Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Heqje lirie vs Kufizim lirie

    Eshte aktual debati mbi vendimet e gjykatave shqiptare per ish kryeministrin. Mesa kuptoj, tema kryesore e diskutimit eshte e lidhur me interpretimin e Kushtetutes.
    A eshte antikushtetuese masa? A konsiderohet "kufizimi i lirise" si "heqje lirie" ne frymen e ligjit?
    Si mendojne juristet mes nesh?
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Heqje lirie vs Kufizim lirie

    Une nuk jam avokat dhe nuk i njoh ligjet e atij vendi siē duhet, por nuk duhet tė jesh avokat qė tė kuptosh shkeljet e bėra. Nuk bėhet fjalė pėr interpretim tė kushtetutės por bėhet fjalė pėr respektim tė kushtetutės. Kemi tė bėjmė me shkelje flagranta proēeduriale. Sali Berisha ėshtė deputet, dhe si i tillė, kushtetuta i njeh disa privilegje karshi ligjit qė nuk i kanė njerėzit e tjerė. Ai gėzon njė imunitet ligjor si deputet. Qė do tė thotė, nėse SPAK do tė hetojė Sali Berishėn, apo tė ngrejė akuza ndaj tij, kėtė kėrkesė duhet t'ia drejtojė Kuvendit tė Shqipėrisė. Eshtė Kuvendi i Shqipėrisė qė ia heq kėtė imunitet Sali Berishės, dhe e lejon prokurorinė qė tė vazhdojė punėn e saj me deputetin nėn akuzė. Kjo shkelje flagrante proēeduriale, ėshtė e qėllimshme. Dhe tregon qė SPAK ėshtė i kapur, nuk vepron brenda ligjeve tė vendit, vepron pėr llogari tė interesave tė huaja: qofshin kėto interesat e njeriut nė pushtet, apo ambasadės amerikane nė Tiranė.

    Problemi tjetėr i madh ėshtė akuza e ngritur ndaj Sali Berishės kur ai ishte nė detyrė si kryeministėr. Si kryeministėr, ai ėshtė drejtues i qeverisė. Qeveria merr vendime tė shumta pėrditė. SPAK e akuzon kryeministrin pėr korrupsion pėr vendimet qė ai ka marrė pėr pronėn nė fjalė. Prona nė fjalė nuk ishte nė pronėsi vetėm tė familjes sė dhėndrit tė tij, ishin shumė familje qė e ndanin atė pronė. Tė akuzosh kryeministrin pėr vendime tė tilla ėshtė pėrsėri njė shkelje flagrante e ligjeve dhe kushtetutės. Njė kryeministėr mund tė dėnohet vetėm nėse ai pėrvetėson para apo prona nė emėr tė vetė, por jo kur ai merr vendime qė u kthen pronėn qytetarėve. Dhe ky ėshtė njė preēedent i rrezikshėm pėr demokracinė shqiptare pasi mesazhi qė jep: ēdo kryeministėr mund ta gjejė veten nėn akuzė pėr ēdo vendim qė merr! Ēdo kryeministėr e ēdo qeveri merr dhjetra vendime tė tilla nė ditė. Kjo dėshmon pėrsėri kapjen e institucionit tė akuzės, SPAK, nga njerėzit e ambasadės amerikane nė Tiranė, qė nuk u bėhet vonė as pėr demokracinė shqiptare e as pėr ligjet e atij vendi. Ata duan vetėm tė njollosin figurėn e Sali Berishės, pasi e akuzuan pėr korrupsion dhe e shpallėn tė padėshiruar nė Amerikė, por nuk kanė asnjė provė se ai ėshtė i korruptuar.

    SPAK mund ta akuzojė dhėndrin e Berishės e arrestojė atė, dhe ky mund tė mbrojė tė drejtat e tij nė gjykatė. Por implikimi i Sali Berishės nė kėtė ēėshtje ėshtė kryekėput i pavend dhe bėhet pėr motive politike.

    Albo

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,329
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: Heqje lirie vs Kufizim lirie

    Sipas nenit 231 tė Kodit tė Procedurės Penale, nė rastet kur ka shkelje tė masave tė sigurimit, gjykata mund tė vendosė njė masė tjetėr me tė rėndė.

    “Nė rast shkelje tė detyrimeve qė lidhen me njė masė sigurimi, gjykata mund tė vendosė zėvendėsimin ose bashkimin me njė masė tjetėr mė tė rėndė, duke mbajtur parasysh rėndėsinė, motivet dhe rrethanat e shkeljes.Ndryshe do e terheqin zvarre si ne vitin 2000 ku dhjeu ne breke gjate shoqerimit ne komisiariat.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,547

    Pėr: Heqje lirie vs Kufizim lirie

    Jam dakort me Albon nuk ka asnje prove qe Berisha eshte i korruptuar. Dhendri,femijet,ministrat megjithe spiunat e sigurimit i kan bo leket kur Saliu flinte gjume.

    Eshte si puna e naftes qe dergonte ne Serbi nepermjet Malit te Zi,kur e pyeten pse e dergonte naften ne Mal te Zi per Serbine, tha; qe e dergoja naften Serbise per Kosoven.,natyrisht edhe leket e naftes i bente per Kosoven..

    Nuk ka nevoje per interpretim kushtetues ma ha mendja (ne qofte se nuk eshte e specifikuar saktesisht ne nenin e kushtetutes),kufizimi i lirise eshte heqje lirie.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Pėr: Heqje lirie vs Kufizim lirie

    Te dashur miq,
    Une doja te evitoja debatin politik ketu, qe eshte e drejta e secilit natyrisht. Nuk besoj se njolloset Saliu tani, se ia ka bere vetes ate pune prej vitesh. Nqs Shqiperia eshte aty ku eshte, kontributi kryesor i takon Saliut, si pasardhes i paracaktuar nga babai i tij politik, dhe larove te tij. Dhe pas tij i gjithe politikaneve qe kemi pasur ne 80-90 vitet e fundit.
    Mund te jete ashtu sic mendojne disa dhe te mos kete prova. Ju i keni pare letrat? Nese provat ekzistojne e di gjykata, apo jo?
    Nuk dua te bej gjyqin ketu ne forum, po isha kurioz te degjoja dike qe e njeh ligjin dhe ka lexuar edhe ndonje ligj te vendeve te tjera.
    Serafim: e bere nje _interpretim_, tani lexoje edhe vete njehere Kushtetuten.
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,547

    Pėr: Heqje lirie vs Kufizim lirie

    Citim Postuar mė parė nga zeus Lexo Postimin

    E lexova per kuriozitet dhe eshte po e njejta gje; kufizimi i lirise per deputetin eshte heqje lirie. Ishte diēka e llogjikshme per parlementaret qe kane imunitet ,nuk mundet te kete cénim lirie pa autorizimin e parlamentit. Mendoja se do ta kishin lene ne medyshje heqjen e lirise por neni kushtetues e percakton qarte : "Deputetit... nuk nuk mundet ti hiqet liria NE ĒFAREDO LLOJ FORME.. pa autorizimin e parlamentit"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Pėr: Heqje lirie vs Kufizim lirie

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Shume mire qe fillove te lexosh. Edhe mua do me pelqente shume qe ligji te ishte gjithmone sipas logjikes, po nuk eshte ashtu. Ne fakt, ligjet tona jane nje perzierje ligjesh te kopjuara keq nga vende te tjera. Nuk e di si je me italishten, po ja si kumton ligji italian "Non č ammessa forma alcuna di detenzione, di ispezione o perquisizione personale, né qualsiasi altra restrizione della libertą personale, se non per atto motivato dell'Autoritą giudiziaria e nei soli casi e modi previsti dalla legge." Pra, ligji italian eshte me i plote per kete ceshtje dhe e sakteson me "cdo lloj KUFIZIM lirie".
    Sot sikur beri ca sqarime gjykata per Saliun, po nuk i kam lexuar akoma.
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,547

    Pėr: Heqje lirie vs Kufizim lirie

    Citim Postuar mė parė nga zeus Lexo Postimin
    Shume mire qe fillove te lexosh. Edhe mua do me pelqente shume qe ligji te ishte gjithmone sipas logjikes, po nuk eshte ashtu. Ne fakt, ligjet tona jane nje perzierje ligjesh te kopjuara keq nga vende te tjera. Nuk e di si je me italishten, po ja si kumton ligji italian "Non č ammessa forma alcuna di detenzione, di ispezione o perquisizione personale, né qualsiasi altra restrizione della libertą personale, se non per atto motivato dell'Autoritą giudiziaria e nei soli casi e modi previsti dalla legge." Pra, ligji italian eshte me i plote per kete ceshtje dhe e sakteson me "cdo lloj KUFIZIM lirie".
    Sot sikur beri ca sqarime gjykata per Saliun, po nuk i kam lexuar akoma.
    Ne ēdo gje e kopjojm nga italianet,por pak a shume fraza "ēdo lloj kufizim lirie" aty te ēon,ate garanton paprekshmerine e parlamentarit.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Pėr: Heqje lirie vs Kufizim lirie

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ne ēdo gje e kopjojm nga italianet,por pak a shume fraza "ēdo lloj kufizim lirie" aty te ēon,ate garanton paprekshmerine e parlamentarit.
    Po te shikosh nenin 27, edhe ligji (Kushtetuta) jone ben dallim midis heqjes se lirise dhe kufizimit te lirise.
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,547

    Pėr: Heqje lirie vs Kufizim lirie

    Citim Postuar mė parė nga zeus Lexo Postimin
    Po te shikosh nenin 27, edhe ligji (Kushtetuta) jone ben dallim midis heqjes se lirise dhe kufizimit te lirise.
    Nuk e kam pare por duhet te jete llogjike sepse nuk eshte njesoj si arrestimi apo heqja e pashaportes apo kontrolli i shtepise etj etj,jane masa te ndryshme. Persa i perket paprekshmerise te parlamentarit neni i kushtetutes eshte mese i qarte ; duhet autorizim nga parlamenti per ēdo lloj veprimi apo mase qe mer prokura apo policia.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Pėr: Heqje lirie vs Kufizim lirie

    Jo. E para, per arrestim ne flagrance nuk duhet autorizim, natyrisht. E dyta, flitet vetem per "’heqje lirie nė ēfarėdo lloj forme" pra arrest shtepie, burgosje, etj., ne ligjin tone. Ligji italian eshte me i sakte per kete pune ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga zeus : 07-11-2023 mė 16:37
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,547

    Pėr: Heqje lirie vs Kufizim lirie

    Citim Postuar mė parė nga zeus Lexo Postimin
    Jo. E para, per arrestim ne flagrance nuk duhet autorizim, natyrisht. E dyta, flitet vetem per "’heqje lirie nė ēfarėdo lloj forme" pra arrest shtepie, burgosje, et., ne ligjin tone. Ligji italian eshte me i sakte per kete pune ...
    Natyrisht arrestimi ne flagrance eshte diēka tjeter ,sepse aty deputeti mundet te preki lirine e tjetrit me ane te provave apo edhe ne perdorimin e armeve etj etj,pra edhe imuniteti ka njefare limiti.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2016, 14:00
  2. Berisha kėrcėnon me destabilizim tė Shqipėrisė dhe heqje zvarrė tė Edi Ramės
    Nga iliria e para nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-12-2013, 00:05
  3. Rrexhep Qosja: Politika shqiptare nuk njeh kufizim moral
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 27-10-2011, 20:52
  4. 2 programe per heqje zhurmash per kenge/video
    Nga benseven11 nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-12-2004, 06:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •