Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,958
    Postimet në Bllog
    18

    Kombëtarja e futbollit kualifikohet në Kampionatin Evropian. Moldavi - Shqipëri: 1 - 1

    Rishkruhet historia/ Shqipëria shkon në Europianin e Gjermanisë

    Emri:  403805257_751999200085596_8780909376336307666_n.jpg

Shikime: 58

Madhësia:  44.9 KB

    1-1 në Kishinjev. Zyrtarisht në Euro 2024. 14 pikë, në vendin e parë, por vendi i parë matematik duhet ende të presë. Shqiperia mbetet e pathyer edhe në Kishinjev, por goli i Cikalleshit barazohet nga Baboglo 2 minuta nga fundi qe eviton humbjen e dytë në kualifikuese, të dyja nga kuqezinjtë. Një ndeshje e kujdeshme, e luftuar, me pak raste, por që çon të besuarit e Sylvinho në finalet e Gjermani 2024.

    Sylvinho nuk ndryshoi asgjë në formacion, ku u rikthye Ismajli. Pak mundesi përpara, por shumë kujdes për të mos i dhënë mundësi Nicolaescu e Caimacov. Moldavia provoi vetëm në një rast me Postolaci, me Berishën të kujdesshëm. Episodi kyç ishte pengimi në zonë i Seferit dhe penalltia që Cikalleshi Nuk e gaboi. 0-1 në minutën e 25, që mbeti i pa ndryshuar edhe kur skuadrat i kthyen në dhomat e zhveshjes.

    Nuk ishte ndeshja më e bukur pêër tu parë e kombëtares, por ishte e disiplinuar taktikisht dhe u kuptua në forcingun moldav pas rifillimit. Tentativa të parrezikshme për Berishen, ndërsa kundersulmi kuqezi frikësoi nē 180 sekonda dy herë. Më flagrante ajo e Seferit në të 74’ qē u përplas në traversë, pas devijimit të portierit. Pastaj Asani nuk pati shenjestrën e zakonshme të këtyre eliminatoreve. Presioni i fundit solli golin në minutën e 88’ nga Baboglo, që shfrytëzoi një top të mbetur në zonë për të mundur Berishën.

    Pavarësisht barazimit, Shqiperia zyrtarizon ëndërrën për të shkuar për herë të dytë në një Europian, por këtë herë nga hyrja kryesore, me shumë mundësi si kokë grupi.

    LAPSI.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,958
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Kombëtarja e futbollit kualifikohet në Kampionatin Evropian. Moldavi - Shqipëri: 1 - 1

    HISTORIKE/ Shqipëria siguron kualifikimin për në “Gjermani 2024”, barazon në Moldavi (VIDEO)

    Emri:  zyrtare.jpg

Shikime: 37

Madhësia:  32.3 KB

    Shqipëria është zyrtarisht në Europianin e “Gjermani 2024”, për herë të dytë në historinë e saj. Strategu Sylvinho me një punë heroike dhe me një grup futbollistësh të jashtëzakonshëm kanë bërë në rrugëtim shumë të mirë, duek siguruar kualifikimin edhe pas barazimit 1-1 në transfertën ndaj Moldavisë.

    Nuk ishte aspak një duel i thjeshtë, ashtu siç edhe ishte parashikuar. Goli i vetëm do të vinte në minutën e 25-të, teksa Seferi fitoi një penallti pas një faulli në zonë. Nga pika e bardhë Cikalleshi e dërgon topin në rrjetë duke gëzuar 2 mijë tifozët e pranishëm në Kishiniev.

    Emri:  Screenshot 2023-11-17 at 4.41.39 PM.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  34.2 KB

    Vendasit kërkuan me ngulm barazimin në pjesën e dytë, ndërkohë që Shqipëria ju afrua shumë golit të dytë me Seferin, që u ndal dhe nga traversa. Në fundin e ndeshjes, kuqezinjtë u befasuan nga një gol i Baboglo, i cili përfitoi nga hezitimi i mbrojtjes sonë. Tashmë mbetet edhe sfida e fundit, me Ishujt Faroe, e cila do të luhet më 20 nëntor në “Air Albania” dhe ku festa do të jetë spektakolare. Gjermania dhe Berlini kanë hapur dyert për kuqezinjtë tanë.

    MOLDAVI-SHQIPËRI 1-1

    1’ Starton ndeshja në Moldavi

    7’ Aksion i rrezikshëm nga Jasir Asani në krahun e djathtë, por topi nuk arrin të shkojë te Ramadani, që nuk besoi shumë në arritjen e tij.

    23’ Ismajli devijon me kokë një goditje nga këndi, por për fatin e tij të keq koordinimi nuk është i duhuri dhe topi shkon jashtë

    24’ Shqipëria fiton një 11-metërsh pas një faulli ndaj Taulant Seferit.

    25’ GOOOOL – Cikalleshi bën detyrën nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në rrjetë.

    41’ Nedim Bajrami i afrohet shumë golit të dytë me një goditje nga distanca, por portieri vendas e ndal në dy kohë më shumë vështirësi.

    47’ Taulant Seferi provon me një goditje të fortë nga distanca, por goditja shkon shumë jashtë kuadratit.

    55’ Berisha shpëton kombëtaren tonë nga goli i barazimit pasi ndal Nicolaescu-n me një goditje nga distanca të rrezikshme nga ky i fundit.

    73’ Seferi është i pafatë, pasi goditje e tij nga një pozicion i prirët ndalet nga portieri dhe traversa.

    87’ Moldavia gjen golin e barazimit me Baboglo që shfrytëzon gabimin në vendosje të mbrojtjes sonë.


    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Kombëtarja e Futbollit: Shqipëri - Çeki 3 - 0
    Nga Albo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-10-2023, 15:40
  2. Kombëtarja e Futbollit: Shqipëri - Poloni 2 - 0
    Nga Albo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-09-2023, 14:40
  3. Kombëtarja e Futbollit: Ishujt Faroe - Shqipëri 1 - 3
    Nga Albo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-06-2023, 19:31
  4. Kombëtarja e Futbollit: Shqipëri - Moldavi 2 - 0
    Nga Albo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-06-2023, 21:56
  5. Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 12-10-2015, 14:52

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •