Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,971

    Vjeshtė & Pushime

    Menduat se pushimet mbaruan? Vjeshta ėshtė koha mė e mirė pėr tė udhėtuar.

    Vjeshta tashmė ka ardhur dhe sė bashku me tė kanė ardhur edhe gjethet mahnitėse dhe moti pak mė i ftohtė. Por, a e keni ditur se vjeshta ėshtė gjithashtu edhe koha mė e mirė e vitit pėr tė udhėtuar? Kėto janė arsyet pse duhet t’i paketoni ēantat dhe tė udhėtoni kėtė vjeshtė.

    Moti ėshtė i mirė

    Moti i vjeshtės ėshtė i pėrsosur pėr tė eksploruar, qoftė ndonjė qytet apo ndonjė park kombėtar. Nuk ėshtė shumė nxehtė dhe as nuk ėshtė shumė ftohtė, gjė qė jua mundėson ta vizitoni zemrėn e ndonjė vendi nė njė klimė tė rehatshme.

    Udhėtimi ėshtė mė i lirė

    Pėr udhėtarėt qė nuk kanė shumė buxhet, vjeshta ėshtė njė nga kohėrat mė tė lira tė vitit pėr tė udhėtuar. Teknikisht ėshtė njė “sezon i vdekur”, pasi si biletat e aeroplanit ashtu edhe hotelet nė pėrgjithėsi janė mė tė lira nė vjeshtė sesa nė verė ose gjatė pushimeve.

    Destinacionet janė mė pak tė mbushura me njerėz

    Tė udhėtosh nė vjeshtė do tė thotė t’i evitosh turmat e njerėzve qė zakonisht janė gjatė verės, fėmijėt kthehen nėpėr shkolla dhe shumica i kryejnė pushimet nė verė.

    Gjethet janė mahnitėse

    Vjeshta ėshtė kohė e bukur pėr tė udhėtuar falė ndryshimit tė gjetheve. Merreni me qira njė kabinė nė male, ndonjė udhėtim rrugor ose thjeshtė qėndroni nė njė fshat piktoresk pėr tė pėrjetuar ngjyrat e kuqe, tė verdha dhe portokalltė tė natyrės.

    Ushqimi sezonal ėshtė mahnitės

    Kuzhina vjeshtore ėshtė krejt tjetėr muhabet. Molla, pjeshkė, kunguj dhe patate, vjeshta gjithashtu ėshtė koha mė e mirė e vitit pėr verė dhe darka.


    Periskopi.com

    https://www.periskopi.com/menduat-se...r-te-udhetuar/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,971

    Pėr: Vjeshtė & Pushime

    Pushime nė vjeshtė? 10 vendet mė tė bukura tė vendit pėr kėtė stinė

    2016


    Nėse kėrkoni tė kaloni pushimet tė qeta, relaksuese e plot tė papritura, natyrisht vendin ideal do ta gjenit nė njė nga 10 fshatrat qė ju propozojmė pėr kėta muaj tė vjeshtės 2016. Natyra e mrekullueshme, ajri i pastėr, ushqimi karakteristik, shtėpitė e bukura, mikpritja dhe larmia mbresėlėnėse e mjediseve fshatarore do t’ju shoqėrojnė kudo nė kėto fshatra anembanė Shqipėrisė.

    1-Vermoshi/Kelmend

    Vermoshi, pika mė veriore e Shqipėrisė, njė fshat malor i Alpeve perėndimore, qė ndodhet 95 km nė veri tė Shkodrės nė krahinėn e Kelmendit.

    Bukuria e natyrės shfaqet qė nė Qafėn e Rrapshit, ku peizazhi i bukur malor pėrshkohet nga gjarpėrimi i kristaltė i Lumit tė Cenit.

    Vermoshi ndodhet nė njė pllajė 1,100 m mbi nivelin e detit dhe rrethohet nga faqe tė thepisura plot gjelbėrim.

    Ngjitjet malore, shėtitjet apo edhe peshkimi i troftės sė egėr janė disa nga mėnyrat mė tėrheqėse pėr tė shijuar qendrimin nė bukuritė e fshatit alpin.

    Fshati spikat pėr bulmetrat karakteristik dhe natyrisht mikėpritjen proverbiale tė gjithė zones sė Kelmendit.

    2-Valbona/Tropojė

    Valbona, njė fshat alpin qė ndodhet 25 km nga Bajram Curri nė luginėn e Valbonės, nė pjesėn lindore tė Alpeve tė Shqipėrisė. Fshati Valbonė ose siē quhet ndryshe, Selimaj, ėshtė qendra mė e rėndėsishme e banuar e luginės dhe njėherazi njėra nga pikat turistike mė tėrheqėse tė Shqipėrisė sė veriut.

    Kullat karakteristike dhe natyra e papėrsėritshme e luginės sė Valbonės janė nė njė harmoni mbresėlėnėse, ku madhėshtisė sė natyrės i ėshtė pėrshtatur dora e njeriut me banesat shekullore prej guri.

    Bujtinat e kėndshme, ushqimi tradicional: mazja, flija, mjalti, djathi apo mishi, peizazhet magjepsėse alpine, uji i kthjellėt e Valbonės, perėndimet e mrekullueshme apo edhe thjesht ashpėrsia e natyrės, mundėsitė pėr ngjitje malore, udhėtimet aventureske me kanoe, shėtitjet e paharrueshme pėrgjatė Valbonės, burimet e mahnitshme tė lumit, gjithēka e bėn Valbonėn, lumin dhe fshatin, njė nga destinacionet mė tė veēanta tė Ballkanit.

    3-Thethi/Shkodėr

    Thethi ndodhet 70 km larg Shkodrės, ku rruga kulmon nė 2000 metra lartėsi nė Qafėn e Tėrthores.

    Fshati i bukur alpin rrethohet nga male tė larta qė arrijnė deri nė 2,500 m lartėsi dhe ofron pamje tė mrekullueshme brenda e pėrreth tij ku kullat shekullore tanimė tė restauruara e tė rikthyera nė bukurinė e tyre origjinale, mirėpresin qindra e qindra turistė vendas e tė huaj. Kulla e Koēekėve dhe sa e sa kulla tė tjera janė dėshmi tė gjalla tė historive tė shekujve.

    Teksa largohesh nga qendra e fshatit drejt bukurive tė tjera alpine, kullat e lagjes sė Grunjasit, lagjes mė tė vjetėr tė Thethit, tė shpien mes lartėsish tė thepisura drejt ujėvarės sė Grunjasit, qė ndodhet nė 900 m lartėsi, tek ura e vjetėr prej druri me njė pamje tė mrekullueshme ku lumi humbet mes shkėmbinjve malorė.

    Natyra e larmishme alpine e Thethit ofron mundėsinė e ngjitjeve malore, peshkimit apo thjesht shėtitjeve relaksuese.

    Natyra e bukur, fauna e pasur, arkitektura alpine, ushqimet karakteristike, ku trofta e egėr natyrisht nuk mund tė lihet pa u shijuar, relaksi, gjithēka e bėn Thethin njė atraksion turistik tė papėrsėritshėm edhe nė kėta muaj tė vjeshtės.

    4-Lini/Pogradec

    Lini, njė fshat i mrekullueshėm gadishullor qė ndodhet nė brigjet perėndimore tė Liqenit tė Ohrit, 22 km nga qyteti i Pogradecit. Rrugina tė bukura, ku ngrihen shtėpi karakteristike me gurė e tulla, shtėpi qė lartohen buzė ujit, oborre me pjergulla, njė mjedis i mrekullueshėm, ku liqeni dhe fshati janė pjesė tė pandara nga njėri-tjetri.

    Bazilika e fshatit, njė ngrehinė e shekullit tė 7-ė pas Krishtit, mozaikėt e hershėm, historia qindra vjeēare, kuzhina karakteristike, ku peshku zė vendin kryesor, dhe natyrisht liqeni dhe bukuritė e arkitekturės dhe rruginave janė atraksionet e veēanta tė fashatit gadishullor qė e bėjnė Linin njė destinacion tė paevitueshėm pėr tė gjithė ata qė kėrkojnė relaksin dhe largimin nga e pėrditshmja e jetės sė qytetit.

    5-Voskopoja/Korēė

    Voskopoja, njė nga qendrat mė tė rėndėsishme tė historisė sė Ballkanit, ndodhet rreth 21 km nga qyteti i Korēės. Fshati ngrihet mbi njė pllajė nė 1160 metra mbi nivelin e detit.

    Voskopoja i ka fillimet e saj nė vitin 1330 dhe arriti kulmin e zhvillimit nė fundin e shekullit tė 18-ė me nė popullsi prej 30,000 banorėsh.

    8 nga 27 kishat mesjetare tė Voskopojės kanė mbetur ende nė fshat: Manastiri i Shėn Prodhomit, Kisha e Shėn Kollit, Kisha e Shėn Thanasit apo Kisha e Shėn Ilias, ku mund tė admironi pikturat e mrekullueshme murale tė piktorėve tė famshėm korēarė si David Selenica apo vėllezėrit Zografi.

    Bukurive tė natyrės, historisė sė pasur, kishave me arkitekturėn dhe artin e tyre u shtohen edhe hotelet dhe shtėpitė e bukura qė ofrojnė kushte tė pėrshtatshme pėr tė gjithė ata qė duan tė kalojnė pushime tė veēanta larg zhurmės dhe ritmit marramendės tė qytetit nė kėtė sezon tė vjeshtės.

    6 – Dardha/Korēė

    Njė fshat i mrekullueshėm malor qė ndodhet 20 km nė juglindje tė Korēės e qė ngrihet nė 1,350 m lartėsi.

    Rruga tanimė e pėrfunduar tė shpie mes shtėpive karakteristike me mure me gurė dhe rrugėve tė gurta.

    Bukuritėve arkitekturore u shtohen edhe mjediset e bukura tradicionale tė interiereve tė shtėpive, bukuritė e natyrės brenda e pėrreth fshatit, por natyrisht edhe ushqimi karakteristik, ku lakrori i shijshėm i shoqėruar me rakinė e kumbullės apo me dhallėn dardhare ėshtė njė atraksion i paevitueshėm i identitetit tė fshatit.

    Nė fundjavė, fshatit i rikthehet gjallėria, pasi shumė banorė tė Korēės apo rrethinave, si edhe vizitorė nga Tirana apo qytete tė tjera preferojnė ta kalojnė fundjavėn nė Dardhė.

    7-Bėnja/Pėrmet

    Nėse shkoni nė Pėrmet, qytetin e luleve, shtėpive tė vjetra karakteristike dhe kishave tė bukura mesjetare, natyrisht qė njė destinacion i paevitueshėm ėshtė Bėnja, qė ndodhet vetėm 3 km larg Pėrmetit.

    Shtėpitė e bukura, kisha ortodokse e shekullit tė 18-ė, natyra e virgjėr dhe ujrat termale e kanė kthyer Bėnjėn nė njė destinacion tė mrekullueshėm turistik gjithėvjetor.

    Ura e gurtė e Kaikut mbi lumin e Langaricės ėshtė njė atraksion tjetėr i bukur qė paraprin bukurinė e tė papriturave tė kanioneve tė Langaricės.

    Bėnja natyrisht qė njihet edhe pėr ushqimet karakteristike pėrmetare qė u japin shije ditėve tuaja tė paharrueshme nė kėtė perlė tė mirėfilltė tė Pėrmetit.

    8 – Dhėrmiu/Vlorė

    Dhėrmiu ndodhet 42 km nė jug tė Vlorės dhe thuajse nė tė njėjtėn largėsi nė veri tė Sarandės. Fshati ngrihet nė faqe tė malit rreth 200 m lartėsi. Pranė Dhėrmiut ndodhet Shpella e Piratėve.

    Fshati turistik njihet pėr kishat e bukura mesjetare: Manastiri i Shėn Marisė, Kisha e Shėn Todhrit, Kisha e Shėn Mitrit me pikturat murale tė shekujve tė 12-ė dhe 14-ė dhe natyrisht pėr jetėn e natės, restorantet, pabet, diskotekat.

    Kuzhina karakteristike, gatimet e peshkut, hotelet e shumta, plazhet e bukura me gurishte dhe bukuritė e natyrės malore e bėjnė Dhėrmiun njė destinacion tė veēantė pėr tė gjitha moshat edhe nė kėtė periudhė tė vjeshtės.

    9-Vunoi/Vlorė

    6 km nė jug tė Dhėrmiut ndodhet Vunoi, qė ngrihet nė njė kodrinė nė lartėsi 176 m mbi nivelin e detit Jon. Kisha e Shėn Spiridhonit, ndėrtuar nė fundin e shekullit tė 18-ė, Kisha e Mesodhias, me pikturat murale tė pas-viteve 1780, rrėnojat e shtėpisė sė Odhise Kasnecit, kulla e Shane Kotes dhe natyrisht plazhi i Jalės, me ujin e kristaltė, rėrėn dhe bimėsinė e tij tė larmishme, janė disa nga pikat mė domethėnėse tė Vunoit.

    Shtėpitė e gurta dhe rruginat me pllaka guri, bukuria e natyrės, pamjet e bukura detare, ullishtet dhe pemėt e shumta frutore, kishat mesjetare, gjithēka e bėn Vunoin njė destinacion tė veēantė pėr turistėt edhe nė sezonin e vjeshtės.

    10 – Fterra/Vlorė

    Fterra ndodhet 10 km nė verilindje tė Borshit, nė krahinėn e Kurveleshit. Me ndarjen e re territoriale, Fterra bėn pjesė nė Bashkinė e Himarės. Fshati ndodhet nė lartėsi 200 – 250 m mbi nivelin e detit.

    Shtėpitė karakteristike ngrihen mes njė peizazhi tė gjelbėruar e faqesh malore. Shtėpitė e gurta mbulohen me pllaka guri, njė traditė thuajse unike e fshatit e ruajtur nė shekuj. Portat e tyre kanė mbulesė guri dhe rrethohen nga korniza guri. Nė oborret e shtėpive rriten lule, fruta dhe perime. Ambientet shtėpiake ruajnė qilimat e prodhuara me dorė nga banoret e fshatit.

    45 burimet me ujė tė ftohtė, qė mbajnė secili nga njė emėr tė veēantė, si edhe shpellat e shumta janė dy nga atraksionet mė mbresėlėnėse tė Fterrės. Shpella e Kazhanit, Shpella e Buēkes, Shpella e Guvės, Shpella e Gjolekės dhe Shpella e Zanes spikasin pėr karakteristikat dhe pėrmasat e tyre tė veēanta.

    Nėse dėshironi tė shijoni bukuritė e natyrės dhe fshatit, tė zbuloni shpellat e paeksploruara, tė pini ujin e burimeve, tė pėrhumbeni nė jetėn fshatarore apo thjesht tė largoheni pėr disa ditė nga jeta e qytetit, Fterra ėshtė njė destinacion krejt i veēantė nė kėtė sezon vjeshte.


    / Tema/a.k - / Javanews.al

    https://javanews.al/pushime-ne-vjesh...er-kete-stine/

Tema tė Ngjashme

  1. Vjeshte
    Nga bombona nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2009, 16:36
  2. Vjeshte e Dimer..
    Nga Brari nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-11-2007, 13:53
  3. Vjeshtė Nė Korēė
    Nga SkenderRusi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-11-2006, 18:26
  4. Vjeshtė
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-01-2006, 02:04
  5. Vjeshte
    Nga Dreri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-11-2002, 09:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •