Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,942

    Pse mohohet se shqiptarët ishin ortodoks gjatë shek. XVI dhe XVII?




    Dosja Historike - Pse mohohet se shqiptarët ishin ortodoks gjatë shek. XVI dhe XVII?

    RTV Dukagjin

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Akuamarini për postimin:

    Albo (31-12-2023)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Arianitas
    Anëtarësuar
    10-05-2022
    Postime
    8

    Për: Pse mohohet se shqiptarët ishin ortodoks gjatë shek. XVI dhe XVII?

    Citim Postuar më parë nga Akuamarini Lexo Postimin



    Dosja Historike - Pse mohohet se shqiptarët ishin ortodoks gjatë shek. XVI dhe XVII?

    RTV Dukagjin
    Shqiptarët apo më drejt ilirët , ishin të parët që u KRISTIANIZUAN në Europë, pasi Shën Pali , kur erdhi në Europë , zbritë në portin e Durrësit ..... dhe që atje filloi KRISTIANIZIMIN E EUROPËS

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,530

    Për: Pse mohohet se shqiptarët ishin ortodoks gjatë shek. XVI dhe XVII?

    Per te nderruar fene jemi gjithmon te paret,s'na e kalon njeri.

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,058
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Pse mohohet se shqiptarët ishin ortodoks gjatë shek. XVI dhe XVII?

    Më bëhet qejfi që tema të tilla diskutimi që ne i bënim në forumin shqiptar 20 vjet më parë, sot po marrin vëmendjen e trajtimin e duhur edhe nga historianët e Kosovës.

    Gjithë trevat autoktone ku kanë banuar të parët tanë kanë qenë të besimit të krishterë orthodhoks, pa asnjë përjashtim, para pushtimit osman. Këtë e dëshmojnë jo vetëm faktet e heshtura historike që janë në këmbë edhe sot, gjithë kishat e manastiret e vjetra orthodhokse në Kosovë, gjithë ikonografia e vjetër në këto kisha e manastire që ka përjetësuar edhe popullsinë autoktone shqiptare në to. Bile, edhe gjithë kishat më të vjetra të shqiptarëve të krishterë romano-katolikë në Veri të vendit, po të shikoni arkitekturën e tyre, janë të gjitha sipas arkitekturës e ritit bizantin. Të gjitha këto fakte flasin për gjurmë të lashta të orthodhoksisë në këto treva. Dhe jo vetëm kaq, por dëshmojnë edhe atë të vërtetën tjetër të ndaluar për shqiptarët, qe populli ynë ka qenë shtylla kryesore e gjithë perandorisë romake bizantine, që i parapriu perandorisë otomane. Shqiponja dy-krenare e Komnenëve të Durrësit (Arianitëve), është origjina e emblemës që gjejmë në flamurin bizantin, flamurin serb, flamurin rus. Historianët rusë e pranojnë këtë fakt me plot gojë, që Dhespotët e Epirit, i dhanë perandorisë këtë emblemë që e gjen në flamujt e të gjithë popujve me trashëgimi orthodhokse.

    E vërteta tjetër e madhe e ndalur për shqiptarët, dhe kjo e kthen historinë përmbys, është se Kosova është me të vërtetë djepi i orthodhoksisë për popullin sllav serb, pasi ishin të parët tanë orthodhoksë, prej të cilëve ata mësuan e morën besimin orthodhoks. Ato kisha e manastire orthodhokse që sot serbët pretendojnë se janë serbe, janë ndërtuar nga të parët tuaj në Kosovë! Të parët tuaj jo vetëm ndalën valën e sllavëve drejt evropës, por edhe i ungjillizuan këto fise sllave duke u dhënë fenë e të parëve të tyre, krishtërimin orthodhoks! Shqiptarët dhe serbët nuk kanë qene gjithmonë armiq siç ndihen sot. Kemi plot toponime jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri që janë me origjinë sllave, që flet se dy popujt kanë qenë miq e jo armiq me njëri-tjetrin njëherë e një kohë. Nëse këto toponime do të ishin imponuar me dhunë, nuk do t'i kishin rezistuar kohës deri më sot.

    Islamizimi i Kosovës ishte dhurata më e çmuar që Perandoria Osmane i bëri Serbisë. Duke e kthyer popullin e Kosovës në "delen e zezë të Ballkanit", serbët u përpoqën të luanin rolin e një populli autokton në Ballkan. Dita kur historigrafia serbe do të çlirohet nga ndikimet komuniste dhe pan-sllaviste të importuara nga Evropa, dhe do të pranojë të vërtetën historike se shqiptarët e Kosovës janë një popull autokton, të parët e të cilëve ishin orthodhoksë edhe pse sot janë të islamizuar, do të jetë dita kur paqja e vërtetë do të mbretërojë në atë vend.

    Ato që janë të pamundura për njerinë, janë të mundura për Perëndinë!

    Jetojmë me shpresë Perëndie!

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-12-2015, 07:41
  2. Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni
    Nga sarris në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-08-2014, 16:01
  3. Genocidi spanjoll kundër hebrejve dhe muslimanëve në shek. XIV-XVII
    Nga fisniku-student në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-03-2011, 19:23
  4. Sa ishin prezente këto rregulla në dekadën e fundit të shek XX?
    Nga komandosi në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-08-2008, 08:07
  5. Momente të kalimit në Islam të shqiptarëve në shek. XV-XVII
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2005, 11:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •