Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Samiti i Proçesit të Berlinit, krerët e Evropës mblidhen në Tiranë

    Për herë të parë jashtë BE, nis në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit

    Emri:  samiti-1-1536x1025.jpg

Shikime: 198

Madhësia:  45.9 KB

    Tirana mblodhi sot liderët europianë dhe përfaqësues të vendeve të rajonit, ku po mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit. Gjithçka është gati, ndërkohë që liderët e BE dhe ata të Ballkanit Perëndimor u ulën në një tryezë në ambientet e Piramidës, ku do të mbahen punimet e samitit.

    Të pranishëm në këtë samit janë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Po ashtu nuk mund të mungonte kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të jetë në Tiranë vizitën e parë zyrtare.

    Ashtu siç është bërë e ditur, të pranishëm janë dhe 5 përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Për herë të parë, që pas përplasjeve me Ramën, në Tiranë mbërriti edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga radhët e Serbisë në këtë samit është kryeministrja Ana Brnabic dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç. Për mbarëvajtjen e këtij Samiti janë angazhuar më shumë se 2 mijë efektivë policie, ndërkohë disa rrugë janë bllokuar duke nisur nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme. Dy ditë më parë policia publikoi hartën e bllokimeve që nis që nga Rinasi e deri në brendësi të qytetit.

    Perimetri i sigurisë nis nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, Ura e Dajtit deri tek Sheshi Nënë Tereza ndërsa do të jenë 1604 efektivë dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës të angazhuar për këtë event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

    AXHENDA

    11:00 – Mbërritja dhe pritja, mundësi foto e liderëve me mikpritësin e samitit: Vendodhja: Tek Piramida, Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”
    11:30 Fjala e hapjes (3 minuta)
    H.E. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë H.E. Olaf Scholz, kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë
    H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
    H.E. Charles Michel, President i Këshillit të BE-së
    12:00 – Sesioni I i Punës: “Integrimi i Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE” Vendi: Salla kryesore e Piramidës
    Formati: 1+2
    Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)
    13:30 – Foto familjare
    14:00 – Dreka e punës: “Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe çështjet dypalëshe: Drejt një paradigme të re evropiane” Vendi: restorant Padam
    Formati: 1+0
    15:30 – Sesioni II i punës: “Mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe mundësitë për investime dhe rritje” Vendi: Salla kryesore e Piramidës
    Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)
    16:45 – Përurimi i Kolegjit të Evropës, Tiranë
    Përshëndetje nga znj. Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës
    Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit
    Znj. Majlinda Dhuka
    H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
    H.E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
    Ora 17:30 – Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Njohje Reciproke të
    Vendi i Kualifikimit Profesional: Piramida
    17:45-Konferencë e përbashkët për shtyp
    H.E Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
    H.E. Olaf Scholz, kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë H.E Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
    Vendi: Piramida
    18:30 – Ceremonia e hapjes së Piramidës
    Video projeksion i Piramidës
    Fjalimet (Kryetari i AADF, Përfaqësues i TUMO-s, Kryetar i Bashkisë Tiranë, Kryeministri Rama)
    Përvoja e shfaqjes së dritës në VR
    Turne me guidë në Demonstrimin e Robotikës Piramidale. Në këtë event dhe turne janë të ftuar edhe bashkëshortët e liderëve
    19:30 – Fundi i eventit

    Rrugët e bllokuara:

    Për garantimin e sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, është parashikuar ky perimetër sigurie:

    -Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”;

    -Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

    -Rruga “Papa Gjon Pali II”, “ETC-RTSH-Stadium”;

    -Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”;

    -Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

    -Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”;

    -Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;

    -Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;

    -Rruga “Ukraina e lirë”.

    Në këto akse rrugore, duke filluar ora 20:00 e datës 15 tetor deri në përfundim të Samitit, më datë 16 tetor, në orën 20:00, do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, por do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë rezidentë në ambiente banimi brenda perimetrit të sigurisë.

    Të gjitha bizneset private që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë, ditën e hënë do të jenë të mbyllura.

    Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, nuk do të lejohet as lëvizja me këmbë, e qytetarëve.

    Ndalim të qarkullimit të automjeteve, më datë 16 tetor, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, dhe nga ora 15:30 deri në orën 20:00, do të ketë në akset rrugore:

    Rinas – Mbikalimi i Kasharit – autostrada “Durrës – Tiranë” – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – rrethrrotullimi i Saukut – rrethrrotullimi pranë Akademisë së Sigurisë – Pallati i Brigadave – rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”;
    Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri te Rruga e Elbasanit (ky ndalim vlen për të gjitha llojet e mjeteve);
    Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan D’Ark” deri te sheshi “Nënë Tereza”;
    E gjithë rruga “Papa Gjon Pali II”;
    Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”.

    Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Samiti i Proçesit të Berlinit, krerët e Evropës mblidhen në Tiranë

    “Jemi të përkushtuar për zgjerimin e BE-së”, Von der Leyen: Ata që kanë vullnetin për reforma, do financohen

    Emri:  Ursula-von-der-Leyen-edi-rama-samiti-i-berlinit-tirane7.jpg

Shikime: 139

Madhësia:  37.8 KB

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur për mediat para nisjes së Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, teksa ka deklaruar se samiti i sotëm është i një rëndësie shumë të veçantë.

    Sipas saj zhvillimi i samitit në një vend të Ballkanit Perëndimor përcjell një mesazh të fuqishëm për të treguar përkushtimin për zgjerimin e BE-së.

    Ajo theksoi rëndësinë e përmirësimit të ekonomisë në rajon, teksa tha se një nga temat kryesore të diskutimit do jetë pikërisht ekonomia, ku BE do nxisë kompanitë e Ballkanit Perëndimor të kenë qasje në tregun e përbashkët.

    Megjithatë ajo shtoi se ata që do kenë vullnetin për të ndërmarrë reforma do jenë ata që do financohen dhe do stimulohen nga BE.

    “Është një samit shumë i veçantë ky që zhvillojmë sot. Zhvillimi i samitit në një vend të Ballkanit Perëndimor besoj se përcjell një mesazh të fuqishëm se sa të përkushtuar jemi për zgjerimin e BE-së.

    Një nga temat kryesore do jetë ekonomia, duam t’iu japim qasje kompanive në tregun evropian, por për këtë na duhen reforma. Ata që kanë vullnetin të ndërmarrin reforma, do të marrin financim nga BE. Është një stimul për ata që duan të ecin përpara. Dyer tona janë të hapura”, u shpreh ajo.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Samiti i Proçesit të Berlinit, krerët e Evropës mblidhen në Tiranë

    Samiti në Tiranë, Kancelari Scholz ngre shqetësimin e tensionit në Veri të Kosovës: Nuk po zbatohen marrëveshjet

    Emri:  scholz.jpg

Shikime: 139

Madhësia:  17.6 KB

    Në samitin e Procesit të Berlinit, në Tiranë, Kanelari I Gjermanisë, Olaf Scholz, vuri theksin te situata e tensionuar në veri të Kosovës.

    Në fjalën e tij në Samit, Kancelari Scholz tha se përshkallëzimi i tensionit mes Kosovës dhe Serbisë tregon domosdoshmërinë për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve fqinje.

    “Shqipëria njihet për mikpritjen e saj dhe kjo është vërtetuar edhe njëherë sot. Ky vlerësim është po aq i vërtetë sot saç ka qenë dhe vjet për Procesin e Berlinit. Ky proces kërkohet gjithnjë e më tepër, kjo u evidentua edhe më tepër në luftën në Ukrainë. Është e qartë në formë absolute ne e dimë shumë mirë atë po ndodh jo shumë larg nesh me agresionin e Hamasit ndaj Izraelit dhe pasojat që mund të ketë. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet që kanë vijuar shumë më gjatë dhe që u mbajnë të gjithëve në vend numëro, edhe sulmi në veri të Kosovës e dha këtë mesazh.

    Video

    Është sinjal i fortë edhe fortësinë që ka Rajoni në këtë proces. Integrimi brenda për brenda Rajonit dhe ecuria e BE-së. Ndikimi i marrëveshje të firmosura vjet te qytetarët e BP është konkret. Çfarëdolloj ecurie që do të kemi për tregun e përbashkët rajonal është më konkret se kurrë”, tha mes të tjerash Kancelari Scholz.

    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Samiti i Proçesit të Berlinit, krerët e Evropës mblidhen në Tiranë

    Para pak ditësh shmangën njëri-tjetrin në stadium, sot i ‘bashkoi’ Samiti i Procesit të Berlinit, Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart në tapetin e kuq

    Emri:  rama-me-kurtin.jpg

Shikime: 139

Madhësia:  36.8 KB

    Kryeministri Edi Rama teksa është duke mirëpritur liderët dhe pjesëmarrësit në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, ka takuar edhe Albin Kurtin.

    Marrëdhëniet e dy liderëve kanë qenë dukshëm të tensionuara pas zhvillimeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë dhe qëndrimit të kreut të qeverisë shqiptare lidhur me rastin.

    Rama i ka zgjatur dorën Kurtit në tapetin e kuq para Kryeministrisë, ndërsa të dy kanë pozuar për fotografët para se Kurti të hynte në godinë.

    Video

    Kujtojmë se para pak ditësh, gjatë ndeshjes së kombëtares shqiptare të futbollit, Rama dhe Kurti ndoqën sfidën në stadiumin “Air Albania”, por pa u takuar me njëri-tjetrin.


    Balkanweb

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Samiti i Proçesit të Berlinit, krerët e Evropës mblidhen në Tiranë

    “Nga “plani i ri i rritjes” te sulmi në Banjskë/ BE me pako të re të investimeve në samitin Procesit të Berlinit

    Emri:  be-1.jpg

Shikime: 139

Madhësia:  41.6 KB

    Në Tiranë, më 16 tetor mbahet samiti i Procesit të Berlinit në të cilin, përveç prezantimit të një pakoje të re të investimeve nga Bashkimi Evropian, pritet të diskutohet edhe për sulmin në veri të Kosovës më 24 shtator.

    “Plani i ri i rritjes” është një paketë e gjerë investimesh e Bashkimit Evropian, që pritet të shpaloset gjatë punimeve të samitit në Tiranë të Shqipërisë.

    “Ky plan ka potencial nëse vihet në zbatim siç duhet, ka mundësinë të dyfishojë madhësinë e ekonomisë tuaj brenda këtij 10-vjeçari. Parimi është që në disa fusha të caktuara ju do të keni qasje në tregun e përbashkët të BE-së, por për këtë janë të nevojshme reformat dhe reformat do të shoqërohen me investime. Kështu hapet dera për tregun tonë, për tregun e përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor. Natyrisht kjo do të shoqërohet me investime financiare por natyrisht reformat do të jenë të domosdoshme”, deklaroi më 15 tetor presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    Kjo është hera e parë që një takim i procesit të Berlinit organizohet jashtë kufijve të BE-së. Përveç zyrtarëve të bllokut evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor, në samit marrin pjesë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

    Pritja e liderëve të BE nis në orën 11:00 dhe më pas hapja zyrtare e samitit do të bëhet me fjalën që do të mbajnë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

    Pas sesionit të parë që për temë do të ketë integrimin e rajonit në tregun e përbashkët evropian dhe përmirësimin e konvergjencës me BE-në, do të mbahet një drekë pune ku do të diskutohet për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe çështjet dypalëshe: Drejt një paradigme të re evropiane”.

    Gjatë kësaj dreke pune pritet të diskutohet për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, pasi një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator, sulm që rezultoi me vrasjen e rreshterit, Afrim Bunjaku.

    Ky sulm, për të cilin Kosova e fajëson Serbinë – por, për të cilin Beogradi thotë se nuk ka gisht në të – është dënuar ashpër nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara.

    Të dielën, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, deklaroi në Tiranë se “Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut dhe se rruga e vetme për normalizimin e raporteve është Marrëveshja e Ohrit”.

    Ajo iu referua Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve që u arrit në shkurt në Bruksel dhe në mars në Ohër, Kosova dhe Serbia arritën pajtim për Aneksin e zbatimit të saj.

    Gjatë samitit të Procesit të Berlinit po ashtu pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja rajonale për njohjen reciproke të kualifikimit profesional.

    Pasdite, në orën 17:30 do të jetë konferenca e përbashkët për media e kryeministrit shqiptar, kancelarit gjerman dhe presidentes së KE-së.

    Procesi i Berlinit është një nismë e ish-kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitin 2014, për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian.

    Kjo nismë shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon.

    Balkanweb

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Samiti i Proçesit të Berlinit, krerët e Evropës mblidhen në Tiranë

    “Patë pak propagandë, por mirë se vini në vendin më pro Europës”, Rama kritika për BE: Premtimet ekonomike s’janë realizuar plotësisht

    Emri:  edi-rama8.jpg

Shikime: 135

Madhësia:  30.9 KB

    Kryeministri Edi Rama para liderëve të BE-së dhe të atyre të Ballkanit Perëndimor foli për sfida me të cilat po përballet bota, si luftërat apo dhe sfidat ekonomike. Ai tha se premtimet e BE nuk janë realizuar plotësisht.

    Gjithashtu kryeministri Rama u shpreh se është shumë me rëndësi që të punohet lidhur me këto ndasi në mënyrë që Europa të mos dëmtohet së brendshmi.

    “Më lini t’ju uroj mirëseardhjen këtu në një vend që ka qënë bastion i propagandës së mirëfilltë Ndihem vërtetë mirë që bashkohemi e që kujtojmë atë udhëtim të përbashkët, që u nis 9 vjet më parë nga Merkel në Berlin, e qëndrojmë këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit politik europian. Disa prej jush janë nga BE e disa të tjerë përfshi edhe veten jemi nga E, pa B.

    E megjithatë të gjithë besojmë fort në nevojën e një çatie të përbashkët. Dua të shpreh mirënjohje për përpjekjet e komisionerit Varheley, tashmë po ndërmarrim hapa për ndryshime kryesore ekonomike. Ky është hapi i parë i guximshëm, tashmë jemi në pikën kur diskutojmë ekonominë dhe gjithë të tjerat. Ne kemi luajtur rolin tonë, por përpjekjet për të hequr tarifat, procesi është penguar nga çështje afatgjate midis disa vendeve të rajonit. Mund të them që fqinjët tanë të BE kanë marrë mbi 4500 euro për frymë, janë dëshmi e shkalëër së frikshme të ndarjes që e ka thelluar ndarjen tonë në të njëjtën shtëpi të Europës, ky kriza të forta kanë na kanë goditur. Në kuadër të planit të Ballkanit Perëndimor investimet janë mbresëlënëse. Nuk po kërkoj përfitime të barabarta financiare për vendet joanëtare, por procesi i brazuar në merita duhet të vazhdojë, Por në këtë peizazh që gjërat zhvillohen shpejt ne duhet të eksplorojmë rrugë të reja për të siguruar një ekzistencë të harmonishem të Europës dhe të merremi me këtë ndasi përpara se të dëmtojmë Europën së brendshmi”, tha Rama.

    Video


    Balkanweb

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Samiti i Proçesit të Berlinit, krerët e Evropës mblidhen në Tiranë

    Rama pret me përqafime liderin shqiptar të Malit të zi, Abazoviç: Kryeministri solli gjithë Evropën në Tiranë. Shpresojmë që e ardhmja të jetë në BE

    Emri:  Capture-31.jpg

Shikime: 141

Madhësia:  38.6 KB

    Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, para Kryeministrisë, kryeministri i vendit Edi Rama po pret udhëheqësit e shteteve të Evropës një nga një teksa kalojnë në tapetin e kuq.

    Ka mbërritur për punimet e Samitit të Berlinit edhe lideri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili u prit me përqafime nga kreu i qeverisë shqiptare.

    Abazoviç u ndal para mediave ndërsa uroj kryeministrin Rama për punimet e Samitit dhe tregoi se e sheh vendin e këtij samiti si një shenjë të mirë për të ardhmen evropiane të rajonit.

    Video

    “Kryeministri Rama ka sjellë gjithë Europë në Tiranë ashtu si gjithë Ballkanin Perëndimor ashtu si është një shenjë shumë e mirë shpresoj që e ardhmja e të gjithëve është në Bashkimi Evropian”, tha Abazoviç.

    Balkanweb

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Samiti i Proçesit të Berlinit, krerët e Evropës mblidhen në Tiranë

    Tre të rinj thyejnë perimetrin e sigurisë në Bulevard, shpalosin banderolën me mbishkrim për Ramën e Vuçiç, ndërhyn policia

    Emri:  WhatsApp-Image-2023-10-16-at-16.24.39-1.jpg

Shikime: 136

Madhësia:  55.0 KB

    Tre të rinj kanë mundur të futen sot brenda perimetrit të sigurisë, në pjesën e Bulevardit, i vendosur për çështje sigurie gjatë zhvillimit të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

    Pas futjes në këtë zonë, ata kanë shpalosur dhe një banderolë, me mbishkrimin “Sanksione Ramës dhe Vuçiçit”.

    Menjëherë më pas kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke bërë dhe shoqërimin e tre të rinjve në komisariat.

    Balkanweb

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Samiti i Proçesit të Berlinit, krerët e Evropës mblidhen në Tiranë

    “Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe BE, shumë larg njëra-tjetrës”, Von Der Leyen mesazh të qartë nga Tirana: Duhen reforma për të ecur përpara

    Emri:  Von-Der-Leyen.jpg

Shikime: 140

Madhësia:  25.0 KB

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen apeloi që Ballkani Perëndimor të punojnë ngushtë me BE për t’u bërë pjesë e unionit. Von Der Leyen dha porositë e saj se duhen të plotësohen reformat për të çuar përpara. Nga samiti i Procesit të Berlinit, që po mbahet sot në Tiranë, Von Der Leyen pohoi se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe BE janë shumë larg njëra-tjetrës.

    “Hera e parë që kjo ndodh në rajon. Ne jemi dëshmitarë të një lufte të tmerrshme që ka nisur Rusia mbi Ukrainën. Ne kemi parë edhe një sulm të tmerrshëm të Hamasit, I cili ka vrarë më shumë se 1440 burra, gra dhe fëmijë, kjo për arsyen e vetëm se ata janë hebrenj. Në këto kohë na duhen miqtë më të mirë. Le të punojmë që ju të bëheni pjesë të BE që së bashku të arrijmë një paqe që të zgjasë dhe një begati po ashtu”, tha ajo
    Ajo theksoi se Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014, ndërsa deri tani janë përdorur 16 miliardë euro nga 30 të planifikuara për Ballkanin Perëndimor. Procesi i Berlinit filloi në vitin 2014. Synimi është për të ecur përpara në formë të vërtetë në rajon por dhe bashkëpunim rajon ekonomik. Synimi është për të ecur përpara në rajon për bashkëpunimin ekonomik. Ne kemi hedhur themel të forta me planin e investimeve ekonomike prej 30 miliardë eurosh. Rezultatet tashmë po tregohen, 16 mld euro janë përcaktuar dhe janë përdoru tashmë.”, tha ajo.

    Ajo shtoi se; “Ekonomitë tona në Ballkanin Perëndimor dhe në tregun e BE janë shumë larg njëra – tjetrës. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë 35% të mesatares së BE dhe në vërtetë duhet të çlirojmë potencialen që ka Ballkani Perëndimor dhe ta sjellim më pranë mesatares tonë dhe kjo do të arrihet me planin e arritjes.
    Por pjesa e dytë ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, sepse sa herë kemi pasur zgjerim, jo vetëm për vendet që janë bërë anëtare të BE-se kanë pasur rritje të madhe ekonomike, por edhe vetë BE-se kas pasur rritje. Ne duam që në fusha specifike të hapim dyert e tregut të BE për vendet e BP dhe këtë duhet ta krijojmë në fusha si lëvizja e lirë e mallrave, energjia, apo pagesa pa parë në dorë.
    Vendet e BP duhet të plotësojnë tregun e tyre Rajonal, kjo do të thotë që vendet e BP t’i afrojnë qasje fqinjëve të tyre. Nëse ka bllokime, ti bllokon vetëm veten tënde, sepse vendet tjera ecin përpara.
    Për të ecur përpara duhen reforma, dhe këto reforma do të shoqërohen nga financime nga BE. Vetëm duke punuar së bashku mund ta sjellim BP në zemër të Evropës, aty ku i takon. Mos lini mundësitë, por kapeni momentin”.

    Video


    Balkanweb

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Samiti i Proçesit të Berlinit, krerët e Evropës mblidhen në Tiranë

    “E krahasuat zgjerimin me nusen që nuk i vjen dhëndri”, Presidenti i KiE: Keni pritur shumë, por po përgatisim dasmën

    Emri:  1697452002_michel.jpg

Shikime: 136

Madhësia:  21.1 KB

    Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel ka mbajtur një fjalim hyrës në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit.

    Michel u shpreh se BE kërkon të vijojë me procesin e zgjerimit pasi sipas tij është investim në begatinë e anëtarëve aktualë dhe atyre të ardhshëm.

    Ai shtoi se vendet e rajonit kanë pritur shumë, aq sa e kanë krahasuar zgjerimin me “një nuse, të cilës nuk i vjen dhëndri”.

    Megjithatë ai shtoi se Bashkimi Evropian në këtë moment “po përgatit dasmën”.

    “Faleminderit për mirëseardhjen e ngrohtë dhe pritjen. Kënaqësi që jam në Tiranë. Unë bëra pyetjen, a është e kënaqur BE vetëm me menaxhimin e krizave apo duam të krijojmë të ardhmen. Zgjerimi është pjesë e kësaj të fundit, pasi është investim në begatinë e BE-së dhe anëtarëve të ardhshëm.

    Video

    Ky proces nxit bashkëpunimiin mes partnerëve tanë. Rrugëtimi juaj ka nisur 20 vjet më parë dhe ka qenë rrugë e ngadaltë dhe zhgënjyese për ju dhe ne, por tani është koha për të arritur premisën tonë dhe për të realizuar këtë premtim. Afati ynë është hasur me skepticizma në rajonin tuaj sepse keni pritur shumë, dhe di që e keni krahasuar zgjerimin me një nuse, dhëndri i së cilës nuk vjen në dasmë, por ne po e përgatisim këtë dasmë”, u shpreh ai ndër të tjera.

    Balkanweb

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-12-2022, 00:59
  2. Katolikët e gjithë Evropës në shtator në Tiranë
    Nga Mexhid Yvejsi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 09-09-2011, 23:21
  3. Tiranë: Besimtaret myslimane mblidhen per iftarin
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2008, 17:54
  4. Ministrat e Drejtesise se Ballkanit mblidhen ne Tirane
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 20:41
  5. Implikimet e procesit global të shekularizmit
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-07-2004, 15:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •