breçanit

    Emri:  ervin-mata-dedan-gjoni-erzen-brecani-bujar-ajeti.jpg

Shikime: 557

Madhësia:  29.0 KB

    Dalja në dritë e përgjimeve të SKY ka zbuluar një anë të panjohur deri dje të Erzen Breçanit. Një polic i guximshëm i RENEA-s, pjestar në operacione të rrezikshme, dikur Erzen Breçni kishte vënë jetën në rrezik për t’i shërbyer shtetit.

    Ai ka treguar vetë se si pjestar i RENEA-s, dikur ndiqte Zani Çaushin, godiste Gazment Brrakën, arrestonte Nehat Kullën, apo shoqëronte Emiljano Shullazin në polici.

    Por përgjimet nxorrën një fytyrë tjetër të Breçanit. Në dosjen e SPAK del njeriu që kishte miqësi me vrasës të rrezikshëm siç ishte Bujar Ajeti apo Nuredin Dumani. Për hir të kësaj miqësie, Breçani kishte pranuar të nxirrte informacione policore. Në këmbim pranonte edhe dhurata si telefoni me SKY që dikur kishte përdorur Dumani.

    Përgjimet kanë zbuluar, se Breçani ishte në dijeni të përfshirjes së të birit në trafikun e kokainës. Eralb Breçanit disa herë i kërkonte të kishte kujdes dhe të tërhiqej nga puna që bënte, por në anën tjetër merrte paratë.

    Në dosje ka disa momente kur Breçani, paralajmëron të birin për informacionet që merrte nga policia, apo kur informon Bujar Ajetin për problemet që mund të kishte me përgjimet e SHISH dhe të policisë. Lapsi.al ka përmbledhur disa prej këtyre momenteve.

    Breçani paralajmëron të birin për zbërthimin e SKY ECC

    Emri:  800-0-b62de1ae0abeba08dd668236512ebdba.jpg

Shikime: 542

Madhësia:  25.8 KB

    Në dosje është zbardhur biseda e djalit të Erzen Breçanit me pjestarët e tjerë të grupit, në të cilën ai thotë se i ati ka mësuar se në Shqipëri kanë ardhur dosje të përgjimeve të SKY ECC.

    “Plaku mka thën para dy javësh. Kanë ardh dosje në Shqipëri për disa persona dhe shqiptar nga vendet latine Europa dhe Anglia shumë. Po hetohen shumë persona. Dhe vetëm për kto sky prz” thotë Eralb Breçani.

    “Ishalla bijem një sektor të gjithë bashkë të bajm muhabet” vazhdon ai duke bërë shaka për rrezikun e zbulimit dhe burgosjes.

    Biseda është e janarit të vitit 2021, ndërsa dy vite më pas SPAK goditi grupin duke bërë realitet atë që parashikohej me shaka mes tyre.

    Breçani për mundësinë që Ervin Mata të jetë i infiltruar i policisë

    Emri:  brecani-ervin-mata.jpg

Shikime: 550

Madhësia:  26.9 KB

    Ervin Mata është njohur deri tani si ish-i dashuri i Elvana Gjatës dhe si një nga njerëzit që kryente transport të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në Evropë, por për Erzen Breçanin, Mata është edhe një i infiltruar i policisë në grupet kriminale.

    Kështu del në një bisedë të përgjuar të SKY ECC kur Erzen Breçani bisedon me të birin Eralbin, të cilin e këshillon të ketë kujdes kur flet me kunatin e tij, Ervin Matën.

    “Erzen Breçani i tregon të birit në vazhdim si të komunikoj me Ervin Matën dhe si të flasë në takim duke i dërguar mesazhet: ‘….Nuk merrem thuej me asgja. Baba e mixht e mij i kan ba tre miljon euro për pes vjet, e na kan majt me lek, me shpia, me pun të pastër, dhe un do jem i zoti me i ba tre miljon euro me mixhen tem pa drog, pa pun te pista, kaq asht e vërtet dhe thuja në mes tanve….Mos fol gja në sy të tij pun droge e gjana se asht i infiltruar i policis në grupet kriminale se kam pyet qysh herën e parë…”.

    Nga këto tekste të dërguara nga Erzen Breçani krijohen dyshime se ai është në dijeni të aktivitetit që ushtron Eralbi Breçani, kur shkruan “mos fol gja në sy të tij për punë droge…”.

    Informacionet për vrasësin me pagesë Bujar Ajetin dhe Nuredin Dumanin

    Emri:  640-0-1700579776xbujar-germizi-866.jpg

Shikime: 544

Madhësia:  20.5 KB

    Erzen Brecani akuzohet se ka ndihmuar vrasësit me pagesë Nuredin Dumani e Bujar Ajeti për t’i shpëtuar arrestimit, duke u dhënë informacione për operacionet e policisë.

    Në dosje prokurorët shkruajnë se “dyshohet se ai ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal, duke i dhënë informacione shtetasve Bujar Ajeti si dhe Nuredin Dumani në mënyrë që këta shtetas t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore. Një nga elementët e veprës ana objektive, është edhe “çdo mënyre tjetër me qëllim që t’i shpetojë kërkimit, kapjes ose arrestimit…” ku informacioni I dhënë nga shtetasi Erzen Breçani është nje nga mënyrat që ka ndikuar që shtetasit Bujar Ajeti dhe Nuredin Dumani të shmangin komunikimet dhe të shmangin cdo lëvizje që do të mund të sillte arrestimin e tyre”.

    Madje në njërin rast, Breçani kishte informuar Ajetin se në një lokal në Kukës ishin vendosur përgjues dhe Ajeti kur ka parë informatorët e policisë aty pranë ka nisur t’i shajë dhe kërcënojë.

    “Me datë 19.09.2020 në orën 12:09:51, Ismail Zeneli kontakton CC4RE2 dhe e njofton që aparatet telefonik të kriptuar me CHIPHR kanë mbërritur në Tiranë dhe janë në regjim doganor, bashkëlidhur i dërgon edhe fotografi të mandatit të dërgesës me postë ku marrës është Bashkim Sadria. Shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet: “…O mik si tkam nuk te kam than gjo se te prit ha sot ha neser per tel…I ka bllokue dogana mik…E per at pune…Smund te kam than gjo…Jan tel ne shipni o mik po i ka majt dogana…”

    Në orën 16:31:56, CC4RE2 komunikon me përdoruesin V40G80 duke i dërguar mesazh zanor dhe i tregon rreth një ngjarje që ka ndodhur këtë ditë, ku shtetasi Bujar Ajeit ka ndaluar funksionar të agjencive ligjzbatuese dhe i ka kërcënuar.

    Ai në mesazhe shkruan: “…Erdh ai Luani po pra, për kry të fëmijëve i thash ti qi fmi e ça ke do ta thej kapak e kreve i thash, robqir, e ke bo i dom i thash e di mirë ku e ke bo i thash po mos kujto se, jo unë kam letra për amerikë tha, mi gëzosh ato letra thash deri atëherë ku i dihet thash……. .qe kon ai Luan Elezi i Shikut me to, atëherë gjasme kishte hap kofanon sikur po ishte tu i shit makinën me i hotel ai Luani mtrrtrr, me të i thash hë më ça bone u lodhe a mirë, aaa ça je tu bo i tash,hiç vlla ja kena kohë, po ti prej ka je më i them ktyne, mos prej Tirane, thash o Luan po çdeshe kshu motërqimash ti,se kam për të ja u qi gratë thuj i ash, o ai u çu, o ti qi motrën tash mos e hap gojën hiç thash, s’lash gjo pa i thon robqira thash….”. V40G80 i kthen përgjigje me mesazh zanor në orën 16:34:11: “me kë ke, ke me Lulin, pate Lulin me vete ëë…?”

    Lidhur me këtë episod, veprimet e shtetasit Bujar Ajeti përshkruhen edhe nga shtetasi Nuredin Dumani në deklarimin e datës 17.10.2023.

    Rreth përgjimit që i kanë bërë Bujar Ajetit, jep të dhëna edhe Nuredin Dumani në deklarimin e datës 17.10.2023 ku ndër tjera deklaron: “…Po ashtu, kam takuar edhe Erzen Breçanin, 2 apo 3 herë në Kukës në një bar restorant në qendër të Kukësit. Erzeni me sa më kishte fol Bujari, ishte shok i ngushtë i tij pasi kishin punuar edhe bashkë në polici në repartin Renea. Erzeni e ndihmonte Bujarin me informacione në rastet kur policia vinte në Kukës për të arrestuar Bujarin apo persona të tjerë, pasi vetë Bujari ishte në kërkim për arratisje nga burgu në Maqedoni. Kujtoj një rast që Erzeni erdhi në Kukës shumë i shqetësuar, pasi i kishte rënë në dorë një përgjim i bërë i cili ishte në pronësi dhe në bisedën e përgjuar midis Bujar Ajetit (Gjermizit) dhe Erzen Breçanit edhe personave të tjerë, ishte përmendur emri i tij.

    Ky përgjim ishte bërë nga njësi operacionale e policisë së shtetit. Erzeni me Bujarin u sqaruan dhe Erzeni i tregoi që e kishte sqaruar si situate dhe i ka thënë Bujarit që mos të zhvillonim biseda tek bar “Stani”dhe në telefona pasi ishi në përgjim. Kjo rezultoi e vërtetë pasi disa ditë më vonë, Bujari ka kapur dy punonjës policie tek Bar Stani të cilët po vëzhgonin. Personat nuk ju prezantuan si policë, por Bujari i kuptoi pasi ato po hiqeshin sikur po shisnin një makinë në Kukës, ku vetë ishin nga Tirana. Bujari e pati qëlluar njërin prej tyre me shpullë….”

    Ky fakt i përmendur nga shtetasi Nuredin Dumani, është i besueshëm pasi në mesazhin zanor të dërguar nga Bujar Ajeti me datë 19.09.2020 në orën 16:31:56 me përdoruesin V40G80 përmendet një rast ku shtetasi Bujar Ajeti ka patur konflikt me disa persona që po hiqeshin sikur shisnin një mjet.

    Me datë 17.08.2020 në orën 12:41:14 përdoruesi Nuredin Dumani komunikon me CC4RE2 dhe pasi është vënë në dijeni që telefonin do e marri Erzen Breçani, i dërgon edhe kodin e hapjes të telefonit si dhe kodin e hapjes së aplikacionit SkyECC. Ai dërgon mesazhet: “…Ok… Ta gezojn…Kodin e ka… Cimicimi…Dhe te parin dhe dytin…Qa bome… mbështetet edhe në deklarimin e Nuredin Dumanit, datë 17.10.2023 ku ndër tjera “…Dua të shtoj, duke qenë se Erzeni kishte informacion nga policia në lidhje me aksionet që bënte policia, Bujari më kërkoi që ti jepja një telefon me SkyECC Erzenit që të na informonte për lëvizjet që do bënte policia për llogari time. Unë bleva 3 telefona me SkyECC dhe njërin ja kam dhënë në prani të Bujarit shtetasit Erzen Brecanit. Periudhën nuk e kujtoj se kur ja kam dhënë telefonin Erzenit. Me Erzenin unë nuk kisha kontakt në SkyECC, por ai kishte kontakt me Bujarin. Pagesën e telefonit e kisha bërë unë….”.

    Lapsi.al

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston Erzen Breçanin, "krahun e fortë" të Sali Berishës. Akuza? Pastrim parash të drogë

    Dalin përgjime të reja të Erzen Breçanit: Nga Ekuadori vjen? Shpërndajeni shpejt!

    Emri:  Brecani-770x436-2.jpg

Shikime: 553

Madhësia:  25.6 KB

    Janë zbardhur të tjerë detaje nga dosja e SPAK për grupin kriminal të trafikut të drogës, ku është i përfshirë ish-zëvendës drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, djali i tij Eralbi Breçanit dhe 9 persona të tjerë. Sipas dosjes së SPAK, Erzen Breçani interesohet se si po i shkojnë punët Eralbit në aktivitetin që po zhvillon.

    Breçani ka dijeni se si funksionon trafikimi i lëndëve narkotike, pasi në bisedë i shkruan “a i kini të sigurta në dalje që i sistemoni e i shpërndani shpejt”. Në trafikun e narkotikëve me dalje, i referohen nxjerrjes së lëndës narkotike nga portet ku mbërrijnë pa u gjetur dhe sekuestruar nga policia.

    “…Ku tvin senet….Ne cvend…Prej ku…Po besi a ka ik a asht ktu…Ku ne ekuator…Asht…A nshqipni…Po ne ekuator kush asht kush i nis…Ne gjermani tek kush i kaloni…Po kam merak se po ju predin nbes marokient…Pse a nuk jau pret ai kuksiani…Po me kujdes se nuk asht puna me u marr nje vit me sto pun…Ti the edhe i rrug e maroj purz…Po prej atje i ka nis ai se ti thue per dhjet dit dalin rrugt se nha ekuatori vonojn me ardh…Asht lerg…Po atij shokut te shpive a i kan hec punt hic…Po ishalla ju ecen mbar…Po hajtmos e mendo se sa lek ban por vetem te mbarosh si pun…A i kini te sigurta ne dalje qe i sistemoni i shpërndani shpejt…A vjen besi atje…”.- i thotë Erzeni të Birit.

    Në vijim të bisedës, Erzen Breçani zhvillon disa komunikime ku dyshohet se i referohet aktivitetit të Ervin Matës, dhe pasi Eralbi ja tregon, Erzeni uron që Ervinit ti ecë me sukses.

    “….Edhe me nis me vinin…Nuk ka problem por mos te prishesh me te…Ai me ato trillime e rrena qe ka fol aty une vetem e respektoj si mik vetem kaq se nuk du me u stresu ma me hallet e tij qe i prodhon vet problemet e haller…Po asht e kontrollume shum avioni…Se me avjon bjen pak e shpesh dhe e mbaro mrena dites ovnen…Mir i ke than…Po oer sa kile do nisin…Po nga aq eshte shum mire…Cka po don me ai…Ne cilin shtet e ban…Po kontrollohen shum…Vetem po kapi lidhjet ne polici…Tek kontrolli…Po ngaqe me foli ate dit e tha ti kam vonu i cik por shum shpejt do ti likujdoj e kuptova qe ka humb…E ishalla po i ecen… Ishalla po ecen mar…”

    Në një episod tjetër Breçani i dërgon mesazh të birit në lidhje me një pistoletë.

    ‘…A ja dhe pistoleten atyne a…Se nese nuk jau kie dhan hala me ja fshi krehrin e perjashta se ka gjurmet e mia e mos me ja lan as gjurmet tua..Se prite zo me kap i dalin gjurmet…E gishtave…Ok…Per mue ska problem se i thash ne sy te gjithve pse ëej hall nuk ju lypi me ra ngusht ju lypi ju te pareve njerzve…Nuk kam nevoj thash i kam tana lekt me ba se nuk nisi pun po nukni pata lekt…Dhe me tha une solla elvanen per te dhan leket i thash jo jo nuk i du…I kam gjet i thash…Ok tha…’

    Nga përgjimet që ndodhen në dosjen e SPAK zbulohet se Dedan Gjoni, shefi i krimeve të komisariatit nr 6, i arrestuar më 21 nëntor së bashku me Erzen Breçanin, ka shërbyer si informator për persona të lidhur me krimin. Mes tyre edhe për Dritan Rexhepin, një nga personat në listën e më të kërkuarve në Shqipëri dhe jo vetëm pasi akuzohet si mbreti shqiptar i kokainës.

    Bëhet fjalë për një përgjim të 2020 kur Dritan Rexhepi ndodhej në Ekuador ndërsa e kërkonte ta ekstradonte edhe Shqipëria, Italia dhe Belgjika.

    Sipas dosjes Dedan Gjoni në periudhën 25.02.2020 deri më 05.11.2021 ka qenë i emëruar oficer policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Në dosje thuhet se gjatë kësaj kohe ka komunikuar me një person që në aplikacionin SkyECC identifikohet si përdorues i DM16CF. Ky i ka kërkuar që të verifikojë në sistemin Interpol nëse ai vetë dhe disa shtetas kishin probleme në Interpol, sistemi ku shpallen në kërkim ndërkombëtar personat nga shtete të ndryshme.

    Në dosje thuhet se Dedan Gjoni, duke mos patur akses në sistemin e Interpol, e ka vënë në dijeni që do e bëjë verifikimin e kërkuar por jo vetë, nëpërmjet një të njohurit të tij që punon në zyrën e Interpolit. Midis personave që kanë kërkuar për verifikim, dyshohet të jetë edhe emri i Dritan Rexhepit, të cilit Dedan Gjoni i referohet në bisedë si “Vlonjati” që do mbarojë punë në Ekuador” – thuhet në dosje.

    Me datë 20.09.2020 në orën 09:11 Dedan Gjoni takohet me një person pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit tek i cili do interesohej për porosinë. Më pas shkëmben mesazhet me një person të me kodin JKE1C8, i paidentifikuar në dosje. Gjatë bisedës Gjoni i tregon se italianët janë shumë të rezervuar pasi kishin frikë nga dekonspirimi.

    Dedan Gjoni: Isha me ate shokun…
    JKE1C8– Ti shefii ca po ban..
    Dedan Gjoni: Cbehet andej…
    JKEIC8-ca thoshte…
    DMI6CF–Asgje per ty… Dhe krejt demi eshte bere me ate d r nga vlora…
    JKEIC8–po e di…
    DMI6CF Mos i thuaj gjë nokut…
    JKEIC8–po ca ka fol ne tel asht hap bythesh punoj me filanin a ca…
    DM16CF–Kishin kerkuar info nderkombetareve per te…Qija nanen… Per ate zot…
    JKE1C8–Cpun kam un ca më thu ti o shok maroj muabeti…
    JKEIC8–ca tha naj gje tjeter ca tha per shokun a per ngjarjen…
    DMI6CF-Per koke te djalit…U habita… Kan kerkuar info, e di kush ka dosjen…
    Por me shume e kan vete it….Jan treguar sh te rezervuar itl…Per tu habit… Kurse per ate, eshte bere marrveshja…Do ekstradohet ne Shqiperi…Per vlonhatin…Sa te mbaroje ne ekuador direkt ketu…E kerkojne edhe belget… Edhe it… Biles itl me shume…
    JKEIC8–atij ti q… r.. vk tina… po per shokun ca tha naj gje fiks a kan dit gje a thu aty ne Shqiperi para se me i ik ktij ne shoi…
    DM16CF–Per cdo gje me njofton…
    JKEIC8–shpi…
    DMI6CF–Jo fare…Sh diskret itl…
    JKEIC8–naj gje tjeter per muabet ca thoshte…
    DMI6CF–Ofl vetem gjoba po ben… Hahaha… U kishin filluar procedim ca oficerave… Hahah…
    JKE1C8–jojo po kur mund tr merret vesh lista…po bajn list tjeter…apo ne janar myllet seriozisht ofl?…
    DMI6CF–Funksionon ndryshe shok me keta… Ketyre u kerkojne info dhe kur marrin denime dhe kerkojne kapjen e tyre me qellim ekstradimi… Kaq… Kordinim e shpallje ne kerkim…
    JKEIC8–po thu per italin ?…
    DMI6CF-Per te gjithe vendet qe kemi marrveshje…
    JKEIC8–ca tha naj gje tjeter per shokun per muabet ca thoshte ?…
    DMI6CF–Asgje shok…Asgje prej gjeje…Se dhe une se ngacmova shume…Se kisha merakun me shume per ty…Se eshte bere mediatike puna e tij…Por qe ne fillim me tha se itl kan qene sh te rezervuar…
    JKEIC8–q… nanen…paska ba si mafhoze me fertet italia….kan pas merak mos ju del info ndoshta… DM16CF–Po kan pas raste deshtimi me ne…Shume here…
    JKEIC8–po po…”. thuhet në faqen 77-78 te dosjes.

    Dritan Rexhepi u arrestua më 8 nëntor 2023 në Stamboll gjatë një operacioni të policisë turke në bashkëpunim me autoritetet italiane. Shqipëria ka bërë gati dosjen dhe kërkon ekstradimin e tij. Dedan Gjoni akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Amerika Latine në BE.

    LAPSI.al

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston Erzen Breçanin, "krahun e fortë" të Sali Berishës. Akuza? Pastrim parash të drogë

    “Ki besim te unë, mos beso të tjerët”, bisedat sekrete të Ervin Matës dhe djalit të Breçanit

    Emri:  Capture-transformed.jpeg

Shikime: 577

Madhësia:  84.9 KB

    Vijon saga e përgjimeve të grupit kriminal që ra në rrjetën e SPAK, ku përmes aplikacionit “Sky” komunikonin për trafikim kokaine, planifikimeve për vrasje, larje hesapesh dhe jo vetëm.

    Pas zbërthimit të episodeve të ndryshme në dosjen e SPAK, del në dritë Ervin Mata. Bisedat janë zbërthyer nga aplikacioni “Sky” në muajin shtator të vitit 2020. Ai flet në një chat group me kodin GS4TDD, ku flet për trafikimin e një sasie prej 250 kg kokainë nga Brazili për në aeroportin e Frankurtit . Mata tregon në grup se sasia është sekuestruar në aeroport dhe pret që nesër lajmi të dalë në gazetë.

    “Vllai unë e shes me 35. Ramazani ma ka pagu 34. Ata mund ta duan edhe për Belgjikë. Por unë e shes me 35 direkt. Tani ca të them unë, ishalla i kan Shqipri, nuk është ul avioni akoma do dhe dy or. Vllai mos më shkruaj se nuk e di ku e kam kohën. Mu kapën 240 cop, do të lexosh gazetat nesër. Në frankfurt. Mu kap malli në Frankfurt nga dogana, 240 copë. Plak më shkruaj kur të kesh mundësi”– janë mesazhet që Ervin Mata i ka dërguar Ergys Dashit me kodin (D**p). Ky i fundit është vrarë në Ekuador.

    Mata komunikon me (D**p) edhe për shuma parash, të cilat kërkohet t’i marrë në Shqipëri, ku tregon se disponon edhe shuma të mëdha parash në Holandë, të cilat dyshohet se kanë burim aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të drogës.

    Më 21 shtator 202 Ervin Mata duke përdorur GS4TD në Sky, i dërgon mesazh (D***p), ”

    “Veç në Shqipëri dua lek unë. T’i kaloj 1 mln në Holandë po të duash. Po më pret me ca të dush. Të flas e të kaloj lekt sot…mos e vrit mer mendjen.”-thotë Mata.

    Ervin Mata komunikon edhe me Eralbi Breçanin, të birin e Erzen Breçanit, ku flet për trafikimin e lëndëve narkotike, thuhet më tej në dosje. Ervin Mata dhe Erlabi Breçani kanë lidhje familjare, pasi ky i fundit ka si partnere motrën e Matës.

    Në datën 10 gusht 2020 i dërgon këtë mesazh Eralbit:

    “Dua çdo gjë transparent me mua… .Kaq dua…. E ke kuptu kur ishte malli me 27 jua dhash me 23 në Valencia më thoje 12….Dhe flasim bashkë…. Dua t’më besoah në ca them….Me dysheme ta bëj 600. Pa merak i bëj gjitha un. Dua ti të besosh kur flas un….E mos besosh ca thon të tjerët…. Ok vllai. Kam fillu që dje , pa merak do të filloj kontaktet prap . Për nja tre ditë kemi ku të dush. Dhe për dalje më thuaj të jam unë te siguria nesë ke hypje…ok”-thuhet nga përgjimet e Ervin Matës, dërguar Breçanit.

    Në dosjen e SPAK thuhet se Eralbi Breçani ka nisur aktivitetin e trafikimit dhe dyshohet në të paktën dy raste që e ka kryer atë në bashkëpunim me persona të tjerë. Edhe në lidhje me grupet e Chat-it, ku merr pjesë Ervin Mata, ka dyshime që pjesëmarrësit ndodhen për qëllim kryerjen e veprave penale. Këto dyshime thotë SPAK, mbështeten edhe në komunikimet e Ervin Matës ku tregon që i ka rënë një sasi prej 240 kg në Frankfurt, ku “rënë” i referohet sekuestrimit nga autoritetet gjermane.

    Ervin Mata akuzohet për trafikim të narkotikëve, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal.


    Lapsi

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston Erzen Breçanin, "krahun e fortë" të Sali Berishës. Akuza? Pastrim parash të drogë

    Apeli lë në fuqi masat e sigurisë ndaj të arrestuarve për trafik narkotikësh

    Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin për masën e sigurisë arrest me burg ndaj ish-funksionarit të lartë të Policisë së Shtetit Erzen Breçani dhe tre të arrestuarve të tjerë të akuzuar si të përfshirë në trafik narkotikësh dhe pastrim të parave.

    Nga Vladimir Karaj

    Gjykata e Posaçme e Apeli kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi të enjten të lërë në fuqi masën e sigurisë ndaj 4 të arrestuarve si të përfshirë në grup të strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe pastrim parash.

    Gjyqtari Engert Pëllumbi rrëzoi kërkesën e ish-drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit Erzen Breçani, ish-shefit të komisariatit numër 6 në Tiranë Dedan Gjoni dhe të bashkë akuzuarve Besmir Murati e Bujar Ajetin apo Gërmizi.

    Katër të arrestuarit dhe 7një numër personash të shpallur në kërkim, përfshi djalin e Breçanit, Eralbi Breçani dhe biznesmenin Ervin Mata, akuzohen nga SPAK për trafik narkotikësh, grup kriminal dhe pastrim parash.

    Ata u arrestuan në nëntor të vitit që shkoi pas të dhënave të marra prej aplikacionit SKY ECC, në të cilin sipas prokurorisë gjenden biseda komprometuese ndaj tyre. Grupi dyshohet se është përfshirë në trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri. Të akuzuarit i kanë kundërshtuar akuzat në gjykatë.

    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 24-06-2024, 14:12
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-05-2021, 13:05
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-09-2008, 13:38
  5. "Xhimi" misterioz rezulton baxhanak i Sali Berishës
    Nga Duaje Siveten në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 29-03-2008, 19:00

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •