Gjithmonë Shqipëria ka qënë përdorur dhe drejtuar nga individë jo normalë të cilët për interest e
tyre personale kanë shitur çdo gjë, vëndin e tyre, njerëzit e tyre madje dhe personalitetin e tyre.
Historikisht Monomanët kanë drejtuar botën dhe jo të urtët. Në Shqipëri ndodh jo vetëm ky fakt,
por edhe sepse në demokracinë e sotme shqiptare personat u përzgjodhën nga diktatura
shtazarake e cila ka shkaktuar probleme në europianizimiin e vëndit dhe në pavarësinë e sistemit
të drejtësisë.
Më kujtohet një pedagog në kohën e diktaturës, i cili kishte bërë një shkelje etike të rëndë, dhe
në mbledhjen e caktuar për të analizuar shkeljen e tij, pedagogu në një moment të caktuar hypi
mbi tavolinë dhe filloi të bërtiste për disa minuta rresht (derisa e ulën më zorr): Parti e Punës,
Rrnoftë shoku Enver Hoxha, Roftë Partia e Punës. Si përfundim Pedagogu i penduar për shkak
të.. dashurisë së madhe për Shokun Enver dhe Partinë e Punës nuk e dënuan, por i dhanë një
verejtje me gojë, e për pasojë pedagogu vazhdoi punën sikur nuk kishte ndodhur gjë.
Po ky marifet po ndodh prej vitesh në politikën shqiptare dhe vërehet një fenomen i zakonshëm
ndër politikanët e korruptuar dhe hajdutë: fenomeni i `Dominantes së Utomskit`, pra fenomeni i
çvendosjes së vëmëndjes nga problemi kritik i shkeljes së ligjeve dhe i korrupsionit -tek një
problem tjetër i cili përzgjidhet nga i korruptuari si një problem madhor. Kjo gjë po ndodh në
politikën shqiptarë të pas diktaturës. Megjithë reformën në drejtësi , është bërë shumë e vështirë
të dalin para ligjit disa politikanë që e kanë shkelur ligjin me këmbë për shumë vitë rresht dhe
nuk u ka hyrë gjëmb në këmbë, sepse kanë qënë mbi ligjin.
Por shumë këta politikanë ku spikat Nongratta dhe Ilir Meta të cilët nga `intelektualë katundarë`
e drejtuan Shqiperinë nëpërmjet Maxhorancave dhe Opozitave shqiptare për shumë vite, duke e
ditur se drejtësia është gjithmonë e varur nga politika,- dhe ashtu siç shprehet një politikan i huaj:
`Kur përplaset Politika me Drejtësinë gjithmonë Drejtësia humbet`, këta politikanë në çdo rast
krijojnë një precedent tjetër për të çvendosur vëmëndjen e opinionit publik nga shkeljet e tyre të
ligjit, në një drejtim tjetër politik, duke u hequr si viktima. Njëlloj sikur Ujku që është sipër e më
afër burimit, ti thotë qëngjit që pi ujë më poshte: -`ma turbullove ujin`,,, dhe hidhen në sulm
njëlloj si ujku i leqendisur duke u ankuar se po e bëjnë viktimë- se ata e njohin veten për të
nderçëm……
Po kështu Foltorja për të mbrojtur dhe për të çvendosur vëmëndjen nga Familja Nongratta dhe
vetë ai për të cilën SPAK ka burgosur dhëndrin, kurse kryefoltoristin i ka dhënë detyrim
paraqitje, është hedhur në sulm për një problem krejt tjetër pikërisht për të çvendosur vëmëndjen
dhe për të treguar se problemi është politik dhe jo ligjor kundër Nongrattës….
Vështirë që shqiptarët të kapërdijnë këtë lugë të mbushur me vrer dhe mllef opozitarësh të
përjashtuar lugë e cila po u serviret 24 orë për 24 nga tv e paguara nga nongratta, si një lugë me
mjaltë opozite..
Gjithmonë trimat besnikë të Berishës së Foltores të veshur me imunitetin e Deputetit vazhdojnë
të sheklin ligjet e vëndit duke shkatërruar karrike, dëmtuar plot pajisje të parlamentit dhe të
zyrave, hypin si hajdutë dritareve, bërtasin e dhe ulurijnë me justifikime bajate që mund të
përmblidhen se `…përse nuk pranoni propozimet tonë për komisione hetimore….`, duke harruar
se jo vetëm po shkelim ligje e norma etike , por po kërkojnë që të desatabilizojnë vëndin duke
mos lejuar Parlamentin të kryejë detyrat e tij. Por në fakt rebelimi katundar mbetet si furtunë në
një gotë uji…
Nëse këto do ti bënte një persom i zakonshëm i pezulluar nga puna, i cili do të kishte guximin që
të hynte me zorr në vëndin e punës së tij tashmë të refuzuar, çfarë do ti bënte policia dhe
Prokuroria? Sigurisht do tti hapte process penal dhe do ta çonte ose ne paraburgim ose në arrest
shtëpia.
Përse ky veprim ligjor që do ti bëhej një njeriu të thjeshtë që shkel ligjin, nuk po zbatohet tek
deputetët që po bëjnë të njëjtën veprim? Ky është një turp i Drejtësisë shqiptare e cila përdor dy
standarte ndaj njerzve të thjeshtë që shkelin ligjin dhe ndaj deputetëve që shkelin ligjin.
Ky është një turp edhe për Opozitën e cila paska zgjdhur disa rrugaçë për deputetë të cilët nuk
përfaqësojnë aspak popullin që i ka zgjedhur.
Është e vërtetë se thirrja për në gjyq e Nongratës ka shkaktuar një reaksione negative tek disa ish
drejtues të Opozitës sepse për herë të parë pas 33 vitesh këta ish Drejtues të Maxhorancave të
dikurshme dhe të Opozitave të dikurshme dhe të sotme të cilët kanë qënë gjithmonë mbi ligjin-
sot e shohin veten si persona ku `Ligji është i barabartë për të gjithë`.
Nuk ka më njerëz mbi ligjin shqiptar. Drejtësia duhet të zbatojë ligjet ashtu si edhe për njerëzit e
thjeshtë, ti zbatojë ato edhe për këta palo deputetë që kanë shkelur dhe vazhdojnë të shkelin ligjet
me pretekste nga me idiotet.
Nëse Shqipëria kërkohet të jetë shtet Europian ajo fillon tek drejtësia që vepron të gjithë
shkelësat e ligjit pa dallim.
Krijoni Kontakt