Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Për: SPAK arreston dhëndrin e Sali Berishës dhe kërkon paraqitje të detyruar për Berishën në gjykatë

    Nga : Fatbardh Kadili

    Opozita në Peshore e një Gjyqi

    Hetimi mbi Berishën dhe familjarët e tij është ngjarja më e rëndësishme pas reformës në drejtësi. Kjo ngjarje është guri i provës për Drejtësinë e reformuar. Kjo ngjarje është guri i provës edhe për opozitën. Kjo ngjarje do të jetë përcaktuese për zhvillimet e demokracisë shqiptare. Kjo ngjarje nuk mund dhe nuk duhet të mbivendoset nga guerriljet shterpë në parlament apo media.

    Që Drejtësia e reformuar ka guxuar të hetojë Berishën dhe familjarët është në vete një lajm i mirë. Na dëshmon se nuk ka të paprekshëm përballë ligjit. Por, drejtësia e reformuar duhet të na dëshmojë më shumë se kaq. Duhet të na dëshmojë që është shkëputur nga tradita e keqe e institucioneve të mëparshme. Duhet të na povojë se drejtësia nuk negocion me pushtetin, se është profesionale dhe se kujdeset për liritë dhe dinjitetin e personove që heton.

    Nga ana tjetër, opozita duhet të dëshmojë që ka zotësinë dhe kurajon të çlirohet nga akuzat për korrupsion, që e do vërtet pastrimin e politikës e në rradhë të parë të vetes. Kështu,
    opozita ka shansin e madh të bëhet e dobishme për qytetarët duke mbështetur pa hezitim institucionet e drejtësisë. Qytetarëve më përpara politikës i duhet drejtësia, më përpara fatit dhe karrierës politike të Berishës dhe 30 petritave të tij u duhet drejtësia. Në fakt, qëndrimet e Berishës dhe mbështetësve të tij rithemelues po e kthejnë këtë ngjarje në një traumë që do ketë pasoja për mbarë opozitën. Skenat e fundit në sallën apo në gardhin e parlamentit nuk kanë lidhje me politikën. Ende disa nuk e kuptojnë se ka ca gjëra që thjeshtë nuk mund t’i bësh. Mungesa e skrupujve nuk është virtut, është ves.
    Berisha, bashkë me ata që nguten t’i dëshmojnë gatishmëri dhe besnikëri të verbër, kokëfortësi, po vazhdon të jetë një gur në qafën e opozitës. Ai nuk respekton institucionet, kushtetutën. Morali i tij është t'i japë vetes të drejtën, ta ndaj ai se çfarë është e ligjshme dhe çfarë e paligjshme, se çfarë është kushtetuese dhe jo kushtetuese. Është ai që cakton kush është i korruptuar dhe kush jo, kur është Ok të bësh kulla, vila dhe kur jo. Ky moral i Berishës dhe petritave të tij është shndërruar në gurin në qafën e gjithë opozitës, dhe nuk e le atë të ngrejë kokën e të arrijë të shohë shqiptarët në sy. Kjo nuk lidhet vetëm me Rithemelimin. Ata me vetëdije kanë zgjedhur shpresën për karierë nën çatinë e rrënuar të Berishës. Kjo lidhet edhe me ata që qëndrojnë në heshtje duke shpresuar se gështenjat nga zjarri do tua nxjerrë dikush tjetër. Kjo lidhet dhe me ata që ndihen të turpëruar nga ajo çfarë ndodh me opozitën sot, por ende nuk gjejnë kurajon të flasin me zë të qartë dhe të bëjnë aktet e duhura politike. Kjo lidhet me çdo opozitar. Këtu qëndron thelbi i dëmit që shkakton Berisha dhe ndjekësit e tij.

    Berisha ka tre momente fatale në dhjetë vjetët e fundit që ka dëmtuar me vetëdije opozitën. E para, kur humbi turpshëm si kryeministër, dha dorëheqje formale, por nuk hoqi dorë nga kontrolli absolut i partisë dhe aksionit të saj politik. Nuk la asnjë hapsirë që të krijohej një opozitë e re e shkëputur nga e shkuara prej të cilës u ndëshkuam me 1 milion vota. E dyta, kur u shpall “non-grata” nga SHBA dhe MB nuk e kurseu PD, por e futi në një krizë të thellë dhe sot Partia është e ndarë, e radikalizuar e personalizuar, e tribalizuar dhe aspak politike. E treta është tani, kur refuzon të bëjë betejën ligjore dhe përdor flamurin e PD për të mbrojtur veten dhe familjarët. Të shkoj të ballafaqohet në gjykata dhe të mos keqpërdor flamurin dhe logon e PD. Tek ai flamur kam pjesën time edhe unë. Ka pjesën e vet çdo demokrat. Ai flamur është ngritur mbi moralin e martirëve që u sakrifikuan për demokraci dhe për drejtësi. Rithemelimi ka shumë arsye të protestoj, por po protestoj për të mbrojtur Berishën nga hetimi ka shkatëruar çdo shans të jetë opozitë. Çdokush që e pason do të jetë vetëm një badigard me uniformë politike. Sot, çdokush që e ndjen veten opozitar ka shansin të ndahet nga e shkuara e saj e kompromentuar dhe të ndërtoj një moral të ri, të kundërt nga morali që mbart dhe shpërfaq Berisha tash e 3 dekada.

    Shqiptarët janë vjedhur nga politika në këto 33 vjet. Shqiptarëve nuk iu mjafton më demokracia formale ku luajnë politikash dy skuadrat, PD dhe PS me rezervat, një herë në pushtet dhe një herë në opozitë. Demokracia me këtë lojē luftash ka pësuar shumë deformime dhe ka shkarë në rregjim në kurriz të shqiptarëve sepse nuk ka pasur drejtësi. Të pushtetshmit nuk janë ballafaquar me drejtësinë për gjëmat e tyre. Nje kod pushtash pushtetarë ka krijuar modelin që akuzojnë sikur do t’i nxjerrim ujë të zi kundërshtarit, por nuk e çojmë para drejtësisë. Pse? Sepse mbrojnë veten, për ditën kur nuk do të jenë më në pushtet. Pushtetarëve nuk i duhet drejtësia. Ju dhimset vetja, ndaj shpëtojnë kundërshtarët. Kush përpiqet ta mbrojë Berishën duke e quajtur hetimin ndaj tij si sulm të Ramës është tmerrësisht larg të vërtetës. I fundit që do donte dënimin e Berishës për korrupsion është Rama. Se kjo do të vendoste një precedent nga i cili nuk do shpëtonte dot ai vetë. Mbrojtja e Berishës është interesi jetik i Ramës.

    Është Rama, i interesuar që ta mbajë në politikë, t’ia vadis bahçen e pushtetit të tij mbi opozitën dhe në këtë bahçe herë pas here mbijnë kulla, apo resorte. Nuk ka fyerje më të madhe për ne që kemi vuajtur në diktaturë se sa kur dëgjojmë Berishën dhe papagallë pa tru që thonë Rama e ka kthyer në diktaturë. Në diktaturë familjen time e morrën nga pallati dhe e çuan në bodrum. Ndërsa në “diktaturën” e Ramës familjarët e Berishës ndërtojnë kulla. Nuk ka fyerje më të madhe që i bëhet demokratëve se sa kur i akuzon Berisha dhe papagallët pa tru se shitën votën tek Rama, kur familjarët e tij në pushtetin e Ramës e kanë zgjatur pa fund listën e pronave. Akuzon shkodranët, ata të Kamzës dhe shqiptarët e varfër se u shitën, kur familjarët u tij u bënë milionerë. Kaq mjafton për të kuptuar se nuk kemi të bëjmë me ndonjë opozitar, por me aksioner në minorancë në tortën e madhe të Shqipërisë.

    Vetëm një opozitë e vërtetë dhe e çliruar nga ky kod pushtash mund të bëhet zëdhënësja e nevojës së shqiptarëve për drejtësinë. Shqiptarët presin një opozitë me ide të reja politike, me integritet, me njerëz të pastër dhe profesionistë që e duan Shqipërinë. Një opozitë që i jep përgjigje nevojave të shqiptarëve për drejtësi, për liri, për më shumë shanse, për progres dhe begatim. Një opozitë njëqind për qind e ndryshme nga pushteti mund të shndërrohet në shpresë për shqiptarët. I vetmi aleat i opozitës është drejtësia e re. E vetmja mundësi për shqiptarët që të jetojnë me dinjitet në këtë vend është drejtësia mbi pushtetin dhe pushtetarët. Opozita që të ketë sukses përball pushtetit ka vetëm dy mjete: pastërtinë morale dhe të jetë krejt e ndryshme nga pushteti. Ndaj kush është opozitar dhe nuk ka mëkate për të larë duhet të mbështesë drejtësinë, duhet ta trimërojë drejtësinë dhe ta ushqej me moral.

    Emri:  FB_IMG_1699353547959.jpg

Shikime: 414

Madhësia:  24.1 KB

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston dhëndrin e Sali Berishës dhe kërkon paraqitje të detyruar për Berishën në gjykatë

    Jamarbër Malltezi: Përgjigje biznesmenit të Ramës, Karlo Bolino

    Përgënjeshtrimi i Jamarbër Malltezit, për mashtrimet e radhës së Karlo Bollinos.

    Reagimi i plotë:

    Në fushatën e tij shpifjeve Karlo Bolino njeriu që gllabëroi me Edi Ramën për mediat e tij qeveritare truallin e falur nga familje fisnike të Tiranës për ndërtimin e gjimnazit në zonën prej 60 mijë banorësh, ku nuk kishte një të tille, publikoi traktin e shpifjeve të radhës.

    Këtu me poshtë po paraqes përgënjeshtrimin ndaj mashtrimeve te tij, në shkrimin me titull “Kur edhe Argita Berisha gënjen dhe në studio televizive nuk bëhen pyetje”, të datës 31 tetor 2023.

    Le ti analizojmë me radhë keto shpifje,

    1. Në shkrimin Bolino insiston, duke mashtruar në mënyrë të paskrupullt, për akuza të ngritura nga SPAK ndaj Sali Berishës dhe Jamarber Malltezit. E vërteta është se ne 200 faqe te dosjes gjyqësore nuk ekziston asnjë akuze, ne kuptimin e ligjor te kësaj fjale, ndaj Sali Berishës dhe Jamarber Malltezit siç gënjen Bollino. Kjo vetëm e vetëm sepse ndaj tyre nuk është gjetur asnjë prove. Ndaj dhe ata janë sanksionuar si persona nen hetim dhe jo ne ndjekje penale siç pretendon Bolino.

    2. Ai shkruan për 17 kulla te ndërtuara ne territorin e Klubit Partizani, edhe kjo është një gënjeshtër ordinere. Ne atë territor nuk është ndërtuar asnjë kulle por vetëm pallate.

    3. Ne shkrimin plote shpifje te Bolinos, duke ju referuar faktit te pamohueshmen te fillimit te procesit te privatizimit te kompleksit te Klubit Partizani nga qeveria e Fatos Nanos, ai shkruan se shkresa mban datën 21 korrik 2005, pra tre javë pasi Partia Socialiste kishte humbur zgjedhjet e 3 korrikut 2005, dhe se kjo qeveri nuk kishte me asnjë kompetencë dhe as mundësi për të bërë asnjë privatizim. Ky është një mashtrim tjetër e Bolinos. Çdo qeveri ka te drejtën kushtetuese dhe ligjore te vendimmarrjes deri ne ditën e betimit te qeverise tjetër.

    4. Në shkrimin e tij ai shfrytëzon ngatërrimin e një date, atë te miratimit nga Berisha te vendimit te Edi Rames për ndryshimin e destinacionit te klubit Partizani nga terren sportiv ne zone urbane. Është e vërtete se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është marre 1 muaj pas miratimit nga Berisha te vendimit te firmosur nga Edi Rama, por është po kaq e vërtet është se ky vendim i heq çdo te drejte KRRTRSH te ndryshoje apo anuloje vendimet e këshillave te rregullimit te territorit te bashkive. Dhe ky vendim provon katerciprisht ipso facto se Berisha kishte mbajtur qëndrim te drejte.

    5. Bollino behet qesharak kur rreket te keqpërdore sqarimin se Jamarber Malltezi u fut si investitor me 1200 metër katror toke. Sipas tij ky “sqarim që edhe mund të quhet një bumerang, pasi rrezon argumentin kryesor te Berishës, pra qe dhëndri ishte vetëm nja nga 64 pronaret dhe vetëm me një cope te vogël dhe te papërfillshme te truallit. Tani e degjojmë edhe nga bashkëshortja qe dhëndri ka qene përfituesi kryesor i privatizimit.”Spekulant i mjere. Vete gjykata pohon se Jamarber Malltezi eshte 1/64 ne fisin Begeja dhe se ai ka trasheguar 113 meter toke ne fazen e pare te projektit. Blerja e tokës prej Jamarber Malltezit nga te afërmit e tij, pas kthimit te pronës, nuk ka asnjë lidhje me çka trillon Bolino. Kjo është një shitblerje e lire midis palëve dhe për këtë ekziston çdo dokument, te cilat SPAK gjithashtu I disponon

    6. Bollino shprehet se “mes 2010 dhe 2012, duke shitur apartamentet në gropë (pra, para se të ndërtohen) Jamarbër Malltezi ka arkëtuar shifrën e marramendëse prej 11 milionë euro që e ka futur si kontribut të tijin në ndërtim.”. Kjo është një gënjeshtër e trashe. Se pari shifra prej gati 11 milionësh i referohet arkëtimeve te shoqërisë dhe jo Jamarber Malltezit. E thënë ne mënyre te përgjithshme, u përket tre investitorëve. Kjo shume përfaqëson te ardhura nga shitjet dhe jo fitime. Jamarber Malltezi nuk ka tërhequr asnjë fitim ne këtë periudhe dhe te gjithë arkëtimet kane shkuar për te mbuluar koston e ndërtimit, dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj te tretëve nga shoqëria, si dhe për vijimin e investimit. Këtë e provojnë qindra kontrata blerësish, te deklaruara sipas kërkesave ligjore. Shifra e arkëtimeve është reflektuar ne bilancet e viteve përkatëse dhe është depozituar ne QKB dhe tatime qe atëherë dhe ndonëse Bollino, si miku i Ramës mund te mos e dije çfarë është bilanci, e sqaroj se bilanci i dorëzuar nuk mund te ndryshohet sot. Te gjitha janë ne dosjet e SPAK. Sipërfaqet e ndërtuara, që përfshijnë apartamente, dyqane dhe parkime, janë te certifikuara në aktet e kolaudimit sipas lejeve te ndërtimit.

    7. Bollino eskalon ne shpifje te tij e thotë “meçe nuk ka asnjë gjurme ne llogari bankare (e ka fjalën për 11 milionë euro, nga shitja ne grope shënimi im) a është e mundur që ato para te ishin cash qe vinin nga korrupsioni familjar?” E vërteta është se për çdo qindarka te kësaj shume SKAP disponon te gjitha kontrata, faturat bankare dhe tatimore. Shtoj ketu se marrëveshja midis tre ortakeve për shitjen e apartamenteve ne grope qe ne fillim te ndërtimit është pohuar ne dëshminë e tij ne SPAK nga Fatmir Bektashi. E gjithë shifra e arkëtimit nga kjo shitje është e dokumentuar dhe SPAK disponon te gjithë dokumentet. E sigurojmë Bollinon se kjo shpifje e tij e ulet do ti shtohet padisë kundër serialit te gjate te shpifjeve te tij.

    8. Përsa i përket shifrës 45 mije euro (qe ti e citon 49 mije), për të cilën Bollino pretendon se nuk ekziston asnjë gjurme, është thjesht gënjeshtra e radhës. Jamarber Malltezi ka derdhur me banke kontributin e tij. Këtë e pohon edhe GJKKO në faqen 131 te vendimit.

    9. Se fundmi, ndryshimin e destinacionit dhe lejen e ndërtimit e ka lëshuar Edi Rama, i vetmi zyrtar në këtë dosje, qe mban vulën e gjykatës si shpërdorues detyre. Ndonëse kishte vendime te tre shkalleve te gjyqësorit qe e detyronin te zbardhte lejen qe kish miratuar vete, Edi Rama, ne gjuetinë e tij te shtrigave refuzonte te zbardhte lejen, vetëm sepse mësoi qe Jamarber Malltezi ishte një nga investitorët.

    Me pas leje kanë miratuar si kryetarë te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.


    Syri

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston dhëndrin e Sali Berishës dhe kërkon paraqitje të detyruar për Berishën në gjykatë

    Zonë sportive apo koncesion me 1 euro

    Nga Prof. Dr. Jamarbër Malltezi

    Kam dëgjuar këto ditë në media zëra që rreken të argumentojnë se zona e KP ishte zone sportive dhe si e tillë nuk duhej t’u ishte kthyer pronarëve.

    Një mentalitet i tillë komunist mbi pronën çoi në shkatërrimin e Shqipërisë dhe të modelit njerëzor për 50 vjet. Siç e provoi historia, ajo nuk sjell zhvillim, por përkundrazi, regres.

    Toka ishte prone e pronarëve, e blerë me para. Ajo u konfiskua, pra u mor nga regjimi komunist pa kundërshpërblim. Thjesht sepse ai vendosi që askush nuk duhet të kishte prone private. Kthimi i pronës private tek i zoti, pas rënies së regjimit komunist, ishte një e drejtë morale dhe ligjore, dhe ata që thonë të kundërtën, shumojnë të drejtat bazë të njeriut, të njohura në konventa ndërkombëtare e në Kushtetutën e vendit.

    Kjo tokë nuk iu fal 5 familjeve pronare nga shteti pas rënies së komunizmit, por u kthye, pikërisht në bazë të njohjes së pronësisë së grabitur.

    Pas rënies së regjimit komunist, qindra mijëra qytetarë privatizuan apartamentet e tyre, shpesh të ngritura mbi token e ish-pronarëve, të cilën regjimi komunist ua konfiskoi pa kompensim. Ndërkohë që privatizimi i apartamenteve duket diçka e drejtë, është e dhimbshme të shohësh që, sot ka ende nga ata që thonë që pronarët e ligjshëm të truallit nuk duhet të merrnin as edhe atë tokë që kish mbetur e pandërtuar. Kjo nuk është as e drejtë dhe as morale.

    Kthimi i pronës tek i zoti ishte një detyrim ligjor. Pasi të plotësohej ky detyrim, shteti mund të vendoste të shpronësonte pronarët për interes publik dhe ta mbante zonën si zonë sportive. Ose t’ua jepte investitorëve të tij strategjikë për 1 euro. Por të pretendosh që prona nuk duhet të ishte kthyer meqë ishte zone sportive, pra që komuniteti apo kushdo tjetër të vazhdonte të shfrytëzonte një prone të grabitur, është jo vetëm përtej ligjit, por edhe përtej logjikës.

    Rikujtoj këtu se familjet pronare të terreneve të KP nuk ua ktheu token procesi i privatizimit, por ligji i kthimit të pronave. Procesi i kthimit të pronës së grabitur nga regjimi komunist zgjati nga 1994 deri në 2007. Pas dhjetëra vendimesh, të marra në harkun kohor 1995 – 2007, prona e grabitur iu kthye 5 familjeve pronare.

    Për të gëzuar pronën e grabitur nga regjimi komunist për 50 vjet, plus një kalvari 13-vjeçar të procesit të kthimit të saj, pronarët fisnikë u detyruan të blejnë edhe barakat e ndërtesat e uzurpuara. Në një proces që zgjati edhe dy vite të tjera, ata u detyruan të paguajnë edhe afro 700’000$ për ndërtimet e uzurpuara te njëri klub, si dhe 100’000$ për klubin tjetër. Ky proces privatizimi u dha atyre letrat e pronësisë së godinave të zëna nga 42 familje informale që banonin aty, si dhe një subjekt juridik që kish uzurpuar ambientet sportive, pa asnjë akt ligjor a copë letër me shtetin. Për të sistemuar familjet informale, ndonëse nuk ishin aspak detyrim i tyre, pronarët e tokës së KP u dhuruan atyre mbi 2500 m2 ndërtime dhe mbi 528,000 euro pagesa. Këto ishin shpenzime përtej 800,000 USD që iu paguan shtetit për privatizimin si edhe shpenzimeve për gjyqin për lirimin e pishinës nga uzurpatorët që zgjati 7 vite të tjera.

    Krahasojeni pak këtë me mënyrën e përdorimit të logos së Klubit Partizani. Ajo sot është në përdorim të njerëzve të afërt të Edi Ramës, përfshi të vëllanë Olsi Rama, për aq sa dihet publikisht, pa i paguar ndonjë cent shtetit. Krahasojeni gjithashtu me tokën prej 4000 m2 që Bolino mori me çmimin 1 Euro po në atë zone. Ajo tokë u ish kthyer familjes Begeja dhe familjeve të tjera pronare në zonë dhe ata e dhuruan për gjimnaz për komunitetin. Por Rama kërdisi një batare me VKM vetëm për të shpërblyer biznesin e Karlo Bolinos, altoparlantit të qeverisë së tij.

    Përsa kohë prona e KP ishte e pakthyer, 42 familje banonin ne kushte te mjerueshme dhe terreni shfrytëzohej joligjërisht nga një subjekt privat, që kërkonte privatizimin e klubit, ndërkohe që ligji ia njihte këtë të drejtë pronareve. Për ata që kanë merakun e komunitetit, po ju paraqes tabelën e mëposhtme që reflekton dy modele kontrastuese të respektimit të ligjit dhe të respektit për komunitetin në të njëjtën zonë.

    Kolona e parë tregon zbatimin e ligjit dhe kostot me të cilat u përballën pronarët e ligjshëm të tokës, dhe tabela e dytë marrjen e tokës së dhuruar nga pronarët, nga Karlo Bolino në të njëjtën zonë për 1 euro, pa asnjë kontribut për komunitetin.

    Emri:  Screen Shot 2023-11-08 at 12.17.49 AM.jpg

Shikime: 417

Madhësia:  52.9 KB

    Syri

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston dhëndrin e Sali Berishës dhe kërkon paraqitje të detyruar për Berishën në gjykatë

    Gënjeshtra që përsëritet, e vërtetë nuk bëhet kurrë!

    Emri:  auto_malltezi1699613329.jpg

Shikime: 404

Madhësia:  33.9 KB

    Nga Prof. Dr. Jamarbër Malltezi

    Përgjigje artikujve të BIRN, Reporter.al

    Mediat BIRN, Reporter-al, në mënyrë recidiviste kane publikuar këto dite shkrime, në të cilat pa kurrefare verifikimi, njëlloj sikur te ishin organe te prokurorise politike te Edi Rames, paraqesin akuzat të pabaza të kesaj prokurorie ndaj Sali Berishes dhe Jamarber Malltezit. Ne keta artikuj autoret sikur te ishin zedhenes te SPAK/GJKKO nuk kane marre mundimin, per hir te paanesise profesionale, të kërkojnë prononcim nga une, avokatet e mi apo personat e tjere pale ne proces. Keta artikuj, ne traditen tashme te njohur te shpifjeve te Birn dhe Reporter. al, kunder Sali Berishes dhe familjarve te të tij, përmbajnë aludime, shtrembërime, manipulime jo te denja per gazetaret profesioniste, por qe mesa duket si gjithnjë përputhen me oreksin e sponsorit te tyre spekulant. Duke riprodhuar shipfje, manipulimet, e gënjeshtra te SPAK/GjKKO duket se autoret e shkrimeve mendojne se mund ti bejne te besueshme ato dhe te justifikojne burgosjen time politike nga Edi Rama, apo masat e sigurise te vendosura ne dhunim flagrant e te pashembullt të kushtetutes ndaj kryetarit te Partise Demokratike Sali Berisha.

    Ne morine e ketyre shkrimeve kushtuar dacibaos së Prokurorise speciale, autorët pasqyrojne me besnikeri dhe zell pa asnjë verifikim, trillimet, shpifjet, akuzat fallco te saj kunder Berishes dhe Malltezit, ne te cilat pretendohet se Sali Berisha ndryshoi ligje dhe nxori vendime qeverie per te favorizuar Malltezin dhe pronaret e pese familjeve, se Berisha dhe Malltezi ne akte korrupsioni pasiv perfituan nga kjo afere 5.4 milion euro, se Jamarber Malltesi u be investitor me 113m2 toke dhe doli me nje fitim 5.4 milion euro, se atij, me nje marrveshje te firmosur nga te gjithe pronaret iu dha nga sejcili prej tyre 5% e siperfaqes se tokes, se procesi i kthimit te prones dhe privatizimi e kryen me shpejtësi te pazakonte dhe se u be presion mbi zyrtarët për këtë proces.

    Ne shkrimet e Birn, Reporter.al pretendohet se krytari i opozites Sali Berisha dhe dhendri i tij, Prof dr. Jamarber Malltezi janë akuzuar nga prokuroria e posaçme.

    Kjo në kuptimin ligjor te termit te akuzes nuk eshte aspak e vertete. Sali Berisha dhe dhendri i tij, prof Malltezi nuk jane marre te pandehur. Megjithe hetimin intensiv tre vjeçar të nisur me urdherin e Edi Rames brenda te njejtes dite qe SKAP mori në dorëzim kallzimin nga Balla, prokuroria speciale e tij nuk ka arritur te ngre akuze zyrtare penale, pra ti marre ata pandehur. Kjo jo se nuk ka dashur, por sepse ne tre vite hetim ajo nuk ka gjetur asnje prove, fakt, dokument dhe as edhe shkeljen me te vogel të ligjit qe do te mund t’i fajesonte ata. Prandaj dhe asnjeri e as tjetri nuk jane marre te pandehur. Ata jane thjesht persona ne hetim.

    Prokuroria ne nje akt te pashembullt, strikt politik ka kërkuar nga gjykata vendosjen e masave te sigurise, heqjen e pasaportes, moslejimin e largimit nga Shqiperia dhe detyrimin e paraqitjes ne polici ndaj kryetarit te PD si nje person ne hetim. Kurse ndaj meje, person ne hetim, ajo ka vendosur arrest me burg, pra mbajtjen ne burg te nje personi te pafajshem vetem e vetem se ai eshte kundershtar politik i Edi Rames dhe dhëndri i Sali Berishes. Ky vendim i GJKKO bie ne kundershtim me nenin 228 e 230 i KPrP qe përcaktojne rastet kur vendoset masa arrest me burg, e nga ku asnje prej rrethanave nuk eshte e aplikueshme per mua. Sipas ketyre neneve, arresti me burg vendoset kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës. Cilat rrethana ne kete rast rrezikojnë marrjen e provave te 10 apo 20 viteve më parë? A mund te vendoset masa e arrestit me burg per te mbrojtur prova qe kane ekzistuar dhe jane publike qe prej 20 vitesh dhe te cilat jane hetuar qe prej tri vitesh, ‘në menyre shteruese” sic thote SKAP? Arresti vendoset kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet. Qe prej tri vitesh ka qene fakt publik, i mediatizuar, se kjo çeshtje po hetohej dhe une kam pasur çdo mundesi për të ikur. Por as me ka shkuar kurre ne mendje nje gje e tille. SKAP i di shume mire keto, por e perdor ligjin si sipas porosise te Edi Rames ndaj opozites. Arresti vendoset kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ka rrezik që ai të kryejë krime të si i burgosur rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet. Çfare vepre do te kryeje Jamarber Malltezi ne kete rast? Ku eshte vepra e rende penale qe mund te perseritet ketu? Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit. Jamarber Malltezi, nje profesor universiteti pa asnje rrezikshmëri shoqërore, me nje kontribut shoqëror të rëndësishem në fushen akademike dhe ne atë politike, është sot në burg politik.

    Gjykata ka detyrim te argumentoje secilen prej ketyre bazave, pra a i ploteson apo jo keto kushte i burgosuri politik Malltezi, por ajo as nuk eshte lodhur t’a beje kete gje. Sepse urdhri i Edi Rames eshte ligj per skapistet e partise dhe per gjykatesen e shkarkuar edhe me pare per shkelje te rende te ligjit.

    GjKKO njëlloj si në gjykatat popullore te komunizmit, ka vendosur nen sekuestro çdo pasuri timen, përfshirë ato qe jane krijuar dhe disponuar para vitit 2009, me te ardhurat e mia dhe te bashkeshortes se time, të cilat nuk kane asnje lidhje me privatizmin e Klubit Partizani, por jane te dokumentuara se vijne nga puna e jone 6 vjeçare si zyrtare te OKB ne Kosove dhe veprimtaria e jone si konsulente dhe akademike.

    Pas kallzimit kryekeput te rreme te Taulant Balles, SPAK beri tre vite hetime, te cilat ne hyrje te vendimit te GJKKO cilesohen si hetime shteruese. Megjithe kete çdo njeri i panashem konstaton se asnjë nga dokumentat qe gjenden ne dosjen e prokurorise nuk paraqesin asnje prove fajesuese dhe nuk provojne asnjë shkelje ligjore. Në dosje gjendet nje liste e gjate deshmitaresh qe vertetojne se i gjithe procesi dhe aktiviteti i prof Jamarber Malltezit eshte plotesisht i ligjshem dhe se asnjeri prej tyre nuk deshmon se ka patur asnjë lloj presioni me te vogel nga Sali Berisha apo nga unë.

    Çdo njeri qe lexon ate dosje konstaton me habi se, edhe pse pas tre vitesh hetime, ne dosje nuk ekziston dokumenti qe do te ishte thelbesor per cdo dosje gjyqesore te nje drejtesie te padeformuar nga dara e pushtetit kriminal: deshmia e personave nen hetim – Sali Berishes dhe Jamarber Malltezit.

    Por militantet e partise shtet te SKAP/GJKKO nuk kanë dashur qe kur dosja e pergatitur prej tyre te dale ne media, publiku te lexoje te vertetat nga goja e atyre qe pergojohen padrejtesisht. Ata qe ndertonin dacibaon kunder Sali Berishes dhe Jamarber Malltezit ishin te sigurt se deshmite e ketyre te fundit, siç shkrin dielli brymen, do te shkrinin me prova dhe fakte te pakundeshtueshme mashtrimet dhe manipulimet e tyre dhe do rrafshonin piramiden e mashtrimit politik.

    Kjo përben edhe nje shkelje tjeter flagrante te GJKKO qe e ben vendimin e saj per masat e sigurise absolutisht te pavlefshem. Neni 245§1(ç) i kodit te procedures penale, e konsideron absolutisht të pavlefshem vendimin që cakton masën e sigurimit i cili nuk përmban parashtrimin e shkaqeve pse nuk merren parasysh pretendimet e parashtruara nga mbrojtja, si dhe arsyetimi i papërshtatshmërisë së masave të tjera të sigurimit.

    Vendimi prej 200 faqesh i GJKKO i dates 20 tetor, i cili caktoi masen e sigurimit nuk përmban në asnje rresht qofte edhe nje argument te vetem te mbrojtjes. Kjo sepse ne 3 vjet hetime te drejtuara nga Taulant Balla e Edi Rama, prokuroret e SKAP nuk guxuan kurre te therrisnin ne pyetje Jamarber Malltezin apo Sali Berishen, per arsyen e thjeshte sepse ata do zberthenin menjehere shpifjet e pabaza te Taulant Balles dhe shtremberimet e fshehjet e dokumentave te Millonait e Krajes.

    Në shkrimet e tyre me porosi Birn, Reporter.al pasqyrojnë me zell te madh, duke harruar se vetshpallen si media investigative, te gjitha pretendimet e prokurorise speciale sikur te ishin organe te saj. Meqenese autoret e ketyre artikujve, ne traditen e tyre te sulmeve politike ndaj Berishes dhe familjarve te tij, me qellim, ne asnje rast nuk kerkuan nga ne ndonje sqarim per keto pretendime e trillime te GjKKO, ndonse pretendojne se jane media investigative, ketu me poshte ofroj prova qe tregojne se te gjitha aludimet e Skapit/GKKO, te pasqyrura me zell ne mediat ne fjale, bazohen fund e krye ne marshtrime, fallsifikime dhe manipulime te mirefillta.

    1. Akuzat mbi përdorimin e pushtetit nga Sali Berisha për të miratuar ligje dhe vendime favorizuese për Jamarber Malltezin.

    Nuk egziston asnje ligj i firmosur nga Sali Berisha qe lidhet veças me njohjen, kthimin e tokes dhe privatizimin e objekteve te ndertuara mbi pronen e grabitur nga regjimi komunist tek kompleksi i Klubit Partizani.

    Cdo ligj i firmosur nga Sali Berisha nga viti 2005 ne vitin 2013 ka patur qellim madhor reformat e premtuara ne programit te PD ne teresi, nder te cilat edhe ato ne fushen e pronesise, qe kane synuar mbrojtjen e interesit publik dhe kthimin e prones se konfiskuar tek pronari legjitim. Ne saje te ketyre reformave ne fushen e pronesise gjer ne vitin 2012 jane kthyer fizikisht subjekteve te shpronsuar, pra qindra mijra pronareve te ligjshem, mbi 101600 ha toke, nga te cilat toke truall 5422 ha. Nga keta 5422 ha 4,5 ha u jane rikthyer 300 pronarve te Kompleksit te Klubit Partizani njeri prej te cileve jam edhe une.

    Procesi i njohjes, kthimit, e privatizimit te Kompleksit te KP, eshte shtrire ne kohe qe nga viti 1994 gjer ne vitin 2009. Megjithe kete, per te provuar aludimin e tyre se Sali Berisha ka favorizuar dhendrin e tij ne procesin e privatizimit te Klubit Partizani, prone e qindra pronareve, trashegimtare te pese familjeve, ne njeren prej te cilave, ne familjen Begeja, Jamarber Maltezi kishte 1/64 pjese, prokuroret politike bejne pretencen e ligjeve dhe reformave te qeverise se PD, te realizuar ne perputhje me programin e saj ne vitet 2005-2009. Ata me urrjetje, ligesi dhe injorance te plote lidhin ligjet, vendimet e reformave ne fushen e pronesise, ekonomise, privatizimit, ushtrise dhe sportit me privatizimin e kompleksi te Klubit Partizani.

    Shkrimi shprehet se SPAK ka akuzuar Berishën se me ndryshimet e ligjit për sportet dhe nje ligji tjeter (I referohet ligjit për kthimin e kompensimin e pronave (KKP)) ka favorizuar dhëndrin për marrjen e pronave të familjes së tij mbi te cilat ishte ndertuar ish Klubi Partizani (KP).

    (i) Në lidhje me ligjin e Kthimit e Kompensimit te Pronave (KKP). Akuza eshte e pavertete, pasi ndryshimet ligjore te ligjit mbi KKP, jo vetem nuk lehtësuan, por shtrënguan aspekte te KKP qe lidheshin me mbrojtjen e interesit publik. Për me teper, moria e ndryshimeve ligjore te ligjeve sektoriale ne ate kohe apo me vone e ben te qarte se ndryshimet ligjore jane nje praktike normale dhe instrumenti i vetem për venien në zbatim dhe thellimin e reformave te cfaredo fushe.

    Jamarber Malltezi sot eshte ne burgun politik te rregjimit sepse SPAK mashtron haptas.

    Ndryshe nga sa thote SKAP/GJKKO, e drejta e parablerjes nuk ka qene me kufizuese ne ligjin e 2004 (shih nenin 8). Përkundrazi, ligji i 2006 e beri me te veshtire dhe jo me te lehte kthimin e pronave te ushtrise. Po citoj dispozitat para dhe pas ndryshimeve:

    Ligji i vitit 2004 për KKP ishte me liberal per kthimin e pronave te ushtrise pasi parashikonte ndalimin e kthimit të pronave te ushtrise qe i sherbenin mbrojtjes kombetare dhe ishin te patjetersueshme, ndersa te tjerat mund te ktheheshin pa kufizim. (N. 7, pika 1 gërma ç ligji 9235). Pra, nje klub futbolli, nje pishine, etj, mund te ktheheshin lirisht, pasi nuk i sherbenin mbrojtjes se vendit.

    Ligji i 2006 për KKP, qe SKAP thote se favorizonte familjen Begeja, parashikonte në neni6§1/c: “Subjekteve të shpronësuara u kthehen të gjitha pronat e paluajtshme në pronësi apo përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, por që janë jashtë, strukturës së Forcave të Armatosura te miratuar nga Presidenti i Republikes”. Pra ketu kufizimi i kthimit te pronave zgjerohet e përfshin edhe ato qe prona nuk i sherbenin mbrojtjes, por qe struktura e FA i kishte brenda saj, per qellime te tjera.

    Ligji i KKP i vitit 2006 (Ligji 9583, date 17.07.2006), forcoi mekanizmat e tjere filtrues për kthimin e prones, duke vendosur nje balance me te mire midis mbrotjes se interesave te shtetit pa cenuar te drejtat e pronesise private te subjekteve te shpronesuara. Keshtu u vendos qe te mos trajtoheshin kerkesa bazuar vetem ne vendime gjyqesore per vertetime te faktit juridik te pronesise(Neni 17, pika 3 e ligjit), praktike me te cilin ne te shkuaren ishin bere spekullime shume te medha, u shtrenguan gjithashtu kriteret e kompensimit, iu njoh e drejta e avokatures se shtetit dhe drejtorit te AKKP per te rishikuar vendimet dhe per te bere ankim.

    ii) SPAK pretendon se u bene ndryshime ligjore me qellim qe te zgjaten afatet për parashtrimin e kerkesave te reja nga familja Begeja ne insitucionet e KKP dhe AKKP.

    Pretendimi eshte nje falsitet i turpshem. E verteta eshte se kjo ishte praktike e ndjekur ne periudha dhe qeveri te ndryshme. Edhe qeveria Nano kishte zgjatur me dy vite afatin e kohes se paraqitjes se dokumentave te pronesise nga pronaret. Qeveria Berisha e zgjati afatin disa here, përfshire edhe pas kthimit te plote te tokes se familjes Begeja tek klubi Partizani.

    Por familja Begeja kish paraqitur dosjen e saj per kete prone qe ne vitin 1994. Ne baze te saj ajo kish përfituar njohjen e te gjithe prones se saj ne KP, e më pas nje seri vendimesh për kthimin e saj, nder vite. Vendimet e dhena ne vite te ndryshme 1996-2005, e më pas nga KKP dhe AKKP në vitet 2005-2007, bazoheshin mbi te njejten dosje dhe ishin plotesime te vendimeve te meparshme. Ato nuk ishin vendime mbi pretendime te reja pronesore, ndaj zgjatja e afatit me ligj nuk kishte efekt mbi to.

    Zgjatja e afatit ligjor u be per t’u dhene te drejten mijera familjeve pronare te plotesonin aktet qe kerkoheshin per mbeshtetjen e kerkesave të tyre. E njejta gje u be ne vitin 2008, kur nje tjeter amendim ligjor zgjati perseri afatin, ne nje kohe kur familja Begeja i kish marre vendimet e kthimit te prones dhe nuk kish me asnje interes per te.

    Shtoj se, vendimi i janarit te 2006, i KVKKP qe i ktheu familjes Begeja nje pjese toke mbi pronen e njohur ne vitin 1996, u mor nga ky organ, i cili përbehej teresisht nga anetare te zgjedhur nga mazhoranca e meparshme socialiste.

    (iii) Ne lidhje me ndryshimet ne ligjin per sportet, per saktesi citoj nenin 31 para dhe pas ndryshimit

    Neni 31§2 para ndryshimit. “Objektet sportive jepen me koncesion apo privatizohen, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni, në përputhje me ligjin nr.7973, datë 26.7.1995 “Për koncesionet dhe pjesëmarjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”.

    Neni 31§2 pas ndryshimit: Objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, kur ka të tillë, në të kundërt, jepen me koncesion, në përputhje me ligjin nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni.”.

    Ne paragrafin e dyte, ndryshimi u ka mundesuar pronareve te truallit te qindra e qindra tereneve sportive te mos perjashtohen nga e drejta e privatizimit dhe te ushtrojne te drejten e parablerjes sipas te gjitha ligjeve te miratuara nga qeverite socialiste e demokrate ne lidhje me kthimin e kompensmin e pronave. Ne thelb kjo nuk ishte nje e drejte e re e krijuar ne legjislacionin shqiptar, por njehsim i qendrimit te ligjit per sportet me legjislacionin e KKP, i cili gjithnje ka njohur dhe rregulluar te drejtat e parablerjes se pronareve.

    (iv) Teresisht te paverteta jane akuzat e SPAK se VKM nr. 1638 daté 17.12.2008 '”Pér kriteret e vlerësimit te pronës shteterore që privatizohet apo transformohet dhe për procedurén e shitjes", ndryshoi metodologjine e pagesës 20% në lekë dhe 80% ne bono privatizimi dhe letra me vlerë, me qëllim që familja Begeja te privatizonte klubin me bono privatizimi, pra me lire.

    Ne date 4.11.2008, pra vetem nje muaj para miratimit te kesaj VKM, familjet pronare te truallit të KP kishin paguar 700 mije usd ne para, pra jo ne bono, për privatizimin e klubit shumësportesh Partizani (KP që ishte ndare ne 2003 ne dy pjese, ne Klubin e Futbollit (KFP) dhe ne Klubin Shumesportesh (KSHP)). Kjo shume përbente gati 90% te vleres se pergjithshme te privatizimit. Procedura e privatizimit te KFP përfundoi pas miratimit të VKM, por vlera e këtij klubi ishte vetem 100 mije dollare. Nga siperfaqja e privatizuar, familja Begeja kishte me pak se 5%. Keshtu qe Janarber Malltezit si 1/64 ne ne fisin Begeja do t’i takonte te paguante më pas se 100 dollare në letra me vlere.

    Nese do te kish patur ndikim te paligjshem, informacion te shkembyer ne rruge familjare midis Berishes dhe Jamarber Malltezit, ky i fundit do te priste edhe nje muaj tjeter dhe t’a paguante vlerën prej 700 mije USD, ku familja Begeja kishte pjesen me te madhe, me bono sipas VKM. Por SKAP e anashkalon kete fakt dhe per skup mediatik nxjerr si prove procesverbalin e mbledhjes se qeverise, i cili nuk provon asnje shkelje ligjore. Perkundrazi, deshmon reformat e qeverise per te mundesuar gjallerimin e biznesit dhe shperndarjen e bazes se mireqenies.

    Theksoj ketu se pagesa prej gati 800 mije USD ishte vetem per objektet e KP. Te rrenuara dhe te zaptuara nga banore informale dhe subjete tregtare, dhe jo per terrenet, sepse keto te fundit, përfshi tokën nën objekte, iu ishin kthyer pronareve të ligjshem nder vite, bazuar ne dokumentat e origjines se prones dhe atyre te shpronesimit nga komunistet.

    v) Ndryshimi i destinacionit te zones nga sportive ne urbane nuk eshte bere kurre nga Sali Berisha, sepse ky nuk eshte tager i KRRTRSH por i Bashkise Tirane, ndersa KRRTRSH ben njohjen e vendimit, njelloj si një forme noterizimi.

    Kete kufizim te kompetencave te KRRTRSH ndaj vendimeve te KRRT-ve te bashkive e ka sanksionuar Gjykata Kushtetuese, e cila në vendimin 29/06 (çështja e Zogut et Zi), date 21.12.2006, përcaktoi se KRRTRSH jo vetem qe nuk mund te nderhynte ne planet urbanistike te qyteteve dhe se keto ishin prerogative e bashkive, por edhe se KRRTRSH nuk kish tager as te anullonte vendimet e PALIGJSHME te KRRT-ve bashkiake, pasi kete tager e kishte vetem gjykata. Edhe para ketij vendimi shterues, Gjykata Kushtetuese kish shpallur nuk veprimet e kryera ne baze te aktit normative qe i jepte te drejte prefektit, emertese e qeverise, te nderhynte ne funksionimin e KRRT-ve.

    Ne vitin 2006 (vendimi Nr. 132, date 08.06.2006 i krrt bashkia tirane) Edi Rama miratoi ndryshimin e destinacionit te zones, duke ndryshuar plani urbanistik per kete qellim. Ky vendim iu dergua KRRTRSH se bashku me vendimet e 4-5 zonave te tjera te Tiranes dhe prekte jo nje person apo nje familje, dhe jo vetem qindra pronaret e zones se klubit shume-sportesh, por qindra familje te tjera ne 4-5 zona te Tiranes. Ky vendim u miratua ne nentor te vitit 2009 ne bllok nga KRRTRSH pasi Gjykata Kushtetuese me nje vendim te dates 10 nentor 2006 kishte shfuqizuar ligjin qe i lejonte qeverise te nderhynte ne funksionimin e KRRT-ve te Bashkive.

    Më pas Edi Rama filloi hartimin e planit te ri urbanistik te Tiranes, me Urbaplan, kompani zviceriane, në të cilën e gjithe zona parashikohej si zone urbane.

    Ne vitin 2012 (Me vendimin e Keshillit Bashkiak Nr. 57, datë 24.12.2012) u miratua Plani i Pergjithshem Vendor i Bashkisë Tiranë. Ky plan i ri urbanistik i Bashkisë Tirane e percaktonte te gjithe zonen si zone urbane. KRRTRSH ne kete rast nuk miratoi ndryshimin e destinacionit te një zone, pra zones se Klubit Partizani, por planin urbanistik te te gjithe qytetit te Tiranes, i cili perseri ishte prerogative ekskluzive te pushtetit vendor dhe të cilin KRRTRSH nuk kishte asnje te drejte ligjore qe t’a ndryshonte, apo anullonte. Perkundrazi kishte detyrim kushtetues, sipas vendimit te Gjykates Kushtetuese qe t’a miratonte ate.

    2. Shkrimi shkruan se Berisha ka ushtruar presion ndaj zyrtarëve të ndryshëm për realizimin e kthimit të pronave.

    Berisha ka ushtruar veprimtari të ligjshme si KM i vendit, në përputhje me kushtetutën, ligjet e vendit dhe strategjinë e qeverisjes së PD. Vendimi i GJKKO eshte deshmia me e mire e të kundertes se ketyre pretendimeve. Nuk ka asnjë dëshmitar që të thotë se Berisha i ka kërkuar dikujt, e ca më pak ushtruar presion, për të marrë nje vendim te paligjshem, apo qofte edhe nje vendim te ligjshem ne favor te familjareve te tij. Nuk ka asnje deshmi qe Malltezi ka takuar ndonje zyrtar për kete çështje.

    Ne te gjithe dosjen e SPAK/GJKKO nuk ka asnje paragraf qe te provoje se Berisha apo Malltezi kane shkelur ligjin, apo se dikush tjeter nga zyrtaret e shtetit ka shkelur ligjin per te favorizuar Malltezin.

    Edhe deshmitari i rreme Qirjazi nuk eshte shprehur kurre kunder privatizimit te klubeve sepse e ka te qarte qe ajo ishte kerkese ligjore taksative. Por si nje zyrtar qe, per interesa jo ligjore, refuzonte te ushtronte detyren e tij ligjore dhe te fuste ne inventar pronen e shtetit qe shfrytezohej nga nje person tjeter privat pa asnje tager ligjor, pa e kundershtuar privatizimin, Qirjazi refuzonte marrjen e objektit ne dorezim. Pra ai pengonte hallken qe mundesonte zbatimin e kontrates midis shtetit dhe ish pronareve, te cilet prej shume muajsh kishin kryer edhe pagesen e cmimit te privatizimit por per 8 muaj nuk mirrnin dot sendin e paguar sepse nje bande e mbante te pushtuar per fitime dhe paguante zyrtare qe te vazhdonin te pasuroheshin me te. Vetë Qirjazi deklaron se kur dergoi grupin e punes bandat nuk e lejuan te futej brenda dhe i kthyen mbrapsht. E verteta eshte se trafikanti Paro Laçi, i denuar 12 vite burg ne Itali e që bente ligjin ne territorin e Klubit Partizani kishte vene nen zap pronat e shtetit. Qirjazi ne rastse donte te zbatonte urdherin dhe ligjin kishte policine ushtarake e cila nuk mund te pengohej nga banda e as ryshfetet e Paro Laçit.

    I vetmi njeri qe ka shkelje ligji ne kete dosje, te certifikuar me vendime gjykatash te formes se prere, eshte Edi Rama. Pasi miratoi vendimin per ndryshimin e destinacionit te zones, dhe ate te sheshit te ndertimit, si dhe dhenien e lejes se ndertimit, te gjitha keto te miratuara ne organ kolegjial (KRrT), Rama refuzoi te zbardhte lejen e ndertimit, vetem sepse mori vesh qe nje nga investitoret do te ishte Jamarber Malltezi. Gjykatat konstatuan se kjo perbente shperdorim detyre dhe denuan Bashkine Tirane qe te paguante demshperblim mbi 300 mije euro per firmen ndertuese, por Edi Rama refuzoi te zbardhte lejen per vite me rradhe.

    Sigurisht që SPAK nuk e permend kete fakt, dhe Birn ne kete raste e ka te ndaluar investigimin sikunder SPAK nuk e konsideron shkelje lejimin e uzurpimit te pronave shteterore tek KP.

    Për më tepër, edhe pasi pronaret paguan 800 mije euro per privatizimin e objekteve te rrenuara te KP, keto te fundit u dorezuan te uzurpuara nga banore informale, duke cënuar keshtu te drejten e pronareve te truallit te gezonin pronen e tyre. Legjislacioni u garantonte pronareve te gjithe mjetet ligjore per t’i nxjerre keta banorë jashtë me forcën e ligjit. Por as Jamarbër Malltezi, e as kush tjetër nga ortakët bashkë-investitorë apo pronarët e truallit, nuk e bënë këtë. Ata zbatuan standartet e Bankës Botërore, qe asnje banor i zonës që do të zhvillohet të mos jetoje ne fund te projektit me keq sesa ne fillim te tij, pavaresisht nese jane pronare apo banorë informale. Të 42 familjet informale u strehuan, duke perfituar mbi 2500 m2 ndertime dhe mbi 528,000 euro pagesa. Keto ishin shpenzime pertej 800,000 USD per privatizimin e objekteve te uzurpuara, si edhe shpenzimeve dhe fitimin e munguar te mbi 7 viteve gjyq per ish pishinen. Përmend këtu se ishin gjykatat ato që rikonfirmuan me vendim te forms se prere se pishina, objekt në pronësi shtetërore dhe pjese e klubit shumesportesh Partizani, jo vetem kish qene jashte funksioni, por ishte tjetersuar në mënyrë të paligjshme tek te tretet.

    3. Aludimi se kthimi i prones dhe privatizimi u kryen me shpejtesi si pasoje e ndikimit politik eshte nje mashtrim tjeter i dacibaos se Skapit te cilin Birn, Reporter-al e kane te ndaluar ta hetojne. Ndaj me kete rast sqaroj:

    (i) i pavertete eshte edhe aludimi se komisionet dhe agjensia e kthimit te pronave kane vepruar me shpejtesi per kthimin e prones. Aplikimi per kthimin e kesaj prone eshte bere diku rreth vitit 1994 nga përfaqsuesit e atehershem të fisit Begeja. Duke filluar me vendimin e pare per njohje dhe kthim prone ne 1996 (Vendimi nr.552 i KKP) dhe me pas nder vite jane marre me dhjetra vendime per kthimin e pronës bazuar mbi te njëjtin vendim njohjeje. Edhe vendimi i janarit te 2006, i KVKKP qe i ktheu familjes Begeja nje pjese toke mbi pronen e njohur ne vitin 1996, u mor ne nje kohe kur ky organ përbehej nga anetare te zgjedhur nga mazhoranca e meparshme socialiste. Vendimet e marra nga AKKP për kthimin e nje siperfaqeje toke familjes Begeja eshte njeri nga qindra vendimet qe AKKP ka marre po ate vit per kethimun e prones mijra e mijra pronarve.

    Edhe ne dosjen e SPAK/GJKKO del qartë se procesi i kthimit të pronës në fjalë ka zgjatur 15 vjet. Po prokuroret sherbetore te Edi Rames ne SPAK, ndonese citojne vendimet e njohjes dhe kthimit te prones, sigurisht qe kete nuk e thone.

    Jamarber Malltezi eshte pronar i fisit Begeja ne Tirane dhe fisit Bekteshi ne Shkoder. Asnjehere dhe ne asnje moment nuk eshte perdorur pushteti i Berishes president dhe kryeminister për te marre pronat apo privatizuar objektet. Nga pronat e fisit Begeja ne Tirane, qe shtriheshin ne nje siperfaqe prej gati 1 milion m2, kjo familje ka marre me pak se 8% te tyre. Për të ilustruar mashtrimet e akuzave përmend se toka e Astirit, ku u nxorren ne rruge banoret, ishte prone e familjes Begeja ne nje pjese te madhe te saj, por ajo nuk arriti ta merrte kete prone edhe pse Sali Berisha ishte president apo kryeminister. Trotuari trekendesh midis sahatit dhe pallatit te kultures eshte gjithashtu pjeserisht ne pronesi te familjes Begeja, por ju nuk pate ndonje kulle qe te ngrihej ne kete toke perballe sahatit. Pronat e familjes Begeja dhe 4 familjeve te tjera ne zonen e KP zene nje siperfaqe jo prej 30 mije, por prej 67 mije m2 dhe pjesë e madhe e saj eshte ende e pakthyer. Po keshtu ne Shkoder, familja Bekteshi, e gjyshit tim, ka marre me pak se 4% te pronave te saj.

    (ii) Po njesoj eshte mashtrim fakti qe procesi i privatizimit filloi ne 2006 dhe natyrisht rrjetit te medjave investigative Birn dhe Reporter.al nuk i lejohet te investigonte sepse del jashte detyres se ngarkuar. Dokumentet zyrtare faktojne se familjet pronare e kane kerkuar edhe gjate qeverisjes Nano privatizimin e klubit sipas ligjit. Po keshtu procesi i privatizimit filloi nga qeveria Nano.

    Me shkresen nr. 4533 prot. Date 21.07.2005, Ministri Angjeli i dergon kerkese zyrtare per fillimin e procedurave te privatizimin te pasurise se palujteshme te Klubit Partizani, Ministrit te Mbrojtjes Pandeli Majko dhe Ministrit te Sporteve Blendi Klosi. Nje dite me pas, me shkresen nr. 2732 date 22 Korrik 2005, Ministri i Sporteve Blendi Klosi shprehet dakort per privatizimin e klubit Partizani. (Komunikimi ka vijuar me shkresat nr. 4533/2 prot., date 21.7.2005 nga Ministri i Ekonomisë Anastas Angjeli. Shkresa nr.2732/1 prot. Date 22.7.2005 nga Ministri i Kluturës Rinisë dhe Sporteve Blend Klosi).

    Keto shkresa SPAK i disponon edhe sepse i janë dërguar bashkangjitur kerkeses per fillimin e procedimit penal per kallezim te rreme ndaj Taulant Balles, qe une dergova para dy muajsh ne SPAK.

    Ndërkohë objektet e Klubit, të cilat ligjërisht duhet të privatizoheshin, ishin te zena forcerisht nga persona informalë, të cilët dyshohej se paguanin qera të paligjshme tek titullarë shtetërorë, të ngarkuar me ruajtjen e objekteve.

    Përveç komunikimeve te Ministrisë së Mbrojtjes që prej vitit 2000 qe provojnë këtë fakt, ka te pakten tre Inventare te Pronave te Paluajtshme te Shtetit ne Bashkine Tirane (njera prej te cilave e firmosur nga Edi Rama si kryetar Bashkie), te cilat në lidhje me objektet e Klubit Partizani dhe Shumësportëshit shenojne se të gjithë objektet e këtyre klubeve, me përjashtim të kabinës elektrike dhe një magazine 80m2, ishin “zene forcerisht”.

    Te gjitha keto shkresa jane ne dispozicion te SPAK, por prokuroria politike i fsheh ato me qellimin e vetem per te hedhur balte dhe shpifur mbi kinse korrupsionin pasiv te Prof. Jamarber Malltezit. i ftoj mediat e interesuara t’i kerkojne dhe t’i verifikonje.

    4 Eshte mashtrim i ulte dhe skandaloz gjithashtu pretendimi i prokuroreve sherbetore te Edi Rames se Jamarbër Malltezi ka fituar miliona pa investuar në shoqëri. Birn, Reporter-al, nuk lejohen te investigojne!

    (i) Theksoj se me anë të një kontrate të lidhur para noterit, në fillim të projektit, të gjithë bashkëpronarëve të truallit iu dha mundësi investimi deri në 25% të investimit në pjesën e tyre takuese të pronës. (Kontratë sipërmarrjeje midis shoqërisë ndërtuese dhe pronarëve të truallit, datë 22.10.2007, nr.8346 Rep, nr. 1265 Kol). Shumica e pronareve nuk e pranuan oferten, duke besuar qe presioni politik do ta pengonte zhvillimin e projektit, si dhe per faktin qe zona kishte plot ndertime paleje dhe nuk konsiderohej elitare. Si perfundim, FB, ndertues dhe trashegimtar i familjes Vaqarri, Jamarber Malltezi dhe XHB ishin te vetmit qe konkluduan marreveshje bashkeinvestimi ne vitin 2008, me ane te kontrates noteriale nr.rep/kol nr. 3000/1783, te datës 02.10.2008, ne kuotat respektive 40-35-25%.

    (ii) Pse keto raporte dhe cfare investuan keta persona? Sa ishte kontributi i z.Malltezi ne kete projekt investimi dhe si qëndronte ai në raport me investimin e ortakeve te tjere, si dhe raportet perkatese te kuotave? SKAP qellimisht i injoron, Birn, Reporter-al thjeshte nuk ju intereson te hetojne se dalin jashte qellimit te tyre.

    Krejt ndryshe nga sa konkludon duke mashtruar SPAK/GJKKO, vete dosja e tyre deshmon se ortakeria e bashkeinvestimit midis z.Malltezi, FB dhe XHB ka qene reale qe ne vitin 2008, e bazuar ne kontribute ne para, sherbime dhe toke te vene ne dispozicion per zhvillim.

    Fatmir Bektashi ishte personi qe kishte firmen e ndertimit. Ai perfitonte nga ky projekt edhe si ndertues edhe si investitor. Ai kishte akses me te madh ne kapital dhe ne fazat e para te hapjes se gropes financoi investimin me dy hua qe ne total shkojne afersisht 500 mije euro, te reflektuara ne dosje (f.129-130 e vendimit te GJKKO). Ishte pronar (sipas vendimit të GJKKO) i 140m2 toke si trashegimtar. Dhe mori numrin me te madh te kuotave, 40%.

    Jamarber Malltezi investoi me 45,128.94 euro (f. 130 vendimi i GJKKO) ne rruge bankare dhe ofroi ne shoqeri pjesen e tij te tokes. Eshte mashtrim i hapur pohimi se Jamarbër Malltezi kishte 113m2 tokë në projektin e investimit. Malltezi eshte trashegimtar i rreth 400m2 tokë nga pronësia e familjes Begeja (26,671m2:64). Nderkohe ai bleu nga bashkepronaret e tjere, pas privatizimit, edhe 1100m2 te tjere vetëm në fazën e parë të ndertimit të Homeplan dhe po aq më vonë, në fazat e mëvonshme të ndërtimit të Magnet. Në çdo faze ndertimi ai u bë pronari me siperfaqen me te madhe te tokes, te blere nga bashkepronare te tjere, që në total shkoi mbi 2500m2 toke. Për keto kontribute ai mori 35% te kuotave.

    XHB po keshtu kishte toke (rreth 600 m2) dhe mund te kete pasur investime me te vogla financiare dhe mori 25% te kuotave.

    Keto jane investime reale, te njohura dhe cituara nga SPAK/GJKKO, por me paturpesi keto te fundit thone se nuk rezulton se Malltezi ka investuar ne shoqeri dhe Birn, Reporter-al e perserisin mashtrimin e tyre.

    Secili prej tre investitoreve, kontribuoi me pune, per te sjelle bashke 300 familje trashegimtare te 5 familjeve te origjines si dhe per zgjidhjen e problemeve te ndryshme qe lidheshin me zhvillimin e aktivitetit.

    (iii) Financimi i projektit

    Sqaroj se asnje aktivitet ndertimi, apo edhe biznese te tjera, nuk financohen me dhurime nga ortaket, por nëpërmjet huave dhe mekanizmave te tjere financiare. Mbulimi financiar i ndërtimit të objekteve, nga investitorët sipas fazave të lejeve përkatëse të ndërtimit është bërë nëpërmjet një sërë mekanizmash financiarë ligjorë, të bërë transparentë sipas legjislacionit në fuqi. Këto mekanizma kanë përfshirë.

    - Huate e siperpërmendura nga FB per punimet ne grope, hua nga Jamarber Malltezi (viti 2012), sipas vlerave qe permenda me siper. Keto hua jane shlyer nga shoqeria kur ajo ka filluar te gjeneroje te ardhura.

    - Vetëfinancimi nga shitja qe ne fillim e apartamenteve që në gropë dhe aplikimi i çmimeve të ulta, sipas ujdise se tre ortakve, ishte burimi kryesor i financimit te projektit te zhvillimit. Kjo praktikë është e njohur dhe gjerësisht e përdorur në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Në kushte normale ajo do të kish qenë plotësisht e mjaftueshme për mbulimin e kostove të ndërtimit, pa pasur nevojë për huamarrje, por mos-zbardhja e lejes nga Edi Rama krijoi vështirësi. Zhvilluesit u detyruan të përdorin uljen e çmimit (ne 675 euro/m2 nga afro 800-900 euro/m2 qe ishte asokohe ne ate zone) për rastet kur blerësit paguanin 90% të vlerës së apartamentit që në momentin e nënshkrimit të kontratës së sipërmarrjes. Politika e cmimit te reduktuar qe u zbatua siguroi fonde nga arketimi i klienteve perkatesisht si ne vijim:

    Ne vitin 2010 Leke 405’540’311 = Eur 2,921,549.68

    Ne vitin 2011 Leke 819’939’000 = Eur 5,928,782.76

    Ne vitin 2012 Leke 711’622’627 = Euro 5,093,369.22

    - Pagesat nga Bashkia Tiranë për dëmshpërblim dëmi ndaj shoqërisë ndërtuese për bllokimin e paligjshëm të zhvillimit të pronës, sipas vendimeve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit Tiranë në masën 34 743 803 lekë dhe 26,601.30 euro.

    - Kredi bankare marrë nga Homeplan, në shumën prej 1.3 Milion euro, në datë 11.10.2013. Shlyer sipas kesteve te miratuara ne kontrate dhe perfunduar ne Janar 2015.

    - Kredi bankare marrë nga subjekti ndërtues per vlere 300.000 Euro e likuiduar ne 2014.

    (iv) Pra aktiviteti i biznesit eshte financuar nga hua te marra nga HP tek ortaket, ne banka, si dhe nga aplikimi i cmimeve shume te ulta per shitjet ne grope. Te gjitha sa me lart jane ne dosjet e prokurorise, pasi ata kane sekuestruar cdo dokument ne zyren e finances dhe ate te noterise qe ka lidhje me kete ceshtje.

    Te gjithe te dhenat e komunikimeve, si dhe provat e sjella ne dosjen e SPAK tregojne se marredhenia midis tre bashkeinvestitoreve ka qene reale, e vazhdueshme, e formatuar juridikisht sipas ligjit dhe gjithmone transparente ne formatin qe ligji e percaktonte te detyrueshem.

    Kontributet e Jamarber Malltezit në investimin ne KP jane te njejta me ato te ortakëve te tjere të shoqërisë dhe me raportin e dakordesuar te kuotave te investimit. Ne rast se BIRN, Reporter-al do te INVESTIGONIN nuk do besheshin tellall i mashtrimeve te SKAP/ GJKKO.

    Te ardhurat e krijuara nga Jamarber Malltezi në këtë projekt zhvillimor jane te ardhura te ligjshme te krijuara nga dividende dhe pagesa konsulence, gjithnje te deklaruara ne menyre te ligjshme dhe per te cilat jane bere te gjithe pagesat ne tatime.

    Shifrat e mesiperme reflektohen edhe ne dosjen e SPAK/GJKKO. Ato deshmojne per aktivitet real midis ortakeve. Por ne fund, përballe shifrave te cituara edhe prej tyre vete, për të kenaqur orekset politike, militantet partise ne drejtesine me telekomande thone se, Jamarber Malltezi nuk ka pasur lidhje me investimin por i ka marre parate ne fund per shkak te ndikimit ne privatizim.

    5. Prokura per Jamarber Malltezin qe parashikonte se pronaret pranonin qe te vinin 3-5% te prones se tyre për të mbuluar shpenzime.

    Së pari theksoj se Jamarber Malltezi ka patur nje kontrate te tille vetem me fisin e tij Begeja dhe jo me familjet e tjera pronare. Keto te fundit kishin autorizuar persona te tjere brenda familjes se tyre. Prokura te tilla jane mjet i zakonshem pune, qe synojne te garantojne personin e autorizuar, qe shpenzimet qe do te kryhen ne emer dhe ne te mire te te gjithe familjes, do te shperndahen ndershmerisht midis te gjithe anetareve te fisit perfitues. Procesi i kthimit te prones, ai i privatizimit, i lidhjes se kontratave me sipermarresin e me tej, ka shpenzime reale, plotesisht të ligjshme, qe lidhen me plotesimin e dokumentacionit ligjor për keto procese. Te tilla jane shpenzimet noteriale, rilevimet topografike, shpenzime gjyqesore, shpenzime administrative, zgjidhjen e konflikteve me banoret informale, e te tjera.

    Procesi i kthimit te prones te familjes Begeja ka pasur shpenzime ne te gjithe zerat e mesiperme pa perjashtim. Trashegimtaret e marrë në pyetje nga prokuroria kane deshmuar për ilustrim se ky fond nder te tjera do te perdorej per strehimin e familjeve informale qe banonin ne godinat e klubit dhe kanë pohuar se ky fond nuk eshte perdorur. Kjo pasi, firma ndertuese, mori persiper te paguante te gjithe shpenzimet për të gjitha familjet dhe klauzola e parashikuar ne prokuren e siper-përmendur nuk u vu ne zbatim as per familjen Begeja.

    Vetë prokuroret pasi me keqesi perdorin prokuren e mesiperme shprehen se nuk është evidentuar ndonjë dokument ku te jetë materializuar zbatimi i këtij fondi rezerve. Kjo sepse ai fond nuk u krijua ndonjë here dhe Jamarber Malltezi nuk ka patur asnjë perfitim nga prokura e firmosur nga anetaret pronare te fisit Begeja.

    6. Rregullimi ligjor i marredhenies midis investitoreve.

    (i) Rregullimi kontraktor sipas Kodit Civil dhe ortakeria sipas legjislacionit per subjekte tregtare


    FB, Jamarber Malltezi dhe XHB e formalizuan ligjerisht marredhenien e tyre bashke-investuese qe ne fillim te projektit zhvillimor, ne vitin 2008, me ane te nje marrveshjeje. Akt – marrveshja e bashkëinvestimit u lidh para noterit publik, ne datë 02.10.2008, rep/kol nr. 3000/1783. Një shtojcë e kësaj marrëveshjeje (shtojca 1), e miratuar në datë 15.10.2008, u lidh gjithashtu para noterit, nr. 3193 Rep, nr. 1891/2 Kol. Cdo ndryshim i kesaj marreveshjeje ne vitet 2008-2014 gjithashtu eshte bere ne forme noteriale.

    Po ne vitin 2008 (19.5.2008) FB krijon Homeplan (HP), ne menyre qe aktiviteti zhvillues i investitoreve te pajisej me NIPT. HP ka mbajtur rregullisht bilanc qe reflektonte shpenzimet, te ardhurat dhe detyrimet ndaj te treteve. Bilancet janë depozituar në QKB çdo vit dhe janë paguar detyrimet tatimore sipas ligjit.

    Qe në kohërat e të drejtës romake, kontrata eshte instrumenti juridik bazë i marredhenieve juridike tregtare. Ajo përdoret për te rregulluar marrveshjet e biznesit sipas Kodit Civil, dhe kjo menyre ka qene plotesisht e ligjshme, ne kohen qe eshte bere, dhe e tille eshte edhe sot. Akt-marreveshja e vitit 2008 midis ortakeve ka pasur për objekt zhvillimin e nje projekti privat, pa asnje lidhje me para apo toke publike, nderkohe qe ne sektorin publik mijera bashkime te ngjashme operatoresh ekonomike, bazohen ne akt-marrveshje bashkepunimi te ngjashme midis tyre per te garuar ne tenderat e kontratave publike, dhe nje gje e tille eshte plotesisht në përputhje me ligjin.

    E drejta kontraktore ka në themel të saj mbrojten e të tretëve. Ndaj, palët e angazhuar në një kontratë investimi, përgjigjen ndaj njeri – tjetrit dhe të tretëve për detyrimet që rrjedhin nga kontrata – në këtë rast realizimi i investimit – në mënyrë të pakufizuar. Për kontrast, e drejta e shoqërive tregtare, ndonëse ofron mekanizmat e saj për mbrojtjen e palëve të treta, ka në fokus primar lehtësimin e biznesit. Krijimi i një shoqërie tregtare nga investitorët ofron lehtësi dhe garanci për këta të fundit, pasi shoqëria tregtare u mundëson investitorëve përgjegjësi të kufizuar personale për detyrimet ndaj të tretëve, si dhe mekanizma kontrolli mbi aktivitetin, të cilat rregjimi kontraktor nuk i ofron. Aktiviteti zhvillimor në vitet e para ishte i atillë qe mund te rregullohej lehtesisht me ane te rregjimit kontraktor.

    Gjate viteve 2008-2011, HP dhe aktiviteti zhvillues u përball me presion politik te jashtezakonshem nga Edi Rama, i cili ne shkelje te ligjit, te certifikuar nga gjykata, nuk zbardhi lejen e miratuar nga KRT per kete projekt edhe pse humbi çdo gjyq deri ne Gjykaten e Larte, si dhe mori nje sere vendimesh nepermjet inspektoriatit te ndertimit, qe pamundesuan ushtrimin normal te aktivitetit nga HP.

    Sipas legjislacionit shqiptar, vendimi i Gjykatës së Apelit është i zbatueshëm, pavarësisht ankesës në Gjykatën e Lartë, ndaj firma ndërtuese, në përputhje me ligjin, filloi me ndërtimin, sipas lejes së ndërtimit dhe vendimit të Gjykatës së Apelit. Në mënyrë abuzive, Edi Rama lëshoi një seri aktesh të kundraligjshme për pengimin e ndërtimit sipas lejes së lëshuar prej tij, ku përfshihen denim me gjobë ndaj subjektit ndërtues, vendim për pezullimin e punimeve dhe vendim për prishjen e punimeve të kryera, si meposhte:

    Vendimi Nr. 428, datë 29.10.2010 të Bashkisë Tiranë, INU - gjobë 500.000 lekë për hapje grope "për ndërtimin e objektit paleje ndërtimi".
    Vendimi Nr. 127, datë 29.10.2010 të Bashkisë Tiranë, INU - pezullim i punimeve të ndërtimit.
    Vendimi Nr. 5026, datë 28.02.2011 i këtij intitucioni për “prishjen e objektit pa leje ndërtimi”.

    Pas vendimit te Gjykates se Apelit te formes se prere, refuzimit te Edi Rames per te zbatuar vendimin e Gjykates dhe sulmeve vijuese të kundraligjshme të Bashkise qe e konsideronte “ndertim pa leje”, u detyruam te padisim në gjykatë Bashkinë Tiranë për dëmin e shkaktuar nga mos-zbardhja e lejes së ndërtimit dhe pengimi i punimeve. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane me vendimin Nr. 2653, dt.06.04.2011 vendosi pranimin e pjesshem te padise. Gjykata u shpreh se kemi te bejme me “Mosveprim te Kundraligjshem” qe ka rezultuar ne dem nga ana e Bashkise Tirane dhe detyroi te paditurin Bashkia Tirane qe te demshperbleje paditesin per demin jashtekontraktor ne vleren 34,743,803 leke. Vlen të përmendet, se ndonëse ushtrimi i ankesave gjyqësore është veprim i departamentit ligjor të bashkisë, për të shprehur investimin e tij personal në këtë çështje, Edi Rama ka firmosur personalisht apelimin e vendimit të shkallës së pare (Kerkese Ankimore nr. Prot. 2952 date 19.04.2011 firmosur nga Edi Rama). Me vendimin nr. 3698, date 13.12.2011 Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykates se Tiranes.

    Akt-marrveshja e investimit u pezullua po në mënyrë të rregjistruar pranë noterit publik, në datë 19.12.2008, rep/kol nr.3660/2146, gjatë periudhës së pezullimit të investimit dhe mos-kryerjes së punimeve, për shkak të bllokimit të projektit per motive politike dhe veprimeve të kundraligjshme të Edi Ramës ndaj nesh, per te cilat ne ju drejtuam gjykates. Marrëveshja u riaktivizua përsëri me akt notarial, më datë 17.01.2012, nr. 64 Rep, nr 30/1 Kol, pas marrjes së vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit që detyronte Edi Ramën të zbardhte lejen.

    Pas vendimeve te gjykatave, perfshi Gjykatës së Lartë 00-2013-1943, datë 27.09.2013, që detyronin Edi Ramën të zbradhte lejen, si dhe për shkak të rritjes së volumit dhe të ardhurave të shoqërisë Homeplan si pasojë e uljes se cmimeve, u rrit volumi tregtar dhe kompleksiteti i punes se projektit investues. Forma kontraktuale që kish qenë plotesisht e vlefshme dhe e mjaftueshme per fillimin e aktivitetit dhe vënien ne zbatim të detyrimeve të paleve, nuk qe më e mjaftueshme, pasi nuk ofronte mekanizma per kontrollin e aktivitetit nga te gjithe palet bashkëinvestitore. Tashmë të tre bashkë-investitoret vendosen te shfrytezonin mjetet ligjore qe vinte ne dispozicion ligji per shoqerite tregtare – rolin dhe mekanizmat e pergjegjesise se administratorit, te drejtat e vecanta per ortaket e pakices, si dhe mjetet e posacme procedural. Kjo situate kërkonte mekanizma më të plota administrimi se ato që ofroheshin nga një kontratë. Bashkë – investitorët Malltezi e Begeja vendosën të futen si ortakë në shoqërinë bashkë – investitore Homeplan, në raportet e përcaktuara në akt – marrveshjen e bashkë investimit datë 02.10.2008, rep/kol nr. 3000/1783 dhe shtojces përkatëse.

    Në datë 23.01.2014, ortaku i vetëm i shoqërisë Homeplan F.B i shet 35% të kuotave bashkë – investitorit Jamarbër Malltezi dhe 25% të kuotave bashkë – investitorit tjetër Xh.B. Kjo kontratë shitje citon si reference kushtet e akt – marrveshjes se bashkë investimit datë 02.10.2008, rep/kol nr. 3000/1783 dhe shtojces përkatëse. Kontrata e shitjes se kuotave u be me shkrim, sipas kërkesave të ligjit për tregtaret dhe shoqeritë tregtare, qe kerkon nje forme te shkruar, por jo te noterizuar te aktit, si dhe ligjit te kohes “Per Rregjistrimin e Biznesit”. Ortaket vendosen te mos e depozitojne ne rregjistrin tregtar blerjen e kuotave, per te evituar sulmet politike te Rames. Ky vendim ishte plotesisht ne perputhje me mekanizmat e ligjit Për rregjistrimin e biznesit, i cili rregjstrimin e akteve ne QKB nuk e konsideron kusht per vlefshmerine e tyre, por për provueshmerine. Ligji i kohes, për mos-rregjistrimin ne kohe te akteve te tilla, parashikonte vetem nje gjobe administrative (ne ate kohe rreth 150 USD), gjë që shoqëria HP e pagoi ne 2018 kur depozitoi prane QKB kontraten e shitjes se kuotave. QKB, organi kompetent për vlerësimin e përputhshmërisë së këtij rregjistrimi me ligjin, në 2018, bëri rregjistrimin e kontrates se blerjes se kuotave në 2014 pikërisht sepse ligji e mundësosnte këtë gjë dhe praktika ishte plotesisht e ligjshme.

    Rregjistrimi në vitin 2018 të kontrates se vitit 2014, te shitjes se kuotave, nuk solli asnjë shkelje në rrafshin tatimor, ndaj palëve të treta private apo publike, pasi shoqëria Homeplan, si dhe bashkëinvestitorët deklaruan pjesmarrjen e tyre në akt -marrveshje, pagesat e marra, si dhe paguan çdo detyrim tatimor, për çdo pagesë, sipas legjislacionit në fuqi.

    Ligjshmëria dhe transparenca e terheqjeve te dividendit gjatë viteve 2014 – 2018 ka ndjekur plotësisht kërkesat taksative të ligjit.

    Që prej momentit të themelimit të Homeplan, e deri në vitin 2018, vendimet e asamblesë vijuan të miratohen nga ortaku i vetëm i rregjistruar, duke referuar akt – marrëveshjen e vitit 2008, sipas rrethanave faktike. Shoqëria ka përmbushur rregullisht të gjithë detyrimet fiskale sipas legjislacionit në fuqi.

    Ve ne dukje ketu se eshte një mashtrim pohimi se HP dorezoi per here te pare bilanc ne 2016 (f.135 i vendimit te GJKKO). Mjafton klikimi ne ekstraktin e shoqerise ne QKB per te kuptuar se HP ka depozituar gjithnje bilanc sipas ligjit dhe se ne 2016 eshte bere vetem perditesimi i sistemit nga ana e QKB.

    Në vitin 2016 (per vitin fiskal 2015), Homeplan vendos të ndajë për here të parë dividend, në vlerën prej 47% të fitimit të shoqërisë, në favor të ortakut të rregjistruar F.B. Vendimi për miratimin e llogarive vjetore dhe ndarjen e pjesës përkatëse të dividendit u miratua nga ortaku i vetëm i rregjistruar F.B, gjë për të cilën, dy bashkë – investitorët e tjerë ishin dakort. Ndarja e dividendit ne masen dhe menyren e caktuar me marrveshje te ortakeve eshte në përputhje me natyren private te shoqerise me pergjegjesi te kufizuar, si dhe frymën e neneve 68 dhe 76, te ligjit 9901, te ndryshuar. Këto dispozita mundesojne ndarjen e dividendit në nje raport te pavarur nga kontributet, mosndarjen e divdendit, apo terheqjen e tij ne nje vit te caktuar plotesisht nga njeri prej ortakeve, nese kjo nuk kundershtohet nga ortaket e tjere, me mjetet e vena ne dispozicion po nga ky ligj.

    Ne vitin pasardhës, 2017, (viti fiskal 2016), bashkë – investitorët Jamarber Malltezi e Xh.B tërheqin për here të parë pjesën takuese të dividentit. Vendimi i asamblesë, i firmosur nga ortaku i vetëm i rregjistruar, referon ndarjen e dividendit sipas akt -marrveshjes së bashkëinvestimit Rep 3000, Kol. 1783, date 02.10.2008, pra në pjesët dhe raportet e përcaktuar prej kësaj të fundit. Ky vendim, se bashku me referencen e akt-marrveshjes, u publikua, nëpërmjet depozitimit të menjëhershëm ne Rregjistrin Tregtar. Investitorët përfitues kanë paguar tatimin mbi dividentin sipas legjislacionit në fuqi.

    Një kopje e Akt- Marrveshjes së investimit të vitit 2008 u depozitua ne perputhje me ligjin pranë bankës që bëri transfertën e pjesës takuese të dividendit tek bashkë – investitorët, e cila kontrollon dhe deklaron qarkullimin e shumave të tilla pranë organeve të kontrollit të pastrimit të parave.

    E njëjta gjë është përsëritur edhe vitin pasardhes 2018 (per vitin fiskal 2017). Jamarber Malltezi ka depozituar Deklaraten e te Ardhurave Vetjake (DIVA) rregullisht ne tatime, ku ka deklaruar edhe pagesat përkatese te tatimeve në lidhje me dividentin nga projekti i zhvillimit te prones.

    Homeplan dhe bashkë – investitorët kanë paguar tatimet sipas ligjit, për çdo shumë të përfituar nga shoqëria.

    Në bazë të nenit 54 dhe 55 të ligjit “Për rregjistrimin e biznesit”, QKB pranon aplikimin për rregjistrimet e paraqitura nga subjektet tregtare kur ato janë në përputhje me ligjin në fjalë. Kontrata e shitjes së kuotave të Homeplan, e lidhur në vitin 2014 u pranua dhe rregjistrua nga QKB në vitin 2018, në përputhje me ligjin. Te gjitha keto jane lehtesisht te hetueshme dhe te verifikushme por Birn/Reporter-al ne vend te qemtimit te te vertetes kane preferuar te zbatojne porisine per pasqyrimin me besnikeri te mashtrimeve te SKAP/GjKKO.

    ii). Shitja e kuotave me vlera nominale

    E vertata eshte se une, siç provohet nga dokumentet zyrtare, të administruara në dosje, kam qene kontributor, me pasuri te luajtshme, te paluajtshme e sherbime, ne krijimin e të ardhurave të shoqerise HP deri ne vitin 2014 kur u kalua nga rregjimi kontraktor ne ate te shoqerive tregtare me ane te blerjes se kuotave te HP. Ndaj ne 2014 une nuk kisha pse te riblija kontributin e tim nder vite, por vetem simbolin e njohjes se ketij kontributi, qe ishte kuota respektive prej 35%, e paguar me vleren nominale.

    Per t’a shpjeguar me nje analogji: nese dikush deshiron te bleje nje shtepi dhe e blen kete shtepi te gatshme nga nje person i trete, ai paguan cmimin e shtepise sipas tregut, per shembull 200 mije euro dhe merr si simbol te pronesise, çertifikaten e pronesise mbi shtepine. Nese i njejti person zgjedh t’a ndertoje vete shtepine, blen me parate e tij llacin, tullat, hedh themelet, ngre kollonat, muret, çatine, ne fund te ndertimit ai nuk paguan 200 mije euro, sepse keto i ka shpenzuar gjate fazes se ndertimit, por ben rregjistrimin e shtepise dhe merr vertetimin hipotekor si dokumenti qe simbolizon titullin e tij te pronesise.

    Per te njejten arsye, pra sepse une kisha kontribuar per krijimin e pasurise se HP deri ne vitin 2014, une mora simboliken e kontributit te tij – kuotat e paguara me vleren nominale dhe nuk pagova çmimin qe do duhet te paguante nje i trete hipotetik qe nuk kish lidhje me aktivitetin e shoqerise.

    7. Te ardhurat e perfituara nga Jamarber Malltezi

    Theksoj qe ne fillim dhe ftoj mediat te verifikojne se, ne tre vite hetime shteruese sipas SPAK, kjo e fundit nuk ka kryer nje ekspertize te vetme financiare mbi te cilen duhet te bazohej akuza per korrupsion dhe pastrim parash Shifrat e paraqitura prej saj jane te paverteta dhe fshehin dokumenta qe SPAK i disponon, sepse i ka sekuestruar ne zyren e finances. Por shifra ne vetvete nuk ka asnje rendesi, ndaj për kete do flasin ekspertet.

    Ajo qe ka rendesi eshte ligjshmeria. Jamarber Malltezi ka perfituar ne kete aktivitet ne menyre plotesisht te ligjshme dividend, e pagesa konsulencash. Te gjitha keto, pa asnje perjashtim, jane pasqyruar ne bilancet e shoqerise ne vitin perkates dhe jane bere ne rruge bankare, sipas kerkesave te legjislacionit.

    Prof Malltezi ka bere konsulenca mjedisore per projektin, te cilat i ka dorezuar prane shoqerise dhe per te cilat eshte paguar ne rruge bankare. Keto pagesa jane tatuar sipas legjislacionit ne fuqi (tatim ne burim) dhe jane rregjistruar ne bilancin e vitit perkates te depozituar ne organet shteterore.

    Po njesoj jane pagesat per dividendin: te deklaruara ne tatime, te paguara me banke, dhe pasi eshte shlyer cdo detyrim tatimor.

    Pagesat e diskutuara me termin KP (Klubi Partizani) dhe termin kontribut patriotic, per sa kam pare ne nje pjese te dosjes nuk e thone qe Jamarber Malltezi ka terhequr shuma cash. Deklaroj me pergjegjesi te plote se kurre nuk kam terhequr pagesa cash dhe se nuk mund te ekzistoje asnje prove qe te deshmoje te kunderten.

    Dokumenti, qe nese do te ishte i vertete vetem sa do te vertetonte se marredhenia e ortakerise sime me te tjeret ka qene reale, do t’i nenshtrohet ekspertizes financiare dhe ligjore, pasi ai eshte nje cope leter, e palidhur me dokumenta shoqerues.

    Ndërkohë objektet e Klubit, të cilat ligjërisht duhet të privatizoheshin, ishin te zena forcerisht nga persona informalë, të cilët dyshohej se paguanin qera të paligjshme tek titullarë shtetërorë, të ngarkuar me ruajtjen e objekteve. Ka te pakten tre Inventare te Pronave te Paluajtshme te Shtetit ne Bashkine Tirane (njera prej te cilave e firmosur nga Edi Rama si kryetar Bashkie), te cilat në lidhje me objektet e Klubit Partizani dhe Shumësportëshit shenojne se të gjithë objektet e këtyre klubeve, me përjashtim të kabinës elektrike dhe një magazine 80m2, ishin “zene forcerisht”. Keto ishin komentet e mia per sherbetoret politik te Edi Rames SPAK/GJKKO dhe per zedhensit zelltar te tyre ne Birn. Reporter-al.


    Syri

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston dhëndrin e Sali Berishës dhe kërkon paraqitje të detyruar për Berishën në gjykatë

    Berisha publikon dokumentin me firmën e Moisiut, Klubi Partizani nuk ishte në planin e përhapjes së FA

    Video

    Duke folur në lidhje me çështjen e Klubit Partizani, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar edhe një dokument të vitit 2004 me firmën e presidentit të kohës, Alfred Moisiu.

    Ky i fundit i kthente përgjigje të interesuarve se Klubi Partizani nuk ishte në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura.

    Duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, kryedemokrati Sali Berisha tha se, në dosje ka shkresa të shumta me firma të disa presidentëve, e deri 9 ditë para arrestimit të Jamarbër Malltezit.

    ‘Dokumente zyrtare siç është ky këtu (foto më poshtë) më kushtetutë kreu i Forcave të Armatosura (FA), tregojnë se në përgjigje të shkresës, në planin e përhapjes së FA-së është vetëm Orkestra Frymore e Ushtrisë e cila vendoset në një ndërtesë ngjitur me klubin Partizani.

    Emri:  auto_Screenshot_61703625253.jpg

Shikime: 389

Madhësia:  16.7 KB

    Lista e pronave që janë në planin e përhapjes së FA-së është top sekret. Presidenti nuk mund ta jepte listën kurrë, por kërkesës së tyre për klubin Partizani se ekziston vetëm orkestra, po jo klubi. Kjo është e vitit 2004.

    Shkresa të mëvonshme, gjer në 9 ditë para arrestimit të Jamarbër Malltezit.

    Shkresa të mëvonshme, deri tek Bamir Topi, tregojnë se Klubi Sportiv Partizani nuk bënte pjesë në listën e pronave publike të planit të përhapjes së FA-së.

    Çfarë bëjnë këta tani.

    Megjithëse kanë të gjitha të dhënat për këto që them, merren me dhjetëra faqe për të nxjerrë nëse ishte apo jo. Kërkojnë dekretet e presidentit ti rrëzojnë me dëshmi të rreme.

    Edhe këto ditë kanë pyetur 2-3 oficerë nëse ishte apo nuk ishte. Por këtë e provojnë dokumentet dhe asgjë tjetër.

    Anastas Angjeli dhe Blendi Klosi nuk mund ta dërgonin kurrë për privatizim pronën nëse do të ishte në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura.

    Klubi Partizani kishte mbetur pronë e një grupi që e shfrytëzonte siç donte vetë. Jepte me qira, merrte tarifa për lojëra dhe shteti e pronarët nuk merrnin asgjë.

    Kishte informacione se paguheshin ushtarak për ta lënë në atë gjendje, si territor i askujt’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha në SYRI TV.


    Syri

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston dhëndrin e Sali Berishës dhe kërkon paraqitje të detyruar për Berishën në gjykatë

    Letër e hapur: A e dinë veten mbi ligjin SPAK dhe urdhëruesit e tij Rama & Balla?

    Emri:  6f5f7ade-f3ab-419b-a17b-9b1053cd9799.jpg

Shikime: 375

Madhësia:  25.3 KB

    A e dinë veten mbi ligjin SPAK dhe urdhëruesit e tij Rama & Balla?

    Duke qenë se SPAK ka nisur hetim prej mbi 3 vitesh, se e kanë shumë seriozisht zbatimin e ligjit, se askush nuk mund të jetë mbi ligjin, etj. po shtroj disa pyetje publike nisur nga rasti im konkret.
    A keni ngitur akuzë për kallzim të rremë për Taulant Ballën, ish kreu i Grupit Parlamentar të PS dhe aktualisht Ministër i Brendshëm?
    Në kallzimin e tij Balla pretendonte se toka e 5 familjeve të vjetra të Tiranës ishin shpronësuar sipas tij nga “Shefqet Verlaci dhe Jake Mane”. SPAK ka harxhuar miliona euro rroga për prokurorët dhe hetuesit dhe i detyroi të punonin muaj me rradhë në Arkiv të Shtetit, ndonëse e kanë të botuar në Fletoren Zyrtare të shtetit që ishte rekuizim i përkohshëm e jo shpronësim.
    Kanë kaluar mbi 3 vjet, është vërtetuar katërcipërisht që Taulant Balla ka kryer kallzim të rremë, por ende SPAK nuk shprehet.
    Pyetje për prokuroren që brenda ditës pranoi kallzimin dhe firmosi nisjen e procedimit penal:
    A mos është mbi ligjin Taulant Balla?

    Para 4 muajsh, ndonëse kish firmën e Edi Ramës tek vendimi i KRRT Tiranë, SPAK shkruante se dyshonte Sali Berishën për ndryshimin e destinacionit të tokës tek ish Klubi Partizani. Sot prokurorët kanë vërtetuar se ndryshimin e destinacionit nga zonë sportive në zonë banimi e ka kryer Këshilli Teknik i KRRT së Bashkisë së Tiranës – 10 drejtorat e besuar të Edi Ramës:
    (i) pa pasur kërkesë nga pronarët e tokës,
    (ii) pa lidhur ende kontratë pronarët e tokës me firmen ndërtuese dhe
    (iii) pa u kryer privatizimi.
    Nëse SPAK – sic shkruan – mendon se ndryshimi i destinacionit është dyshim i bazuar për korrupsion, atëhere a ka nisur hetime ndaj Edi Ramës dhe drejtorëve të tij për këtë ndryshim?
    A e keni burgosur gjë Edi Ramën gjatë kësaj kohe që duhej të kishit nisur hetimet?
    Askush nuk është mbi ligjin. As prokurorët e SPAK. SPAK ka detyrimin të zbatojë ligjin njëlloj përndryshe kemi të bëjmë me standarte të dyfishta ose thënë më shkoqur dyfytyrësi!
    Edi Rama ka ndryshuar destinacionin në dhjetëra zona të gjelbra dhe sportive të Tiranës si:
    1. Ish Klubi Dinamo
    2. Ish Klubi Partizani
    3. Ish Klubi 17 Nëntori
    4. Ish Klubi Dajti
    5. Fushat sportive përtej spitalit Neurologjik,
    6. Fushat e zeza përballë hotel Mondial,
    7. Lulishtja e madhe tek partizani i panjohur që u bë zyra dhe hotel për Fidelin,
    8. Lulishtja e madhe pas Pallatit të Kulturës që tani ka dhënë leje për gradaçelë,
    9. Lulishtja e madhe tek ish Uzina Mekanike u kthye në pallate për miqtë e Ramës,
    10. Zona e gjelbër që përfshinte ish-QRVA me firmë të Edi Ramës u kthye në 50 pallate,
    11. Lulishtja tek Sheshi Italia (pranë Stadiumit) u bë lokal me firmë të Edi Ramës.
    Edi Rama nuk u ndal me ndryshimet e destinacioneve në qytet, por kafshoi edhe zonën e mbrojtur të Parkut të Madh të Liqenit duke kthyer në zona banimi:
    a. ish liqenin e thatë
    b. kodra sipër liqenit
    c. leje për gradaçela tek ish lokali Lion Park dhe
    d. ish hotelin Sheraton e ktheu në xhungël gradaçelash.
    A është arrestuar në vijim të hetimeve Edi Rama për të gjitha këto apo ai është mbi ligjin? Apo për të aplikohet thënia e Luigjit 15-të, “Ligji jam unë”?

    Po për lejet e kundraligjshme të ndërtimit që ka lëshuar Edi Rama në zona sportive pa ndryshuar më parë destinacionin?
    Edi Rama dha leje ndërtimi për (1) pallatin Ambasador 3 (ku banon ministri aktual i brendshëm, miku i trafikantëve të drogës dhe promovues i 5 prokurorëve të Elbasanit për në SPAK), dhe (2) pallatin përballë Stadiumit Selman Stërmasi ndërkohë që Plani Urban i kish caktuar zona sportive. Po leja për gradacelë 44 katëshe tek toka e ish Klubit Sportiv Dajti kur edhe Plani Urban që e miratoi vetë lejon ndërtime deri 9 katëshe?
    A është Edi Rama mbi ligjin? Apo Rama është ligji që duhet ta zbatojnë prokurorët e SPAK-ut?

    Dy vitet e fundit Edi Rama ka lëshuar leje ndërtimi edhe brenda zonës qendrore të Parkut Kombëtar të Butrintit si tek Gjiri i Manastirit edhe tek Kepi i Stillos. Kjo është vepër penale pasi është në shkelje të Ligjit të Zonave të Mbrojtura. Parku Kombëtar gëzon ndër nivelet më të larta të mbrojtjes por për Edi Ramën ligji duket teknikalitet bezdisës. UNESCO reagoi me indinjatë ndaj shkatërrimit të Parkut Kombëtar të Butrintit për interes të xhepit të Edi Ramës e miqve të tij, e kjo gjë shqetëson çdo Shqiptar, por mesa duket jo SPAK.
    Dini gjë për këtë zotërinj prokurorë, apo keni hetuar dhe ju rezulton thashethem kafeneje apo akuzë politike?

    Prokurorët e SPAK refuzuan të pranonin si prova deklaratat e Edi Ramës në Kongresin (9 Prill 2022) dhe Asamblenë e PS (7 Maj 2022) ku deklaroi: “SPAK-i në këtë rast ka një detyrim që e tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht të hyjë në Shtetet e Bashkuara… Jemi vetëpërmbajtur, deri ku tani nuk mban më, Përballë kësaj tallje të madhe, durimi ynë po soset. Zonja dhe Zotërinj të SPAK-ut zgjohuni! Po deligjitimohet SPAK-u dhe i gjithë sistemi i ri i drejtësisë”.
    Vetëm pak ditë pas këtij urdhrit publik të Edi Ramës, prokurorja e SPAK ndonëse kinse kishte hetim pa emra, ka nisur 6 shkresa për hetim pasuror brenda një dite (29.04.2022 me numrat e protokollit nga 3607 deri 3612) duke hetuar deri tek mbesat e Sali Berishës dhe madje edhe për kohën kur ato ende nuk kishin lindur! Pra, jo hetim për ndonjë vepër konkrete penale, por hetim pasurie për 3 breza. Me 12.02.2024 Edi Rama na sqaroi kur deklaroi “duke qenë NE ata që e garantojmë drejtësinë që është e lirë të veprojë”, e ne sot jemi dëshmitarë se si veprohet.
    A nuk dëshmohet presioni dhe nënshtrimi ndaj Edi Ramës?
    Prokurorja (e sjellë në SPAK nga Elbasani) sekuestroi dosjen civile për shpifje që Prof. Malltezi kish paditur Taulant Ballën. Ky veprim ndërkohë që procesi gjyqsor vijonte në gjykatë ishte dhunim i të drejtave kushtetuese për një proces të rregullt.
    A janë prokurorët e SPAK mbi ligjin dhe mund të shkelin të drejta kushtetuese të shtetasve nëse shohin se cënohen interesat e Taulant Ballës?

    Duke ju rikthyer çështjes së stisur politike gjatë hetimeve mbi 3 vjecare ka rezultuar se:
    1. Toka ku komunistët vendosen ish Klubin ishte private e jo publike. Toka ju përkiste 5 familjeve themeluese të Tiranës dhe nuk ishte shpronësuar nga Italia por rekuizuar përkohësisht dhe vijoi të ishte private edhe në 1945 para se të grabitej nga komunistët;
    2. Procesi i kthimit të pronës tek pronarët legjitime nisi qysh në 1995. Në 1996 pronarët e tokës morën vendime të (i) njohjes së pronës, (ii) kthimit të pjesshëm të saj dhe (iii) të drejtën e parablerjes.
    3. Kthimi i tokës tek pronarët zgjati nga 1996-2007 dhe u vërtetua nga gjithë Komisionet e Kthimit të Pronave, Agjensia e Kthimit të Pronave dhe GIS Kadastra e Bashkisë.
    4. Prof. Malltezi u bë pronar i 410 m2 tokë nga kthimi i pronës private që ishte grabitur nga regjimi komunist tek 5 familjet pronare. Ai bleu edhe 2200 m2 tokë nga bashkëpronarët dhe më pas tre nga bashkëpronarët u bënë bashkë që e zhvilluan pronën e tyre private;
    5. Nga proceset e kthimit te pronës tek qindra pronarët e ligjshëm dhe më pas privatizimi i objekteve të ndërtuara në tokë pronari nuk ka asnjë zyrtar të dyshuar për asgjë;
    6. Nuk ka asnjë dëm në financat publike, përkundrazi shteti përfitoi rreth 800,000 $ nga detyrimi i pronarëve të tokës që të blinin objektet e vjetra e të uzurpuara;
    7. SPAK tentoi të gënjente sikur u morën me letra me vlerë por doli se 90% e pagesës – pra 720,000 $ – ishin paguar me para në bankë dhe vec 10% e vlerës u krye me letra me vlerë;
    8. Nuk ka asnjë vepër penale pasi kthimi i pronës tek pronarët e shpronësuar padrejtësisht, nga rregjimi komunist, apo privatizimi i objekteve të ndërtuara mbi këto prona, sipas ligjeve të miratuara dhe në fuqi, nuk është as përfitim i parregullt, as korrupsion;
    9. Ndonëse nuk ka dëm financiar për financat publike, SPAK sekuestroi qysh ditën e parë të gjitha pronat, kompanitë private dhe llogaritë bankare personale të Prof. Malltezit;
    10. Edi Rama si ish kryetar Bashkisë së Tiranës ka refuzuar të zbatojë dhe ka kryer veprime në kundërshtim me vendim gjykate të formës së prerë (vepër penale) dhe ka shkaktuar dëm financiar rreth 320,000 euro nga shpërfillja e vendimit të gjykatës.
    11. SPAK ka detyrën ligjore për të mbrojtur interesin publik, financat publike, por në këtë rast SPAK nuk ka asnjë reagim për 320,000 euro dëm nga Edi Rama!
    A është Edi Rama mbi ligjin? Apo Edi Rama është ligji për Prokurorët e SPAK?

    Sali Berisha nuk ka asnjë dokument dhe asnjë VKM me emër të përveçëm por është në arrest shtëpie pasi SPAK “dyshon” se ka ndihmuar Malltezin ndonëse nuk paraqet asnjë provë!
    Nga ana tjetër është fakt i vërtetuar botërisht se Edi Rama ka nxjerrë 4 VKM të personalizuara në mënyrë korruptive në këmbim të favoreve mediatike për Bolinon, biles edhe leje ndërtimi speciale në KKT për ndërtesën por SPAK që nuk guxon ti përmendë as emrin Kryeministrit.
    Prof. Malltezit iu kthye 410 m2 tokë private e trashëguar dhe sot mbahet në arrest, Berisha nuk ka asnjë firmë për asnjë m2 tokë publike për asnjë nga miqtë e tij dhe mbahet në arrest shtëpie, ndërsa Edi Rama deri tani ka përvetësuar dhe dhuruar miqve të tij rreth 6 milion m2 troje publike në bregdet, por nuk ka as hetim!
    Në muajt e fundit Edi Rama ka marrë të ndajë me miqtë e tij edhe 600 ha (6 miljon m2) të tjera të grabitura nga zona qëndrore e Parkut Kombëtar të Butrintit, por SPAK po lodhet shumë të mbyllë sytë, veshët dhe arsyen duke bërë sikur nuk sheh, nuk dëgjon dhe nuk kupton.
    A është Edi Rama mbi ligjin, apo për prokurorët e SPAK, ai është vetë ligji?

    Me shpresë se do të respektoni institucionin tuaj me ndonjë përgjigje ndaj pyetjeve të mësiperme.

    Prof. Dr. Jamarbër Malltezi

    Balkanweb

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston dhëndrin e Sali Berishës dhe kërkon paraqitje të detyruar për Berishën në gjykatë

    Letër e dytë e hapur për SPAK

    Emri:  auto_Screenshot_51712487417.jpg

Shikime: 376

Madhësia:  30.5 KB

    Nga Jamarbër Malltezi

    Përshëndetje Z. Dumani,

    U njoha me vendimin tuaj për zgjatjen e hetimeve pasi kinse 6 muaj ishte e pamjaftueshme ngaqë hetimet janë komplekse.

    Në fakt ju po hetoni për (1) kthimin e pronës tek pronari i ligjshëm pas vjedhjes së saj nga shteti hajdut komunist për 65 vjet, (2) privatizimin e detyruar të objekteve të rrënuara dhe të uzurpuara (në bashkëpunim me ata zyrtarë që paguheshin për të ruajtur dhe administruar) dhe (3) zhvillimin nga pronarët privatë të tokës së tyre.

    Të gjitha këto procese që kanë zgjatur mbi 25 vjet (qysh nga 1995) janë në pronë private për të cilat ju nuk keni tagër ligjor pavarësisht keqperdorimit të ligjit për t’iu përshtatur interesave apo urdhrave politike të Taulant Ballës dhe Edi Ramës.

    Ndryshe nga sa shkruani se kinse 6 muaj nuk kanë qenë të mjaftueshme, ju keni mbi 3 vjet që po hetoni me emër e mbiemër mua dhe fëmijet e mi (psh. shih shkresa 10598 dt.24.12.2021). Pasi që Edi Rama ju urdhëroi në Kongresin e PS me 09 Prill 2022 dhe në Asamblene e PS me 07 Maj 2022 të procedonit Sali Berishën pasi “po deligjitimohet SPAK-u dhe gjithë reforma në drejtesi” ju si prokurorë të nënshtruar nisët brenda pak ditësh 6 kërkesa hetimi për Jamarber Malltezin, gruan dhe fëmijët e tij duke hetuar deri mbesat e Berishës qysh nga koha kur nuk kishin lindur ende (shih shkresat me nr. Prot. 3607 deri 3612 të datës 29.04.2022).

    Prandaj, nuk kemi të bëjmë me zgjatje hetimesh përtej afatit 6 mujor, por përtej 3 vitesh gjë që ju nxjerr si vegël në duart e Taulant Ballës dhe Edi Ramës për zvarritje të qëllimshme politike.

    Pas më shumë se 15 viteve, qindra pronarëve – pinjollë të 5 familjeve pronare themeluese të Tiranës – ju kthye prona e tyre private pasi shteti jua vodhi për 65 vjet dhe në fund i detyroi të paguajnë 800,000 $ për disa objekte të rrënuara dhe të uzurpuara dhe SPAK ka dyshime për korrupsion pse ju kthye këtyre 100 familjeve toka e vet, pasi një ndër këta qindra ishte dhëndri i Berishës!

    Berisha nuk ia dha dhëndrit me PPP apo VKM siç e bën Edi Rama për Olsin apo Bolinon por toka ju kthye në përputhje me ligjet pronarëve të ligjshëm. Sikundër ju kthyen në vitet 2005-2012 rreth 1.577.400000 m2 tokë mbi 510 mijë pronarëve legjitime. Ndërkaq, Edi Rama me firmën e tij vendos të bëjë milioner vëllain e tij duke i dhuruar repart ushtarak me 37,000 m2 tokë përfshi 5,160 m2 ndërtesa për vetëm 1 euro! (shih VKM 183 date 9.3.2016).

    Pra, të të dhurojë vëllai 37,000 m2 tokë publike (toke private e familjeve Deliu dhe Lici por nuk ia kthyen pasi e quanin repart ushtarak në planin e perhapjes!) dhe 5,160m2 ndërtime mes Tiranës veç me 1 firmë të vet një dite të bukur dhe veç për 1 euro qenka normale (nuk paska vepër penale), ndërsa t’i kthehet prona në përputhje me ligjet qindra familjeve trashëgimtare pas 15 viteve rropatje nëpër dhjetëra institucione dhe të detyrohen të paguajnë edhe 800,000 euro për ato rrangullina të uzurpuara ka dyshime për korrupsion dhe duhet arrestuar shefi i opozitës! “Afërmendsh” standard i bukur i SPAK.

    Edi Rama me një firmë të veten ka dhuruar 6 miljon m2 troje në bregdet për miqtë e të afërmit e vet dhe ju heq edhe taksat sipas qefit apo xhepit, ndërsa SPAK mbyll sytë dhe kthehet në vegël politike të qeverisë për këto vjedhje masive.

    Deri tani gjatë hetimeve është vërtetuar se:

    1. Taulant Balla ka depozituar kallëzim të rremë me shumë genjeshtra dhe vijonte të deklaronte në media se “kam sjellë dokumente se toka është shpronësuar nga Shefqet Verlaci dhe Jako Mane” (pasi si injorant e di Jakomonin për fshatar me emrin Jako Mane), por SPAK nuk guxon t’ia përmendë emrin. Depozitova padi për kallëzim të rremë ndaj Taulant Ballës por SPAK “afërmendsh” nuk guxoi të niste procedim penal;

    2. Edi Rama ka shpërdoruar detyrën duke sjellë afro 320,000 euro dëm në financat e bashkisë por mbrojtësit e interesit publik nuk guxojnë të shprehen ndonëse kanë administruar si provë gjithë vendimet e gjykatave lidhur me shkeljet ligjore të Edi Ramës. “Afermendsh” nuk guxon SPAK të shprehet për urdhëruesit e vet.

    Prokurorët kërkojnë zgjatje hetimi përtej 3 vite e 6 muaj që kanë deri tani, mbi dyshime për një nen i cili nuk më përket pasi nuk kam qenë kurrë as zyrtar i lartë e as i zgjedhur vendor. A ka rëndësi ligji apo është teknikalitet i kotë?

    Për më tepër, a është standardi i SPAK që të kërkojë zgjatje hetimesh duke paraqitur gënjeshtra me fakte të njohura dhe të administruara në dosje? Po ju rendis disa:

    Prokurorët gënjejnë sikur pronarët nuk e kërkuan pronën nga viti 1999 deri në 2006 kur në fakt janë me dhjetra kërkesa nga pronarët edhe në 2000, 2001, 2002, por ligji i kohës lejonte kthim fizik fillimisht deri në 5000 m2. Ligji i kthimit të pronave i vitit 2004 mundësoi (1) kthimin pa kufizim të pronave tek pronari i ligjshëm dhe (2) kthimin e tokës tek pala pronare pa pritur privatizimin, gjë që i mundësoi të gjithë familjeve pronare të kërkonin tokën e vet legjitime. Pronarët fisnikë pritën ligjin por kjo nuk do të thotë që nuk donin tokën që të parët e tyre e patën blerë me florinj siç i keni vërtetuar në dosje pasi po hetoni qysh ne 1935.

    Se në cilin lokal janë takuar trashëgimtarët e 5 familjeve pronare është zgjedhja e tyre. Edhe që kanë bashkëpunuar për të marrë mbrapsht pronën e vjedhur nga hajdutët komuniste veç i nderon familjet pronare. Edhe fakti që kanë rënë dakort të mos nxjerrin në rrugë asnjë familje informale i nderon. Edhe që ndërtuam kopshtin dhe çerdhen më të mirë në Tirane falas për komunitetin prapë na nderon.

    Prokurorët gënjejnë duke paraqitur ndërrimin e destinacionit të zonës nga sportive në banim sikur e kreu Berisha kur në fakt u krye nga 10 drejtorët e Edi Ramës (Këshilli Teknik i Bashkisë) me 12.05.2006 pa pasur fare kërkesë të pronarëve të tokës dhe pa firmosur ende pronarët e tokës kontratë me firmën ndërtuese. Kjo është administruar në dosje dhe fshehja e këtij fakti tregon që po ju drejton urdhëri politik dhe urrejtja ndaj pronarëve e jo faktet apo ligji. Vendimin e Këshillit Teknik të përbërë nga 10 drejtorë të tij, po Edi Rama e miratoi në KRT të Tiranës me 09.06.2006 dhe e çoi në KRRTRSH për miratim së bashku me një dyzinë tjetër vendimesh që ju miratuan të gjitha në fund të Nëntorit 2006. A e keni arrestuar Edi Ramën për këtë gjë? Apo ai është mbi ligjin?

    Prokurorët vijojnë gënjeshtrën sikur ndryshimin e destinacionit të pjesës tjetër e kreu Berisha me Planin Rregullues së Tiranës në 2013 kur në fakt e ka kryer Edi Rama me drejtorët e tij dhe Këshillin Teknik të tij në 2008 me kompanine Urbaplan dhe vendimin 238 të dates 27.12.2008 të KKRT Tiranë. Këto vendime Edi Rama i ka marrë pa kërkesë të palës pronare të tokës dhe pa përfunduar procesin e privatizimit të objekteve të rrënuara.

    Prokurorët gënjejnë lidhur me qenien apo jo të ish Klubit në Planin e Përhapjes të Forcave të Armatosura kur dokumenti zyrtar tregonte se nuk ishte dhe për më tepër as nuk posedoheshin pasi objektet e rrënuara ishin të uzurpuara nga 42 familje informale dhe dy biznese pa asnjë tagër ligjor, ndërsa zyrtarët shtetërore paguheshin nga shteti e mbyllnin sytë ndaj zaptimit mesa duket përkundrejt rryshfetit.

    Prokurorët vijojnë gënjeshtrat sikur përdorimi i letrave me vlerë në privatizim u krye për favorizimin e dhëndrit të Berishës, ndërkohë që kjo ka qenë qysh prej 1995 dhe për më tepër edhe para pak javësh u fut përsëri në Kuvendin e Shqipërisë kjo nismë në 2024! Për me tepër Klubi Shumesportësh që kushtoi rreth 700,000 USD u pagua i gjithi me para veç 1 muaj përpara se të dilte vendimi për përdorimin e letrave me vlerë, ndërsa i Futbollit (që kish vec 1 ndërtesë) për të cilin u pagua me lekë dhe letra me vlerë ishte vetëm 100,000 USD!

    Nese do kishte komunikim apo vullnet për të ndihmuar një pronar të veçante do prisnim një muaj më gjatë për të kursyer pagesën e 700,000 USD, pasi në total u pagua 720,000 USD me para në bankë dhe vec 80,000 me letra me vlerë nga të cilat personalisht kam përfituar gjithsejt 64 euro.

    Prokurorët politikë nën urdhërat e Taulant Ballës dhe Edi Ramës në vend që të mbrojnë interesin publik shkojnë deri në mbrojtje të vjedhjes së pronës përmes uzurpimit ose rryshfeteve ndaj zyrtarëve duke injoruar shtetin e së drejtës. Ndofta prokurorët tuaj kanë shpikur mënyrë tjetër për fitimin e pasurisë përtej atyre që parashikohen në Kodin Civil.

    Prokurorët politikë konsiderojnë presion inspektimin e ligjshëm për të parë keqpërdorimin e pozitës zyrtare pasi kish përfunduar çdo procedurë dhe pronarët e tokës kishin paguar edhe paratë por përsëri vijonte grabitja e pronës gjë përbënte dëm financiar pasi e ngarkonte shtetin për të paguar qira ndaj pronarëve private. A mbrojnë interesin publik dhe financat e shtetit apo urrejtja i ka zënë sytë? Janë të njëjtët prokurorë që kane kryer shkelje ligjore dhe kushtetuese qoftë me sekuestrimin e dosjes civile për shpifje ndaj Taulant Ballës që penguan të drejta kushtetuese për proces të rregullt gjyqësor të Prof. Malltezit, dhe qoftë me sekuestrimin e gjithë dosjeve të pronave të gjithe fisit Begeja në Kadastër! Dënime kolektive kishim parë veç në diktatura, por mesa duket “afërmendsh” ligji dhe shteti ligjor nuk përfillen kur bëhet fjalë për kundërshtarët politikë.

    Më tej, krejt jashtë tagrit ligjor, për një investim krejt privat, ndonëse nuk tregojnë dot asnjë shkelje ligjore shprehin preferencë të tyre nëse duhet punësuar dikush si auditore apo kontabiliste. A kanë turp e cipë këta prokurorë politike, apo edhe turpin edhe cipën e kanë me karar, aq sa ua lejon Taulant Balla dhe Edi Rama?

    Kapja e drejtesisë dhe keqpërdorimi politik nga Edi Rama ka bërë që keto 7 vitet e fundit të mos ketë asnjë vendim që bie ndesh me dëshirat e Edi Ramës. Ndërkohë që asnjë gjykatë Shqiptare nuk ka dhënë një vendim kundër qeverisë këto 7 vitet e fundit, Shqipëria është dënuar dhe gjobitur më shumë se kurrë në histori në arbitrazhet ndërkombetare që i paguajnë të gjithë shqiptarët.

    “Afermendsh” që SPAK nuk ka pse heton përgjegjësitë penale se pse po paguajnë shqiptaret qindra milionë euro për arbitrazhet e humbura nga presioni politik si thëniet “nuk është ide e mirë të jesh kundër qeverisë” (Agaci) apo “po më detyroni të bëhem armiku juaj. Do keni gjithë qeverinë kundra” (Veliaj).

    Në pyetjen për shkeljen Kushtetuese që u krye ndaj të nderuarit deputet dhe kryetarit të PD Prof. Sali Berisha, juve u përgjigjët që e vlerësuam që nuk ka nevojë për leje nga Kuvendi dhe fakti që dy gjyqtarë e mbajtën në fuqi na jep të drejtë. Nëse kjo është mënyra e arsyetimit edhe Enver Hoxha kishte 2000 prokurorë dhe gjyqtarë që i çertifikonin vendimet që caktonte Enveri në parti, por sa prokurorë e gjyqtarë i nënshtrohen vullnetit politik nuk ka lidhje me shtetin e së drejtës.

    Një mendje e qetë e kupton menjëherë se çfarë motivi shtyn prokurorët e SPAK që të gënjejnë në dokument zyrtar. Avokatet e mi do e kundërshtojnë vendimin për zgjatjen e hetimeve përtej 3 vite e 6 muaj pasi kjo është jo vetëm antiligjore, por ndofta rekord botëror për një çështje ku shteti nuk ka humbur asnjë cent, përkundrazi ka fituar 800,000 $ nga ndalimi i paligjshmërisë që kryhej nga rryshfetcinj.

    “Afërmendsh, gjykata vendosin gjithmone çfarë kërkojmë ne (SPAK)” – kam pasur rastin t’a përjetoj vetë personalisht por nuk është diçka që ju nderon.

    Ju uroj punë të mbarë!

    Prof. Dr. Jamarbër Malltezi

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SPAK arreston dhëndrin e Sali Berishës dhe kërkon paraqitje të detyruar për Berishën në gjykatë

    Letër e tretë e hapur drejtuar SPAK

    Emri:  auto_auto_Screenshot_517124874171719137846.jpg

Shikime: 376

Madhësia:  30.5 KB

    Nënshtrimi i SPAK ndaj Edi Ramës dhe Soros-diplomatëve ka dëmtuar jo vetëm demokracinë dhe shtetin ligjor por krijoi edhe të burgosur politike në Shqipëri

    Në vijim të dy letrave publike,1-2, që i kam drejtuar SPAK për të cilat “afërmendsh” nuk ka asnjë përgjigje, le të shohim edhe injorimin e shtetit ligjor dhe krijimin e të burgosurve politike pas 33 vitesh demokraci në Shqipëri.

    Perkufizimi i burgosjes politike sipas Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropes – Resolution 1900 (2012)3:

    Një person i privuar nga liria personale trajtohet si ‘burgosur politik’:

    a. nëse arresti është vendosur në dhunim të një prej garancive themelore të përshkruara në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut...;

    b. nëse arresti u vendos për arsye të pastra politike pa lidhje me ndonjë vepër penale;

    c. nëse, për arsye fort politike, gjatësia e arrestit ose kushtet janë qartazi jashtë përmasave të veprës penale që personi gjendet fajtor apo i dyshuar;

    d. nëse, për arsye fort politike, ai ose ajo është arrestuar në një mënyre diskriminuese krahasuar me persona të tjerë; ose

    e. nëse arresti është rezultat i procedurave të cilat ishin qartazi të padrejta dhe kjo duket se lidhet me motivet politike të autoriteteve.

    Kushtetuta u shkel në rastin e masave ndaj liderit të opozitës Prof. Dr. Sali Berishës. Në shkelje të Kushtetutës (N.71) dhe jurisprudencës së GJEDNj Berishës ju ndalua vajtja në Parlament pa vendim të formës së prerë. U caktua gjyqtare në konflikt interesi dhe e kapur në vepra penale për t’u shantazhuar. U caktuan masa arresti pa u pyetur kurrë as Prof. Berisha e as Prof. Malltezi. U pengua mbrojtja ligjore duke mos i lënë asnjë ditë kohë për të shqyrtuar 42 fashikuj, ndërsa gjyqtarja me tre mbiemra caktoi për avokat mbrojtës dikë që kërkonte arrestimin e Berishës. U vendos ndalimi i komunikimit si masë antiligjore pasi është hequr nga Kodi Penal qysh prej 2017 pasi bie ndesh me konventën e të drejtave të njeriut.

    Shqiptarët mbajnë mend sesi Taulant Balla hynte e dilte në SPAK duke e kthyer në zyrë shërbimesh personale dhe kreu kallzim penal sikur toka e 5 prej familjeve themeluese të Tiranës ishte shpronësuar nga Shefqet Verlaci dhe Jako Mane (e dinte Jakomonin per Jako Mane). Kjo u vërtetua si kallëzim i rremë, vepër penale e dënueshme (Neni 305 KP), por prokurorët politike – një prej të cilëve e promovuar nga Taulant Balla nga Elbasani në SPAK – “afermendsh” nuk guxojnë të zbatojnë ligjin.

    Perveç ketyre fakteve, interesante janë edhe standardet e dyfishta të prokurorëve në rastin e Berishës në mënyrë diskriminuese krahasuar me disa shembuj të Edi Ramës.

    Pesë familjeve të vjetra të Tiranës ju kthye prona e tyre pas një kalvari të gjatë 15-vjeçar nga 1995 deri më 2009. Prokurorët shkruajtën se dyshojnë korrupsion pse pronarëve Tiranas ju kthye prona e të parëve të tyre – e vjedhur nga komunistët – pas 15 vitesh procedura, përfshi edhe pagesën e afro 800,000 USD (720,000 USD me para në bankë dhe 80,000 USD me bono privatizimi) nga pronarët e ligjshëm për të blerë objektet e rrenuara dhe të uzurpuara. Nga rreth 44,500 m2 që morën trashegimtarët ligjore të 5 familjeve pronare, Prof. Malltezit nga prona e gjyshes se tij i takoi 410m2, ose me pak se 1% e saj.

    Nga ana tjetër, Edi Rama veç me 1 cope letër (VKM 183 date 9.3.2016) i dhuroi 37,000 m2 tokë përfshi 5,160 m2 ndërtesa për vetëm 1 € shoqerisë që drejtohet nga vëllai i Edi Rames. Nuk ju kthye pronarëve të ligjshëm (familjeve Deliu dhe Lici) pasi reparti ushtarak ishte në Planin e Përhapjes të Forcave të Armatosura POR në dhunim me ligjin iu dha vëllait te Edi Ramës për të kryer veprimtari private sportive dhe biznesi!

    Pra, të të dhurojë vellai 37,000 m2 tokë publike dhe 5,160 m2 ndërtime mes Tiranës veç me 1 firmë të vet një ditë të bukur dhe veç për 1 euro qenka normale (nuk paska vepër penale), ndërsa t’i kthehet prona qindra familjeve trashëgimtare pas 15 viteve rropatje nëpër dhjetera institucione dhe të detyrohen të paguajnë edhe 800,000 euro për objektet e rrënuara e të uzurpuara ka dyshime për korrupsion dhe duhet arrestuar shefi i opozitës se dhendri i tij del pronar i 1% të tokës! “Afermendsh” standard i bukur sipas prokurorëve.

    Prokuroret Millonai dhe Kraja shkruajtën se ndryshimi i destinacionit të tokës nga sportive në banim ishte dyshim i bazuar për korrupsion për Prof. Berishën, por tani që rezultoi se e kreu Edi Rama, a ka nisur hetime ndaj Edi Ramës dhe drejtorëve të tij për këto ndryshime?

    Rezulton se destinacionin e tokës për 7,000m2 e ndryshoi vetë Edi Rama me firmën e tij në KRRT e drejtuar prej tij me 8 Qershor 2006. Një muaj më herët (12.05.2006), Këshilli Teknik i KRRT (i përbërë nga 10 drejtorë të besuar të emëruar nga vetë Edi Rama) për interesa të dyshimta të miqve të Edi Ramës ndryshoi destinacionin nga sportive në banim (i) pa kërkesë të pronareve të tokës, (2) para se pronarët e tokës të kishin ndonjë kontratë zhvillimi me kompani ndërtimi dhe (3) para se të kryhej privatizimi. Dy vite me pas me vendim nr. 238 datë 27.12.2008 të KRRT, Edi Rama ndryshoi destinacionin e gjithë zonës së madhe nga sportive në Zonë me parametra të lartë urban.

    Pra, nëse destinacionin do e kish ndryshuar Berisha do kish dyshime për korrupsion, por meqë e ka ndryshuar Edi Rama prokurorët nuk shprehen, e biles as nuk e permendin emrin e keqbëresit Edi Rama. Në shtet ligjor, prokurorët hetojnë çështje apo persona sipas urdhërit?

    Interesant edhe rasti që u bë publik tek ish Klubit Sportiv Dajti. Pronarët e tokës t’a gezojnë pronën e të parëve të tyre, por keqpërdorimi i prokurorëve është tregues i qartë i standarteve të dyfishta: (1) Plani i Përgjithshëm Rregullues i Tiranës e kish caktuar “Zone Sportive”; (2) Plani i Detajuar Vendor i zonës e ka detajuar zonën sportive; (3) Në Tetor 2023 Bashkia shpalli tender për rehabilitimin e fushave sportive; (4) po në Tetor 2023 Edi Rama në dhunim të Planit firmosi leje ndërtimi 41 kateshe! Ku ndodhet SPAK për Edi Ramën?

    Prokurorët fshihen e nuk guxojnë të shprehen as kur del se Edi Rama ka shkaktuar dëm financiar 320,000 Euro të vertetuar me vendim gjykate të formës së prerë. A i detyron ligji për të mbrojtur paratë publike apo ç’e deshe? Janë të njëjtët prokurorë që kryen shkelje kushtetuese, duke sekuestruar dosje civile e mos lejuar të drejtat e një procesi të rregullt ligjor veç për të mbrojtur në mënyrë të kundraligjshme Taulant Ballën.

    “Afermendsh gjykatat vendosin çfarë kërkojmë në (SPAK)” por afermendsh që SPAK është nën urdhrat politike të Edi Ramës dhe nuk guxon as ti përmende emrin.

    Rregjimi ka vendosur në arrest liderin e opozitës pa asnjë fakt, deshmi apo provë, për arsye se dhendrit të tij ju kthyen 410 m2 tokë e vjedhur nga komunistët. Vijojnë arrestin se kinse po hetojnë nëse ka pasur apo jo masa kunder zjarrit ndërtimet ne 2010-2012 apo nëse ka pasur oponence teknike projekti i arkitektit Daniel Libeskind. “Afermendsh gjykatat vendosin çfarë kërkojme ne” – shkoi deri në shkelje kushtetuese.

    Ndërkaq, Edi Rama ka grabitur mbi 6 miljon m2 troje në bregdet duke i ndarë me miqtë dhe të afërmit e tij, përfshi 4 VKM personale veç për të vjedhur tokë të lënë vakëf për shkollë. Baxhanaku i Edi Ramës (Franku) ka përfituar 51 tendera publike me vlerë totale 21.7 milion euro, dhjetëra prej të cilave kanë qenë tendera sekrete. Edi Rama i ka dhëne thjeshtrës (stepdaughter) qindra mijera euro nga tendera publike, dhe vëllait të vet i dha 37,000 m2 tokë që nuk pranoi ti kthehej pronarëve. Gruas së vet, Lindës, i bëri pallat në pajë. Ish kreu i ILDKP (Zana Xhucka) që guxoi ti kërkonte shpjegime gruas së Edi Ramës për pallatin në pajë që nuk ka asnjë faturë, u shkarkua me urgjencë nga Edi Rama.

    Ku është SPAK? A ka filluar hetim për ndonjë nga këto vjedhje të parave dhe trojeve publike? A ka vendosur në arrest Edi Ramën ndërkohë që kryen hetime? Apo Edi Rama është mbi ligjin dhe SPAK nuk guxon as të përgjigjet në letrat e hapura e jo më largqoftë të hetojë?

    SPAK ka në arrest Berishën pa pasur asnjë lek para publike dhe nuk heton Edi Ramën për dhjetera milion euro tendera, 37,000 m2 tokë dhe pallat në pajë. Arrestimi në mënyrë diskriminuese është pjesë e përkufizimit të burgosjes politike sipas Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës – Resolution 1900.

    Kemi parë sesi Soros-diplomatë në dhunim të etikes dhe shtetit të së drejtës si Gabriel Escobar5 (me 10 December 2021) dhe Ambasadorja Kim6 kërkuan që SPAK të procedoje Berishën. Edi Rama që kontrollon gjithshka në Shqipërinë moniste, kërkoi publikisht që SPAK të ndëshkojë Sali Berishën në Kongresin dhe Asamblenë e PS në 2022.7 Siç shihet qartë nga dokumentet e dosjes hetimore, prokurorët e SPAK kanë kryer veprime fill pas ketyre urdhërave duke hetuar 3 breza deri tek mbesat e Sali Berishës qysh në kohën kur ato nuk kishin lindur ende.

    Ndërhyrja dhe presioni ndaj sistemit të drejtësisë, vënia e drejtësisë nën urdhërat politike dhe presionet e Edi Ramës e Soros jo vetëm që janë vepra penale (si në Shqipëri edhe në SHBA), por njëherësh u përdoren për të luftuar opozitën, për të minuar demokracinë dhe dhunuar shtetin ligjor. Për herë të parë qysh prej rrëzimit të komunizmit në Shqipëri u rikthyen arrestimet politike dhe kjo është trishtuese si për demokracinë edhe për shtetin e së drejtës.

    Sinqerisht,

    Prof. Dr. Jamarber Malltezi

    1 https://dosja.al/politike/malltezi-i...spak-dhi354740

    2 https://www.syri.net/op-ed/678359/le...apur-per-spak/

    3 https://assembly.coe.int/nw/xml/XRef...=19150&lang=en

    4 https://www.saliberisha.com/_files/u...8a62ab6154.pdf

    23 Qershor 2024

    Syri

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 04-12-2024, 17:35
  2. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-11-2024, 13:39
  3. Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 15-12-2023, 11:03
  4. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-10-2023, 11:03
  5. 30 alibitë e Sali Berishës për 21 janarin që sfidojnë SPAK
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2021, 14:25

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •