Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 75
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Marrëveshja Rama-Meloni kritikohet si e paligjshme, jofunksionale

    Pasi Bashkimi Evropian vuri në pikëpyetje ligjshmërinë e marrëveshjes së Shqipërisë me qeverinë e Italisë për një qendër procesimi emigrantësh në Gjadër, prestigjiozja ndërkombëtare Amnesty International e kritikoi atë si “të paligjshme dhe jofunksionale” në një nga kritikat më të ashpra që Edi Rama ka marrë në karrierën e tij politike.

    Nga Besar Likmeta

    Emri:  Rama-Meloni-.jpg

Shikime: 1068

Madhësia:  49.6 KB
    Kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni gjatë firmosjes së marrëveshjes për emigrantët. Foto: Screenshot nga videoja e shpërndarë nga kryeministria.

    Gjigandi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut, Amnesty International, kritikoi marrëveshjen e kryeministrit Edi Rama me homologen e tij italiane Giorgia Meloni si “të paligjshme dhe jofunksionale”, një nga kritikat më të ashpra në drejtim të shkeljes së të drejtave të njeriut ndaj Ramës në të gjithë karrierën e tij politike.

    Amnesty, një organizatë e themeluar në vitin 1961, konsiderohet si një nga më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ajo njihet në Shqipëri për fushatën denoncuese ndaj regjimit komunist, përfshirë ekzekutimet me vdekje si dhe denoncimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Shqipëria postkomuniste nën drejtimin e ish-presidentit Sali Berisha.

    Ajo e kritikoi marrëveshjen Rama-Meloni në mënyrë të prerë përmes publikimit të një komenti të studiueses së saj rajonale Elisa De Pieri: “Njerëzit e shpëtuar në det nga autoritetet italiane, përfshirë ata që kërkojnë siguri në Evropë, janë nën juridiksionin Italian dhe nuk mund të dërgohen në një vend tjetër para se kërkesa e tyre për azil dhe rrethanat individuale të ekzaminohen,” deklaroi De Pieri në komentin e publikuar në faqen zyrtare të Amnesty në internet. “Është thjeshtë kështu,” shtoi De Pieri.

    Më herët të martën, zyrtarët e Komisionit Evropian në Bruksel deklaruan se kanë nevojë për më shumë detaje mbi marrëveshjen, duke lënë të kuptohet se nëse një emigrant kapet në ujërat territoriale të një vendi anëtar, atëherë ai nuk mund të transferohet në një vend jo-anëtar, gjë që lë të hapur pyetjen nëse Italia ka të drejtë të transferojë në Shqipëri refugjatët e shpëtuar në ujërat ndërkombëtare apo në ujërat e ndonjë prej vendeve në Afrikën e Veriut nga ku ata zakonisht nisen.

    Amnesty vëren se marrëveshja, e cila synon të shqyrtojë kërkesat për azil ndërsa azilkërkuesi gjendet në territorin shqiptar, është një praktikë e ndaluar sakaq sipas ligjit ndërkombëtar dhe ligjit evropian dhe për shkelje të ngjashme Italia është dënuar sakaq nga Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut.

    “Marrëveshja është ilegale, nuk funksionon dhe duhet të anulohet,” deklaroi Amnesty.

    “Italia ka pretenduar se njerëzit e ndaluar do të mbeten nën juridiksionin e Italisë por realiteti është që marrëveshja do të përdoret për të anashkaluar ligjin ndërkombëtar dhe atë evropian. Ajo do të ketë pasoja katastrofale për njerëzit që kërkojnë azil, të cilët mund të bien pre e ndalimeve të gjata dhe dhunimeve të tjera jashtë mbikëqyrjes së autoriteteve të drejtësisë së Italisë,” thuhet në deklaratë.

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ajo e Italisë Giorgia Meloni nënshkruan të hënën një marrëveshje, e cila u publikua nga media proqeveritare shqiptare në martën.

    Sipas dokumentit të publikuar, Shqipëria i jep një territor qeverisë së Italisë për një afat pesëvjeçar, në të cilin do të mbahen deri në tre mijë azilkërkues në pritje të vlerësimit të meritave të kërkesës së tyre për azil. Sipas marrëveshjes, afati i qëndrimit të tyre në Shqipëri “nuk mund të jetë më i gjatë sesa periudha maksimale e lejuar nga legjislacioni përkatës italian.” Afati në fjalë është 30 ditë, por Italia është e njohur për zvarritje të procedurave shumë përtej këtij afati.

    Sipas praktikës së zakonshme aktuale, azilkërkuesit pajisen me një leje qëndrimi të përkohshme ndërsa presin shqyrtimin e aplikimit të tyre por kjo pritet të mos ndodhë kësaj here, pasi azilkërkuesit supozohet se do të mbahen në një kamp të rrethuar në territorin e Republikës së Shqipërisë.

    BIRN

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Amnesty International: Marrëveshja Rama-Meloni e paligjshme dhe e parealizueshme, shkel rregullat

    Emri:  auto_auto_auto_edi_rama_giorgia_meloni_itali169934383116993637161699385787.jpg

Shikime: 1081

Madhësia:  44.7 KB

    Amnesty International shprehet se marrëveshja mes Edi Ramës dhe kryeministres italiane, Giordia Meloni është e paligjshme dhe e parealizueshme.

    Me një reagim në faqen zyrtare të Amnesty International, thuhet se: Njerëzit e shpëtuar në det nga autoritetet italiane, përfshirë ata që kërkojnë strehim në Evropë, janë nën juridiksionin italian dhe nuk mund të transferohen në një shtet tjetër përpara se të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil dhe situata individuale.

    Reagimi i plotë i Amnesty International:

    Duke komentuar deklaratën e datës 6 nëntor në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministrat e Italisë dhe Shqipërisë, në lidhje me ndërtimin e dy qendrave për ndalimin e personave të shpëtuar në det nga anijet italiane, përfshirë personat që kërkojnë siguri, Elisa de Pieri, studiuese e Amnesty International për Evropën, tha:

    ‘Njerëzit e shpëtuar në det nga autoritetet italiane, përfshirë ata që kërkojnë strehim në Evropë, janë nën juridiksionin italian dhe nuk mund të transferohen në një shtet tjetër përpara se të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil dhe situata individuale. Është shumë e thjeshtë. Kjo është një marrëveshje për shtyrjen, një praktikë e ndaluar nga standardet evropiane dhe ndërkombëtare dhe për të cilën Italia tashmë është dënuar nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

    Kjo marrëveshje është e paligjshme, e pafuqishme dhe duhet të anulohet.

    Italia pretendon se personat e dërguar në Shqipëri do të mbeten nën juridiksionin italian, por realiteti është se marrëveshja do të përdoret për të anashkaluar rregullat italiane, evropiane dhe ndërkombëtare me pasoja potencialisht shkatërruese për njerëzit që kërkojnë azil, të cilët mund t'i nënshtrohen ndalimit automatik dhe të zgjatur, dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut, jashtë kontrollit të autoriteteve gjyqësore italiane. Komisioni Evropian tashmë e ka bërë të qartë se rregullat evropiane të azilit nuk mund të zbatohen jashtë Bashkimit Evropian.

    Edhe pse detajet e marrëveshjes nuk dihen ende, tashmë po shfaqen një sërë shqetësimesh. Amnesty International i bën thirrje qeverisë italiane të respektojë detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar në lidhje me moskthimin dhe garantimin e azilit dhe i bën thirrje Komisionit Evropian të sigurojë që shtetet anëtare të mos shkelin të gjitha rregullat për mbrojtjen ndërkombëtare’.

    Duke iu referuar praktikës së dërgimit të refugjatëve ose azilkërkuesve në vendet e tyre, ose në të tjerët, ku ata mund të vuajnë nga keqtrajtimi.

    Mbrojtja kundër rikthimit është një e drejtë themelore e refugjatëve dhe azilkërkuesve.

    Mos-kthimi është një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare për refugjatët dhe, si pjesë e së drejtës ndërkombëtare zakonore, është i detyrueshëm për të gjitha shtetet. Parimi i mos-kthimit parashikohet edhe në legjislacionin evropian dhe në nenet 18 dhe 19 të Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian.

    Në vitin 2018, Komisioni Evropian bëri të qartë se zbatimi ekstraterritorial i rregullave të Bashkimit Evropian aktualisht nuk është i mundur.

    Italia tashmë është dënuar për shkelje të parimit të moskthimit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në vitin 2012 në çështjen Hirsi Jamaa kundër të tjerëve.

    Syri

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët/ Opozita italiane: E paligjshme në nivel kombëtar e ndërkombëtar dhe joefektive

    Një dokument prej 9 faqesh, gjithsej 14 nene, i cili do të qëndrojë në fuqi ‘për 5 vjet’, i rinovueshëm edhe për 5 vite të tjera ‘nëse njëra nga palët nuk njofton brenda 6 muajve nga skadimi’ qëllimin për të mos e rinovuar.

    Është marrëveshja Itali-Shqipëri për menaxhimin e emigrantëve të nënshkruar dje (6 nëntor 2023) nga kryeministrja Giorgia Meloni me kryeministrin shqiptar Edi Rama që ‘ANSA’ mund ta shikonte. Italia merr përsipër të kthejë ‘zonat’ e dedikuara për qendrat e emigrantëve pas përfundimit të marrëveshjes.

    Në qendrat për emigrantët të parashikuara nga marrëveshja Itali-Shqipëri, e drejta e mbrojtjes sigurohet duke lejuar akses të strukturave të avokatëve dhe asistentëve, organizatave ndërkombëtare dhe agjencive të BE-së që ofrojnë këshilla dhe asistencë aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare, brenda kufijve të legjislacionit italian, europian dhe shqiptar. Kështu shkruhet në marrëveshje, ku parashikohet që emigrantët të mund të qëndrojnë jo më shumë se periudha maksimale e lejuar nga legjislacioni aktual italian. Sipas marrëveshjes, në përfundim të procedurave autoritetet e Romës do të sigurojnë largimin me kosto në ngarkim të Italisë.

    Në qendrat e parashikuara nga marrëveshja Itali-Shqipëri, nuk mund të jenë të pranishëm më shumë se 3000 emigrantë në të njëjtën kohë. Siç shkruhet në marrëveshje, strukturat menaxhohen nga Italia sipas legjislacionit përkatës italian dhe europian dhe çdo mosmarrëveshje me emigrantët i nënshtrohet ekskluzivisht juridiksionit italian. Kur e drejta e qëndrimit në struktura pushon ‘për çfarëdo arsye’, Italia menjëherë transferon emigrantët jashtë territorit shqiptar. Në rast lindjeje ose vdekjeje, specifikon marrëveshja, emigrantët i nënshtrohen ligjit italian. Në rast vdekjeje, Shqipëria vë në dispozicion të Italisë morgun për ta transferuar trupin brenda 15 ditëve nga vdekja.

    Opozita shqiptare e qendrës së djathtë është kundër kryeministrit Edi Rama për nënshkrimin e marrëveshjes për emigrantët, firmosur në Romë sëbashku me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Pavarësisht ‘mirënjohjes ndaj Italisë, për atë që është bërë në mbështetjen tonë gjatë 33 viteve të fundit, ne ende nuk jemi gati për të ndërmarrë një hap të tillë’, ka shkruar nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, deputet i Partisë Demokratike (PD) në Facebook: ‘Qeveria Meloni është nën presion të madh për menaxhimin e krizës’ së emigrantëve dhe ‘qeveria Rama nuk duhet ta transferojë këtë krizë në Shqipëri’.

    Një strukturë e emigrantëve në portin e Shëngjinit, paralajmëron Gjekmarkaj, do të ‘zbehte gjithashtu ëndrrën e kësaj zone të rëndësishme bregdetare në veri të vendit për të zhvilluar turizmin’. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, drejtoi gishtin tek mungesa e transparencës nga ana e kryeministrit, i cili ‘nuk ka mandat të negociojë me asnjë vend: Italia është aleati dhe partneri ynë, një vend mik, por këtu bëhet fjalë për interesa kombëtare’, shtoi ai, duke akuzuar Ramën si përgjegjës për ikjen e vetë shqiptarëve jashtë vendit, ‘ndërsa ai vendos të sjellë këtu emigrantë të paligjshëm. Është e papranueshme’.

    Rama ka nënshkruar marrëveshjen ‘i shtyrë vetëm nga interesat e tij të errëta’, ka denoncuar ish-kryeministri i qendrës së djathtë Sali Berisha, ndërsa nga Partia e Lirisë (PL) e ish-presidentit të Republikës Ilir Meta kryeministri shqiptar akuzohet se ‘Po përdorë vendin si të ishte pronë e tij private. Një tregtar i gatshëm të bëjë biznes me interesat e Shqipërisë, në këmbim të mbështetjeve të pandershme dhe trafikimit të interesave’, shkruan deputeti i PL, Petrit Vasili. Mediat shqiptare nënvizuan edhe polemikat politike që ka ngjallur marrëveshja në Itali, duke kujtuar nga ana tjetër një deklaratë të Ramës të nëntorit 2021, ku premtoi se ‘Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend ku vendet e tjera më të pasura mund të ngrenë kampe për refugjatët e tyre’.

    Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët e shpallur dje mund të bëhet ‘model bashkëpunimi mes vendeve të BE-së dhe vendeve jo-BE për menaxhimin e flukseve migratore’, ka deklaruar kryeministrja Giorgia Meloni sot në një intervistë për ‘Il Messaggero’.

    Është një marrëveshje ‘e cila forcon partneritetin strategjik midis Italisë dhe Shqipërisë dhe në thelb ka tre objektiva: të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore, të parandalojë flukset e parregullta migratore dhe të mirëpresë në Europë vetëm ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare’, ka shtuar Meloni.
    Për drejtuesen e të majtës italiane (PD) Elly Schlein marrëveshja ‘duket se është në kundërshtim të hapur me rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës europiane’. Schlein është shprehur se kjo marrëveshje duhet parë mirë dhe me shumë kujdes. ‘Giorgia Meloni’, shtoi Schlein, ‘ duhet më tepër të bindë aleatët e saj nacionalistë europianë që të ndajnë përgjegjësitë në pritjen e emigrantëve dhe të mos e lënë Italinë vetëm’.

    Marrëveshja me Shqipërinë është ‘e paligjshme në nivel kombëtar e ndërkombëtar dhe joefektive’ për emigracionin e paligjshëm, ‘e parëndësishme për pritjen e emigrantëve: ndryshimi i vetëm është se do të kushtojë shumë më tepër para’. Kështu ka deklaruar ish-zëvendësministri i Brendshëm i Partisë Demokratike, partisë më të madhe të së majtës italiane, Matteo Mauri duke nënvizuar se ‘së pari qeveria duhet ta bëjë publik tekstin nëse ekziston’ dhe se ‘ato rregulla duhet të kalojnë në parlamentin italian’, sepse ‘nuk është absolutisht e vërtetë’ se mjaftojnë dy traktate ndërkombëtare bashkëpunimi të nënshkruara edhe në të shkuarën me Tiranën.

    Syri

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Ben Andoni: Firmosja e marrëveshjes me Italinë në ‘terr’ do të thotë se kjo qeveri nuk u përket më shqiptarëve

    Analisti, Ben Andoni ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" ku u diskutua për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë. Andoni u shpreh se për këtë marrëveshje ka qenë në terr i gjithë publiku dhe se kjo qeverisje nuk i takon më shqiptarëve.

    "Gjëja që më bën përshtypje janë tre koncepte përsa i përket marrëveshjes. E para është negocimi, që ne kemi qenë në terr i gjithë publiku. Më vjen keq që nuk e dinë ligjvënësit shqiptarë.

    E dyta është miratimit, kjo firma që ne të gjithë kujtonim se zoti Rama po bëntë një takim formal. E treta është pjesa që do jetë shumë e vështirë dhe kjo i takon më shumë opozitës në këtë rast që unë besoj se nëse do kishte zëra më të qetë nga pozita duhet të përgjigjeshin si duhet.

    Brenda këtyre tre koncepteve shikoj që qeverisja në vendin tonë nuk thuhet më që fut ujë por është një qeverisje që nuk iu takon më shqiptarëve", tha ndër të tjera Andoni.

    Syri

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    'Die Presse': BE rrëzon planin e Italisë për refugjatët në Shqipëri, e cilëson të paligjshëm

    Emri:  auto_lamp1699382080.jpg

Shikime: 1087

Madhësia:  51.6 KB

    Gazeta e njohur austriake, ‘Die Presse’, raporton se Brukseli ka rrëzuar planet e Italisë dhe Austrisë për azilantët.

    Njësoj si Italia, e cila planifikon të ngrejë dy qendra refugjatësh në Shqipëri, edhe Austria ka një projekt të ngjashëm.

    Por gazeta shkruan se Brukseli i ka penguar këto plane, duke thënë se janë të paligjshme.

    “Komisioni i BE-së u thotë jo procedurave të jashtme të azilit te vendet e treta. Planet si ato që Austria po ndjek në Afrikë apo Italia në Shqipëri, janë të paligjshme,” shkruan gazeta.

    “Vetëm javën e kaluar, ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner ra dakord me homologen e tij britanike, Stella Brverman për të punuar ngushtë së bashku për çështjet e azilit.

    Londra po përpiqet të gjejë mbështetje nga ish-partnerët e BE-së për idenë e qendrave të jashtme të azilit në Ruandë dhe deri tani ka mundur të fitojë mbështetjen e kryeministres së Danimarkës, Mette Frederikson.

    Kryetarja e qeverisë italiane, Giorgia Meloni kërkon gjithashtu të vendosë dy qendra të tilla azili në Shqipëri për të ridrejtuar fluksin e emigrantëve.

    Por Komisioni i BE-së po i minon këto plane. Brukseli thotë se zhvendosja e procedurave të azilit në vendet e treta është e paligjshme. Sipas ligjit aktual të azilit, aplikimet për azil mund të bëhen vetëm në territorin e një shteti anëtar dhe jo jashtë, tha një zëdhënës i Komisionit të BE-së,” shkruan gazeta.

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-11-2023 më 01:23

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Kryeplaku (09-11-2023)

  7. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Marrëveshja për të qenë hale e Italisë

    Nga Andi Bejtja

    Marrëveshja e djeshme Meloni - Rama nuk është as më pak e as më shumë, po zhvendosje e halesë italiane (në kuptimin më pexhorativ) në territorin shqiptar.

    Deri tani dimë që haleja do të mbajë flamurin italian; kapanonet do t’i ndërtojë Italia; dimë që do ketë vetëm burra që do të bëjnë shurrën në këmbë, të ndarë nga gratë dhe fëmijët më keq se në vitet e Holokaustit ashtu sikurse ka rrezik që sapunërat, letrat dhe ujin ta paguajmë vetë.

    Ngado që ta shikosh këtë marrëveshje, është e cenueshme.

    Si veprimtar i të drejtave të njeriut është jo vetëm e paligjshme, por dhe kriminale t'i ndash burrat nga gratë dhe fëmijët në këtë mënyrë.

    Si ekspert i së drejtës ndërkombëtare, kjo marrëveshje është në kundërshtim me Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe me Konventën e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

    Për institucionet shqiptare, që nga parlamenti e deri tek Presidenti, është përdhunim i pastër i çdo neni të Kushtetutës, shiko nenet 121, 122, 123.

    Për disa juristë, dhënia madje e ekstra-territorialitetit mund të shkojë deri në tradhti kombëtare, që mund të dënohet dhe me burg.

    Për një ekspert të sigurisë kjo është një minë me sahat që nuk cenon thjesht turizmin te Mrrizi i Zanave. Ndaj, automatikisht bie dhe teoria "Zero probleme me fqinjët" - sidomos për Greqinë si vend kufitar i BE-së.

    Ndërkohë, fatkeqësisht, termometri i opozitës nuk është i njëjtë me temperaturën e popullit që në rrjete sociale këtë dyndje refugjatësh e quan ngjarje më të rëndë se armët kimike, që në fund të fundit ishte një proces teknologjik. 35.5º shënon termometri edhe i së ashtëquajturës “opozitë e re”, si Arlind Qorri apo dhe Endri Shabani që mendon se Shqipëria shpëton po la Ylli Rakipi, punën.

    Ndaj, në këtë situatë nuk ka pikë rëndësie pse po e bën Rama këtë, çfarë do të mbulojë apo çfarë të zbulojë! Për ty si shqiptar ka vetëm një pyetje që do urgjent përgjigje: A do pranosh të jesh hale e Italisë dhe ndoshta nesër, dhe më keq?!


    Syri

  8. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Marrëveshja Shqipëri-Itali, reagon UNHCR: Nuk jemi të përfshirë e as të informuar

    Emri:  edgb.jpg

Shikime: 1089

Madhësia:  21.7 KB

    Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka reaguar në lidhje me marrëveshjen Shqipëri-Itali, të nënshkruar një ditë më parë nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe homologia e tij italiane Georgia Meloni.

    Në një njoftim zyrtar UNHCR, thotë se nuk është palë dhe as e informuar për këtë marrëveshje.

    UNHCR njofton se po kërkon të diskutojë më tej detajet me qeverinë italiane dhe atë shqiptare për të kuptuar më mirë implikimet për refugjatët dhe njerëzit e tjerë që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.

    REAGIMI I PLOTË:

    UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, nuk është palë apo e përfshirë në marrëveshjen Itali-Shqipëri, e cila u njoftua të hënën. UNHCR-ja nuk ishte informuar apo konsultuar për përmbajtjen e marrëveshjes apo detajet e saj. Aktualisht po kërkojmë informacione të mëtejshme nga autoritetet përkatëse.
    Qëndrimi i kahershëm i UNHCR-sëLidhja është e jashtmeështë se kthimet ose transferimet në vende të treta të sigurta mund të konsiderohen të përshtatshme vetëm nëse përmbushen disa standarde – në veçanti, që ato vende të respektojnë plotësisht të drejtat që rrjedhin nga Konventa e Refugjatëve dhe detyrimet e të drejtave të njeriut, dhe nëse marrëveshja ndihmon në ndarjen e përgjegjësisë për refugjatët në mënyrë të barabartë midis kombeve, në vend që ta zhvendosin atë.

    Sipas ligjit ndërkombëtar për refugjatët, përgjegjësia kryesore për vlerësimin e kërkesave për azil dhe dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare i takon shtetit në të cilin një azilkërkues arrin, qoftë në kufijtë tokësorë apo në det, dhe e kërkon atë mbrojtje. Ky detyrim mbetet i pandryshuar nga transferimi i azilkërkuesve apo përpunimi jashtëterritorial. Ndërsa marrëveshjet e transferimit ligjor për bashkëpunimin për azilin mund të bëhen ndërmjet shteteve, masa të tilla duhet të sigurojnë dhe përmirësojnë mbrojtjen e refugjatëve.

    UNHCR vazhdimisht ka bërë thirrje për veprim për të trajtuar situatën e dëshpëruar në Mesdhe dhe për të garantuar solidaritet, veçanërisht me shtetet më të prekura. UNHCR njeh sfidat e paraqitura nga rritja e lëvizjeve të përziera dhe është e gatshme të punojë me shtetet për masa të ligjshme për t’iu përgjigjur në mënyrë më efektive ardhjeve, bazuar në ndarjen e përgjegjësive dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, me masa mbrojtëse dhe garanci adekuate. për të garantuar respektimin e të drejtave.

    UNHCR po kërkon të diskutojë më tej detajet me qeverinë italiane dhe atë shqiptare për të kuptuar më mirë implikimet për refugjatët dhe njerëzit e tjerë që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.

    Euronews

  9. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Kush don me i pru skllavët fatkeq të botës nen çadrën e Shninit?

    Nga Nesti Zefi

    Kush don me i pru skllavët fatkeq të botës nen çadrën e Shninit?

    Marrëveshja e djeshme në Romë ndërmjet Giorgia Meloni-it e Edi Ramës, ndryshe prej komenteve me tifozllëk me kriteret e rreshtimit politik militantesk, asht nji strategji e elitave globale masone, in primis fondacioni kriminal e diabolik i Soros-it. Ktu nuk ka asgja komplotiste dhe asht nen dritën e diellit çdo gja. Thjesht për kujtesë, po jap nji fakt domethanës të para disa muejsh, mbasi në shqiptarët e sidomos mediat të cilat në shumicë financohen prej aseteve kriminale me bekimin e ktyne OJQ po aq kriminale, janë në vështirësi me pa përtej hundës të tyne e kopjonit që u japin padronët e vet. Pra, nuk po japin shpjegime afër të vërtetës mbi rastin në fjalë; përkundrazi disa media e persona afër tyne publik, po mundohen me heq apo ba krahasime të sforcueme me historinë e emigracionin shqiptar dhe pritjen tonë në Itali, tue shantazhue qytetarët e përgjegjshëm që nuk duen nji kamp skllavnie në vendin tonë.

    Fakti që due me zbulue asht domethënia e vizitës të Bill Klintonit në Tiranë me Aleksandër Soros dhe fill mbas asaj takimi i tyne gjys i mshehtë me Papa Franceskun, fokusi i të cilit ishte problemi I zbarkimeve të refugjatëve në Lampedusa dhe tensionet sociale me qytetarët italianë, të cilët kishin votue nji qeveri me agjendë elektorale kundra imigracionit masiv dhe të paligjshëm.

    Dihet tashma botnisht që lobet masonike me në krye Soros, po bajnë çmos me shkul prej vendlindjes të tyne masa amorfe njerëzish për me i përdor si skllevër shantazhues e rezerv krahut të punës në Europë me qëllimin final të çrrënjosjes përfundimtare të lirive, demokracisë, shtetit të së drejtës, pra, të qytetnimit të kshtenë. Instrumentalizimi i Papa Franceskut dhe nji pjesë të mirë të Kishës Katolike asht fitorja provizore ma spektakolare e ktyne grupeve masone bashkë me industrinë kriminale që lëvizë në mrapavijë. Zgjedhja e Shqipnisë, ose ma mirë e Shninit dhe Giadrit, për shkak edhe të gjeografisë fetare, mund të jetë nji sugjerim i ambienteve të Kishës për me i angazhue vetë ata në nji model bamirësie pa vërtetsi me karakter filantropik, tipike e organizatave jo qeveritare masonike antiqytetare. Papa Benedikti I 16 thoshte me vizion profetik që para të drejtës me emigrue, ekziston e drejta me ndej në vendin tand, ndërsa Papa aktual, për shkak të nji plazmimit ideologjik në kulturën e tij dhe lexim të gabuem të situatës, bahet pa dashje aleat i multinacionales kriminale të skllavnisë.

    Emergjencat artificiale, lufta periodike në çdo cep të globit, katalizimi i islamit radikal në këtë ndërmarrje diabolike skllavnie për me destabilizue Europën, janë pjesë e mirëmendueme e skenarit luciferrin të elitës e deep state global. Meloni e Rama si buratin apo vegla qorre ordinere e ksaj elitë kriminale, thjesht po i japin zbatim nji urdhni të qarte e të padiskutueshëm. Tashma, politika me kto njerëz të pilotuem ka mbarue, nji pjesë e Kishës me interferime e flirtime në vneshtën e kjoftëlargut po ashtu dhe ka ardhë bash koha që populli të marrë në dorë fatin e vet. Akti i parë duhet të jetë dezertimi në emën të koshiencës të organeve tona shtetnore për mos zbatim të marrëveshjes të paligjshme dhe reagimi kapilar i qytetarëve tonë në nji front unik për pshtimin kombëtar. Ne, nuk mund te bahena aleat të shkllavnisë, aq ma tepër ne shqiptarët ë vazhdojmë ta jetojmë ende këtë plagë të randë. Mos të hupim kohë të artë tue u ngatrrue ndër vedi me sebepe banale të induktueme prej helmit masonik, por secili simbas mundësive të veta njerzore, kulturore, intelektuale e fetare, të vehena në lëvizje me shmang rrezikun e përdhunimit të territorit e dinjitetit tonë dhe atyne të skllevnëve të shkretë modern që duen me na imponue.

    Koha Jone

  10. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    Kampi i refugjatëve në Shqipëri, PS për marrëveshjen me Italinë: Do të kalojë në Parlament

    Emri:  Kuvend-1.jpg

Shikime: 1063

Madhësia:  28.8 KB

    Nënshkrimi i protokollit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në strehimin e emigrantëve të paligjshëm në Shëngjin solli reagime të shumta në opinion.

    Marrëveshja është komentuar për herë të parë edhe nga Partia Socialiste. I pyetur nga mediat, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço thotë se ajo do të kalojë në parlament dhe për diskutim në komisionet parlamentare.

    Qeveria u përgjigj duke publikuar disa të dhëna në rrjetet sociale nëpërmjet Agjencisë për Media dhe Informim. Aty nënvizohet se shteti italian do të marrë në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për të ndërtuar me shpenzimet e saj strukturat pritëse.

    Partia Demokratike e Bashës, ka bërë me dije se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen. Në dokumentin e firmosur nga deputeti Kreshnik Çollaku, thuhet se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar përputhshmërinë me ligjet e Kushtetutën e vendit, nisur nga faktin që kjo marrëveshje ka një ndikim të gjerë social.

    Koha Jone

  11. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Albanistan: Edi Rama i dhuron portin e Shëngjinit Italisë për të strehuar refugjatët afrikanë

    “Zëri i Amerikës”: Marrëveshja për migrantët mes Tiranës dhe Romës ngjall polemika

    Emri:  Capture-41.jpg

Shikime: 1080

Madhësia:  22.2 KB

    -Zëri i Amerikës-

    Në Shqipëri opozita ka kritikuar marrëveshjen e firmosur dje në Romë mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, e cila parashikon ngritjen në territorin e Shqipërisë të dy qendrave për pritjen e migrantëve, duke ngritur dyshime për mungesën e trnsparencës rreth saj. Komiteti shqiptar i Helsinkit i tha Zërit të Amerikës se një akt i bërë fakt i kryer, pa konsultime paraprake, ngre pikëpyetje. Komisioni europian po ashtu deklaroi sot se ka kërkuar infomacione të detajuara nga Italia duke qenë se bëhet fjalë për një marrëveshje që ndodh për herë të parë mes një vendi anëtar dhe një shteti jo anëtar.

    Marrëveshja me Italinë parashikon që pala shqiptare të ofrojë vetëm pjesë të territorit të saj ku do të ngrihen dy qendra me një kapacitet maksimal prej 3 mijë vendesh, për migrantët e nisur nga veriu i Afrikës, të cilët shpëtohen në det nga anijet ushtaraka italiane apo ato të Guardia di Finanza-s. Çdo shpenzim mbulohet nga pala italiane, ndërkohë që policia shqiptare merr përsipër të garantojë sigurinë në perimetrin e jashtëm të dy qendrave, një në Shëngjin e tjetra në Gjadër.

    Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është e papranueshme që ndërsa shqiptarët po largohen nga keqqeverisja sipas tij, hapen kufinjtë për emigrantët e paligjshëm. “Detyra e parë është të vij të bëjë transparencën se kush i ka dhënë mandat të negociojë, me cilindo vend. Italia është një vend mik, aleat, partner, padiskutim, por këto janë interesa kombëtare, s’mundesh nga njëra anë të përzësh shqiptarët, nga ana tjetër të hapësh kufirin për emigrant të paligjshëm. Mbi çfarë baze? Me çfarë kushtesh?” u shpreh zoti Basha.

    Pasdite, Partia Demokratike, bëri të ditur se deputeti i saj Kreshnik Çollaku ka kërkuar interpelancë me kryeministrin “për të bërë transparencë, përpara qytetarëve shqiptarë të arsyeve që kanë çuar Kryeministrin e Shqipërisë në këtë vetëofrim, pa asnjë kosultim publik, kur vendet europiane e kanë refuzuar atë, pavarësisht kapaciteteve për të menaxhuar këtë fluks emigrantësh”.

    Ish kryeministri Sali Berisha tha se zoti Rama sipas tij “nuk ka autoritetin moral e as ligjor” për të nënshkruar një marrëveshje të tillë, duke kujtuar se mes Italisë dhe SHqipërisë ekziston një akt i përbashkët i firmosur shumë vite më parë: “Ne, njohim marrëveshjen që kemi firmosur me Italinë për të rikthyer në Shqipëri ata emigrantë të huaj që mund të kalojnë nga Shqipëria në Itali. Përndryshe u them miqve të mi italianë mos harroni se sipas statistikave të Eurostat, nga viti 2014 deri në vitin 2021, janë larguar më shumë se 100 mijë shqiptarë çdo vit për në Itali, Greqi dhe në hapësirën e Shengenit”.

    Kryeministri Rama deklaroi dje se Shqipëria është borxhlije ndaj Italisë, dhe se për këtë arsye, një marrëveshje të tillë nuk do e kishte firmosur me asnjë shtet tjetër. Por nënkryetari demokrat i Parlamentit Agron Gjekmarkaj, u shpreh sot përmes një statusi në Facebook se pavarësisht mirënjohjes ndaj Italisë, Shqipëria sipas tij nuk është gati “ende gati për të ndermarrë hapa të tillë “mikpritjejë” , duke vënë në pah krizën e migrantëve të cilën “Italia mezi po e menaxhon mes shumë polemikash atje dhe kemi të drejtë të dyshojmë shumë për këtu”.

    Komiteti shqiptar i Helsinkit i tha Zërit të Amerikës se “pikëpyetja që lind në kushtet kur kjo marrëveshje duket se bëhet faktike, pa asnjë proces konsultues gjithëpërfshirës, është se si do të mund Shqipëria të ndihmojë fqinjët pa dhënë rezultate të qëndrueshme e të qenësishme lidhur me këtë fenomen që ka prekur atë vetë, si një vend transit”, u shpreh drejtoresha Erida Skëndaj duke shtuar se “Kampet e refugjatëve edhe në vetë vendet e Bashkimit Evropian në jo pak raste kanë shfaqur një sërë problematikash në drejtim të respektimit të të drejtave të këtyre shtetasve, sa i takon kushteve dhe trajtimit jo adekuakt që kanë cenuar dinjitetin e tyre njerëzor, abuzimet e rënda që kanë ndodhur me ta, përdorimin apo shfrytëzimin e tyre nga organizata kriminale. Në kontekstin shqiptar, të gjitha këto risqe amplifikohen dhe janë më të shtuara”.

    Sipas zonjës Skëndaj “kalimi i këtyre shtetasve nga Italia në Shqipëri nuk mund të justifikohet objektivisht, nëse marrim në konsideratë hapësirën gjeografike të secilit shtet, statusin e tyre ne raport me Bashkimin Evropian, zhvillimin ekonomik, social, kapacitetet pritëse por edhe nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut si dhe vetë detyrat që i janë lënë Shqipërisë nga Komisioni Evropian në raportin e fundit screening”.

    Marrëveshja e djeshme u pasua me polemika të shumta dhe në Itali. Kreyministrja Meloni, e cila vjen nga e djathta nacionaliste, u ngjit vitin e kaluar në pushtet duke premtuar frenimin e migracionit, por në fakt prurjet janë gati dyfishuar. Opozita italiane ngriti pikëpyetje mbi rrezikun e shkeljes së normave dhe konventave ndërkombëtare, si dhe me vetë dobinë e këtij akti.

    Komisioni europian deklaroi sot se “ne jemi në kontakt me autoritetet italiane për detajet, sepse ne duhet të shohim detajet e kësaj marrëveshje dhe kemi kërkuar të kemi informacion për to”, theksoi zëdhënësja Anitta Hipper, duke shpjeguar se Komisioni kishte qenë paraprakisht në dijeni të marrëveshjes dhe me sa është njohur deri tani, ajo nuk duket të jetë e ngajshme me atë mes Britanisë së Madhe dhe Ruandës.

    VOA

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 16-09-2024, 22:21
  2. Vatikan: Kryeministri Rama takon Papën, krenohet me refugjatët afganë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-11-2021, 02:38
  3. Albanistan: Fondet e BE-së u përdorën nga Rama për blerje votash
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-05-2021, 09:56
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-03-2021, 21:19
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2018, 20:55

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •