Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 75
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Marrëveshja Rama- Meloni, spektakël për të legjitimuar pushtetin

    Emri:  Screenshot_20231109_142150_InCollage-Collage-Maker.jpg

Shikime: 808

Madhësia:  36.4 KB

    Ky shkrim i Fatos Lubonjës është botuar në 9 nëntor në gazetën italiane Il Manifesto

    Nëse në Itali ka pasur një lloj habie se si Meloni e bëri marrëveshjen me Ramën, pa u konsultuar as me aleatët e saj, në Shqipëri vendimi i Ramës për t’i ofruar gratis Italisë një copë tokë për të ndërtuar aty kampin e refugjatëve pa u konsultuar me kërkend nuk ka ngjallur ndonjë habi.

    Ideja e një lideri të gjithpushtetshëm që identifikohet me partinë/shtet dhe gjithë popullin e tij, vazhdon të dominojë në Shqipëri edhe pas tridhjetë vjetësh vendosje të pluralizmit; sot në formën e asaj që Stuard Mill e quan “tirani e maxhorancës”.

    Në Shqipëri janë mësuar që Rama vendos për gjithçka, duke imponuar shijet dhe interesat e tij si shije dhe interesa të vendit. Kështu kanë bërë edhe paraardhësit e tij. Megjithatë gjithpushtetshmëria e tij nuk buron thjesht nga gadishmëria e shqiptarëve për t’ia dorëzuar lirinë e tyre një lideri autoritar. Ajo nuk mund të kuptohet jashtë kontekstit të faktorëve të brendshëm e të jashtëm që i mbajnë këta liderë në pushtet. Nëse do të kërkojmë themelet e pushtetit të Ramës në sistemin e sotëm shqiptar, do t’i gjejmë në rolin e tij si mediator ndërmjet katër faktorësh që do t’i krahasoja me katër këmbët e karrikes së tij të pushtetit: pushteti i të ashtuquajturve oligarkë; pushteti i krimit të organizuar që është ivestitori kryesor në ekonominë shqiptare; pushteti mediatik ku kanë investuar të parët dhe të dytët dhe, së fundi ai më vendimtari: pushteti i partnerëve tanë të ashtuquajtur strategjikë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ndër të cilët Italia ka një rol special.

    Rama, deri më sot është treguar mediatori më i aftë për të harmonizuar interesat e këtyre katër pushteteve. Thënia e tij “Kur Italia na thërret ne jemi gjithmonë gati”, e motivuar, sipas tij, me mirënjohjen e vaçantë ndaj Italinë për pritjen e emigrantëve- duke harruar se kjo mirëpritje e fillimit është pasuar edhe me turpin e Stadiumit të Barit dhe tragjedinë e “I Katri i Radës”- duhet lexuar në kontekstin e lojës së tij në funksion të ruajtjes së katër këmbëve që e mbajnë në pushtet.

    Këtë gatishmëri në mirënjohje ai e ka aplikuar edhe ndaj SHBA kur u ka ofruar shërbime, kundra interesave të shqiptarëve, siç ishte ofrimi për të sjellë në Shqipëri për çmontim armët kimike të Sirisë, pranimi i 3000 muhaxhedinëve, etj. Në Shqipëri flitet se edhe për një pjesë të ujrave të Shqipërisë së Jugut do t’i çohen Italisë. Kujtoj se paraardhësi i tij Sali Berisha, me të njëjtën lehtësi dhe vendimmarrje personale, i ofroi Berlusconit tokën shqiptare për të ndërtuar një central bërthamor.

    Ky vasalitet i politikanëve shqiptarë me të fuqishmit e huaj që i mbajnë në pushtet është një histori e vjetër që ka filluar që në vitin 1912 kur Shqipëria u njoh si shtet i pavarur, kryesisht për interesat e Austro- Hungarisë dhe Italisë. Politikanët shqiptarë kanë mësuar ç’prej asaj kohe se është më e lehtë të fitosh legjitimitet duke u shërbyer këtyre të fuqishmëve sesa duke i shërbyer popullit tënd. Kështu ka ndodhur me mbretin Zog midis dy luftrave, që e ktheu vendin në gjysëm koloni të Italisë, kështu ndodhi pas Luftës së dytë me Enver Hoxhën në raport me Jugosllavinë, URSS dhe Kinën që e mbajtën në pushtet, me pasojat dramatike për popullin shqiptar. E njëjta paradigmë fatkeqësisht po funksionon në Shqipëri edhe me vendet perëndimore pas rënies së komunizmit.

    Problemi është se ai që gjatë viteve ’90 dukej si angazhim i sinqertë i vendeve perëndimore për të ndihmuar në ndërtimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vende si Shqipëria, ka degraduar në politika që i trajtojnë këto vende thjesht si burime interesash ekonomike dhe gjeostrategjike. Në këto kushte shohim (jo vetë në Shqipëri) liderë autoritarë të mbajnë pushtetin abuziv, deri kriminal, brenda vendit jo vetëm pa u trazuar, por edhe duke u mbështetur së jashtmi nga politikanë perëndimorë që i shohin këta autokratë si mënyra më e lehtë për të zgjidhur problemet e tyre pa u merakosur se kështu thellojnë problemet e njerëzve që vuajnë këto autokraci.

    Marrëveshja Rama Meloni duhet lexuar në këtë kontekst.

    Veç të tjerash ajo tregon se të dy liderët kanë shumë gjëra të përbashkëta që të çojnë të mendosh se në vend se të jemi në një situatë ku Shqipëria autoritare kërkon t’u afrohet standarteve të një Italie demokratike, është Italia demokratike ajo që po rrëshket drejt një modeli shqiptar. E tregon këtë lehtësia me të cilën të dy kryeministrat shkelin standartet ndërkombëtare dhe evopiane përsa i përket të drejtave të kërkuesve azil; e tregon vendimmarja jo transparente, jo institucionale, por personale, për këtë marrëveshje kaq delikate; e tregon edhe fakti se të dy palët kërkojnë nëpërmjet këtij akti të bëjnë fushata propagandistike nëpërmjet të cilave të mbulojnë të vërtetën e dështimit të politikave të tyre të brendëshme.

    Sidomos kjo e vërtetë e fundit të bën të mendosh për profecinë e Guy Debordit që duket se vlen për të dy vendet: “Nëse në një sistem, iluzioni me format e tij spektakolare arrin deri atje sa të mbizotërojë ndaj realitetit, kjo tregon se i gjithë rendi social është në një krizë të thellë legjitimiteti”.

    Il Manifesto 9 nëntor 2023

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    E majta italiane: PS të përjashtohet nga socialistët europian

    Emri:  Screenshot_20231109_150646_InCollage-Collage-Maker.jpg

Shikime: 811

Madhësia:  37.4 KB

    Solialistëve shqiptarë mund tu tregohet dera e PSE evropiane pas firmosjes së marrëveshjes Rama Meloni për mbërritjen refugjatëve në Shëngjin dhe në Gjadër.

    Partia Socialiste ndodhet për herë të parë në 30 vjet, në momentet më të vështira të situatës së saj ndërkombëtare, pasi është pasiajo ndodhet përballë një kërkese zyrtare për ta përjashtuar nga Partia Socialiste Europiane.

    Në samitin socialist në Malaga, i cili po mbahet për dy ditë rresht, demokratët e majtë italianë do të kërkojnë përjashtimin e PSSH-së.

    Kjo kërkesë është protokolluar në Kongresin e PSE, ku do të marrin pjesë liderët më të rëndësishëm të këtij grupimi politik, si Olaf Schols, kancelari gjerman, e shumë figura të larta të tjera.

    Kjo kërkesë për ta përjashtuar PS-në nga PSE është hartuar zyrtarisht nga Partia Demokratike Italiane, që është forca kryesore e opozitës në Itali, e cila drejtohet nga Ely Schleyn. “Shqetësimi i të majtëve italianë vjen pas paktit Rama Meloni i cili parashikon shmanngjen drejt Shqipërisë të një pjese të konsiderueshme të emigrantëve që zbarkojnë në Itali” shkruante gazeta La Republica.

    Shkresën e ka firmosur sekretari për marrëdhëniet me jashtë i PDI-së, Peppe Provenzano, ish-ministër dhe figurë e njohur politike e së majtës nga Siçilia.

    La repubblica shkruan se “Edi Rama largohet nga Partia Socialiste Evropiane. Partia Demokratike është gati të regjistrojë kërkesën për përjashtimin nga PSE për kryeministrin shqiptar dhe PSSH-në e tij, Partinë Socialiste të Shqipërisë.

    Peppe Provenzano , kreu i punëve të jashtme në sekretariatin e Schlein , e njoftoi atë për La Repubblica : “Ne do ta ngremë çështjen në kongresin e PSE”, i cili do të mbahet nesër dhe pasnesër në Malaga, në prani të të gjithë socialistëve të mëdhenj. të kontinentit, nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez te kancelari gjerman Olaf Scholz”.

    Të majtët italianë do të kërkojnë që kundër Ramës të ndiqet e njëjta procedurë si për përjashtimin e kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico, i cili njihet si filo rus dhe alkeat i ekstremit të djathtë, dhe që u përjashtua nga PSE në mes të tetorit, ndonëse dy javë më parë pati fituar zgjedhjet në vendin e tij shkruan La republica e lexuar nga Lapsi.al. “Për Ramën – i tha kësaj gazete Provenzano, procedura është më e thjeshtë pasi partia e tij është vetëm vëzhguese në PSE, ndërsa vendi i tij nuk është pjesë e BE”.

    Më poshtë gazeta e lexuar nga Lapsi.al komenton: “Për kryeministrin shqiptar, një ndarje traumatike me familjen socialiste e cila është një nga dy forcat që qeverisin në Bruksel, rezikon të krijojë probleme edhe për rrugën e integrimit në BE”. Ky qëndrim vjen pas kritikave të forta të lideres të Partisë demokratike të së majtës Elly Schllein e cila e ka dënuar me forcë këtë marëveshje që shkel të drejtat në mënyrë kolektive duke theksuar se meloni ka në Evropë vetëm miq ekstemistë nacionalistë.

    Lapsi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-11-2023 më 11:55

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Ç’thuhet në Gjermani për marrëveshjen Rama-Meloni? Rama bujar apo kalkulues?

    Emri:  Capture-53.jpg

Shikime: 817

Madhësia:  28.2 KB

    -Anila Shuka*-

    Reagimet në Gjermani ndaj marrëveshjes Rama-Meloni për migrantët janë të ndara. Ndërsa disa janë euforikë dhe presin që të pasojnë marrëveshje të ngjashme me vende të tjera, të tjerë parashikojnë dështimin e saj.

    Eksperti i migracionit, Ruud Koopmans, i cili ka vite që e ka propozuar zhvendosjen e qendrave pritëse jashtë BE-së, i tha DW, se marrëveshja Meloni-Rama do të ishte diçka historike. Koopmans tha se modeli i Shqipërisë mund të aplikohej edhe në vende të tjera të sigurta të treta, si për shembull në Maqedoninë e Veriut. Por ai vuri në dukje, se fakti që marrëveshja Rama-Meloni është një marrëveshje bilaterale, ekziston rreziku i një “migracioni dytësor”, që do të thotë, se azilkërkuesit e refuzuar mund të përpiqen të kalojnë kufirin dhe të kërkojnë sërish azil në një vend tjetër të BE-së. Që kjo të mos ndodhë, Shqipëria dhe Italia duhet të kërkojnë mbështetje nga BE-ja që ta kthejnë këtë marrëveshje në marrëveshje multilaterale.

    Skup i Melonit

    Në do të ketë BE vërtetë dëshirë t’i bashkohet marrëveshjes së Melonit me Ramën, siç e sugjeron Koopmans, kjo nuk dihet ende. Reagimet e para nga Brukseliishin të rezervuara. As Gjermania zyrtare nuk pranoi ta komentonte marrëveshjen. Pyetjes përkatëse të DW, një zëdhënëse e qeverisë iu përgjigj duke i kujtuar vendimin e marrë në takimin e kancelarit Olaf Scholz me shefat e 16 landeve federale për të sonduar mundësitë e kalimit të procedurave të azilit në vende jashtë BE-së. Për këtë po insistojnë sidomos politikanë të opozitës konservatore dhe të partisë liberale – një nga tre partitë e koalicionit të qendrës së majtë në pushtet. Disa nga këta politikanë kishin përmendur edhe Shqipërinë si opsion, por preferencat ishin që azilkërkuesit ta parashtronin kërkesën e tyre për azil në vende afrikane. Sepse kështu do t’u kurseheshin azilkërkuesve të refuzuar peripecitë e rrugës së gjatë përmes Mesdheut.

    Kancelari Olaf Scholz gjatë vizitsë së tij të fundit në Ganë dhe Nigeri tha, se është e vështirë të gjesh vende që janë të gatshme të marrin përsipër qendra të tilla. BE kishte bërë para ca kohësh një marrëveshje të ngjashme me Tunizinë, por në verë kjo e fundit ia ktheu paratë e depozituara për ndërtimin e qendrave. Edhe një marrëveshje e ngjashme e Britanisë së Madhe me Ruandën u shpall si e paligjshme nga një gjyq në Londër ngaqë Ruanda nuk është vend i sigurtë.

    Para këtij sfondi, në Gjermani ka shumë zëra që e shikojnë me njëfarë zilie marrëveshjen e Ramës me Melonin. Gazeta bavareze “Augsburger Allgemeine” shkruan se “kush e quan këtë skup të Melonit, një Guantanamo italiane, i bie tepër shkurt. Nëse BE dëshiron të pengojë hapa të tilla unilateralë si ai i Melonit, ajo duhet të kujdeset që pakoja e azilit e prezantuar prej asaj vetë prej shumë vitesh të realizohet më në fund. Sepse migracioni është një çështje fati për Evropën. Është në pyetje se sa izolim mund t’i lejojmë vetes pa i tradhëtuar vlerat tona. Dhe se sa izolim duhet t’i lejojmë vetes për të frenuar ngritjen – siç duket – të pandalshme të partive ekstremiste të djathta dhe të majta në Evropë”.

    Gjithsesi marrëveshja me Melonin ka një përparësi, tha për DW Ruud Koopmans: Italia do të dërgojë në Shqipëri, vetëm persona që nuk e kanë shkelur territorin e Italisë, por që kapen në ujërat pranë brigjeve italiane. “Në këto raste, Italia është e detyruar vetëm t’i transferojë refugjatët në një port të sigurt”, sqaron eksperti. “Nëse do të dërgoheshin njëherë në Itali e më pas në Shqipëri, kjo do të binte ndesh me rregullat për procedurat e azilit të BE-së, sipas të cilave azilkërkuesit mund të kthehen vetëm në ato vende të treta, me të cilat kanë pasur më parë një lidhje. Prandaj edhe migrantë që kanë hyrë në Itali nëpërmjet Saharasë, nuk mund të dërgohen në Shqipëri,” thotë Koopmans.

    Demotivim për emigrim?

    Koopmans vetë megjithatë kujton se ende është e paqartë se çfarë do të ndodhë me refugjatët e refuzuar. Sipas marrëveshjes, ata do të riatdhesohen, por në praktikë kjo nuk është shumë e lehtë, sepse shumë vende të prejardhjes nuk kooperojnë dhe nuk i bëjnë gati dokumentet e nevojshme për riatdhesim. Eksperti i migracionit në Universitetin e Humboldtit në Berlin parashikon se kjo do të jetë sfida kryesore për Shqipërinë. Por Koopmans thotë se fakti që refugjatët do t’i presin dokumentat në Shqipëri dhe jo në Itali, do t’i demotivojë ata që të harxhojnë kaq shumë për kontrabandistët dhe të vënë jetën në rrezik e të kapërcejnë Mesdheun.

    Por Koopmans është i vetmi nga ekspertët që mendon, se një kamp në Shqipëri do të ketë ndonjë efekt trembës ose demotivues për refugjatët. Në fakt, sipas marrëveshjes Italia duhet t’i marrë mprapsht pas një farë kohe edhe azilkërkuesit e refuzuar që nuk i riiatdheson dot, por ministri i brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, i tha DW se nuk dihet se sa mund të zgjasin këto procedura.

    Në një intervistë për “Die ZEIT” eksperti i migracionit, Gerald Knaus, jep dy skenarë për azilkërkuesit e refuzuar: “Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Evropë, së shpejti do të përballet me dy skenarë. “Ose do të mbajë azilkërkuesit e refuzuar, e për rrjedhojë kampet shumë shpejt do të mbushen. Ose, dhe kjo është më e mundshmja, refugjatët do të marrin rrugën drejt veriut, nëpërmjet Itinerarit të Ballkanit.” Edhe Pëllumb Nako, i cili ka shërbyer për shumë vite si drejtor i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shqipërisë, i tha DW, se Shqipëria është tepër afër BE-së, dhe vendeve veriore, për të trembur migrantët që të mos vijnë në Evropë. Ai i tha DW se marrëveshja nuk do të sjellë zgjidhje për refugjatët, por ajo ka vlerë politike, sepse tregon gatishmërinë e Shqipërisë për të ndihmuar Italinë për të kapërcyer këtë fazë të vështirë.

    Rama bujar apo kalkulues?

    Gazeta e përditshme gjermane “tageszeitung” dyshon në këtë narrativë të përhapur nga qeveria shqiptare, të cilën Rama e ka përmbledhur me fjalinë tashmë shumë të cituar: “Kur Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”. “Kjo bujari nuk i shkon Ramës, i cili është një politikan mendjemprehtë. Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE është hapur që nga viti 2022, por rruga është ende e gjatë dhe jo pa pengesa. Italia ka premtuar mbështetje 100% për Tiranën. Muajt ​​e ardhshëm do ta tregojnë nëse është vetëm ky favor, me të cilin po e shpërblen Italia këtë bujari të Shqipërisë.”

    Dhe tek e fundit, taz dyshon se kjo marrëveshje do të realizohet: “Italia është padyshim e përgatitur politikisht t’i injorojë të drejtat e atyre që kërkojnë mbrojtje. Por ligji i BE-së përcakton saktësisht se ku dhe si duhet të akomodohen azilkërkuesit. Nuk ka plane për t’i çuar në ndonjë shtet tjetër dhe për t’i mbajtur atje të mbyllur. Prandaj mbetet me pikëpyetje, nëse marrëveshja e Melonit do të arrrijë të kapërcejë Strasburgun”, përfundon “taz”.

    *Anila Shuka autore, redaktore dhe korrespondente nga Berlini

    Koha Jone

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Debati për emigrantët, Meloni poston videon e Ramës: Përgjigje e duhur për të majtën italiane

    Emri:  meloni-e-rama.jpg

Shikime: 805

Madhësia:  29.9 KB

    Në vorbullën e debatit për emigrantët, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka publikuar në Instagram një video të Ramës, i cili në intervistën nga Parisi për emisionin ”Dritto e Rovescio” të televizionit italian, Rete4 u dha përgjigje lajmeve të publikuara në mediat italiane se PD në Itali do kërkojë përjashtimin e PS nga Partia Socialiste Evropiane, pas nënshkrimit të marrëveshjes për emigrantët.

    Meloni shkroi se përgjigjja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama ishte ajo e duhura për të majtën italiane e cila po përpiqet të përjashtojë kryeministrin Rama, nga Partia Socialiste Evropiane për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, që konsiston me ngritjen e qendrës së pritjes për migrantët në Shëngjin.

    “E majta italiane po tenton të përjashtojë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama nga Partia Socialiste Europiane për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Dëgjoni përgjigjen e tij të duhur”, shkruan Meloni.

    Koha Jone

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    5 intervistat/ Rama i përulur me italianët, por arrogant me shqiptarët

    Emri:  rama-ne-rainews-1.jpg

Shikime: 832

Madhësia:  37.5 KB

    48 orë pas firmosjes së marrëveshjes për refugjatët afrikanë në Shëngjin dhe në Gjadër, kryeministri i Shqipërisë ka regjistruar një rekord arrogance dhe shpërfilljeje ndaj qytetarëve shiptarë që i qeveris prej 10 vitesh.

    Prej dy ditësh, ai jep intervista për mediat italiane dhe i sqaron qytetarët e vendit fqinj për marrëveshjen me Melonin. Interesante është se në ekranet e Italisë shfaqet një Edi Ramë krejt tjetër nga ky që del në ekranet e Shqipërisë. Italianëve nuk u flet me arrogancë dhe harbutëri, as me sharje dhe ofendime, por me një përulësi admiruese, një fjalor prej bamirësi që reflekton vetëm energji pozitive dhe mirësi.

    Por ndërkohë që ka tre ditë që komunikon në italisht për marrëveshjen e refugjatëve afrikanë, në anën këtej të kufirit nuk ka denjuar t’u japë asnjë sqarim shqiptarëve për negociatat që ka zhvilluar dhe arsyet që e çuan drejt vendimit për të marrë refugjatë afrikanë në Shëngjin.

    Nga një vështrim i shpejtë në mediat italiane në këto dy ditë, Lapsi.al ka gjetur pesë intervista, që pas nënshkrimit të marrëveshjes me Melonin ditën e hënë.

    Emri:  bruno-rama.jpg

Shikime: 795

Madhësia:  34.0 KB

    Pak orë nga konferenca me Melonin, Rama u shfaq në studion e Bruno Vespës me petkun e bujarisë dhe mirënjohjes për italianët. “Kur ne ishim refugjatë, kur ne largoheshim nga ferri, Italia na priti krahapur dhe na dha atë çfarë është gjëja më e çmuar për një qënie njerëzore, të ardhme” tha Rama nga ekrani i Raiuno.

    Emri:  davide.jpg

Shikime: 807

Madhësia:  35.1 KB

    Nga studio e Bruno Vespës në intervistën për Davide Carluccin të La Repubblica për të shpërndarë edhe aty energjitë pozitive të mirënjohjes dhe të solidariteti, që sipas tij motivohej thjesht “nga një frymë e pastër dhe e thjeshtë miqësie”.

    “Kështu ushqehen dhe afirmohen miqësitë” thotë Rama gjatë intervistës, ndërsa elozhet dhe lëvdatat e italianëve të habitur nuk mungojnë.

    Emri:  corriere.jpg

Shikime: 834

Madhësia:  48.0 KB

    Intervistën e radhës e kishte për një tjetër media italiane Corriere Della Sera. Edhe aty për t’u shfaqur si njeriu që po shlyen një borxh të madh që shqiptarët u kanë italianëve. “Çfarë do të merrni në këmbim?” e pyet gazetari italian. “Asgjë,- përgjigjet Rama,- Jo vetëm se nuk kërkuam asnjë kompensim, aq më pak ekonomik, por nuk duam” shprehet ai për dhuratën që i ka bërë Melonit.

    “Kjo nuk është një marrëveshje tregtare, por një marrëveshje vëllazërie dhe afërsie” thotë Rama në intervistë.

    Emri:  Rama-libero.jpg

Shikime: 823

Madhësia:  49.1 KB

    Ndërkohë që në Tiranë e krahasojnë me udhëheqësin e Ruandës, Pol Kagame, gazetarëve italianë të Il Libero Quotidiano Rama u është dukur si një përzierje mes Frenklin D. Rusvelt dhe Robin Hud.

    Vetë kryeministri i Shqipërisë, i dehur nga admirimi dhe përkëdheljet e mediave italiane shkon më tej kur citon Nënë Terezën që thotë se “në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”. Këtë thotë se është munduar të bëjë edhe ai, kur u ka hapur dyert refugjatëve afrikanë.

    Emri:  rama-ne-rainews-1.jpg

Shikime: 832

Madhësia:  37.5 KB

    Maratona e intervistave ka vazhduar edhe sot (e mërkurë paradite) në ekranin e Rai News. Sërish shfaqet i njëjti imazh: kryeministri i Shqipërisë së vogël, që ndihmon i përulur Italinë e madhe. Pyetjes se çfarë pret në këmbim, Rama i përgjigjet gati i irrituar me mendësinë e biznesit me të cilën trajtohet çështja nga gazetarët italianë.

    Komunikimi me publikun italian, pas marrjes së refugjatëve afrikanë duhet të jetë një shans i mirë për të kënaqur egon e Edi Ramës. Njeriu që dikur përkëdhelej nga lavdet e magjepsjes së Parisit, sot e sheh veten teksa magjeps Romën me vendimet e tij zemërgjera.

    Sa për shqiptarët që i qeveris, këta kanë shansin të testojnë veten në një shkallë tjetër zhvlerësimi. Nëse deri dje kryeministri nuk i shihte të denjë për konsultim, tani nuk i përfill as për një sqarim.

    Lapsi.al

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Shkrimtari i madh kombëtar, Ismail Kadare: Pse nuk jeni dakort me Marrëveshjen me Italinë?!

    Emri:  Capture-62.jpg

Shikime: 824

Madhësia:  26.9 KB

    Ka reaguar edhe Ismail Kadare.

    Kadare, në përgjigjen për median italiane “La Stampa” thotë se, “nuk e kuptoj, ku qëndron problemi me këtë marrëveshje, për sa kohë Shqipëria dhe Italia janë dy vende më të bashkuara se kurrë?”.

    “Nuk më interesojnë gjërat e vogla, çfarë ndodh mes qeverive, protestat apo pushteti.

    Siç thashë, Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuar, janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, shumë italianë janë shpërngulur në Shqipëri, ka martesa të përziera, kompani të mëdha janë krijuar këtu, fëmijët tanë kanë baballarë italianë.

    Ku qëndron problemi? Një marrëveshje?”, tha Kadare.

    “Evropa është një lagje e bukur dhe të gjithë duan të vijnë këtu, kjo është normale.

    Njerëzit kanë lëvizur gjithmonë, që nga kohërat e lashta. Nuk e kuptoj askënd që nuk është dakord”, thotë më tej Kadare.


    Koha Jone

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Prapë ai, Prapë Edi! (Po këtë radhë e teproi)

    Periodikisht kryeministri shqiptar merret me flukset migratore italiane. Shqyrtimi i motivimeve të tij është i dobishëm, edhe sepse këtë herë, ndoshta, e ka ekzagjeruar.

    Nga Nicola Pedrazzi/

    Edi Rama ka qeverisur Shqipërinë për më shumë se dhjetë vjet. Zgjedhjet e para i fitoi në 2013-ën, pak muaj pas fjalës së Pierluigi Bersanit “dolëm të parët, por nuk fituam”.

    Këtu e majta barazoi me një Berlusconi në fazën terminale; në anën tjetër të Adriatikut, megjithatë, Edi artisti, Edi socialisti, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës që kishte ngjyrosur ndërtesat, arkivuan përgjithmonë kohën e Sali Berishës.

    Ai ktheu faqen.

    “Sa të avancuar janë këta shqiptarë” është cilësimi gjysmë i majtë e gjysmë përçmues që ne u japim fqinjëve tanë qysh atëherë.

    Dhe mbi këtë mungesë njohurie, për më shumë se një dekadë, në mënyrë periodike, Edi Rama ka përfituar politikisht.

    Nuk e shohim sepse për ta parë duhet të marrim në konsideratë Shqipërinë shtet. E megjithatë për ne Shqipëria është vend i imagjinatës dhe ëndrrat nuk janë bartëse interesash. Nuk e shohim, sepse teatri italo-shqiptar është i dobishëm për të maskuar varfërinë e politikës sonë të jashtme.

    Rama dha trukun e fundit magjik të hënën e kaluar në Palazzo Chigi, këtë herë bashkëpunëtor nuk ishte "miku Renzi" (2014), as "miku Di Maio" (2021), pasi jemi në vitin 2023 është "miku im" Giorgia Meloni”.

    Nuk jam i sigurt se komentimi i memorandumit të nënshkruar nga dy qeveritë është i dobishëm, jo ​​vetëm sepse është dukshëm jopraktik në nivel praktik dhe ligjor, por sepse kam disa vite që ndjek marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë dhe nuk i besoj më fjalët që të dyja i thonë njëra-tjetrës në diplomaci.

    Për ata që nuk e kanë ndjekur, mjafton të dihet se gjatë konferencës për shtyp, kryeministri deklaroi se Shqipëria "do t'i japë Italisë disa zona të territorit të saj" (sic!), në të cilat Italia do të mund të ngerjë "me shpenzimet e veta dhe nën juridiksionin e saj ”dy struktura “ për menaxhimin e emigrantëve të paligjshëm”.

    Për të qenë të saktë, qeveria hipotezon të çojë në Shqipëri tre mijë persona në muaj, të cilët do të duhej të qëndronin në këto qendra gjatë aplikimit për azil, dhe në rast refuzimi, aplikanti do të largohej nga territori shqiptar (nuk është e qartë se ku do të shkojë, nëse njëri është riatdhesuar nga 'Italia ose Shqipëria).

    Fluksi total vjetor i vlerësuar: 36,000 njerëz. Ashtu si në fund të reklamave të drogës, Meloni shtoi paralajmërimet në fund - "Protokolli përshkruan kuadrin politik, masat rregullatore pasuese duhet të ndjekin marrëveshjen" - dhe dha një datë të paqartë fillimi të projektit: pranverë 2024.

    Përkthyer: kjo marrëveshje nuk ekziston, është propagandë e pastër.

    Asgjë e re nën diellin italo-shqiptar. Diçka e ngjashme kishte ndodhur tashmë në vitin 2018, kur kriza e anijes Diciotti të bllokuar nga Salvini në portin e Katanias u “zgjidh” nga drejtuesit e mediave të qeverisë shqiptare, të cilët premtuan në Twitter se do të mirëpritnin 20 emigrantë, e cila "u kap" menjëherë nga llogaria e Farnesinës, dhe për rrjedhojë nga të gjitha agjencitë e shtypit.

    Edhe atëherë ministrat Salvini dhe Di Maio (qeveria ishte verdhë-gjelbër) theksuan sjelljen e vendit të vogël ballkanik "më evropian dhe më mbështetës për shtetet anëtare": në të majtë ne ishim të përgjumur në ëndrrën e një vendi të varfëri por mikpritës, djathtas mburremi me frytet e intransigjencës së ministrit të Brendshëm, i cili me "jo"-në e tij kishte imponuar një rishpërndarje, për më tepër në një vend që, me gjestin e tij ia ktheu më në fund mirëseardhjen italianëve (sikur Lega Nord e viteve nëntëdhjetë kishte qenë mikpritëse ndaj shqiptarëve).

    Ditë deklaratash tronditëse dhe boshe, sepse asnjë azilkërkues nga Diciotti nuk mbërriti kurrë në Shqipëri dhe as ndonjë autoritet nuk ngriti pyetjen se si ndodhi, duke qenë se transferimi i një emigranti të ardhur në BE në një shtet të tretë, jashtë azilit europian është i paligjshëm.

    Dhe pikërisht këtu shpërthimi i Melonit e kalon atë të Salvinit: sepse për të shmangur kundërshtimin e paligjshmërisë së një transferimi të detyruar jashtë BE-së, thuhet se gjatë kësaj kohe porti i Shëngjinit dhe strukturat e tij do të jenë "territor italian" nga i cili emigrantët e vendosur në Shqipëri do të mund të kërkojnë azil në Itali.

    Pranohet dhe nuk pranohet që është e mundur të transportohen emigrantët e përgjuar, le të themi, në brigjet e Siçilisë në një port 700 km larg rrugëve qendrore të Mesdheut (sigurisht jo vendi më i afërt i uljes siç parashikohet nga konventat ndërkombëtare për shpëtimin në det) , në të vërtetë nuk është e qartë se si është e mundur të krijohet një "Itali ekstraterritoriale", e aftë për të organizuar një mirëseardhje që respekton ligjin ndërkombëtar jashtë kufijve të saj.

    Por unë jam kundër qëllimit të mirë për të mos komentuar një memorandum që nuk do të bëhet kurrë funksional.

    Le t'i kthehemi politikës dhe në veçanti politikës shqiptare.

    Pse Edi Rama merret ciklikisht me çështjet tona të migracionit?

    Për të njëjtën arsye se pse në vitin 2020 ai planifikoi të dërgonte një ekip infermierësh në Lombardi për të ndihmuar njësitë tona të kujdesit intensiv të bllokuara nga Covid-19: videoja në asfaltin e aeroportit të Tiranës, me mjekët e varfër tashmë të mbështjellë nën skafandrat e kostumit, është e denjë për Korenë e Veriut (për mos tu harruar: ata ishin fëmijë të papërvojë, siç dhe u shfaqën në spitalet në zonën e Brescias ku u vendosën, në thelb për të mësuar teknika për të luftuar virusin, në një kohë kur pandemia po përhapej edhe në Shqipëri).

    Në vitin 2018, ashtu si në 2020 dhe në 2023, për Edi Ramën objektivi është gjithmonë një: të hyjë në rrjedhën narrative të ngjarjeve europiane, të fitojë besueshmëri mes partnerëve si lider i zonës dhe ta portretizojë Shqipërinë në opinionin publik si një pjesëtare faktike e Bashkimit Evropian.
    Domethënë çdo gjë që na bën të harrojmë se vendi i tij mezi po ia del në çdo dosje të negociatave të anëtarësimit.

    Konferenca për shtyp e Ramës dhe Melonit nuk lajmëron zhvillimin e një ngjarjeje diplomatike. Është ajo vetë "fakti diplomatik". Përballë italianëve Rama i ofroi Melonit mundësinë që të pretendonte se Italia ka një politikë të jashtme bindëse (funksion që shteti shqiptar e ka kryer edhe herë të tjera në historinë e Italisë), përballë europianëve Meloni i ofroi Ramës atë që Qeveritë italiane e garantojnë pavarësisht ngjyrës politike: certifikatën e evropianitetit.

    “Shqipëria jo vetëm e konfirmon veten si një komb mik i Italisë – deklaroi Kryeministrja – por edhe një komb mik i Bashkimit Evropian. Edhe pse është vetëm një vend kandidat, ai tashmë sillet si një vend anëtar i BE”. Me pak fjalë, prej dhjetë vitesh skenari ka qenë i njëjtë, por qeveritë tona ndryshojnë dhe trashëgojnë ligjërimin nga ai i mëparshmi, ndërsa Rama mbetet dhe vazhdon të përpunojë interpretimin e tij: “Preferoj ta lë përkthyesin të pushojë”, thotë ai para se të shpalosë italishten e tij, me pamjen e përulur të dikujt që do të donte të bënte më shumë. Dhe pastaj shkon drejt e në zemër, drejt e në fajin e të majtës, drejt e në kompleksin e superioritetit të së djathtës: “Nuk do ta kishim bërë këtë marrëveshje me asnjë shtet të BE-së. Borxhi që kemi me Italinë nuk mund të shlyhet, por nëse Italia e kërkon Shqipëria është përgjigjet. Nëse ka pyetje mirë, nëse nuk ka ne firmosim dhe vazhdojmë jetën tonë, pasi të kemi kryer detyrën”.

    Edi Rama ka dhjetë vjet që ka qeverisur vendin e tij me mediat e huaja dhe konsensusin që fiton jashtë, nga Brukseli në Ankara (sepse ka edhe një skenar të konsoliduar “orientalist”, por kjo është tjetër histori). Sot në Shqipëri mungon një opozitë e besueshme, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë bashkiak, kryesisht sepse t'u dalësh kundër nuk fiton gjë...

    Krimi i organizuar ka bërë marrëceshje me këtë pushtet të ri, personal.

    Korrupsioni nuk është thjesht i shfrenuar, ai është endemik, e vetmja rrugëdalje mundshme.

    Reformat e kërkuara nga BE-ja nuk po ecin, shqiptarët emigrojnë masivisht: jo me varka, por kërkojnë azil në Evropën veriore, si Eritreasit e "Diciottit".

    Për të gjitha këto arsye Edi (i cili është rritur në Rai dhe Mediaset dhe e njeh fuqinë hipnotike që kanë vendet e huaja në periferinë shqiptare dhe që kujtimi i emigrimit shqiptar ka mbi ne) herë pas here bën një udhëtim në Itali. Dhe pikërisht për këto arsye, pikërisht sepse Shqipëria e vërtetë, pavarësisht bashkëpunimit dhe politikave tona, është një vend i tillë sot, na duhet një Shqipëri që të na tregojë sa të mirë kemi qenë.

    Që të na konfirmojë se po korrim frytet e mirëseardhjes së mbjellë tridhjetë vjet më parë.

    Që të na bindë se në Mesdhe dhe Mare Nostrum jemi ne që kemi tryeza dhe marrëdhënie që na lejojnë të dëgjohemi në Evropë.

    Këtë herë, ndoshta, e bënë shumë të madhe. Gënjeshtra italo-shqiptare e përsëritur është një mashtrim moral që u intereson pak njerëzve, por po kalon pragun e qëndrueshmërisë.

    Zgjimi rrezikon të jetë shumë i papritur.

    Burimi: Balcanicaucaso

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    ‘Marrëveshja Rama-Meloni, antiligjore’/ Aktivisti: Plan okult për shpopullimin e Shqipërisë!

    Emri:  auto_33a938de-dd51-4f51-a33c-3c7fce7454e11699979111.jpg

Shikime: 798

Madhësia:  35.6 KB

    Aktivisti dhe patrioti Mariglend Doçi, e ka quajtur antiligjore marrëveshjen e kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane, për të sjellë në Shqipëri refugjatë nga vendet e treta.

    Në tryezën e organizuar nga lëvizja Shqipëria kundër shpopullimit ditën e djeshme, Doçi theksoi se ky është një plan okult për shpopullimin e vendit.

    ‘Duke se kemi të bëjmë me këtë lloj kategorie emigrantësh, ku vendi ynë rrezikon shumë të kthehet në një vend trafiku qëniesh njerëzore dhe organesh pasi ne e dimë fort mirë që ne jemi një vend i cilësuar jo i sigurt, me probleme serioze në fushën e sigurisë dhe përveç rrezikut të kthimit të vendit në një fushë apo rruge kalimi të trafikut të qënieve njerëzore, cënohet edhe njëherë integriteti, shoqeria dhe demokratizimi i vendit’, shkruan Doçi në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Diskutimi im ne tryezen e shoqerise civile mbi ceshtjen e emigranteve te marrveshjes Rama-Meloni.

    Ne rradhe te pare e kundershtoj fort pasi kjo marrveshje vjen ne vazhdimsine e panit per shpopullimin e Shqiperise dhe mendoj se nuk kemi te bejme me ndihme ndaj Italise sic tha Rama apo por benefite ekonomike por per vazhdimsine e axhendes Soros dhe Cubrilovic per shpopullimin e vendit.

    Mbi kete marrveshje duhet te kemi parasyshe se eshte shkelur rende kushtetuta dhe ligjet e republikes se Shqiperise por jo vetem pasi jane shkelur edhe konventat nderkombetare qe lidhen me ceshtjet e emigranteve dhe politikat e emigracionit te paligjshem.

    Ligji Shqiptar e thote qarte se rruga qe i hap mundesin nje marrveshje te tille eshte: mblidhet qeveria e cila autorizon kryeministrin per te autorizuar ministrin e jashtem i cili ne rastin konket leshon plotfuqishmeri per kryeministrin per te kryer nje marrveshje te tille pra rasti Rama-Meloni.

    Pasi ndodh kjo behet nje miratim perfundimtar nga qeveria per permbajtjen e tekstit dhe vendoset ne formen e nje draft-ligji i cili shkon ne parlament per ratifikim pasi kjo eshte nje marrveshje qe prek territorin e republikes se Shqiperise dhe ky territor nuk eshte prone e Rames qe mund te beje kete marrveshje pa kaluar ne parlament.

    Persa i perket konventave nderkombetare ne kete rast nuk mund ti referohemi sic bejne analistat mbrojtes te Rames,konventes se Vjenes pasi ajo sqaron qarte se territoret jepen per seli diplomatike dhe me marrveshje dypaleshe me jep te jap dhe ne nuk dijme se italia kerkon te hape nje ambasade ne lezhe apo shqiperia te ket marre toke ne Itali. Ketu po flasim per ekstraterritorjalitet dhe per territore qe do te kontrollohen nga autoritetet Italiane.

    Marrveshje shkel rende germen “a” te nenit 121 te kushtetutes se Shqiperise sepse cdo marrveshje nderkombetare qe lidhet nga republika e Shqiperise qe ka te beje me dhenje territoresh apo juridiksione duhet te behet vetem me ligj.Edhe sikur te mos egzistonte detyrimi i mesiperm marrveshja midis dy qeverive shkel piken 3 te nenit 121 te kushtetutes sepse kryeministri nuk rezulton te kete lajmeruar parlamentin per nenshkrimin e nje marrveshje te tille.

    Pra te dashur miq kemi te bejme me shkelje te nje pas njeshme te kushtetutes dhe ligjeve te republikes se Shqiperise.

    Ne kerkojme anulimin e kesaj marrveshje pasi Shqiperia perballet me sfida te tjera dhe nuk eshte kusuri yne ceshtja e emigranteve te Italise apo te ndonje shteti tjerter.

    Le ta zeme se ky nuk eshte plan per ripopullim pas shpopullimit.

    1-kjo marrveshje eshte antikushtetuese sepse

    a-nuk ka kaluar ne kuvend

    b-nuk eshte bere debati publik mbi ceshtjen

    c-nuk eshte scaruar benefiti ekonomik qe perfiton shteti Shqiptar nga kjo marrveshje

    Po ti referohemi Organizates se Kombeve te Bashkuara sipas saje eshte e ndaluar deportimi i emigranteve te paligjshem nga nje vend i dyte pra Italia ne nje vend te trete Shqiperia

    Italia ne kete rast ka te drejte ose ti mbaje ose ti ktheje keta emigrant ne vendet e origjines por kjo eshte e pamundur pasi keto jane emigrant pa dokumenta dhe pa atdhe.

    Duke se kemi te bejme me kete lloj kategorie emigrantesh vendi yne rrezikon shume te kthehet ne nje vend trafiku qeniesh njerzore dhe organesh pasi ne e dijme fort mire qe ne jemi nje vend i cilsiuar jo i sigurt,me probleme serioze ne fushen e sigurise dhe pervec rrezikut te kthimit te vendit ne nje fushe apo rruge kalimi te trafikut te qenjeve njerzore cenohet edhe njeher integriteti,shoqeria dhe demokratizimii vendit.

    Pra te dashur miq jemi kundra pasi pas kesaj fshihen plane okulte per ripopullim te vendit me rraca te tjera,jemi kundra kthimit te vendit tone ne kamp masiv per emigrante te kadegorise se tille pa atdhe dhe duke qene se vendi yne ka probleme serioze me sigurine mund te na demtoje rende ne integrimin europjan por edhe ne zhvillimin e vendit tone dhe demokracine e tije. Kjo barre e rende nuk eshte e Shqiptareve dhe nuk e favorizon aspak klimen shoqerore qe e karakterizon me kete moment vendin tone.

    Ju faleminderit.


    Syri

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Marrëveshja me Italinë, Rama: Meloni ma propozoi para se të vinte në Vlorë, shkëmbyem draftet dhe e finalizuam

    Emri:  1699992253_rama.jpg

Shikime: 813

Madhësia:  23.8 KB

    Zanafilla e diskutimeve për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë, ka nisur përpara se kryeministrja italiane Giorgia Meloni të vinte për pushime në Vlorë. Kryeministri Edi Rama i ftuar në ”Repolitik”, tha se ia ka propozuar në një prej takimeve të para dhe propozimin ia ka bërë Meloni. Më pas kanë rënë dakort për të ngritur një grup të përbashkët pune që më pas finalizoi draftin e përbashkët.

    Pyetje: Duket se çështja e ka zanafillën nga vizita e Melonit në Vlorë? A ka qenë ajo që ka insistuar? Si nisi marrëveshja?

    Rama: Ka nisur në një nga takimet e para që kemi pasur. Ajo më ka shpjeguar cili është qëndrimi i saj për këtë temë dhe nëse ne do të ishim të disponueshëm të diskutonim mbi mundësinë e një bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë për ta adresuar këtë çështje. I kam thënë se kemi pasur kërkesa të tjera nga vende të tjera Evropiane dhe kemi qenë të mbyllur. Por kur Italia kërkon diçka ne jemi ndryshe, e diskutojmë.

    Kur erdhi për pushime kemi diskutuar për shumë tema dhe një prej tyre ka qenë kjo. I thashë të ngrejmë një grup të përbashkët. I thashë që Shqipëria nuk mund të jetë rruga për zgjidhjen e këtij problemi, por mund të ndihmojmë. Ama duhet një qartësi në ndarjen e përgjegjësive dhe të së drejtës së përbashkët.

    Kemi ngritur nga ekip të përbashkët të fushavëe të ndryshme nga siguria te e drjeta europiane. Kemi pasur shkëmbim të drafteve dhe pastaj në fund kemi rënë dakord për tekstin e marrëveshjes dhe e kemi formos. Pasi e kemi miratuar në qeveri do ta çojmë në parlament.

    Video

    Koha Jone

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Refugjatët/ A mund t’i refuzojë Rama “ofertat” e tjera nga BE?

    Emri:  2023100710302879058-e1699897987138.jpg

Shikime: 793

Madhësia:  33.7 KB

    Kur gazetarët italianë e pyetën kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën në “La7” se përse, ai dhe Meloni nuk e bënë transparente që në fillim idenë për të devijuar në Shqipëri refugjatët afrikanë, ai u shpreh: “Në fillim bëhet marrëveshja, pastaj kalon në qeveri, pastaj në parlament dhe gjithkush e thotë të vetën. Nëse qeveritë duhet të bien dakort me të gjithë për çdo gjë, nuk mund të bëjnë as marrëveshje, as edhe një vendim. Qeveritë zgjidhen për të qeverisur”.

    Në Itali, marrëveshja ka krijuar debate të forta, që kanë në thelb shqetësimin për të drejtat e refugjatëve afrikanë. Opozita italiane shkoi deri aty sa mori në konsideratë propozimin për ta përjashtuar Partinë Socialiste të Shqipërisë nga Partitë Socialiste Europiane.

    Kurse në Shqipëri, edhe pse marrëveshja mund të pasohet me efekte sociale ende të panjohura, ajo po përcillet në heshtje. Por kjo heshtje dhe fakti që marëveshja u pranua si një vendim personal i Edi Ramës i hap rrugë shndërrimit të Shqipërinë në një vend depozitimi të problemit të refugjatëve edhe nga vende të tjera të Bashkimit Europian. Sepse zgjidhja që gjeti Giorgia Meloni ka ngjallur zili tek kryeministra të tjerë europianë.

    Rreziku se edhe vende të tjera do ta shkarkojnë problemin tek vende të treta, siç bëri Meloni ishte përmendur në reagimin e Këshillit të Evropës.

    “Zhvendosja e përgjegjësisë përtej kufijve nga disa shtete gjithashtu nxit të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, gjë që rrezikon të krijojë një efekt domino që mund të dëmtojë sistemin evropian dhe global të mbrojtjes ndërkombëtare” shkruhej në deklaratën e Këshillit të Evropës.

    Edhe Scholz në linjën e Melonit?

    Emri:  rama-meloni-4-e1699896342863.jpg

Shikime: 805

Madhësia:  23.1 KB

    Në Gjermani, kancelari Scholz ka qenë nën presion të vazhdueshëm për problemet me refugjatët.

    Pas takimit me krerët e qeverive të landeve në datën 7 Nëntor, devijimi i emigrantëve drejt vendeve të treta nuk u përjashtua si zgjidhje, por preferohej që këto të ishin vende afrikane. Çështja është që t’i bindësh vendet afrikane të pranojnë ngritjen e qendrave për procedurat për azil (siç pranoi Shqipëria) nuk është aq e lehtë.

    Pas firmosjes së memorandumit Rama-Meloni, DW raportoi se zgjidhja që gjeti Italia po shihet me zili në Gjermani. Një ekspert i emigracionit shprehej se një vend ku mund të zbarkoheshin refugjatët mund të ishte Maqedonia e Veriut.

    Ndërkohë Scholz u shfaq në linjë me Melonin, kur komentoi marrëveshjen e saj me Ramën. “Marrëveshjet e mundshme me vendet jo anëtare të BE-së do të mund të bëhen për të reduktuar numrin e emigrantëve të parregullt”.

    Sipas kancelarit mund të ketë edhe marrëveshje të tjera të ngjashme.

    “Është e nevojshme të reduktohet emigracioni i parregullt. Për këtë arsye do të ketë bashkëpunim të ngushtë me vendet jashtë BE-së. Siç ndodh tani në Türkiye. Por mund të ketë edhe të tjera të pritshme”, tha më tej kancelari gjerman. “Për këtë situatë, nuk ka gjëra që nuk mund të merren në konsideratë. Ne duhet të veprojmë në mënyrë shumë pragmatike dhe efikase”, tha Scholz, i cituar nga mediat italiane.

    Bashkimi Europian arriti më herët një marrëveshje të ngjashme me Tunizinë, por kjo e fundit refuzoi më pas dhe i ktheu paratë për ndërtimin e qendrave të emigrantëve. Edhe marrëveshja e Britanisë së Madhe me Ruandën u shpall si e paligjshme nga një gjykatë në Londër, sepse Ruanda nuk konsiderohet vend i sigurtë.

    A mund t’i thotë JO Rama Gjermanisë apo vendeve të tjera të BE?

    Emri:  rama-scholz.jpg

Shikime: 809

Madhësia:  23.3 KB

    Gjatë konferencës që pati me Melonin, kur nënshkroi marrëveshjen për refugjatët, Edi Rama ka qenë i ndërgjegjshëm se vende të tjera të Bashkimit Europian do ta shikonin me zili favorin që ai i bëri Melonit. Kur u pyet nga gazetarët tha se një memorandum të tillë do ta nënshkruante vetëm me Italinë.

    “Ne nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër apo shtet të BE-së, me gjithë respektin, por ka një lidhje mes Shqipërisë e Italinë dhe Shqiptarët e italianët” tha Rama.

    Problemi është që ky është i njëjti Edi Ramë që dy vite më parë shprehej kategorikisht kundër pritjes së refugjatëve që mund të sillnin në Shqipëri vendet e pasura. Dhe me një të rënë të lapsit, pa u konsultuar me askënd ai bëri pikërisht atë që ishte zotuar se nuk do ta pranonte kurrë.

    Për më tepër, deri tani Rama ka sqaruar vetëm publikun italian për marrëveshjen. Ai nuk ka denjuar të japë asnjë shpjegim për publikun shqiptar. Edhe pse ka shfaqur një shpërfillje të paprecedentë, nuk ka pasur asnjë rezistencë për t’u shqetësuar.

    Kësisoj, nëse vende të tjera do t’i kërkojnë Ramës t’ua marrë refugjatët afrikanë dhe të ngrejë qendra të tjera siç bëri për Italinë, garancitë janë të pakta se ai do të mund t’i refuzojë. Vendimi do të jetë i një njeriu të vetëm, që ka dhënë prova se raportet me të vërtetën, i ka problematike.

    Lapsi.al

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 16-09-2024, 22:21
  2. Vatikan: Kryeministri Rama takon Papën, krenohet me refugjatët afganë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-11-2021, 02:38
  3. Albanistan: Fondet e BE-së u përdorën nga Rama për blerje votash
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-05-2021, 09:56
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-03-2021, 21:19
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2018, 20:55

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •