Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Filmimet: Si grupi kriminal i Bajrave zgjodhi Benet Becin kryetar bashkie në Shkodër

    Filmimet e 14 Majit: Si i kontrolluan Bajrat votimet në Shkodër

    Emri:  enver-bajri-ne-shkolle.jpg

Shikime: 269

Madhësia:  27.6 KB

    Zgjedhjet e 14 Majit në Shkodër u zhvilluan nën mbikqyrjen e grupit kriminal të “Bajrave”, personazhe të akuzuar për vrasje, rrëmbime, gjobëvënie, trafik droge, shfrytëzim prostitucioni etj. Në rreth 24 minuta filmime, që u publikuan nga Sali Berisha në një konferencë për mediat nga selia e Partisë Demokratike tregohet se si grupi kriminal, pjesë e të cilit janë disa emra të njohur të botës së krimit, lëviznin bashkë me zyrtarët e Partisë Socialiste duke kontrolluar qendrat e votimit.

    Në filmimet e kamerave të vendosura në rrugët e Shkodrës, fillimisht shfaqen disa mjete me xham të zinj, që qarkullojnë në qytet në 14 Maj. Auto-kolona ndalet fillimisht në qendrën e votimit në shkollën “Dëshmorët e Prishtinës”.

    Emri:  Erald-Bushi-anetar-i-Kryesise-se-Partise-Socialiste-te-Shkodres.jpg

Shikime: 284

Madhësia:  35.3 KB

    Nga mjeti i parë, që parkon në hyrje të qendrës së votimit del i pari anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste në Shkodër, Erald Bushi. Pas tij, nga një mjet tjetër që e shoqëronte del Enver Bajri. Bashkë me grupin e personave të tjerë që zbresin nga disa makina ata futen në ambjentet e shkollës ku vazhdonte votimi.

    Emri:  enver-Bajri.jpg

Shikime: 276

Madhësia:  29.3 KB

    Enver Bajri është konsideruar koka e grupit kriminal. Në vitin 2018 ai u arrestua në Spanjë, pasi akuzohej për trafik drogash të forta, që i merrte nga Amerika Latine dhe i transportonte drejt vendeve të Bashkimit Europian. Mendohet se Enveri ka qenë edhe personi që kontrollonte financat e grupit kriminal dhe dora e hekurt që drejtonte rrjetin e prostitucionit në disa vende të Europës.

    Në filmimin që publikoi Partia Demokratike, grupi i personave hyn në qendrat e votimit dhe më pas largohen për të “inspektuar” procesin në qendra të tjera.

    Lëvizjet e të njëjtës auto-kolonë ndalen në ambjentet e shkollës “Ndre Mjeda”, ku të njëjtët persona zbresin për të parë nga afër procesin dhe për t’u takuar me zyrtarë të Partisë Socialiste.

    Emri:  Denis-Brajoviq.jpg

Shikime: 248

Madhësia:  28.2 KB

    Në foton më lart, duket sërish Enver Bajri që hyn në ambjentet e shkollës “Ndre Mjeda”. Përkrah tij qëndron Denis Brajoviq. Së fundmi ai është akuzuar nga SPAK se ishte ekzekutori i Gjin Boriçit në Shkodër. Sipas përgjimeve të dosjes “Metamorfoza”, Denis Brajoviç (aktualisht në kërkim) i shkruajti Behar Bajrit pas ekzekutimit: “…Gjoks e kry, kapedan. Mu blloku, se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka…”.

    Emri:  Erogen-Brajoviq.jpg

Shikime: 259

Madhësia:  29.9 KB

    Pas tyre ecën Erogen Brajoviq, një tjetër emër i skeduar nga prokuroria si pjesë e grupit. Kur u arrestua nga RENEA në vitin 2018, gazeta malazese Vijesti raportoi se Brajoviç ishte pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Ranka Raduloviç, i akuzuar për planifikimin e vrasjeve të zyrtarëve të policisë, por edhe anëtarëve të ashtuquajturit “Klani kavačkog”. Klani i drejtuar nga Raduloviç është një nga tre klanet kriminale në Mal të Zi, i përfshirë në trafikun e kokainës. Brajoviç ka qenë anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës si përfaqësues i pakicave, me logon e PBDNJ.

    Emri:  Samet-Halluni.jpg

Shikime: 252

Madhësia:  32.0 KB

    Pas tyre, hyn në ambjentet e shkollës “Ndre Mjeda” Samet Halluni. Një tjetër personazh i akuzuar nga prokuroria si pjesë e grupit kriminal. Në vitin 2018, kur u ekstradua nga Hollanda, policia njoftoi zyrtarisht se Samet Halluni “është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona”.

    Emri:  Ledi-Bilali.jpg

Shikime: 245

Madhësia:  34.1 KB

    Në korridoret e shkollës, grupi i Bajrave priten nga kandidatja e Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak Ledi Bilali dhe drejtori i Autoritetit të Veterinarisë, Andi Bilali. Ndërsa shoqërohen nga anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Erald Bushi, grupi i të fortëve qëndron për disa minuta në hyrje të qendrës së votimit dhe më pas largohet.

    Jashtë ambjenteve të votimit, qëndron një tjetër pjesëtar i grupit, që siç duket ka për detyrë të vëzhgojë zonën.

    Filmimet vërtetojnë atë që opozita e kishte denoncuar edhe më parë, se në 14 Maj, qytetarët e Shkodrës votuan nën mbikqyrjen e Bajrave, që u angazhuan për fitoren e Benet Becit.

    Gjatë konferencës për mediat, Sali Berisha akuzoi SPAK se është i shërbeu bandave dhe Partisë Socialiste në rastin e Bajrave.

    “SKAP-i i Partisë është një seksion i bandës së Bajrave, është një organizatë kriminale, e cila bashkëpunoi me këtë bandë për të përmbushur misionet e saj të zeza elektorale” tha Berisha.

    Berisha i referohet hetimeve të dështuara të SPAK, që u zhvilluan pas operacionit të policisë për kapjen e Bajrave në vitin 2018. Dy prokurorët, Ened Nakuçi dhe Ervin Kondili e rrëzuan akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe dosja përfundoi në Shkodër.

    Në atë kohë Ministër i Brendshëm ishte Fatmir Xhafaj. Pas shkarkimit, Xhafaj u shpreh se ky grup kishte pasur mbështetje politike.

    “Ky grup ka pasur influence shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite, madje edhe në polici. Në kohët e fundit ne kemi punuar shumë që t’ia heqim këtë influence” u shpreh atëherë Fatmir Xhafaj.



    Të arrestuarit më vonë u liruan nga burgu. Nga përgjimet e SKY që erdhën nga Franca, u zbulua një marrëveshje me prokurorin Xhevahir Lita, i cili ishte në listë-pagesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka.

    Ky i fundit ishte shpallur investitor strategjik nga qeveria Rama dhe ndërkohë i përdorte Bajrat për vrasjet me pagesë.

    Edhe dy muaj para zgjedhjeve, Bajrat përfituan lirimin e një prej antarëve të tyre, Safetit. Emri i Safet Bajrit u kthye në shqetësim për qeverinë belge pas skandalit që u zbulua se ai iu shmang vuajtjes së dënimit atje dhe u riatdhësua në Shqipëri. Safet Bajri përshkruhet në gazetat e Belgjikës si një njeri i lidhur me 40 vrasje.

    Kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci fitoren në Shkodër me mbi 11 mijë vota në avantazh përballë Bardh Spahiut. Beci shprehu atëherë mirënjohje për bashkëpunëtorët e tij, ndërsa shtoi se ishte krenar për rezultatin. “Jemi krenarë për rezultatin tonë”, tha Beci për mediat.


    Lapsi.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Filmimet: Si grupi kriminal i Bajrave zgjodhi Benet Becin kryetar bashkie në Shkodër

    Benet Beci hesht për Bajrat në fushatën e tij, tregon pamje të kantierit në hyrje të Shkodrës (VIDEO)

    Emri:  Benet-Beci.jpg

Shikime: 193

Madhësia:  27.2 KB

    Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka nxjerrë një video ku shihet se po vijon puna për ndërtimin e një moli në hyrje të qytetit.

    Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Beci theksoi mes të tjerash se kjo ndërhyrje është pjese e projektit te hyrjes së Shkodrës, që sipas tij është në proces tenderimi.

    “Në hyrjen e Shkodrës, pranë Urës së Bunës, aty ku vijon puna me ritme të shpejta për ndërtimin e molit, i treti pas atij në Zogaj dhe Shirokë.

    Kjo ndërhyrje është pjese e projektit te hyrjes së Shkodrës, që tashmë është në proces tenderimi”, shkruan Beci.

    Ndërkohë ditët e fundit PD ka publikuar pamjet sesi PS dhe banda e Bajrave në Shkodër kanë bërë presion në qendrat e votimit në zgjedhjet e 14 majit. Kryebashkiaku Beci s’ka bërë asnjë koment për këto pamje dhe përfshirjen e krimit në fushatën e tij elektorale.

    Video

    Lapsi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,764

    Për: Filmimet: Si grupi kriminal i Bajrave zgjodhi Benet Becin kryetar bashkie në Shkodër

    Keto artikuj gjasme denoncues jane baza e suksesit te Edi Rames. Edi Rama dhe socialistet kane perfituar keto 20 vjet vetem nga keto lloj denoncimesh...,qe nuk e thone te gjithe te verteten. Jane keto lloj denoncimesh qe ja heqin si nervin popullit dhe po ashtu fajin socialisteve perpara opinionit publik dhe votuesve.

    Ky artikull do kishte llogjike sikur krimi dhe organizatat kriminale te ishin te tanishme ne Shkoder dhe sikur Shkodra te ishte e fituar vetem nga socialistet. Nje njeri i thjeshte ben nje pyetje te thjeshte pse vetem sot ne Shkoder dhe kudo vendos krimi per voten ? E njejta gje ndodh edhe per vjedhjet qe bejne socialistet dhe Edi Rama....

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Filmimet: Si grupi kriminal i Bajrave zgjodhi Benet Becin kryetar bashkie në Shkodër

    Arrestimi në Dubai/ Ç’po ndodh mes organizatës së Bajrave dhe organizatës socialiste

    Emri:  auto_denisbrajovic1709028167.jpg

Shikime: 169

Madhësia:  26.3 KB

    Nuk dihet se çfarë priste grupi “Bajri” në këmbim të ndihmës që i dhanë Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës, por një vit pas zgjedhjeve, njëra organizatë ka pushtetin e plotë në qytet, ndërsa anëtarët e organizatës tjetër janë sulmuar fort nga SPAK.

    Këtë paradite, kur policia njoftoi arrestimin e Denis Brajoviqit në Emiratet e Bashkuara u ngritën menjëherë pikëpyetje mbi mundësinë e ekstradimit të tij. Dihet se Dubai është shndërruar në një strehë të sigurt për shqiptarët e shpallur në kërkim, ndërsa Brajoviq mundi t’i arratisej policisë, duke ngritur dyshime për dekonspirim.

    36-vjeçari njihet si ekzekutor i grupit Bajri dhe përgjimet e zbardhura të SKY ECC në dosjen “Metamorfoza” e kanë gozhduar për eleminimin e Gjin Boriçit në Shkodër.

    Emri:  i-riu-450x450-1-e1709030637804.jpg

Shikime: 169

Madhësia:  28.9 KB

    Gjin Boriçi, ose Gjin Ndoji është i riu që shihni në foton më lart. Ai u vra në gusht të vitit 2020.

    Ishte 38 vjeç kur u ekzekutua. Mbi supe mbante autorësinë e një masakre me 3 të vrarë në Shkodër. Një jetë e shenjuar nga gjakmarrja, ku kishte humbur të atin dhe vëllain, Gjin Ndoji sapo i ishte futur biznesit fitimprurës të lojërave të fatit në të zezë.

    Si nje djalë me reputacionin e të fortit në Shkodër, ai shpërfilli kontrollin që Vis Martinaj kishte mbi biznesin e kumarit. Dhe meqënëse bosi i lojërave të fatit s’mund ta toleronte që Shkodra t’i dilte nga kontrolli, porositi vrasjen e Gjin Ndojit tek Pëllumb Gjoka.

    Në këmbim të ekzekutimit të Gjin Ndojit, sipas përgjimeve të SKY ECC, Pëllumb Gjoka i kërkoi Vis Martinajt vrasjen e Kleanti Musabelliut, një ish polic i burgjeve, që jetonte në Tiranë dhe me të cilin biznesmeni kishte pasur një sherr për fëmijët.

    Ndërkohë në Shkodër, Pëllumb Gjoka kontraktoi grupin e Bajrave për vrasjen e Gjin Ndojit. Ekzekutori i tyre ishte pikërisht personi i arrestuar sot në Emiratet e Bashkuara, Denis Brajoviq.

    Ai është i njohur për raportimin që bëri pas vrasjes së Gjin Ndojit natën e 9 gushtit të vitit 2020 kur i shkruan Behar Bajrit në aplikacionin SKY: “Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka”.

    Kuptohet se arma i kishte ngecur pas disa të shtënave në gjoks dhe në kokë të viktimës, që para se të ndërronte jetë e kishte sharë.

    Emri:  auto_denisbrajovic1709028167.jpg

Shikime: 169

Madhësia:  26.3 KB

    Kjo më lart është e vetmja pamje në publik nga Denis Brajoviq. Ai është personi që po qëndron në mes duke qeshur.

    Foto është shkëputur nga filmimet e një kamere sigurie në një nga qendrat e votimit të 14 Majit në Shkodër.

    Në krahun e djathtë të Denis Brajoviq qëndron Enver Bajri, një tjetër emër i njohur i grupit, por që nuk kishte lidhje me dosjen “Metamorfoza”.

    Filmimi është kryer ditën e zgjedhjeve lokale, kur grupi i Bajrave u angazhua në shërbim të Partisë Socialiste, që kandidoi në Shkodër Benet Becin. Të fortët e Shkodrës qarkullonin me një autokolonë makinash duke “inspektuar” qendrat e votimit, të shoqëruar nga një anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste, Erald Bushi.

    Fitorja e socialistëve në Shkodër ishte e para në 30 vite pluralizëm. Pavarësisht se për ta marrë bashkinë e Shkodrës iu deshën muskujt dhe paratë e krimit, kryeministri Rama premton t’i rikthejë qytetit hijeshinë e dikurshme.

    Vëmëndja e qeverisë për Shkodrën është rritur pas zgjedhjeve. Fasadat e godinave shohin ngjyra të tjera, ndërsa investimet urbane po marrin financime që nuk i kishin njohur prej 10 vitesh që socialistët janë në pushtet.

    Emri:  rama-karnavalet.jpg

Shikime: 171

Madhësia:  26.1 KB

    Edhe prania e Ramës është më e shpeshtë në qytet. Këtë fundjavë, kryeministri Rama udhëtoi drejt Shkodrës me familjen e tij për të marrë pjesë në festën e karnavaleve. Gjithsesi syrit të vëmëndshëm nuk i shpëton një detaj i pazakontë; Rama u pa të lëvizë në qytet nën survejimin e rreptë të një grupi badigardësh që garantojnë sigurinë e kryeministrit.

    Afërmendsh mes dy organizatave diçka nuk ka funksionuar. Sepse në njërën anë, Partia Socialiste po shijon frytet e pushtetit në Shkodër. Në anën tjetër, grupi i Bajrave po tenton të rikuperohet nga goditjet e prokurorisë.

    Përveç Denis Brajoviqit që u arrestua në Dubai, disa muaj më parë u arrestua dhe u ekstradua nga Franca, Behar Bajri. Në burg ka përfunduar edhe kontakti i tyre me drejtësinë, prokurori Xhevahir Lita, por edhe pagatori Pëllumb Gjoka, që kishte lidhje me nivelet më të larta të qeverisë.

    Gjithsesi zgjedhjet e radhës afrojnë shpejt. Behar Bajri është në qeli, por për të nuk ka ende një vendim të formës së prerë. Ndërkohë ekstradimi për Denis Brajoviqin është një lojë e hapur. Organizatat e kanë gjetur një herë gjuhën e përbashkët në 14 Maj. Asgjë nuk i pengon ta gjejnë përsëri.

    Lapsi.al

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Filmimet: Si grupi kriminal i Bajrave zgjodhi Benet Becin kryetar bashkie në Shkodër

    Akuzat/ Ekstradohet nga Franca i shumëkërkuari Behar Bajri

    16 nëntor 2023

    Emri:  IMG_0739.jpg

Shikime: 166

Madhësia:  41.3 KB

    Ekstradohet nga Franca drejt Shqipërisë, një i shumëkërkuar për një sërë veprash të rënda penale.

    43-vjeçari i ekstraduar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”.

    Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre në vendet ku ata duhet të kryejnë dënimin, u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar:

    B. B. (B. R. alias B. B.), 43 vjeç, banues në Shkodër.

    Ky shtetas u kap dhe u arrestua në Francë, në muajin shtator, falë shkëmbimit mes policisë shqiptare dhe asaj franceze, të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e tij.

    43-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, i zhvilluar në muajin gusht, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, kryer në bashkëpunim”.

    Shtetasi B. B. dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka vrarë shtetasin Gj. B.(N.), më datë 09.08.2020, në Shkodër. Gjithashtu dyshohet se ka organizuar dhe koordinuar bashkëpunëtorët e tij, iu ka dhënë informacione mbi vendndodhjen e kundërshtarëve, për të organizon prita, me qëllim vrasjen e tyre.

    Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi B. B., kundrejt ofrimit të shumave monetare funksionarëve të drejtësisë, ka bërë të mundur lirimin nga burgu, para kohe.

    Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

    Lapsi

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-10-2023, 11:03
  2. Sex Skandal per kandidatin per kryetar bashkie per Nju Jorkun.
    Nga benseven11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-07-2013, 11:01
  3. Kush do jete kryetar bashkie i Tiranes ne 9 maj
    Nga RAPTILOID në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 26-04-2011, 11:17
  4. Një shqiptar, mik i presidentit francez, kandidat për kryetar bashkie
    Nga Cimo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2007, 04:04
  5. Edi Rama, rikandidat për kryetar Bashkie në Tiranë!
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 27-07-2006, 17:10

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •