Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,080
    Postimet në Bllog
    22

    Selanik: Çifti shqiptar nga Fieri kapet me 580 kg kokainë

    Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e çiftit shqiptar që u kap duke trafikuar mbi 580 kg kokainë në Greqi.

    Bëhet fjalë për 50-vjeçarin shqiptar Arjan Neki Xhafa, së bashku me bashkëshorten Lutmira Fatmir Xhafaj, të cilët ranë në pranga në fund të shtatorit.

    Emri:  Screenshot-2023-11-10-130034.jpg

Shikime: 164

Madhësia:  37.3 KB

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.1523, datë 02.11.2023, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

    Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e informacioneve të publikuara në media dhe verifikimeve të kryera, sipas të cilave njoftohen të dhëna se shtetasit A. Xh. dhe L. Xh., me banim në Fier, janë arrestuar në Greqi për kapjen e 585 kg e 208 gramë lëndë narkotike “kokainë” dhe dyshohet se kanë pastruar në vendin tonë të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

    Nga veprimet hetimore të kryera në dinamikë në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shkëmbimit të informacionit me organet e tjera ligjzbatuese, si dhe analizimit e kryqëzimin të të dhënave të administruara, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka kërkuar në Gjykatë sekuestrimin e pasurive të dyshuara me prejardhje nga veprimtaria kriminale të shtetasve A.X. e L.Xh, si më poshtë:

    Pasuri e paluajtshme nr. 24/198, vol. 30, fq. 230, lloji “truall” me sipërfaqe 300 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 110.70 m2, ndodhur në Vlorë;
    Shuma monetare 40,000 Euro; dhe
    Automjet i markës “Volswagen”, model “Golf”, viti i prodhimit 2010.

    Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe në vijim janë ngarkuar oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

    Hetimet për këtë çështje penale vazhdojnë. Prokuroria Fier është plotësisht e angazhuar dhe ka vendosur prioritet luftën kundër pastrimit të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminal.

    Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,080
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Selanik: Çifti shqiptar nga Fieri kapet me 580 kg kokainë

    EMRAT/ Si u kap familja nga Fieri me mbi gjysmë ton kokainë në Selanik, zbardhen detajet

    29 Shtator, 2023 18:06

    Policia greke në bashkëpunim me DEA Amerikane sekuestroi 585 kg kokainë në Selanik dhe vuri në pranga 5 shqiptare, katër prej të cilëve me lidhje familjare me njëri-tjetrin. Burime të BalkanWeb bëjnë me dije se kreu i grupit, i arrestuar tashmë, është Arjan Xhafaj, 50 vjeç nga Cakrani i Fierit dhe bashkë me të është arrestuar edhe bashkëshortja, Lutmira Xhafaj 42 vjec, pronare e një bar-kafe në Cakran.


    Operacioni është zhvilluar dje rreth orës 17.40, kur policia greke fillimisht nga ndaluar në Selanik një automjet i cili rezultonte i marrë me qira. Drejtuesi i mjetit ishte 21-vjeçari nga Cakrani i Fierit, Klevis Muskaj. Në mjetin e tij policia greke sekuestroi 239 pako me 280 kg 758 gram kokainë. 10 minuta më pas, është tentuar të ndalohet një tjetër mjet në zonën e “Neous Epibates”.

    Drejtuesi i mjetit, në tentativë për t’u larguar, përplasi një mjet policia dhe më pas u përplas me rrethimin e një shkolle.

    Ai u identifikua si Avelino Feimi, 33 vjec, nga Vlora. Dy drejtuesit e mjeteve, rezulton nipat e Arjan Xhafajt. Policia greke vijoi me kontrollin në banesën e Xhafajt, ku u sekuestruan 23 pako me 26 kg 701 gram kokainë, 1 dedektor metalesh, 12 çanta IKEA, 1 prerës metalik, 1 pako doreza njëpërdorimshe, 1 palë gërshërë profesionale.

    Në banesë veç tij dhe bashkëshortes, u gjet dhe u arrestua edhe Ilirian Baraj, 35 vjeç nga Fieri, me shtetësi greke. Gjatë kontrollit trupor të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 7440 euro, 7 celularë, 4 karta bankare dhe shënime dore.

    BalkanWeb

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-03-2018, 18:30
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2015, 23:33
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-08-2014, 22:17
  4. Kapet me kokainë shoferi i ambasadës shqiptare ne Itali
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 02-09-2008, 19:18
  5. Kapet shqiptari me 2800 kile kokainë
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 08:11

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •