Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për llogari të kujt punojnë prokurorët e SPAK, amerikanëve apo shqiptarëve?

    Prokurorët e SPAK vizitë në Uashington

    Emri:  spak.jpg

Shikime: 6367

Madhësia:  48.4 KB

    Prokurorët e SPAK kanë mbështetjen e plotë të SHBA.

    Zyrtarë të lartë të SPAK-ut po marrin pjesë në një vizitë studimore në Uashington, DC këtë javë. Të udhëhequr nga anëtarët e ekipit të Zyrës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit të Ambasadës së SHBA në Tiranë (OPDAT), zyrtarët e SPAK-ut u takuan me drejtuesit kryesorë të Departamentit të Drejtësisë nga OPDAT dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP).

    Pjesë e delegacionit është edhe Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, prokurorët që po hetojnë dosjen e Sali Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

    Prokurorët e SPAK diskutuan gjithashtu sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të Shteteve të Bashkuara, i cili mbron gjyqtarët, prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët federalë të Amerikës.

    Vizita do të përfshijë gjithashtu takime me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Departamentin e Drejtësisë, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI).

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Për llogari të kujt punojnë prokurorët e SPAK, amerikanëve apo shqiptarëve?

    Mbështetja amerikane/Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani në SHBA, krah Jim O’Brien dhe Yuri Kim

    Emri:  kim.jpg

Shikime: 413

Madhësia:  39.3 KB

    SHBA mbështet hapur SPAK. Asistent Sekretari Amerikan i Shtetit për çështjet e Europës dhe Euroazise, Jim O’brian zhvilloi një takim me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani që ndodhet në Uashington.

    Në një reagim ne rrjetin social “X” zyrtari i larte amerikan thekson se reforma ne drejtësi po tregon se askush nuk është mbi ligjin.

    “Kënaqësi që takova kreun e SPAK Altin dumani. Është impresionuese të shohësh se si reforma në drejtësi po jep rezultate reale për njerëzit në Shqipëri, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi që është esenciale për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, -thekson zyrtari i larte amerikan, ku publikon edhe një fotografi me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

    Ndaj kushdo politikan që ka hamendje se SPAK-u dirigjohet nga kryeministri Rama e ka kot, pasi prokurorët e SPAK njohin ligjin dhe Kushtetutën e Shqipërisë dhe Uashingtonin zyrtar.

    E ka thënë Yuri Kim, se SPAK nuk preket, është investim amerikan. Ndaj do të kemi arrestime VIP nga kupola që ka vjedhur buxhetin e shtetit apo që kanë bashkëpunuar me rrjetet kriminale.

    Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, një sy e ka në Tiranë dhe tjetrin në Uashington! Të futi në rreth të kuq SHBA, nuk ke shpëtim!

    Emri:  kimn1.jpg

Shikime: 421

Madhësia:  62.9 KB



    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Për llogari të kujt punojnë prokurorët e SPAK, amerikanëve apo shqiptarëve?

    Përfundon vizita e zyrtarëve të SPAK në Shtetet e Bashkuara, Ambasada zbardh takimet e Altin Dumanit

    Emri:  398493342_738400054981821_4332852266110179264_n-600x450-1.jpg

Shikime: 438

Madhësia:  38.6 KB

    Zyrtarët e lartë të SPAK-ut përfunduan vizitën e tyre studimore në Uashington DC këtë javë së bashku me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT).

    Sipas ambasadës amerikane në Tiranë, kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe anëtarët e delegacionit u takuan me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare Bruce C. Swartz, si dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew.

    Delegacioni u takua gjithashtu me Njësinë e Operacioneve Speciale të Administratës kundër Narkotikëve (DEA).

    Emri:  Screenshot 2023-11-05 at 2.34.09 PM.jpg

Shikime: 433

Madhësia:  43.5 KB

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2023, 15:35
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-12-2022, 13:12
  3. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-02-2022, 13:52
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-07-2021, 23:37
  5. Greqi, 90 % e shqiptareve me llogari bankare
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-09-2003, 12:23

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •