Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,973
    Postimet nė Bllog
    18

    Laura Aboli: Transhumanizmi, qėllimi final

    Fjalimi i mbajtur nga Laura Aboli nė konferencėn Better Way Conference, mbajtur nė qershor 2023.

    Emri:  Screenshot 2023-11-21 at 3.43.44 AM.jpg

Shikime: 141

Madhėsia:  16.2 KB


    Fjalimi i saj i pėrkthyer nė shqip

    E kam pėr nder tė jem me ju sot kėtu e t’iu flas pėr njė temė qė unė mendoj ėshtė tema mė e rėndėsishme e diskutimit nė kohėn qė ne jetojmė sot.

    Titulli i fjalimit tim, “Transhumanizmi, qėllimi final”, ndoshta e bėn tė qartė qėndrimin tim nė kėtė ēėshtje. Nuk kam pėr tu futur nė aspektet teknike tė transhumanizmit, edhe pse unė besoj se njė nga problemet e besimit nė tė kur vjen fjala tek tė kuptuarit e kėsaj ēėshtje nga publiku i gjėrė, ėshtė se pėrfshin njė varg tė gjatė gjerash brenda. Ne kemi parė disa prej tyre duke filluar me inxhinierinė gjenetike, teknologjinė, inteligjencėn artificiale, nanoteknologjinė e deri tek protezat kibernitike. Edhe pse tė gjitha kėto pėrfshihen nė punėn transhumanistike, duhet tė bėjme njė dallim tė rėndėsishėm mes teknologjisė qė kėrkon tė ndihmojė njerėzit me aftėsi tė kufizuara qė tė rifitojnė njė cilėsi jetese normale, dhe teknologjisė qė kėrkon tė na transformojė ne krejtėsisht.

    Fokusi i fjalimit tim sot do tė jetė nė qėllimin final transhumanist qė njė nga udhėheqėsit e kėsaj lėvizje transhumaniste Ray Cartswell e quan singulariteti. Nė librin e tij me titull “Singulariteti ėshtė afėr”, kur njerėzit e kapėrcejnė biologjinė, ai shkruan: “nuk do tė ketė asnjė dallim pas Singularitetit mes njeriut dhe makinerisė ose mes realitetit fizik dhe atij virtual.” Eshtė shumė e rėndėsishme qė tė kuptoni se transhumanizmi ėshtė thjeshtė stadi kalimtar mes humanizmit dhe pas-humanizmit. Duhet ta kini tė qartė se qėllimi final i tyre ėshtė tė zhdukin krejtėsisht njerėzimin siē e njohim sot. Pasi tė kini tė qartė kėtė qėllim final, ėshtė shumė mė e lehtė tė hedhim sytė pas e tė identifikojmė pėrgatitjen psikologjike, tjetėrsimet biologjike, kujdesin kulturor dhe pėrgatitjen arsimore tė cilave ne u jemi nėnshtruar pėr dekada me rradhė teksa na pėrgatisnin qė tė pranonim njė tė ardhme pas-njerėzore. Nevojitet njė abuzim i madh fizik the psikologjik qė tė arrish qė tė bėsh njė qenie inteligjente si ne qė tė bier dakord e tė pranojė zhdukjen e vetė. Shumica, pėr tė mos thėnė tė gjitha gjėrat qė kanė ngjarė nė 60 vitet e fundit, u bėnė pėr tė na shtyrė ne tė pranojmė kėtė realitet kaq distopik. Nėse ju pėlqen qė ta pranoni ajo jo, ne jetojmė nė njė matricė tejet tė kontrolluar ku perceptimi ynė i realitetit pranifikohet me imtėsi, menaxhohet dhe ekzekutohet me qėllim qė tė na shtyjė ne nė drejtimin qė duan ata dhe ky drejtim ėshtė njė botė pas-njerėzore.

    Pėr t’ia arritur kėtij qėllimi, atyre nė fillim iu désh qė tė destabilizonin, dehumanizonin the demoralizonin njerėzimin nėpėrmjet ēdo mjeti tė mundshėm. Shkatėrrimi i bashkimit familjar, indroktrinimi i fėmijėve nga shteti, aborti, fshirja e Zotit dhe spiritualitetit nga arsimi, jeta nė qytete tė mėdha dhe larg natyrės, helmimi i ushqimit, ajrit dhe ujit, rrjetet sociale qė zėvendėsuan lidhjet e vėrteta njerėzore dhe komukimin, krizat financiare che taksimi, luftra pa fund dhe emigrime masive, stresi, ankthi, depresioni, drogat e ilaēet, ndjellja e frikės pa pushim, relativizmi moral si njė religjion i ri, dhe unė mund tė vazhdoj kėshtu pa pushim pėr t’iu treguar se si njerėzimi ėshtė influencuar dhe shtyrė qė tė largohet nga tė gjitha gjėrat qė na japin fuqi, siguri, qėllim dhe kuptim.

    Njė popullatė qė ėshtė e dobėt, e shpėrqėndruar, injorante dhe e sėmurė, pėrbėn njė shėnjestėr tė thjeshtė pėr stadin tjetėr, krijimin e njė gjeneratė tė tėrė tė qenieve androgjene. Mashkulloriteti ėshtė nėn sulmin e tyre psikologjik, kulturor the biologjik. Gratė po zėvendėsohen nė sportet, argėtim dhe politikė nga burra qė pretendojnė tė jenė gra. Dhe fėmijėt po indoktrinohen nė shkollė qė tė mendojnė se gjinia ėshtė njė zgjedhje e tyre. Lėvizja transgjinore nuk ėshtė njė lėvizje qė lindi nga baza por na vjen me urdhėr nga lįrt. Nuk ka tė bėjė aspak me lirinė e njerėzve, seksualitetin apo liritė civile. Eshtė njė luftė djallėzore psikologjike me njė agjendė tė qartė qė tė na shtyjė ne sa mė afėr transhumanizmit duke na bėrė ne qė tė vėmė nė mėdyshje nocionin mė themelor tė identitetit tonė njerėzor, gjininė tonė.

    Nėse nuk e dini se kush jeni, nėse sot identifikoheni si hibrid mes njė burri e njė gruaje, keni pėr t’u bindur lehtėsisht qė tė bėheni hibrid mes njeriut dhe makinerisė. Ideologjia gjinore ėshtė dy plus dy baraz pesė, sipas romanit distopian tė George Orwell nė vitin 1984. Eshtė testi i fundit pėr tė parė nėse do tė ndjekim linjėn mė absurde tė partisė qė na shpie drejt zhdukjes sonė. Por dy plus dy ėshtė baraz katėr. Dhe pavarėsisht se si ju zgjidhni tė visheni apo ta quani veten, apo ta ndryshoni fizikun tuaj, gjinia juaj nuk ndryshon. Realiteti i trishtueshėm ėshtė se nė proēesin zjarrvėnės qė kėrkon tė na shpier nė njė tė ardhme pas-njerėzore, ata kanė dėmtuar mendėrisht dhe fizikisht njė numėr nė rritje fėmijėsh dhe tė rinjsh. Dhe vetėm po bėhet me keq me kalimin e kohės. Kėtė duhet ta ndalim!

    Tė kuptuarit e filozofisė dhe ideologjisė pas lėvizjes transhumaniste ėshtė jetike nėse duam tė bėjmė zgjedhjet e duhura si qenie njerėzore. Transhumanizmi ėshtė ngritur mbi premisat se nuk ka Zot, nuk ka njė realitet shpirtėror dhe ne nuk kemi shpirt. A ka ndonjė njeri nė kėtė sallė qė ndihet si njė qenie pa shpirt? Kemi tė bėjmė me tė kuptuarit mė materialistisk the darvinist tė mundshėm se kush jemi ne njerėzit, dhe sipas mendimit tim, ėshtė noticioni mė reduktues dhe mė fyes pėr njerėzimin.

    Pėr dekada me rradhė na kanė pėrgatitur dhe na kanė shitur idenė se pa avancime teknologjie ne nuk do tė mbijetojmė dot nė tė ardhmen por do tė khehemi nė tė dalė mode. Yuval Noah Harari ėshtė duke bėrė njė punė tė shkėlqyer pėr tė na bindur tė gjithėve se ne do tė bėhemi ata qė ai i quan klasa e padobishme pėrballė njė bote qė udhėhiqet nga inteligjenca artificiale (AI). Ai na quan kafshė tė thjeshta dhe tė hakerueshme tė kufizuara nga biologjia jonė. E vėrteta ama ėshtė shumė shumė ndryshe. Ata nuk duan tė na tjetėrsojnė pasi ne jemi me tė meta, tė dobėt dhe me kufizime. Ata duan tė na tjetėrsojnė pasi ne nuk jemi aspak tė tillė dhe nga dita nė ditė po bėhet gjithmonė e mė e vėshtirė pėr tė kontrolluar miljardat e njerėzve tė shkathėt, tė kalitur dhe krijues siē jemi ne. Ka njė arsye pėrse e quajnė inteligjenca artificiale. Sepse ėshtė me tė vėrtetė artificiale. Nuk ėshtė inteligjencė e vėrtetė. Inteligjenca e vėrtetė ka nevojė pėr vetėdijen (ndėrgjegjen), qė makineritė nuk kanė pėr ta pātur kurrė. Sidoqoftė, kush tha qė ne duam tė bėhemi njė me makineritė? Pse duhet tė lejojmė disa megalomanė tė apasionuar pas kompjuterave dhe miqtė e tyre miliarderė tė Big Tech qė tė na diktojnė ne tė ardhmen?

    Unė mendoj se shumica e njerėzve duan tė jenė nė gjendje qė tė jetojnė njė jetė plot paqe nė njė ambient tė shėndetshėm ku mund t’u bien pas ėndėrrave tė tyre. Teknologjia duhet tė jetė nė shėrbimin tonė dhe jo tė na zėvendėsojė apo tė na shkatėrrojė. Na jepni energji falas dhe bota ka pėr tu transformuar nė ēast. Na jepni ushqim me viera ushqyese, ajėr e ujė tė pastėrt dhe gjithė sėmundjet do tė zhduken. Na lejoni tė jetojmė nė njė sistem njerėzor dhe jo nė njė fermė tė rrethuar taksimi, dhe kini pėr tė parė se si depresioni, ankthi due stresi do tė bien ndjeshėm. Le ta pėrdorim teknologjinė qė tė na i bėjė jetėt tona sa mė njerėzore dhe jo ti kthejė njerėzit nė specie tė zhdukura.

    Gjėrat qė vlerėsojmė mė shumė janė ato gjėra qė nuk pėrsėriten dot nga makineritė: ndjeshmėria, dhembshuria, kurajua, intuita, imagjinata, pasioni, dashuria. Tė gjitha gjėrat qė na bėjnė ne unik. Ne jemi qeniet mė tė sofistikuara nė kėtė planet dhe mbase nė tė gjithė universin, me aq sa dimė. Trupi ynė ėshtė njė univers mė vete dhe ne akoma nuk e kemi zbuluar atė plotėsisht. Dhe trurėt tanė janė makineria biologjike mė komplekse kognitive nė gjithė botėn. Sa pėr t’iu dhėnė ju njė ide tė fuqisė sė trurit tonė, nė vitin 2013 dy ekipe qė bėnin punė kėrkimore nga Japonia dhe Gjermania, punuan sė bashku pėr tė bėrė njė simulim tė aktivitetit sė trurit njerėzor nė njė sekondė tė vetme. Ata krijuan njė rrjet neuronesh artificiale prej 1.73 miljard qelizash hervore tė lidhura nėpėrmjet 10.4 trilion sinapse. Tingėllon si shumė mbresėlėnėse por ėshtė vetėm njė sasi shumė e vogėl e qelizave nervore tė njerėzve. Shkencėtarėt besojnė se ne mbajmė 80 deri nė 100 miljarda qeliza nervore qė korrespondon me numrin e yjeve nė Udhėn e Qumėshtit. Puntorėt nė laborator nuk ia dolėn dot tė simulonin aktivitetin e trurit njerėzor nė kohė reale, dhe iu deshėn 40 minuta dhe fuqia muskulare e 82944 procesorėve kompjuterikė pėr tė arritur vetėm njė sekondė proēesim tė trurit biologjik. Por ama duan qė ju tė besoni se jeni tė padobishėm!

    Ata nuk duan qė t’iu bėjnė ju mė tė mirė. Ata nuk duan qė t’iu bėjnė super-njeri. Qėllimi i tyre final ėshtė qė t’iu kthejnė nė njė copė makinerie krejtėsisht tė komandueshme, njė gjė mė shumė nė Internetin e Gjėrave. (IoT). Siē ka thėnė edhe vetė Klaus Schwab nė disa raste: “Revolucioni i katėrt industrial nuk ka pėr tė ndryshuar botėn, ka pėr tė ndryshuar ty (njeriun)!” Kanė pėr t’iu joshur me premtime pavdekshmėrie, por ėshtė vetėm pavdekshmėri digjitale. Do tė mundohen qė t’iu mbushin mendjen pėr njė jetė pa sėmundje dhe vuajtje duke iu shkėptur nga rrjeti natyral i jetės, dhe duke ju lidhur me rrjetin e tyre. Dhe do t’i dėgjoni tė thonė se do tė bėhen zotėr, homo deus, sipas fjalėve tė zotit Harari.

    Ne e kafshuam njėherė atė mollė dhe rramė. Dhe qė nga ajo ditė, vazhdojmė tė biem. Por unė mendoj se tani kemi njė shans qė tė ēlirohemi nga kjo e keqe.Tani kemi njė shans qė tė ndryshojmė jetėt tona duke kuptuar budallallėkun tonė, tė kuptojmė se ku gabuam, njė shans pėr tė ecur nė drejtimin e duhur me falenderim, me pėrulėsi, me kurajo, me tė vėrtetėn, me besim dhe me dashuri. Le tė mos e harxhojmė kėtė shans pėr tu transformuar nė diēka ndryshe, por tė bėhemi versioni mė i mirė i vetes sonė. Ne nuk jemi kėtu pėr tu bėrė zotėr. Ne jemi kėtu qė Zoti tė pėrjetojė jetėn nėpėrmjet nesh.

    Faleminderit.


    Pėrktheu nga anglishtja, Ilirjan Papa.


    Video e fjalimit te saj ne anglisht:

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-11-2023 mė 12:02

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Arianitas (28-01-2024)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,973
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Laura Aboli: Transhumanizmi, qėllimi final

    Intervista e fundit


  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Arianitas
    Anėtarėsuar
    10-05-2022
    Postime
    8

    Pėr: Laura Aboli: Transhumanizmi, qėllimi final

    Ve bast se , Shumė pak njerėz dinė kuptimin e fjalės TRANSHUMANIZĖM....
    Besoj se vetėm 10-12% e Shqiptarėve nė mos mė pak kuptojnė se ēfarė nėnkupton kjo PLEHRA nė intervistė me shprehjen TRANS HUMANIZĖM.....

Tema tė Ngjashme

  1. Laura Fazliu kampione e Evropės
    Nga Akuamarini nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-10-2022, 16:36
  2. Laura Pausini,?
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-07-2014, 13:38
  3. Mire se ke ardhe Laura
    Nga alem_de nė forumin Pėrshėndetje dhe urime
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-02-2010, 09:05
  4. Laura Pausini
    Nga Asriana nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 21:27
  5. QELLIMI final i jetes.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-11-2004, 00:37

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •