Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 67
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    VIDEO/ Marrëveshja për refugjatët, Çollaku: Mafia italiane do të jetë nënkontraktore e mafias shqiptare

    Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV për marrëveshjen Rama-Meloni, për sjelljen e refugjatëve italianë, gazetari Basir Çollaku, është shprehur se kjo do të jetë një ‘parajsë’ për mafian.

    Sipas Çollakut, nëse deri më tani, mafia shqiptare ka qenë nënkontraktore e mafias italiane, tani rolet do të ndryshojnë.

    ‘Në këtë proces, mafia italiane do të jetë nënkontraktore e mafias shqiptare’, tha Basir Çollaku.

    ‘Një vend ku jo vetëm pushteti qendror, por edhe te ai lokal, ka një ortakëri me krimin në mënyrë të frikshme.

    Sapo kemi bashkuar ministrinë e Kulturës, me Ekonominë dhe Inovacionin, sepse kryeministri duke dashur që të investojë tek këta incvestitorët strategjikë që gjysma është në qeli, çereku në kërkim, dhe tani është duke zbatuar ortakërinë e tyre.

    Ky trekëndëshi Tiranë-Durrës-Lezhë është një nga vatrat e krimit të organizuar.

    Tek emigracioni mundësia për të penetruar krimi i organizuar dhe terroristi janë të larta. Cila është siguria jonë kombëtare në këtë rast.

    Rama është kuotat me të ulëta si individ, si politikan.

    Dihet çështjet, qeveria. I duhet një ngjarje e fortë ta çojë vëmendjen jashtë kryeministrit. Ai ka shëtitur në çdo vend të botës duke u vetëofruar për hallet dhe problemet e tyre. E kemi nisur me ujgurë, muxhahedinë, afganë.

    Para disa vitesh një invertistë me ish-zëvendës shefin e Antimafias, Francesco Mandoi, që kohët e fundit ka qenë edhe këshilltar i Ramës. Është një nga njohësit më të mirë të kriminalitetit shqiptar.

    Mafia shqiptare që sipas Nicola Gratterit, ka kapur medaljen e argjendit në Europë, është nënkontraktore e mafias italiane.

    Në këtë proces, mafia italiane do të jetë nënkontraktore e mafias shqiptare’, tha Basir Çollaku në SYRI TV.

    Emisioni i Plote

    Video

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    VOA: Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët, Amnesty International thirrje deputetëve që ta rrëzojnë

    Emri:  672-380-1702214315xrama-meloni-refugjatet-883.jpg

Shikime: 37

Madhësia:  47.4 KB

    Organizata Amnesty International shprehu sërish sot shqetësim për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për migrantët e nisur nga vendet e Afrikës veriore, e cila parashikon mbajtjen e tyre në territorin shqiptar, në pritje të shqyrtimit të kërkesave për azil. Ndërsa protokolli mes dy vendeve nisi të diskutohet sot në Dhomën e deputetëve, organizata e njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i bëri thirrje parlamentarëve italianë që ta kundërshtojnë atë

    Marrëveshja e nënshkruar në 6 nëntor të vitit të kaluar në Romë, mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe atij shqiptar Edi Rama, parashikon ngritjen e dy qendrave, e para në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të migrantëve dhe e dyta në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit.

    Sipas deklaratës së sotme të Amnesty International “skema për ndërtimin e qendrave të ndalimit të emigrantëve në Shqipëri është pjesë e një tendence më të gjerë ndërkombëtare për të zhvendosur kontrollin kufitar dhe përpunimin e azilit në vendet e treta: një lëvizje që kërcënon të drejtat e njeriut të migrantëve dhe refugjatëve dhe mund të çojë në vuajtje më të mëdha”.

    Matteo de Bellis, hulumtues për Migracionin dhe Azilin pranë organizatës vlerëson se “kjo marrëveshje përfaqëson një tjetër përpjekje të turpshme nga Italia për të anashkaluar ligjin ndërkombëtar dhe të BE-së, me pasoja të mundshme të rënda për njerëzit që kërkojnë azil.” Sipas tij “ky propozim i pazbatueshëm, i dëmshëm dhe i paligjshëm do të bënte që njerëz në nevojë, t’i nënshtroheshin transferimeve të gjata dhe të panevojshme nga deti dhe të përfundonin në ndalim automatik dhe potencialisht të zgjatur, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.”

    Sipas protokollit mes dy vendeve, në Shqipëri do të transferohen migrantët e kapur në det të hapur. “Me qindra milje distancë midis Mesdheut qendror, ku ndodhin shumica e kalimeve dhe mbytjeve të anijeve, dhe Shqipërisë, marrëveshja shkel qartë detyrimin e Italisë për të zbarkuar njerëzit e shpëtuar në det sa më shpejt që të jetë e mundur pas shpëtimit të tyre. Ajo mund të dobësojë gjithashtu sistemin më të gjerë të kërkimit dhe shpëtimit, i cili ka të ngjarë të rrezikojë sigurinë e njerëzve që kanë nevojë për shpëtim në det”, vë në dukje deklarata e Amnesty International.

    Sias marrëveshjesh Shqipëria ofron vetëm territorin e saj, ndërkohë që përgjegjësia, përfshirë dhe juridiksionin mbi dy qendrat, mbetet vetëm e Italisë. “Ndërsa zbatimi i juridiksionit italian duket se premton akses në garancitë procedurale dhe të drejtat e azilit në përputhje me ligjin italian dhe të BE-së, në realitet aksesi në garanci të tilla mund të pengohet rëndë”, thekson Amnesty, pasi sipas saj “të gjithë personat e sjellë në qendrat në Shqipëri, përfshirë edhe azilkërkuesit, do të ndaloheshin automatikisht. Ndalimi automatik është në thelb arbitrar dhe për këtë arsye i paligjshëm. E kombinuar me ndryshimet e fundit në ligjin italian, marrëveshja mund të çojë në ndalimin, në mënyrë të vazhdueshme të peronave, për më shumë se 18 muaj”

    Deklarata e organizatës për të Drejtat e njeriut, vjen ndërsa sot në Dhomën e deputetëve të parlamentit Italian u shqyrtua në parim teksti i marrëveshjes. Votimi pritet gjatë dy ditëve të ardhshme. “Në vend që të ratifikojnë këtë marrëveshje të dëmshme, deputetët italianë duhet të mbështesin masat për të siguruar pritje të përshtatshme në Itali, qasje në një procedurë efektive azili dhe rrugë qasjeje të sigurta dhe të rregullta, veçanërisht për njerëzit që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare”, përfundon Amnesty International.

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila vjen nga e djathta nacionaliste, u ngjit në pushtet duke premtuar frenimin e migracionit, por në fakt prurjet u rritën. Opozita italiane ngriti pikëpyetje të shumta mbi marrëveshjen dhe po e kundërshton atë me forcë, duke vënë theksin mbi rrezikun e shkeljes së normave dhe konventave ndërkombëtare, apo dhe mbi vetë dobinë e këtij akti.

    Në Shqipëri opozita gjithashtu ka shprehur shqetësime serioze. Sipas saj marrëveshja vlerësohet të ketë elementë të tillë që shkojnë përtej një dokumenti mes dy qeverive, e për pasojë do të duhej të ishte kërkuar autorizim nga presidenti i Republikës. Po ashtu njohja e juridiksionit italian mbi territorin ku do ngrihen qendrat shihet si cënim i sovranitetit dhe integritetit territorial.

    Pikërisht për këto çështje dhe pretendimet se protokolli mes dy vendeve bie ndesh dhe me konventat ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë, 28 deputetë të së djathtës i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Në muajin dhjetor kjo Gjykatë vendosi pezullimin e procedurave të ratifikimit në parlament. Çështja po gjykohet me dyer të mbyllura vetëm mbi bazën e dokumentacionit. Pas seancës së javës së shkuar, me gjasë Gjykata mund të dalë me një vendim pas dy ditësh.

    VOA

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Human Rights Watch: Marrëveshja Rama-Meloni shkel ligjin ndërkombëtar

    Organizata prestigjioze ndërkombëtare Human Rights Watch kritikoi të enjten marrëveshjen e kryeministrit Edi Rama me kryeministren Giorgia Meloni të Italisë si abuzive dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  Rama-Meloni-.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  49.6 KB
    Kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni gjatë firmosjes së marrëveshjes për emigrantët. Foto: Screenshot nga videoja e shpërndarë nga kryeministria.


    Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë deklaroi pak ditë më parë se sipas opinionit të saj, marrëveshja mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Italisë për krijimin e një kampi të procesimit të refugjatëve në Shqipëri për llogari të shtetit italian është në përputhje me kushtetutën shqiptare por organizata prestigjioze ndërkombëtare Human Rights Watch duket se mendon ndryshe. Sipas saj, marrëveshja në fakt shkel ligjin ndërkombëtar, i cili është i detyrueshëm për Shqipërinë dhe, në hierarkinë e ligjeve, qëndron më lartë se sa Kushtetuta e Shqipërisë.

    Human Rights Watch, me seli në Nju Jork, e cila, mes të tjerash, ka fituar edhe Çmimin Nobel për Paqe, njihet për aktivizmin e saj në mbrojtje të të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Shqipëri gjatë regjimit komunist apo të drejtat e qytetarëve të Kosovës gjatë regjimit të Milosheviçit, kritikoi të enjten vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për konfirmimin e vlefshmërisë kushtetuese të marrëveshjes.

    “Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë shkel ligjin ndërkombëtar dhe është abuzive në shumë aspekte, përfshirë potencialin për të krijuar situatë ligjore të ngrirë për njerëz në nevojë,” shkruhet në deklaratë. “Megjithatë, plani për të ndaluar në Shqipëri njerëz të shpëtuar në ujërat e Italisë në Detin Mesdhe duket se po ecën përpara,” shkruhet më tej në deklaratë.

    “Plani ngre shumë pyetje. Si do t'ia bëjnë anijet italiane të shpëtimit për të zbarkuar në Shqipëri në vend që të zbarkojnë në portin më të afërt në Itali dhe si do të ndikojë kjo në operacionet e kërkim-shpëtimit në Mesdhe? A mos do të ndahen familjet? Ku dhe si dhe nga kush do të identifikohen burrat “vulnerabël”? Si do të garantojnë autoritetet italiane procedura të ndershme azili apo rivlerësim gjyqësor të ndalimeve që do të bëhen në Shqipëri?”

    Shqipëria është një vend që ka vuajtur shkeljen e të drejtave të njeriut, duke detyruar shumë të arratisen nga vendi për t'i shpëtuar persekutimit. Një nga personat që kanë përjetuar një situatë të tillë është edhe kryemnistri aktual, i cili u largua në Francë pasi u dhunua në Tiranë në vitin 1996. Human Rights Watch denoncoi dhunën ndaj Ramës në mënyrë të përsëritur në atë kohë. Sipas ligjit ndërkombëtar, persona të tillë kanë të drejtë të banojnë në një vend tjetër dhe vendi pritës ka detyrimin të sigurojë mbrojtje dhe mbijetesë për ta.

    Marrëveshja Rama-Meloni ka ngritur shqetësime jo vetëm se të drejtat e azilkërkuesve mund të dhunohen nga mbajtja e tyre në Shqipëri, por edhe për shkak të përgjegjësisë potenciale ligjore të Shqipërisë për këto dhunime.


    BIRN

  4. #44
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,464
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Human Rights Watch: Marrëveshja Rama-Meloni shkel ligjin ndërkombëtar

    Organizata prestigjioze ndërkombëtare Human Rights Watch kritikoi të enjten marrëveshjen e kryeministrit Edi Rama me kryeministren Giorgia Meloni të Italisë si abuzive dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  Rama-Meloni-.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  49.6 KB
    Kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni gjatë firmosjes së marrëveshjes për emigrantët. Foto: Screenshot nga videoja e shpërndarë nga kryeministria.


    Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë deklaroi pak ditë më parë se sipas opinionit të saj, marrëveshja mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Italisë për krijimin e një kampi të procesimit të refugjatëve në Shqipëri për llogari të shtetit italian është në përputhje me kushtetutën shqiptare por organizata prestigjioze ndërkombëtare Human Rights Watch duket se mendon ndryshe. Sipas saj, marrëveshja në fakt shkel ligjin ndërkombëtar, i cili është i detyrueshëm për Shqipërinë dhe, në hierarkinë e ligjeve, qëndron më lartë se sa Kushtetuta e Shqipërisë.

    Human Rights Watch, me seli në Nju Jork, e cila, mes të tjerash, ka fituar edhe Çmimin Nobel për Paqe, njihet për aktivizmin e saj në mbrojtje të të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Shqipëri gjatë regjimit komunist apo të drejtat e qytetarëve të Kosovës gjatë regjimit të Milosheviçit, kritikoi të enjten vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për konfirmimin e vlefshmërisë kushtetuese të marrëveshjes.

    “Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë shkel ligjin ndërkombëtar dhe është abuzive në shumë aspekte, përfshirë potencialin për të krijuar situatë ligjore të ngrirë për njerëz në nevojë,” shkruhet në deklaratë. “Megjithatë, plani për të ndaluar në Shqipëri njerëz të shpëtuar në ujërat e Italisë në Detin Mesdhe duket se po ecën përpara,” shkruhet më tej në deklaratë.

    “Plani ngre shumë pyetje. Si do t'ia bëjnë anijet italiane të shpëtimit për të zbarkuar në Shqipëri në vend që të zbarkojnë në portin më të afërt në Itali dhe si do të ndikojë kjo në operacionet e kërkim-shpëtimit në Mesdhe? A mos do të ndahen familjet? Ku dhe si dhe nga kush do të identifikohen burrat “vulnerabël”? Si do të garantojnë autoritetet italiane procedura të ndershme azili apo rivlerësim gjyqësor të ndalimeve që do të bëhen në Shqipëri?”

    Shqipëria është një vend që ka vuajtur shkeljen e të drejtave të njeriut, duke detyruar shumë të arratisen nga vendi për t'i shpëtuar persekutimit. Një nga personat që kanë përjetuar një situatë të tillë është edhe kryemnistri aktual, i cili u largua në Francë pasi u dhunua në Tiranë në vitin 1996. Human Rights Watch denoncoi dhunën ndaj Ramës në mënyrë të përsëritur në atë kohë. Sipas ligjit ndërkombëtar, persona të tillë kanë të drejtë të banojnë në një vend tjetër dhe vendi pritës ka detyrimin të sigurojë mbrojtje dhe mbijetesë për ta.

    Marrëveshja Rama-Meloni ka ngritur shqetësime jo vetëm se të drejtat e azilkërkuesve mund të dhunohen nga mbajtja e tyre në Shqipëri, por edhe për shkak të përgjegjësisë potenciale ligjore të Shqipërisë për këto dhunime.


    BIRN
    Ne kete rast merruni me Italine, qe eshte shtet i BE-se, Kryeministri u deklarua se e ka nenshkruar per mirenjohje ndaj Italise, kete traktat. Ketu vetem paragjykohet, Ne pamjen e pare Shqiperia as humbet dhe as fiton nga ky traktat, Por miqesia me fqinjin eshte ne interes afatgjate
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 01-02-2024 më 13:29
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Shqiptarët s’i janë borxhlinj Italisë për “mikpritjen” e saj të viteve 1990

    Arsyetimi i Edi Ramës për marrëveshjen e emigrantëve me Romën - se shqiptarët i kanë një “borxh” historik Italisë - bazohet në një interpretim të keq të historisë.

    Nga Fabio Bego

    Emri:  Rama-Meloni-.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  49.6 KB
    Kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni gjatë firmosjes së marrëveshjes për emigrantët. Foto: Screenshot nga videoja e shpërndarë nga kryeministria.

    Protokollet e nënshkruara nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni nëntorin e kaluar, sipas të cilave qeveria në Tiranë do të lejojë Italinë të ndërtojë kampe për emigrantët në territorin shqiptar, kanë gjeneruar reagime të ndryshme negative. Çështja përmban disa tipare politikisht të rrezikshme dhe moralisht të ulëta që meritojnë vëmendje. Njëri është arsyetimi i dhënë nga Rama për të justifikuar marrëveshjen. Sipas tij, arsyeja kryesore e dhënies së territorit kombëtar është një gjasme “borxhi” që shqiptarët kanë ndaj Italisë për mënyrën se si ajo i priti në fillim të viteve 1990. Dokumentet arkivore tregojnë se “mikpritja” e Italisë ishte një politikë jetëshkurtër që u shërbente interesave të kontingjentit shtetëror.

    Emigrimi në Itali fillon në vitet 1980

    Pas përfundimit të marrëdhënieve me Kinën në fund të viteve 1970, Shqipëria komuniste u hap me shtetet e Evropës Perëndimore si Italia. Vendet u shtynë të bashkëpunonin për arsye të kundërta. Për shqiptarët ishte një çështje domosdoshmërie ekonomike. Për Italinë ishte një mjet për të zgjeruar ndikimin e saj në Ballkan. Të dhënat arkivore tregojnë se mbi 2,000 italianë kanë udhëtuar drejt Shqipërisë në vitin 1983 si turistë, gazetarë, biznesmenë, profesionistë dhe diplomatë. Italianë dhe evropianë të tjerë perëndimorë u panë në Tiranë, Durrës dhe në vende të tjera turistike. Në atë kohë, si sot, regjimet e lëvizshmërisë ishin asimetrike. Për italianët ishte më e lehtë të shkonin në Shqipëri sesa anasjelltas.

    Shqiptarët e parë që arritën në numër të madh në Itali ishin nga Kosova. Në prill 1984, gazeta e krahut të djathtë Il Tempo raportoi se autoritetet italiane kishin dhënë azil për shumë emigrantë nga Evropa Lindore, shumica e të cilëve, 444, vinin nga Shqipëria. Ministri i Jashtëm shqiptar Reiz Malile e përgënjeshtroi informacionin, duke pohuar se ata nuk vinin nga Shqipëria, por nga Kosova, ku ishin persekutuar. Ata deklaruan se kishin lindur në Shqipëri sepse druheshin se do të ktheheshin mbrapsht, duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira midis Romës dhe Beogradit. Ngjarje të ngjashme u regjistruan në nëntor të vitit 1988, kur 43 kosovarë të strehuar në kampin e refugjatëve të Kapuas deklaruan se ishin me origjinë shqiptare.

    Ndryshe nga qytetarët jugosllavë, shqiptarët nuk mund të merrnin viza nëse nuk kishin arsye të forta familjare ose profesionale. Kalimi i kufirit ilegalisht ishte i rrezikshëm sepse shteti reagonte me egërsi. Megjithatë, me vdekjen e diktatorit shqiptar Enver Hoxha në prill 1985, njerëzit u bënë më të guximshëm. Më 12 dhjetor 1985, gjashtë anëtarë të familjes Popa, katër gra dhe dy burra, shmangën kontrollet dhe hynë në ambasadën italiane, ku kërkuan azil politik. Ngjarja provokoi një krizë diplomatike. Autoritetet shqiptare deklaruan se Popët ishin ish-bashkëpunëtorë fashistë dhe nazistë dhe kërkuan që Italia t'i dorëzonte. Italianët nuk pranuan. Ministri i Jashtëm Giulio Andreotti përmendi mbrojtjen e “të drejtave të njeriut” si arsyen kryesore të refuzimit.

    Situata qëndroi e tensionuar për muaj të tërë, pasi autoritetet shqiptare nuk lejuan që familja Popa të shkonte në Itali. Makinat e diplomatëve italianë u kontrolluan dhe u përndoqën nga frika se Popët mund të arratiseshin. Disa politikanë italianë donin një qëndrim më të vendosur nga qeveria e tyre. Eksponentët e Movimento Sociale Italiano neofashiste, MSI, e cila tashmë quhet “Fratelli d'Italia”, (Vëllezërit e Italisë) donin të prishnin marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, sepse ajo nuk i lejonte Popët të emigronin në Itali. Popët jetuan në ambasadë për gati pesë vjet. Më në fund ata u autorizuan të largoheshin në maj të vitit 1990. Kjo frymëzoi shumë shqiptarë të hynin në ambasadat e huaja në korrik 1990.

    Familja Popa e solli çështjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri në qendër të vëmendjes në Itali. Në vitin 1987, shoqatat italiane dërguan peticion në Tiranë duke kërkuar lirimin e të burgosurve politikë dhe futjen e lirive të tjera. Kjo atmosferë politike mund të ketë inkurajuar të tjerë të kërkonin strehim në shtetin fqinj. Në gusht të vitit 1988, një këngëtare lirike që studionte në Konservatorin e Torinos njoftoi ambasadën se kishte vendosur të qëndronte në Itali sepse donte të martohej me një italian. Në fund të shtatorit 1988, Elvira Gjezi, e cila më pas u bë e njohur me pseudonimin e saj Elvira Dones, u zhduk nga hoteli i saj në Milano. Ajo ishte atje për të marrë pjesë në një panair filmi me kolegët e kompanisë së prodhimit të filmit “Kinostudio”.

    Tendencat migratore në Adriatik rrallë kanë qenë një proces i njëanshëm: njerëz nga vende të ndryshme përpiqeshin të hynin në Shqipëri. Për shembull, në gusht 1982, një djalë 15-vjeçar nga Maroku u fsheh brenda një anijeje shqiptare në portin e Nadorit dhe zbarkoi në Durrës. Në fund të viteve 1980, disa italianë donin të transferoheshin në Shqipëri për arsye politike. Autoritetet shqiptare i konsideruan si të sikletshme këto kërkesa dhe i refuzuan ato.

    Në fund të viteve 1980, punëtorët në portin e Durrësit hapën rrugën për emigrimin me anije të viteve 1990. Në shkurt dhe mars 1987, dy marinarët e anijeve Teuta dhe Korabi zbarkuan në portin e Ravenës dhe ia mbathën. Qeveria e Tiranës u kërkoi italianëve t'i kthenin ata. Italianët e shpërfillën kërkesën. Më vonë ata informuan qeverinë shqiptare se marinarët kishin emigruar në SHBA. Më 20 dhjetor 1988, punëtorët në portin e Ravenës gjetën një burrë të fshehur brenda anijes shqiptare 6 Shkurti. Ai kishte një pasaportë me vete. Punëtorët denoncuan ekuipazhin e anijes sepse ata e detyruan burrin të kthehej në bordin e anijes pasi ai kishte zbritur në tokë. Policia e pyeti burrin se çfarë ndodhi. Ai, ndoshta i kërcënuar nga ekuipazhi i anijes, u përgjigj se kishte rënë aksidentalisht poshtë kuvertës sepse ishte i dehur. Autoritetet italiane lejuan që anija të kthehej me personin në fjalë në bord.

    Më 6 janar 1989, nëntë persona rrëmbyen anijen Dukati dhe u nisën drejt bregdetit italian. Plani u realizua nga kapiteni Enver Meta dhe marinari Bardhyl Vogli. Rrëmbyesit sekuestruan shtatë anëtarë të ekuipazhit që nuk donin të emigronin dhe i mbajtën në robëri për të gjithë udhëtimin. Pasi mbërritën në Brindisi, ata aplikuan për azil politik. Qeveria shqiptare u përpoq të bindte autoritetet italiane që t'i lironin të arratisurit, duke i portretizuar ata si terroristë, shpërndarës droge dhe mafiozë. Megjithatë, vetëm njëri prej tyre kishte precedentë penalë dhe nuk kishte lidhje me terrorizmin apo drogën. Autoritetet italiane arrestuan kapitenin dhe marinarin për rrëmbimin e anijes dhe të njerëzve në të. Gjashtë të tjerët u strehuan te Caritas-i.

    Kapiteni Enver Meta ekspozoi për mediat lokale kushtet e këqija sociale dhe mungesën e lirive politike në Shqipëri. Më 20 janar 1989, Meta dhe Vogli u liruan nga gjykata e Brindisit dhe u transferuan në një kamp refugjatësh. Gjykatësit argumentuan se mungesa e lirive politike të Shqipërisë ishte një fakt i njohur dhe se vendi nuk i përmbahej marrëveshjeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Gjykata pohoi se Meta dhe Vogli kishin shpëtuar nga një situatë që cenonte të drejtat e tyre individuale, si liria për të mërguar, liria e mendimit dhe liria e besimit. Avokati i punësuar nga shteti shqiptar dyshonte se dënimi ishte një “vendim politik”.

    Politika për emigrantët shqiptarë ashpërsohet pas rënies së diktaturës

    Emri:  GEmsv2FWAAAfjB0-1280x960-1-1140x855.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  66.0 KB
    Disa aktivistë të shoqërisë civile duke protestuar para Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë kundër marrëveshjes së emigrantëve me Italinë. Foto: BIRN.

    Në korrik të vitit 1990, mbi 800 shqiptarë hynë në ambasadën italiane në Tiranë. Të gjithë u transferuan në Itali. Në dhjetor 1990, diktatura shqiptare ra zyrtarisht. Midis shkurtit dhe marsit 1991, mbi 20,000 persona arritën në brigjet italiane me anije nga porti i Durrësit. Në atë kohë, qëndrimi i Romës ndaj emigrantëve shqiptarë filloi të ndryshojë.

    Në mars 1991, mbi 18,000 shqiptarë aplikuan për azil, por vetëm 672 u pranuan. Në qershor 1991, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme italiane pohoi se Shqipëria kishte ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt demokratizimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ndryshimi në kuadrin politik justifikoi politika më kufizuese ndaj emigrantëve shqiptarë. Megjithatë, ky vlerësim nuk mori parasysh situatën aktuale në terren. Shqipëria u sfidua atëherë nga kriza më e keqe politike dhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore. Shteti nuk mund të mbronte “të drejtat e njeriut”. Migrimi i ligjshëm ishte thuajse i pamundur për shumicën e shqiptarëve pasi ata nuk plotësonin kërkesat që nevojiteshin për të marrë viza.

    “Mikpritja” për shqiptarët filloi në fund të viteve 1980, me disa raste të shpërndara personash që shkuan në Itali dhe që në shumë raste emigruan në SHBA apo gjetkë. Kjo fazë zgjati deri në shkurt-mars 1991, kur një numër i madh shqiptarësh shkuan në Itali me anije. Shqiptarët që u përpoqën të emigronin në muajt në vijim, si ata që udhëtuan me anijen Vlora, nuk u mirëpritën. Shumica e pasagjerëve u çuan në stadiumin e vjetër të Barit, ku u mbajtën pa akses në ujë, ushqim dhe tualete. Ndërsa policia u përpoq t'i mbante brenda stadiumit, sipas disa burimeve, njerëz të thjeshtë organizuan fushata “gjuetie” (caccia all'albanese) për të kapur ata që ia mbathnin. Shteti italian mori vendimin “e dhimbshëm” për të riatdhesuar të gjithë personat që erdhën me anijen Vlora.

    Figura të opozitës kritikuan qeverinë për mënyrën se si ajo i trajtoi emigrantët shqiptarë. Bianca Gelli, nga Partia Komuniste, dërgoi një raport në OKB për të ekspozuar “trajtimin çnjerëzor” të tyre. Pino Rauti, i MSI-së, u shqetësua nga pamjet e shqiptarëve në stadium, sepse kjo i risolli në kujtesë përvojën e tij si i burgosur në një kamp përqendrimi. Në vitet e para të tranzicionit, shqiptarët shiheshin si viktima të komunizmit dhe kishin keqardhjen e politikanëve të ekstremit të djathtë me ndjenja nostalgjike si Rauti. Mirko Tremaglia, një tjetër eksponent i MSI-së, bëri një propozim me nëntone neo-koloniale. Ai përmendi një plan investimi në Afrikën e Veriut dhe Shqipëri të konceptuar nga partia e tij për të parandaluar emigrimin. Këto synime të këtij plani tingëllojnë të ngjashme me nismën e fundit të kryeministres Meloni, Piano Mattei. Duke evokuar të kaluarën koloniale të Romës, Tremaglia pohoi se Italia kishte lidhje të forta me Shqipërinë përpara komunizmit. Ai sugjeroi se Italia duhet të kishte marrë një mandat për menaxhimin e ndihmës në Shqipëri, sepse ngjarjet në Somali – një tjetër ish-koloni italiane – treguan se nuk mund t'u besohej qeverive vendore.

    Ngjarjet në Bari përcaktuan tonin për trajtimin e shqiptarëve në Italinë e viteve 1990. Shfaqja e skandaleve të korrupsionit në vitin 1992 spastroi shumë politikanë italianë që merreshin me Shqipërinë në vitet e para të tranzicionit. Megjithatë, situata e emigrantëve shqiptarë nuk u përmirësua. Qeveritë e reja, qofshin ato të majta apo të djathta, vazhduan të zbatonin politika të rrepta migratore dhe shqiptarët u detyruan ta kalonin detin me mjete të paligjshme duke e vënë jetën e tyre në rrezik ekstrem. Shtypi dhe policia shtuan mbikëqyrjen ndaj tyre dhe i përdorën shqiptarët si koka turku. Shqiptarët punonin dhe ende punojnë me rroga më të ulëta dhe shpesh pa kontribute shoqërore. Në shumë raste, shteti nuk i mbrojti ata nga punëdhënës dhe trafikantë lakmitarë, sepse nuk pranoi t'u jepte dokumente.

    Një mit i krijuar për ta paraqitur Italinë si “shpëtimtare”


    Emri:  Profughi_della_Vlora_in_banchina_a_Bari_8_agosto_1991-1536x1021.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  51.7 KB
    Emigrantë në anijen Vlora në Bari, 1991 | Foto nga: Luca Turi/Wikipedia.

    Narrativa e “mikpritjes” synon të nxisë mitin e vjetër të Italisë si “shpëtimtarja” e shqiptarëve. Ky mit shërben për t'i bërë shqiptarët të ndihen fajtorë dhe në borxh ndaj shtetit italian dhe në të njëjtën kohë për të fshehur e harruar shfrytëzimin të cilit i është nënshtruar shumica e tyre.

    Askush nuk duhet të ndihet borxhli ndaj Italisë apo të dëgjojë se çfarë thonë liderët demagogjikë si Rama dhe Meloni për marrëdhëniet shqiptaro-italiane. Është Italia ajo që duhet të ndihet borxhlie ndaj shqiptarëve, duke pasur parasysh kostot njerëzore dhe materiale të politikës imperialiste dhe luftërave që ajo bëri në Shqipëri. Kampet dhe kuadri ekspansionist i politikës së jashtme të Italisë rrezikojnë të helmojnë marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe italianëve. Përveç reflektimit të qëndrimit racist të ekstremit të djathtë italian ndaj shqiptarëve dhe emigrantëve të tjerë, ata evokojnë kampet e përqendrimit që Italia ndërtoi gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Unë mendoj se shqiptarët dhe italianët duhet ta kundërshtojnë ndërtimin e tyre.

    Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

    BIRN

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Shpjegimi/ Pse u përça Gjykata Kushtetuese për marrëveshjen Rama-Meloni

    Emri:  xxxxxxxxxx-2048x1152.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  35.5 KB

    Për të kuptuar thelbin e përplasjes mes gjyqtarëve të Kushtetueses, që u ndanë 5 me 4 për marëveshjen e refugjatëve Rama-Meloni (Protokolli për Migracionin) duhet marrë parasysh një detaj që zbulohet për herë të parë në arsyetimin e zbardhur këtë të hënë.

    Në datën 23 maj të vitit të kaluar ambasadorit italian Fabricio Bucci i drejtohet me një notë verbale sekretarit të përgjithshëm të Ramës, Ëngjëll Agaçit, me të cilën i bën të ditur nisjen e veprimeve për një marrëveshje të mundshme në lidhje me emigracionin. Kjo datë përbën edhe nisjen zyrtare të negociatave mes dy vendeve.

    Kjo është edhe periudha kur Rama shtrëngoi fort pas vetes Xhorxhia Melonin gjatë një samiti në Moldavi, ku i dha një të puthur në mes të politikanëve të tjerë.

    Gjashtë muaj më vonë, në datën 6 Nëntor, shqiptarët mësuan papritur ekzistencën e marrëveshjes Shqipëri-Itali, të cilën Rama e firmosi në Romë me Melonin për strehimin e 3 mijë refugjatëve në Shëngjin dhe në Gjadër. Ndërkohë negociatat kishin muaj që vazhdonin në fshehtësi mes dy vendeve.

    Marrëveshje ndërkombëtare pa plotfuqinë e presidentit

    Emri:  20230106151821_art-e1708370443957.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  27.1 KB

    Natyra okulte me të cilën bisedohet paraprakisht pakti mes dy shteteve është shumë e rëndësishme për të kuptuar vështirësitë ku u gjendën anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

    Sepse bisedimet sekrete i duhen Edi Ramës për të përfituar në këmbim nga qeveria e Melonit favore që i shkojnë për shtat egos të tij personale dhe objektivave politike në raport me pushtetin brenda vendit. Për pasojë, Ramës i duhet të shmangë nga negociatat presidentin e republikës, si një burokraci e tepërt, që mund t’i shkaktojë nxjerrjen e sekretit të bisedimeve.

    Rreziku që negociatat me Italinë të bëheshin publike, por edhe një lloj shpërfilljeje përsonale ndaj Bajram Begajt ka bërë që Rama të mos e kërkojë plotfuqinë nga presidenti. Por ky është një akt që ia imponon Kushtetuta. Në vitin 2012, mungesa e plotfuqisë ishte një ndër argumentat kryesorë që rrëzoi marrëveshjen e detit me Greqinë gjatë kohës kur kryeministër ishte Sali Berisha. Më vonë, kur president ishte Ilir Meta, ishte presioni për plotfuqinë që zvarriti riformulimin e të njëjtës marrëveshje me Greqinë, kur ministër i jashtëm ishte Ditmir Bushati.

    Pikërisht këtë mungesë të plotfuqisë nga presidenti në marrëveshjen Rama-Meloni, shfrytëzuan 30 deputetë të opozitës kur e ankimuan marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Ata arsyetuan se sipas nenit 121 të Kushtetutës, marrëveshja ka të bëjë me territorin (haësirat në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër) dhe me të drejtat e njeriut (rasti i refugjatëve që do të izolohen brenda në kamp), prandaj marrëveshjes i duhej plotfuqia e presidentit.

    Për t’u theksuar është se vetë presidenti Bajram Begaj nuk iu përgjigj Gjykatës Kushtetuese, e cila i kërkoi materiale në lidhje me këtë çështje. Si në raste të tjera kur i duhet të ballafaqohet me Ramën, Begaj merr trajtat jovertebrore dhe i regjistron vetes një rekord tjetër depersonalizimi.

    Pretendimi se marrëveshja është antikushtetuese

    Emri:  Kryeministri-i-Shqiperise-Edi-Rama-dhe-kryeministrja-e-Italise-Giorgia-Meloni-e1708367165895.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  37.8 KB

    Neni 121 i Kushtetutës, që ka të bëjë me marrëveshjet ndërkombëtare përcakton se

    “Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë bëhet me ligj në rastet kur ato kanë të bëjnë me:

    a) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;

    b) të drejtat dhe liritë e njeriut, si edhe detyrimet e shtetasve, siç parashikohen në
    Kushtetutë;

    Deputetët e opozitës thonë se marrëveshja Rama-Meloni ka të bëjë me territorin dhe me të drejtat e njeriut. Duke qenë se i prek këto dy koncepte që përmenden në pikën a) dhe b) të nenit 121 të Kushtetutës atëherë kjo është një marrëveshje ndërkombëtare që kërkon plotfuqinë e presidentit.

    Sipas opozitës, hapësira territoriale në Shëngjin dhe në Gjadër është pjesë e kësaj Protokollit të Migracionit. Përveç kësaj meqënëse refugjatëve afrikanë u preken të drejtat dhe liritë e njeriut duke u mbajtur mbyllur në kamp, atëherë sërish kemi të bëjmë me një marrëveshje ndërkombëtare, për të cilën duhej të ishte marrë plotfuqia e presidentit.

    Dhe meqënëese Rama e pranon se nuk e ka marrë plotfuqinë e Begajt, atëherë thonë deputetët e opozitës, marrëveshja është antikushtetuese.

    Këtu nis edhe përçarja mes gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

    Shumica e gjykatësve: Italianët nuk e cënojnë territorin shqiptar

    Emri:  gjykatesti-e-kushtetueses-scaled.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  32.0 KB

    Gjatë gjithë këtyre muajve, opinioni publik në Shqipëri dhe Itali, Këshilli i Europës, organizma ndërkombëtare si Amnesty International kanë folur kaq shumë për pikëpyetjet që ngrihen në menaxhimin e territorit në kampin e refugjatëve në Gjadër dhe për cënimin e të drejtave të refugjatëve afrikanë që do të duhet të qëndrojnë në një lloj kampi-burg. Dukshëm, dy çështjet që preken janë menaxhimi i territorit dhe cënimi i të drejtave të njeriut.

    Por për 5 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, Fiona Papajorgji, Sandër Beci, Gent Ibrahimi dhe Marjana Semini marrëveshja nuk ndryshon asgjë as për territorin e Shqipërisë dhe as për të drejtat e refugjatëve afrikanë.

    Interesant është arsyetimi i gjykatësve për moscënimin e territorit shqiptar që u jepet italianëve. Pesë gjykatësit thonë se nuk do të ketë cënim të territorit apo të sovranitetit, përderisa kur italianët të ikin, territori i Shqipërisë do të mbetet i njëjtë.

    Por pesë gjykatësit të cilët u duhet të gjejnë medoemos një arsyetim që e “noterizon” marrëveshjen e Ramës me Melonin, bëjnë një kapërcim logjik shumë të guximshëm kur trajtojnë konceptin e moscënimit të juridiksionit të territorit.

    Dihet se për sa kohë do të jenë brenda në kamp, refugjatët afrikanë do t’i binden ligjeve italiane dhe autoriteteve italiane. Atëherë si ta justifikojnë këtë cënim të territorit anëtarët e gjykatës Kushtetuese?

    E thjeshtë! Përderisa Shqipëria dhe Italia, kanë pranuar të respektojnë Konventën e të Drejtave të Njeriut dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut atëherë ligjet e dy vendeve thjesht plotësojnë njëri-tjetrin në kampin e Gjadrit.

    “Në thelb, Protokolli për Migracionin synon t’u ofrojë migrantëve mundësi qëndrimi në një zonë të mbrojtur dhe të sigurt, sipas një sistemi të plotë rregullash normative, të pranuar në nivel ndërkombëtar si nga shteti shqiptar, ashtu edhe nga shteti italian” arsyetojnë shumica e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

    Me këtë logjikë, nëse kryeministri Rama firmos nesër një marrëveshje me një qeveri tjetër të një vendi të Bashkimit Europian që i jep nën kontroll institucionet shqiptare dhe territorin e Shqipërisë për një kohë të caktuar, atëherë gjithçka është brenda normave kushtetuese, përderisa Shqipëria me vendet e BE kanë nënshkruar të njëjtat konventa dhe pranojnë të njëjtin sistem rregullash.

    Mendimi i pakicës: Marrëveshja anti-kushtetuese

    Emri:  gjyk-pakica-scaled.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  31.4 KB

    Sqarimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen Rama-Meloni përmban edhe mendimin e pakicës, që arsyeton se pakti bie ndesh me kushtetutën. Sipas Marsida Xhaferllarit, Sonila Bejtes dhe Ilir Toskës. tre gjykatësit thonë se nuk qëndron mendimi i qeverisë se thjesht iu dha Italisë në përdorim një pronë e caktuar.

    Sipas tyre “Protokolli për Migracionin është një marrëveshje ndërkombëtare, që i mundëson Republikës së Italisë t’i trajtojë kërkesat e azilkërkuesve në një vend të tretë, ndaj qartësisht lidhet me regjimin ndërkombëtar të mbrojtjes së refugjatëve”.

    Por tre gjykatësit thonë se para se t’i mundësojë Italisë trajtimin e refugjatëve, Shqipëria ka detyrimet e saj për respektimin e konventave ndërkombëtare që ka nënshkruar. Ndaj vetë Shqipëria nuk duhet ta pranojë këtë trajtim, pasi “mbajtja mbyllur e migrantëve në zona të territorit shqiptar, ku legjislacioni shqiptar nuk zbatohet dhe ku autoritetet shqiptare nuk lejohet të hyjnë dhe të veprojnë, paraqet një problematikë të pastër kushtetuese që lidhet me të drejtat themelore të migrantëve që do të strehohen në ato zona”.

    Emri:  e_toska.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  16.0 KB

    Kundër marrëveshjes është shprehur edhe gjykatësja Elsa Toska që arsyetimin e saj ia ka bashkangjitur shpjegimit që publikoi sot Gjykata Kushtetuese.

    “Shteti shqiptar,-shkruan Toska,- brenda territorit të tij fizik i ka dhënë juridiksion shtetit italian, dhe në këtë kuptim ky Protokoll është marrëveshje, e cila i përket kategorisë së marrëveshjeve të parashikuara nga neni 121, pika 1, shkronja “a”, të Kushtetutës”

    “Plotfuqia nuk duhej të ishte lëshuar nga Ministria për Punët e Jashtme pas autorizimit të dhënë nga Kryeministri, por nga Presidenti i Republikës, si autoriteti i vetëm kushtetues për lëshimin e plotfuqisë, sipas Kushtetutës dhe jurisprudencës kushtetuese” vazhdon Toska.

    Edhe pse pakicë, gjykatësit e Kushtetueses ngrenë zërin se aktet e kryeministrit në raport me marrëveshjen e refugjatëve janë “përbëjnë cënim të kompetencave të Presidentit të Republikës”, por vetë presidenti ende nuk ka folur.

    Njësoj si pesë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Begaj është pjesë e atij ansambli burokratësh që ka vendosur t’i përgjigjet Ramës vetëm kur i duhet të noterizojë vendimet e tij.

    Kryeministri Edi Rama asnjëherë nuk ka qenë i shqetësuar për vendimin e gjykatës kushtetuese. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, kur italianët mbajtën frymën, sepse gjykata jonë kushtetuese pezulloi marrëveshjen, Rama i qetësoi personalisht.

    Ai udhëtoi drejt Italisë në një aktivitet partiak të “Frateli d’Italia” dhe i tha Melonit: “Presim me qetësi vendimin dhe më pas punojmë së bashku. Brenda marsit është koha limite por unë jam besimplotë se vendimi do të merret shumë më shpejt, pasi është një marrëveshje shumë e rëndësishme mes dy vendeve dhe dy qeveritë duhet të dinë nëse duhet të vijojnë apo jo, pa humbur kohë”.

    Lapsi.al

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Çamët bashkojnë votat me socialistët për të aprovuar në Kuvend marëveshjen me Italinë për refugjatët

    Mbyllet mes tensioneve seanca plenare, votohet marrëveshja me Italinë për emigrantët

    Emri:  Rama-Meloni.jpg

Shikime: 50

Madhësia:  32.7 KB

    Është votuar me 77 vota marreveshja e emigranteve mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni.

    Marrëveshja nuk ka marrë asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, ndërkohë që për këtë pakt ka votuar edhe PDIU.

    Javën e kaluar marrëveshja mori “OK” edhe nga Gjykata Kushtetuese, si një pakt në përputhje me Kushtetutën, duke hedhur poshtë propozimet e opozitës.

    Kjo marrëveshja parashikon ndërtimin në vendin tonë të kampeve që do të presin emigrantët afrikanë të kthyer nga Italia, derisa të plotësohet dokumentacioni i tyre, ku do të shihet nëse do të përfitojnë azil apo jo.

    Marrëveshja është kundërshtuar nga opozita në të dy vendet, por edhe nga aksponentë të lartë të BE-së, të cilët kanë shprehur skepticizmin e tyre për të.

    Euronews

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çamët bashkojnë votat me socialistët për të aprovuar në Kuvend marëveshjen me Italinë për refug

    SYRI TV/ Kuvendi ratifikon marrëveshjen Rama-Meloni, PDIU votoi pro, Bradhi: Pakti shkel sigurinë kombëtare të vendit

    Me 77 vota, kuvendi ratifikoi marrëveshjen me Italinë, duke i hapur rrugë, mbërritjes së emigranteve të vendeve të treta në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po vepron si vend i anëtar i BE-së, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u shpreh se ky pakt shkel interesat e vendit dhe sigurinë kombëtare. Pro marrëveshjes votuan edhe deputetët e PDIU, me argumentin se po mbështesin një vend mik, si Italia.

    Kuvendi ratifikoi sot marrëveshjen mes kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministres Georgia Meloni duke i hapur rruge mbërritjes se refugjateve te vendeve te treta, ne kampin e Gjadrit dhe Shengjinit.

    Megjithëse mungoi në Kuvend, përmes një postimi në twitter, Kryeministri Edi Rama përshëndeti ratifikimin e marrëveshjes, duke thënë se asnjë vend nuk mund ta përballojë I vetëm sfidën e refugjatëve, ndërsa sulmoi edhe opozitën duke e akuzuar se po e përdor këtë çështje për konsum të brendshëm politike.

    Shqipëria po qëndron së bashku me Italinë duke zgjedhur të veprojë si një vend anëtar i BE-së dhe duke rënë dakord të ndajë një barrë që Evropa duhet të përballojë e bashkuar si një familje e tërë përballë një sfide të guximshme që kapërcen ndarjet tradicionale të majta dhe të djathta. Duke punuar së bashku për të gjetur përgjigjet e duhura, në vend që ta përdorni këtë çështje si lëndë djegëse për grindjet e brendshme politike që vetëm sa rrit ankthin mes njerëzve të kontinentit tonë të përbashkët dhe e bën të ardhmen tonë kolektive më të pasigurt.

    Në përfundim të seancës plenare, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi e cilësoi paktin me Italinë, si një marrëveshje që cenon interesat e vendit dhe sigurinë kombëtare.

    Pro marrëveshjes me qeverinë italiane, votoi edhe partia për drejtësi integrim dhe unitet, deputetët e te cilës e cilësuan këtë votë, si detyrim karshi Italisë por mohuan bashkimin me mazhorancën socialiste.

    I pyetur për këtë bashkim votash, Gazment Bardhi u shpreh se kjo është sjellje normale e një partie politike qe ka agjendën e vet por jo si ndarje te PDIU–së nga opozita.

    Syri

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çamët bashkojnë votat me socialistët për të aprovuar në Kuvend marëveshjen me Italinë për refug

    Rama për marrëveshjen me Italinë: Po ndajmë një barrë që Europa duhet të përballojë e bashkuar

    Emri:  IMG_4035.jpg

Shikime: 35

Madhësia:  20.8 KB

    Kryeministri Edi Rama reagon për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

    REAGIMI
    Kuvendi ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit kundër migracionit të paligjshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë! Shqipëria po qëndron së bashku me Italinë duke zgjedhur të veprojë si një vend anëtar i BE-së dhe duke rënë dakord të ndajë një barrë që Europa duhet të përballojë e bashkuar si një familje e tërë përballë një sfide të guximshme që kapërcen ndarjet tradicionale të majta dhe të djathta. Duke punuar së bashku për të gjetur përgjigjet e duhura, në vend që ta përdorni këtë çështje si lëndë djegëse për grindjet e brendshme politike që vetëm sa rrit ankthin mes njerëzve të kontinentit tonë të përbashkët dhe e bën të ardhmen tonë kolektive më të pasigurt. Asnjë vend nuk mund ta zgjidhë një sfidë të tillë i vetëm, asnjë retorikë apo zgjidhje e shpejtë nuk mund të ndryshojë madhësinë e saj dhe asnjë lavdi e vjetër apo mënyra e të menduarit e kaluar nuk mund të sigurojë një shpëtim nga përballja me atë që po vjen në të gjitha frontet. Vetëm një Evropë më e fortë, më e guximshme dhe më sovrane, besnike ndaj vetvetes mundet.

    Lapsi

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: Çamët bashkojnë votat me socialistët për të aprovuar në Kuvend marëveshjen me Italinë për refug

    Ne nje vend normal do kishte nje minimum kundershtie kundrejt ketij vendimi ! Por aty nuk leviz azgje,e vetmja protest qe behet qe ajo e djeshmja per leket e Saliut dhe te familjes se tije.

    Ne ate vend kjo Opozite pa zhduk edhe idene se per çfare sherben populli,se idene e te berit opozite e ka zhdukur me kohe. Pa ikur kjo karikature opozite ai vend nuk ka shpetim .

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Kryeplaku (23-02-2024)

  12. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çamët bashkojnë votat me socialistët për të aprovuar në Kuvend marëveshjen me Italinë për refug

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ne nje vend normal do kishte nje minimum kundershtie kundrejt ketij vendimi ! Por aty nuk leviz azgje,e vetmja protest qe behet qe ajo e djeshmja per leket e Saliut dhe te familjes se tije.

    Ne ate vend kjo Opozite pa zhduk edhe idene se per çfare sherben populli,se idene e te berit opozite e ka zhdukur me kohe. Pa ikur kjo karikature opozite ai vend nuk ka shpetim .
    Gjithë fajet i ka gjithmonë opozita Serafim!

    Partia e shoku Enver i Ri nuk kanë asnjë faj që e kthejnë Shqipërinë në zorrën e trashë të Italisë. Dhe ata deputetët çamë që e shesin votën në parlament për para e pushtet, nuk kanë asnjë faj. Opozita e bëri detyrën e saj. E denoncoi aktin si antikushtetues në gjykatën kushtetuese. As nuk morri pjesë në votimin në Kuvend.

    Por edhe ky votim ka një vlerë të madhe. Në Shqipëri e bëjnë sot ligjin minoritarët. Kemi një Kryeçoban kryeministër dhe një grusht çamësh që nuk e kanë për gjë të shesin interesat shqiptare për një grusht parash apo për pak më shumë pushtet.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-02-2024 më 16:03

  13. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çamët bashkojnë votat me socialistët për të aprovuar në Kuvend marëveshjen me Italinë për refug

    Kuvendi ratifikon marrëveshjen e emigrantëve me Italinë

    Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten me 77 vota pro ratifikimin e protokollit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj Italiane për ngritjen e një kampi emigrantësh në territorin shqiptar pasi kjo marrëveshje kaloi filtrin e Gjykatës Kushtetuese.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  20221208_145620_061222310-5_BCqvSHV-1536x1089.jpg

Shikime: 33

Madhësia:  32.0 KB

    Sipas këtij protokolli, Shqipëria pranon të vendosë në dispozicion të qeverisë italiane territorin e vet për të ngritur kampe të ngjashme me burgjet si dhe të presë mijëra emigrantë nga vendet e treta për të paktën një periudhë 5-vjeçare.

    Votave të mazhorancës socialiste iu bashkuan dhe ato të një partie të vogël opozitare, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ndërsa pjesa tjetër e opozitës e kundërshtoi.

    Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, u shpreh se të gjithë duhet të kishim votuar pro, pasi Italia është një vend mik.

    “Ne mund të ndihmojmë për një problematike të tyre, dhe duhet të jemi në krah të tyre”, tha ajo duke shpjeguar votën pro.

    Ndërsa kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha pas seancës se “kjo marrëveshje tejkalon pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, dëmton interesin publik dhe cenon sigurinë kombëtare”.

    Kryeministri Edi Rama nuk e fshehu gëzimin për miratimin e marrëveshjes së inicuar prej tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni, dhe pse marrëveshja u kritikua nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe nga Bashkimi Europian.

    “Shqipëria mbështet Italinë dhe vepron si një vend anëtar i BE-së, duke rënë dakord të ndajë një barrë që Evropa duhet ta përballojë e bashkuar si një familje, përballë një sfide që kapërcen ndarjet tradicionale të majta dhe të djathta”- shkruajti ai në një reagim pas votimit.

    Asnjë vend nuk mund ta zgjidhë një sfidë të tillë i vetëm, – shtoi ai duke i quajtur kritikat ndaj marrëveshjes si “demode”.

    “Asnjë lavdi e vjetër apo mënyrë demode e të menduarit nuk mund të na shpëtojë nga përballja me atë që po vjen në të gjitha frontet”- shkruan ai duke iu referuar BE-së.

    Marrëveshja u firmos në nëntor, por ratifikimi nga parlamenti u pezullua nga Gjykata Kushtetuese me kërkesë të një grupimi deputetësh të Partisë Demokratike. Në janar kjo gjykatë vendosi me shumicë votash se ajo ishte “në pajtim me Kushtetutën”.

    BIRN

  14. #53
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Për: Çamët bashkojnë votat me socialistët për të aprovuar në Kuvend marëveshjen me Italinë për refug

    Heshtja e "shoqerise civile" ne Shqiperi eshte nje cudi e madhe.

    Ky plan e kthen Shqiperine ne Guantanamon e Evropes, vetem se ne jemi me me pak fat sepse Shengjini dhe Gjadri nuk do te menaxhohen nga amerikanet, por nga italianet --te cilet deri 20 vite me pare konsideroheshin shteti me i korruptuar i BE (tani per korrupsion ne BE Italise ia kalojne Bullgaria dhe Rumania).

    Derdellitet vazhdimisht per 3000 veta, kur ky plan mund te sjelle ne Shqiperi (gjasme provizorisht) 360.000 meshkuj afrikane. Pra 3000 eshte grupi, 36.000 meshkuj afrikane eshte maksimumi ne vit dhe marreveshja vlen per 10 vjet.

    Marreveshja thote qe Shqiperia nuk perfiton asgje, kurse koston e mbulojne italianet. Pra Shengjinin dhe Gjadrin i beme kurban me shkembim asgjene (sipas marreveshjes, kuptohet).

    Dhe klauza me e cuditshme e kesaj marreveshjeje eshte qe pala shqiptare merr persiper kthimin e ketyre njerezve ne Afrike, ne rast se pala italiane i refuzon.

    Lind pyetja: cfare behet me ata qe nuk kane ku te kthehen edhe ne rast se Italia u refuzon azilin? Gjermania ka afro 200.000 te tille (dmth. njerez qe nuk e meritojne azilin, por qe ne te njejten kohe figurojne si njerez pa shtet dhe askush nuk ka ku t'i coje).

    E perseris, shume cudi qe "shoqeria civile" e Shqiperise nuk reagoi fare per kete marreveshje qe nuk eshte e mire per afrikanet, nuk eshte e mire per banoret e Shengjinit dhe Gjadrit, bie ndesh me konventat nderkombetare per te drejtat e njeriut dhe sipas "zotit" Rama behet pa asnjelloj perfitimi per Republiken e Shqiperise.

  15. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Provokimi i “L’espresso”. Giorgia, mbretëresha e Shqipërisë

    Emri:  re-giorgia-d-albania.jpg

Shikime: 15

Madhësia:  48.2 KB

    Për disa Shqipëria është një vend që ka fituar respekt ndërkombëtar falë Edi Ramës, ndërsa për disa të tjerë ajo por merr vulën e një republike bananesh falë qokave që bën autokrati i saj për të forcuar pushtetin e vet personal. Bindjen e këtyre të dytëve e përforcion edhe kopërtina e revists italane “L’Espresso”, e cila ka si fotografi të saj kryeministren italiane Georgia Meloni e vënë në sfond të flamurit shqiptar. Titulli i saj provokues është: “Giorgia, mbretëresha e Shqipërisë”, duke bërë një aluzion të qartë me emërtimin që monarku italian Viktor Emanueli i tretë mori pas pushtimit italian, kur një grup kuislingësh i vunë mbi krye përkrenaren e Skënderbeut.

    E përjavshmja e majtë “L’Espresso” është e njohur për ballinat e saj provokuese. Të premten që shkoi ajo ia kushtoi atë influenceres Chiara Ferragnit duke e paraqitur atë si “Joker”, personazhi i keq i Batman (Foto poshte).

    Emri:  Screenshot 2024-03-16 at 12.24.53 PM.jpg

Shikime: 15

Madhësia:  24.2 KB

    Ndërsa këtë herë Meloni përshkruhet si mbretëresha e Shqipërisë falë ekseritoritialitetit që i ka dhuruar Edi Rama Italisë në tokën tonë, për të vendosur kampet e pritjes së refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin. Brenda tyre do të veprojnë ligjet italiane dhe policia shqiptare do të ketë juridiksion vetëm jashtë telave me gjemba të kampeve.

    Emri:  Screenshot 2024-03-16 at 12.25.32 PM.jpg

Shikime: 16

Madhësia:  22.8 KB

    Në artikull shpjegohet se Edi Rama ia bërë këtë ‘nder” homologes së saj vetëm për efekte elektorale në prag të fushatës për zgjedhjet evropiane. Në muajt e fundit, Meloni ka folur vazhdimisht për “mbrojtjen e kufirit” për të ngadalësuar “pushtimin” e emigrantëve që vijnë nga brigjet e Afrikës së Veriut. Numrat, megjithatë, tregojnë një histori shumë të ndryshme. Asnjë pushtim, asnjë sulm ndaj Italisë”, shpjegon në artikullin e saj, Bianca Senatore. Ndërsa drejtori i revistës Enrico Bellavia, në editorial, spjegon sesi konsensusi është shteruar nga frika e shkaktuar: «Ne gjithmonë fillojmë duke ngritur një alarm, pavarësisht nëse është i vërtetë apo i supozuar – dhe “pushtimi” i emigrantëve bën pjesë në kategornë e dytë – për të përfunduar me një zgjidhje muskuloze si dekreti Cutro” vëren ai duke theksuar se kjo lloj politike nuk ka asnjë të përbashkët me interesat reale të qytetarëve.

    Maëveshja Rama Meloni u trajtua gjatë si një rast simbolik, për mënyrën se si autokrati shqiptar fiton përkrahjen e liderve ndërkombëtarë nga gazeta franceze online “Mediapart”. “Më 6 nëntor 2023, Edi Rama ra dakord me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, për të “zhvendosur” në tokën shqiptare personat që kërkojnë azil në Itali, gjatë kohës që kërkesa e tyre studiohet nga pala italiane. Nëse kjo marrëveshje është krahasuar me atë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës, janë marrë masa të veçanta paraprake për të shmangur kundërshtimin e ligjit ndërkombëtar ose rregullave evropiane për azilin. Vetëm personat e shpëtuar në det dhe që nuk kanë shkelur kurrë në tokën italiane do të mund të dërgohen në Shqipëri. Status ekstraterritorial do të gëzojë edhe kampi që i mirëpret.

    Pikërisht ky status ekstraterritorial ngjalli kritika nga opozita shqiptare, me arsyetimin se marrëveshja shkelte Kushtetutën duke i shitur sovranitetin e pjesëve të territorit kombëtar një fuqie të huaj. Dhe nuk bëhet fjala për një shtet të zakonshëm. Nëse Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë (në vitin 2022, Italia përbënte gati dy të tretat e eksporteve shqiptare drejt Bashkimit Evropian), askush në Tiranë nuk harron që Musolini pushtoi vendin në prill 1939. Për publicistin shqiptar Fatos Lubonja, marrëdhënia mes Romës dhe Tiranës mbetet ende e një natyre “neokoloniale”.

    Megjithatë, në janar, Gjykata Kushtetuese shqiptare hodhi poshtë, me një votë diferencë, ankesat e opozitës, gjë që i hapi rrugën ratifikimit përfundimtar të marrëveshjes. Giorgia Meloni tani shpreson se Shqipëria do të mirëpresë azilkërkuesit e parë, që do të zhvendosen përpara zgjedhjeve evropiane në qershor” thuhej në artikullin e autorëve Jean-Arnault Dérens , Laurent Geslin dhe Simon Rico në Mediapart.

    Marrëveshja Rama Meloni pasi u validua nga Gjykata Kushtetuese e vendit u votua nga shumica socialiste në parlament, por zbatimi i saj duket se është bllokuar në Gjykatën e Strazburgut.

    Gjykata e BE-së i ka thënë jo shqyrtimit urgjent të kërkesës së Italisë për të verifikuar nëse shkeleshin të drejtat nga procedura të përshpejtuara të kërkesave të azilkërkuesve dhe garancia fikse. Protokolli mes Melonit dhe Ramës parashikon se për emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare, përfshirë një garanci 5000 euro.

    Tashmë procesi mund të zgjasë disa muaj dhe vendimmarrja e gjyqtarëve të seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane mund ta ngecet duke bërë që efekti i parë mund të jetë ai i një shtyrje e përkohshme të papërcaktuar i zbatimit të marrëveshjes, ndërsa ishte parashikuar që emigrantët e parë të mbërrinin në Shëngjin në këtë pranverë.

    Lapsi

  16. #55
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,464
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Provokimi i “L’espresso”. Giorgia, mbretëresha e Shqipërisë

    Emri:  re-giorgia-d-albania.jpg

Shikime: 15

Madhësia:  48.2 KB

    Për disa Shqipëria është një vend që ka fituar respekt ndërkombëtar falë Edi Ramës, ndërsa për disa të tjerë ajo por merr vulën e një republike bananesh falë qokave që bën autokrati i saj për të forcuar pushtetin e vet personal. Bindjen e këtyre të dytëve e përforcion edhe kopërtina e revists italane “L’Espresso”, e cila ka si fotografi të saj kryeministren italiane Georgia Meloni e vënë në sfond të flamurit shqiptar. Titulli i saj provokues është: “Giorgia, mbretëresha e Shqipërisë”, duke bërë një aluzion të qartë me emërtimin që monarku italian Viktor Emanueli i tretë mori pas pushtimit italian, kur një grup kuislingësh i vunë mbi krye përkrenaren e Skënderbeut.

    E përjavshmja e majtë “L’Espresso” është e njohur për ballinat e saj provokuese. Të premten që shkoi ajo ia kushtoi atë influenceres Chiara Ferragnit duke e paraqitur atë si “Joker”, personazhi i keq i Batman (Foto poshte).

    Emri:  Screenshot 2024-03-16 at 12.24.53 PM.jpg

Shikime: 15

Madhësia:  24.2 KB

    Ndërsa këtë herë Meloni përshkruhet si mbretëresha e Shqipërisë falë ekseritoritialitetit që i ka dhuruar Edi Rama Italisë në tokën tonë, për të vendosur kampet e pritjes së refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin. Brenda tyre do të veprojnë ligjet italiane dhe policia shqiptare do të ketë juridiksion vetëm jashtë telave me gjemba të kampeve.

    Emri:  Screenshot 2024-03-16 at 12.25.32 PM.jpg

Shikime: 16

Madhësia:  22.8 KB

    Në artikull shpjegohet se Edi Rama ia bërë këtë ‘nder” homologes së saj vetëm për efekte elektorale në prag të fushatës për zgjedhjet evropiane. Në muajt e fundit, Meloni ka folur vazhdimisht për “mbrojtjen e kufirit” për të ngadalësuar “pushtimin” e emigrantëve që vijnë nga brigjet e Afrikës së Veriut. Numrat, megjithatë, tregojnë një histori shumë të ndryshme. Asnjë pushtim, asnjë sulm ndaj Italisë”, shpjegon në artikullin e saj, Bianca Senatore. Ndërsa drejtori i revistës Enrico Bellavia, në editorial, spjegon sesi konsensusi është shteruar nga frika e shkaktuar: «Ne gjithmonë fillojmë duke ngritur një alarm, pavarësisht nëse është i vërtetë apo i supozuar – dhe “pushtimi” i emigrantëve bën pjesë në kategornë e dytë – për të përfunduar me një zgjidhje muskuloze si dekreti Cutro” vëren ai duke theksuar se kjo lloj politike nuk ka asnjë të përbashkët me interesat reale të qytetarëve.

    Maëveshja Rama Meloni u trajtua gjatë si një rast simbolik, për mënyrën se si autokrati shqiptar fiton përkrahjen e liderve ndërkombëtarë nga gazeta franceze online “Mediapart”. “Më 6 nëntor 2023, Edi Rama ra dakord me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, për të “zhvendosur” në tokën shqiptare personat që kërkojnë azil në Itali, gjatë kohës që kërkesa e tyre studiohet nga pala italiane. Nëse kjo marrëveshje është krahasuar me atë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës, janë marrë masa të veçanta paraprake për të shmangur kundërshtimin e ligjit ndërkombëtar ose rregullave evropiane për azilin. Vetëm personat e shpëtuar në det dhe që nuk kanë shkelur kurrë në tokën italiane do të mund të dërgohen në Shqipëri. Status ekstraterritorial do të gëzojë edhe kampi që i mirëpret.

    Pikërisht ky status ekstraterritorial ngjalli kritika nga opozita shqiptare, me arsyetimin se marrëveshja shkelte Kushtetutën duke i shitur sovranitetin e pjesëve të territorit kombëtar një fuqie të huaj. Dhe nuk bëhet fjala për një shtet të zakonshëm. Nëse Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë (në vitin 2022, Italia përbënte gati dy të tretat e eksporteve shqiptare drejt Bashkimit Evropian), askush në Tiranë nuk harron që Musolini pushtoi vendin në prill 1939. Për publicistin shqiptar Fatos Lubonja, marrëdhënia mes Romës dhe Tiranës mbetet ende e një natyre “neokoloniale”.

    Megjithatë, në janar, Gjykata Kushtetuese shqiptare hodhi poshtë, me një votë diferencë, ankesat e opozitës, gjë që i hapi rrugën ratifikimit përfundimtar të marrëveshjes. Giorgia Meloni tani shpreson se Shqipëria do të mirëpresë azilkërkuesit e parë, që do të zhvendosen përpara zgjedhjeve evropiane në qershor” thuhej në artikullin e autorëve Jean-Arnault Dérens , Laurent Geslin dhe Simon Rico në Mediapart.

    Marrëveshja Rama Meloni pasi u validua nga Gjykata Kushtetuese e vendit u votua nga shumica socialiste në parlament, por zbatimi i saj duket se është bllokuar në Gjykatën e Strazburgut.

    Gjykata e BE-së i ka thënë jo shqyrtimit urgjent të kërkesës së Italisë për të verifikuar nëse shkeleshin të drejtat nga procedura të përshpejtuara të kërkesave të azilkërkuesve dhe garancia fikse. Protokolli mes Melonit dhe Ramës parashikon se për emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare, përfshirë një garanci 5000 euro.

    Tashmë procesi mund të zgjasë disa muaj dhe vendimmarrja e gjyqtarëve të seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane mund ta ngecet duke bërë që efekti i parë mund të jetë ai i një shtyrje e përkohshme të papërcaktuar i zbatimit të marrëveshjes, ndërsa ishte parashikuar që emigrantët e parë të mbërrinin në Shëngjin në këtë pranverë.

    Lapsi
    Po per ne c`rendesi kane keto??? Sa emigrante kemi ne ne Itali?? A thelloheni pak se perse u vendosen pensionet per emigrantet???? Po te veni mendjen ne pune do t`i shihni ndryshe gjerat. Me jep, te te jap eshte kjo bote.
    Duaje te afermin tend si veten

  17. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Corriere Della Sera: Kostoja e marrëveshjes Meloni-Rama për refugjatët afrikanë, 650 milionë euro

    Qeveria Meloni ka premtuar: sa më pak emigrantë të jetë e mundur duhet të zbresin në Itali. Shifrat me të cilat kemi të bëjmë janë këto: në vitin 2022 105.131 ardhje, në vitin 2023 157.651 dhe me 20 mars 2024 janë 8.629 (këtu), pak më pak se gjysma krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rënie ka shumë të ngjarë si rezultat i Memorandumit të Mirëkuptimit me Tunizinë të 16 korrikut 2023 (këtu), me të cilin BE i jep Presidentit Kaïs Saïed 105 milionë euro për kontrollin e kufirit. Projekti ka të bëjë me devijimin e zbarkimeve nga Italia në Shqipëri, me të cilin më 6 nëntor 2023 nënshkruhet një Protokoll për ndërtimin e dy strukturave me shpenzimet tona: njëra për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit në portin e Shëngjinit, tjetra në një sipërfaqe prej 77 mijë metra katrorë në Gjadër, ku emigrantët do të jenë në “gjendje ndalimi” sipas modelit Cpr (këtu neni 7 bis), në pritje të miratimit të kërkesës për azil apo urdhrit të dëbimit. Masat e nevojshme për të siguruar qëndrueshmërinë e emigrantëve brenda zonave janë përgjegjësi e autoriteteve italiane, duke parandaluar daljen e tyre si gjatë procedurave administrative ashtu edhe në përfundim të tyre. Le të shohim se si funksionon marrëveshja e cila ka një kohëzgjatje prej 5 vitesh, dhe mundësisht të rinovueshme.

    Emri:  Screenshot 2024-03-25 at 4.15.39 PM.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  62.6 KB

    Kush shkon ku: si funksionon renditja
    Renditja bëhet në ujërat ndërkombëtare në lidhje me shpëtimin nga mjetet italiane të urgjencës (dhe jo OJQ-të) (këtu). Në Shqipëri sillen vetëm meshkuj të rritur nga vende që konsiderohen të sigurta (si Tunizia, Maroku dhe Algjeria, këtu është lista e plotë) Hipoteza është që të vendosim asetet tona detare në mes të detit ku mund të jenë të mitur, gra dhe të moshuar. të ndarë, të cilët do të zbarkojnë në Itali pasi me ligj nuk mund të shkojnë në qendrat shqiptare (këtu neni 2). Një renditje e ndërlikuar për t'u bërë në mes të detit, duke qenë se emigrantët udhëtojnë pa dokumente.

    Seancat video në lidhje me Romën
    Pas dërgimit në qendrat e vendosura në portin e Shëngjinit dhe më pas në Gjadër, ku kapaciteti maksimal është 3 mijë emigrantë (këtu neni 4), identifikimi dhe përcaktimi i statusit do të bëhet nga komisionet e reja territoriale. Kohët janë ato të parashikuara nga "procedurat e përshpejtuara të kufirit" që hynë në fuqi më 6 maj 2023 me dekretin Cutro (këtu neni 7 bis): 28 ditë për identifikimin dhe verifikimin e kërkesave për azil. Duke hyrë në detaje: vendimi për njohjen e mbrojtjes ndërkombëtare duhet të merret brenda 7 ditëve, nëpërmjet video seancave të lidhura nga Roma; në rast refuzimi, aplikanti do të jetë në gjendje të apelojë brenda 14 orëve në vijim; dhe brenda 7 ditëve të tjera gjyqtari do të duhet të vendosë nëse do të pranojë apo refuzojë. Në atë moment ata që kanë të drejtë azili hyjnë rregullisht në Itali; për të gjithë të tjerët duhet të kryhet riatdhesimi, i cili në çdo rast do të bëhet nga Italia. Prandaj – ky është arsyetimi i kryeministres Giorgia Meloni – “çdo muaj hyjnë 3000 e dalin 3000, pra në Shqipëri mund të menaxhohen 36000 emigrantë në vit” (këtu). Një shpresë që është e vështirë të arrihet.

    Emri:  Screenshot 2024-03-25 at 4.17.20 PM.jpg

Shikime: 19

Madhësia:  28.6 KB

    “Dyert rrotulluese” që i kthejnë në Itali
    Neni 4 i Protokollit (këtu) thotë: “Afati kohor i qëndrueshmërisë së një migranti individual nuk mund të jetë kurrë më i madh se koha rreptësisht e nevojshme për të kryer procedurat për konstatimin e kërkesave për hyrjen dhe qëndrimin në Itali dhe, në rastet e parashikuara. , procedurat e riatdhesimit”. Çfarë do të thotë? Se nëse çdo muaj 3 mijë emigrantë largohen nga qendrat shqiptare dhe kthehen në Itali, dhe mes tyre një mijë kanë marrë të drejtën e azilit, 2 mijë të tjerët duhet të riatdhesohen. Këtu ngec dera rrotulluese. Duke qenë se këto operacione kërkojnë një marrëveshje me vendin e origjinës, mesatarisht çdo muaj riatdhesojmë 400. Dhe në fakt në vitin 2023, nga 150 mijë të ardhur, kemi sjellë në shtëpi 4753 (shih Dataroom e marsit 2019).

    Emri:  Screenshot 2024-03-25 at 4.19.19 PM.jpg

Shikime: 17

Madhësia:  60.1 KB

    Do të thotë që të gjithë të tjerët do të duhet të qëndrojnë deri në 18 muaj në CPR-të italiane, ku në total vendet e disponueshme në letër janë 1359, por në realitet janë më pak për shkak të punimeve të rinovimit në vazhdim, për shembull në Torino dhe Trapani ( këtu faqe 53); ndërsa pozicionet e reja të shpallura nga qeveria nuk janë gati (këtu). Më pas, pas 18 muajsh, ata që nuk mund të riatdhesohen kthehen në liri dhe bëhen emigrantë të paligjshëm.

    Emri:  Screenshot 2024-03-25 at 4.20.20 PM.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  38.8 KB

    Alternativa e bën ujin
    Alternativa është të lihen ata që presin dëbimin në qendrat e paraburgimit në Shqipëri dhe në mungesë të marrëveshjeve të reja, të kthehen në Itali ata disa qindra të riatdhesueshëm. Në këtë rast, megjithatë, nuk lirohet asnjë vend në qendrat e Shëngjinit/Gjadër, dhe kështu numri i migrantëve të mirëpritur është shumë larg prej 36,000 të shpallurve në vit. Megjithatë, në fund historia është gjithmonë e njëjtë: pas 18 muajsh emigrantët që nuk kanë mundur të dëbohen duhet të kthehen në Itali dhe të lirohen.

    Llogaritë pa hanxhiun
    Kjo ardhje dhe ikje duhet të merret edhe me Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, e cila do të duhet të vendosë nëse "ndalimi" i parashikuar nga "procedurat e përshpejtuara kufitare" të dekretit Cutro (i shmangshëm vetëm nëse migranti paguan një depozitë prej 5000 euro) është në përputhje. me të drejtat e njeriut të mbrojtura nga standardet evropiane. Vendimi do të vijë në kohën e duhur, ndoshta jo para një viti. Do të ishte një kumar që ndërkohë të silleshin emigrantë në Shqipëri, sepse ekziston mundësia që gjyqtarët (juridiksioni i takon seksionit të specializuar të Gjykatës së Romës) të mos e vërtetojnë ndalimin brenda 48 orëve të parashikuara, siç e kanë bërë tashmë. bërë në Itali. Dhe në Shëngjin/Gjadër emigrantët nuk mund të ecin lirisht. Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi megjithatë vazhdon: “Në pritje të gjykimit, ne jemi në dispozicion për të rishikuar rregullin për lirimin me kusht për migrantët, i cili na duket se është i vetmi dyshim i ngritur. Afati po përparon dhe inxhinierët tanë civilë si dhe zjarrfikësit janë tashmë në punë për ndërtimin e shpejtë të qendrave”. Por sa na kushton ky xhiro nëpër Mesdhe?

    Emri:  Screenshot 2024-03-25 at 4.21.26 PM.jpg

Shikime: 20

Madhësia:  25.4 KB

    Kostot: 653 milionë euro
    Mes ndërtimit, menaxhimit dhe pajisjeve telematike, të dy strukturat do të kushtojnë gati 69 milionë euro: «Meqenëse rastet e ndërprerjeve janë të shpeshta, është e nevojshme pajisja e zonës me gjeneratorë – lexojmë në raportin teknik që shoqëron Protokollin -. Duke qenë se rastet e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë të shpeshta, veçanërisht në muajt e verës, është e nevojshme pajisja e zonës me depozita magazinimi; e gjithë zona nuk është e pajisur me kanalizim publik; prandaj, për shkarkimin e ujërave të zeza është e nevojshme të krijohet një rezervuar depozitimi me kapacitet të përshtatshëm që të zbrazet periodikisht me një makinë vetë-kulluese; shërben edhe si lidhje me rrjetin telefonik dhe internetin”. 25 milionë të tjera nevojiten për institucionin e vuajtjes së dënimit. Duhet t'i japim Shqipërisë 94 milionë për mbikëqyrjen e jashtme: juridiksioni do të jetë italian, por Edi Rama do të bashkëpunojë me forcat e tij policore për sigurinë jashtë strukturave. Për udhëtimin, ditoren, ushqimin dhe akomodimin e burrave të Karabinierëve, Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza-s, kostot shtesë janë 260 milionë e 200 mijë euro. Për 5 komisionet e reja territoriale që do të duhet të shprehin mendimin për të drejtën e azilit: 17 milionë e 970 mijë. Për 152 të punësuar të rinj përfshirë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe të Drejtësisë, magjistratë, gjyqtarë të paqes dhe drejtues të shëndetësisë 42 milionë e 507 739. Për dhënien me qira të klasave në Romë për videodëgjime, rrymë dhe ngrohje 2 milionë e 920 mijë euro.

    Emri:  Screenshot 2024-03-25 at 4.22.26 PM.jpg

Shikime: 18

Madhësia:  39.7 KB

    Për të ndërtuar dhe pajisur 20 salla gjyqi për seancat në Shqipëri dhe për lidhjet telematike nga Italia të mbrojtësve 8 milionë e 730 mijë. Shpenzimet e udhëtimit për avokatë dhe përkthyes 29 milionë e 160 mijë. “Në përfundim të procedurave të vlerësimit – thotë neni 9 i Protokollit – autoritetet italiane me shpenzimet e tyre do të largojnë emigrantët nga territori shqiptar” (këtu). Domethënë i kthejnë në Itali dhe kostoja e qirasë së anijeve, automjeteve dhe pajisjeve është 104 milionë të tjera. Kostot totale për pesë vjet: 653.5 milionë euro.

    Burimi: Corriere Della Sera
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-03-2024 më 16:35

  18. #57
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria italiane: Kampin e refugjatëve afrikanë në Shqipëri e hapim në 20 maj 2024

    Emigrantët afrikanë vijnë në maj: Italia cakton datën, hap tenderin për kampin

    Emri:  rama-meloni.jpg

Shikime: 2708

Madhësia:  32.6 KB

    Kampi i emigrantëve në Lezhë mund të jetë gati në 20 maj. Qeveria italiane ka vendosur këtë datë për transferimin e grupeve që hyjnë ilegalisht nga Afrika dhe kërkojnë azil.

    Ministria e Brendshme në Itali ka publikuar tenderin për menaxhimin e mjediseve të pritjes, që do të ngrihen në Shqipëri, pas marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministrat Rama-Meloni, në nëntor të vitit 2023. Tashmë, ajo pret ofertat nga kompanitë vendase.

    Marrëveshja parshikon ngritjen e 3 kampeve, me nga 1000 persona secili, ku do të ndalohen të miturit, gratë shtatzëna dhe grupet e pambrojtur.

    Një nga tre strukturat do të ndërtohet pranë portit të Shëngjinit, ku duhet të kryhen procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Dy të tjerat do të vendosen në Gjadër, njëra njëzet kilometra në veri dhe një në brendësi të zonës.

    Sipas planit të qeverisë italiane, në Shqipëri duhet të strehohen emigrantët e shpëtuar nga autoritetet italiane, të cilët tentojnë të shkojnë atje përmes detit.

    Vlera e kontratës është rreth 34 milionë euro, të cilave duhet t’i shtohen rimbursimet për shërbimet e transportit, shërbimet komunale, grumbullimin e mbetjeve, mirëmbajtjen, lidhjen e internetit dhe kujdesin shëndetësor.

    Gjatë periudhës së qëndrimit në Shqipëri, emigrantët nuk do të mund të dalin nga qendrat: nëse e bëjnë, do të kthehen nga autoritetet shqiptare.

    Euronews

  19. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët në Shëngjin dhe Gjadër dërgohet në Gjykatën e BE

    Emri:  672-380-1702214315xrama-meloni-refugjatet-883.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  47.4 KB

    Marrëveshja Rama-Meloni për pritjen e rreth 36.000 emigrantëve azilkërkues në vit në Shëngjin dhe Gjadër është e rrezikuar nga një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

    Gjykata e BE-së i ka thënë jo shqyrtimit urgjent të kërkesës së Italisë për të verifikuar nëse shkeleshin të drejtat nga procedura të përshpejtuara të kërkesave të azilkërkuesve dhe garancia fikse. Protokolli mes Melonit dhe Ramës parashikon se për emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare, përfshirë një garanci 5000 euro.

    Procesi mund të zgjasë disa muaj dhe vendimmarrja e gjyqtarëve të seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane mund ta ngecet duke bërë që efekti i parë mund të jetë ai i një shtyrje e përkohshme të papërcaktuar i zbatimit të marrëveshjes, ndërsa ishte parashikuar që emigrantët e parë të mbërrinin në Shëngjin në këtë pranverë.

    Marrëveshjes Rama-Meloni u firmos në Romë më 6 nëntor 2023 nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane GiorgiaMeloni. Ajo parashikon ngritjen e një qendre pritjeje në Portin e Shëngjinit në Lezhë dhe një qendër akomodimi në Gjadër. Italia do të kujdeset për të gjitha shpenzimet ndërsa numri i emigrantëve të akomoduar në një moment të caktuar nuk do t’i kalojë 3000.

    Koha Jone

  20. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    EKSKLUZIVE/ Një burg dhe 20 salla gjyqi në qendrat e mikpritjes së emigrantëve në Shëngjin e Gjadër

    Emri:  auto_auto_auto_2rw3fsvdx169928643516992930941703848826.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  32.1 KB

    Komisioni i Ligjeve në Parlamentin italian ka marrë në dorëzim për të shqyrtuar projektligjin e marrëveshjes për emigrantët mes Italisë e Shqipërisë.

    Nga Alba Kepi

    Në dokumentacionin ekskluziv që zotërojmë zbardhen detajet e ndërtimit të qendrave të emigrantëve në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër, mes të cilave dhe një strukturë burgimi për emigrantët që do të kryejnë vepra penale brenda qendrave në territorin shqiptar si dhe 20 salla ku do të mbahen seancat gjyqësore me shërbim telematik mes emigrantëve e gjykatësve që do të marrin në shqyrtim kërkesat e azilkërkuesve.

    Dy qendrat e strehimit të emigrantëve në Shqipëri do të jenë në kompetencë të Ministrisë së Brendshme e Ministrisë së Shëndetësisë Italiane.

    Në portin e Shëngjinit do të nisin punimet për sistemin elektrik, hidrik, ujërave të zeza e internet me një kosto 3 milionë euro për 2024.

    Ndërsa ndërtimi i qendrës së Gjadrit do të ketë një kosto më të lartë. Do të jetë në një sipërfaqe prej 77 mijë metra katrorë e do të kushtojë 20 milionë euro më 2024 e 8 milionë të tjera për infrastrukturën e brendshme.

    Ndërsa kosto kompleksive për menaxhimin e dy strukturave: në Shëngjin e në Gjadër është parashikuar të jetë 4470000 euro për vitin 2024 dhe 6556200 euro në çdo vit më pas.

    Ambientet e realizuara në Shqipëri për mbajtjen e seancave gjyqësore civile me shërbim telematik do të jenë: 20 salla me 75 metra katrorë secila e me një sipërfaqe totale 1500 metra katrorë.

    Çdo sallë do të mirëpresë 3 deri në 5 persona; azilkërkues, punonjësi i rendit, përkthyesi e avokatët mbrojtës. Ato do të ndërtohen në një arkitekturë 4 blloqesh me 5 salla secila të pozicionuara përballë njëra tjetrës e mes tyre do të ketë dhe dy dhoma për seanca gjyqësore penale. Kosto për ndërtimin e tyre do të jetë 1 milionë euro për 2024 e për mobilimin me tavolina, karrige e librari do të duhen 4 mijë euro për secilën e totalisht 80 mijë euro.

    Rrjeti i infrastrukturës e lidhjeve telematike me video konferenca e telefonata llogaritet të kushtojë 1 milionë e 550 mijë për 2024 e 1 milionë e 500 mijë për çdo vit prej 2025 më 2028.

    Kosto e internetit në Shqipëri do të jetë 100 mijë euro në vit e mirëmbajtja e sistemit informatik rreth 100 mijë euro në vit. Ndërsa asistenca informatike rreth 800 mijë euro në çdo vit prej 2024 më 2028.

    Dokumenti i draftit që është marrë në shqyrtim nga Komisioni i ligjeve në Parlamentin Italian e i hartuar nga qeveria italiane, përcakton dhe ngritjen e një strukture burgimi për vepra penale të kryera brenda territorit të qendrave të strehimit të emigrantëve.

    Struktura e burgimit do të ketë kapacitet deri në 20 të burgosur me një sipërfaqe 6300 metra katrorë, 2 214 metra do të jenë të mbuluara e 4086 të hapura. Kosto për ndërtimin e saj do të jetë rreth 8 milionë euro më 2024. Ndër 20 qelitë e ngritura, 2 do të jenë për persona me aftësi të kufizuar e 4 për persona që do të kenë nevojë për regjim sigurie të lartë.

    Emri:  auto_97dea0fd-333c-4483-a6f3-e19cbed53fd51703849473.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  31.8 KB

    Emri:  auto_5a47ad5a-1e70-4816-9bdd-4a049be7fa471703849538.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  67.7 KB

    Emri:  auto_c433f5fe-0742-4421-981e-0599df82805e1703849590.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  54.0 KB

    Struktura e burgimi do të ketë në dispozicion automjete të pajisura me radio frekuencë komunikuese, furgona, instrumente kontrolli, metal detektorë, makineri me reze X e të gjitha materialet e duhura për garantimin e sigurisë, rendit e lëvizjes brenda territorit të përcaktuar. Shpenzimet vjetore për mbarëvajtjen e saj parashikohen të jetë rreth 3.8 milionë euro.

    Sencat penale do të zhvillohen në dy salla me një sipërfaqe 250 metra katrorë secila me një hyrje anësore dhe për publikun e me një kosto pajisjesh rreth 100 mijë euro përgjatë 2024.

    Si qendra e Gjadrit ashtu dhe ajo në Portin e Shëngjinit do të kenë brenda tyre një strukturë mjekësore që do të menaxhohen nga Ministria Italiane e Shëndetësisë për të verifikuar gjendjen shëndetësore të emigrantëve.

    Rreth 270 mijë euro do të duhen çdo vit deri më 2028 në portin e Shëngjinit për instrumente mjekësorë, vaksina, dispozitivë mbrojtës personalë etj, e 100 mijë euro për qendrën mjekësore në Gjadër.

    Për qendrën në portin e Shëngjinit përgjatë vitit 2024 janë parashikuar 70 mijë euro për mirëmbajtjen e saj e 100 mijë euro për çdo vit pas, prej 2025-2028.

    Ndërsa në Gjadër rreth 700 mijë euro për mirëmbajtjen e saj gjatë 2024 e 1 milionë euro në çdo vit prej 2025 më 2028. E përgjatë vitit 2024 sistemi telematik për të dyja strukturat do të ketë një kosto 100 mijë euro për secilën.

    Për transferimin e emigrantëve në territorin shqiptar janë parashikuar të shpenzohen 6.4 milionë euro për vitin 2024 në mjete transporti, 15 milionë euro për mjete detare gjatë vitit 2024 e nga 20 milionë çdo vit prej 2025 më 2028.

    Shërbimi i përkthimit do të ketë në dispoizicion 1 milionë euro për vitin 2024 e 1.5 milionë euro çdo vit nga 2025 deri më 2028./SYRI.TV


    Syri

  21. #60
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,463
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    VIDEO/ Nisin punimet për ndërtimin e kampit të refugjatëve në Gjadër



    Në Gjadër të Lezhës kanë nisur punimet për ndërtimin e kampit të refugjatëve afrikanë që pritet të vijnë nga Italia, pas marrëveshjes së nënshkruar mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni.

    Pas zbarkimit, që do të bëhet në Shëngjin, emigrantët do të vijojnë në strukturat e tjera që po ndërtohen në Gjadër.

    Kujtojmë se marrëveshja mes Ramës dhe Melonit parashikon që emigrantët që shkojnë nga Afrika në Itali të kthehej në Shqipëri dhe të qëndrojnë aty derisa vendi fqinj të përcaktojë nëse ata do të kthehen mbrapsht për në vendin e origjinës apo do të pranohen në Itali.

    Marrëveshja është kritikuar shumë nga opozita në të dy vendet, por skepticizëm ka shprehur edhe faktori ndërkombëtar.

    Emri:  auto_gjader1711797495.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  41.8 KB

    Emri:  auto_gj21711797639.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  53.4 KB

    Emri:  auto_gj31711797639.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  60.8 KB

    Emri:  auto_gj41711797639.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  51.3 KB

    Emri:  auto_gj51711797640.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  42.7 KB

    Emri:  auto_gj61711797640.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  67.5 KB

    Emri:  auto_gj71711797641.jpg

Shikime: 3

Madhësia:  58.1 KB

    Emri:  auto_gj81711797641.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  60.7 KB

    Emri:  auto_gj91711797641.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  79.5 KB


    Syri

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-08-2022, 16:37
  2. Vatikan: Kryeministri Rama takon Papën, krenohet me refugjatët afganë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-11-2021, 02:38
  3. Albanistan: Fondet e BE-së u përdorën nga Rama për blerje votash
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-05-2021, 09:56
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-03-2021, 21:19
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2018, 20:55

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •