Babai e braktis në Itali për “një jetë më të mirë” pasi nuk kishin para, adoleshenti shqiptar kërkon ndihmë në polici nëpërmjet google translate

Emri:  Screenshot 2023-10-27 at 12.53.30 PM.jpg

Shikime: 70

Madhësia:  38.5 KB

Një djalë 15-vjeçar shqiptar është paraqitur para disa ditësh në polici në stacionin Navile në Bolonja, duke kërkuar ndihmë. Ai ka shpjeguar se babai e kishte braktisur në Itali pasi nuk kishte para, me premtimin se do të ketë “një jetë më të mirë”.


Adoleshenti, i cili nuk flet italisht, por që gjithsesi arriti të kërkonte ndihmë nga policia duke përdorur përkthyesin automatik të Google (Google translete), trokiti në dyert e forcave të rendit mbrëmjen e së martës 24 tetor, rreth orës 19, pasi kishte kaluar një natë në një park të qytetit. I riu, i cili u shfaq qartësisht i frikësuar nga përvoja që po përjetonte, por me shëndet të mirë, i tha policisë se ishte braktisur nga babai i tij.

Prindi, një 46-vjeçar me origjinë shqiptare, e la pasi nuk kishte para. 15-vjeçari kishte mbërritur në Itali pak ditë më parë, të enjten e 19 tetorit, me një fluturim nga Shqipëria dhe ishte nisur për në aeroportin Malpensa të Milanos, i shoqëruar nga babai i tij, i cili e bindi të largohej duke i premtuar kushte më të mira jetese se ato në të cilat ndodhen në vendin e origjinës. Më pas, ai është kthyer duke e lënë vetëm të miturën.

Karabinierët arritën ta qetësonin djalin, i cili dëshironte t’i falënderonte të gjithë për mikpritjen dhe ndihmën e tyre dhe menjëherë më pas ia besuan ndihmësve të Emergjencave Sociale të Bolonjës që po kujdesen për adoleshentin. Babai i 15-vjeçarit, megjithatë, siç konfirmuan karabinierët u bë i pagjurmueshëm pas kthimit në Shqipëri në 24 orët në vijim, dhe për pasojë u denoncua në Prokurori për braktisje të të miturve dhe nxitja e emigracionit të paligjshëm.


Balkanweb