Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,958
    Postimet nė Bllog
    18

    Kosovė - Izrael: 1 - 0

    Kosova shėnon fitore ndaj Izraelit nė njė ndeshje futbolli qė u pėrcoll me masa tė mėdha sigurie

    Emri:  Capture-56.jpg

Shikime: 75

Madhėsia:  34.5 KB

    Kosova e mbylli me rezultat 1 me 0, ndeshjen e futbollit me Izraelin nė kuadėr tė kualifikimeve pėr kampionatin Evropian 2024, qė u zhvillua tė dielėn nė stadiumin e qytetit tė Prishtinės.

    Kjo ishte ndeshja e parė e Izraelit, qė kur militantėt e Hamasit sulmuan vendin mė 7 tetor, duke ēuar nė luftėn nė Gaza. Ndeshja fillimisht ishte planifikuar tė zhvillohej me 15 tetor, por u shty pėr shkak tė kėtyre zhvillimeve.

    Grupe tifozėsh i fishkėllyen himnit kombėtar tė Izraelit para fillimit tė ndeshjes, e cila u zhvillua nė njė terren tė vėshtirė, nėn shi dhe mė njė numėr tė mė tė vogėl tė shikuesve sesa zakonisht.

    Goli i vetėm i ndeshjes u shėnua nė minutėn e 41-tė nga Milot Rashica. Por kjo fitore nuk jep shumė shpresa pėr Kosovėn qė tė sigurojė kualifikimin.

    Izraeli renditet i treti nė grupin e parė tė kualifikimeve pas Rumanisė dhe Zvicrės, por me dy ndeshje mė pak. Ekipi kombėtar izraelit nuk ėshtė kualifikuar asnjėherė nė ndonjė kampionat evropian qė nga anėtarėsimi nė UEFA nė vitin 1994, dhe tani do tė duhet tė luajė katėr ndeshje brenda dhjetė ditėsh nė pėrpjekje qė tė sigurojė kualifikimin.

    Ndeshja nė Prishtinė u ndoq me masa tė rrepta sigurie. Ditė mė parė policia refuzoi t’i jap leje njė grupi qė kishte kėrkuar organizimin e njė proteste nė mbėshtetje tė kauzės palestineze.

    Tė dielėn gjatė ditės, grupi Kolektivi pėr Mendim dhe Veprim Feminist vendosi njė flamur tė madh palestinez me mbishkrimin “Free Palestine”, (Liri pėr Palestinėn), nė ndėrtesėn e Hotelit Grand nė qendėr tė Prishtinės, krah njė flamuri ukrainas, por u hoq shpejt nga autoritetet.

    Kosova dhe Izraeli vendosėn marrėdhėnie diplomatike nė fillim tė vitit 2021, disa muaj pasi Izraeli njohu pavarėsinė e Kosovės gjatė njė takimi tė nivelit tė lartė ndėrmjet Kosovės e Serbisė nė Shtėpinė e Bardhė nė shtator tė vitit 2020, tė organizuar nga ish presidenti amerikan, Donald Trump.

    Kosova u bė vendi i parė evropian qė vendosi ambasadėn nė Jerusalem nė vend tė Tel Avivit, pas Shteteve tė Bashkuara dhe Guatemalės.

    Izraeli ėshtė aktualisht vendi mė i fundit qė ka njohur pavarėsinė Kosovėn, e cila u shpall nė shkurt tė vitit 2008 mė mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara dhe vendeve kryesore euro-perėndimore, ndėrsa kundėrshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

    VOA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Jetmiraaa
    Anėtarėsuar
    03-11-2023
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    738

    Pėr: Kosovė - Izrael: 1 - 0

    Izrael 😖😖😟😡😡😡🤮🤮🤢🤢

Tema tė Ngjashme

  1. Firmoset sot formalizimi i marrėdhėnieve diplomatike Kosovė-Izrael
    Nga Neteorm nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-02-2021, 20:54
  2. Firmoset sot formalizimi i marrėdhėnieve diplomatike Kosovė-Izrael
    Nga Neteorm nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-2021, 08:54
  3. Izrael - Palestine II
    Nga Darius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 10-06-2020, 15:19
  4. Izrael - Palestinė
    Nga Hyllien nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1693
    Postimi i Fundit: 31-07-2014, 09:50
  5. 1967: Izrael , Egjipt
    Nga Veshtrusja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 24-01-2006, 05:25

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •