Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 74 prej 74
  1. #61
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    SYRI TV/ Pakti Rama-Meloni për refugjatët, nis ndërtimi kampit edhe në Shëngjin

    VIDEO

    Prej dy ditësh ka nisur puna në Shëngjin për ngritjen e kampit pritës të refugjatëve që do të sillen në Shqipëri sipas marrëveshjes Rama-Meloni.

    Në portin e Shëngjinit është rrethuar një sipërfaqe prej 4 mijë metrash katrorë, ku do të ndërtohet hapësira e karantinës për refugjatët, të cilët më pas do të transferohen në Gjadër.

    Pas Gjadrit edhe në Shëngjin ka nisur puna për krijimin e kampit pritës të refugjatëve të huaj që do të sillen në Shqipërisë sipas marëveshje Rama-Meloni.

    Prej dy ditësh makineri të rënda dhe punëtorë kanë rrethuar një hapësirë brenda portit, ku do të ndërtohet kampi pritës i refugjatëve.

    Investimi po realizohet me fonde të Qeverisë Italiane, e po kështu edhe mbikqyrja e punimeve po bëhet nga ata.

    Siperfaqja e përcaktuar për ngritjen e qendres pritësë është rreth 4 mije metra katror dhe nuk do të cënojë punen e portit të Shëngjinit thotë drejtori Sander Marashi.

    Referuar marrëveshjes mes Qeverisë Shqiptarë dhe asaj Italiane, refugjatet nga vendet e treta do të hyne në Shqipëri përmes portit të Shëngjini ku do të qendrojnë në karantinë për 48 ore në qendren pritëse e më pas do të zhvendosen në kampin që po ndërtohet në fshatin Gjader, 35 km larg Shëngjinit.

    Syri

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    EKSKLUZIVE/ Policë italianë gati për në burgun e refugjatëve në Gjadër, strehimi dhe pagesa e tyre

    Emri:  Screenshot 2024-04-14 at 12.51.41 AM.jpg

Shikime: 140

Madhësia:  51.4 KB

    Syri TV siguron dokumentin ekskluziv të Ministrisë italiane të Drejtësisë që konfirmon ngritjen e një burgu për meshkuj me kapacitet 20 persona brenda strukturës së kampit të emigrantëve në Gjadër.

    Gazetarja Alba Kepi citoi dokumentin në të cilin thuhet: "Protokolli i firmosur mes Italisë e Republikës së Shqipërisë parashikon dhe ngritjen e një strukture të përshtatshme peninteciare për emigrantë që do të jenë përgjegjës për krimet e kryera brenda kampeve në territorin shqiptar e menaxhuar nga shteti italian".

    Burgu i emigrantëve në Gjadër do të organizohet nën menaxhimin e një komandanti me një skuadër të përbërë nga 7 inspektorë, 7 mbikqyrës, 23 roje burgu, 1 mbikqyrëse femër, 6 roje e asistente burgu femra. I gjithë personeli në këtë strukturë do të përbëhet nga 43 persona do të drejtohet nga një Drejtor burgu e nën komandën e një drejtuesi karriere të Policisë së Shtetit Italian.

    Ky personel i sistemit peninciar italian që do të transferohet në Shqipëri do të qëndrojë në këtë shërbim jashtë kufijve për një kohëzgjatje 6-mujore e më pas do të ndërrohet nga i njëjti numër me punonjës të tjerë të këtij sistemi.

    Ushqimi e fjetja do të jetë gratis e do të garantohet nga shteti italian. Gjithashtu është parashikuar një dietë ditore prej 176.71 euro për Drejtorin e burgut, 156.49 euro në ditë për Funksionarin në Karrierë të Policisë Penintenciare dhe 130.22 euro në ditë për punonjësit e burgut.

    Në dokumentin ekskluziv të Ministrisë së Drejtësisë informohen drejtuesit e sistemit peninteciar italian që për shkak të urgjencës së impenjimit të këtij personeli në Shqipëri duhet të identifikojnë punonjësit sa më shpejt e mundur përmes kurrikulave më të përshtatshme në aftësi e eksperienca personale.

    Brenda datës 16 prill do të mbyllet procesi administrativ i seleksionimit të stafit që do të niset në Shqipëri e brenda orës 14.00, datë 17 prill, dokumentacioni i këtij stafi do të dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë për të marrë emërimin në misionin me objekt "Protokolli Shqipëria-kërkesa disponueshmëria".

    E brenda datës 20 maj 2024, 45 punonjësit e Sistemit Penintenciar italian do të nisen drejt Gjadrit me vend pune burgun brenda strukturës së kampit.

    Emri:  auto_Screenshot_111712912816.jpg

Shikime: 145

Madhësia:  45.1 KB

    Syri

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Shqipëria ndërton qendrën dhe kampin e emigrantëve ndërsa kritikat vazhdojnë

    Në Shqipëri ka nisur puna për ndërtimin e një qendre dhe kampi për pritjen e emigrantëve nga Italia, por aktivistët dhe vendasit në të dy vendet mbeten shumë kritikë ndaj planit.

    Nga Fjori Sinoruka dhe Tommi Siviero

    Emri:  shengjin-port-1.jpg

Shikime: 132

Madhësia:  48.6 KB
    Punime ndertimi ne Portin e Shengjinit. Foto: BIRN.

    Në portin e Shëngjinit po vazhdon ndërtimi i një qendre pritjeje emigrantësh, e cila, sipas një marrëveshjeje të diskutueshme mes Shqipërisë dhe Italisë, do të presë deri në 3,000 emigrantë nga Italia.

    Qendra do të përpunojë kërkesat e emigrantëve për azil në Itali. Më pas ata mund të dërgohen në Gjadër – një bazë ajrore rreth 30 kilometra larg portit – në një kamp që po ndërtohet gjithashtu.

    Ambicia është që ndërtimi të përfundojë deri më 20 maj, që marrëveshja të jetë e zbatueshme deri atëherë.

    Marrëveshja, e bërë publike gjatë një konference të përbashkët për shtyp mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane Georgia Meloni në nëntor të vitit të kaluar, tërhoqi kritika nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe grupet opozitare në të dy vendet.

    Por pasi iu dha drita jeshile nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në janar të këtij viti, ajo synon të konkretizohet sa më shpejt.

    Kritikat mbeten. Por drejtori i Portit të Shëngjinit, Sandër Marashi, i sheh gjërat ndryshe. Marashi tha për BIRN se sipërfaqja prej 4.000 metrash katrorë që u është dhënë italianëve në përdorim nuk do të pengojë aktivitetin e përditshëm të portit.

    “Punimet nisën rreth dy javë më parë. Fillimisht, ishte rrethimi i zonës që ne kemi vënë në përdorim. Sa i përket pengimit apo përfundimit të punimeve, nuk ka asnjë lloj pengese sepse zona që kemi dhënë nuk pengon… operacione si importe dhe eksporte, të cilat Porti i Shëngjinit i ka në fokus”, tha Marashi për BIRN.

    Emri:  Sander-Marashi-1140x855.jpg

Shikime: 137

Madhësia:  53.8 KB
    Sandër Marashi, Drejtor i Portit të Shëngjinit. Foto: BIRN.

    Ai shtoi se edhe pse nuk ka asnjë informacion zyrtar për orën e saktë se kur do të fillojë punën qendra, pritet që të jetë para datës 20 maj dhe kompania që kryen punën është një kompani shqiptare e zgjedhur nga ambasada italiane në Tiranë.

    I pyetur për reagimin e komunitetit për këtë, ai pohoi: “Nuk ka asnjë reagim”.

    “Unë besoj se kjo ndodh sepse nuk është hera e parë që komuniteti merret me emigrantët; ne kemi gati 3,000 tashmë që janë aktualisht në Shëngjin dhe janë integruar këtu me banorët. Këta refugjatë afganë janë të gjithë të integruar në shoqëri; po punojnë”, shtoi ai.

    Por Arilda Lleshi, një aktiviste me bazë në Shqipëri, i tha BIRN se marrëveshja është kundër të drejtave të njeriut. “Marrëveshja bazohet në konceptin e burgosjes së emigrantëve gjatë shqyrtimit të kërkesës së tyre për azil. Ky koncept është i palejueshëm në të drejtën evropiane. Paraburgimi dhe burgimi zbatohen vetëm në raste të caktuara dhe nuk duhet të zbatohen në rastin e emigrantëve që do të vijnë këtu”, tha Lleshi për BIRN.

    Emri:  port-of-shengjin-2-1140x855.jpg

Shikime: 132

Madhësia:  40.9 KB
    Punime ndërtimi në Portin e Shëngjinit. Foto: BIRN.

    Ajo shtoi se aktivistët po kontrollojnë mënyrat për të kundërshtuar dhe ndaluar marrëveshjen ligjërisht.

    “Jemi në diskutime me avokatë italianë dhe shqiptarë për të zbuluar nëse kemi një lloj të drejte ligjore për të bërë diçka për të bllokuar punët dhe planet e tyre. Jemi në fazën ku po shqyrtojmë opsionet – çfarë mund të bëjmë në një situatë të tillë”, shtoi ajo.

    Shqetësime në Shqipëri për ndikimin në turizëm

    Disa vendas në Shëngjin qartazi nuk e mbështesin vendimin e qeverisë dhe i thanë BIRN se Shqipëria është shumë e vogël dhe e papërshtatshme për të pritur emigrantë dhe kjo mund të ndikojë në turizëm.

    Preng Xhaferri, një ish-mësues 80 vjeç, i cili jep me qira disa dhoma për turistë, tha: “Ne kemi pritur afganë (refugjatë të strehuar në Shqipëri që nga gushti 2021), por ata janë njerëz të disiplinuar, të rregullt,… afganët janë njerëz të kulturuar”.

    Emri:  Preng-Xhaferri-1140x855.jpg

Shikime: 136

Madhësia:  47.7 KB
    Preng Xhaferri. Foto: BIRN.

    Një tjetër vendas që nuk donte të identifikohej tha gjithashtu se Shqipëria është shumë e vogël për të pritur qendra të tilla dhe kjo mund të dëmtojë turizmin.

    “Emigrantët nuk duhet të qëndrojnë këtu, sepse ky është një vend shumë i vogël, nuk i kemi kapacitetet dhe mundësitë. Kemi pak hapësirë. Plus, këtu vijnë turistë”, tha ai.

    “Asnjëherë nuk ka pasur konsultime me komunitetin. Për emigrantët, ky është një vend shumë, shumë i vogël. Jemi të mbipopulluar tashmë nga turistët që vijnë këtu dhe këtë vit do të ketë më shumë turistë. Jam dakord që edhe ne shqiptarët të emigrojmë, por ne shkojmë në qytete të mëdha, këtu nuk ka hapësirë, këtu është si fshat”, shtoi ai.

    Një tjetër vendas, Luigj Maklaj, u pajtua: “Mos i sillni këtu. Veriu i Shqipërisë ka një gjë të bukur, një bregdet, dhe po shkatërrohet. Turistët nuk do të vijnë më këtu”, tha ai për BIRN.

    Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi në janar se marrëveshja e diskutueshme me Italinë për pritjen dhe përpunimin e emigrantëve dhe refugjatëve të gjetur në det nuk shkel ligjet dhe sovranitetin e vendit.

    Një grup prej 29 organizatash iu drejtuan qeverisë më 15 nëntor në një letër të hapur ku kërkuan tërheqje nga marrëveshja, duke thënë se ajo do të shkelte të drejtat e njeriut dhe do të përfshinte burgim të padrejtë.

    Protokolli specifikon disa kushte dhe kosto që do të sjellë ndërtimi, mirëmbajtja dhe funksionimi i dy qendrave.

    Sipas tekstit, ndërtimi i strukturave pritëse dhe përpunuese do t'i kushtojë Ministrisë së Brendshme shqiptare 31.2 milionë euro dhe Ministrisë së Drejtësisë 8 milionë euro. Italia do të ndajë 9.4 milionë euro për vitin 2024 për pajisjet për funksionimin e qendrave.

    Emri:  luigj-maklaj-1140x855.jpg

Shikime: 128

Madhësia:  54.2 KB
    Luigj Maklaj. Foto: BIRN.

    Qendra në Portin e Shëngjinit do të merret me procedurat dhe identifikimin, e ngjashme me “hotspotet” që Italia përdor prej disa vitesh, por që Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i dënoi më 30 mars.

    Gjadri, në veriperëndim të Shqipërisë, do të presë ata emigrantë, të cilët pas identifikimit dhe ekzaminimit nuk konsiderohen të përshtatshëm për mbrojtje. Qendra do të funksionojë në mënyrë të ngjashme me Qendrat e Riatdhesimit të Italisë, ku emigrantët mbahen deri në riatdhesim – një procedurë komplekse që konsiderohet gjerësisht joefektive.

    Ata që presin riatdhesimin sipas ligjit italian mund të ndalohen për një maksimum prej 18 muajsh. Marrëveshja thotë se nëse e drejta për të qëndruar në objekte pushon së ekzistuari, Italia duhet t'i transferojë menjëherë emigrantët jashtë territorit shqiptar.

    Emri:  gjader-1-1140x855.jpg

Shikime: 138

Madhësia:  52.5 KB
    Zona e Gjadrit. Foto: BIRN.

    Shqetësimi në Itali përqendrohet te të drejtat e të ndaluarve

    Shumë aspekte të funksionimit të qendrave në Shqipëri mbeten të paqarta edhe pas publikimit të njoftimit të shprehjes së interesit për menaxhimin e qendrave, të publikuar nga ministri i Brendshëm italian më 21 mars.

    Tenderi u mbyll më 28 mars me shumë nxitim dhe afati i fundit për hapjen e qendrave është caktuar më 20 maj. Qeveria e Fratelli D'Italia po rrezikon shumë për t'u siguruar që qendrat të jenë funksionale përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian që do të mbahen në qershor.

    Vlera e kontratës së menaxhimit është gati 34 milionë euro në vit që do t'i shkojë një operatori të vetëm ekonomik që do të menaxhojë tre strukturat në ndërtim.

    Kjo shumë nuk përfshin mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme, shërbimet e transportit, kostot për kujdesin shëndetësor, shërbimet komunale, internetin pa kabëll, sigurinë dhe shpenzimet e ndërtimit, të cilat ende nuk dihen.

    Por shqetësimi kryesor mbetet rreziku për të drejtat themelore të njerëzve që do të mbahen në qendra.

    “Në tekst dhe anekset me specifikime teknike nuk i shtohet asgjë asaj që tashmë e dinim që mund të na qetësojë në lidhje me garantimin e të drejtave themelore”, tha për BIRN një avokate me bazë në Napoli, Amarilda Lici.

    Sipas Licit, shërbimet që do t'u ofrohen emigrantëve janë kërkesat minimale për funksionimin e strukturave; shërbimi i përgjithshëm i asistencës personale, udhëzime ligjore, informacion mbi rregullat e qendrës dhe asistencë psikologjike.

    “Kjo nuk duhet as të thuhet pasi janë vërtet nevoja parësore dhe duhet të garantohen pa dyshim”, nënvizoi Lici, duke shtuar: “Të njëjtat dyshime për legjitimitetin e këtyre qendrave dhe gjithashtu për zbatimin e legjislacionit mbeten ende.”

    Emri:  gjader-2-1140x855.jpg

Shikime: 134

Madhësia:  67.4 KB
    Ndërtim në zonën e Gjadrit. Foto: BIRN.

    Legjitimiteti i legjislacionit që do të zbatohet në qendra mund të jetë vërtet një dhimbje koke për kryeministren Meloni, e cila investoi shumë kohë dhe përpjekje për ndërtimin e tyre.

    Procedura kufitare italiane u përditësua së fundmi me të ashtuquajturin “Cutro-dekret” që pasoi mbytjen e anijes Cutro në shkurt 2023, ku besohet se ndërruan jetë 94 emigrantë.

    Dekreti prezantoi, ndër shumë masa të tjera, një kërkesë që azilkërkuesit nga vendet që konsiderohen të sigurta të paguajnë një garanci prej 5,000 eurosh secili për të shmangur ndalimin në pritje të rezultatit të aplikimit të tyre.

    Është kjo procedurë kufitare që me shumë gjasa do të zbatohet në qendrat shqiptare, e cila aktualisht është nën shqyrtim në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

    “Me gjithë këto çështje kritike tashmë të pranishme për modelin e procedurave kufitare në Itali, çfarë mund të nënkuptojë një situatë e ngjashme në rastin e personave që më pas do të ndaloheshin në Shqipëri?” pyeti avokatja.

    Rreziku, tha Lici, është se qendrat do të ndërtohen, por më pas do të konsiderohen si jo në përputhje me ligjin aktual evropian dhe të drejtat kushtetuese – duke rezultuar në një humbje të madhe fondesh dhe burimesh publike.


    BIRN

  4. #64
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Ardhja e emigrantëve në Lezhë, shtyhet hapja e kampit. Kosotoja shkon në 1 mld



    Kampi për emigrantët që do të ngrihet në Gjadër dhe Shëngjin të Lezhës, pjesë e marrëveshjes Shqipëri-Itali nuk do të jetë gati deri më 10 nëntor. Edhe pse njoftimet e para të qeverisë italiane dhe shqiptare flisnin për hapjen në datën 20 maj, gazeta italiane “La Republica” shkruan, duke cituar Ministrinë italiane të Mbrojtjes se kampi do të hapet në fund të vitit 2024.

    Gjithashtu më herët buxheti për ndërtimin e qendrave të pritjes, menaxhimit dhe mbajtjes së emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër do kushtonte 654 mln euro, por sipas një artikulli të “La Repubblica” kosto rrezikon të shkojë deri në 1 miliard euro për 5 vite.

    Në portin e Shëngjinit dhe në ish-bazën ushtarake të Gjadrit punimet janë në hapat e para dhe është e pamundur që qendrat të jenë gati deri në muajin maj, ku do të duhen muaj që ato të jenë gati për të pritur emigrantët që do të transferohen aty deri në përgjigje të kërkesave për azil nga autoritet italiane.

    Marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët u firmos në Romë më 6 nëntor 2023 nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ndërsa u ratifikua në parlamentin e të dy vendeve.

    Marrëveshja ka një afat 5-vjeçar, ku emigrantët që tentojnë të hyjnë në Itali do të sillen në Shqipëri, deri në pritje të miratimit të kërkesë për azil apo dëbimit të tyre në atdhe.

    Në kampet e ngritura në Shqipëri do vijnë vetëm burrat që vijnë nga vende që konsiderohen të sigurta, ndërsa të miturit, gratë dhe të moshuarit do të dërgohen në Itali.

    Euronews

  5. #65
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    DOKUMENTI/ Zbulohet letra e Agaçit: Po, jam i përfshirë në marrëveshjen për emigrantet

    Emri:  auto_AGACI_RAMA_MELONI1713902665.jpg

Shikime: 140

Madhësia:  42.6 KB

    Edi Rama po ankohet me të madhe se RAI3 nuk publikoi përgjigjet e sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi për emisionin ‘Report’. Në të gjitha reagimet e tij ai e konsideroi këtë ‘një shkelje skandaloze të etikës gazetareske’. Këtyre akuzave iu përgjigj drejtuesi i emisionit ‘Report’, Sigfrido Ranuçi.

    Ai tha se të dielën e ardhshme do të ketë sërish vëmendje për Shqipërinë dhe se në këtë puntatë do të transmetohen edhe përgjigjet e Agaçit që sipas tij konfirmojnë se ka qenë avokat i narkotrafikantëve. Megjithatë, ndoshta duke parë presionin në rritje, RAI e ka publikuar letrën e Agaçit që mban datën 5 prill.

    Dy janë çështjet kryesore në të. E para lidhet me rolin e Agaçit në dhurimin e një sipërfaqeje prej 30 mijë metrash katrorë në bregdetin e Vlorës nga narkotrafikanti Artur Shehu për gjeneralin në pension të Interpolit, Fabrizio Lisi. Ky i fundit pranoi në emisionin ‘Report’ se ishte Agaçi që ia prezantoi Shehun dhe se ai nuk kishte dijeni për të shkuarën e tij.

    ‘Nuk e njihja këtë person. Rastin ma solli Ëngjëll Agaçi. Unë e besoja Agaçin, pasi ai ishte njeri i besuar i kryeministrit shqiptar, Edi Rama’-u shpreh Lisi.

    Emri:  auto_Screenshot_71713902589.jpg

Shikime: 139

Madhësia:  43.7 KB

    Emri:  auto_Screenshot_81713902591.jpg

Shikime: 134

Madhësia:  30.6 KB

    Emri:  auto_Screenshot_91713902594.jpg

Shikime: 132

Madhësia:  11.1 KB

    Syri

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: RAI3 në Itali: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka bashkëpunuar me kartelet e drogës

    Reagon Engjëll Agaçi, përgjigjet RAI 3

    Emri:  Capture-180.jpg

Shikime: 134

Madhësia:  35.7 KB

    RAI 3 ka publikuar letrën e plotë të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi pasi emri i tij u përmend nga emisioni investigativ italian Report, gjatë një reportazhi për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë.

    REAGIMI I ENGJELL AGACIT

    Në vëmendje të personelit redaktues të “Report”.

    Po lexoj se objekti i investigimit tuaj gazetaresk ka të bëjë me Protokollin për emigrantët, të përcaktuar midis qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, i miratuar më pas me ligj nga parlamentet përkatëse dhe i kaluar në testin e kushtetutshmërisë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Të them të drejtën, nuk e gjej lidhjen e sa më sipër me aktivitetin tim të mëparshëm profesional si avokat në Itali, i cili përfundimisht ka përfunduar pak para datës 15.09.2013, ditë në të cilën pata nderin të merrja detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë Shqiptare, post që e mbaj edhe sot.

    Në lidhje me hetimin tuaj, sinqerisht nuk shoh ndonjë interes publik për të hetuar veprimtarinë time personale dhe profesionale në të kaluarën, e cila është krejtësisht e palidhur dhe e parëndësishme me atë aktuale. Mbi të gjitha, nga thelbi i pyetjeve tuaja vërej se nuk është bërë një verifikim i kujdesshëm i burimeve tuaja. Sigurisht që këto janë vëzhgime që do të vlerësohen me kujdes nga redaksia e sjellshme siç tregohet më sipër. Në çdo rast, për shkak të funksionit që mbaj dhe për transparencë dhe vërtetësi më të madhe, ofroj disponueshmërinë time për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja.

    Pyetje:

    – Është e vërtetë që keni luajtur rolin e ndërmjetësit në negociatat për shitjen e 30 mijë hektarëve tokë nga Artur Shehu te fondacioni Eftimiadi, që u zhvilluan më 28 shkurt 2015?

    Përgjigje:

    Më datë 31.03.2012, si Jurist, mora përsipër një detyrë formale nga Gjykata e Triestes, në emër të Kuratorit të atëhershëm, për të ndjekur ngjarjet dokumentare dhe materiale të Amanetit të Vërtetë të të ndjerit Z. Salvatore Eftimiadi. E kam ndërprerë veprimtarinë në fjalë pasi kam marrë funksionin institucional të sipërpërmendur dhe ia kam komunikuar kuratorit fillimisht verbalisht dhe më pas komunikuar zyrtarisht edhe nga Studio Juridike, pjesë e së cilës kam qenë.

    Pyetje:

    – A është e vërtetë që në ushtrimin e profesionit tuaj si avokat në Itali keni kryer funksione asistence ligjore dhe/ose konsulence në favor të shumë shtetasve shqiptarë të përfshirë në procedimet penale për trafik droge në gjykatat italiane?

    Përgjigje:

    Në veprimtarinë time të gjatë profesionale si avokat në Itali kam asistuar shumë shtetas italianë, padyshim edhe shqiptarë dhe komunitete të tjera të huaja në Itali. Në disa nga procedurat kam ndihmuar ish-klientët e mi të përfshirë në krimet e parashikuara me Dekretin Presidencial 309/90 (Ligji për Narkotikët).

    Pyetje:

    – Konkretisht, a keni dhënë ndihmë ligjore dhe/ose këshilla për Renardo Nallbanin, Alxi Nallbanin, Dritan Nikollin dhe Artur Shehun?

    Përgjigje:

    Ju sjell në vëmendje se legjislacioni italian dhe ai europian për mbrojtjen e të dhënave personale më pengon të zbuloj emrat e ish-klientëve të mi, përveç me pëlqimin e tyre. Në çdo rast, është e drejta dhe e drejta juaj të keni akses në dosjet e gjykatave vendore për kontrollet e nevojshme. Por, mund të përjashtoj absolutisht që mbiemri i fundit të ketë qenë një ish-klient i imi.

    Pyetje:

    – Keni pasur një rol konsulence apo ndonjë rol tjetër në hartimin e Protokollit midis Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët?

    Përgjigje:

    Është pjesë e detyrave të mia aktuale të shikoj të gjitha dokumentet që i paraqiten Këshillit të Ministrave. Pra, edhe sikur të mos isha pjesë e grupit të negociatorëve për hartimin e Protokollit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, sigurisht që kam dhënë kontributin tim modest.

    Përzemërsisht,

    Tiranë, 5 Prill 2024″.


    Koha Jone

  7. #67
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    ‘Jam në arrest politik’/ Lideri opozitës, Berisha, flet për RAI: Pakti Rama-Meloni për refugjatët shkel të drejtat e njeriut, kjo është arsyeja që kam kundërshtuar

    Emri:  auto_IMG_59191713739720.jpg

Shikime: 122

Madhësia:  24.6 KB

    Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, ka folur për median shtetërore italiane, RAI, në një dokumentar investigativ rreth marrëveshjes Rama-Meloni për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

    Berisha ka theksuar në intervistë se ndodhet në arrest politik nga pushteti i Edi Ramës. Më tej lideri i opozitës ka folë për marrëveshjen për refugjatët për të cilën ka thënë se e ka kundërshtuar për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut.

    Pjesë nga intervista:

    “Po. Jam në një arrest shtëpie për proces totalisht politik. Unë nuk jam i akuzuar për korrupsion, por jam vënë nën hetim, por për arsye politike, për frikën që Edi Rama ka nga rikthimi Sali Berishës dhe që ka adoptuar këto masa”. Janë këto fjalët që lideri demokrat, Sali Berisha, tha në emisionin “Report” të RAI 3 dhe që trajtoi çështjen e marrëveshjes Rama – Meloni për emigrantët.

    Dokumentari ngriti shqetësimin se milionat e hedhura nga qeveria italiane mund të shkojnë dëm pasi nëse opozita vjen në pushtet ajo nuk do ta rinovojë marrëveshjen pas 5 vitesh kur edhe skadon.

    “E kam kundërshtuar këtë marrëveshje për problemin e të drejtave të njeriut. Nuk mund të pranosh që policë shqiptarë apo italianë janë gardianë të të drejtave të njeriut. Jo. Këto kampe duhet të ishin mbikëqyrur nga parlamentar, nga OKB-ja… Qeveria ime nuk do ta pranojë këtë marrëveshje. Ndoshta qeveria italiane nuk është e lumtur me këtë, por kjo duhet sqaruar” – thotë Berisha.

    Syri

  8. #68
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    VIDEO-Pakti Rama-Meloni/ Deputeti italian për SYRI TV: Nisma nuk është as në interes të Shqipërisë dhe as të Italisë


    Emri:  auto_Screenshot_121714412749.jpg

Shikime: 126

Madhësia:  35.7 KB

    Deputeti italian, Filiberto Zaratti, ishte i ftuari i mbrëmjes i gazetares Armela Ferko në SYRI TV.

    Ligjvënësi i Të Gjelbërve në Itali, komentoi kërkesën e të majtës italiane për të pasur një interpelancë me kryeministren Giorgia Meloni në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë e Edi Ramës për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

    ‘Kjo nuk është interpelanca e parë që ne paraqesim për këtë çështje. Por në mënyrë të veçantë, kjo interpelancë e fundit ka marrë shkas nga një investigim i bërë nga programi Report që transmetohet në televizionin publik, i cili dha disa lajme shqetësuese për shpenzimet që qeveria italiane duhet të përballojë.

    Thuhet në këtë investigim që shpenzimi nga 650 milionë euro që ishte shpenzimi fillestar, ai mund të kalojë 1 miliard euro.

    Programi thotë se mund të ketë probleme dhe rreziqe për sa i përket menaxhimit të krimineleve të këtyre fondeve.

    Këtu në Itali ekziston një ligji i antimafies që ka një sërë verifikimesh dhe kontrollesh që duhet të bëhen që kompanitë që marrin pjesë në këto tendera të përputhen me kriteret e transparencës.

    Investigimi i Report na thotë se ka probleme serioze dhe për këtë arsye duhet një diskutim më i gjerë sepse Italia do e përdorë territorin shqiptar për këto struktura ku do mbahen emigrantët,’ tha deputeti.

    Ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri, ku interpelancat rrëzohen sipas dëshirave të kryeministrit Edi Rama, interpelanca është pranuar.

    Ndërkohë ligjvënësi italian thekson se marrëveshja nuk është as në interes të Shqipërisë dhe as të Italisë.

    ‘Interpelanca është pranuar, sigurisht sepse futet në kompetencat inspektuese që deptuetët e veçantë mund të kenë në vendin tonë.

    Ne kemi besim që në ditët e ardhshme nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ministritë e interesuara të na japin përgjigje.

    Ne mendojmë se kjo nismë nuk është as në interesin më të mirë të Italisë dhe as të Shqipërisë,’ tha Deputeti italian, Filiberto Zaratti.

    INTERVISTA E PLOTE

    Syri

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Emigrantët nga Italia, shtyhet hapja e qendrave në Shqipëri

    Emri:  -640-0-67627f4931ef3b3cfe628c6fd5c3371c.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  41.9 KB

    Hapja e dy qendrave për migrantë në Shqipëri, që do të drejtohen nga Italia, është shtyrë për shkak se nuk kanë përfunduar punimet, tha një zyrtar shqiptar.

    Ato ishin paraparë të hapeshin të hënën, më 20 maj.

    Shqipëria do të pranojë migrantë që Italia do të shpëtojë në det.

    Një nga qendrat është në Shëngjin, në Detin Adriatik. Qendra tjetër, ku migrantët do të presin derisa të procedohet rasti i tyre, gjendet në Gjadër.

    Sandër Marashi, drejtor i portit në Shëngjin tha se nuk do të ketë migrantë të hënën sepse “po vazhdon ndërtimi” në port.

    Javën e kaluar, agjencia e lajmeve ANSA raportoi se do të shtyhet hapja e qendrave për shkak të punës në ndërtim, që aktualisht po kryejnë kompanitë italiane.

    “Inxhinierët e ushtrisë italiane, që punojnë në Shëngjin dhe Gjadër sipas marrëveshjes mes Romës dhe Tiranës, ende nuk kanë përfunduar ndërtimin e qendrave pritëse”, raportoi kjo agjenci italiane.

    Në fillim të majit, vetëm një numër i vogël i blloqeve të parafabrikuara u instaluan në qendrën në portin e Shëngjinit.

    Kur të përfundojë, qendra do të jetë 4.000 metra katrorë e rrethuar me mure metalike të gjata prej katër metrash, kanë thënë zyrtarët lokalë.

    Pas regjistrimit, migrantët do të dërgohen në Gjadër, ku gjendet një ish-bazë ushtarake, rreth 20 kilometra larg nga porti.

    Në këtë vend, migrantët do të qëndrojnë derisa të trajtohen aplikimet e tyre për azil.

    Dy qendrat, që do të financohen dhe menaxhohen nga Italia, mund të akomodojnë deri në 3.000 migrantë që do të vijnë nga Italia përmes detit.

    Shpenzimet e ndërtimit, sigurisë dhe kujdesit shëndetësor për azilkërkuesit do të mbulohen nga Italia.

    Vlerësohet se gjatë pesë vjetëve, këto shpenzime do të arrijnë nga 650 milionë euro deri në 750 milionë euro.

    Më 2023 u rrit ndjeshëm numri i njerëzve që arritën në Evropë përmes Italisë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Italisë.

    Vitin e kaluar, 157.652 arritën në tokën italiane, krahasuar me 105.131 që arritën më 2022.

    Organizata Ndërkombëtare për Migrim tha se më shumë se 3.000 migrantë pa dokumente janë zhdukur vitin e kaluar gjatë rrugës së rrezikshme nga Afrika e Veriut për në Evropë./REL

    ORA NEWS

  10. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Meloni në Shqipëri: Inspekton punën për ngritjen e burgjeve italiane për refugjatët afrikanë

    Meloni- Rama, fushatë dhe akuza nga ‘kampi- burg’ i emigrantëve në Shëngjin

    Në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, kryeministrat Giorgia Meloni dhe Edi Rama inauguruan qendrën pritëse të rrethuar me kangjella të larta metalike në portin e Shëngjinit, duke adresuar akuza për opozitën dhe median në Itali.

    Nga Vladimir Karaj

    Emri:  Rama-Meloni-1.jpg

Shikime: 258

Madhësia:  35.1 KB
    Kryeministrat Rama dhe Meloni në qendën e pritjes së emigrantëve në portin e Shëngjinit. Foto: LSA.

    Me kangjellat metalike gati katër metra të larta dhe një qen anti-ekploziv që kryente kontrolle rutinë në çantat e gazetarëve, e ashtuquajtura qendër pritjeje për refugjatët i ngjante një kapanoni burgu të mërkurën në portin e Shëngjinit.

    Brenda ambienteve të qendrës, gazetarët, kamermanët dhe fotografët u ngjeshën pas gardhit metalik në përpjekje për të kapur pamjet e kryeministrave të Italisë dhe Shqipërisë, që improvizuan këtu një konferencë për shtyp.

    Koha e inaugurimit dhe e konferencës me gazetarët nuk dukej rastësore për asnjërin prej protagonistëve.

    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni zbriti në Shëngjin pak orë përpara se në vendin e saj të hapen qendrat e votimit për zgjedhjet e Parlamentit Europian, ku çështja e emigracionit të paligjshëm është një temë e nxehtë debati.

    Në anën tjetër, kryeministri Rama u përqendrua në fjalën e tij te mbrojtja ndaj akuzave të ngritura nga emisioni investigativ, Report në RAI 3 për korrupsionin dhe lidhjen e qeverisë së tij me krimin e organizuar.

    Edhe pse Meloni mbërriti në Shëngjin për të inauguruar qendrën, ajo pranoi se puna nuk mund të fillonte ende pa simotrën që pritet të ndërtohet në Gjadër. Kjo e dyta sipas Melonit fillonte punë në 1 gusht.

    Megjithatë, Meloni e shfrytëzoi pjesën më të madhe të konferecës për shtyp për të sulmuar rivalët e saj në Itali, të cilët i akuzoi se po hidhnin baltë mbi marrëveshjen, Shqipërinë dhe kryeministrin shqiptar, të cilit ajo iu drejtua miqësisht si Edi.

    “Do doja t'i thoja kryeministrit Rama sepse në fakt nuk është ai shënjestra,” tha Meloni, për të nënkuptuar se akuzat në fakt ishin pjesë e luftës politike të brendshme në Itali.

    Emri:  PHOTO-2024-06-05-12-36-16-1.jpg

Shikime: 238

Madhësia:  51.5 KB
    Punonjës të sigurisë italiane në kampin e Shëngjinit. Foto: LSA.

    Në përgjigje të pyetjes nga një gazetar i së përditshmes “La Repubblica”, Meloni këmbënguli se ishte këtu si kryeministre dhe se nuk po bënte fushatë.

    “Ata duan që unë të zhdukem, por kjo nuk është e mundur,”, tha Meloni duke iu referuar opozitës në Itali.

    Njësoj si Meloni, edhe Rama këmbënguli se akuzat ndaj qeverisjes së tij ishin një sulm ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

    “Duhet të kenë turp, pra të turpërohen të gjithë ata që të drejtën demokratike për të kundërshtuar këtë marrëveshje, e kanë shndërruar në një abuzim të pushtetit të katërt dhe kjo në kurriz të shqiptarëve, të Shqipërisë dhe të vetë publikut italian,” tha Rama.

    Riccardo Magi, deputet i qendrës së majtë në Itali dhe drejtues i lëvizjes “More Europe” – në opozitë me forcat e së djathtës që përfaqësohen nga Meloni, akuzoi se konferenca dhe inagurimi ishin “një shfaqe elektorale”, që do u kushtonte taksapaguesve italianë deri në 1 miliard euro në pak vite.

    “Sepse ka një vlerë politike për Melonin, t'u tregojë italianëve që ajo po i mban emigrantët larg,” tha Magi për BIRN, pak para se Rama dhe Meloni të mbërrinin në konferencë.

    Magi ngriti shqetësime se trasferimi i refugjatëve në Shqipëri cënonte liritë e këtyre të fundit dhe se premtimi që personat vulnerabël, gratë apo fëmijët nuk do të silleshin në Shëngjin, nuk mund të mbahej, pasi procesimi i tyre do duhej të bëhej në det të hapur.

    Qendra pritëse në portin e Shëngjinit së bashku me kampin në Gjadër iu dhanë Italisë nga qeveria shqiptare pas një protokolli mes Ramës dhe Melonit të nënshkruar në vjeshtë të vitit të shkuar. Protokolli parashikonte që transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë të fillonte në maj, por Meloni i pranoi vonesat dhe i justifikoi ato me qëllimin për të bërë një punë më të mirë.

    Kryeministrja e Italisë ironizoi kundërshtartët, duke thënë se në një anë ankoheshin se po ndërtohej një “Guantanamo” në Shqipëri dhe në anën tjetër e kritikonin pse “Guantanamo nuk po përfundonte shpejt”.

    Meloni theksoi më tej se të drejtat e njeriut do të respektoheshin në këto qendra dhe se plani mes Italisë dhe Shqipërisë kishte tashmë “mbështetjen e 15 qeverive të Bashkimit Europian”.

    Meloni pretendoi gjithashtu se shqetësimet e opozitës italiane për shpenzime të mëdha parash nuk qëndronin, ndërsa tha se qëllimi kryesor ishte dekurajimi i refugjatëve, që sipas saj do të kursente para. Meloni nuk harroi që nga Shëngjini të akuzonte qeveritë parardhëse se kishin shpërdoruar miliarda për shkak të ligjeve të shkruara keq.

    Kryeministri Edi Rama po ashtu e mbrojti marrëveshjen dhe kampin. Në përpjekje për të justifikuar premtimin e tij se kampe të tilla nuk do të ngriheshin asnjëherë në Shqipëri, Rama tha se ky ishte një përjashtim i bërë vetëm për Italinë. Ai tha se kishte marrë kërkesa nga vende të tjera, por që ishin refuzuar.

    Në fund të takimit, deputeti Magi protestoi me mesazhin “Jo Guantanamos italiane”, por u ndalua nga truprojat ndërsa i bllokoi rrugën makinës së Melonit.

    “Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionojë kjo qendër,” tha Magi në debat me kryeministren italiane. “Nëse kjo i ndodh një parlamentari, imagjinoni se çdo t'u ndodhë atyre emigrantëve të mjerë që do të mbyllen këtu brenda,” përfundoi ai.

    Emri:  Magi.jpg

Shikime: 212

Madhësia:  42.4 KB
    Përfaqësuesi i lëvizjes “Piu Europa”, Riccardo Magi gjatë përplasjes me kryeministren Meloni në Shëngjin. Foto: LSA.

    Emri:  PHOTO-2024-06-05-12-36-15.jpg

Shikime: 207

Madhësia:  41.7 KB
    Një punonjës me një qen anti-eksploziv kontrolluan çantat e gazetarëve përpara se të hynin në kampin e Shëngjinit. Foto: LSA.


    BIRN

  11. #71
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,786

    Për: Meloni në Shqipëri: Inspekton punën për ngritjen e burgjeve italiane për refugjatët afrikanë

    Perla e dites ishin pytjet qe i bani gazetari” Muhamed Veliu kryeministrit.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  12. #72
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Meloni në Shqipëri: Inspekton punën për ngritjen e burgjeve italiane për refugjatët afrikanë

    Analiza: Si funksionon marrëveshja për emigrantët mes Italisë e Shqipërisë?

    Emri:  640-0-f86b5bc396057c5758fb52569e0c5da4.jpg

Shikime: 103

Madhësia:  53.6 KB

    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, vizitoi këtë javë Shqipërinë, ku Qeveria e saj planifikon të ndërtojë një kamp pritjeje për emigrantët e kapur në det. Në përpjekje për të frenuar migracionin në Itali, Meloni nënshkroi një marrëveshje me Shqipërinë vitin e kaluar, për dërgimin e disa azilkërkuesve atje dhe përpunimin e kërkesave të tyre për azil atje. Marrëveshja, fillimisht për pesë vjet, parasheh zbarkimin e 36.000 emigrantëve në vit në portin shqiptar të Shëngjinit rreth 75 kilometra në jug të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.

    Rastet e tyre do të trajtohen në një qendër që është duke u ndërtuar në një bazë ajrore pranë në Gjadër, e cila do të mund të strehojë 3.000 njerëz. Të dyja objektet do të kenë personel italian dhe do të funksionojnë nën juridiksionin italian. Megjithatë, siguria e jashtme do të bëhet nga rojet shqiptare. Jo. Vetëm ata emigrantë që vijnë nga vende që Italia i konsideron të sigurta, do të mund të dërgohen në Shqipëri. Aktualisht, janë 21 vende të tilla, përfshirë Bangladeshin, Egjiptin, Bregun e Fildishtë dhe Tunizinë.

    Vitin e kaluar, 56.588 emigrantë mbërritën në Itali nga këto katër vende. Meloni tha vitin e kaluar se gratë shtatzëna, të miturit dhe personat e tjerë të cenueshëm nuk do të dërgohen në Shqipëri. Qeveria italiane nuk doli me ndonjë shifër. Por, Corriere della Sera – gazeta italiane më e lexuar vlerësoi se do të kushtojë rreth 653 milionë euro. Ideja është që emigrantët e përzgjedhur të dërgohen direkt në Shqipëri, pasi të merren në det. Meloni tha se zyrtarët do të përpiqen t’i shqyrtojnë kërkesat për azil brenda 28 ditësh shumë më shpejt se aktualisht në Itali, ku duhen muaj.

    Ata me kërkesa të miratuara azili, do të dërgohen në Itali. Shumica dërrmuese e kërkesave pritet të refuzohen, sepse vendet nga vijnë emigrantët, konsiderohen të sigurta – gjë që i kufizon automatikisht gjasat e tyre për azil. Ata me kërkesa të refuzuara do të dërgohen gjithashtu në Itali dhe do të vendosen në qendra të mbajtjes deri në riatdhesim.

    Kritikët thonë se ky proces shkon shumë ngadalë, sepse shumë vende refuzojnë t’i pranojnë qytetarët e tyre, ose vendosin një numër të kufizuar për të kthyerit. Shumë emigrantë, të cilëve u jepet urdhri i dëbimit, zhduken nga qendrat dhe shpërndahen nëpër Evropë. Ishte menduar të fillonte këtë muaj, por objektet nuk janë ende të përfunduara. Gazetat italiane spekulojnë se emigrantët e parë nuk do të mbërrijnë në Shqipëri deri në tetor ose nëntor.

    Zyrtarët italianë thonë se marrëveshja mund të ndihmojë në zvogëlimin e mbipopullimit në qendrat e përpunimit të azilit në Itali. Kritikët thonë se ajo synon t’i dekurajojë emigrantët në Afrikë që të mos nisen, sepse mund të përfundojnë në Shqipëri, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian dhe nuk është vend i pasur. Duke e ndihmuar Melonin, Qeveria e Shqipërisë siguron mbështetjen e saj teksa përpiqet të bëhet anëtare e BE-së.

    Ajo, gjithashtu, po i tregon pjesës tjetër të Evropës se është e gatshme ta ndihmojë bllokun 27-vendesh që të përballet me një nga problemet e tij më të vështira në vitet e fundit. Shqiptarët thanë se kjo është edhe një mënyrë për ta falënderuar Italinë, e cila pranoi mijëra shqiptarë që ikën nga varfëria, pas rënies së komunizmit në vitin 1991. Britania do të dërgojë azilkërkues në Ruandë, por plani i saj dallon nga nisma e Italisë.

    Dallimi kryesor është se emigrantët e dërguar në Ruandë, do të duhet të qëndrojnë atje, edhe nëse fitojnë statusin e refugjatit. Një tjetër dallim është se emigrantët që dërgohen në Shqipëri, do të mbrohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndryshe nga ata në Ruandë./ REL

  13. #73
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Ekskluzive| Shtyhet hapja e kampeve të emigrantëve në Shëngjin, zbardhen arsyet



    Pas marrëveshjes të nënshkruar nga kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni, ishte planifikuar që qendrat e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër të hapeshin në datën 1 gusht të vitit 2024.

    “Të dy qendrat do të jenë operative nga 1 gushti i vitit 2024”, tha Meloni në 5 qershor 2024, gjatë vizitës së saj në Shqipëri.

    Euronews Albania përmes gazetarit Thimi Samarxhiu i është drejtuar fillimisht zotit Andrea Arnaldo, këshilltarit të kryeministres Giorgia Meloni për t’i kërkuar një përgjigje zyrtare nëse qendrat në Gjadër e Shëngjin do të jenë funksionale në datën 1 gusht.

    Arnaldo na ka adresuar te Ambasda Italiane në Shqipëri si institucioni përgjegjës, për të marrë një përgjigje se kur do të jenë funskionale qendra e Shëngjinit e cila ka përfunduar dhe qendra e Gjadrit.

    Dje ka ardhur kjo përgjigje zyrtare që thotë:

    “Për shkak të valës së të nxehtit gjatë verës është vendosur që të ndërpriten punimet për ndërtimin në Gjadër gjatë orëve gjatë ditës, për të ruajtur kujdesin e punëtorëve. Kjo gjë mund të ketë zgjatur kohën, por është duke u punuar që të happen qendrat sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Italiane.

    Pas një komunikimi tjetër telefonik me Ambasadën e Italisë në Tiranë ku i është kërkuar nga Euronews Albania të parcaktojnë datën kur do të hapen këto qendra, përgjigja ka qenë ‘brenda disa javëve’, duke mos specifikuar periudhën se kur këto qendra do të jenë efektive.

    Pra përgjigja e Ambasadës ka qenë që në 1 gusht qendrat nuk do të jenë funksionale. Po ashtu na është njoftuar se Ambasda Italiane do të organizojë nesër një vizitë në Shëngjin dhe Gjadër, për të parë se në ç’pikë kanë arritur punimet.

    Pra siç e thamë më lart, ekskluzivisht për Euronews Albania qeveria e Italisë dhe Ambasda Italianë kanë konfirmuar se këto qendra nuk do të hapen nesër dhe as në datën 10 gusht.

    Euronews

  14. #74
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    La Stampa: Ujërat e zeza të kampit afrikan do të derdhen në lumin Drin

    Reportazhi i “La Stampa” në Gjadër/ Ujërat e zeza të kampit po i derdhin në det

    Emri:  sxsxseeeee.jpg

Shikime: 212

Madhësia:  45.3 KB

    Në Shëngjin dhe Gjadër, qendrat e emigrantëve në Meloni janë pothuajse gati për t’u hapur. Nuk ka kanalizime? I shkarkojmë në lumin Drin. Vendasit kanë nisur të bëjnë lek me qiratë.

    Nga Niccolò Zancan, La Stampa

    Ka një problem që mbetet. Rrjeti i kanalizimeve. “Për momentin është vendosur që gjithçka të hidhet në lumin Drin. Sipas informacioneve të mia, emigrantët e parë mund të mbërrijnë këtu nga data 10 shtator deri në fund të muajit. Ata po nxitojnë për t’i çuar atje”.

    Aleksandër Preka është menaxheri komunal i këtij qyteti të vogël në veri të Shqipërisë. Një vend i harruar në hartën e botës, i famshëm për një aeroport ushtarak të mbyllur në 1996 dhe asgjë tjetër. “Kemi qenë 3 mijë banorë në kohën e komunizmit, kemi mbetur 600. Por tani po vijnë të gjithë këta njerëz të rinj dhe ata që do të vijnë”.

    Tashmë është e qartë, e dukshme për syrin, një kamp i përcaktuar mirë. Aty është fusha, kontejnerët, rrjetat, gardhet. Kudo ka karabinierë dhe policë italianë.

    “Këtë shtëpi e kemi dhënë me qira për një shumë prej 30 deri në 50 euro në muaj. Ushtarët tuaj e kanë marrë 400 euro në muaj për dy vjet”, – thotë Aleksander Preka nga dyqani i tij i ushqimeve. Është i vetmi dyqan në disa kilometra që shet qepë, hudhra, patate, pije të gazuara, ëmbëlsira dhe cigare.

    Heshtjen, rreth e rrotull, e thyen vetëm kova e një ekskavatori që ende godet mbi tokën e djegur për të vendosur tubat e fundit. Qendra e parë e paraburgimit të emigrantëve italianë e ndërtuar në tokë të huaj tashmë është gati.

    Nuk ka asnjë dyshim se puna vazhdon edhe në portin e Shëngjinit. “Hotspoti” për 300 persona mund të hapej që nesër. Ndodhet midis varkave, plazhit dhe një parku të vogël argëtimi. Ai do të jetë ndalesa e parë për emigrantët që nisen drejt Italisë dhe që do të deportohen në Shqipëri, një zgjedhje e qeverisë italiane në marrëveshje me qeverinë shqiptare.

    Nga atje ata nuk do të shohin asgjë. I gjithë perimetri është i rrethuar nga një kafaz i lartë 7 metra. Por mbase do të dëgjojnë këngët e fundit të verës që gjëmojnë nga lokalet buzë detit. Më pas, pas procedurave të identifikimit, ata do të ngarkohen në autobusë dhe do të dërgohen në Gjadër. 15 kilometra në brendësi të vendit.

    Aty mungon ende lidhja me kanalizimet. Këtu fillojnë dyshimet. Qendra e paraburgimit administrativ Gjadër është ndërtuar në ajër. Toka ishte e papërshtatshme edhe për një kasolle. Nuk kishte themele. Nuk kishte asnjë sistem elektrik, nuk kishte ujë. Kjo është arsyeja e vonesave.

    Dje ata po testonin lidhjen e internetit, e cila do të jetë thelbësore për të menaxhuar në distancë mijëra raste për mijëra jetë njerëzish në pritje të gjykimit. Pranohet apo refuzohet? Kur do ta disponojnë zyrtarët italianë këtë punë? Me çfarë sigurie juridike? Kampi do të ketë 1150 vende për paraburgim dhe 24 për një burg të vogël të brendshëm. Ka shumë pyetje të pazgjidhura.

    Për ndërtimin e dy strukturave deri më tani janë shpenzuar 800 mijë euro. Por është një shpenzim i llogaritur si parazgjedhje, të cilit i mungojnë të gjithë ata “zëra të pamatshëm në fund të listës” që kanë të bëjnë me udhëtimin, ushqimin dhe akomodimin për ata që do të marrin pjesë ose që do të duhet të marrin pjesë në këtë operacion në Shqipëri. .

    Ishte dashur të ishte gati që në maj. Do të jetë në ditët në vijim, më së voni në vjeshtë. Të gjitha punimet janë të autorizuara me procedura të veçanta. Materialet u blenë nga qeveria italiane nga kompani në Trento, Colaziocorte dhe Carimate. Ato janë pjesë për ndërtimin e kontejnerëve të cilat përgjithësisht përdoren për të zhvendosurit nga tërmetet ose ndonjë fatkeqësi tjetër.

    Sot punëtorët që ngritën kampin janë shqiptarë, kosovarë dhe malazezë. Ata punojnë gjithë verën, edhe të shtunave dhe të dielave, sepse e dinë atë frazë që përsërit kryetari i bashkisë së qytetit. “Ata janë me nxitim për të marrë emigrantët e parë. Nuk mund të vonojmë më”.

    Dhe në fakt ka nisur rekrutimi për 300 punëtorë shqiptarë që do të duhet të mbështesin operatorët italianë në menaxhimin e dy ambienteve të paraburgimit. Njoftimi i sapo publikuar nis kështu: “Kompania Medihospes e cila do të menaxhojë kampet e refugjatëve Shëngjin dhe Gjadër, duke filluar nga muaji gusht, kërkon staf emergjence për shërbimet brenda kampeve sipas profileve të mëposhtme”. Kërkojnë psikologë, ndërmjetës kulturorë, përkthyes, punonjës socialë, teknikë IT.

    Për një “punonjës për shërbime të thjeshta”, punë që përfshin detyrat e shpërndarjes dhe dërgesës së ushqimit, shoqërimin e emigrantëve, pastrimin e akomodimit dhe ambienteve të përbashkëta, paga bazë do të jetë 1200 euro në muaj për 38 orë punë në javë. “A e dini sa merr një mësues i shkollës së mesme shqiptare? Më pak se 600 euro në muaj”.

    Në lokalin e vetëm në Gjadër flasin për këtë. Për paratë që po mbërrijnë bashkë me emigrantët. Për faktin se punëtorët në këtë zonë nuk kishin fituar asnjëherë 30 euro për një ditë pune. “Po bëj të gjitha instalimet për lidhjen në ueb”, thotë punëtori Andrit Prenga.

    “Jemi pranë përfundimit të punës. Por ende mungojnë kontejnerët e fundit, mungon porta e hyrjes, pastaj është problemi se ku do të shkarkohen ujërat e zeza”. Ata kanë vendosur që do të derdhen në lumë, dhe nga lumi në det. “Këtë bënim edhe në kohën e ushtarëve shqiptarë me shërbim në aeroportin ushtarak. Ishin 5 mijë ushtarë. Mund ta bëjmë sërish”.

    Në luftën mes të varfërve, të fundit do të jenë ata brenda kafazeve. Ata janë gati t’i mbushin ato. Anijet e të dëbuarve janë gati të mbërrijnë. “Nuk është aq e lehtë të ikësh nga këtu. Mali u dogj. Nuk do të mund të fshihen nëpër bimësi. Dhe gjithsesi, nëse duan të ikin, le të ikin. Të gjithë e dimë se nuk do të qëndrojnë tek ne”.

    Në drejtim të bregut, rreshtat e ndërtesave 12-katëshe ndërpresin pamjen e horizontit dhe fshehin detin. Një restaurator ka mbuluar restorantin e tij të ri me piktura ku paraqitet “dashamirësja” Giorgia Meloni. Rreshtat e çadrave janë ende të mbushura me turistë përgjatë bregdetit të Shëngjinit.

    Po cilët janë turistët e Shqipërisë? Vetë shqiptarët, të cilët kthehen në shtëpi nga e gjithë Europa për pushime. “Nuk e di nëse ajo që do të ndodhë këtu është e drejtë” – thotë Artur Bahiti. “Por për mua emigrantët janë të mirëpritur. Sepse edhe unë kam qenë emigrant dhe nuk do ta harroj kurrë”.

    ©La Stampa, LAPSI.al

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 16-09-2024, 22:21
  2. Vatikan: Kryeministri Rama takon Papën, krenohet me refugjatët afganë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-11-2021, 02:38
  3. Albanistan: Fondet e BE-së u përdorën nga Rama për blerje votash
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-05-2021, 09:56
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-03-2021, 21:19
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2018, 20:55

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •